Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama e komentoi, Klodiana Lala: E ftoj në debat

By: redi
15 January 2026 at 21:22

Gazetarja Klodiana Lala i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Rama, i cili e shënjestroi disa ditë më parë, për shkak të një statusi të saj në rrjetet sociale për përmbytjet, ku evidentonte faktin që inceneratori i Tiranës nuk ekziston. “Në fakt, as e kisha idenë që kryeministri kishte reaguar për një status në rrjetim tim social në facebook, që është personal dhe ndaj mendimet e mia personale…

Source

Arratisja e Altin Ndocit/ Gazetarja Klodiana Lala: Ka një përplasje të ashpër në këtë proces, u ndihmua nga brenda burgut…

By: V K
15 January 2026 at 15:57

Këtë të enjte, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka komentuar arratisjen e Altin Ndocit nga spitali rajonal i Durrësit, duke ngritur dyshime serioze se ngjarja nuk ka qenë e rastësishme, por e planifikuar prej kohësh.

Lala kritikoi ashpër mënyrën se si institucionet reaguan pas arratisjes, duke thënë se në një vend normal me polici funksionale do të ishin vënë në lëvizje menjëherë të gjitha kapacitetet e sigurisë.

Sipas saj, do të duhej të ishin nxjerrë në terren qentë e specializuar, të ngriheshin dronë dhe helikopterë për gjurmim ajror dhe të informohej komuniteti për personin e rrezikshëm që ishte në arrati.

Gjithashtu, Lala shpjegoi tensionet në seancën e radhës të dosjes së bujshme “Plumbi i artë” në GJKKO, ku dështoi për shkak të mungesës së një prej të pandehurve, Altin Ndocit, që u arratis dy ditë më parë nga spitali i Durrësit, ku ishte dërguar për mjekim.

Aktualisht, avokatët kanë kërkuar ndërprerjen, sepse klienti nuk mund të përfaqësohej pa qenë prezent dhe përplasjet kanë qenë të forta, deri edhe në ironi.

Sipas saj, Ndoci e kishte menduar arratisjen që në momentin kur u vendos në paraburgimin e Durrësit, një strukturë ku, sipas Lalës, ai nuk duhej të ishte futur për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

“Mendoj se ka pasur bashkëpunëtorë jashtë që e kanë ndihmuar në lëvizjen e tij dhe kam dyshime edhe për bashkëpunëtorë ose informatorë brenda sistemit”, u shpreh ajo.

GJKKO ka vendosur në këtë situatë që t’i dërgojë shkresë Policisë së Shtetit për të sqaruar statusin e Altin Ndocit, për arratisjen dhe nëse ëhstë në kërkim.

“Altin Ndoci duhet të paraqitej sot në Gjykatën e Posaçme për proces për përballje me drejtësinë, por nuk u paraqit për shkak të arratisjes. Në dosjen “Plumbi i artë” ai akuzohet për vrasje dhe plagosje në 2019. Viktimat ishin armiq të organizatës së Çopjave, kryesisht në aktivitetin e trafikut të narkotikëve në Amerikën latine, por edhe në kuadër të ngjarjeve kriminale në Elbasan dhe më gjerë”, tha Lala.

Mes te tjerash, , gazetarja shpjegoi edhe dinamikën e seancës dhe pozitën juridike të Ndocit në dosje.

“Por Ndoci nuk u paraqit sepse u arratis, avokati shpjegoi disa detaje. Gjykata do i drejtohet Policisë së Shtetit për informacion, nëse ky person është zyrtarisht në arrati dhe i kërkuar. GJKKO do presë shkresën e Policisë për Ndocin. Avokatët kanë bërë ironi në proces për rastin për shkak të situatës së dosjes, sepse ata po përpiqen të rrëzojnë dëshminë e të penduarit Nuredin Dumani. Ka një përplasje të ashpër në këtë proces. Nga hetimet e deritanishme për rastet e para Ndoci nuk doli i përfshirë në dy ngjarjet, por u hetua për të paktën 4 vrasje të tjera në lidhje me dosjen “Plumbi i artë”. Sipas dëshmisë së Dumanit ai kishte kryer vrasjen e Andi Zylyfit dhe të paktën 4 vrasje të tjera që janë nën hetim, por tani ndodhi arratisja”, u shpreh ajo.

