Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 February 2026Main stream

Zelensky: Sulmet ruse janë përqendruar në rrjetin hekurudhor të Ukrainës

2 February 2026 at 15:24

Sulmet e fundit ruse po synojnë rrjetin hekurudhor të Ukrainës u shpreh Presidenti Volodymyr Zelensky.

Këto reagime vijnë pasi vendi përballet me krizën më të keqe energjetike, gjendur përballë një dimri të ftohtë pasi një seri sulmesh ruse dëmtuan infrastrukturën e saj energjetike.

“Ushtria ruse, ashtu si në ditët e mëparshme, po përqendron përpjekjet e saj në terrorizimin e zinxhirit të furnizimit, para së gjithash të rrjetit tonë hekurudhor”, tha Zelensky.

Sulmet ruse kanë goditur rrjetin hekurudhor në rajonet Dnipropetrovsk dhe Zaporizhia.

/abcnews.al/

U akuzua për ngacmim seksual ndaj një të miture, gjykata e Fierit lë në ‘arrest shtëpie’ 71-vjeçarin

2 February 2026 at 14:54

71-vjeçari nga Fieri që u arrestua të premten me akuzën  “ngacmim seksual të të miturve”, është liruar nga masa e arrestit në të cilën ndodhej pret tre ditësh.

Policia e Fierit arrestoi 71-vjeçarin,  me inicialet M.M me akuzën e ngacmimit seksual të premten e javës së kaluar.

Burime nga komisariati i Fierit thanë se 71-vjeçari tentoi ta prekë në mënyrë të papërshtatshme vajzën e mitur të fqinjit. Ngacmimi për të cilin u akuzua i moshuari ndodhi në dyqanin pranë banesës së saj ku ndodhej edhe 71-vjeçari.

Denoncimi u bë nga prindërit e vajzës pasi e mitura u tregoi çfarë kishte ndodhur. Megjithatë gjykata e Fierit në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, vlerësoi të ligjshëm arrestimin por caktoi si masë sigurie “arrestin në shtëpi”.

Gjyqtarja Bora Shaholli ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës për një masë të lehtë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore të te akuzuarit. Hetimi për ngjarjen vazhdon

Lista Serbe apelon vendimin e KQZ-së për të mos ia miratuar listën e kandidatëve

2 February 2026 at 14:26

Dy ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lista Serbe ka dorëzuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër vendimit të këtij institucioni për mosmiratimin e listës së kandidatëve të saj.

Në një deklaratë për media, Igor Simiç, përfaqësues i Listës Serbe, e ka cilësuar vendimin si “të paligjshëm, anti-serb dhe diskriminues” dhe ka thënë se KQZ-ja ka mohuar “42.759 vota të serbëve”, duke u munduar të pengojë komunitetin serb të zgjedhë përfaqësuesit e tij.

“Presim që PZAP-ja ta shfuqizojë vendimin e turpshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të marrë një vendim në përputhje me ligjin, me ç’rast do të mbrojë të drejtat e popullit serb, ligjshmërinë dhe integritetin e procesit zgjedhor”, tha Simiq.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka thënë se është duke ndjekur këto zhvillime dhe ka theksuar nevojën për “përputhje të plotë dhe respektim të standardeve ndërkombëtare zgjedhore, veçanërisht publikimin transparent dhe të plotë të rezultateve zgjedhore”.

Gjatë fundjavës, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka dënuar gjithashtu vendimin e KQZ-së, duke e cilësuar si një sulm të ri ndaj të drejtave politike të popullit serb në Kosovë.

Ai tha se heqja e të drejtës së votës së serbëve nuk duhet të jetë praktikë dhe se Serbia do të insistojë bashkë me partnerët ndërkombëtarë për respektimin e të drejtave politike dhe elektorale të komunitetit serb.

KQZ-ja kishte përfunduar të premten procesin e rinumërimit të votave, i cili u krye pas dyshimeve për manipulime gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Pas rinumërimit, disa vota ndryshuan deri në 6 mijë për një kandidat, por rezultatet për partitë nuk u prekën.

