Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

HAPËSIRË – Kina lëshon satelit për zbulim në distancë

15 January 2026 at 13:14

PEKIN, 15 janar /ATSH-AA/ – Kina të enjten lëshoi me sukses në hapësirë një satelit për zbulim në distancë përmes një rakete bartëse “Long March-2C”.

Sipas China Science, e drejtuar nga gazeta People’s Daily, raketa u lëshua nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Jiuquan në veriperëndim të Kinës.

Ky lëshim shënoi misionin e 626-të të fluturimit të serisë së raketave bartëse “Long March”.  /os/

The post HAPËSIRË – Kina lëshon satelit për zbulim në distancë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAPËSIRË – Marsi ka pasur gjurmë uji më gjatë se sa mendohej

7 January 2026 at 20:41

PEKIN, 7 janar /ATSH-AA/ – Sonda kineze ‘’Zhurong’ ka zbuluar prova se uji i lëngshëm ka vazhduar në Mars shumë më gjatë sesa besonin më parë shkencëtarët, sipas një raporti.

‘’Analiza e të dhënave tregon aktivitet të konsiderueshëm ujor në Mars që daton afërsisht 750 milionë vjet më parë, duke e zgjatur historinë e lagësht të Marsit me disa qindra milionë vjet’’, deklaroi Instituti i Gjeologjisë dhe Gjeofizikës i Akademisë Kineze të Shkencave.

“Trashësia uniforme dhe vazhdimësia e sedimentit përjashtojnë mundësinë e shpërthimeve vullkanike ose proceseve të nxitura nga era. I vetmi shpjegim i arsyeshëm është se kjo zonë ishte në një mjedis sedimentar ujor në atë kohë, i ngjashëm me një det të cekët ose një liqen të madh”, tha Liu Yike, autori kryesor dhe korrespondent i studimit.

‘’Zhurong’’, i cili u ul në Mars në maj 2021 dhe udhëtoi gati 2 kilometra (1.2 milje) para se të përfundonte misionin e tij në maj 2022, zbuloi gjithashtu sedimente me shtresa të holla në përputhje me depozitimin me bazë uji.   /os/

The post HAPËSIRË – Marsi ka pasur gjurmë uji më gjatë se sa mendohej appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAPËSIRË – Dëshmi të reja për planetin e nëntë në sistemin diellor

4 January 2026 at 07:58

NEVADA, 4 janar /ATSH/ –
Astronomët kanë njoftuar se mund të kenë gjetur dëshmi për ekzistencën e një planeti të nëntë në sistemin tonë diellor, shumë përtej orbitës së Neptunit, sipas “Sciencealert”.

Zbulimi bazohet në analiza të të dhënave infra të kuqe të mbledhura dekada më parë, të cilat tregojnë praninë e një objekti të madh dhe shumë të ftohtë që lëviz ngadalë në hapësirë.

Objekti i dyshuar është identifikuar duke krahasuar të dhëna nga sateliti amerikan IRAS i vitit 1983 dhe misioni japonez AKARI i vitit 2006.

Në këto të dhëna u vu re një sinjal i dobët termik që kishte ndryshuar pozicion me kalimin e 28 viteve, një tregues i mundshëm i një orbite rreth Diellit.

Sipas vlerësimeve, ky trup qiellor mund të ndodhet në një distancë prej 500 deri në 700 njësish astronomike nga Dielli, duke e bërë atë jashtëzakonisht të largët.

Nëse konfirmohet si planet, ai mund të ketë një masë 7 deri në 17 herë më të madhe se ajo e Tokës dhe një temperaturë ekstreme shumë nën zero, çka shpjegon pse është kaq i vështirë për t’u zbuluar.

Ky zbulim lidhet ngushtë me misteret e Kuiper Belt, një rajon përtej Neptunit i mbushur me trupa akullnajorë.

Prej vitesh, astronomët kanë vërejtur se disa prej këtyre objekteve kanë orbita të çuditshme dhe të grupuara, gjë që sugjeron ndikimin gravitacional të një planeti të madh të padukshëm.

Karakteristikat e planetit të mundshëm e afrojnë atë me Uranin dhe Neptunin, të ashtuquajturit gjigantë akullnajorë, të cilët kanë atmosfera të pasura me hidrogjen, helium dhe metan.

Për shkak të distancës dhe temperaturës së ulët, teleskopët infra të kuqe mbeten mjeti kryesor për zbulimin e tij.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se provat aktuale nuk janë ende përfundimtare.

Nevojiten vëzhgime të reja dhe të vazhdueshme për të konfirmuar lëvizjen orbitale të objektit dhe për të përjashtuar mundësinë që ai të jetë një burim i largët në sfond.

