Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 January 2026Main stream

Maduro non grata, entuziazmon Berishën/ Ëndërron rrëzimin e Ramës, por nuk ka mbështetjen e SHBA

3 January 2026 at 19:23

Rrëzimi i Presidentit të Venezulës, Nikolas Maduros, ka ngjallur një shpresë të re tek demokratë në betejën e tyre kundër Edi Ramës.

“Rrëzimi i Maduros është një lajm i mirë edhe për shqiptarët!”, tha ai.

Berisha shkoi këtë të shtunë në zyrën e tij në selinë blu dhe e nisi këtë vit me lajmet që erdhën prej Amerikës së Jugut, ku ushtria amerikane rrëzoi prej pushtetit Maduron.

“Këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare për të bërë detyrën e vet, largimin sa më shpejt nga pushteti të një personi që qëndron mbi votën e vjedhur”, u shpreh Berisha.

Siç duket kreu i selisë blu pret që betejat e tij të përsëritura të ndihmohen këtë herë prej një ndërhyrjeje në Shqipëri të ushtrisë amerikane. Por kjo megjithatë nuk do e largoje Berishën nga planet për të bërë protesta poshtë zyrës së Edi Ramës.

“Do përgatitemi dhe jemi të përgatitur për protesta të reja të fuqishme nën moton ja vdekje, ja liri. Dhe ne do fitojmë. Ne sa herë që kemi përdorur këtë moto kur janë kërcënuar për vdekje këto liri tonat, ne kemi triumfuar. Ka ndodhur në vitin 1991, 1998, 1999, po ndodh tani në mënyrën më të paimagjinueshme pas 35 vitesh pluralizëm”, tha kreu i PD.

Këtë herë, do të tentojë të bashkojë forcat me të tjerët si Lapaj, që qëndron prej shumë ditësh në hyrën e Kryeministrisë.

“Një së shpejti ne do të organizojmë një tryezë me forcat politike, për të krijuar një front të përbashkët, në këtë betejë kundër Edi Ramës”, tha ai.

Sheshi mesa duket ka lodhur jo pak dhe zëdhënësen e Berishës, Floriana Garo që bëri reagimin më entuziastë për Venezuelën.

“Përshëndes çdo akt që synon t’i japë fund regjimeve autoritare dhe të hapë rrugën për demokraci dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Qëllimi nuk është ndëshkimi i popujve, por çlirimi i tyre nga pushtete që i kanë marrë peng. Shqipërisë do ti vijë radha shpejt”, shprehet Floriana Garo.

“Sulmi në Venezuelë, i planifikuar”/ Trump: Populli venezuelian është i përsëri i lirë. Po rivendosim fuqinë amerikane në rajonin tonë

3 January 2026 at 18:20

Donald Trump është zotuar tashmë se SHBA-të do të drejtojnë Venezuelën derisa të ndodhë një tranzicion. Gjithashtu Trump tha se tashmë populli i Venezuelës është përsëri i lirë.

“Diktatori dhe terroristi Maduro më në fund është zhdukur dhe populli venezuelian është i lirë.  Ata janë përsëri të lirë. Ka kaluar shumë kohë për ta, por janë të lirë. Amerika është një komb më i sigurt këtë mëngjes… dhe Hemisfera Perëndimore është tani një vend shumë më i sigurt për të qenë”, u shpreh Trump.

Ndërsa Gjenerali Dan Caine, oficeri më i lartë ushtarak i forcave të armatosura, tha se sulmi amerikan ishte planifikuar për muaj me radhë.

“Maduro do të mbajë përgjegjësi dhe do të ndëshkohet”/ Trump: Do të “drejtojmë” zhvillimet në Venezuelë derisa të ketë një tranzicion të qetë

3 January 2026 at 18:08

Presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë të mbajtur për mediat, u shpreh se Nicolas Maduro do të mbajë përgjegjësi për veprat e tij.