Më tej, Lala shpjegoi se Ndoci nuk është i dënuar, por i paraburgosur.

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Gazetarja Klodiana Lala: Ka një përplasje të ashpër në këtë proces, u ndihmua nga brenda burgut… appeared first on Albeu.com.

Rama sulmon gazetarët për të shmangur llogaridhënien për korrupsionin qeveritar

15 January 2026 at 08:40

Kryeministri Edi Rama përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala në profilin e saj në Facebook për ta sulmuar atë publikisht me një gjuhë fyese dhe intimiduesе. Ndërsa Lala, duke komentuar qëndrimin e Ramës për përmbytjet, ku fajësonte qytetarët për hedhjen e plehrave rrugëve, pyeste se pse nuk kishte funksionuar inceneratori i Tiranës, […]

The post Rama sulmon gazetarët për të shmangur llogaridhënien për korrupsionin qeveritar appeared first on Reporter.al.

Rama sulmon gazetarët kritikë pas përmbytjeve

14 January 2026 at 17:32

Fill pas përmbytjeve dhe narrativës publike të krijuar së fundmi për menaxhimin e krizave, Kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë linçuese ndaj gazetarëve që kanë mbajtur qëndrime apo kanë ngritur pyetje ndaj qeverisë.

Një javë më parë, Kryeministri në një komunikim në rrjetet sociale, përmes disa fotove me mbetje plastike nga Shkozeti, u shpreh se hedhja e plehrave dhe shisheve plastike nga qytetarët në anë të rrugëve sollën situatën e përmbytjeve pasi ato bllokuan kanalet e kullimit.

Ky postim u shpërnda nga gazetarja Klodiana Lala, e cila ironizoi duke e adresuar problemin real te mos-menaxhimi i mbetjeve pavarësisht investimeve madhore te impiantet si inceneratori i Tiranës.

Kryeministri bëri një reagim pasues me gjuhë përçmuese dhe nuk adresonte asnjë shqetësim të Lalës.

“Një zëdhënës i opinionit publik, me një injorancë të theksuar, u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës është fajtor për shishet dhe qeset plastike që hidhen rrugëve dhe që përfundojnë duke bllokuar kanalet […]” replikoi Rama në X.

Ky komunikim i Kryeministrit ndaj gazetarëve ka nisur prej situatës së përmbytjeve në javën e parë të janarit, ku debati publik mbi qeverisjen dhe menaxhimin e krizave ishte rritur.

Në emisionin Opinion në TVKlan, drejtuesi dhe gazetari Blendi Fevziu deklaroi se kishte informacione për ministra që ishin në udhëtime private jashtë vendit, ndërsa në media paraqiteshin sikur ishin në punë.

Kjo bëri që Kryeministri të niste një fushatë linçuese ndaj Fevziut, duke u marrë edhe me jetën e tij personale dhe duke gjeneruar materiale vizuale me inteligjencë artificiale.

Gazetari Fevziu replikoi duke u shprehur kritik për komunikimin publik të ministrave në kohë krizash, duke shmangur konferencat për shtyp.

“Ministrat dhe drejtorët sfilonin në zonat e përmbytura, duke folur me vete përpara kamerave,” shkroi Fevziu duke theksuar se pamje të tilla ishin “shëmti morale” dhe “papërgjegjshmëri”.

Sipas Fevziut kjo qasje e ministrave vjen “nga impotenca e ideve, mungesa e karizmës dhe personaliteti i gjymtuar”. Por Kryeministri vijoi replikat me gazetarin duke përshkallëzuar më tej gjuhën.

Për këtë, kanë reaguar organizatat e medias, të cilat kanë dënuar situatën duke e konsideruar si shembull se si pushteti ushtrohet mbi median, përmes ekspozimit dhe intimidimit dhe jo përmes transparencës.

“[…] kritika ndaj pushtetit trajtohet si defekt moral i gazetarit dhe jo si pjesë e një debati legjitim publik”, u shpreh Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt në Shqipëri për rastin e gazetares Klodiana Lala.

