Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

“Marrëdhënia me SHBA, BE e NATO, themel për ne”/ Begaj: Rruga drejt BE, proces transformues! Reforma në drejtësi, në fazë pjekurie

28 January 2026 at 19:16

Presidenti Bajram Begaj ka pritur ambasadorët në takimin e parë të vitit. Gjatë fjalës së tij Begaj u shpreh se diplomacia shqiptare është e ndërtuar mbi parime e vlera të qëndrueshme.

Begaj foli edhe për integrimin drejt BE, duke theksuar se rruga drejt integrimit është një proces transformues, duke shtuar se marrëdhënia me SHBA mbetet një marrëdhënie e veçantë historike.

“Për Shqipërinë diplomacia ndërtohet mbi vlera e parime të qarta e të qëndrueshme. Ne kemi zgjedhur të jemi aty ku janë vlerat e paqes dhe të demokracisë. Parimet tona nuk mbeten vetëm në nivel deklarativ por përkthehen në zgjedhje të qarta strategjike.

Partneriteti me SHBA është një marrëdhënie e veçantë historike e ndërtuar mbi mirënjohje e besim. Europa për ne mbete një projekt paqe e vlera që ndërtohet mbi shtetin e së drejtës”, tha ai.

Ministri i Jashtëm iranian: Forcat e Armatosura të përgatitura për çdo sulm nga SHBA

28 January 2026 at 19:03

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka deklaruar se Forcat e Armatosura të vendit janë përgatitur për t’ju përgjigjur menjëherë dhe fuqishëm çdo agresioni. Në një postim në rrjetet sociale, Araghchi thotë se vendi ka nxjerrë “mësime të vlefshme” nga lufta 12-ditore e qershorit të kaluar.

Ai pretendon se Irani do të mirëpriste një marrëveshje bërthamore që është “reciprokisht e dobishme, e drejtë dhe e barabartë”.

Kjo vjen pasi një këshilltar i udhëheqësit suprem iranian përsëriti kërcënimin se çdo sulm i SHBA-së ndaj vendit do të nënkuptonte “fillimin e një lufte”.

Ali Shamkhani reagoi në platformë X, duke thënë: “Një sulm i kufizuar është një iluzion. Çdo veprim ushtarak nga Shtetet e Bashkuara, nga çdo vendndodhje dhe në çdo nivel, do të konsiderohet si fillimi i një lufte dhe përgjigja do të jetë e menjëhershme, gjithëpërfshirëse dhe e pashembullt – duke synuar zemrën e Tel Avivit dhe të gjithë mbështetësit e agresorit. Kjo shënon kërcënimin më të fundit nga Teherani ndaj SHBA-së, me sa duket duke shpresuar të shmangë çdo veprim”.

Trump mesazh Iranit: Bëj marrëveshje ose goditja e radhës do të jetë më e keqe

28 January 2026 at 18:44

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka kërkuar Iranit të ulet në tryezë dhe të arrijë një marrëveshje për armët bërthamore, përndryshe sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq.

“Shpresojmë që Irani të ulet në tryezë shpejt dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë – Jo armë bërthamore – një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët. Koha po mbaron, është vërtet thelbësore”, ka shkruar Trump në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti republikan i SHBA-së, i cili u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore shumëkombëshe e vitit 2015 me Teheranin gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ka vërë në dukje se paralajmërimi i tij i fundit ndaj Iranit u pasua nga një sulm ushtarak.

“Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e bëni këtë të ndodhë përsëri”, ka shkruar Trump. Ai ka njoftuar gjithashtu se një tjetër “armadë” po lundron drejt Iranit

Të paktën 20 pika kufitare ende të bllokuara në Serbi

28 January 2026 at 17:54

Ndërmarrja publike “Rrugët e Serbisë” njoftoi më 28 janar se, sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë Kufitare të Serbisë, hyrjet dhe daljet nga ky shtet për automjetet e rënda janë të bllokuara në 20 pika kufitare.

Sipas njoftimit, të bllokuara janë pikat kufitare me Kroacinë – Batrovci, Shid, Bogojevo, Baçka Pallanka, Bezdan, Neshtin; me Hungarinë – Horgosh, Kelebia, Baçki Breg; me Rumaninë – Gjerdap, Sërpska Cërnja, Vatin, Kalugjerovo; me Bullgarinë – Vërshka Quka, Gradina, Strezimirovci, Ribarci, Mokranje; si dhe me Maqedoninë e Veriut – Preshevë dhe Prohor Pçinski.