Nëse konfirmohet, ky zbulim do të ndryshonte ndjeshëm kuptimin tonë për strukturën e sistemit diellor dhe do të rikthente zyrtarisht idenë se Dielli ynë ka nëntë planetë, duke hapur një kapitull të ri në astronomi. /Ad.Ab./

The post HAPËSIRË – Dëshmi të reja për planetin e nëntë në sistemin diellor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAPESIRE – Kina lëshon një satelit të ri meteorologjik

27 December 2025 at 14:33

PEKIN, 27 dhjetor /ATSH-AA/ – Kina lëshoi sot një satelit të ri meteorologjik nga provinca jugperëndimore Sichuan.

Sateliti “Fengyun-4 03” u lëshua me një raketë “Long March-3B” në orën 12:07 të mëngjesit me kohën lokale dhe ka hyrë me sukses në orbitën e planifikuar, raportoi agjencia shtetërore Xinhua.

Fengyun-4 03 tani do t’i bashkohet konstelacionit meteorologjik Fengyun të Kinës, i cili përbëhet nga 20 satelitë.

Sipas CGTN-së, sateliti është projektuar kryesisht për të mbështetur parashikimet afatshkurtra të motit.

Ai është i pajisur me katër instrumente për vëzhgimin e Tokës dhe dy instrumente për vëzhgimin diellor.

Mundësitë e tij përfshijnë: përfundimin e një skanimi të plotë të Tokës brenda pesë minutave — nga 15 minuta më parë; zbulimin e ndryshimeve të temperaturës së atmosferës deri në një të pesëdhjetën e gradës Celsius nga mijëra kilometra larg; dhe arritjen e një rezolucioni hapësinor prej tetë kilometrash.

Sateliti gjithashtu mund të hartëzojë temperaturën dhe lagështinë në gjithë Kinën brenda një ore.

Akademia e Teknologjisë së Fluturimit Hapësinor të Shangait tha se rrjeti i përmirësuar do të përmirësojë ndjeshëm aftësitë e Kinës në parashikimin e motit, parandalimin e fatkeqësive meteorologjike, monitorimin e motit hapësinor dhe vëzhgimin e mjedisit ekologjik.   /os/

The post HAPESIRE – Kina lëshon një satelit të ri meteorologjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si do të tingëllonte zëri juaj në planetë të tjerë në Hapësirë?

By: gaze tare
10 December 2025 at 10:58

Nëse do të flisnit në një planet tjetër, a do të tingëllonte njësoj si në Tokë? Përgjigja është “jo”. Zëri nuk përhapet në boshllëk, ai ka nevojë për një mjedis. Vetitë e atij mjedisi, presioni, dendësia, temperatura, e ndryshojnë në mënyrë drastike shpejtësinë dhe mënyrën e përhapjes së tij.

Në Sistemin Diellor ekzistojnë katër botë mbi të cilat teorikisht mund të qëndrojmë dhe mbi të cilat atmosfera është mjaftueshëm e dendur që zëri të udhëtojë në diapazonin tonë të dëgjueshëm: Toka, Venusi, Marsi dhe Titani, hëna më e madhe e Saturnit.

Çfarë i ndodh zërit tuaj kur jeni në Venus

Në Tokë, shpejtësia e zërit është rreth 340 metra për sekondë. Në vitet 1980, misionet sovjetike Venera 13 dhe 14 matën valët e zërit në Venus dhe llogaritën se shpejtësia e zërit në tokë ishte 410 metra për sekondë, më e shpejtë se në Tokë.

Një dekadë më parë, shkencëtarët u përpoqën të imagjinonin se si do të tingëllonte një zë njerëzor atje.

Rezultati? Atmosfera e dendur bën që kordat vokale të dridhen më ngadalë , duke ulur tonin. Por shpejtësia më e lartë e zërit e mashtron trurin duke e bërë të mendojë se folësi është i vogël. Siç e tha profesori Tim Leighton: “Në Venus, njerëzit tingëllojnë si… Smurfë bas”

Zbritja e misionit Huygens në Titan në vitin 2005 zbuloi një atmosferë të dendur, por të akullt. Shpejtësia e zërit atje është pak mbi 200 metra në sekondë. Sipas logjikës së Leighton, zëri juaj në Titan do të tingëllonte si ai i një gjiganti të madh, si ato në përralla.

Marsi është planeti më i studiuar për zërin. Në vitin 2022, mikrofoni i roverit Perseverance mati shpejtësinë e zërit në rreth 240 metra për sekondë. Por me një atmosferë vetëm 1% të dendësisë së Tokës, zëri ynë do të tingëllonte shumë i shtrembëruar, si një krijesë me një zë të hollë dhe të lartë.

Në gjigantët e gazit si Jupiteri dhe Saturni, shpejtësia e zërit rritet me rritjen e presionit. Në bërthamën e Jupiterit, ku ka të ngjarë të jetë i pranishëm hidrogjeni metalik, zëri mund të arrijë një shpejtësi maksimale teorike prej 36 kilometrash në sekondë, mbi 100 herë më shpejt se në ajër dhe dy herë më shpejt se në diamant.

The post Si do të tingëllonte zëri juaj në planetë të tjerë në Hapësirë? appeared first on iconstyle.al.