Ndërsa për fushatën ndaj gazetarit Fevziu Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt deklaroi se “kur transparenca zëvendësohet me spektakël dhe kundërpërgjigjja me tallje, pushteti nuk ushtrohet për të informuar publikun, por për të disiplinuar ata që bëjnë pyetje”.

Sipas Rrjetit duke “disiplinuar” publikisht një gazetar që është përcaktues i rëndësishëm i axhendës publike në një treg mediatik të vogël, Kryeministri tregon se qasja dhe pozicioni institucional nuk ofron mbrojte nga presioni i pushtetit.

“Sinjali zbret poshtë: nëse një figurë qendrore e sistemit mediatik mund të ekspozohet ndaj talljes dhe delegjitimimit të vazhdueshëm, implikimet për gazetarët investigativë, mediat lokale, freelancerët dhe zërat më pak të mbrojtur janë të qarta”, u shpreh në deklaratë Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt.

Sipas Rrjetit të Gazetarëve të sigurt ky lloj presioni mbështetet në ekspozim dhe poshtërim duke lejuar që angazhimet formale për lirinë e shprehjes të mbeten në letër, ndërsa kufizimet informale të forcohen.

Në të njëjtën kohë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH). Sipas Asociacionit debati ngre një problem serioz mbi gjuhën dhe standardin e komunikimit institucional.

“Gazetarët kanë të drejtën dhe detyrimin të ngrenë pikëpyetje mbi politikat publike, përfshirë menaxhimin e mbetjeve, investimet publike dhe funksionimin real të projekteve të kushtueshme si inceneratorët. Në këtë kontekst, përgjigjja e Kryeministrit, e shoqëruar me gjuhë përçmuese, etiketime dhe ironizim personal, është e papranueshme për një funksionar të nivelit më të lartë shtetëror”, u shpreh Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Ata i bënë thirrje zyrtarëve publikë të jenë transparentë me mediat në situata të vështira për vendin.

“…duke organizuar konferenca për shtyp në mënyrë që gazetarët të kenë mundësinë të bëjnë pyetje shteruese ndaj këtyre problematikave”, përfundoi Asociacioni deklaratën e tij.

Lexoni gjithashtu:

The post Rama sulmon gazetarët kritikë pas përmbytjeve appeared first on Citizens.al.

Edi Rama përplaset me Klodiana Lalën: Hidhini plehrat ku të mundeni se fajin e ka inceneratori i Tiranës! Gazetarja: Janë vjedhur miliona, ti bën propagandë me ne…

By: V K
14 January 2026 at 13:15

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një polemikë në rrjetet sociale me gazetaren Klodiana Lala, për situatën e përmbytjeve në vend.

Pak ditë më parë, gazetarja Klodiana Lala, ka publikuar një reagim lidhur me statusin e Edi Ramës në X, ky i fundit shprehej se problem për përmbytjet ishte fakti se qytetarët hedhin mbeturinat në rrugë, c’ka sipas tij sjellin ‘taposjen” e grykave të kanaleve.

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”, shkruante Rama në X, duke nxjerr disa foto nga Shkozeti.

 


Reagimi i Klodiana Lales per statusin e kryeministrit Rama

Por në reagimin e saj të 7 janarit, Klodiana Lala e ka quajtur Ramën si: “Mbreti lakuriq” dhe sipas saj, “Po te funksiononte inceneratori i Tiranes kete malin me plehra do e kishte djegur…”.

Në komentin e saj, Lala shtoi dhe: “(Milionat jane vjedhur e ti ben propagande me ne)”.

Por ditën e sotme, kreu i qeverisë, ka ripublikuar statusin e Klodiana Lalës, teksa shprehet se gazetarja “Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet…

PRA SIPAS TIJ/SAJ HIDHINI PLEHRAT KU TË MUNDENI SE FAJIN E KA INCENERATORI I TR”

Sipas kryeministrit:Normalisht një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqësisht lloji i parë shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikës) në kanalet e informimit, ndërsa lloji i dytë pakësohet dhe publiku përmbytet përditë nga prurjet e urrejtjes, shpifjes e dizinformimit!

