Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 2026Main stream

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

By: A R
30 January 2026 at 23:00

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për foshnja, “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced” pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore, RASFF.

Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani është konstatuar prania e substancës “cereulide”, një toksinë e cila mund të shkaktojë helmim ushqimor, me simptoma si të vjella dhe dhimbje barku, veçanërisht e rrezikshme për foshnjat. Ky produkt përdoret për foshnjat nga 0 deri në 2 vjeç

Produkti i kontaminuar APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram që mban datën e skadencës 10 nëntor 2026 nuk duhet të përdoret nga foshnjat sepse sjell probleme serioze për shëndetin e tyre. Alarmi i qumështit formulë me baktere si fillim është dhënë në vendet e Europës e më pas mbërriti edhe në vendin tonë. Operatori i Binzesit Ushqimor që importuar këtë qumësht është sërish Rossman Lala, gjithsej në Shqipëri janë futur 648 njësi të këtij produkti. Ku 276 kuti janë shpërndarë në Shqipëri, për të cilat po kryhet tërheqja nga tregu, ndërsa 372 janë eksportuar në Kosovë.

“Jemi njoftuar nga sistemi Europian për një produkt qumësht formulë Aptamil Advance Pronura 800gr me datë skadencë 10-12-2026. Produkti në fjalë është importuar nga nga Rossman Lala dhe është shpërndarë në rrjetin e zinxhirit: Durrës, Tiranës, Fier, Shkodër dhe inspektorët tanë kanë qenë të angazhuar në terren për tërheqjen e tij nga tregu me qëllim asgjësimin e tij.”-AKU.

APTAMIL është qumësht formulë që ka dhe shitjen më të madhe në treg, Bakteri ballicesu -cerus, nuk shfaqet për herë të parë në qumështin formulë, më parë ky bakter u gjend edhe tek produktet e kompanisë Nestle, të cilat tregtoheshin në dyqanet Rossman Lala.

AKU u bën thirrje prindërve dhe konsumatorëve që, nëse e kanë blerë këtë produkt, të mos e përdorin dhe ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes.

Yesterday — 30 January 2026Main stream

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

By: Fax Web
30 January 2026 at 19:45

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për foshnja, “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced” pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore, RASFF.

Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani është konstatuar prania e substancës “cereulide”, një toksinë e cila mund të shkaktojë helmim ushqimor, me simptoma si të vjella dhe dhimbje barku, veçanërisht e rrezikshme për foshnjat. Ky produkt përdoret për foshnjat nga 0 deri në 2 vjeç

Produkti i kontaminuar APTAMIL  1 PRONUTRA 800 gram që mban datën e skadencës 10 nëntor 2026 nuk duhet të përdoret nga foshnjat sepse sjell probleme serioze për shëndetin e tyre. Alarmi i qumështit formulë me baktere si fillim është dhënë në vendet e Europës e më pas mbërriti edhe në vendin tonë.  Operatori i Binzesit Ushqimor  që importuar këtë qumësht është sërish Rossman Lala, gjithsej në Shqipëri janë futur 648 njësi të këtij produkti. Ku 276 kuti janë shpërndarë në Shqipëri, për të cilat po kryhet tërheqja nga tregu, ndërsa 372  janë eksportuar në Kosovë.

Jemi njoftuar nga sistemi Europian për një produkt qumësht formulë Aptamil Advance Pronura 800gr me datë skadencë 10-12-2026. Produkti në fjalë është importuar nga nga Rossman Lala dhe është shpërndarë në rrjetin e zinxhirit: Durrës, Tiranës, Fier, Shkodër  dhe inspektorët tanë kanë qenë të angazhuar në terren për tërheqjen e tij nga tregu me qëllim asgjësimin e tij.”-AKU

APTAMIL është qumësht formulë që ka dhe shitjen më të madhe në treg, Bakteri ballicesu -cerus, nuk shfaqet për herë të parë në qumështin formulë, më parë ky bakter u gjend edhe tek produktet e kompanisë Nestle, të cilat tregtoheshin në dyqanet  Rossman Lala.

AKU u bën thirrje prindërve dhe konsumatorëve që, nëse e kanë blerë këtë produkt, të mos e përdorin dhe ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes.