HAPËSIRË – NASA: Përhapja e satelitëve kërcënon vëzhgimin e qiellit

3 December 2025 at 21:02

PARIS, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Drita e emetuar nga gjysmë milioni satelitë që njerëzimi planifikon të vendosë në orbitë në vitet e ardhshme mund të kërcënojë imazhet e kapura nga teleskopët hapësinorë në të ardhmen, paralajmërojnë astronomët e NASA-s.

”Që nga viti 2019, numri i satelitëve në orbitën e ulët ka shkuar nga 2 000 në 15 000”, sipas studimit të botuar sot në revistën “Nature”.

Por, kjo nuk është asgjë në krahasim me atë që është planifikuar për vitet e ardhshme.

Sipas studimit, nëse të gjitha projektet e lëshimit të satelitëve realizohen me sukses, do të ketë 560 000 satelitë që do te lëvizin rreth Tokës deri në vitin 2040.

“Ky përbën një kërcënim shumë serioz për teleskopët hapësinorë”, tha Alejandro Borlaff, autori kryesor i studimit dhe anëtar i Qendrës Kërkimore Ames të NASA-s në Kaliforni.

Për qëllimet e studimit të tyre, astronomët simuluan ndikimin e mundshëm të këtyre 560 000 satelitëve në katër teleskopë hapësinorë.

Reflektimet e dritës së emetuar nga këta satelitë do të ndikonin në 96% të imazheve të prodhuara nga SPHEREx i NASA-s, teleskopi i ardhshëm ARRAKIHS i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) dhe teleskopi i ardhshëm ”Xuntian” i Kinës.

Teleskopi hapësinor “Hubble”, i cili ofron një pamje më të kufizuar të universit dhe është më pak i prirur të fotografojë një satelit, do të shihte një të tretën e imazheve të tij të ndryshuara.

Kjo do të kishte pasoja për të gjitha llojet e kërkimeve shkencore.

“Imagjinoni sikur po përpiqeni të gjeni asteroide që mund të jenë potencialisht të rrezikshme për Tokën”, shpjegon Borlaff.

“Një asteroid që kalon në qiell duket tamam si një satelit, është me të vërtetë e vështirë të gjesh se cili është ai i gabuari”, theksoi ai.

Një zgjidhje do të ishte vendosja e satelitëve në lartësi më të ulëta se teleskopët hapësinorë, por kjo mund të dëmtojë potencialisht shtresën e ozonit, sipas studimit.

Zgjidhja më logjike do të ishte reduktimi i numrit të satelitëve që do të lëshohen./ /Ad.Ab./

 

The post HAPËSIRË – NASA: Përhapja e satelitëve kërcënon vëzhgimin e qiellit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAPËSIRË – Një ekuipazh amerikano-rus nis misionin drejt ISS-së

27 November 2025 at 15:53

MOSKË, 27 nëntor /ATSH-/ – Një ekuipazh i përbashkët amerikano-rus prej tre astronautësh ka nisur sot  një  mision drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) me një anije ruse “Soyuz” pas një lëshimi të suksesshëm, sipas AP.

Raketa mbajtëse “Soyuz “u ngrit nga baza e Baikonurit në Kazakistan,duke dërguar në orbitë anijen “Soyuz MS-28”.

Në bord ndodheshin astronauti i NASA-s Chris Williams dhe dy kozmonautët rusë, Sergei Mikaev dhe Sergei Kud-Sverchkov. Anija u bashkua me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës rreth tre orë më vonë,. Treshja pritet të qëndrojë rreth tetë muaj në laboratorin orbital.

Ky është fluturimi i parë hapësinor për Williams, një fizikan, dhe për Mikaev, një pilot ushtarak.

Për Kud-Sverchkov është misioni i tij i dytë në ISS. Gjatë qëndrimit në stacion, ata do të kryejnë eksperimente shkencore dhe demonstrime teknologjike që synojnë të avancojnë eksplorimin njerëzor të hapësirës dhe të sjellin përfitime për jetën në Tokë.

Në stacion, treshja do t’i bashkohet astronautëve të NASA-s Mike Fincke, Zena Cardman dhe Jonny Kim, astronautit japonez Kimiya Yui, si dhe kozmonautëve rusë Sergei Ryzhikov, Alexei Zubritsky dhe Oleg Platonov. Kjo bashkëpunim ndërkombëtar do të mbajë në funksionim laboratorin orbital dhe të gjitha misionet kërkimore që po zhvillohen atje.

Ndërkohë, “Boeing” dhe “NASA“ kanë rënë dakord që në fluturimin e ardhshëm të capsules”Starliner” të mos udhëtojnë astronautë. Në vend të tyre, kompania do të kryejë një mision provë vetëm me ngarkesë drejt ISS, për të demonstruar sigurinë e kapsulës. /Ad.Ab./

 

The post HAPËSIRË – Një ekuipazh amerikano-rus nis misionin drejt ISS-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAPËSIRË – NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 November 2025 at 08:08

VERMONT (SHBA), 24 nëntor /ATSH/ – Më shumë se pesë vjet pas fillimit të misionit, ”Perseverance”, roveri i NASA-s, vazhdon të eksplorojë sipërfaqen e planetit të kuq, duke bërë atë që në çdo pesëvjeçar do të bënte, ndalet për të shikuar çdo gur në rrugën e tij, sipas sciencealert.com.

