Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Komunat që po prijnë me daljen më të madhe në votime

28 December 2025 at 13:08


Qytetarët e Kosovës u janë drejtuar për herë të katërt kutive të votimit, pasi aktualisht janë duke votuar për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare.

Më 9 shkurt, asnjëra nga partitë nuk arriti të krijonte shumicën, duke bërë që vendi të futej në një bllokadë mbi nëntë muaj.

Kur jemi tek Zgjedhjet e Jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, Komisioni Qendror Zgjedhor ka ofruar shifrat se sa qytetarë kanë votuar.

Deri në ora 13:00, 11.07 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën për të votuar, raporton Telegrafi.

Por, cilat komuna po prijnë me daljen më të madhe deri më tani.

Ranillugu është komuna që prinë me daljen me të madhe, pasi 33.28 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën për të votuar.

Më pas është Shtërpca, ku 23,46 për qind e qytetarëve u janë drejtuar kutive të votimit, e më pas është Novobërda, me 20.89%.

Gjilani është i katërti me daljen më të madhe votuesve, pasi kanë votuar 15.93 për qind, derisa në Lipjani kanë votuar 15.48 për qind. /Telegrafi/

Prezencë e shtuar e policisë, kryetarët serbë sot marrin drejtimin e komunave në veri

5 December 2025 at 10:58


Në orën 11:00 pritet të fillojë seanca konstitutive e kuvendeve komunale në katër komunat veriore.

Në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok mbahen sot seancat konstitutive, ku kryetarët e rinj të cilët vijnë nga Lista Serbe do të marrin zyrtarisht detyrat.

Millan Radojeviq në Mitrovicë të Veriut, Zoran Todiq në Leposaviq, Dragisha Milloviq në Zveçan dhe Millosh Peroviq në Zubin Potok. /Kp/

Një person dënohet me 2 vjet burgim për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan

4 December 2025 at 12:54

PRISHTINË, 4 dhjetor/ATSH/ Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar të enjten me burgim dhe gjobë një burrë, pasi ai e pranoi fajësinë për dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, si dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dy vjet më parë.

Lubisha Millkoviq u dënua me dy vjet burgim dhe 14.000 euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve te KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në protestën e 29 majit 2023 në Komunën e Zveçanit.

Millkoviq e pranoi fajësinë në një marrëveshje me Prokurorinë Speciale, e cila akuzoi atë për veprat penale, sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi.

Avokati mbrojtës i Milkoviqit, Millosh Deleviq, tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë është arritur me vullnet të plotë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Millkoviq u arrestua më herët këtë vit dhe gjykata tha se ai do të mbahet në paraburgim derisa aktgjykimi ta ketë marrë formën e prerë.

Më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë majin e atij viti.

Të lënduar nga kjo përplasje pati edhe në anën e protestuesve.

Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.

Autoritetet kosovare kanë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra të dyshuar për dhunën në Zveçan vitin e fundit.

Deri tani, disa persona janë dënuar me burgim pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë në lidhje me dhunën në Zveçan.

Për dhunën në Zveçan, Kosova e ka fajësuar Serbinë, duke thënë se pas dhunës qëndruan “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, Beogradi e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke thënë se Qeveria e Kosovës po synonte që të shtynte serbët “drejt një konflikti të ri me NATO-n”.

NATO-ja vazhdimisht ka kërkuar që autorët e dhunës të mbahen përgjegjës. /rel/

The post Një person dënohet me 2 vjet burgim për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

1 December 2025 at 16:15


Investitori dhe biznesmeni kontrovers Rados Petroviq, i njohur për marrëdhënie të ngushta me strukturat politike të Beogradit dhe për shpërblimin e tij me tenderë të mëdhenj publikë në Mitrovicën e Veriut, po përballet me drejtësinë pasi Inspektorati i Ndërtimit në Kragujevc ka ngritur kallëzim penal ndaj kompanisë së tij “RP Invest 1980”.

Kjo kompani u bë qendër e vëmendjes pasi në kantierin e saj ndodhi shembja e një muri mbajtës dhe një pjese të rrugës pranë Qendrës së Ekselencës, ndonëse punimet atje ishin zyrtarisht të ndaluara.

Autoritetet konfirmuan se kantieri ishte mbyllur që më 21 nëntor për shkak të ndërtimit pa leje, por pavarësisht kësaj, punimet kishin vazhduar në kundërshtim të plotë me vendimin e inspektoratit.