Gjithashtu Trump tha se SHBA do të drejtojë zhvillimet në Venezuelë deri sa të ketë një tranzicion të qetë.

“Ne do të “drejtojmë” zhvillimet në Venezuelë derisa të ketë një tranzicion të qetë. Nuk do të rrezikojmë asgjë. Ne duam Paqe dhe Drejtësi për qytetarët e vendit dhe duam që ata të kthehen lirisht në vendin e tyre. Nuk do të lejojmë askënd të shfrytëzojë boshllëkun e Maduros. Ne do të mbetemi në kontroll të Venezuelës derisa të ndodhë një trashëgimi normale – demokratike. Kompanitë amerikane të naftës po kthehen menjëherë me miliarda në investime. Partneriteti i ri SHBA-Venezuelë do t’i bëjë qytetarët e vendit të pasur, të pavarur dhe të sigurt. Diktatori dhe krimineli Maduro do të mbahet përgjegjës dhe do të ndëshkohet si kreu i një karteli shumë të rrezikshëm droge. Ai dhe gruaja e tij tani janë në një anije që përfundimisht do të përfundojë në Nju Jork. Bandat që Maduro ka financuar për vite me radhë kanë mbjellë terror dhe vdekje në Shtetet e Bashkuara. Maduro nuk do të jetë më kurrë në gjendje të kërcënojë jetën e qytetarëve amerikanë”, tha ai.

/abcnews.al/

Arrestimi i Maduros, Trump në konferencë: Sulmi në Venezuelë, i paparë që nga Lufta e Dytë Botërore

3 January 2026 at 17:54

Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon një konferencë për mediat lidhur me operacionin e SHBA për arrestimin e Maduros dhe sulmet në Venezuelë.

Donald Trump thotë se SHBA-të do ta “drejtojnë” Venezuelën derisa të ndodhë një “tranzicion i duhur”.

/vijon…

Trump publikon foton e Nicolas Maduro pas arrestimit

3 January 2026 at 17:47

Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar fotografinë që e shfaq presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, me pranga në duar, të arrestuar nga forcat amerikane.

Në një postim në Truth Social ai ka publikuar fotografinë në të cilën Maduro shihet në tuta “Nike” dhe me një ujë në duar.

Ai po ashtu ka sytë e mbyllur e kufje të mëdha në kokë.

Është e paqartë nëse afër aty është edhe gruaja e tij, Cilia Flores.

Maduro, “biri politik” i Chavez/ Mori pushtetin në Venezuelë në 2013, mes varfërisë dhe protestave

3 January 2026 at 17:02

Nicolas Maduro dhe Zonja e Parë Venezueliane Cilia Flores janë kapur nga trupat amerikane dhe do të përballen me drejtësinë amerikane në një gjykatë të Nju Jorkut.

Por kush është udhëheqësi autoritar i Venezuelës?

Në krye të shtetit prej vitit 2013, Maduro mori pushtetin pas vdekjes se Hugo Chavez, mentorit te tij, një president populist i krahut të majtë.

Nicolas Maduro fillimisht ka punuar si shofer kamioni, me pas u bë udhëheqës sindikate dhe nisi karrierën e tij politike duke shërbyer si ministër i jashtëm dhe zëvendespresidenti i Chavez.

Pas vdekjes se Chavez, ne 2013 Maduro mori presidencën në zgjedhjet e jashtëzakonshme presidenciale, dhe qeverisi me dekret deri në 2015.

Maduro u përball me një ekonomi të shembur, pas marrjes së pushtetit nga vdekja e Chavez. Kontrollet e çmimeve shteruan fondet e shtetit që varen nga nafta, dhe popullariteti i Maduros ishte njëkohësisht në rënie.

Jeta u bë e papërballushme për qytetarët venezuelianë të cilët dolën në protesta të përditshme, të shtypura në mënyrë brutale nga Maduro. Në 2015, opozita tentoi të rrezonte Maduron nëpërmjet një asambleje kombëtare e cila u anulua nga qeveria.

