Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Main stream

Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor

17 January 2026 at 15:13

Komisioni Evropian ka përsëritur kërkesën ndaj autoriteteve të Serbisë që të hetojnë nëse gjatë protestës antiqeveritare në Beograd më 15 mars 2025 është përdorur top zanor.

“Ashtu siç është theksuar tashmë, presim një hetim të shpejtë, transparent dhe të besueshëm mbi pretendimet për përdorimin e armëve zanore kundër demonstruesve”, thuhet në deklaratën e shërbimit për shtyp të Komisionit Evropian.

Thirrja e re e institucioneve në Bruksel lidhur me përdorimin e mundshëm të topit zanor, të cilin autoritetet në Beograd e mohojnë, erdhi pasi mediat evropiane e aktualizuan sërish këtë çështje.

Portali Politico publikoi më 15 janar se shërbimet sekrete serbe, në bashkëpunim me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), kanë testuar topa zanorë mbi qen, në kuadër të hetimit të pretendimeve të demonstruesve se gjatë protestës së 15 marsit ishte përdorur armë zanore.

Zyrtarë të Komisionit Evropian konfirmuan se janë në dijeni të “raporteve shqetësuese”.

“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen si zakonisht, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurinë”, u tha nga shërbimi për shtyp i Komisionit Evropian, duke rikujtuar se, sipas standardeve evropiane për të drejtat e njeriut, autoritetet kanë detyrimin të mbrojnë pjesëmarrësit në tubime nga lëndimet dhe dhuna.

Radio Evropa e Lirë shkroi në prill 2025 për raportin e FSB-së, të cilin atëherë e prezantoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq tha se hetimi i shërbimit rus, i cili për eksperiment “përdori qen”, kishte përfunduar se gjatë protestës në Beograd nuk ishte përdorur armë e ndaluar “top zanor”.

Në raportin që u publikua atëherë në faqen e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), thuhet se pajisjet zanore që zotërojnë organet policore serbe janë testuar mbi qen në poligonin e BIA-s.

Në raport theksohet se gjatë testimeve “objektet biologjike nuk kanë shfaqur shqetësim”, si dhe se tri ditë pas testimit nuk janë vërejtur ndryshime në gjendjen e tyre.

“Në bazë të rezultateve të marra, mund të nxirret përfundimi kategorik se pajisjet zanore nuk janë përdorur gjatë protestës së 15 marsit”, deklaroi presidenti i Serbisë duke prezantuar raportin, për të cilin shërbimi rus nuk u deklarua publikisht.

Autoritetet serbe, pas dëshmive të demonstruesve dhe akuzave se gjatë protestës së 15 marsit në Beograd ishte përdorur armë zanore e ndaluar, kërkuan që hetuesit rusë të zhvillonin një “hetim të pavarur”.

Përveç FSB-së ruse, autoritetet e Serbisë ftesë për një hetim të pavarur i bënë edhe Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së (FBI). Megjithatë, nuk ka informacione se si FBI u është përgjigjur autoriteteve serbe.

Studentët në bllokadë, të cilët që nga vdekja e 16 personave në Novi Sad udhëheqin protesta masive në Serbi duke kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për tragjedinë, e kanë përfshirë hetimin e incidentit në demonstratat e 15 marsit në listën e kërkesave zyrtare.

Deri më sot, megjithatë, nuk ka informacione zyrtare se çfarë shkaktoi frikën dhe panikun e mijëra demonstruesve që, gjatë nderimit të viktimave të aksidentit në Novi Sad, u shpërndanë papritur nga rruga — përballë, siç e përshkruan, tingujve dhe dridhjeve të forta dhe të pazakonta.

Pasuan gjithashtu dëshmi të shumta për probleme shëndetësore në ditët pas protestës — si marramendje, humbje ndjenje, të përziera, tension i lartë i gjakut dhe probleme me dëgjimin.

Autoritetet fillimisht mohuan se posedonin top zanor, por më vonë pranuan se policia ka pajisje sonike, duke pretenduar se ato “nuk janë përdorur kurrë”.

Bashkimi Evropian kërkoi hetim menjëherë pas ngjarjes lidhur me pretendimet e demonstruesve.

Hetim për incidentin po zhvillon edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, institucion gjyqësor i Këshillit të Evropës.

“Topi zanor” bën pjesë në grupin e armëve jo-vdekjeprurëse që mund të përdoren për qëllime policore dhe ushtarake – për kontroll të trazirave, zmbrapsje të sulmeve ose komunikim në distanca të mëdha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor appeared first on Sinjali.

Ushtarët e KFOR-it kryejnë ushtrime taktike luftarake në Kosovë

17 January 2026 at 15:04

Ushtarët amerikanë dhe personeli mjekësor i Task Force, të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit KFOR, të udhëhequr nga NATO, zhvilluan trajnim për Kujdesin Mjekësor Taktik ndaj të lënduarve në luftë dhe Combat Lifesaver në Kampin Bondsteel, Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas KFOR-it, ky trajnim ka për qëllim rritjen e gatishmërisë mjekësore taktike dhe forcimin e marrëdhënieve profesionale mes forcave të NATO-s dhe institucioneve lokale të sigurisë, duke kontribuar në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.