Përdorimi i AI-së në mamografi ul rastet e kancerit të gjirit të diagnostikuar me vonesë

30 January 2026 at 16:47

Përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) në skanimet apo mamografitë për kancerin e gjirit ka ulur me 12 për qind rastet e diagnostikimit të vonshëm pas kontrollit fillestar, sipas një studimi të madh të realizuar në Suedi, ka raportuar The Guardian.

Studimi, i publikuar në revistën mjekësore The Lancet, ka përfshirë rreth 100 mijë gra që iu nënshtruan mamografisë mes viteve 2021 dhe 2022.

Gratë u ndanë rastësisht në dy grupe: një grup me mamografi të mbështetur nga AI dhe një grup me lexim standard nga dy radiologë.

Sistemi i inteligjencës artificiale analizonte imazhet e mamografisë, duke i ndarë rastet me rrezik të ulët për lexim nga një radiolog dhe ato me rrezik të lartë për lexim të dyfishtë, si dhe duke theksuar gjetjet e dyshimta për t’i ndihmuar mjekët.

Rezultatet treguan se në grupin me AI kishte 1.55 raste kanceri në 1,000 gra, të identifikuara me vonesë në vitet pasuese pas kontrollit, krahasuar me 1.76 raste për 1,000 gra, të identifikuara me vonesë pas kontrollit, në grupin pa AI.

Po ashtu, 81 për qind e rasteve të kancerit në grupin me AI u zbuluan gjatë mamografisë, krahasuar me 74 për qind në grupin kontrollues.

Në grupin e mbështetur nga AI u regjistruan edhe rreth 27 për qind më pak forma agresive të kancerit.

Autorja kryesore e studimit, doktoresha Kristina Lang nga Universiteti i Lundit, ka thënë se teknologjia ka potencial të madh, por kërkon kujdes.

“Zbatimi i gjerë i mamografisë me mbështetje nga AI mund të ndihmojë në uljen e ngarkesës për radiologët dhe në zbulimin më të hershëm të kancerit, përfshirë format agresive”, ka thënë ajo, duke shtuar se “futja e AI-së në shëndetësi duhet të bëhet me kujdes dhe me monitorim të vazhdueshëm”.

Ani pse rezultatet janë premtuese, studiuesit theksojnë se AI-ja nuk duhet të zëvendësojë profesionistët e shëndetësisë, pasi mamografia kërkon gjithmonë të paktën një radiolog që të bëjë leximin.

Doktoresha Sowmiya Moorthie nga Cancer Research UK ka thënë se gjetjet janë inkurajuese, por kërkojnë më shumë studime.

“Ky studim ndihmon në adresimin e shqetësimeve, por është realizuar në një qendër të vetme, ndaj nevojiten studime të tjera për të kuptuar nëse kjo do të shpëtojë jetë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, Simon Vincent nga organizata Breast Cancer Now ka thënë se studimi tregon potencial të madh për diagnostikim më të hershëm.

“Sa më herët të zbulohet sëmundja, aq më të mëdha janë shanset për trajtim të suksesshëm”, ka theksuar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përdorimi i AI-së në mamografi ul rastet e kancerit të gjirit të diagnostikuar me vonesë appeared first on Sinjali.

Qato: 100 pacientë në ditë gjatë janarit në Infektivin e QSUT

TIRANË, 30 janar/ATSH/  Në Shërbimin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë gjatë muajit janar është shënuar një rritje e ndjeshme e fluksit të pacientëve, kryesisht me simptoma të gjendjes gripale.

Mjekja infeksioniste, dr. Migena Qato, këshillon për rritje të kujdesit personal dhe vaksinimit si masa thelbësore për parandalimin e komplikacioneve.

Në lidhje me virusin e ri që po qarkullon në Indi, dr. Qato bën me dije se aktualisht nuk ka asnjë rast të konfirmuar në vendin tonë, duke theksuar se Shërbimi Infektiv ndodhet në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate të mundshme.

“Virozat edhe gripi janë kryefjala e diagnozave infektive që pranohen në Shërbimin Infektiv aktualisht. Janë rreth 100 raste të paraqitura në ditë gjatë janarit me simptoma të ndryshme. Grupmoshat e prekura janë të ndryshme nga mbi 14 vjeç deri në moshat e treta, të cilat përbëjnë një shqetësim të veçantë sa i përket sëmundjeve bashkëshoqëruese dhe komplikacioneve tek këto mosha që shpesh herë mund të rezultojnë të jenë edhe fatale”, theksoi Qato.