Maduro e mbajti pushtetin nëpërmjet Tribunalit Suprem, Këshillit Kombëtar Zgjedhor dhe ushtrisë.

Mes protestave dhe kontestimit opozitar, Maduro fitoi serish zgjedhjet e 2018, te shpallura te pavlefshme nga opozita dhe një pjese e bashkësisë ndërkombëtare. Ai u betua, mirëpo asambleja kombëtare venezueliane shpalli presidentin e saj Juan Guaido, duke filluar një krizë presidenciale që zgjati gati katër vjet.

Maduro kandidoi për mandatin e tretë në 2024, ku u akuzua sërish për manipulim zgjedhor.

Qeveria amerikane njohu si fitues te zgjedhjeve presidenciale 2024 kandidatin opozitar Edmundo Gonzalez, i cili është arratisur në Spanjë pas fitores së vetëshpallur të Maduros.

Një krizë e dyte politike kombëtare shpërtheu pas njoftimit të qeverisë venezueliane se presidenti aktual Nicolás Maduro fitoi kundër González. Vendet demokratike, përfshirë SHBA-në, shumicën e vendeve evropiane dhe disa vende të Amerikës Latine (si Argjentina, Peruja dhe Uruguai) hodhën poshtë rezultatet zyrtare dhe njohën Gonzálezin si fituesin e zgjedhjeve, ndërsa një numër qeverish autokratike, përfshirë ato të Rusisë , Kinës , Iranit , Koresë së Veriut dhe Kubës , e njohën Maduron si fitues.

Një urdhër arresti u lëshua për Gonzálezin, i cili u akuzua për “uzurpim të funksioneve, falsifikim të dokumenteve publike, nxitje për mosbindje ndaj ligjit, komplot dhe shoqërim”; atij iu dha azil në Spanjë, duke u larguar nga Venezuela më 7 shtator 2024.

SHBA nuk e njohu kurrë Maduron si president legjitim të Venezuelës. Qeveria amerikane e ka akuzuar Maduron si drejtues te karteleve të drogës, të cilëet kontrabandojnë lëndët narkotike drejt tokës amerikane, akuza te cilat Maduro i ka mohuar. Qeveria amerikane ka deklaruar se Maduro nuk ka bashkëpunuar me ta për të ndalur grupet kriminale vendose, e Donald Trump ka shkuar me tej duke e fajësuar për emigracionin venezuelian drejt SHBA dhe lulëzimit të karteleve të drogës në vendin e tij.

Venezuela, një republike presidenciale e bazuar në kushtetute ka funksionuar gjithnjë e më shume si një shtet autoritar nën udhëheqjen e Nicolas Maduro, i akuzuar si minues i institucioneve demokratike.

Tiranë/ Po tentonte të kalonte lumin, mbytet 44-vjeçarja në Zall Bastar

3 January 2026 at 16:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selitë-Mal, Zall Bastar. Dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin 44 vjeçarja, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

SHBA sulmoi Venezuelën/ Hoxhaj: Trump ka treguar një politikë konsistente ndaj Maduros

3 January 2026 at 16:22

Andi Hoxhaj ekspert Diplomacie në një intervistë në “Faqja 4” në ABC News foli për zhvillimet e fundit që kanë përfshirë SHBA dhe Venezuelën dhe arrestimin e Nicolas Maduro.

Gjatë intervistës, Hoxhaj tha se Trump ka treguar një politikë konsistente ndaj Maduros.

“Trump ka thënë se do të ketë një dorë të hekurt për trafikun e drogës. Përtej presidentit Trump, por edhe ish-administrata e Biden ka pasur një qasje jopozitive kundër Maduros duke e quajtur jo legjitim. Tani po shohim që Trump të gjithë retorikën e tij, duket sikur e ka ekzekutuar. Situata është më komplekse…Ajo çfarë mbetet për t’u parë është se si do të shkojë situata në vijim. Mënyra më e mirë do të ishte që të hyjë në negociata me SHBA që të mos ketë përplasje”, tha ai.