Kollaj, të urresh, shpifësh, dizinformosh është kollaj, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar, ndërsa e kundërta, uh, e kundërta ka punë e mund të madh!”, shprehet Rama.

 


Polemika e Kryeministrit me gazetaren Klodiana Lala

Reagimi i plotë i kryeministrit:

Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet…

PRA SIPAS TIJ/SAJ HIDHINI PLEHRAT KU TË MUNDENI SE FAJIN E KA INCENERATORI I TR!

Normalisht një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqësisht lloji i parë shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikës) në kanalet e informimit, ndërsa lloji i dytë pakësohet dhe publiku përmbytet përditë nga prurjet e urrejtjes, shpifjes e dizinformimit!

Kollaj, të urresh, shpifësh, dizinformosh është kollaj, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar, ndërsa e kundërta, uh, e kundërta ka punë e mund të madh!

REAGIMI I KLODIANA LALËS:

O mbret (qe je lakuriq) po te funksiononte inceneratori i Tiranes kete malin me plehra do e kishte djegur… (Milionat jane vjedhur e ti ben propagande me ne)

REAGIMI I PARË

E I KRYEMINISTRIT RAMA NË X:

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”.

The post Edi Rama përplaset me Klodiana Lalën: Hidhini plehrat ku të mundeni se fajin e ka inceneratori i Tiranës! Gazetarja: Janë vjedhur miliona, ti bën propagandë me ne… appeared first on Albeu.com.

Dosjet “e nxehta” në SPAK/ Lala: AKSHI mund të shkërmoqë qeverinë!

By: Brisi
12 January 2026 at 21:37

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për disa nga dosjet që aktualisht janë në hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), të cilat sipas saj pritet të kenë zhvillime të rëndësishme në vijim dhe të tronditin skenën politike në vend. Duke folur në News 24, Lala, u shpreh se nëj nga […]

The post Dosjet “e nxehta” në SPAK/ Lala: AKSHI mund të shkërmoqë qeverinë! appeared first on BoldNews.al.

Lala: Në 2026, Rama do të thirret në SPAK!

By: Brisi
29 December 2025 at 22:24

Gazetarja, Klodiana Lala, ka komentuar mbrëmjen e sotme, hetimet e SPAK dhe çfarë pritet sipas saj të ndodhë në vitin 2026. Sipas gazetares, në vitin 2026, me gjasë Edi Rama do të pyetet nga SPAK si person në dijeni, ndërsa deklaroi se hetimet vijojnë për çështjen McGonigal, disa tendera dhe koncesione në shëndetësi. Lala tha […]

The post Lala: Në 2026, Rama do të thirret në SPAK! appeared first on BoldNews.al.

“Fijet e ‘Bankers’ çojnë te ish-ministrat”, Lala zbulon detaje: SPAK po heton rolet e Ahmetajt dhe Denajt

By: armand
25 December 2025 at 21:52

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar detaje të reja mbi hetimet që po zhvillon SPAK lidhur me aferën e kompanisë Bankers Petroleum. Çështja ka kaluar në duart e Prokurorisë së Posaçme pasi Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencën, duke argumentuar se hetimet përfshijnë zyrtarë të lartë shtetëror dhe elementë të një […]

The post “Fijet e ‘Bankers’ çojnë te ish-ministrat”, Lala zbulon detaje: SPAK po heton rolet e Ahmetajt dhe Denajt appeared first on BoldNews.al.

Kërkesa për heqjen e imunitetit, Lala shpjegon pse SPAK e do patjetër Ballukun në pranga

By: armand
18 December 2025 at 21:34

Prokurorët e SPAK do të jenë nesër në Kuvendin e Shqipërisë për të argumentuar para Këshillit të Mandateve përse kërkojnë heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, e marrë e pandehur në detyrën zv/kryeministres. Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se SPAK ka gjetur fakte dhe prova që e […]

The post Kërkesa për heqjen e imunitetit, Lala shpjegon pse SPAK e do patjetër Ballukun në pranga appeared first on BoldNews.al.