Përveç praktikave të diskutueshme të ndërtimit, Petroviqi dhe kompania e tij janë të lidhura me dhjetëra projekte milionëshe në komunat veriore të Kosovës, të financuara nga buxheti i Serbisë. edhe pse në regjistrat zyrtarë “RP Invest 1980” figuron në pronësi të Jelena Petroviqit, revista NIN ka raportuar prej vitesh se kompania drejtohet në të vërtetë nga bashkëshorti i saj, Radosh Petroviqi, i cili ka qenë i lidhur me disa kompani ndërtimi përfshirë “RP Euro Invest” dhe subjekte të tjera që kanë dominuar tenderët publikë në Mitrovicën e Veriut dhe në Serbi.

Vetëm përmes projekteve në veri të Kosovës, këto kompani raportohet të kenë ndërtuar mbi 1.000 njësi banimi dhe të kenë përfituar kontrata të mëdha, duke përfshirë komplekset për serbët e kthyer, infrastrukturë rrugore dhe objekte publike. Këto projekte e kanë bërë RP Invest një nga kompanitë më të favorizuara në zonat e kontrolluara nga Beogradi.

Rritja financiare e kompanisë ka qenë po aq e pazakontë: nga vetëm 11 milionë dinarë në vitin e parë të regjistrimit në Serbi, kompania ka arritur në mbi 1.86 miliardë dinarë të ardhura në vitin 2024, duke ngritur dyshime për mënyrën dhe burimet e zgjerimit të saj të shpejtë.

Për më tepër, figura e Radosh Petroviqit është përmendur shpesh në ngjarje të ndjeshme politike e të sigurisë në veriun e Kosovës.

Në pamjet e publikuara nga mediat në maj të vitit 2023, gjatë ditës kur forcat e KFOR-it u sulmuan në Zveçan, ai është identifikuar mes personave të pranishëm në vendngjarje, çka ka shtuar pyetjet për rolin dhe lidhjet e tij në strukturat e organizuara në veri të Kosovës./KosovaPress.

Dy vite pas ndalimit, dinari vazhdon të qarkullojë lirshëm në veri të Kosovës - ekspertët japin alarmin

22 November 2025 at 19:28


Autoritetet e Kosovës, gati qe dy vjet e kanë ndaluar zyrtarisht përdorimin e dinarit serb në vendin tonë, por në veri dhe në zonat tjera të vendit kjo valutë vazhdon të qarkullojë pa asnjë pengesë nga bizneset dhe qytetarët. Ani se bankat komerciale nuk e pranojnë më, dyqanet dhe qytetarët e përdorin ende – disa hapur e të tjerët më të kujdesshëm.

Ekipi i KosovaPress gjatë një hulumtimi në komunat veriore, ka hasur se përveç euros, në pagesat e përditshme, edhe dinari mbetet opsion për tregtarët dhe qytetarët në atë pjesë.

Për këtë dukuri antikushtetuese, profesorë universitar vlerësojnë se përdorimi i dinarit cenon integritetin politik dhe ekonomik të vendit, krijon para jashtë kontrollit të BQK-së, shkakton jostabilitet dhe nxit kriminalitet.

Po ashtu, vlerësohet se përdorimi i dinarit serb në veri por edhe në zonat tjera të vendit, i shkakton dëme buxhetit të shtetit të Kosovës miliona euro, pasi shitjet që bëhen përmes kësaj valute nuk deklarohen në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Derisa Kushtetuta e Kosovës përcakton euron si valutë zyrtare, ekspertët vlerësojnë si shumë të dëmshëm në aspektin ekonomik dhe antikushtetues e ilegal përdorimin e dinarit.

Banka Qendrore e Kosovës, kishte vendosur me një rregullore se, nga 1 shkurti 2024, valuta e vetme e lejuar për transaksione të pagesave me para të gatshme në Kosovë do të jetë vetëm euro.

Por, në veri të Kosovës, dinari nuk është thjesht një monedhë e ndaluar – ai vazhdon të lëviz në duart e qytetarëve. Nga dyqanet e vogla te tregjet lokale, pagesat me dinar dhe euro jetojnë njëkohësisht, duke treguar se nuk ka zbatim rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

Ndërsa, në Zubin Potok, derisa kalon nga dyqani në dyqan, këmbimi nga euro në dinar duket i natyrshëm; procedurat janë të thjeshta dhe qytetarët e përdorin këtë pa vështirësi. Kjo mund të shihet nga videot e realizuara nga KosovaPress, ku vetë ekipi i ynë bën një këmbim nga euro në dinar.