“Këto iniciativa rrisin gatishmërinë taktike mjekësore dhe forcojnë marrëdhëniet profesionale mes forcave të NATO-s dhe institucioneve lokale të sigurisë – një faktor kyç për promovimin e sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon,” theksohet në njoftimin e KFOR-it.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushtarët e KFOR-it kryejnë ushtrime taktike luftarake në Kosovë appeared first on Sinjali.

Nga rinumërimi i deritashëm, Kurti dhe Haradinaj humbasin vota, Hamza e Abdixhiku fitojnë

17 January 2026 at 14:57

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet parlamentare po vazhdon, dhe rezultatet e deritanishme kanë sjellë ndryshime të vogla në numrin e votave edhe për liderët e partive politike.

Sipas të dhënave të raportuara nga Reporteri.net, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë pësuar rënie të numrit të votave pas rinumërimit. Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë shënuar rritje të votave.

Kurti ka 154 vota më pak pas rinumërimit të deritanishëm.

Kreu i AAK-së, Rmaush Haradinaj ka 15 vota më pak nga rinumërimi i deritanishëm.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza pas rinumërimit të deritanishëm ka 26 vota më shumë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka 14 vota më shumë nga rinumërimi i deritanishëm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tani procesi i rinumërimit ka përfunduar në 19 komuna. Gjatë pjesës tjetër të ditës, sipas radhës, do të përfshihen edhe komuna të tjera.

Rinumërimi i votave është bërë për shkak të dyshimeve për gabime në numërimin fillestar.

Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut). 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nga rinumërimi i deritashëm, Kurti dhe Haradinaj humbasin vota, Hamza e Abdixhiku fitojnë appeared first on Sinjali.

Hajdari, Avdullahu dhe Asllani luajnë nga minuta e parë ndaj Bayer Leverkusen

17 January 2026 at 14:39

Skuadra e Hoffenheim e zhvillon sot ndeshjen e radhës në Bundesliga.Kundërshtari i ditës së sotme do të jetë Bayer Leverkusen.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 15:30, atje ku Avdullahu, Hajdari dhe Asllani, do të luajnë nga minuta e parë.

XI HOFFENHEIM: Baumann; Coufal, Hranac, Hajdari, Bernardo; Avdullahu, Prass, Burger; Lemperle, Asllani, Kramaric

XI LEVERKUSEN: Flekken; Arthur, Badé, Quansah, Grimaldo; Aleix García, Equi Fernandez, Andrich, Tillman; Poku, Schick.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hajdari, Avdullahu dhe Asllani luajnë nga minuta e parë ndaj Bayer Leverkusen appeared first on Sinjali.

E rëndë në Greqi: Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij

17 January 2026 at 14:29

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Spathohori të Agrinjos, në Greqi, ku një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare dyshohet se ka vrarë me armë gjahu një 51-vjeçar, Kostas Alexandris, kryeplak i fshatit dhe baba i një fëmije të mitur.

Viktima raportohet se ishte bashkëshorti i gruas me të cilën autori dyshohet të kishte një lidhje intime.

Krimi dyshohet të ketë prapaskenë erotike dhe nuk lidhet me detyrën e viktimës. Autori i kishte ngritur pritë 51-vjeçarit dhe e ka qëlluar me çifte në momentin që ai po afrohej me automjetin e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, automjeti i viktimës ka përfunduar në një greminë, ku u gjet nga banorët e zonës.

Disa orë pas ngjarjes, autori ka telefonuar policinë dhe ka pranuar autorësinë e krimit, duke shprehur dëshirën për t’u dorëzuar pasi ishte i penduar. Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar edhe armën e krimit, e cila rezulton se mbahej me leje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë në Greqi: Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij appeared first on Sinjali.

Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit: OpenAI trgon ndryshime të mëdha

17 January 2026 at 14:01

OpenAI ka njoftuar se së shpejti do të fillojë shfaqjen e reklamave për përdoruesit e ChatGPT që nuk paguajnë për versionin premium të këtij chatbot-i.

Kompania e inteligjencës artificiale ka bërë të ditur se reklamat ende nuk janë lansuar, por testimi i tyre pritet të nisë në javët në vijim.

Ky hap përfaqëson përpjekjen më të fundit të kompanisë me seli në San Francisko për të gjeneruar të ardhura nga mbi 800 milionë përdoruesit e ChatGPT, shumica e të cilëve e përdorin shërbimin falas.

Edhe pse OpenAI vlerësohet në rreth 500 miliardë dollarë, kompania aktualisht shpenzon më shumë sesa fiton dhe prej kohësh po kërkon mënyra për t’u bërë fitimprurëse.

Sipas njoftimit, reklamat digjitale do të shfaqen në fund të përgjigjeve të ChatGPT “kur ka një produkt ose shërbim të sponsorizuar relevant, bazuar në bisedën aktuale të përdoruesit”.

Po ashtu, kompania thekson se reklamat “do të jenë të shënuara qartë dhe të ndara nga përgjigjet organike” të chatbot-it.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit: OpenAI trgon ndryshime të mëdha appeared first on Sinjali.

Kurti bën homazhe në 45-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

17 January 2026 at 13:46

Në 45-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nga agjentët e UDB-së famëkeqe, Kryeministri në detyrë i Kosovës, bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te varret e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, në fshatin Dubovik.