Skandalet te AKSHI, gazetarja Klodiana Lala jep detaje: Gerond Meçe u rrëmbye poshtë banesës nga persona me uniformë dhe logo të BKH! Në SPAK i nxorën videon

By: V K
17 December 2025 at 15:51

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka deklaruar se skandali i zbuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është një nga më të rëndët e viteve të fundit, ndërsa pasojat e tij pritet të ndihen më vonë.

Sipas saj, hetimet kanë nxjerrë në pah se Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë përfituar pjesën më të madhe të tenderëve, dyshohet se kanë urdhëruar rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.

Ky i fundit, sipas Lalës, është marrë peng poshtë banesës së tij nga persona të veshur me uniforma policie dhe me logo të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Sipas Lalës, Meçe u thirr nga SPAK për ta marrë në pyetje.

“Ai refuzon të flasë për rrëmbimin, por kur i tregojnë videon dhe vihet para faktit, ka treguar momentin e rrëmbimit, por pa dhënë detaje”, tha Lala.

Klodiana Lala: Skandali që ka ndodhur në AKSHI është një nga më të rëndat. Pasojat e këtij skandali do të ndihen më vonë. Hetimet kanë treguar që Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë fituar pjesën e luanit kanë urdhëruar marrjen peng të biznesmenit Gerond Meçe, i cili është marrë peng poshtë banesës së së tij nga persona me uniforma policie dhe me logon e BKH.

Është mbajtur peng dhe nën shantazh për disa orë dhe më pas është dërguar në Elbasan. Rrëmbyesit nuk janë identifikuar deri tani, por nuk e dimë nëse janë policë apo jo. Kur është marrë peng është detyruar të tërheqë ankimimet nga disa procedura tenderuese. Ai ka tërhequr ankimimet. Është ndërhyrë në e albania dhe kur operacioni është kryer me sukses Gerond Mece është lënë i lirë në një fashat të thellë të Elbasanit. Ai nuk e ka denoncuar sepse kur je përballë bandave kriminale të rrezikohet jeta. Familjarët e tij kishin kërkuar azil jashtë vendit.

The post Skandalet te AKSHI, gazetarja Klodiana Lala jep detaje: Gerond Meçe u rrëmbye poshtë banesës nga persona me uniformë dhe logo të BKH! Në SPAK i nxorën videon appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, Klodiana Lala: Pozita e zëvendëskryeministres është rënduar…

By: V K
16 December 2025 at 16:00

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka dhënë detaje lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, fillimisht e marrë e pandehur për tunelin e Llogarasë.

Por tani zëvendëskryeministrja, e rikthyer në detyrë përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese, përballet me akuza të tjera edhe për procedura të tjera tenderuese.

Zyrtarisht ajo është nën akuzë për shkelje të barazisë në 7 tendera të tjerë.

“Krahas akuzave më herët, janë shtuar edhe disa akuza të tjera për tenderat Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT, Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2, Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana, Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, Loti 5, Loti 6, dhe Loti 7”, tha Lala.

Në total, Balluku akuzohet për 8 tendera bashkë me Tunelin e Llogarasë.

Gjithashtu, gazetarja raportoi se tani kërkesa do të kalojë në Komisionin e Imunitetit dhe Mandateve dhe më pas të votohet në Kuvend për imunitetin e Ballukut.

“Duhet të kalojë në Komisionin e Imunitetit dhe Mandateve dhe të votohet në Kuvend nëse do të hiqet nga funksioni që mban”, tha ajo.

Reagimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

The post SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, Klodiana Lala: Pozita e zëvendëskryeministres është rënduar… appeared first on Albeu.com.

Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK, Lala: Më shqetësoi niveli i pyetjeve të KLP-së

By: armand
11 December 2025 at 21:27

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho. Lala tha se mbeti e pakënaqur nga pyetjet që anëtarët e KLP-së i drejtuan kandidatëve. “Gjëja e parë që më shqetësoi, niveli i pyetjeve të KLP-së. Zoti Stojani, prokurori ndër më jetëgjatët, sot nuk […]

The post Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK, Lala: Më shqetësoi niveli i pyetjeve të KLP-së appeared first on BoldNews.al.