Gjithashtu nënvizoi se Presidenti Trump ka pasur vazhdimisht një fushatë kundër karteleve të drogës në rajon.

“SHBA kanë patur një precedent më parë në ’89. Mendoj se pasi të flasë Trump do të jetë edhe më e qartë situata. Venezuela ka pasur një mbështetje vite e fundit me Kinën dhe duket se Trump ka një përplasje me Kinën dhe nuk e ka parë në interesin e vet. Po ashtu kanë qenë edhe problematikat me emigrantët. Por edhe Rusia këto javët e fundit nuk i ka mbështetur hapur edhe Maduron. Për popullin e Venezuelës mendoj se kjo është një zhvillim pozitiv. Vetë Venezuela është vend që ka burime të jashtëzakonshme natyrore. Por me Maduron ka pasur zhvillime jo të mira nga ana e ekonomisë. 48 orët në vijim janë shumë vendimtare dhe mendoj se do të ketë një negociatë…”, tha ai.

Ministria e Jashtme: Shqipëria mbështet aksionin amerikan kundër Maduros

3 January 2026 at 15:49

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në një reagim të fundit në rrjetin social X, ka deklaruar mbështetjen e Shqipërisë “përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.”

“Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale”, thekson Spiropali.

Ministrja shtoi se “si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale.”

Postimi i Spiropalit në X:

Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.

Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale.

Populli venezuelian ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë shtypjes dhe frikës.

Si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale.

Politika botërore reagon pas sulmeve amerikane në Venezuelë

3 January 2026 at 15:30

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se forcat amerikane kishin kapur homologun e tij venezuelian, Nicolás Maduro, pasi nisën një “sulm në shkallë të gjerë” ndaj vendit të Amerikës së Jugut, ku shpërthime të fuqishme tronditën Karakasin dhe rajonin përreth në mes të natës.

Zëvendëspresidentja venezueliane tha se nuk e dinte vendndodhjen e Maduro dhe gruas së tij dhe kërkoi “prova jete” nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa numri dy në diplomacinë amerikane shpalli një “epokë të re” për Venezuelën.

Ja reagimet ndërkombëtare ndaj këtij sulmi nga Uashingtoni, i cili, sipas senatorit Lee, tani ka mbaruar.

– Kolumbia –

Kolumbia njoftoi dislokimin e trupave në kufirin e saj me Venezuelën.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro, një aleat i ngushtë i Nicolas Maduro, denoncoi një sulm me raketa të SHBA-së ndaj Karakasit, duke i quajtur veprimet e Uashingtonit një “sulm ndaj sovranitetit” të Amerikës Latine dhe duke deklaruar se ato do të shkaktonin një krizë humanitare.

“Ata kanë sulmuar Venezuelën”, shkroi në llogarinë e tij në Twitter presidenti kolumbian.

Ai bëri thirrje për një takim “të menjëhershëm” të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) dhe OKB-së për të vendosur mbi “ligjshmërinë ndërkombëtare” të këtij “agresioni” kundër vendit fqinj.

– Rusia –

“Këtë mëngjes, Shtetet e Bashkuara kryen një akt agresioni të armatosur kundër Venezuelës. Kjo është thellësisht shqetësuese dhe e dënueshme”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë, duke shtuar se “armiqësia ideologjike ka triumfuar mbi pragmatizmin ekonomik”.

Rusia është një aleate e Venezuelës.

– Irani –

“Ministria iraniane e Punëve të Jashtme dënon fuqimisht sulmin ushtarak amerikan kundër Venezuelës dhe shkeljen flagrante të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të vendit”, tha Ministria e Jashtme iraniane në një deklaratë, duke denoncuar “agresionin e paligjshëm të Shteteve të Bashkuara”, një armik i Republikës Islamike. Irani mban lidhje të ngushta me Venezuelën.

– Spanja –

Qeveria spanjolle ofroi të ndërmjetësojë.