Kryeministri Kurti tha se sot bëjmë nderime, duke kujtuar se si, edhe para suprimimit të autonomisë, gjatë gjithë kohës kemi pasur patriotë të jashtëzakonshëm, veprimtarë të paepur, të cilët u flijuan duke sakrifikuar gjithçka për shtetin dhe lirinë, të cilën e kemi dhe e gëzojmë sot.

“Edhe para luftës, shqiptarët nën Jugosllavi e Serbi nuk kishin paqe dhe për këtë janë dëshmi edhe demonstratat e shumta të organizuara, por gjithashtu edhe ish-të burgosurit e të persekutuarit politikë”, u shpreh kryeministri.

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, u vranë më pak se një vit, pas demonstratave të vitit 1981, në kohën kur organizata të shumta të fshehta të kohës po bëheshin bashkë dhe Jugosllavia e Serbia, i goditën pikërisht Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun, atëherë kur po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha organizimi për Republikën e Kosovës dhe për çlirimin e popullit tonë, u shpreh ndër të tjerash.

Jusuf Gërvalla, gjithashtu, tha Kryeministri, përveçse patriot, ishte edhe publicist, poet e shkrimtar, krijues, gazetar e intelektual, të cilit edhe kjo veprimtari artistike, e pasur, ju ndërpre përgjysmë. Prandaj, me vrasjen e Jusufit, nuk kemi humbur vetëm një veprimtar dhe nuk është shtyrë vetëm bashkimi i organizatave shqiptare të asaj kohe, por njëkohësisht kemi humbur edhe një veprimtari artistike e kulturore, e cila nuk u shtrua asnjëherë për shkak se jeta e tij u këput përgjysmë.

Kryeministri Kurti theksoi se progresi e siguria që ka shteti ynë sot, faktorizimi i kombit shqiptar në përgjithësi, jo vetëm në Ballkan, është dëshmi që populli ynë në përgjithësi ka ecur rrugës së tij dhe se ato flijime e sakrifica, padyshim që ia kanë vlejtur fort.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti bën homazhe në 45-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës appeared first on Sinjali.

36 vjet LDK në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi: Partia që i dha Kosovës zë kur s’kishte fjalë

17 January 2026 at 13:42

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar sot 36-vjetorin e themelimit në Vushtrri, ku ky përvjetor është shënuar me një mesazh të veçantë nga ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Ajo ka theksuar se LDK është partia që i dha Kosovës zë në kohët më të vështira, duke e cilësuar si themel të rezistencës paqësore, vizionit shtetformues dhe unitetit kombëtar.

Në mesazhin e saj, ajo ka shprehur mirënjohje të veçantë për Prof. Hajzer Krasniqin, themeluesin e degës së LDK-së në Vushtrri dhe bashkëpunëtor të afërt të presidentit historik Ibrahim Rugova.

Krasniqi ka vlerësuar rolin e LDK-së në Vushtrri ndër vite, duke theksuar se kjo parti ka qenë dhe mbetet shtëpia politike e qytetarëve që besojnë në liri, demokraci dhe shtet të fortë, falë përkushtimit të aktivistëve të saj.

Ajo ka bërë thirrje për unitet dhe forcim të vizionit rugovian, duke theksuar se ky vizion vendos qytetarin, lirinë dhe shtetin mbi çdo interes personal.

Postimi i plotë:

Sot, në Vushtrri, festojmë 36 vjet të Lidhjes Demokratike të Kosovës partisë që i dha Kosovës zë kur nuk kishte fjalë, shpresë kur kishte frikë dhe drejtim kur kishte errësirë.

LDK është themeli i rezistencës paqësore, i vizionit shtetformues dhe i unitetit kombëtar.

Në këtë përvjetor të veçantë, shprehim mirënjohjen më të thellë për Prof. Hajzer Krasniqin, themelues i degës së LDK-së në Vushtrri, bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova, ideolog dhe intelektual i shquar, i cili me vizion, guxim dhe përkushtim kontribuoi në ndërtimin e themelit politik dhe moral të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kontributi i tij mbetet udhërrëfyes për brezat dhe për rrugën tonë politike.

Në Vushtrri, LDK ka qenë dhe mbetet shtëpia politike e qytetarëve që besojnë në liri, demokraci dhe shtet të fortë. Kjo është meritë e aktivistëve tanë ndër vite grave, burrave e të rinjve që nuk u dorëzuan asnjëherë dhe që e mbajtën gjallë frymën rugoviane edhe në kohët më të vështira.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet, për bashkim rreth vlerave tona dhe për forcimin e vizionit rugovian, vizion që vendos qytetarin, lirinë dhe shtetin mbi çdo interes personal.

36 vjet LDK janë dëshmi se rruga jonë është e drejtë. E ardhmja ndërtohet me guxim, përgjegjësi dhe unitet. LDK në Vushtrri është dhe do të mbetet forca e shpresës, e stabilitetit dhe e ndryshimit të vërtetë.

Urime 36 vjetori i LDK-së!

Urime aktivistëve të Vushtrrisë!✌

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 36 vjet LDK në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi: Partia që i dha Kosovës zë kur s’kishte fjalë appeared first on Sinjali.

Taulant Xhaka: Fanela kuqezi është nder dhe krenari – më e bukura në botë

17 January 2026 at 12:38

Taulant Xhaka mbetet një prej emrave më të dashur të Kombëtares shqiptare. I tërhequr tashmë nga futbolli i luajtur, ish-mesfushori kuqezi ka bërë një rrëfim të sinqertë në kanalet zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke folur pa filtra për gjithçka, që nga debutimi me fanellën kuqezi e deri te Kombëtarja aktuale.