Pikat kufitare me vendet e Bashkimit Evropian (BE) u bllokuan më 26 janar nga shoferët e kamionëve transportues nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, në shenjë proteste ndaj procedurave të ashpërsuara për hyrje në Zonën Schengen, të cilat, sipas tyre, ua kanë shkurtuar kohën e lejuar të qëndrimit në vendet e BE-së.

Forumi i Investimeve i Dhomave të Tregtisë së Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, që përfshin dhomat ekonomike të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, i dërgoi më 26 janar Komisionit Evropian një thirrje të përbashkët me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje urgjente për vështirësitë e shoferëve.

Në këtë thirrje u tha se rreth 60 për qind e tregtisë së jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor zhvillohet me BE-në dhe se problemet e shoferëve në kufi mund të shndërrohen në një problem serioz sistematik, si ekonomik ashtu edhe politik për rajonin.

Në ditën e parë të bllokadës, më 26 janar, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Markus Lammert, deklaroi se institucionet evropiane po punojnë për një zgjidhje që do t’u mundësonte disa profesionistëve, përfshirë shoferëve të kamionëve, ë të qëndrojnë në Zonën Schengen më gjatë sesa e përcaktojnë rregullat aktuale.

Nga Dhomat e Tregtisë së Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës paralajmëruan për humbje shumëmilionëshe për shkak të bllokadave dhe për rrezikimin e stabilitetit të zinxhirit të furnizimit. Si importuese e shumë mallrave përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kosova pritet të ndjejë pasojat e protestave në qarkullimin e mjeteve të transportit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, njëherësh udhëheqës i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar se Kosova nuk merr pjesë në protestë, pasi vendi nuk ka ende kompani logjistike që realizojnë transport të rregullt me vendet e BE-së.

Por, ai paralajmëroi se efektet e saj do të ndihen edhe në Kosovë.

“Për shkak të bllokadës së kufijve, Kosova nuk do të mund as të eksportojë dhe as të importojë mallra”, deklaroi Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë i nisi më 27 janar një letër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, duke i kërkuar që të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që bllokadat të mos vazhdojnë më gjatë dhe të mundësohet qarkullimi i rregullt i mallrave, në të mirë të stabilitetit ekonomik të rajonit.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës për vitin e kaluar, vendi ka importuar produkte në vlerë prej mbi 7 miliardë eurosh në total, ose rreth 20 milionë euro në ditë – një sasi të madhe të tyre përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Vlera e eksporteve, ndërkaq, ishte rreth 942 milionë euro vitin e kaluar, apo rreth 2.6 milionë euro në ditë./REL

Serbi, studentët nuk braktisin protestat/ Vuçiç nuk shpall datën për zgjedhjet e parakohshme

28 January 2026 at 17:05

Protestat kundër Aleksandër Vuçiç dhe regjimit të tij nuk ndalen në Beograd. Mijëra protestues që u mblodhën në sheshet kryesore të kryeqytetit shprehën hapur qëndrimin e tyre kundër asaj që e quajtën neglizhencë të qeverisë në sektorin e arsimit në shkolla dhe universitete. Protestat u mbajtën nën moton “dija është fuqi”.

Qeveria reagoi ndaj bllokimit të universitetit, bllokimit të rrugëve dhe demonstratave masive edhe duke përdorur dhunën, arrestimet, madje edhe shkarkimet nga puna të pedagogëve që mbështetën protestuesit.

Sipas pedagogëve, asnjë qeveri e mëparshme nuk ka reaguar me kaq dhunë dhe dashakeqësi ndaj botës akademike, vetëm sepse ajo nuk do të vazhdojë të heshtë më.

Studentet dhe studentët për një vit rresht mbajtën të bllokuar pothuajse të gjitha universitetet në Serbi. Në nëntor ata i dhanë fund bllokadës, por ata i kanë kthyer protestat e tyre në “luftë politike” duke trajtuar në çdo dalje nga një tema konkrete.

Demonstrata janë pjesë e një lëvizjeje të gjerë protestash në Serbi, që nisën që prej 1 nëntorit të vitit 2024, kur një strehë prej betoni e stacionit hekurudhor në Novi Sad u shemb duke shkaktuar 16 viktima.