Një nga zbulimet e fundit duket jashtëzakonisht i pazakontë, duke bërë që shkencëtarët të mendojnë se mund të mos ketë ardhur fare nga Marsi.

I gjetur në zonën Vernodden të kraterit Jezero, guri rreth 80 centimetra i gjerë mori emrin Phippsaksla.

NASA ka publikuar dy foto të gurit, një afër dhe një më larg.

Ajo që e bën Phippsakslan  të veçantë në këtë ambient gjeologjik është përbërja e tij; duke qenë i pasur me hekur dhe nikel, duket se nuk ka qenë gjithmonë në Mars, por është një meteor i rënë në planet në të kaluarën.

Meteorët me hekur-nikel janë shumë më të rrallë se ata prej gurit dhe zakonisht formohen nga bërthamat e asteroidëve të mëdhenj, ku mineralet e rënda përqendrohen në qendër të gurëve të ngrohtë në ditët e hershme të Sistemit Diellor.

Shkencëtarët e NASA-s e vunë re fillimisht për formën e tij unike. Dukeshin më të mëdhenj dhe më të lartë se gurët përreth, me një pamje të gdhendur kurioze.

Analiza e mëtejshme do të jetë e nevojshme për të konfirmuar nëse është vërtet një meteor mbi sipërfaqen e Marsit, por nëse është, do të jetë një tjetër arritje e rëndësishme për ”Perseverance” dhe do të na japë më shumë informacione rreth planetit të kuq dhe historisë së tij.

Që nga ulja në Mars në shkurt 2021, ”Perseverance” ka arritur shumë. Ka udhëtuar rreth shtretërve të liqeneve të lashta, ka zbuluar gurë të pazakontë dhe ka gjetur shenja që mund të kenë ekzistuar dikur forma jete në planet./  /Ad.Ad./

The post HAPËSIRË – NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NASA shtyn nisjen në hapësirë ​​për shkak të një stuhie diellore

By: Rovena
12 November 2025 at 22:15

NASA ka shtyrë një nisje në hapësirë për shkak të një stuhie diellore “kanibale” që mund të prishë gjithashtu GPS-in, sistemet e komunikimit dhe rrjetet e energjisë.

Studio Gjeologjike Britanike (BGS) e përmirësoi parashikimin e saj në maksimum dhe tha se stuhia e vazhdueshme kishte ndërhyrë tashmë në komunikime dhe navigim satelitor, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo tha se stuhia “mund të ushqehet nga një tjetër”, duke u bërë një “stuhi kanibal”, një nga më të mëdhatë në 20 vjet dhe duke arritur në Britani këtë pasdite.

Blue Origin – kompania e teknologjisë hapësinore e themeluar nga shefi i Amazon, Jeff Bezos – do të niste raketën e saj, New Glenn, sot. Misioni ishte planifikuar të çonte në kozmos dy “anije kozmike” të NASA-s që do të niseshin për në Mars, të quajtura ESCAPADE.

Duke njoftuar shtyrjen në Twitter, Blue Origin tha: “New Glenn është gati për t’u nisur. “Megjithatë, për shkak të aktivitetit shumë të lartë diellor dhe efekteve të tij të mundshme në anijen kozmike ESCAPADE, NASA po e shtyn nisjen derisa të përmirësohen kushtet e motit në hapësirë”.

“Ne aktualisht po vlerësojmë mundësitë për të krijuar dritaren tonë të ardhshme të nisjes bazuar në motin e parashikuar të hapësirës dhe disponueshmërinë e rrezes”. 

FOKUS – Rutte: Duhet ta mbajmë qiellin tonë të sigurt pas incidenteve në hapësirën ajrore

30 September 2025 at 12:49

BRUKSEL, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte bëri thirrje për përpjekje të mëtejshme për të mbrojtur më mirë hapësirën ajrore të aleatëve, pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore dhe interceptimit të dronëve.

“Ne duhet ta mbajmë qiellin tonë të sigurt”, tha Rutte, duke folur së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, para një takimi me komisionerët e BE-së.

“Ne kemi parë në dy javët e fundit se çfarë ndodhi me dronët në Poloni, me ‘MiG-31’ në Estoni, por edhe atë që po ndodh tani në Danimarkë”, tha Rutte.

Në fillim të shtatorit, tre avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Estonisë pasi një numër i madh dronësh rusë kishin ndërhyrë në hapësirën ajrore polake.

Interceptimet e përsëritura të dronëve në Danimarkë kanë shkaktuar ndërprerje serioze në trafikun ajror danez.