“Spanja bën thirrje për ulje të tensioneve dhe përmbajtje” dhe është “e gatshme të ofrojë shërbimet e saj të mira për të arritur një zgjidhje paqësore dhe të negociuar për krizën aktuale”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

– Gjermania –

“Po e ndjekim situatën në Venezuelë nga afër dhe po i kushtojmë vëmendje raporteve të fundit me shqetësim të madh. Ministria është në kontakt të ngushtë me ambasadën në Karakas. Situata mbetet e paqartë në disa aspekte. Celula e krizës e qeverisë gjermane po takohet sot në ministri”, tha Ministria e Jashtme gjermane.

– Polonia –

“Po dëshmojmë një sulm nga forcat amerikane kundër Karakasit, kryeqytetit të Venezuelës. Prandaj, viti 2026 po fillon me një pengesë të madhe. Do të kemi mundësinë të analizojmë pasojat e këtij sulmi mbi situatën në rajonin tonë. Një ngjarje si sulmi i sotëm i SHBA-së kundër Venezuelës prek të gjithë botën; ne do të reagojmë dhe do të përgatitemi për këtë situatë të re”, deklaroi kryeministri Donald Tusk në një konferencë për shtyp.

– Italia –

“Kryeministrja Giorgia Meloni po e monitoron nga afër situatën në Venezuelë dhe mbetet në kontakt të vazhdueshëm me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, veçanërisht për të mbledhur informacion mbi qytetarët tanë”, sipas një deklarate nga zyra e Melonit.

– Meksika –

Meksika dënoi bombardimin e Venezuelës nga SHBA-të duke paralajmëruar se çdo “veprim ushtarak rrezikon seriozisht stabilitetin rajonal”.

“Qeveria meksikane dënon dhe hedh poshtë në termat më të forta të mundshme veprimet ushtarake të kryera në mënyrë të njëanshme në orët e fundit nga forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër objektivave të vendosura brenda territorit të Republikës Bolivariane të Venezuelës”, tha Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë.

Sulmet ruse në Kharkiv, të paktën 15 të plagosur

3 January 2026 at 08:00

Sulmet me raketa ruse në një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin e Kharkivit në Ukrainën juglindore kanë plagosur të paktën 15 persona.

Guvernatori rajonal Oleh Sinyukhubov tha se ushtria ruse ka kryer fillimisht sulme me armë balistike.

“Fillimisht, ushtria ruse kreu sulme me armë balistike. Ka informacione se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja. Operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar”, tha Sinekhubov nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale.

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë: Izraeli arrestoi 42 gazetarë në vitin 2025

3 January 2026 at 07:41

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë njoftoi se ushtria izraelite arrestoi 42 gazetarë, përfshirë 8 gra, në vitin 2025 në Bregun Perëndimor të pushtuar, Kuds dhe zonat e populluara nga palestinezët brenda kufijve izraelitë.

Në një raport të publikuar nga sindikata thuhet se Izraeli vazhdon të shënjestrojë sistematikisht gazetarët, duke përdorur praktika të tilla si ndalimi arbitrar dhe administrativ, rrahje, dëbime, konfiskim të pajisjeve dhe marrje në pyetje me forcë, ndërsa vihet në dukje se kjo është pjesë e një përpjekjeje për të “heshtur ndjekjen e lajmeve dhe për të thyer strukturën kombëtare të medias”.

Raporti, i përgatitur nga komiteti i lirive të sindikatës, nxjerr në pah një përshkallëzim të rrezikshëm në politikën e arrestimeve të Izraelit, duke shënjestruar gazetarët me ndikim, duke zgjeruar praktikën e “paraburgimit administrativ” pa drejtimin e akuzave dhe duke përdorur dhunën fizike dhe psikologjike si mjet shtypjeje.

Në raport njoftohet se 42 gazetarë, përfshirë 8 gra, janë arrestuar nga ushtria izraelite në vitin 2025 në Bregun Perëndimor të pushtuar, Kuds dhe zonat e populluara nga palestinezët brenda kufijve izraelitë.

