Protesta të përgjakshme në Iran/ Eksperti: Vetëm, ndërhyrja nga jashtë mund të ndihmojë protestuesit. Pse nguron Trump?!
Protestat e shpërthyera në Iran, të cilat deri më tani kanë shkaktuar rreth 500 viktima, kanë në thelb krizat e thella ekonomike dhe pakënaqësinë sociale, por po shndërrohen gjithnjë e më shumë në një përplasje të fortë mes shoqërisë dhe regjimit fetar.
Kështu u shpreh eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Endri Tafani, i ftuar në “News Line” në ABC News, duke theksuar se reagimi i ashpër i qeverisë iraniane, mbyllja e internetit dhe dhuna ndaj protestuesve tregojnë frikën e regjimit nga përhapja masive e revoltës, ndërsa ndërhyrja e jashtme mbetet e pamundur për shkak të interesave gjeopolitike dhe pozitës strategjike të Iranit.
“Protestat janë për shkak të ekonomisë së ulët. Janë shumë faktorë që çuan në një protestë që si fillim në tregjet tregtare dhe më pas shpërthyen në nivel kombëtar. Kur protestat u bënë masive, pati edhe një reagim të ashpër nga qeveria, ku u mbyll interneti për të mos pasur shumë komunikim, dhe u vranë në mënyrë masive shumë protestuese. E vetmja gjë që mund të ndihmojë protestuesit iranianë, është ndërhyrja e jashtme, por që zor se mund të vijë. Trump heziton për shumë arsye.
Irani konsiderohet si aleat i ngushtë, edhe sot e kësaj dite furnizon Rusinë më mjete ushtarake dhe furnizon Kinën me naftë. Është i lidhur me interesa ekonomikë, por edhe gjeopolitikë. Iran nuk mund të futesh me trupa ajrorë. Ideja i territorit dhe popullsisë së madhe bën të pamundur një fushatë me trupa tokësore, e vetmja është ndërhyrja ajrore. Megjithatë duhet parë se sa efekt do të ketë, pasi kemi të bëjmë me një vend diktatorial fetar. Duhet kuptuar që Irani është një komb që ka një kulturë shumë të lashtë. Ka një element kulturore dhe trashëgimie kulturore të kombit iranian që është shumë e fortë që të asimilohet nga feja.
Kjo ka bërë që në Iran, feja të përdoret për të justifikuar dhunën dhe diktaturën, ka bërë që të ketë një neveritje ndaj fesë. Në këto protesta kemi pasur djegie të xhamisë, ka pasur edhe mbyllje të xhamive për shkak të braktisjes së fesë nga të rinjtë. Kjo ka bërë që në Iran të ketë këtë përplasje mes qeverisë që përdor fenë për të justifikuar veprimet e saj. Protestuesit mund të arrijnë një zbutje të regjimit për kërkesat ekonomike, por jo ato politike”, tha eksperti./abcnews.al