Anëtarët e KQZ-së i miratuan listat e kandidatëve të të gjitha partive përveç Listës Serbe, ku tre anëtarë votuan për, dy kundër (nga Lëvizja Vetëvendosje) dhe të tjerët abstenuan.

Sipas KQZ-së, rezultatet përfundimtare janë:

-Lëvizja Vetëvendosje: 51.10% të votave, 57 ulëse

-Partia Demokratike e Kosovës: 20.19%, 22 ulëse

-Lidhja Demokratike e Kosovës: 13.24%, 15 ulëse

-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 5.50%, 6 ulëse

Nga ulëset e rezervuara për komunitetin serb, Lista Serbe fitoi nëntë ulëse dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë një ulëse.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kritikuar shpalljen e rezultateve “të pjesshme” dhe veprimet e KQZ-së, duke thënë se situata nuk mund të zgjidhet me votim politik brenda institucionit dhe se vendimi për mosmiratimin e Listës Serbe është i pakuptimtë./REL

Zgjonte shqiptarët me yoga. Ku ishte “zhdukur” prej vitesh Fatimja

2 February 2026 at 13:38

Pas shumë vitesh larg ekranit, Fatime Bici rikthehet në vëmendje jo si figurë televizive, por si një grua që i ka qëndruar besnike një misioni jetësor: jogës si mënyrë jetese dhe shërimi shpirtëror.
E njohur si zonja që futi për herë të parë ushtrimet e jogës në një televizion shqiptar, Fatimja zgjodhi më pas një rrugë më të qetë, por shumë më të thellë, jetën përtej famës, larg zhurmës mediatike.

Me profesion inxhiniere elektrike, ajo rrëfen se studimet fillestare nuk ishin kurrë pasioni i saj i vërtetë. “Ishte një profesion që nuk e doja aspak”, shprehet ajo, ndërsa momenti i njohjes me jogën do të ndryshonte përgjithmonë rrjedhën e jetës së saj.

Kur Fatime Bici nisi të studionte jogën, në Shqipëri kjo disiplinë pothuajse nuk praktikohej dhe nuk pritej me interes. Pikërisht kjo mungesë do ta shtynte të zhvendosej në Greqi, ku vijoi studimet profesionale dhe përkushtimin ndaj jogës, si në aspektin fizik ashtu edhe shpirtëror. Pas rikthimit në Shqipëri, ajo hapi studion e saj në Tiranë, por sërish vuri re se interesi ishte i vakët. Vendimi për t’u zhvendosur në Elbasan do të rezultonte një hap i suksesshëm: sot, Fatime Bici zhvillon klasa joge dhe vëren se në qytetet më të vogla njerëzit janë më të hapur ndaj përmirësimit të jetës përmes praktikave shpirtërore.

Prej 25 vitesh dedikim të pandërprerë, instruktoria e jogës beson fort se kjo disiplinë mund të parandalojë shumë sëmundje, ndaj këshilla e saj është e drejtpërdrejtë: “Ua them të gjitha grave dhe vajzave që ta praktikojnë jogën”. Joga është tashmë pjesë e familjes së saj. Vajza e Fatimes është gjithashtu e përfshirë në këtë praktikë, ndërsa bashkëshorti ndan një pasion tjetër për natyrën, alpinizmin, një harmoni perfekte mes trupit, mendjes dhe lartësive.

Gjyqi për Veliajn/ Kryebashkiaku kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda. Seanca e radhës më 9 shkurt

2 February 2026 at 13:34

Seanca e sotme për kryebashkiakun Erion Veliaj është shoqëruar me debate. Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda pasi sipas tij nuk i dha të drejtën të mbrohej efektivisht.

Avokatja e caktuar kryesisht Valentina Teodoresku u shpreh se ka udhëtuar në drejtim të Durrësit dhe taksia e priti vetëm një orë në IVEP Durrës, ndaj nuk pati më shumë kohë të njihej me aktet.

Teodoresku gjithashtu kërkoi shtyrje të seancës, kërkesë e cila u rrëzua nga GJKKO. Veliaj është larguar nga salla e gjyqit me pretendimin se nuk është dëgjuar nga trupi gjykues. Gjyqtarja Etleva Deda kaloi në konkluzionet përfundimtar të personave të tjerë.