“Në Danimarkë, ne ende po vlerësojmë se çfarë fshihet pas kësaj, por kur bëhet fjalë për Poloninë dhe Estoninë, është e qartë se janë rusët. Ne ende po vlerësojmë nëse është e qëllimshme apo jo. Por, edhe nëse nuk ka qenë, është e pamatur dhe e papranueshme”, theksoi Rutte.

Rutte mbështeti idenë e ndërtimit të një të ashtuquajturi mur kundër dronëve për të mbrojtur më mirë hapësirën ajrore evropiane, duke e quajtur atë “në kohën e duhur dhe të nevojshme”.

“Nuk mund të shpenzojmë miliona euro ose dollarë për raketa për të eliminuar dronët, të cilët kushtojnë vetëm disa mijëra dollarë”, tha Rutte.

Iniciativa, e promovuar nga Von der Leyen, ka të ngjarë të diskutohet nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian që do të takohen nesër në Kopenhagë./   /os/

The post FOKUS – Rutte: Duhet ta mbajmë qiellin tonë të sigurt pas incidenteve në hapësirën ajrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Lirimi i hapësirave publike vijon

29 September 2025 at 18:46


TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Aksioni kombëtar për lirimin e hapësirave publike, i nisur në muajin korrik, po vijon me intensitet në të gjitha qytetet e vendit. Strukturat metalike, çadrat dhe shtesat e vendosura pa leje nga subjektet private po çmontohen për t’u kthyer në hapësira për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga operacionet në terren, ku po lirohet edhe një hapësirë publike e zënë nga një bar-kafe.

“Lirimi i hapësirave publike vijon”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Autoritetet shtetërore bëjnë me dije se sipërfaqja e çliruar, sidomos në kryeqytet, po zgjerohet çdo ditë. Paralelisht po punohet edhe për fazën tjetër, që parashikon projekte të shumta për sistemimin dhe përmirësimin e infrastrukturës publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në fillim të korrikut. Bizneseve iu dhanë dy javë kohë për të hequr trarët dhe tendat që zinin hapësira publike, të përdorura si vende parkimi apo ambiente lokalesh.

Qeveria ka paralajmëruar gjithashtu ashpërsim të kuadrit ligjor për ndërtimet pa leje dhe për inspektorët që tolerojnë shkelje të tilla.

Procesi i lirimit të hapësirave publike është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0”, që synon transformimin dhe sistemimin urban të qyteteve. /j.p/

The post Rama: Lirimi i hapësirave publike vijon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOPENHAGË- Danimarka mbyll hapësirën ajrore për dronët para samitit të BE-së

29 September 2025 at 16:19

KOPENHAGË, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Danimarka po mbyll të gjithë hapësirën e saj ajrore për dronët civilë përpara takimeve të kësaj jave, thane sot zyrtarët, pas disa shfaqjeve të reja dronesh mbi disa aeroporte gjatë natës.

Disa dronë u vunë sërish reth bazave ushtarake daneze, tha dje ushtria.

Ndërsa Kopenhageni do të presë takime të BE-së gjatë kësaj  jave, Ministria e Transportit njoftoi se të gjitha fluturimet civile të dronëve janë të ndaluara nga sot deri të premten.

Ministri i Transportit, Thomas Danielsen, tha se është e papranueshme që dronët të shkaktojnë pasiguri dhe shqetësim, duke theksuar se fakti që Danimarka po pret liderët e BE-së kërkon vëmendje të veçantë ndaj sigurisë.

Këto shfaqje dronësh ndodhin përpara takimit të liderëve të BE-së në Kopenhagen të mërkurën dhe të enjten, ku do të diskutohet mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe forcimi i gatishmërisë evropiane për mbrojtje.

Danimarka mori kryesimin e Këshillit të BE-së gjatë verës.

Vendi ka qenë në gatishmëri të lartë pas një serie incidentesh me dronë gjatë javës së kaluar. Aeroporti i Kopenhagenit u mbyll për disa orë vonë të hënën, ndërsa aeroporte më të vogla u prekën dy ditë më vonë. Të shtunën, të paktën një dron u pa mbi bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës.

Qeveria daneze përshkroi këto ngjarje si një “sulm hibrid”, dhe hetuesit dyshojnë për një aktor profesionist që synon të krijojë trazira në këtë vend të NATO-s.

Rusia e mohoi përfshirjen në një deklaratë përmes ambasadës së saj në Danimarkë. /Ad.Ab./

The post KOPENHAGË- Danimarka mbyll hapësirën ajrore për dronët para samitit të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Haven-1”, stacioni i parë privat hapësinor

28 September 2025 at 07:43

LONDËR, 28 shtator /ATSH/ – Një stacion hapësinor sa një autobus, “Haven-1”,  i prodhur nga startup-i kalifornian “Vast”, pritet të niset në 2026  në hapësire dhe do të bëhet stacioni i parë komercial, sipas “The Daily Mail”.

Ai mund të strehojë deri në katër astronautë për misione 10-ditore, duke ofruar gjithsej 40 ditë ekuipazhi për kërkime shkencore si zhvillimi i ilaçeve, kristalizimi i proteinave, rritja e bimëve dhe studime mbi biologjinë njerëzore.