Nga ai moment, protestat në vend kanë bërë përgjegjëse qeverinë e Vuçiç për neglizhencë dhe korrupsion.

Vetë presidenti serb ka deklaruar se vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme, por pa dhënë asnjë datë.

Me kallashnikov në dorë në mes të qytetit/ Terrorizoi qytetarët në Podujevë, arrestohet autori pas të shtënave me armë

28 January 2026 at 16:39

Kosovë- Të shtëna me armë zjarri u raportuan në qendër të Podujevës, duke shkaktuar panik e terror tek kalimtarët.

Sipas mediave në Kosovë, një person është parë me kallashnikov në dorë dhe qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar. Autori i dyshuar tentoi t’i ikë policisë, por më pas u lokalizua nga autoritetet. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Të shtëna me armë zjarri në Shijak, plagoset 45-vjeçari

27 January 2026 at 23:53

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shijak. Mësohet se dy kushërinj janë konfliktuar me një tjetër shtetas.

Gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Dorëzohet përgjimi i “21 janarit”/ Ish-prokurori: Provë e rëndësishme! Hetimet për zyrtarët e lartë nuk janë të qarta

27 January 2026 at 23:43

Kaseta origjinale e diktofonit me regjistrimet e komunikimeve të Gardës së Republikës, ku u dhanë urdhrat e vrasjeve së protestuesve më 21 Janarin 2011, është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga gazetari Artan Hoxha.

Në të janë 36 minuta regjistrim, ku dëgjohen bisedat e ish-kreut të gardës Ndrea Prendi dhe vartësve të tij para, gjatë dhe pas vrasjes së 4 protestuesve dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve.

“Audio-përgjimi i 21 janarit është një provë e rëndësishme. Hetuesit do të ketë informacion më të saktë”, kështu u shpreh ish-prokurori Ervin Karanxha në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News.

Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi se hetuesit do të ndjekin edhe disa faza. “Edhe regjistri do të jetë objekt hetimi, pra nëse ka regjistër, duhet të verifikohet dhe ballafaqohet. Do jetë akti i ekspertimit që do ta sqarojë se çfarë është komunikuar gjatë kësaj periudhe. Ngjarja e 21 janarit u quajt e mbyllur dhe kanë ndodhur ato që kemi diskutuar më pas. Gabimi i parë procedura ishte që në nisje të hetimit, sepse duhet të ishin marrë deklarime edhe zyrtarë të lartë. Gjykata e Lartë thotë duhet të hetohen zyrtarë të lartë, pra të bëhen veprime procedurale, këto duhet të ishin bërë para 15 vitesh. Në atë kohë janë dënuar mbi 40 protestues. Ka pasur gjatë protestës edhe policë të dëmtuar, por nuk u arrit të provohej se kush person ka goditur. Por ka pasur edhe raste u hetuan. Zyra e prokurorit të përgjithshëm hetonte zyrtarë të lartë. Na rezulton se ish ministri Lulzim Basha ka shkuar te Bamir Topi, ndiko tek Ina Rama. Ky person duhet të ishte hetuar vetë. Mendoj që edhe ish-prokuroren Ina Rama duhet ta thërrasë SPAK. Problemi është hetimi i zyrtarëve të lartë. Nuk ka asnjë akt…Hakerat iranianë, u bë një ndërhyrje tek SHIK dhe dolën të dhënat e regjistrat e bashkëpunëtore dhe ka dalë që Ina Rama është bashkëpunëtore e shërbimit…Pra si mundet që një prokuror i përgjithshëm të jetë bashkëpunëtor? Shërbimi Sekret jep të dhëna për prokurorë e gjyqtarë. Edhe tek 21 janari duhet pyetur, pse nuk u mor hetime për zyrtarë të lartë siç u bë për deputetë të opozitës së asaj kohe”, nënvizoi ai.

Trump njofton qetësim ulje të tensioneve në Minesota pas vrasjes së dy protestuesve

27 January 2026 at 23:14

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot një qetësim të lehtë të situatës në Minesota, pas vdekjes së dy protestuesve në Minneapolis brenda disa javësh nga njëri-tjetri, të vrarë nga agjentë federalë gjatë operacioneve policore kundër imigracionit.