Kush do zgjidhet kreu i ri i SPAK? Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

By: armand
10 December 2025 at 22:22

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Opinion” foli për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, proces që do ndodhë gjatë ditës së nesërme. Lala u shpreh se beson se ka një përplasje mes ndërkombëtarëve dhe qeverisë. Më tej, ajo shtoi se beson se ndërkombëtarët e kanë një prokuror të preferuar, për të qenë […]

The post Kush do zgjidhet kreu i ri i SPAK? Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

By: Elva
5 December 2025 at 23:07

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke e cilësuar atë si një strukturë të kontrolluar nga “banda kriminale”. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lala tha se hetimi për zhdukjen për 10 orë të zyrtarit të lartë të AKSH-it, Daniel Shima, në […]

The post Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale appeared first on BoldNews.al.

“Gjithçka lëviz me një votë”, Klodiana Lala ndërton profilet e 4 kandidatëve që do të garojnë për kryetar të SPAK-ut

By: M C
1 December 2025 at 23:08

SPAK do të zgjedhë më 11 dhjetor drejtuesin e ri, pas mbarimit të mandatit të Altin Dumanit në krye të Strukturës së Posaçme. Gazetarja Klodiana Lala, ndërtoi profilet e 4 kandidatëve që garojnë dhe u shpreh se gjithçka lëviz me një votë mes 11 anëtarëve që do të votojnë drejtuesin e ri.

“Po e nis me Doloreza Musabelliu, risi pasi nuk kemi patur një grua. Është hera e parë që kemi në garë për kreun e një sturkturë të rëndëisshme të tillë, një grua. Ka qenë prokurore, u emëruar në SPAK. Ka qenë në sektorin kundër krimit të organizuar, ka goditur disa organizata. Ka dosjen “Plumbi i artë”. Ka goditur organizatën e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Ka qenë e kërcënuar nga Laert Haxhiu.

Prokurori tjetër, Elvin Gokaj, ka hetuar dosjen “Buka”, ka marrë të pandehur Arben Ahmetajn dhe po heton për një pjesë tjetër.

Klodian Braho është shefi i sektorit të krimit të organizuar. Ka patur dosjen e “Toyota Auris”. Njihet si profesionist. Ka arrestuar Shpëtim Gjikën në nisje të karrierës së vet.

Tjetri, Adnan Xholi, prokuror karriere, ka qenë te krimet e rënda, ka qenë drejtues dhe shef sektori. Ka hetuar një sërë dosjesh në prokurorinë e krimeve të rënda. Ka hetuar krimet e kryera nga banda e Durrësit, është në mbrojtje bashkë me familjen e tij për shkak të kërcënimeve.

Askush nuk mund të japë garanci pasi lëviz gjithçka me një votë. Në 11 dhjetor do të dëgjohen kandidatët dhe do të votohet brenda asaj dite. Do të jenë në syrin e partnerëve, medias e me rradhë”- tha Lala.

The post “Gjithçka lëviz me një votë”, Klodiana Lala ndërton profilet e 4 kandidatëve që do të garojnë për kryetar të SPAK-ut appeared first on Albeu.com.

Nuk ndalen vrasjet, autorët në drejtim të paditur/ Lala: Policia merret me propagandë

By: armand
1 December 2025 at 22:08

Vrasja e fundit e biznesmenit në Elbasan ka rikthyer shqetësimin për sigurinë publike dhe ka hapur sërish pikëpyetje mbi veprimet e Policisë së Shtetit, teksa shumë ngjarje të rënda mbeten ende të pazbardhura. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për problemet e strukturave policore dhe mungesën e […]

The post Nuk ndalen vrasjet, autorët në drejtim të paditur/ Lala: Policia merret me propagandë appeared first on BoldNews.al.

Klodiana Lala shpjegon ekzekutimin e biznesmenit dhe pistat e hetimit

By: redi
1 December 2025 at 22:00

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, dha detaje nga ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan dhe pistat që po hetojnë autoritetet. Për të hetuesit po dyshojnë tek një konflikt personal, te problemet që mund të ketë patur me ortakët, pasi ka patur edhe hetim. “Ka patur shumë raportime për këtë ngjarje. Ditën e sotme është më e qartë, pas kqyrjes së kamerave.