Ndërkohë, në përfundim të seancës, u njoftuar se më 9 shkurt do të vendoset nëse do të kalojë apo jo.

Kosovë/ Mbyllet afati për ankesa në PZAP, Prokuroria nis hetimin për manipulim të votave në Podujevë

2 February 2026 at 13:21

Ora 11 e kësaj të hënë shënoi edhe përfundimin e afateve për subjektet politike dhe kandidatët për të paraqitur ankesat e tyre në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa, përpara se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të nisë procesin e certifikimit të rezultateve.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Bekim Haxhiu ka dorëzuar dy ankesa zyrtare në PZAP kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026.

Një ankesë e ka edhe Igor Simiç, i Listës Serbe, pas vendimit të marrë të shtunën, kur dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe abstenimi i anëtarëve të tjerë të KQZ-së pamundësuan miratimin e listës së saj me kandidatët për deputet që fituan garën e 28 dhjetorit.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar OSBE, që ka deklaruar se po e monitoron nga afër situatën dhe pret që vendi të veproj në përputhje me standardet demokratike.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, PZAP ka afat katër ditë për shqyrtimin e ankesave. Ndërkaq, palët e pakënaqura me vendimin e PZAP-it kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda dy ditësh, ndërsa kjo e fundit ka afat prej tri ditësh për të marrë vendim përfundimtar.

Duke u bazuar në këto afate ligjore, certifikimi përfundimtar i zgjedhjeve të 28 dhjetorit pritet të merret në mes të muajit shkurt.

Ndërkohë, drejtësia vijon punën e saj. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtave të votimit, në Podujevë.

Edhe kjo komunë do të jetë nën lupën e Krimeve Ekonomike, si pasojë e dyshimeve për manipulim. Prokuroria e përgjithshme konfirmon se hetimet pritet të shtrihen edhe në dy komuna të tjera: Skenderaj dhe Vushtria.

Në fundjavë, aksioni i fundit është ai i Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Prokuroria kërkoi paraburgimin e 10 personave të dyshuar për manipulim të votave nga 43 të ndaluar për intervistim.

Bisedimet me SHBA dhe Ukrainën/ Kremlini konfirmon takimin e ri trepalësh në Abu Dhabi

2 February 2026 at 12:12

Raundi i dytë i takimeve të grupit trepalësh të sigurisë të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës do të mbahet në Abu Dhabi të mërkurën dhe të enjten, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Siç shpjegoi ai, shtyrja u konsiderua e nevojshme për të koordinuar oraret e të gjitha palëve të përfshira në procesin e negociatave.

Raundi i parë i konsultimeve për sigurinë midis përfaqësuesve të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës u zhvillua më 23 janar në Abu Dhabi, i ndjekur nga një takim i dytë të nesërmen, më 24 janar.

Ekipi negociator rus u drejtua nga Igor Kostyukov, kreu i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse.

Nga ana ukrainase, grupi trepalësh i punës u kryesua nga Rustem Umerov, sekretar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të vendit.

Vlorë/ Kamionçina godet barrierat dhe bie nga lartësia, shoferi në gjendje të rëndë, transportohet në spital

2 February 2026 at 11:21

Një aksident ka ndodhur në Vlorë. Një kamionçinë ka dalë nga rruga duke goditur barrierat dhe më pas ka rënë nga lartësia duke përfunduar në afërsi të bregut.

Si pasoje është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit. Efektivë të policisë kanë ndërhyrë menjëherë për t’i ardhur në ndihmë të lënduarit, i cili është dërguar me urgjence drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës.

/abcnews.al/

Moti i keq godet Greqinë, banesa nën ujë e rrëshqitje dherash. Raportohet për dëme të mëdha

2 February 2026 at 10:59

Greqia u godit nga moti i keq duke shkaktuar dëme të mëdha. Reshjet e dendura të shiut i kthyen rrugët në lumenj. Në Larisa, një përrua doli nga shtrati. Duke folur për mediat vendase kryetari i Larisës, deklaroj se në shtatë orë, ra shi sa për gjashtë muaj.