“Do të kemi një qetësim të lehtë të situatës”, tha presidenti amerikan në një intervistë me Fox News gjatë një udhëtimi në Iowa.

“Nuk është një tërheqje, është një ndryshim i vogël”, theksoi ai.

Aksidenti tragjik në Rumani, mes viktimave edhe një shqiptar

27 January 2026 at 22:42

Udhëtimi për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës u kthye në tragjedi për shtatë tifozë të ekipit grek të PAOK-ut, mes tyre edhe një shqiptar.

Ndërsa po shkonin në Rumani me një fugon, u përplasen me një kamion. Si pasoje e aksidentit, shqiptari  Vasil Palo humbin jetën.

Pamjet tregojnë momentin kur fugoni kreu parakalimin, por shoferi nuk u kthye në korsin e tij duke shkuar drejt kamionit. Nga aksidenti mbeten të plagosur edhe 3 persona të tjerë,  dy shtetas greke dhe një shtetas shqiptar me nënshtetësi greke, i identifikuar si Genci Sadiku.

Ambasada Shqiptare ne Bukuresht tha se Genci Sadiku kishte kontaktuar fillimisht Ambasadën Greke në kryeqytetin e Rumanisë pasi si ai, por edhe si viktima Shqiptarë Vasil Palo kishin pasaporte Greke.  Tre personat e plagosur janë në gjendje stabël shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i tifozëve ishte nisur nga Greqia për në Francë për të ndjekur ndeshjen e Europa League midis Lyon dhe PAOK. Autoritetet Romune kanë nisur hetimet mbi aksidentin e rëndë ndërsa disa patrulla policie dhe autoambulanca të shumta mbërritën në vendngjarje.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ndërsa tha se Qeveria dhe Ambasada Greke në Bukuresht po bashkëpunojnë me autoritetet për të lehtësuar proceduarat për familjaret e viktimave dhe personave të plagosur.

Danimarka me moshën e pensionimit më të lartë

27 January 2026 at 22:24

Danimarka ka vendosur që qytetarët e saj të pensionohen në moshën 70 vjeçe. Çdokush i lindur pas 31 dhjetorit 1970 do të dalë në pension vetëm pas moshës 70. Me këtë vendim, Danimarka mban rekordin për moshën e daljes në pension.

Ndërkaq, mosha e daljes në pension në Gjermani do të rritet në 67 vjeç nga viti 2031.

Në disa shtete ka diferencë mes burrave dhe grave për moshën e pensionimit: në disa gratë pensionohen 60 vjeçe. Disa prej shteteve evropiane e kanë të rregulluar në këtë mënyrë moshën e pensionimit. Belgjika do ta rrisë moshën e pensionit nga 67 vjeç gradualisht deri në vitin 2030.

Bullgaria po ashtu shkon gradualisht për gratë 63 e për burrat 65. Estonia në 65 vjeç, Finlanda po ashtu 65, Franca 64, Greqia 62, Irlanda 68, Italia 67 vjeç, Kroacia 65 për burrat kurse për gratë do ta bëjë po ashtu 65 vjeç deri më 2029, Austria 61 vjeç për gra e 65 për burra, e të tjera.

Yesterday — 27 January 2026Main stream

Eksperti i Sigurisë: Ekonomia ruse e lodhur, shpenzimet për luftën në Ukrainë e kanë “groposur”

27 January 2026 at 21:36

Eksperti i Çështjeve të Sigurisë Redion Qirjazi ka analizuar gjatë një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News, zhvillimet e konflikteve në botë.

Gjatë intervistës, foli edhe për pushtimin Ukrainës nga Rusia duke thënë se shpenzimet që Moska ka bërë në këtë luftë, janë duke e groposur atë.

Më tej eksperti i Çështjeve të Sigurisë theksoi se deri më tani Rusia nuk është se ka marrë një territor të madh të Ukrainës, kjo falë edhe mbështetjes së Europës për Ukrainës.