Sipas saj, të sëmurët paraqiten me simptoma nga më të lehtat si temperaturë, dhimbje të lehta muskulare, të cilat mund të trajtohen edhe në kushte shtëpie.

“Pastaj vijnë raste më të rënda që shoqërohen me komplikacione siç janë bronkopneumonitë që në këto momente janë shqetësimi ynë kryesor. Shpesh kërkojnë kujdes të veçantë dhe shtrim në spital pavarësisht grupmoshave të tyre”, tha Qato duke shtuar se rreth 30-40% e rasteve që paraqiten në urgjencë janë kandidatë për shtrim në spital.

Qato vuri në dukje se është për t’u përshëndetur fakti që numri i njerëzve që mjekohen vetë në shtëpi sa vjen e po zvogëlohet.

Sa i përket virusit që po qarkullon në Indi, Qato tha se “nuk duhet krijuar panik, të paktën deri sa pa e provuar këtë gjë në rajon. Pra, ne nuk kemi konstatuar raste të tilla”.

Mjekja Qato i bëri apel qytetarëve të vaksinohen, pasi tha ajo “vaksinimi është një indikacion i yni që nuk do resht asnjëherë”.

/k.s/j.p/

The post Qato: 100 pacientë në ditë gjatë janarit në Infektivin e QSUT appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët

By: A R
30 January 2026 at 10:37

Rreziku që virusi vdekjeprurës Nipah të përhapet përtej kufijve të Indisë është i ulët. Ka qenë kjo deklaratë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila shtoi se nuk rekomandohen kufizime udhëtimi ose tregtie.

Hong Kongu, Malajzia, Singapori, Tailanda dhe Vietnami janë ndër vendet që këtë javë forcuan kontrollet në aeroporte për t’u mbrojtur nga përhapja e mundshme e virusit, pasi India konfirmoi dy infeksione.

“OBSH-ja e konsideron të ulët rrezikun e përhapjes së mëtejshme të infeksioneve nga këto dy raste. Nuk ka ende prova që transmetimi nga njeriu te njeriu po rritet”, tha organizata duke shtuar se India ka kapacitetin për të përmbajtur shpërthime të tilla.

Megjithatë OBSH nuk e përjashtoi ekspozimin e mëtejshëm ndaj virusit, i cili po qarkullon në popullatat e lakuriqëve të natës në pjesë të Indisë dhe Bangladeshit fqinj.

Virusi Nipah, i cili përhapet kryesisht nga lakuriqët e natës dhe kafshët si derrat, mund të shkaktojë ethe dhe inflamacion të trurit.

Shkalla e vdekshmërisë varion nga 40% në 75% dhe nuk është gjetur asnjë kurë, megjithëse vaksinat në zhvillim janë në fazën e testimit.

Transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës të infektuar ose frutat që ata infektojnë, por transmetimi nga njeriu te njeriu nuk është i lehtë, pasi zakonisht kërkon kontakt të zgjatur me personat e infektuar.

Before yesterdayMain stream

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

By: A R
29 January 2026 at 21:51

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka lëshuar një paralajmërim urgjent për të gjithë prindërit në Shqipëri. Një lloj specifik i qumështit për foshnja po tërhiqet menjëherë nga tregu për shkak të pranisë së një substance të rrezikshme.

Gjatë kontrolleve në Gjermani, në produktin Aptamil 1 Pronutra (800g) është gjetur prani e një toksine (cereulide) që vjen nga bakteri Bacillus cereus. Ky bakter mund të shkaktojë probleme shëndetësore, ndaj është dhënë alarmi në të gjithë rrjetin europian të sigurisë ushqimore (RASFF).

AKU njoftoi qytetarët se nëse e kanë blerë këtë produkt ta kthejnë në pikat e shitjes.
Sipas autoritetit inspektorët janë tashmë në terren për të bllokuar çdo kuti të mbetur nëpër rafte.

NJOFTIMI I PLOTË

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon opinionin publik mbi njoftimin me numër reference 2026.0663 të ardhur nga Sistemi RASFF. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani, është konstatuar prani e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus në formulë për infant. Të dhënat e produktit:

Emri i produktit: APTAMIL 1 PRONUTRA 800G ADVANCED; Numri i artikullit 172911; Data e Skadencës: 10/11/2026

Trupat inspektuese në terren janë angazhuar në verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu.

AKU i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes.