Arrestimin administrativ pa akuza, raporti e cilëson si një nga “metodat më të rrezikshme”, dhe thekson se kjo situatë i kthen gazetarët në “të burgosur të idesë për një kohë të pacaktuar”.

Kriza klimatike ‘kërcënon’ të shkurtojë sezonet e skijimit/ A do të munden njerëzit të bëjnë ski në vitin 2 100?

3 January 2026 at 07:31

Të bërit ski, teleferikët dhe shpatet e mbuluara me borë për Krishtlindje nuk janë më të garantuara.

Deri në vitin 2100, kriza klimatike kërcënon të shkurtojë në mënyrë drastike sezonet e skijimit dhe të rrisë kostot mjedisore dhe ekonomike, shkruan focus.it.

Shkencëtarët kanë mbledhur të dhëna mbi shpatet e Andermatt-Sedrun-Disentis, zona më e madhe e skijimit në Zvicër me 100 km shpate.

Prodhimi artificial i borës kërkon gjithashtu kërkesa të caktuara për temperaturën dhe lagështinë. Sa më i thatë ajri dhe sa më i ftohtë ajri i jashtëm dhe uji i përdorur, aq më efikas është ky proces.

Nëse temperaturat rriten ose ajri është shumë i lagësht, prodhimi i borës artificiale bëhet joekonomik.

Për më tepër, do të ketë problemin se ku mund të gjendet i gjithë ky ujë. Aktualisht, uji për zonën nën studim është marrë nga Oberalpsee, një liqen aty pranë në kantonin e Urit, i cili siguron një maksimum prej 200 milionë litrash në vit për këtë qëllim.

Megjithatë, i njëjti trup uji furnizon zonën edhe me energji hidroelektrike.

Këtu, si kudo tjetër, kjo do të krijojë një konflikt mbi përdorimet e ndryshme të rezervave ujore, të cilat ka të ngjarë të shterohen gjithnjë e më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Gjermani/ CSU kërkon ashpërsim të masave dhe kthimin e shumicës së refugjatëve sirianë

3 January 2026 at 07:21

Në një dokument të Unionit Kristiansocial Gjerman, CSU para një takimi të grupit të landit në Seeon, Bavarinë e Epërme në 6 janar flitet për një “ofensivë kthimi” që duhet të zhvillohet “sa më shpejt”.

Për shumicën e sirianëve me leje qëndrimi të përkohshme, argumenti i mbrojtjes nuk është më në fuqi pas përfundimit të luftës civile, thuhet në dokument. “Për ata që nuk largohen vullnetarisht, dëbimet duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”. Mbi dokumentin e CSU ka raportuar gazeta gjermane “Münchner Merkur” dhe dpa.

2026 duhet të jetë vit i ofensivës së dëbimeve, “me fluturime të planifikuara dhe gjithashtu për në Siri dhe Afganistan”. Për këtë qëllim,duhet të krijohen në të gjithë Gjermaninë qendrat e kthimit, së bashku me një terminal të dedikuar dëbimi në Aeroportin e Mynihut. CSU dëshiron të ndjekë një qëndrim më të ashpër edhe ndaj refugjatëve nga Ukraina. “Për më tepër, ne do të këmbëngulim që burrat ukrainas në moshë ushtarake, në veçanti, të kontribuojnë në mbrojtjen e vendit të tyre”, thuhet në dokument, por nuk jepen detaje të mëtejshme.

Pengesa më të larta për integrimin në sistemet sociale

Pikë tjetër në dokumentin e CSU është vështirësimi i kritereve për të hyrë në sistemin social gjerman. “Aktualisht, qytetarëve të BE-së u garantohet liria e lëvizjes brenda Unionit me ligj, madje edhe me një kohë minimale pune javore prej 5.5 orësh.