“Shpenzimet që ka bërë Rusia janë duke e groposur atë. Kina është duke u shndërruar në furnizuesin kryesor të Rusisë për shkak të sanksioneve. Ekonomia e luftës është duke e shkatërruar atë ekonomikisht, edhe pse tani ende nuk kuptohen. Nga ana tjetër Europa ka një ekonomi më të qëndrueshme. Pra duhet kuptuar është se ajo që ofron më shumë marrëdhënie është Europa, dhe fuqia e saj blerëse është jashtëzakonisht e madhe. Por uniteti politik i Europës është problemi”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Netanyahu: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

27 January 2026 at 21:02

“Izraeli nuk do të lejojë krijimin e një shteti palestinez”, kështu ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu,  duke u shprehu i bindur se vendi i tij do të ruajë kontrollin e sigurisë nga lumi Jordan deri në Mesdhe.

“Dëgjoj njerëz që thonë se unë do të miratoj krijimin e një shteti palestinez në Gaza. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë. Por sot dhe nesër, ne nuk do ta lejojmë këtë. Izraeli, tha ai, do të ketë kontrollin e sigurisë mbi një zonë “nga Jordani në Detin (Mesdhe)”, domethënë në territorin e tij dhe në të gjitha territoret e pushtuara palestineze”, u shpreh ai.

Në Gaza, Izraeli tani po përqendrohet në dy misione, “çarmatimin e Hamasit dhe demilitarizimin” e enklavës, pasi u gjet trupi i pengjeve të fundit që u rrëmbyen më 7 tetor 2023.

/abcnews.al/

“Për BE, Rusinë e SHBA kemi qenë zonë neutrale”/ Artur Nura: Kemi paguar koston e stabilitetit të tyre, sot duhet të bëjmë zgjedhje me kurajo!

27 January 2026 at 20:55

Analisti Artur Nura në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, deklaroi se Shqipëria ka paguar koston e stabilitetit të vendeve më të mëdha. Ndërsa shtoi se fatkeqësisht ka “qenë një urë ku nuk ka mbetur ushtri pa kaluar”, duke nënvizuar se është me rëndësi që sot të bëjë zgjedhje me kurajë dhe analizë se në krah të kujt do të qëndrojë.

“Ne jemi evropianë, jemi në Europë dhe do mbetemi gjithmonë. Ne kemi qenë për vullnetin e Europës dhe superfuqive duke futur Rusinë dhe SHBA kemi qenë një zonë neutrale. Nëse do flasim për neutralitetin, sot ne jemi anëtarë të NATO dhe po insistojmë të jemi anëtarë të BE dhe shpresoj që BE ëndrrën e atyre që e ndërtuan janë në një sfidë.  Pra ne e kemi paguar koston e stabilitetit të tyre , u izoluam ne dhe kemi qenë një urë që nuk ka ngelur ushtri pa kaluar, por në urë askush nuk investon. Sot nuk jemi më urë. Pra ne sot duhet të bëjmë zgjedhje me kurajë dhe analizë”, tha ai.

“Vizita e Ramës në Izrael, delikate”/ Minxhozi: Njeriu i sfidave, por në fjalimin e tij duhet të fliste më shumë për atë që po ndodh në Palestinë

27 January 2026 at 20:32

Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael nga ana diplomatike, ishte një vizitë shumë delikate.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi, nënvizoi se Rama ka treguar se është lider politik që bën zgjedhje të forta, ndërsa shtoi se në fjalimin e tij në Knesset, priste t’i kushtohej më tepër rëndësi asaj se çfarë po ndodh në Palestinë.

“Nga ana diplomatike ka qenë një vizitë shumë delikate. Jemi fiks si tek Bordi i Paqes kur Rama e firmosi, por nuk shkoi. Rama kërcen, një balet diplomati që është gjithmonë në zgrip. Të jesh një vendi të vogël e ka luksin të ketë një lëvizje më të madhe. Rama ka marrë lirinë, të një lideri politik që bën zgjedhje të forta, thotë ato që të tjerët nuk u thonë dhe që nuk ia marrin për ters.

Vizitën në Izrael e shoh si “krijon levat e influencës tek administrata amerikane, por problemi është që kur shkon t’i japësh dorën një qeverie që gjysma është për arrestim dhe ka ndodh ajo që ka ndodh në Palestinë, por Rama është njeriu i këtyre sfidave. Por Rama në fjalimin e tij duhet të kishte thënë diçka më shumë. Unë do prisja nga kryeministri i vendit tim të kishte diçka më shumë”, tha Minxhozi.

/abcnews.al/

“Disa vende të BE e kanë bojkotuar Netanyahun”/ Muçi: Vizita e Ramës në Izrael për interesa personale!