Përveç kësaj, në këtë komunë, në të gjitha dyqanet, çmimet e produkteve ushqimore, higjienike e të tjera janë të shkruara vetëm në dinar, jo në euro.

Në Zveçan, ka vërejtur që tregtarët vazhdojnë të pranojnë pagesa me dinarë pa asnjë hezitim. Këtë siç mund ta shihni edhe në video, edhe këtu e ka bërë vetë ekipi i KosovaPress-it në një dyqan të kësaj komune. Kështu një shitëse pranoi pagesën në dinar pothuajse në mënyrë normale. Kjo dukuri duket se çdo ditë funksionon në mënyrë të kundërligjshme në atë pjesë.

Ja çka mendojnë qytetarët për qarkullimin e dinarit

Ndërsa ecim mes dyqaneve të vogla në Leposaviq, qytetarët tregojnë se mund të paguhet si me euro, ashtu edhe me dinar. Megjithatë, për transaksionet e vogla dhe blerjet e përditshme, dinari mbetet më i përdorur.

Edhe një qytetar tjetër thekson se në lokalet e shitjes dhe dyqanet, pagesa me dinar është normale. Sipas tij, qytetarët paguajnë pa u penguar dhe dinari është pjesë e zakonshme e përditshmërisë.

Në një nga dyqanet në Leposaviq, bashkëbisedimi mes qytetarit dhe shitëses tregon se pagesa me dinar vazhdon të kryhet lehtë dhe pa telashe.

Edhe në Mitrovicë të Veriut, dyqanet pranojnë si euro, ashtu edhe dinar. Një banor shpjegon se të dyja valutat pranohen lehtë, dhe nuk ka dallim se me cilën paguan klienti.

Çka thonë nga BQK-ja për dinarin?

Ndërsa, nga Banka Qendrore e Kosovës nuk kanë treguar përse kjo dukuri antiligjore ende po lejohet, përveç se thonë se BQK po i zbaton plotësisht rregulloret për operacionet me para të gatshme në sektorin financiar, duke siguruar furnizimin me para në ekonomi dhe duke dhënë autorizime për institucionet financiare.

“Në këtë kuadër, Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme po zbatohet plotësisht sa i përket sektorit financiar, përfshirë furnizimin me para në ekonomi nga vetë BQK-ja dhe autorizimet që ajo jep për institucionet financiare”, thonë nga BQK në një përgjigje me shkrim.

Më tej zyrtarë të BQK-së thonë po ashtu se kanë zgjeruar dukshëm qasjen në shërbimet financiare në komunat veriore.

“BQK përmes masave të saj ka rritur qasjen në financa në komunat në veri të vendit, duke bërë që nga 4 zyra bankare të kemi sot 12, nga 17 institucione financiare në total të jenë 49, ndërsa vet bankat kanë lehtësuar dhe krijuar kushte për tërheqje në bankomatet/ATM e tyre në euro pavarësisht nga valuta që një qytetar ka në llogarinë e tij jashtë vendit”- thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu BQK thotë se bankat nuk kanë mbetur pas – tërheqjet nga ATM-të në euro janë bërë më të lehta, pavarësisht se çfarë valute ka një qytetar në llogarinë e tij jashtë vendit.

Madje, këmbimi valutor është bërë pjesë e përditshmërisë, sipas ofertave që ofrojnë institucionet.

“Gjithashtu, ofrohet edhe këmbimi valutor për valutat të cilat institucionet i ofrojnë dhe ka interesim nga qytetaret, kjo gjë është plotësisht e lejuar me Rregulloren në fjalë”- bën të ditur BQK-ja.

E nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk kanë kthyer përgjigje për pyetjet që i janë dërguar nga KosovaPress, lidhur me rastet e sekuestrimit dhe zbatimin e vendimit për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në komunat veriore të Kosovës.

Edhe rastet e fundit të sigurisë tregojnë sesi paratë e gatshme, përfshirë dinarin, vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë në veri. Më 1 nëntor, dy persona u arrestuan në Mitrovicë të Veriut për një vjedhje në një lokal, ku u sekuestrua një shumë parash, shumica e të cilave siç shihen në fotografinë e publikuar nga Policia, ishin dinar serb.

Njëjtë ndodhi një muaj më parë edhe në Podujevë. Policia e Kosovës njoftoi për sekuestrimin e një shume të dinarëve në këtë komunë.