Ne duam të ngushtojmë përkufizimin e konceptit ‘punëtor’ siç përcaktohet në Direktivën e BE-së për Lirinë e Lëvizjes”, sqarohet në deklaratë. Kreu i grupit rajonal Alexander Hoffmann i tha “Merkur”, se “migrimi i fuqisë punëtore në Gjermani nuk duhet të jetë migrim varfërie”.

Dokumenti paraprak i publikuar në media përmban edhe pika të tjera si luftimin e armiqve të demokracisë. Aty kërkohet që thirrjet publike për ngritjen e një shteti islamist, Kalifat duhet të dënohen.

“Kërkesa për zhbërjen e rendit themelor demokratik liberal apo një krim antisemitist duhet të çojnë në dëbimin e detyrueshëm të personit në fjalë, mohimin e lejes së qëndrimit dhe, në rastin e shtetasve të dyfishtë, humbjen e shtetësisë gjermane”, thuhet në dokumentin e CSU.

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

3 January 2026 at 07:11

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Në veriperëndim hera-herës në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e stuhive, ndërsa në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore reshjet e borës do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 10m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 17m/s

 Deti – Valëzimi forcës 4-5ballë.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

3 January 2026 at 07:05

Dashi

Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të ndiheni me së miri. Do e shprehni pa dorashka dashurinë që ndjeni për njeri-tjetrin.

Beqarët do ndihen gati te fillojnë histori dashurie edhe pse personat nuk do ua mbushin 100% mendjen. Për financat do jetë një dite goxha e favorshme. Mund të kryeni disa investime me tepër nëse dëshironi.

Demi

Asgjë e veçantë nuk do ndodhe gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe atë çfarë do ju thotë zemra.

Beqarët do kenë veçse disa takime interesante, asgjë më shume sesa aq. Duhet ende edhe pak durim. Në planin financiar mos kërkoni të pasuroheni menjëherë sepse nuk do ja dilni dot. Sakrificat mund t’iu dëmtojnë.

Binjaket

Ka rrezik që gjërat të mos shkojnë ashtu si ju i keni ëndërruar sot në jetën tuaj sentimentale. Nuk do ketë momente pasionante sepse partneri do jete si stresuar për një çështje pune. Beqarët gjithashtu duhet te presin edhe pak për dashurinë e madhe. Nëse kryeni shpenzime te tejskajshme financat do dobësohen tej mase. Ruajeni gjithë kohës maturinë.

Gaforrja

Jeta juaj në çift nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar gjatë kësaj dite. Ndonjëherë atmosfera mund të bëhet mbytëse. Beqarët duhet të tregohen sa me të hapur dhe të pranojnë ftesat që do ju bëhen.

Se çfarë do bëjnë më pas e kanë vetë në dorë. Për financat duhet të merreni më seriozisht. Me pak maturi dhe kujdes gjendja do filloje të përmirësohet.

Luani

Do e dashuroni plot pasion personin që keni ne krah gjate kësaj ditë dhe atmosfera do bëhet elektrizuese. Zemra do rrahë edhe më fort. Beqarët do kalojnë një ditë pozitive edhe pse dashurinë ende nuk do e gjejnë. Miqtë nuk do i lënë asnjë çast te mërziten. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi dhe probleme. Duhet shume kujdes për t’ia dale mbanë.

Virgjëresha

Do merren vendime të mëdha gjate kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Do diskutoni gjerë e gjatë me personin që dashuroni dhe do bini në një mendje. Klima yjore do jete e turbullt për ata që janë vetëm. As sot nuk pritet të mbërrijë princi i kaltër. Financat do fillojnë dalëngadalë te përmirësohen. Do ndiheni më mirë kur të kryeni ndonjë shpenzim.

Peshorja

Do kërkoni që gjithçka të bëhet si doni ju gjatë kësaj dite, prandaj mund të kini disa mosmarrëveshje me partnerin. Mundohuni te tregoheni sa me realiste dhe te bëni lëshime. Beqarët do mahniten nga një person dhe nuk do mendohen dy herë për të filluar një lidhje. Në fakt ky do jete një gabim. Financat do jenë më të ekuilibruara se disa ditë më parë.