Stacioni ka një vëllim të brendshëm prej 45 metrash kub, një dritare kubike 1,2 metra për vëzhgim të Tokës, kabina private gjumi, tryezë të përbashkët dhe internet me shpejtësi të lartë përmes “Starlink”.

Sistemet e tij të mbijetesës bazohen në teknologji të provuar të NASA-s, ndërsa moduli orbital është në fazën përfundimtare të montimit dhe testimit.

“Haven-1” është projektuar për të ofruar një mjedis të rehatshëm dhe funksional për punën në hapësirë, sipas këshillave të astronautit të NASA-s, Drew Feustel.

Projekti është financim privat, me një investim prej 1 miliard dollarësh nga themeluesi i “Vast”, Jed McCaleb, dhe synon të shtrijë veprimtarinë e tij me modulet më të mëdha “Haven-2″ që nga 2028, duke krijuar një stacion modular të plotë deri në 2032.C

“Qëllimi ynë nuk është të ndërtojmë një hotel luksoz në hapësirë, por një mjedis të shkëlqyer ku të jetosh dhe të punosh”, tha Max Haot, ceo i projektit.

Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm në epokën post-ISS, duke vendosur standarde të reja për kërkimin komercial dhe bashkëpunimin shkencor në orbitë. /Ad.Ab./

The post “Haven-1”, stacioni i parë privat hapësinor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU JORK – OKB: Shkeljet e hapësirës ajrore të NATO-s rrezikojnë sigurinë e Evropës

22 September 2025 at 22:55

NJU JORK,  22 shtator /ATSH-DPA/ – Kombet e Bashkuara i konsiderojnë shkeljet e hapësirës ajrore të NATO-s që i atribuohen Rusisë një kërcënim për sigurinë evropiane, deklaroi ndihmëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Miroslav Jenca, në seancën e Këshillit të Sigurimit.

“Kjo seri incidentesh të fundit ka nxjerrë në pah më tej tensionet tashmë të larta që rrezikojnë sigurinë evropiane, ndërsa lufta vazhdon të shpërthejë në Ukrainë; shkeljet e hapësirës ajrore të vendeve sovrane janë të papranueshme”, theksoi Jenca.

Duke përmendur inkursionet e fundit në Estoni, Poloni dhe Rumani nga dronë dhe avionë luftarakë rusë, Jenca bëri thirrje për një shpërshkallëzim të menjëhershëm të situatës.

Shkeljet e hapësirës ajrore ruse kanë destabilizuar aleatët e NATO-s në Evropë, me thashetheme të përsëritura për provokime nga Moska.

Sipas Estonisë, tre avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën e saj ajrore për afërsisht 12 minuta të premten.

E përballur me refuzimin rus, ministria e Mbrojtjes e Estonisë publikoi një hartë të rrugës së fluturimit të tre MiG-31-ve afërsisht 10 kilometra thellë në hapësirën ajrore të Estonisë.

Luftëtarët e NATO-s nga Italia përfundimisht shoqëruan avionët rusë jashtë hapësirës së tyre ajrore.Gjatë një sulmi ajror rus kundër Ukrainës javën e kaluar, afërsisht 19 dronë fluturuan në hapësirën ajrore polake, duke shkelur hapësirën ajrore të NATO-s.

Forcat Ajrore Polake dhe aleatë të tjerë të NATO-s rrëzuan disa nga avionët pa pilot për herë të parë.

Sipas autoriteteve polake, fragmente të 18 dronëve janë gjetur në zona të ndryshme të Estonisë lindore dhe qendrore.

Asnjëri prej tyre deri më tani nuk është klasifikuar si i armatosur ose i rrezikshëm./  /os/

 

The post NJU JORK – OKB: Shkeljet e hapësirës ajrore të NATO-s rrezikojnë sigurinë e Evropës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Aksion për lirimin e hapësirave publike në Zdrale

20 September 2025 at 16:16


TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Në zonën e Zdrales në Shkodër po vijon puna për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve që kanë shkelur lejet e marra.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bën të ditur se aksioni për lirimin e hapësirave publike është një përgjigje konkrete ndaj shqetësimeve të qytetarëve të dërguara përmes platformës “Hapësira ime”, e krijuar për të luftuar abuzimet me ligjin.

Lirimi i hapësirave publike në Zdrale është pjesë “ofensivës” së zhvilluar nga qeveria në të gjithë vendin gjatë dy muajve të fundit. Në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër, autoritetet po ndërhyjnë në hapësira publike dhe zona të mbrojtura për të garantuar hapësirën e përbashkët për qytetarët. Lirimi i hapësirave Publike është pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

Në fillim të këtij muaji qeveria prezantoi paketën e re të masave ligjore, në kuadër të thellimit të reformës për mbrojtjen e pronës dhe të territorit.