“Podujevë / 13.10.2025 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nga njësiti policor në një lokal është hasur duke organizuar lojëra të fatit. Si prova materiale se në atë lokal janë zhvilluar lojëra fati janë sekuestruar: 85 euro para të gatshme, 1000 dinarë dhe pajisje të ndryshme elektronike që mundësojnë zhvillim e kësaj veprimtarie të kundërligjshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi thekson se përdorimi i dinarit cenon integritetin politik dhe ekonomik të vendit, krijon para jashtë kontrollit të BQK-së, shkakton jostabilitet dhe nxit kriminalitet.

Sipas Skenderit, qarkullimi i dinarit në tregun e Kosovës bie ndesh me rregulloren e BQK-së dhe dëmton sistemin ekonomik, sepse paratë që hyjnë në vend mbesin jashtë mbikëqyrjes së institucioneve. Ai vlerëson se një praktikë e tillë jo vetëm dobëson stabilitetin politik dhe financiar të Kosovës, por edhe krijon terren për veprimtari kriminale dhe ndikime të jashtme, duke cenuar integritetin ekonomik e shtetëror.

“Mendojmë që aplikimi i valutave, pas asaj që është zyrtare, euro, sipas rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, në aplikimin e tregjeve monetare të Kosovës, respektivisht edhe në tregun e lirë, është një dëm i madh që i shkaktohet ekonomisë së vendit, sepse të gjitha këto para hyjnë jashtë kontrollit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe mekanizmave të tjerë financiarë dhe janë pjesë të cilave ndjellin në vetvete jo vetëm jostabilitet politik, por edhe, respektivisht, cenim të integritetit politik dhe ekonomik të vendit tonë. Nga ana tjetër, ato janë edhe burim i kriminalitetit dhe punëve të pista të ekonomisë, të cilat grupet e caktuara të interesit në veri i përdorin këtë vetëm si pretekst për mbrojtjen e serbëve dhe pakicës së saj në veri të Mitrovicës”, thekson Skenderi.

Profesori Skenderi thekson se në pjesën veriore ende qarkullon dinari, sidomos për pagesat që Serbia u jep qytetarëve përmes pagave paralele dhe pensioneve. Kjo përzierje e euros me dinarin, sipas tij, krijon përfitime të dyfishta për popullatën lokale dhe e vështirëson fushëveprimin e institucioneve të Kosovës. Ai shton se presioni ndërkombëtar për të lejuar përdorimin e dinarit e komplikon edhe më shumë situatën, prandaj kërkon që ndalimi i kësaj valute të zbatohet në mënyrë të rreptë nga mekanizmat ligjorë dhe kontrollues të shtetit.

“Megjithatë, në veri kemi sot e asaj dite veprimin e tregut që punojnë me dinarin serb, sidomos në raste të cilat pagat e të punësuarve në veri, dmth pagat paralele edhe të Institucioneve të Republikës së Kosovës edhe Institucioneve të Serbisë, janë ato që paguhen në dinar për pensione, të punësuarit dhe të gjitha të tjera. Në treg, tash normalisht që kemi një ballafaqim të euros dhe dinarit, mirëpo interesi i popullatës për të marrë dy pagat, tek konteksti edhe dinarin serb që kanë pranuar edhe euro që kanë pranuar si të themi si benefit ekonomik që ata marrin, kjo ngadalëson veprimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të tejkaluar këtë problem respektivisht për të zgjidhur, sepse në këtë kontekst kemi edhe presionin ndërkombëtar që me çdo kusht bëjnë presion tek institucionet dhe qeveria e Kosovës që mos ta ndalojë një veprim të tillë, dmth të përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Kjo do të ishte në mbrojtje të interesave të pakicës serbe dhe bashkëjetesës këtu, kështu që nuk korrespondohet ky fakt. Prandaj konsiderojmë që institucionet e Kosovës duhet të ishin jo vetëm në atë aspektin formal, kur në vitin e kaluar morën iniciativë për ndalimin e përdorimit, por edhe përmes mekanizmave institucionalë e kanë të qartë përmes inspektorëve, policisë dhe kështu më rrallë të ndalohet në mënyrë të rreptë përdorimi i kësaj valute, sepse Kosova cilësohet jo vetëm vend politik në sanimin e integritetit, por edhe i sjell dëme ekonomike të pariparueshme që ka të bëjë me kriminalitetin dhe format e tjera të krimit të organizuar”, thotë ai.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndalon përdorimin e valutave të tjera përveç euros, hyri në fuqi më 1 shkurt 2024, ndërsa periudha tranzitore për zbatimin e saj përfundoi më 13 maj të atij viti.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me nenin 11 përcaktohet se Republika e Kosovës ka një valutë të vetme. s

“Në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme”, thuhet në nenin 11 të Kushtetutës së Kosovës.