Pas urdhrit të AKU-së, firma tërheq nga tregu të gjitha seritë e qumështit  Aptamil - Bota Sot

Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombëtar të armëve të zjarrit

29 January 2026 at 21:20

Dy ekspertë të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Fejsal Lutfiu dhe Lutfi Raci, kanë kaluar me sukses testin ndërkombëtar “Firearms Examination 2025-5262”.

Suksesi i tyre konfirmon nivelin e lartë profesional dhe përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare në ekzaminimin e armëve të zjarrit.

Ky rezultat thekson angazhimin e Agjencisë për zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e besueshmërisë ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombëtar të armëve të zjarrit appeared first on Sinjali.

Sala: Bashkëpunimi me “Bambino Gesù” sjell ekselencë pediatrike në Shqipëri

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala vizitoi sot Spitalin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Tiranë i cili do të bashkëpunojë me Spitalin Pediatrik Bambino Gesù (OPBG) në Romë, përmes zhvillimit dhe zbatimit të projektit “Qendra për Zhvillimin e Fëmijës”.

Sala vlerësoi se qeveria shqiptare mirëpret bashkëpunime të tilla edhe me spitale publike, për të sjellë në Shqipëri ekselencat mjekësore në fushën e trajnimit, kujdesit shëndetësor dhe kërkimit shkencor në fushën e pediatrisë.
“Këto bashkëpunime do të reduktojnë nevojën që këta fëmijë të zhvendosen drejt strukturave jashtë vendit”, u shpreh Sala.
Ministrja Sala tha se “ndërtimi i qendrave të ekselencës mjekësore në vendin tonë janë tregues i vëmendjes për një përmirësim të qëndrueshëm të cilësisë së kujdesit për fëmijët dhe familjet në Shqipëri dhe rajon”.
/k.s/r.e/a.f/

The post Sala: Bashkëpunimi me “Bambino Gesù” sjell ekselencë pediatrike në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I shpëtohet jeta 37-vjeçares në Spitalin e Mitrovicës, pati gjakderdhje nga shtatzënia jashtë mitre

28 January 2026 at 12:23

Një 37-vjeçare nga Mitrovica i është shpëtuar jeta falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të stafit mjekësor të Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri”.

Pacientja, B. SH. (1988), është paraqitur në Shërbimin Emergjent në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, me parametra vitalë minimalë, vetëdije të çrregulluar dhe shenja të theksuara të shokut hemorragjik, si pasojë e humbjes masive të gjakut.

Pas kryerjes së ekzaminimeve laboratorike dhe ultrasonografike, mjekët kanë diagnostikuar një shtatzëni ektopike cornuale – një rast i rrallë që paraqitet vetëm në 2–4% të shtatzënive jashtë mitrës – e shoqëruar me gjakderdhje masive dhe rrezik të lartë për jetën e pacientes.

Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të ekipit të Shërbimit Emergjent, në bashkëpunim me ekipet e Kirurgjisë, Gjinekologjisë, Anestezionit dhe shërbimet mbështetëse, është kryer një laparotomi urgjente, ndërhyrje kjo që ka qenë vendimtare për shpëtimin e jetës së pacientes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I shpëtohet jeta 37-vjeçares në Spitalin e Mitrovicës, pati gjakderdhje nga shtatzënia jashtë mitre appeared first on Sinjali.

Sala me homologen austriake: Marrëveshje e re bashkëpunimi në shëndetësi deri në 2030

28 January 2026 at 09:33

TIRANË, 28 janar/ATSh/ Në vijim të vizitës zyrtare në Vjenë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi një takim me homologen austriake, ministren Federale për Punën, Çështjet Sociale, Shëndetësinë, Kujdesin dhe Mbrojtjen e Konsumatorit të Austrisë, Korinna Schumann.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi fusha të mundshme për bashkëpunim, përfshirë hartimin e një marrëveshjeje të re bashkëpunimi në shëndetësi për periudhën 2026–2030, si dhe modernizimin e infrastrukturës shëndetësore, me investime strategjike në shërbimet e urgjencës mjekësore, teknologji të avancuar mjekësore dhe reformën e sistemit spitalor.

Në një njoftim për mediet, MShMS bëri të ditur se mbetet e angazhuar për të thelluar më tej partneritetin me Austrinë, me synim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e mirëqenies sociale për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, ministrja Sala zhvilloi ditën e djeshme një takim në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Sipas MShMS, në partneritet me Agjencinë, po investohet te njerëzit dhe te inovacioni i sigurt, duke udhëhequr me përgjegjësi dhe duke vendosur standarde për përdorimin paqësor të teknologjive bërthamore.