Ndërsa në Kalamatë, rrugët janë shndërruar në “dete” dhe zona të tëra janë “zhytur” në baltë, ndërsa në Selanik shumë pemë kanë rënë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në zonat bregdetare, uji mori me vete objekte nga dhomat me qira të vendosura pranë bregut të detit. Dëmet përllogariten në mijëra euro për çdo banesë.

Në të njëjtën kohë, ndodhën përmbytje edhe në ishullin grek të Santorinit apo Selanik. Në vend ka patur edhe rrëshqitje dherash duke shkaktuar bllokim të autostradave.

Pasditja e të hënës pritet të sjell edhe përmirësim të kushteve atmosferike.

/abcnews.al/

Atentati në Lezhë, dyshohet për një tjetër të plagosur. Pas të shtënave me armë, autorët u larguan drejt Shën Kollit

2 February 2026 at 10:28

Sokol Daci mbeti i plagosur pas të shtënave me armë të raportuara në një berberhane në Lezhë.

30-vjeçari pas plagëve të marra u transportua për trajtim mjekësor te Trauma. Policia ka dyshime se mund të jetë një tjetër person i plagosur. Ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur nuk rezulton me precedent penalë. Pasi kanë qëlluar, autorët me automjetet e tyre kanë lëvizur në drejtim të rrugës së Shën Kollit. Autorët kanë qenë të veshur me kamuflazhe e me kapuç.

(i plagosuri Sokol Daci)

/abcnews.al/

Doli në dokumentet e publikuara nga Dosja Epstein/ Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste

2 February 2026 at 10:14

Lord Mandelson ka dhënë dorëheqjen nga Partia Laburiste, pas lajmeve për përfshirje në dosjen e Epstein.

Emri i Mandelson shfaqet midis miliona dokumenteve të publikuara në lidhje me Epstein. Këto dokumente janë numri më i madh i ndarë nga qeveria amerikane që kur nëpërmjet një ligji u urdhërua publikimin e tyre.

Disa dokumente sugjerojnë se Epstein i ka bërë atij pagesa midis viteve 2003 dhe 2004 që arritën në një total prej 75,000 dollarësh (tani, 55,000 £). Mandelson thotë se nuk ka të dhëna të tilla dhe se nuk i kujtohet për marrjen e shumave dhe nuk e di nëse dokumentet ishin autentike.

Nuk është hera e parë që ish-ministri është rrëzuar nga miqësia e tij me Epstein – në shtator, ai u shkarkua nga Keir Starmer si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA pas zbulimeve rreth marrëdhënies së tyre.

Medvedev: Moska nuk do të pranojë trupa të NATO-s në Ukrainë

2 February 2026 at 10:06

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev deklaroi se një propozim nga vendet evropiane për të stacionuar trupa anëtare të NATO-s në Ukrainë për siguri dhe një marrëveshje paqeje është i papranueshëm.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë shton: “Për çfarë lloj garancie mund të flasim nëse një kontingjent i huaj i shteteve anëtare të NATO-s, të cilat nuk janë miqësore, është i vendosur në territorin e një shteti të tillë?”

Medvedev thotë se kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2024, kur Vladimir Putin i paraqiti ato në një fjalim në ministrinë e jashtme.

Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me dokumentarin “Music by John Williams”

2 February 2026 at 08:31

Regjisori i njohur amerikan Steven Spielberg ka fituar Grammy-n e tij të parë, si producent i dokumentarit “Music by John Williams”, i cili u vlerësua me çmimin “Best Music Film” në ceremoninë e sivjetme të çmimeve Grammy.

Me këtë fitore, Spielberg i afrohet statusit prestigjioz EGOT, duke qenë tashmë vetëm një Tony Award larg arritjes së plotë që përfshin çmimet Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.

Në një deklaratë pas marrjes së çmimit, Spielberg falënderoi votuesit e Grammy-ve dhe ekipin e realizimit, duke theksuar rëndësinë e këtij vlerësimi për të dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai nënvizoi se ky çmim është veçanërisht domethënës, pasi konfirmon ndikimin e jashtëzakonshëm që kompozitori legjendar John Williams ka pasur në kulturë dhe muzikë për më shumë se pesë dekada.

