KANADA – Carney: Kërcënimet e Trumpit thjesht taktika negociuese
OTAVA, 26 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri kanadez, Mark Carney minimizoi sot kërcënimet e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore 100% duke theksuar se ato ishin kryesisht pjesë e një strategjie për negociata tregtare.
”Shpejt do të hyjmë në negociata ose në rishikim të marrëveshjes sonë me Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën (ACEUM)”, kujtoi Mark Carney.
”Presidenti është një negociator me përvojë (…) Mendoj se disa nga këto komente dhe qëndrime duhet të kuptohen në këtë kontekst më të gjerë”, theksoi ai.
Presidenti amerikan kërcënoi të shtunën se do të vendoste tarifa doganore 100% mbi importet kanadeze në SHBA në rast të një marrëveshjeje tregtare midis Kanadasë dhe Kinës, pas njoftimit të Mark Carney për një marrëveshje paraprake në Pekin në mes të janarit./ /Ad.Ab./
The post KANADA – Carney: Kërcënimet e Trumpit thjesht taktika negociuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.