/e.i/j.p/

The post Sala me homologen austriake: Marrëveshje e re bashkëpunimi në shëndetësi deri në 2030 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të vogëlushit nga Lipjani që u shpall i humbur

27 January 2026 at 21:45

Vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall i humbur sot në Gadime të Lipjanit, është gjetur dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nga QKUK-ja, mjekja kujdestare Dafina Basholli ka thënë për Sinjalin se i mituri është pranuar.

“E kemi pranuar pacientin, jemi duke e trajtuar në dhomën e ranimacionit”, ka thënë Basholli, pa dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të vogëlushit nga Lipjani që u shpall i humbur appeared first on Sinjali.

Sala në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore: Shfrytëzimi i shkencës në forcimin e kujdesit ndaj kancerit

TIRANË. 27 janar/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala gjatë vizitës në Vjenë, Austri, zhvilloi një takim në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

“Shqipëria ka një vizion të qartë, shfrytëzimin e shkencës për të forcuar kujdesin ndaj kancerit, mjekësinë bërthamore dhe sigurinë nga rrezatimi”, tha Sala në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Sala u shpreh se “po forcojmë programin kombëtar të radioterapisë si pjesë e ngritjes së Institutit të Onkologjisë dhe Rrjetit Kombëtar të Kancerit”.

“Në partneritet me Agjencinë, ne po investojmë te njerëzit dhe te inovacioni i sigurt, duke udhëhequr me përgjegjësi dhe duke vendosur standarde për përdorimin paqësor të teknologjive bërthamore”, tha Sala.

/k.s/a.f/

The post Sala në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore: Shfrytëzimi i shkencës në forcimin e kujdesit ndaj kancerit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

India lufton shpërthimin vdekjeprurës të virusit Nipah

26 January 2026 at 18:15

India po lufton një shpërthim të virusit Nipah në shtetin e saj lindor të Bengalit Perëndimor, ku pesë persona janë konfirmuar të infektuar dhe gati 100 të tjerë janë vendosur në karantinë.

Shpërthimi raportohet të ketë filluar në një spital privat në qytetin Barasat, ku tre nga pacientët janë profesionistë mjekësorë që trajtojnë pacientët në atë strukturë.

Pacientët janë transferuar në një spital sëmundjesh infektive në lindje të kryeqytetit të shtetit, Kolkata.

Nipah (Henipavirus nipahense) – i cili u regjistrua për herë të parë në vitin 1998 – është një virus zoonotik serioz dhe shpesh fatal, i cili përhapet nga lakuriqët e natës dhe mund të infektojë kafshët (shpesh derrat) dhe njerëzit.

Aktualisht, nuk ka trajtime specifike për Nipah, as nuk ka vaksinë kundër sëmundjes.

Virusi Nipah ka një shkallë shumë të lartë vdekshmërie, me OBSH-në që raporton se vlerësohet se midis 40 dhe 75 përqind e rasteve mund të rezultojnë në vdekje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post India lufton shpërthimin vdekjeprurës të virusit Nipah appeared first on Sinjali.

Shtohet lista e barnave të rimbursueshme, Fondi i Sigurimit Shëndetësor: Nuk është mbyllur asnjë farmaci

By: A R
26 January 2026 at 19:45

Lista e re e Barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor përshin afro 1366 barna, prej të cilëve 211 spitalore.

Drejtori i FSDKSH-së, Arti Papajani në një intervistë për RTSH-në sqaron se nevoja për të mbuluar një spektër më të gjerë të diagnozave e ka shtuar numrin e barnave në listë.

“Lista e barnave është një sistem i integruar që balancon kujdesin e pacientëve me standardet e mbrojtjes së kujdesit shëndetësor, një proces që ndryshon vazhdimisht dhe që ka në qëllim zgjerimin e barnave të reja dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve. Aktualisht në listën e barnave që funksionojnë janë 1366 barna nga të cilat 211 janë barna spitalore”, tha Papajani.

Për Papajanin, rastet e mosmarrjes nga qytetarët e barnave nga lista e rimbursueshme në farmaci janë të rralla.

“Kjo mund të vijë nga dy faktorë, e para që edhe farmacitë duhet të përditësohen në lidhje me sistemin ose mund të ketë keqinformime dhe veprime nga ana e mjekëve të familjes të cilët nuk janë familjarizuar me barnat e reja apo me çmimet e reja”, theksoi ai.