“Ndikimi i John Williams në kulturë dhe muzikë është i pamatshëm dhe trashëgimia e tij artistike është e pakrahasueshme,” u shpreh Spielberg, duke shtuar se është krenar që është pjesë e këtij dokumentari.

Dokumentari “Music by John Williams”, me regji nga Laurent Bouzereau, i kushtohet jetës dhe karrierës së kompozitorit të njohur për kolonat zanore të disa prej filmave më ikonë të historisë së kinemasë.

Before yesterdayMain stream

Pas kërcënimeve të vazhdueshme, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

1 February 2026 at 22:47

Donald Trump i cili kohët e fundit përshkallëzoi kërcënimet e tij kundër Kubës, duket se ka ndryshuar qëndrim. Uashingtoni ka filluar dialogun me autoritetet kubane, dhe sipas presidenti amerikan bisedimet mund të çojnë edhe në një marrëveshje.

“Po flasim me kubanezët, zyrtarët e lartë në Kubë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por mendoj se do të arrijmë një marrëveshje me Kubën”. Pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë, aleatin kryesor të Kubës, Trump e ka kërcënuar vazhdimisht qeverinë e ishullit komunist.

Trump, i cili tashmë ka ndaluar dërgesat e naftës venezueliane në Kubë pas arrestimit të Nicolas Maduros në fillim të janarit, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten që thotë se Uashingtoni “mund” të vendosë tarifa, me një shumë të paspecifikuar, për vendet që shesin naftë në Havanë, duke pretenduar se Kuba përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

/abcnews.al/

Rusia shton sulmet në Zaporizhia, të paktën nëntë të plagosur

1 February 2026 at 22:32

Të paktën nëntë persona u plagosën pasi dronët rusë goditën një maternitet në qytetin jugor të Zaporizhias, thanë sot zyrtarët. Guvernatori ushtarak Ivan Federov tha se në sulmin fillestar ishin plagosur gjashtë persona, përfshirë dy gra që kishin qenë në spital për një ekzaminim.

“Në sulmin e dytë, u plagosën dy gra dhe një fëmijë 4-vjeçar”, tha ai.

Federov publikoi foto të ndërtesës së rrënuar në Telegram, të cilat tregonin dritare të thyera dhe dhoma spitalore të rrënuara. Më herët, zyrtarët thanë se një burrë dhe një grua ishin vrarë në sulmet me dron rusë gjatë natës në Dnipro.

Forcat Ajrore Ukrainase raportuan një total prej 90 sulmesh me dron rusë gjatë natës në të gjithë vendin. Sulmet vijnë mes negociatave të vazhdueshme për t’i dhënë fund luftimeve gati katër-vjeçare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se bisedimet tripalëshe të paqes midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së do të zhvilloheshin të mërkurën dhe të enjten në Abu Dabi.

Mori disa plagë pas të shtënave me armë në berberhane, 30-vjeçari mbërrin te Trauma

1 February 2026 at 22:18

Pas të shtënave me armë, 30-vjeçari Sokol Daci i cili mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në një berberhane në Lezhë.

ABC News mëson se i riu ka mbërritur në spitalin e Traumës. Nga burime brenda spitalit mësohet se i riu ka marr plagë në shpatull, bark dhe në këmbë.

Aktualisht ndodhet në sallë në gjendje stabël.

EMRI/ Breshëri plumbash në berberhane, identifikohet 30-vjeçari që u plagos, ja si është gjendja shëndetësore

1 February 2026 at 21:35

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Burime kanë konfirmuar se i plagosuri është 30-vjeçari Sokol Daci, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur brenda një ambienti që shërbente si berberhane, ku dyshohet se është qëlluar me breshëri automatiku.

Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe ende nuk është identifikuar.

Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.

VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një i plagosur. Pamje nga vendngjarja

1 February 2026 at 21:27

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë. Një person ka mbetur i plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu ka ngritur edhe pika kontrolli për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Ndërsa sipas informacioneve paraprake i plagosuri shtetas 30 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

❌
❌