Xhaka e përshkroi me emocione të mëdha debutimin e tij me Shqipërinë, i cili u shoqërua edhe me fitore.

“Jam fans i Shqipërisë, i skuadrës. Nder dhe besoj që është fanella më e bukur në botë. Si e kujtoj debutimin? Me shumë emocione, ka qenë debutimi im me Kombëtaren me fitore. Ka qenë si ëndërr, nuk e kam kuptuar shumë por pas fitores, e kam kuptuar dhe e gjithë familja ka qenë krenare me mua”, tregoi Taulant Xhaka.

Ai vijoi rrëfimin duke folur edhe për momentet e tij më të bukura dhe më të vështira me Kombëtaren.

“Momente të parrëfyera? Jo nuk ka pasur momente specifike. Të lumtura kam pasur shumë, të trishtuar për ndeshjen kundër Serbisë. Nuk kam bërë sakrifica të mëdha, por gjithmonë e kam dhënë maksimumin. Kisha vdekur për këtë fanellë. Normal që ke përgjegjësi shumë, duhet të jesh lider dhe duhet t’i mbash lojtarët e rinj afër vetes”, shtoi Xhaka.

Ish-mesfushori kuqezi foli edhe për Kombëtaren aktuale të Shqipërisë, e cila përballet me një sfidë të madhe, siç është playoff-i i Botërorit.

“Kombëtarja ka ecur shumë përpara. Janë lojtarë shumë të rinj, me shumë talent. Është shumë më mirë tani se përpara”, tha Xhaka.

Ai u pyet edhe nëse sheh ndonjë futbollist me ngjashmëri me veten.

“Qazim Laçi. Ka edhe numrin tim, 14 siç e kam pasur unë kur kam qenë pjesë e Kombëtares. Absolutisht që ky grup e ka mentalitetin e duhur për playoffin. Çdo lojtar luan në ekipin e tij, kanë kualitet. Besoj që mund t’ia dalin. Përsa iu përket tifozëve, janë shumë të rëndësishëm se na kanë përkrahur gjithmonë. Janë lojtari i 12-të për ne.”

Në fund të intervistës, Taulant Xhaka përcolli edhe një mesazh për lojtarët e Kombëtares.

“Fanela e kombëtares është nder dhe krenari. Lojtarëve do t’ju thosha: Jepni maksimumin. Luani si gjithmonë me zemër dhe fitorja vjen automatikisht”, përfundoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Taulant Xhaka: Fanela kuqezi është nder dhe krenari – më e bukura në botë appeared first on Sinjali.

Trump thotë se e bindi veten të mos e sulmojë Iranin

17 January 2026 at 12:11

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, thotë se vendosi vetë të mos ndërmarrë sulme ushtarake kundër Iranit, duke ia atribuar vendimin e tij vendimtar anulimit të pretenduar nga Teherani të qindra ekzekutimeve të planifikuara.

“Askush nuk më bindi. E binda veten”, u tha Trump gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë më 16 janar, kur u pyet nëse zyrtarë arabë dhe izraelitë e kishin bindur të tërhiqej. “Dje kishin të planifikuara mbi 800 varje. Nuk varën askënd. I anuluan varje­t. Kjo pati një ndikim të madh”.

Trump më herët kishte paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara ishin “gati dhe të armatosura” për të vepruar nëse forcat e sigurisë iraniane do të vrisnin protestues. Më pas ai kërcënoi se do të ndërmerrte “veprime shumë të forta” nëse Irani do të varte protestues.

Më herët, më 16 janar, Trump falënderoi publikisht udhëheqjen e Iranit në Truth Social, duke shkruar: “E respektoj shumë faktin që të gjitha varje­t e planifikuara, që do të ndodhnin dje (mbi 800 prej tyre), janë anuluar nga udhëheqja e Iranit. Faleminderit!”

Komenti i presidentit vjen pasi mediat amerikane, duke cituar zyrtarë rajonalë, raportuan se Katari, Arabia Saudite, Omani dhe Egjipti i kishin bërë thirrje administratës Trump ditët e fundit të mos sulmonte Iranin, duke paralajmëruar se një veprim ushtarak mund të shkaktonte një konflikt më të gjerë rajonal, njofton rel.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjithashtu foli me Trumpin në telefon më 15 janar, duke i kërkuar, sipas raportimeve, të shtynte sulmet e mundshme në mënyrë që Izraeli të mund të përgatitej për një kundërpërgjigje të mundshme iraniane.

Ndërhyrja diplomatike erdhi në mes të një goditjeje brutale ndaj protestave kundër establishmentit që nisën më 28 dhjetor 2025, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike të Iranit dhe që u shndërruan në sfida të drejtpërdrejta ndaj teokracisë së vendit.

Grupi Iran Human Rights me bazë në Norvegji ka verifikuar të paktën 3.428 vdekje protestuesish nga forcat e sigurisë, ndërsa organizata HRANA me bazë në SHBA e vendos numrin e verifikuar të të vrarëve në 2.885.

Grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se numri real ka të ngjarë të jetë më i lartë, për shkak të ndërprerjes së internetit të vendosur që nga 8 janari, e cila ka penguar ndjeshëm përpjekjet për verifikim.