Ish-polici Arbnor Spahiu lirohet nga burgu në Serbi

21 November 2025 at 23:02


Ish-zyrtari policor i Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili ishte arrestuar muaj më parë nga autoritetet serbe, është liruar sot dhe tashmë ka arritur në Republikën e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci si dhe familjarët e Arbnorit.

“Sot, pas muajsh të gjatë ankthi, pas një padrejtësie të rëndë - Arbnor Spahiu është i lirë. E kam thënë që në ditën e parë: do të kthehet. Nuk ishe lehtë, por ia dolëm”, ka shkruar Koci.

E lirimin e tij e ka konfirmuar edhe familjari i tij, Shkëlzen Spahiu përmes një postimi në rrjetet sociale. “Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto ditë të vështira. Arbnori është mirë me shëndet. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit për shtetasit tanë”, ka shkruar ai.

Spahiu u arrestua në qershor të këtij viti nga policia serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë për kinse kryerje të veprës penale “vrasje e rëndë”, në fshatin Banjskë të Zveçanit.


Ndërprerje të ujit në disa zona në Mitrovicë

13 November 2025 at 08:26


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë punimet në rrjetin e ujësjellësit, me qëllim sanimin e rrjedhjeve në Zveçan dhe të një defekti në stacionin e pompimit në Suhodoll.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes elektro-mekanike janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e problemeve teknike që kanë ndikuar në furnizimin e rregullt me ujë, përcjell Telegrafi.

Gjatë zhvillimit të këtyre punimeve, pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në disa zona përreth.

KRU “Mitrovica” ka sqaruar se ndërprerjet e ditëve të fundit janë rezultat i këtyre punimeve dhe do të vazhdojnë deri në përfundimin e tyre.

Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim dhe ka garantuar se furnizimi do të normalizohet menjëherë pas përfundimit të punimeve. /Telegrafi/


Kush ishte zyrtari i EULEX-it i vrarë në 2013, për të cilin dje u kryen bastisje në veri?

20 October 2025 at 07:33


Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në orët e para të mëngjesit të së dielës realizuan një operacion në 9 lokacione në veri të vendit.

Operacioni policor i realizuar në Zveçan dhe Zubin Potok përfundoi me shoqërimin e 7 personave në polici, të cilët pas intervistimit u liruan në procedurë të rregullt.

Ky operacion policor erdhi si rezultat i hetimeve për vrasjen e zyrtarit të të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) më 2013.

Audrius Senavicius, nga Lituania, ishte pjesëtari i parë i Misionit për Sundim të Ligjit i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), i cili është vra në krye të detyrës prej se ky mision është instaluar në Kosovë.

Ai ishte vra në një pritë, në rajonin e komunës veriore të Zveçanit më 19 shtator të vitit 2013, kur u sulmuan dy vetura të EULEX-it, teksa po ktheheshin nga pika kufitare me Serbinë në Jarinjë për në jug të Mitrovicës.

EULEX-i kishte ofruar shpërblim prej 27 mijë e 500 euro për informacionet që qojnë deri në kapjen e autorit apo autorëve të vrasjes së pjesëtarit të këtij misioni, Audrius Senavicius.

Atë kohë një ekip i përzier i hetuesve të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kishin kryer hetime.

Ndërkaq në operacionin policor të zhvilluar të dielën më 19 tetor 2025, gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale sikurse: dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente, pajisje elektronike të ndryshme etj. /Telegrafi/

Vrasja e zyrtarit të EULEX-it, 7 persona u shoqëruan nga policia gjatë bastisjeve të sotme në 9 lokacione në veri

19 October 2025 at 15:02


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot një operacion të gjerë policor në komunat Zubin Potok dhe Zveçan, si pjesë e hetimeve lidhur me vrasjen e një zyrtari të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Sipas komunikatës së përbashkët të lëshuar të shtunën, operacioni është zhvilluar “në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale”, duke pasuar një hetim të ndërlidhur me vrasjen e zyrtarit të EULEX-it, A.S.

Gjatë bastisjeve, të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë kontrolluar gjithsej nëntë lokacione: dy në Zveçan dhe shtatë në Zubin Potok.