Papajani thekson se procesi i kontrollit vijon si një procedurë normale administrative, që asesi nuk ka qëllim të ndëshkojë farmacitë, por të garantojë transparencë.

“Nuk është ndërprerë ndonjë kontratë në lidhje me ato që nuk kanë të bëjnë me procedura të identifikimit të drejtpërdrejtë të fiktivitetit. Farmacitë duhet të vijojnë punën normalisht, mbeten këto kontrata në fuqi sikurse kanë qenë dhe të pacënuara deri më tani”, nënvizoi Papajani.

Hartimi dhe miratimi i listës së barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe masa e mbulimit të çmimit të tyre përfshin nevojat reale të pacientëve, bazuar dhe në përparësitë reale që vetë shërbimet universitare kanë.

400 pacientë në 24 orë në urgjencën pediatrike. Lama: Më të prekur fëmijët nën katër vjeç

By: A R
26 January 2026 at 12:09

Shtohen rastet e pacientëve me grip. Gjatë 24 orëve në urgjencën pediatrike në QSUT paraqiten rreth 400 pacientë. Por, sipas shefit të shërbimit të urgjencës, Albert Lama, shumica e pacientëve nuk kanë probleme të rënda dhe pas vizitës kthehen në banesë.

“Në urgjencë kemi fluks të shtuar, por duhet të përmendim se shumica e rasteve nuk janë urgjencë, por kanë nevojë për trajtim ambulator, ndërsa 35–40 përqind kanë nevojë për shërbim ambulator”.

Më të prekur janë fëmijët e vegjël, sidomos ata në vitin e parë të jetës. Simptomat e gripit, sipas mjekut pediatër Albert Lama, janë të ndryshme, ku mbizotërojnë kolla dhe temperatura e lartë 39–40 gradë Celsius, ndërsa simptomat mund të zgjasin edhe një javë, në varësi të sistemit imunitar të pacientëve.

“Paraqitjet janë me temperaturë të lartë dhe kollë, probleme me të vjella, diarre. Temperaturat nga infeksionet virale në përgjithësi kanë një lloj rezistence, pasi vetë trupi reagon në mënyrë të tillë duke ngritur temperaturën për t’u mbrojtur nga infeksionet virale. Në kushte shtëpie, temperatura trajtohet duke përdorur paracetamol, buprofen, në bazë të moshës. Mosha e vogël është mosha më e prekur, deri në 4 vjeç”.

Sipas bluzave të bardha, aktiviteti i gripit në vend është në pikun e tij dhe me këto ritme pritet të vijojë edhe në javët në vijim.

Kostoja e fshehur nga pandemia

By: Mira Leka
26 January 2026 at 11:15

Pas pandemisë së Covid-19, numri i pacientëve të shtruar në spitalet psikiatrike ka rënë, por mjekët psikiatër të shërbimeve ambulatore pohojnë se kjo nuk tregon përmirësim të gjendjes mendore të popullsisë, pasi barrierat sociale dhe stigma kanë penguar trajtimin. Sipas tyre, në shërbimet ambulatore është rritur ndjeshëm numri i të rinjve dhe moshës së mesme (20–45 vjeç) që trajtohen për ankth, ç...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kostoja e fshehur nga pandemia appeared first on Revista Monitor.

Qendra Multifunksionale në Cërrik, model i integrimit të shërbimeve sociale

26 January 2026 at 09:20


TIRANË, 26 janar/ATSH/ Qendra Multifunksionale në Cërrik përfaqëson një model bashkëkohor të integrimit të shërbimeve sociale, duke u kthyer në një pikë referimi për mbështetjen e komunitetit lokal.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë vizitës në këtë qendër theksoi se përmes mekanizmit të Fondit Social do të financohen shërbimet lëvizëse për qytetarët në nevojë, në njësitë administrative Cërrik, Gostimë, Mollas, Shalës dhe Klos.

Qendra Multifunksionale në Cërrik, krahas mbështetjes në ambientet e qendrës, ofron edhe shërbime lëvizëse, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës.

Gjithashtu, qendra ka zgjeruar veprimtarinë edhe përmes shërbimeve lëvizëse, duke iu afruar drejtpërdrejt banorëve që kanë më shumë nevojë për ndihmë.