Irani nuk ka konfirmuar publikisht planet për të ekzekutuar 800 protestues, dhe pretendimet e Shtëpisë së Bardhë për ekzekutimet e anuluara mbeten të paverifikuara.

Shtëpia e Bardhë këmbëngul se të gjitha opsionet mbeten “në tryezë” në lidhje me Iranin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotë se e bindi veten të mos e sulmojë Iranin appeared first on Sinjali.

E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Malisheva që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni

17 January 2026 at 12:06

Një aksident i rëndë para dy ditësh ka ndodhur në Slloveni, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar nga Kosova.

Bëhet fjalë për Leunin Kastratin, nga fshati Turjakë i Malishevës.

Lamtumira e fundit 28-vjeçarit do t’i jepet sot, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Turjakë – Lagjja e Madhe.

Aksidenti ndodhi kur një autocisternë me karburant u përmbys dhe u përfshi nga flakët në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës, në verilindje të vendit.

Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit. Shoferi i autocisternës, i cili udhëtonte drejt Mariborit, humbi kontrollin mbi mjetin, përplasi barrierën ndarëse të korsive dhe u përmbys në kahun e kundërt të autostradës, ku më pas u përplas edhe një furgon.

Përveç viktimës, dy persona të tjerë kishin pësuar lëndime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Malisheva që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni appeared first on Sinjali.

Ring i zjarrtë sonte: Amarildo Bakaj gati për betejën me italianin Morandi

17 January 2026 at 12:01

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, do të përballet sot, e shtunë, 17 janar, me italianin Francesco Morandi, në një duel që premton spektakël dhe histori.

Ky është një rikthim i rëndësishëm për Bakajn në ring, duke qenë një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës së tij si boksier profesionist.

Meçi do të zhvillohet në “BBC Arena Schaffhausen”, në Zvicër, dhe pritet të fillojë rreth orës 20:00 ose 21:00.

Boksieri shqiptar vjen me besim të plotë, tituj në brez dhe formë të lartë fizike, ndërsa përballë tij do të jetë një kundërshtar i fortë, por jo i pamposhtur.

Gjatë javës së fundit, të dy boksierët janë provokuar shumë në matjet zyrtare dhe gjatë ‘face-off’, duke krijuar pritshmëri për një meç të madh.

Bakaj ka një rekord prej 14 fitoresh dhe asnjë humbje si boksier profesionist, ndërsa Morandi ka 1 fitore dhe asnjë humbje, pasi deri vonë ka qenë aktiv edhe në MMA.

Pyetja që ngrihet është: A është kjo mbrëmja kur Amarildo Bakaj konfirmohet mes emrave të mëdhenj të boksit?”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ring i zjarrtë sonte: Amarildo Bakaj gati për betejën me italianin Morandi appeared first on Sinjali.

Gjeniu shqiptar fitues i dy medaljeve në olimpiadën shkencore në SHBA

17 January 2026 at 11:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar nxënësin e shkollës “7 Marsi” në Cërrik, Loris Qose, i cili arriti rezultate të jashtëzakonshme në olimpiadën ndërkombëtare “Neo Science Olympiad” të organizuar në Orlando, SHBA.

Lorisi u shpall fitues i vendit të parë në Matematikë dhe i vendit të tretë në Kimikë, duke sjellë kështu dy medalje për vendin dhe për shkollën e tij.

Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e talentit, pasionit dhe punës së nxënësit, si dhe përkushtimin e mësuese Fluturës, që sipas tij u shpërblyen me sukses.

“Talenti, pasioni dhe puna e Lorisit, bashkë me përkushtimin e mësuese Fluturës, u shpërblyen me dy medalje që na bëjnë të gjithëve krenarë për nxënësit tanë .”

Ai gjithashtu vuri në dukje se olimpiadat e matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë dhe shumë të tjera vazhdojnë në shkollat e vendit, duke nxjerrë në pah talente të rinj si Lorisi.

“Ndërkohë që vijojnë olimpiadat e matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë, e plot të tjera në të gjithë vendin në shkollat tona ku dalin në pah talente si Lorisi🫶🏻. Suksese kampion”, shkroi ai në ‘Facebook’.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjeniu shqiptar fitues i dy medaljeve në olimpiadën shkencore në SHBA appeared first on Sinjali.

Studimi thotë se koha në rrjetet sociale nuk rrit problemet e shëndetit mendor te adoleshentët

17 January 2026 at 10:36

Një studim i madh shkencor sfidon narrativën dominuese se rrjetet sociale dhe lojërat online po dëmtojnë shëndetin mendor të adoleshentëve.

Sipas hulumtimit të realizuar nga Universiteti i Mançesterit, koha e kaluar në platforma si TikTok, Instagram apo në gaming nuk shkakton rritje të ankthit, depresionit apo vështirësive të tjera emocionale te të rinjtë.

Studiuesit ndoqën rreth 25 mijë nxënës të moshës 11-14 vjeç për tre vite shkollore, duke analizuar zakonet e tyre në rrjetet sociale, frekuencën e lojërave elektronike dhe gjendjen emocionale. Të rinjtë raportuan sa kohë kalonin gjatë ditëve të zakonshme të shkollës në rrjete sociale apo gaming, si dhe iu përgjigjën pyetjeve mbi humorin dhe mirëqenien e tyre mendore.