27 January 2026 at 20:12

Redi Muçi deputeti i Lëvizjes Bashkë, në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael.

Gjatë intervistës, Muçi u shpreh se sipas tij, kjo vizitë kishte për qëllim interesat personale të kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se vendet e BE e kanë bojkotuar Netanuahu, por Rama po bën të kundërtën.

“Qëllimi i takimit bazohet më tepër në nevoja personale të të dy krerëve te shteteve. Manovrat politike që ka bërë Rama së fundmi, duket qartë që motivacioni i tij i vërtetë është fitimi i një “leve” për të ndikuar te presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I gjithë ky show mediatik i shërben vetëm interesave personave. Ndërsa ndaj Netanyahut pothuajse të gjitha vendet e BE i kanë vendosur një bojkot, Rama bën të kundërtën”, tha ai.

Kijameti, 85 sekonda larg/ Ora e fundit e botës, akrepat 4 sekonda

27 January 2026 at 19:34

Ora e Kijametit që simbolizon sa afër është zhdukja e njerëzimit është zhvendosur 85 sekonda përpara mesnatës, nga 89 sekonda që ishte një vit më parë në atë koha më e afërt që prej kohës kur ky koncept u paraqit nga shkencëtarët në vitin 1947.

Grupi i Shkencëtarëve Atomikë me bazë në Çikago të Shteteve të Bashkuara deklaroi se kërcënimet bërthamore, keqpërdorimi i mundshëm i përparimeve biologjike dhe inteligjencës artificiale si dhe ndryshimet Klimatike ishin faktorët kryesorë që tregojnë se Bota po i afrohet gjithnjë e më pranë orës së Kijameti.

Drejtuesja e Organizatës Alexandra Bell tha se tashme çdo sekondë ka rëndësi dhe se koha jone po mbaron. Ky është realiteti ynë u shpreh ajo ndërsa shtoi se Bota nuk ka qenë kurrë pranë këtij limiti.

Ora e Kijametit ishte 7 minuta larg mesnatës kur ajo u krijua në vitin 1947. Grupi i Shkencëtarëve Atomikë në deklaratën e tyre thane se zhvendosja e orës qofte edhe me vetëm me një sekondë më pranë mesnatës është një sinjal i ashpër për mbarë njerëzimin.

Deri në vitin 2020, ora nuk kishte qenë kurrë më afër se dy minuta para mesnatës. Në vitin 2011, ora ishte 6 minuta para mesnatës dhe kjo është hera e dytë radhazi që ora i është afruar kësaj kohe rekord. Mesnata është pika hipotetike në të cilën mbaron bota, pasi vlerëson se sa afër është njerëzimi me zhdukjen totale në një nivel teorik.

Zhvendosja katër-sekondashë është ndryshimi më i madh që nga viti 2023, kur shkencëtarët e zhvendosën atë nga 100 në 90 sekonda para mesnatës.

Sa herë që Ora e Kiametit lëviz përpara, kjo interpretohet si dështim i njerëzimit për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive kërcënimeve globale nga viti i kaluar.
Kur akrepat lëvizin më afër mesnatës, krahasuar me vitin e kaluar, bota i është afruar vetëshkatërrimit.

Kur ata largohen, ato në thelb tregojnë një ulje të rreziqeve të katastrofës globale. Ka edhe vite kur akrepat nuk lëvizin fare, që do të thotë se kërcënimet dhe tensionet ndërkombëtare as nuk janë përkeqësuar dhe as nuk janë përmirësuar.

Organizata jofitimprurëse e Shkencëtarëve Atomik ka selinë e saj  në Çikago. Ora e Kiametit u krijua në vitin 1947, gjatë Luftës së Ftohtë, kur tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik e mbanin të vazhdueshme frikën e shfarosjes bërthamore.

Konflikte të shumta kane shpërthyer përgjatë vitit 2025 dhe përgjatë vitit 2026 deri me tani, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, ndërsa administrata Trump nisi bombardime ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe arrestoi udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro dhe gruan e tij në një operacion sekret në Karakas.

Tensionet janë rritur edhe midis SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s, ndërsa Presidenti Trump kërkon të fitojë kontrollin e Groenlandës, një territor danez, duke përmendur shqetësime për sigurinë kombëtare kundër Rusisë dhe Kinës.

❌
❌