Source

Lala: Rama pretendon se pezullimi i Ballukut dëmton integrimin, GJK vendos në…

By: redi
27 November 2025 at 21:18

Gazetarja Klodiana Lala analizon kërkesën e kryeministrit Edi Rama ndaj Gjykatës Kushtetuese, për heqjen e pezullimit të Belinda Ballukut nga detyrat që mban si zv.kryeministre dhe ministre. Lala tha se GJK e ka konsideruar çështjen prioritare dhe ajo do të shqyrtohet në datën 2 dhjetor, ndërkohë që shpjegoi edhe pretendimet e kryeministrit ndaj GJK, ndër të cilat është edhe argumenti se pezullimi…

Source

“Balluku drejt fundit politik”, Lala: Po goditet maja e qeverisë

By: Elva
25 November 2025 at 22:37

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në “Studio24”, komentoi hetimin që SPAK po kryen ndaj Belinda Ballukut, duke deklaruar se procedura aktuale është ende e papërfunduar dhe se çështja pritet të sjellë goditje politike në nivele më të larta të pushtetit. Sipas saj, çdo hetim serioz ndaj një zyrtari të lartë duhet të ketë në fokus […]

The post “Balluku drejt fundit politik”, Lala: Po goditet maja e qeverisë appeared first on BoldNews.al.

“Balluku është drejt përfundimit të karrierës politike”/ Klodiana Lala: SPAK ka material të bollshëm, por hetimi ende jo i plotë

By: M C
25 November 2025 at 22:54

Gazetarja e kronikës së zezë Klodiana Lala, e ftuar në “Studio24”, ka folur lidhur me hetimin që SPAK po kryen ndaj Belinda Ballukut, duke theksuar se procedura hetimore është e paplotë dhe se kjo çështje pritet të prodhojë tronditje politike deri në nivelet më të larta të pushtetit.

Sipas Lalës, një hetim serioz ndaj zyrtarëve të lartë duhet të fokusohet te pasuritë që ata kanë përfituar në mënyrë të paligjshme, pjesë të cilën, sipas saj, SPAK nuk e ka trajtuar siç duhet në rastin Balluku.

“Hetimi i SPAK për Ballukun nuk është i plotë. Kur godet një zyrtar të lartë, thelbi është gjurmimi i pasurisë së marrë padrejtësisht,” deklaroi ajo.

Lala tha se shumë elementë të skandalit të tenderave të vitit 2021 u zbuluan vetëm falë të dhënave të një telefoni të sekuestruar, çka tregon se abuzimet kishin arritur përmasa të pakontrollueshme brenda institucioneve të infrastrukturës.

“Sapo kupa u mbush, zullumi nisi të shkërmoqë mazhorancën socialiste duke goditur majat e qeverisë. Rënia e Ballukut është sinjali i parë që drejtësia po i afrohet kryeministrit,” u shpreh Lala.

Gazetarja theksoi se tenderat publikë në infrastrukturë, në shumicën e rasteve, janë “të paracaktuar”, duke nënkuptuar se fituesit shpesh caktohen paraprakisht mbi baza interesash të ngushta.

“Pjesa më e madhe e tenderave në infrastrukturë janë të përcaktuar. Pse? Sepse aty ka interesa dhe përfitime. SPAK ka material të bollshëm. Balluku është drejt përfundimit të karrierës politike,” shtoi ajo.

Lala komentoi gjithashtu edhe shkresën e Këshillit të Ministrave drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku argumentohej se pezullimi i Ballukut krijonte “pasoja të pariparueshme në funksionimin e shtetit”.

Sipas saj, kjo është një lëvizje e pastër politike.

“Mendoj se është një veprim politik. GJKKO e ka pezulluar Ballukun nga një detyrë ku ajo është emëruar, jo votuar. Qytetarët nuk zgjedhin ministra. Mandati i saj si deputete nuk është prekur,” përfundoi Lala.

The post “Balluku është drejt përfundimit të karrierës politike”/ Klodiana Lala: SPAK ka material të bollshëm, por hetimi ende jo i plotë appeared first on Albeu.com.

❌
❌