Bastisjet janë bërë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: “Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to”, “Vrasje të Rëndë” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.”

Policia ka shoqëruar shtatë persona, të cilët janë marrë në pyetje dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Nga bastisjet janë gjetur dhe sekuestruar disa dëshmi materiale që mund të lidhen me rastin, përfshirë: dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente, pajisje elektronike të ndryshme etj”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë nënvizuar se gjatë zbatimit të urdhrit për bastisje, si një hap i rëndësishëm procedural në kuadër të një hetimi që është ende në zhvillim, janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale.

Në fund të komunikatës, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë theksuar përkushtimin për garantimin e rendit dhe drejtësisë.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që cenojnë sigurinë, ligjin dhe rendin në Republikën e Kosovës”, theksohet në njoftim. /Telegrafi/

telegrafi.com


Bastisjet në veri janë në lidhje me vrasjen e doganierit të EULEX-it në 2013

19 October 2025 at 14:28


Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot me 19.10.2025 ka filluar një bastisje në nëntë lokacione të ndryshme në veri.

KALLXO.com mëson se këto bastisje janë duke u kryer në lidhje me vrasjen e doganierit të EULEX-it, një vrasje që kishte ndodhur në shtator 2013.

Audrius Senavicius, doganier lituanez, ishte vrarë me 19 shtator 2013 pas të shtënave ndaj dy automjeteve të EULEX në afërsi të Zveçanit.

Në ndërkohë, Prokuroria Speciale ka thënë se aksioni po kryhet në nëntë lokacione të ndryshme nën dyshimin për veprat: Rrezikim i personelit të Kombëve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; Vrasje e rëndë; Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Operacioni është duke u mbështetur nga njësië relevante të Policisë së Kosovës.

“Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit”, thuhet në njoftim.

Pamje nga bastisjet në veri - forca të shumta policore në 9 lokacione

19 October 2025 at 10:16


Janë publikuar pamje nga bastisjet që kanë nisur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, ku Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në nëntë lokacione në komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Pamjet tregojnë forca të shumta policore, automjete të blinduara dhe njësi të specializuara duke realizuar kontrolle në objekte të ndryshme.

Operacioni lidhet me hetime për “Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me ta”, “Vrasje të rëndë” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

“Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, janë duke u realizuar bastisje në 9 lokacione në veri”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Pamjet nga vendi i ngjarjes po qarkullojnë në rrjete sociale dhe media, duke shfaqur një prani të shtuar të sigurisë dhe ndërhyrje të koordinuara në zona të ndjeshme.

Autoritetet kanë paralajmëruar se më shumë detaje do të publikohen pas përfundimit të aksionit. /Telegrafi/

Bastisje në nëntë lokacione në Zubin Potok dhe Zveçan

PRISHTINË, 19 tetor /ATSH/ Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në komunën e Zubin Potokut dhe atë të Zveçanit.

Sipas komunikatës së prokurorisë, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale.

“Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; vrasje të rëndë, sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit.

/KosovaPress/

The post Bastisje në nëntë lokacione në Zubin Potok dhe Zveçan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Operacion policor në Zveçan dhe Zubin Potok

By: Ela
19 October 2025 at 08:14

Hetuesit policorë po kryejnë bastisje në komunën e Zveçanit dhe Zubin Potokut më 19 tetor, njoftuan autoritetet. Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka parashtruar kërkesën në gjykatë për këtë operacione, janë duke u kryer bastisje në këto dy komuna nën dyshimin e kryerjeve të veprave penale: “rrezikimin e personelit të Kombeve […]

The post Operacion policor në Zveçan dhe Zubin Potok appeared first on BoldNews.al.

Bastisje në 9 lokacione në Zveçan e Zubin Potok - dyshime për vrasje dhe krime të rënda

19 October 2025 at 08:15


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke zhvilluar një operacion të gjerë policor në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda janë duke zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për kryerjen e bastisjeve në nëntë (9) lokacione të ndryshme.

Operacioni është ndërmarrë nën dyshimin për përfshirje në disa vepra të rënda penale, përfshirë: Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me ta, Vrasje të rëndë dhe Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Në këtë operacion po marrin pjesë edhe njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa autoritetet po zbatojnë të gjitha procedurat në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se informacione më të detajuara do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit. /Telegrafi/

Kërcënohet ekipi i Tëvë1 në Zveçan - reagon AGK, kërkon hetim të plotë

16 October 2025 at 15:05


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me përcjelljen dhe kërcënimin e ekipit të Tëvë1 sot në komunën e Zveçanit.