Akrepi

Mos përfitoni nga fakti qe partneri ka shume besim tek ju për te bere gjera qe ai ne fakt nuk i dëshiron. Mund ta ktheni situatën përmbys dhe do keni probleme. Për beqaret do ketë goxha surpriza, kështu qe duhet te bëhen gati. Gjendja e te ardhurave nuk do jete aspak e mire. Nuk do i rezistoni dot tundimit për te shpenzuar pafund.

Shigjetari

Dite e qetë dhe e qëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Harmonia, mirëqenia dhe flegrua do mbizotërojë ne jetën e tyre.

Beqarët nuk duhet te dekurajohen nëse nuk ju pranohen ftesat, por duhet ta kërkojnë diku tjetër dashurinë.

Financat do jene gjithë kohës të stabilizuara. Nuk do jetë problem edhe po kryet ndonjë investim më tepër.

Bricjapi

Dita e sotme do jetë shume e veçantë për ata që janë në një lidhje. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do i ndreqni edhe problemet e se shkuarës. Beqarët do ndihen mire me statusin që kanë dhe nuk do e kërkojnë princin e kaltër. Nëse tregoheni të arsyeshëm me financat, gjendja do jetë mjaft e ekuilibruar.

Ujori

Priten shumë vështirësi gjate kësaj ditë në jetën tuaj sentimentale. Nuk do merreni vesh aspak me personin qe keni ne krah dhe kjo do sjelle debate te forta. Beqarët duhet të përfitojnë sa të mundin nga ftesat që do ju bëhen, jo t’i neglizhojnë ato. Financat do jenë në gjendje të qëndrueshme, por nuk duhet të kryeni çmenduri me shpenzimet.

Peshqit

Marsi nuk do krijojë me probleme gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale, kështu që mund te dashuroheni ashtu si ta ndjeni. Beqarët më mirë të mos bëjnë plane në mënyrë që të mos zhgënjehen më vonë. Pritet të ketë disa takime të rëndësishme gjithsesi. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni për asgjë.

Moti i keq, qindra anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportin e Amsterdamit

2 January 2026 at 23:35

Qindra fluturime pritet të anulohen në aeroportin Ndërkombëtar Schiphol në Amsterdam

Gjithashtu njoftohet se mund të ketë edhe vonesa për shkak të borës dhe akullit, raportoi agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar njoftimin zyrtar nga aeroporti.

Schiphol, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, ka anuluar sot dhjetëra fluturime për të njëjtën arsye. Probleme të ngjashme raportohen edhe në aeroportin e Eindhovenit.

Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plagosur

2 January 2026 at 23:10

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga ortekët në Alpet italiane. Erërat e forta vështirësuan operacionet e shpëtimit. Një ortek fillimisht goditi Luginën Maira jugperëndimore të Alpeve, pranë kufirit francez në rajonin italian të Piemontes, duke vrarë një person dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas Shërbimit të Ndihmës së Parë Alpine.

Ndërsa një nga të plagosurit është në gjendje kritike. Ekipet e shpëtimit u nisën në këmbë nga lartësi më të ulëta pasi erërat e forta i penguan ekipet e helikopterëve të arrinin në vendngjarje, tha agjencia në një deklaratë.

Ndërkohë orteku i dytë ndodhi pranë Pragelato, një vendpushim i njohur skish rreth 60 kilometra në perëndim të Torinos. Një grua që ishte bllokuar arriti të lirohej, por nuk ishte në gjendje të lëvizte për shkak të lëndimeve të saj.

Ekipet e shpëtimit po punonin për ta shpëtuar, ndërsa helikopterët ishin përsëri të kufizuar për shkak të kushteve të këqija të motit.

Në rajonin verilindor italian të Venetos, një ortek në shpatin Vaio Gabene në Dolomitet e Vogla vrau një skiator 50-vjeçar, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

❌
❌