Rezultatet ishin të qarta: as për vajzat dhe as për djemtë, përdorimi më intensiv i rrjeteve sociale apo lojërat më të shpeshta nuk çuan në rritje të simptomave të ankthit apo depresionit në vitin pasues. Rritja e përdorimit nga klasa e tetë në të nëntën, apo nga e nënta në të dhjetën, nuk pati asnjë efekt negativ të matshëm në shëndetin mendor. Edhe koha e kaluar në gaming rezultoi me “zero impakt” negativ.

“E dimë që familjet janë të shqetësuara, por rezultatet tona nuk mbështesin idenë se thjesht kalimi i kohës në rrjete sociale apo lojëra çon në probleme të shëndetit mendor. Historia është shumë më komplekse”, tha autorja kryesore e studimit, Dr. Qiqi Cheng.

Hulumtimi, i botuar në Journal of Public Health, analizoi gjithashtu mënyrën e përdorimit të rrjeteve sociale, bisedat me miqtë, postimet, shfletimi pasiv i përmbajtjeve apo “scrolling”. As këto forma përdorimi nuk rezultuan të lidhura drejtpërdrejt me përkeqësim të shëndetit mendor.

Autorët theksojnë se kjo nuk do të thotë se përvojat online janë gjithmonë të padëmshme. Mesazhet fyese, presioni social apo ekspozimi ndaj përmbajtjeve ekstreme mund të kenë pasoja reale. Megjithatë, fokusimi vetëm te numri i orëve para ekranit nuk është strategji efektive.

“Zgjedhjet e të rinjve në rrjetet sociale dhe gaming shpesh pasqyrojnë mënyrën se si ata ndihen, jo domosdoshmërisht e shkaktojnë atë”, tha bashkautori i studimit, Prof. Neil Humphrey.

“Në vend që të fajësojmë teknologjinë, duhet të shohim çfarë po bëjnë të rinjtë online, me kë po lidhen dhe sa të mbështetur ndihen në jetën e përditshme.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Studimi thotë se koha në rrjetet sociale nuk rrit problemet e shëndetit mendor te adoleshentët appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vetëplagosje me armë zjarri në Carrabreg të Ulët, Policia sekuestron revole pa leje

17 January 2026 at 09:54

Një incident i dyshimtë me armë zjarri është raportuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Carrabreg të Ulët të Deçanit, ku një person ka përfunduar i lënduar dhe rasti po trajtohet nga Policia.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se më 17.01.2026, rreth orës 02:50, Policia është njoftuar nga QKMF-ja, pasi në këtë qendër është paraqitur i lënduar A. Q, rreth 25 vjeçar.

Sipas informatave fillestare, i njëjti kishte lëndim në gishtin tregues të dorës së djathtë, për të cilin dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore së bashku me njësinë e hetimeve dhe forenzikën, ku pas këqyrjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë:

një armë (revole) pa leje

një gëzhojë e së njëjtës armë

Burimet bëjnë të ditur se i lënduari dyshohet se është vetëplagosur, ndërsa pas trajtimit fillestar është dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është vendosur të hospitalizohet.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës së zjarrit”.

Rasti është duke u trajtuar nga Sektori i Hetimeve i SP-Deçan dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vetëplagosje me armë zjarri në Carrabreg të Ulët, Policia sekuestron revole pa leje appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I armatosur me thikë e shufër metalike, arrestohet pas ndjekjes 2 kilometra – rezulton i dënuar për “Vrasje në tentativë”

17 January 2026 at 09:46

Një person është arrestuar pas një ndjekjeje në këmbë në magjistralen Ferizaj Prishtinë, konkretisht në fshatin Prelez i Jerlive, pasi dyshohet se kishte me vete mjete të rrezikshme dhe tentoi t’i ikë Policisë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 01:50, njësia reaguese, gjatë përgjigjes ndaj një informate për një mosmarrëveshje, ka vërejtur të dyshuarin i cili u largua me vrap në drejtim të fushave.

Policia e ka ndjekur në këmbë dhe ndjekja ka zgjatur rreth 2 kilometra, derisa zyrtarët kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë.

I dyshuari është identifikuar si A.I.

Gjatë kontrollit trupor, sipas burimeve, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar: një thikë, këllëfi i thikës, një shufër metalike.

Pas shoqërimit në stacion, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa procedura është vazhduar në konsultim me organet kompetente.

Por, detaji më i rëndë doli gjatë verifikimeve në sistem.

Sinjali mëson se i dyshuari kishte urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndërsa përmes aktgjykimit të konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit, ai rezulton i dënuar për veprën penale:

“Vrasja në tentativë”

Sipas vendimit, ndaj tij ishte shqiptuar dënim me burgim prej 3 vite e 6 muaj.

Me këtë rast, në koordinim me Drejtorinë e Burgjeve, i dyshuari është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtjen e dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I armatosur me thikë e shufër metalike, arrestohet pas ndjekjes 2 kilometra – rezulton i dënuar për “Vrasje në tentativë” appeared first on Sinjali.

Australia heq rreth 5 milionë llogari fëmijësh nga rrjetet sociale

17 January 2026 at 08:49

Shumë rrjete sociale kanë hequr qasjen për rreth 4.7 milionë profile të identifikuara si të fëmijëve në Australi, që nga hyrja në fuqi e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç.