Në reagimin e saj AGK bënë të ditur se sot është njoftuar nga ekipi i televizionit në fjalë për këtë rast.

“Gazetari Venhar Isufi dhe kameramani Valmir Gashi kanë raportuar se ata janë ndjekur nga një veturë e tipi Audi A4, ngjyrë e zezë e cila është ndaluar para objektit të komunës së Zveçanit, dhe aty një person u ka thënë "nëse donin foto me zyrtarin policor, G.K", për të cilin kishte një raport televiziv një natë më parë.

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sjellje të individëve që janë pjesë e organeve të sigurisë së Kosovës, dhe e vlerëson si mënyrë të papranueshme të frikësimit ndaj gazetarëve për ta bërë punën e tyre”, thuhet në reagim.

AGK thekson se ekipi i gazetarëve e ka raportuar rastin në Polici, dhe ka kërkuar nga organet e rendit hetim të plotë dhe të shpejtë.

“Gazetarët duhet te jenë në gjendje ta bëjnë punën e tyre të papenguar, në secilën rrethanë”, ka theksuar AGK. /Telegrafi/


Një hajn hyn nga bodrumi në Shtëpinë e Shëndetit në Zveçan, por nuk arrin të vjedhë asgjë

9 October 2025 at 09:15


Një punëtor në shtëpinë e shëndetit ka njoftuar se një person i panjohur përmes dritares së bodrumit kishte depërtuar brenda në objektin e shtëpisë së shëndetit, i kishte përgatiru disa gjëra që t’i marr me vete, por nuk u ka marrë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:45 në rrugën “Bube Mihailovic”, në Zveçan.

“Më 08.10.2025 ankuesi punëtor në shtëpinë e shëndetit, ka njoftuar se një person i panjohur përmes dritares së bodrumit kishte depërtuar brenda në objektin e shtëpisë së shëndetit, kishte përgatitë disa gjëra që t’i marr me veti, por që nuk i ka marrë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Hyrje ilegale dhe prerje pyjesh në Zveçan, dy shtetas serbë kapen pas monitorimit me dron

1 October 2025 at 09:04


Gjatë patrullimit përgjatë vijës kufitare në zonën e Zveçanit, njësiti i Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) në bashkëpunim me njësitin e KFOR-it kanë vërejtur përmes një droni dy persona të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës dhe po kryenin prerje të paligjshme të pyjeve.

Dy personat e dyshuar, meshkuj dhe shtetas të Serbisë, janë ndaluar nga njësitë intervenuese në vendin e ngjarjes.

"|Nga të njëjtit janë konfiskuar dy motor sharra një palë dylbi një radiolidhje një thikë. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gjësendet e konfiskuar iu kthehen të dyshuarve", ka njoftuar Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Ndodhet në paraburgim në Serbi/ Protestë në Prishtinë për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu

30 September 2025 at 13:02

Me parullat “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, “Arbnon Spahiu nuk është vetëm, jemi të gjithë bashkë” është mbajtur një protestë në Prishtinë me kërkesën kryesore: lirimin nga paraburgimi në Serbi për ish-policin Arbnor Spahiu.

Spahiu u arrestua në qershor të këtij viti nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe akuzohet nga autoritetet serbe për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, në fshatin Banjskë të Zveçanit. Sipas organizatores se protestës Erëza Zeqiri, Spahiu po mbahet padrejtësisht në burg në Serbi.

“Padrejtësia nuk mund të mbulohet me heshtje, ne jemi këtu për të ngritur zërin e Arbnorit, për të thënë me vendosmëri se liria e tij është e drejtë themelore dhe se askush nuk mund të mbahet peng i padrejtësisë”, ka thënë organizatorja e protestës, Ereza Zeqiri.

Protestuesit i janë drejtuar me thirrje institucioneve vendore, atyre ndërkombëtare, Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të të drejtave të njeriut, që të marrin përgjegjësinë për të garantuar të drejtat themelore të një qytetari që padrejtësisht po mbahet i burgosur.

Spahiu po mbahet në qytetin verior të Serbisë, Suboticë, që nga 9 qershori kur Gjykata e Lartë e Suboticës urdhëroi paraburgosjen e tij.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës Arbnor Spahiu, dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në Banjskë, pjesa veriore e Kosovës, ku një grup i serbëve të armatosur sulmoj policinë e Kosovës në shtator 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

/abcnews.al/

Publikohen pamje të reja nga ballafaqimi i Njësive Speciale me grupin terrorist në Banjskë

26 September 2025 at 15:10


Të mërkurën e 24 shtatorit janë bërë dy vjet nga sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku një grup i armatosur i udhëhequr nga ish-politikani Millan Radoiçiq sulmoi Policinë e Kosovës.