Paketa në tërësi synon mbrojtjen e tokës, të territorit, të natyrës dhe të mjedisit nëpërmjet masave me karakter administrativ dhe masave me karakter penal.

Paketa shihet si një mundësi për krijimin e instrumenteve të reja për mbrojtjen e territorit, të cilat janë vijim i natyrshëm i betejës për çlirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje.

/a.f/

The post Beci: Aksion për lirimin e hapësirave publike në Zdrale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RIGA  – Letonia mbyll hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë

11 September 2025 at 13:23

RIGA, 11 shtator /ATSH-DPA/ – Letonia do të mbyllë hapësirën ajrore përgjatë kufirit të saj lindor me Bjellorusinë dhe Rusinë për një javë, pas shkeljes së hapësirës ajrore polake nga dronët rusë, njoftoi sot  ministri i mbrojtjes së vendit.

Vendimi  do të vlejë deri më 18 shtator, me mundësi për zgjatje, tha ministri i Mbrojtjes Andris Spruds gjatë një konference për shtyp në Riga.

Spruds e cilësoi shkeljen e hapësirës ajrore  nga dronët rusë si një shkelje të qartë të hapësirës ajrore të NATO-s dhe tha se Letonia duhet të përgjigjet. Ai qetësoi banorët duke thënë se aktualisht nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë, por masat parandaluese janë të nevojshme.

Mbyllja e hapësirës ajrore lehtëson zbulimin e objekteve fluturuese të paautorizuara.

“Dronët rusë në hapësirën ajrore të NATO-s janë një sinjal paralajmërues dhe duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin e sulmeve me dronë”, tha Sprūds. /Ad.Ab./.

 

The post RIGA  – Letonia mbyll hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teatri i Kukullave së shpejti me hapësirën e tij muzeale

3 September 2025 at 09:16

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Kryeqytetit së shpejti do t’i shtohet një hapësirë tjetër muzeale. Në Teatrin e Kukullave ka nisur puna për pasurimin me ekspozitorë, kënd suveniresh dhe instalacione artistike, ku do të prezantohen arkiva të shfaqjeve të kukullave ndër vite, duke e bërë vizitën e vogëlushëve edhe më interesante për t’u njohur me magjinë e skenës.

Në një postim në rrjetet sociale ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se një pjesë e veçantë e godinës do t’i kushtohet historisë së saj si Parlamenti i Parë Shqiptar, aty ku u hodhën hapat e parë të jetës parlamentare në vend. Dokumentet, fotografitë dhe objektet e ekspozuara do ta bëjnë këtë hapësirë një pikë referimi për vizitorë vendas dhe turistë të huaj, të cilët kanë shfaqur interes gjithnjë e më të madh për këtë aspekt të historisë.

Ndërkohë, repertori i shfaqjeve të Teatrit të Kukullave vijon të zgjerohet me premiera të reja dhe një interes gjithnjë në rritje nga publiku. Vetëm gjatë këtij viti, pas përurimit të godinës së restauruar, janë dhënë mbi 120 shfaqje me mbi 17500 spektatorë, të vegjël dhe të rritur.

/r.e//a.f/

The post Teatri i Kukullave së shpejti me hapësirën e tij muzeale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse Rusia do të dërgojë 75 minj dhe 1,000 miza në hapësirë më 20 gusht?

By: gaze tare
19 August 2025 at 15:46

Rusia do të lëshojë më 20 gusht biosatelitin Bion-M Nr. 2 nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan, përmes raketës Soyuz-2.1b. Misioni do të zgjasë 30 ditë dhe synon të studiojë ndikimin e hapësirës tek organizmat e gjallë. Sateliti do të transportojë 75 minj, mbi 1,000 miza, mikroorganizma, kultura qelizore dhe fara bimësh.

Sipas Roscosmos, qëllimi është të kuptohen efektet e mikrogravitetit dhe rrezatimit në trupin e gjallë, me synim përgatitjen e misioneve të ardhshme në hapësirë të thellë dhe përmirësimin e mbështetjes mjekësore për astronautët. Minjtë janë zgjedhur për shkak të ngjashmërisë gjenetike me njeriun dhe ndjeshmërisë së tyre ndaj rrezatimit.

Eksperimenti përfshin tre grupe minjsh: një në Tokë, një tjetër në laborator që simulon mjedisin satelitor dhe një që do të qëndrojë në orbitë. Gjendja e tyre do të monitorohet në kohë reale përmes sensorëve dhe kamerave, dhe pas kthimit do të analizohen ndryshimet biologjike që kanë pësuar.

Sateliti do të mbajë gjithashtu një eksperiment të lidhur me Hënën, duke transportuar material të simuluar hënor në 16 epruveta. Qëllimi është të vlerësohet ndikimi i rrezatimit dhe vakumit të hapësirës mbi këto mostra, për të ndihmuar në ndërtimin e strukturave të qëndrueshme në sipërfaqen hënore.

The post Pse Rusia do të dërgojë 75 minj dhe 1,000 miza në hapësirë më 20 gusht? appeared first on iconstyle.al.