Kjo masë historike hyri në fuqi në dhjetor për të adresuar shqetësimet rreth mjediseve potencialisht të dëmshme online për të rinjtë.

Ministrja e Komunikimit, Anika Wells, tha se qeveria u përball me shumë kritika dhe sfida nga kompanitë e mëdha teknologjike, por tani prindërit australianë mund të jenë të sigurt se fëmijët e tyre mund të shijojnë fëmijërinë pa ndikimin e rrjeteve sociale.

Sipas ligjit australian, platforma si Facebook, Instagram, TikTok, X, YouTube, Snapchat, Reddit, Threads, Kick dhe Twitch përballen me gjoba deri në 49.5 milionë dollarë australianë nëse nuk marrin masa për të hequr përdoruesit nën moshën 16 vjeç. Për të verifikuar moshën e përdoruesve, platformat mund të kërkojnë dokumente identifikimi, të përdorin teknologji të vlerësimit të moshës ose të nxjerrin përfundime nga të dhëna të tjera të disponueshme.

Komisionerja për sigurinë online, Julie Inman Grant, tha se masat synojnë parandalimin e kompanive të rrjeteve sociale që të kenë qasje te fëmijët. Ajo shtoi se dhjetë kompanitë kryesore nën ndalesë kanë respektuar ligjin dhe kanë raportuar në kohë të dhënat e kërkuara.

Përveç mbështetjes nga prindërit dhe organizatat për sigurinë e fëmijëve, aktivistë të privatësisë online dhe disa grupe të rinjsh kanë kritikuar masën, duke argumentuar se ndalimi mund të shtyjë përdorimin e rrjeteve në platforma më pak të rregulluara ose të kufizojë qasjen në komunitete ku ndihen të mbështetur.

Ligji australian mbi ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç është parë si një hap historik në mbrojtjen e sigurisë online të të rinjve dhe ka nxitur diskutime edhe në vende të tjera për masa të ngjashme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Australia heq rreth 5 milionë llogari fëmijësh nga rrjetet sociale appeared first on Sinjali.

Edi Rama ndan pamje nga Puka nën petkun e dëborës

17 January 2026 at 08:27

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin e tij social, ku shfaqen pamje të mbuluara nga dëbora në Pukë.

Në postimin e tij, krahas videos, Rama ka përcjellë edhe një mesazh për ndjekësit e tij.

“Mirëmëngjes dhe me bardhësinë e dëborës në Pukë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri në postim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edi Rama ndan pamje nga Puka nën petkun e dëborës appeared first on Sinjali.

Ndeshje të zjarrta edhe këtë fundjavë në basketbollin kosovar

17 January 2026 at 08:08

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe në këtë fundjavë me përballje interesante.Ndeshje të forta na presin në Prishtinë, Pejë, Gjakovë e Prizren.

Të shtunën, përballen Sigal Prishtina – Bora dhe Peja – Golden Eagle Ylli, ndërsa të dielën, Vëllaznimi e pret Trepçën, kurse Bashkimi luan ndaj Rahovecit 029.

ProCredit Superliga-Java 16

E shtunë

17:00 Sigal Prishtina – Bora

19:45 Go+ Peja – Golden Eagle Ylli

E diele

17:00 Vëllaznimi – Trepça

19:45 Bashkimi – Rahoveci 029

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndeshje të zjarrta edhe këtë fundjavë në basketbollin kosovar appeared first on Sinjali.

Paracetamoli është i sigurt gjatë shtatzënisë, thotë studimi që hedh poshtë pretendimet e Trumpit për autizëm

17 January 2026 at 07:56

Marrja e paracetamolit gjatë shtatzënisë është e sigurt dhe nuk ka prova që rrit rrezikun e autizmit, ADHD-së apo problemeve zhvillimore tek fëmijët, thonë ekspertët pas një shqyrtimi të ri të madh.

Sipas tyre, gratë shtatzëna “duhet të ndihen të qetësuara” nga këto gjetje, të cilat kundërshtojnë deklaratat e kontestuara të presidentit amerikan Donald Trump vitin e kaluar, që kishte thënë se paracetamoli “nuk është i mirë” dhe se gratë shtatzëna duhet të “luftojnë sa të mundin” për ta shmangur marrjen e tij.

Qasjet e tij u kritikuan në atë kohë nga organizata mjekësore ndërkombëtare. Ekspertët theksojnë se shqyrtimi i ri, botuar në një revistë të Lancet, është rigoroz dhe duhet të vërë pikën mbi debatet për sigurinë e këtij ilaçi, raporton BBC.

Megjithatë, autoritetet amerikane të shëndetësisë theksojnë se “shumë ekspertë” kanë shprehur shqetësime mbi përdorimin e tij gjatë shtatzënisë.

Presidenti amerikan tronditi mjekët në të gjithë botën kur ai dhe administrata e tij pretenduan se paracetamoli, ose një version i markës Tylenol – i njohur si ilaçi kryesor për dhimbje tek gratë shtatzëna – mund të lidhej me autizmin tek fëmijët nëse merrej gjatë shtatzënisë.

Këto pretendime shkaktuan konfuzion tek gratë dhe shqetësim tek ekspertët e shëndetit, dhe nxitën këtë studim të ri.