Mëngjesin e 24 shtatorit 2023, gjatë përleshjes, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti dhe u lëndua një tjetër zyrtar policor.

Sulmi u dënua ashpër nga krerët e shtetit dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët kërkuan që autorët të dalin para drejtësisë.


“Ky akt terrorist është një sulm i drejtpërdrejtë kundër rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës,” kishin deklaruar zyrtarët e lartë të shtetit në atë kohë.

Videon me pamjet e publikuara nga Tëvë1 mund ta ndiqni më poshtë:


Policia vazhdon aksionet në veri, arrestohet një person dhe sekuestrohet sasi e madhe armatimi

11 September 2025 at 08:25


Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle dhe bastisje të reja në rajonin e Mitrovicës së Veriut, në kuadër të hetimeve të vazhdueshme për posedim të paautorizuar të armëve.

Aksionet janë ndërmarrë në dy lokacione në komunën e Zveçanit, ku janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Në Rastin III, gjatë kontrollit në një shtëpi banimi në lagjen Korile, komuna Zveçan, pronari i shtëpisë ka deklaruar se dy armët të cilat i kishte me leje të UNMIK-ut i kishte dërguar në Serbi, ndërkohë që në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e municionit.

Bazuar në dyshime të arsyeshme dhe informata operative, Policia ka realizuar bastisje shtesë në objekte përcjellëse të të dyshuarit, duke u mbështetur në Nenin 108 të Kodit të Procedurës Penale, paragrafi 1.5, për të parandaluar "shitjen, asgjësimin apo humbjen e menjëhershme të provave".

Gjatë bastisjes janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e armatimit dhe materialeve eksplozive, duke përfshirë:

-Dy karikatorë për armë të gjatë, 49 detonatorë elektrik,

-Një thikë dhe një këllëf për armë të gjatë,

-Një fishek me mbishkrim ne baze PPU 8x75 IS

-Një fitil ngadalë ndezës për eksploziv bashkë me një detonator mekanik

-Gjashtë (6) detonator elektrik 4 (katër) nga ta të rinj

-Dy (2) paketime sfera (thashme) që shërbejnë për mbushje te fishekëve te gjuetisë

-Makineria për mbushje municioni

-Pjesë shtuese për armë të gjatë, për trombllon

-Tel i cili shfrytëzohet për iniciues të detonatorëve

-Armë e gjatë e çmontuar me nr. Serik K - 414675 me dy karikator me municion të plotë me gjithsej 60 fishekë të kalibrit 7.62x39

-Tridhjetë e pesë (35) kutia të mbyllura me municion me mbishkrim ne baze “IK 89”(35x15=525fishek te kalibrit 7.62x39)

-Pesëdhjetë e nëntë (59) fishekë me mbishkrim në baze “E”

-Gjashtëdhjetë e pesë (65) fishek për armë të gjatë me mbishkrim në baze “IK 89”

-Pesëdhjetë (50) fishekë për pistoletë me mbishkrim në bazë “PPU 9mm LUGER”

-Dy (2) karikator për armë të gjatë pa municion

-Pajisje distancë matës

-Thikë për pushkë bajonetë

Personi i dyshuar, S.G., 73 vjeç, është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Ndaj tij është iniciuar rasti penal për "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve".

Në Rastin VI, në një tjetër kontroll të zhvilluar në një shtëpi banimi në rrugën "Prote Stojana" në Zveçan, janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 12 fishekë të pushkës së gjuetisë, 15 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, 2 sfera të fishekëve të gjuetisë dhe një rrip për mbajtjen e fishekëve.

Lidhur me këtë rast, nuk është arrestuar asnjë person, por Policia njofton se "është në interes të saj që të intervistohet një person si i dyshuar".

Edhe në këtë rast është iniciuar procedura penale për "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve".

Policia rajonale apelon te qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të dorëzojnë armët e paautorizuara.

"Çdo armë e cila mbahet pa leje të vlefshme konsiderohet e kundërligjshme, prandaj qytetarët inkurajohen të paraqiten në stacionet policore për të kryer procedurat për vazhdimin e lejeve të armëve", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/


❌
❌