Kjo qendër, ofron jo vetëm asistencë konkrete, por kontribuon edhe në fuqizimin social, informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. Ajo shërben si një hapësirë bashkëpunimi dhe solidariteti, ku mbështetja nuk mbetet brenda institucionit, por shtrihet në çdo cep të zonës.

/e.i/j.p/

The post Qendra Multifunksionale në Cërrik, model i integrimit të shërbimeve sociale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si mund të zbulojmë problemet me tiroiden nga shenjat në duar

25 January 2026 at 11:27

Duart mund të jenë një indikator i rëndësishëm për shëndetin tuaj tiroide. Simptomat e hipotiroidizmit, si duar të ftohta, rrudha në lëkurë, lëkura e thatë dhe thonjtë e brishtë, mund të tregojnë se gjëndra tiroide nuk po funksionon siç duhet.

Hipotiroidizmi, që shoqërohet me uljen e aktivitetit të gjëndrës tiroide, mund të ndikojë në qarkullimin e dobët të gjakut dhe shëndetin e përgjithshëm të lëkurës dhe thonjve.

Këto shenja mund të ndihmojnë në identifikimin e problemeve me tiroiden dhe kërkojnë vëmendje mjekësore për trajtim të hershëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Si mund të zbulojmë problemet me tiroiden nga shenjat në duar appeared first on Sinjali.

Sala: Gati protokollet e reja të onkologjisë, rritje e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

24 January 2026 at 11:35

TIRANË, 24 janar/ATSh/  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, gjatë vizitës në Spitalin Rajonal  të Elbasanit bëri me dije se ka nisur puna për rritjen e kapaciteteve të shërbimit të kimioterapisë në 7 rajone të vendit, bazuar në modelin e ndërtuar në fundmi në Shërbimin Onkologjik, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Në bisedë me stafin e këtij shërbimi në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ministrja Sala tha se është bërë vlerësimi i nevojave për infrastrukturë, menaxhim dhe staf mjekësor në 7 punktet respektive në 7 rajone, ndërsa njoftoi fillimin e bashkëpunimit me Institutin prestigjoz të Tumoreve në Milano.

“Në bashkëpunim me këtë institut kemi përfunduar  protokollet e së shpejti do ua dërgojmë ato”, nënvizoi ministrja Sala.

Në funksion të modernizimit të pajisjeve në Shërbimin Onkologjik në Shqipëri, ditën e hënë ajo do të udhëtojë drejt Vjenës, ku në axhendë është parashikuar edhe takimi në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), për të vijuar më pas me takimin  zyrtar me drejtues të Institutit të Tumoreve të Milanos për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e onkologjisë.

Spitali Rajonal i Elbasanit, ka kryer 600 procedura kimioterapie gjatë vitit 2025, ndërsa do të nisë puna për projektin e rehabilitimit të Shërbimit të Patologjisë, ku do të përfshihet edhe kimioterapia, që sipas drejtoreshës, Zheni Gjergji do t’u vijë në ndihmë banorëve të 7 bashkive të qarkut e do të lehtësoje fluksin në QSUNT.

Gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ministrja Sala inspektoi punimet për ndërtimin e dy godinave të reja të Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, çka do të rrisë kapacitetet për t’iu përgjigjur nevojave në të gjithë rajonin.

Nga vizita e ministres Sala në Spitalin Rajonal të Elbasanit
1 nga 14

/e.i/j.p/

The post Sala: Gati protokollet e reja të onkologjisë, rritje e kapaciteteve në 7 spitale rajonale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtatë profesioniste të reja i bashkohen ekipit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”

24 January 2026 at 09:26

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Ekipit të mjekëve në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” i janë bashkuar shtatë profesioniste të reja, duke forcuar më tej shërbimet shëndetësore për qytetarët.

Angazhimi i mjekëve të rinj në spitalet publike dhe ato rajonale në vend është një mundësi profesionale, duke u dhënë atyre eksperiencë praktike dhe kontakt të drejtpërdrejtë me problematikat e pacientëve.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot portretet e profesionisteve të reja duke vënë në dukje se ato i janë bashkuar Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet, për të shërbyer me përkushtim.

Tashmë studentët për katër vite gjatë formimit të tyre marrin 80% të pagës së mjekut specialist dhe 100% ata të cilët kryejnë specializimin në degët prioritare “mjekësi familje” dhe “mjekësi urgjence”.

Me rihapjen në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake.

/e.i/j.p./

The post Shtatë profesioniste të reja i bashkohen ekipit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