Bashkëpunimi i botuar në The Lancet Obstetrics, Gynaecology & Women’s Health analizoi 43 nga studimet më të forta mbi përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë, duke përfshirë qindra mijëra gra, veçanërisht ato që krahasonin shtatzënitë ku nëna kishte marrë ilaçin me ato ku nuk e kishte marrë.

Shkencëtarët thonë se përdorimi i këtyre studimeve të cilësisë së lartë me vëllezër dhe motra u lejon atyre të përjashtojnë faktorë të tjerë, si gjenet dhe mjediset familjare të ndryshme, duke e bërë këtë shqyrtim “standard ari”.

Studimi gjithashtu analizoi studime me rrezik të ulët për paragjykim dhe ato që ndoqën fëmijët për më shumë se pesë vjet për të kontrolluar ndonjë lidhje të mundshme.

“Kur bëmë këtë analizë, nuk gjetëm lidhje, nuk ka asnjë asociacion, nuk ka prova që paracetamoli rrit rrezikun e autizmit,” tha profesoresha Asma Khalil, autore kryesore e studimit dhe obstetreshe konsulente, për BBC-në.

“Mesazhi është i qartë – paracetamoli mbetet një opsion i sigurt gjatë shtatzënisë kur merret sipas udhëzimeve,” shtoi ajo.

Kjo konfirmon udhëzimet e organizatave kryesore mjekësore në MB, SHBA dhe Europë mbi sigurinë e këtij ilaçi të zakonshëm kundër dhimbjeve.

Çdo lidhje e mëparshme midis këtij ilaçi dhe një rritjeje të rrezikut për autizëm mund të shpjegohet nga faktorë të tjerë, jo nga vetë paracetamoli, sipas shqyrtimit.

“Kjo është e rëndësishme, pasi paracetamoli është ilaçi i parë që rekomandojmë për gratë shtatzëna që kanë dhimbje ose ethe,” tha profesoresha Khalil, profesoreshë e mjekësisë materno-fetale në City St George’s, Universiteti i Londrës.

Këshillat shëndetësore paralajmërojnë se gratë mund të rrezikojnë dëmtimin e foshnjës nëse nuk marrin paracetamol për të ulur temperaturën e lartë ose për të lehtësuar dhimbjen gjatë shtatzënisë, duke rritur rrezikun e abortit, lindjes së parakohshme ose problemeve zhvillimore tek foshnjat.

Ekspertët mjekësorë që nuk morën pjesë në studim kanë mirëpritur gjetjet, duke thënë se kjo do të ndihmojë në uljen e shqetësimit tek gratë.

Profesoresha Grainne McAlonnan nga King’s College London tha se nëna pritëse “nuk kanë nevojë për stresin e pyetjeve nëse ilaçi më i përdorur për dhimbje koke mund të ketë efekte të gjera mbi shëndetin e fëmijës së tyre”.

“Shpresoj që gjetjet e këtij studimi ta mbyllin çështjen,” shtoi ajo.

Profesori Ian Douglas nga London School of Hygiene and Tropical Medicine tha se shqyrtimi ishte “i mirë-ndërmarrë” sepse përjashtoi studimet me cilësi më të ulët, ku nuk merren parasysh ndryshime të rëndësishme mes nënave që përdorin ose nuk përdorin paracetamol gjatë shtatzënisë, si sëmundjet themelore.

Sipas profesorit Jan Haavik, neuroscientist molekular dhe psikiatër klinik në Universitetin e Bergen, studimi jep “prova të forta” se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk rrit rrezikun e autizmit, ADHD-së ose aftësive të kufizuara intelektuale dhe “duhet të mbyllë efektivisht këtë debat”.

Shkencëtarët besojnë se autizmi është rezultat i një përzierjeje komplekse faktorësh, duke përfshirë ato gjenetike dhe mjedisore.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore tha se “shumë ekspertë” kishin shprehur shqetësim mbi përdorimin e acetaminofeni – emri amerikan për paracetamolin – gjatë shtatzënisë.

Për shembull, një shqyrtim në gusht 2025 i udhëhequr nga Dr. Andrew Baccarelli, dekan i Harvard T.H. Chan School of Public Health, gjeti se përdorimi i acetaminofenit gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun për autizëm dhe ADHD tek fëmijët, duke këshilluar kujdes mbi “përdorimin e rëndë ose të zgjatur”.

Më herët, Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr, kishte premtuar të zbulojë shkakun e rritjes së raportuar të rasteve të autizmit.

Në një fjalim kontestues në Oval Office në shtator, presidenti amerikan tha se mjekëve do t’u këshillohej të mos përshkruajnë ilaçin kundër dhimbjes për gratë shtatzëna.

FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave) më pas lëshoi një letër për klinikët duke i këshilluar të jenë të kujdesshëm për përdorimin e acetaminofenit gjatë shtatzënisë, duke theksuar gjithashtu se ai mbetet ilaçi i vetëm i miratuar për trajtimin e etheve gjatë shtatzënisë.

Në faqen e saj, FDA thotë se “nuk është vërtetuar një marrëdhënie shkakësore” midis këtij ilaçi dhe problemeve neurologjike.

Autoritetet shëndetësore në MB kanë theksuar se paracetamoli mbetet ilaçi më i sigurt për gratë shtatzëna.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Paracetamoli është i sigurt gjatë shtatzënisë, thotë studimi që hedh poshtë pretendimet e Trumpit për autizëm appeared first on Sinjali.

❌
❌