HAPESIRE – Shkencëtarët zbulojnë bashkim rekord të vrimave të zeza 10 miliardë vite dritë larg

VIRXHINIA, 14 korrik /ATSH-AA/ – Shkencëtarët kanë zbuluar bashkimin më masiv të vrimave të zeza të vëzhguara ndonjëherë, pas një përplasjeje midis dy vrimave të zeza gjigante mbi 10 miliardë vite dritë larg Tokës, njoftuan studiuesit.HKENCA,

Sipas të dhënave nga Observatori i Valëve Gravitacionale me Interferometër Lazer (LIGO) me bazë në SHB, çdo vrimë e zezë ishte më shumë se 100 herë më e madhe se masa e diellit dhe u spiralizua në njëra-tjetrën përpara se të bashkohej në një vrimë të re të zezë që vlerësohet të jetë rreth 265 herë më e madhe se masa e diellit tonë.

“Këto janë ngjarjet më të dhunshme që mund të vëzhgojmë në univers, por kur sinjalet arrijnë në Tokë, ato janë fenomenet më të dobëta që mund të matim”, tha Profesor Mark Hannam për The Guardian.

“Në kohën kur këto valëzime shfaqen në Tokë, ato janë të vogla”, shtoi ai, duke iu referuar teorive se dy vrimat e zeza mund të jenë formuar nga bashkimet e mëparshme.

Në këtë rast, bashkimi rekord i vrimave të zeza ka sfiduar teoritë aktuale se si formohen objekte të tilla masive, me detektorë të bazuar në Tokë që kapin valëzime të zbehta hapësirë-kohë më të vogla se një proton. Vrima e re e zezë po rrotullohet gjithashtu pothuajse në limitin teorik rreth 400.000 herë më shpejt se Toka.

“Këto janë masat më të larta të vrimave të zeza që kemi matur me besim me valë gravitacionale,” tha Hannam, një anëtar i bashkëpunimit LIGO.

“Dhe ato janë të çuditshme, sepse ato janë të përplasura në diapazonin e masave ku, për shkak të të gjitha llojeve të gjërave të çuditshme që ndodhin, ne nuk presim që të formohen vrima të zeza”, tha ai.

Fizikantët e LIGO-së besojnë se vrimat e zeza ka të ngjarë të jenë formuar nga bashkimet e mëparshme, duke shpjeguar madhësinë e tyre masive dhe rrotullimin e shpejtë. “Ky është shembulli më ekstrem ku kjo është ndoshta ajo që po ndodh”, tha Hannam.

“Detektorët që kemi planifikuar për 10 deri në 15 vitet e ardhshme do të jenë në gjendje të shohin të gjitha bashkimet e vrimave të zeza në univers, dhe ndoshta disa surpriza që nuk i presim”, tha ai.   /os/

The post HAPESIRE – Shkencëtarët zbulojnë bashkim rekord të vrimave të zeza 10 miliardë vite dritë larg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAPËSIRË – Astronomët zbulojnë objektin e ri ndëryjor në sistemin diellor

PARIS, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Astronomët kanë zbuluar një kometë ndëryjore në sistemin tonë diellor, vizitori i tretë i njohur nga thellësitë e hapësirës.

‘’Objekti, fillimisht i quajtur A11pl3Z dhe më vonë i pagëzuar 3I/Atlas, është qindra miliona kilometra larg Tokës’’, raportoi agjencia hapësinore amerikane NASA.

‘’Objekti nuk përbën kërcënim për Tokën’’, thanë ekspertët.

“Në pikën e tij më të afërt me Diellin, ai do të jetë pranë orbitës së Marsit, kështu që është plotësisht i sigurt dhe larg”, tha astronomi Rainer Kresken, i cili punon për Agjencinë Hapësinore Evropiane (ESA) në qytetin gjerman të Darmstadt në Zyrën e Mbrojtjes Planetare.

Astronomët duan të zbulojnë më saktë se sa e madhe është kometa dhe nga çfarë përbëhet. Sipas Kresken, objekti është rreth 20 kilometra në madhësi.

Ai tha se do të jetë emocionuese të shihet nëse teleskopët mund të zbulojnë komponime organike në objekt.

Këto potencialisht mund të japin të dhëna për origjinën e jetës në Tokë. Ato gjithashtu mund të ofrojnë prova për jetë të mundshme diku tjetër.

“Kjo gjë po udhëton mjaft shpejt”, tha Paul Chodas nga Qendra për Studime të Objekteve Pranë Tokës në Kaliforni për ‘’New York Times’’, në komentet e publikuara në internet.
Teleskopi ‘’Atlas’’ në Rio Hurtado në Kili ishte i pari që vuri re ‘’mysafirin’’.

Që atëherë, teleskopë të tjerë e kanë vëzhguar gjithashtu objektin që vinte nga drejtimi i yjësisë Shigjetari./ /os/

The post HAPËSIRË – Astronomët zbulojnë objektin e ri ndëryjor në sistemin diellor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