Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Mashtronin të huajt duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona

By: Ela
24 December 2025 at 09:52

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 7 persona, B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R., dhe L.Sh., të cilët akuzohen se mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’ për të përfituar. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një […]

The post Mashtronin të huajt duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona appeared first on BoldNews.al.

Mashtronin shtetas të huaj duke u premtuar investime në ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona

By: V K
24 December 2025 at 10:13

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtatë persona, të cilët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mashtruar shtetas të huaj, kryesisht italianë, duke u premtuar investime fitimprurëse në bursën “Forex”.

Të pandehurit janë shtetasit me iniciale B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R. dhe L.Sh.

Nga hetimet rezultoi se të pandehurit zhvillonin veprimtarinë mashtruese në ambientet e shoqërisë “OZAR” sh.p.k., përmes një skeme të mirëorganizuar në formën e një call center-i.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit kontaktonin shtetas të huaj dhe i bindnin të investonin shuma të ndryshme parash, duke i premtuar përfitime të larta financiare.

Ndër viktimat rezultojnë edhe shtetasit italianë me iniciale L.C. dhe S.S., të cilët kanë kryer transferta bankare me vlera të konsiderueshme.

Si funksiononte skema?

Nga këqyrja e telefonave të sekuestruar dhe aplikacionit “WhatsApp”, janë zbuluar komunikime të të pandehurve me shtetas italianë, të cilëve u kërkoheshin shuma parash për investime në Forex.

Në një rast konkret, shtetasi me iniciale L.C. ka kryer një transfertë prej 8,700 euro, pas nënshkrimit të një kontrate që parashikonte investim në vlerën 100,000 euro. Më pas, atij i është kërkuar edhe një pagesë shtesë prej 3,500 euro, si formë penaliteti për vonesë të transfertës së parë.

“Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘WhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer trasfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29.11.2023, ai ka kryer tranfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje. Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13.12.2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria thekson se aktiviteti mashtrues është kryer me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror, ndërsa të pandehurit kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën e paligjshme të veprimtarisë së tyre.

Roli i të pandehurve në skemën e mashtrimit

Sipas Prokurorisë, të pandehurit ishin të ndarë në role. Shtetasi me iniciale Gj.R., i punësuar në “Ozar” shpk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve.

Ndërsa shtetasi L.Sh, ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj.

Në këtë skemë, shtetasi E.A., figuron si administrator ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k. dhe përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme.

Shtetasi A.Ll ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari.

Ndërsa shtetasit B.B., dhe K.D. kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente dhe J.J. personi kryesor i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve.

Njoftimi i Prokurorisë Tiranë:

Mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’ për të përfituar, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë persona, shtetasit B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R., dhe L.Sh., për veprën penale ‘Mashtrimi’ parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.8500 të vitit 2023, të nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, mbi subjektet e licensuara dhe të palicensuara në lidhje me veprimtarinë ‘Forex’, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i. Brenda kësaj veprimtarie, të pandehurit në fjalë, kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj, mes tyre shtetasit italianë L.C. dhe S.S., duke kontribuar në funksionimin normal të mekanizmit të mashtrimit dhe në sigurimin e vijimit të tij.

Nga ky procedim janë veçuar aktet dhe vijojnë hetimet në një procedim të ri me numër 8500/1 për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 K.Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, parashikuar nga neni 287 i K.Penal ndaj viktimave të tjera në bashkëpunim me autoritetet e huaja .

Nga këqyrja e aplikacionit “WhatsApp” të telefonave të sekuestruar, u konstatuan biseda me persona të ndryshëm, shtetas të regjistruar me emra italianë, të cilët kanë dërguar foto të kartave të identitetit, të kërkuara nga përdoruesi i telefonit. Nga bisedat rezultoi se këtyre shtetasve u kërkoheshin shuma të ndryshe monetare për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdhaja në këmbim.

Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘WhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer trasfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29.11.2023, ai ka kryer tranfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje. Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13.12.2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë.

Në rastin konkret të aktivitetit mashtrues të zhvilluar në ambientet e call center-it, rezulton se të pandehurit kanë vepruar me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror. Ata kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën mashtruese të veprimtarisë, që konsistonte në kontaktimin e klientëve të huaj për investime të rreme në Forex dhe kanë ndjekur në mënyrë të përsëritur të njëjtin mekanizëm për të përfituar shuma parash pa qëllim kthimi.

Shtetasi Gj.R i punësuar në “Ozar” shpk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve. Ndërsa shtetasi L.Sh, ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj. Në këtë skemë, shtetasi E.A., figuron si administrator ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k. dhe përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme. Shtetasi A.Ll ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari. Ndërsa shtetasit B.B., dhe K.D. kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente dhe J.J. personi kryesor i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve.

Nga sa më sipër, rezulton e provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe më shumë se një herë, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

The post Mashtronin shtetas të huaj duke u premtuar investime në ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Arrestohen dy të mitur në Gjilan, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

11 December 2025 at 21:40


Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar të mitur në Gjilan, të implikuar në një skemë mashtrimi dhe keqpërdorimi të kartelave bankare të qytetarëve. Rasti u hetua nga Njësia e Hetimeve Rajonale, konkretisht Ekipi i Krimeve Kibernetike, me autorizim të Prokurorit të Shtetit.

Hetimet kishin nisur më 8 dhjetor 2025, pas dyshimeve se personat e mitur kishin përfituar kundërligjshëm përmes shfrytëzimit të të dhënave bankare të disa qytetarëve. Gjatë procedurave hetimore, policia ka siguruar prova të besueshme që lidhen me veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”.

Më 11 dhjetor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, u kryen kontrolle në dy lokacione të ndara, ku janë gjetur prova shtesë që forcuan dyshimet për përfshirjen e tyre në tre vepra penale: keqpërdorim i kartelave bankare, mashtrim, dhe shpërdorim i pasurisë.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar sipas procedurave ligjore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, atyre u është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.


Zbulohet mashtrimi 30 mln euro në ‘zemrën historike’ të Firences, në pranga disa shqiptarë

By: Ela
11 December 2025 at 12:55

Policia italiane zbuloi një skemë mashtrimi me vlerë mbi 30 milionë euro që goditi institucionin historik “Opera di Santa Maria del Fiore”, që administron Katedralen dhe monumentet kryesore të Firences. Nëntë persona u ndaluan në disa qytete, mes tyre italianë, shqiptarë dhe shtetas të tjerë të huaj. Ata akuzohen për krijimin e faturave të rreme dhe riciklim […]

The post Zbulohet mashtrimi 30 mln euro në ‘zemrën historike’ të Firences, në pranga disa shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Mori para nga disa qytetarë pa hapur proces gjyqësor, dërgohet për gjykim avokatja në Fier

2 December 2025 at 14:17

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Prokuroria e Fierit përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasen A.B, me profesion avokate, për mashtrim pasi u mori para disa personave pa u hapur asnjë proces gjyqësor.

Sipas njoftimit të prokurorisë pas “denoncimeve të bëra nga shtetas të ndryshëm, rezultoi se e pandehura A.B. në cilësinë e avokates nëpërmjet gënjeshtrës i ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendime se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate, por në fakt, nga ana e të pandehurës, nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet administrative apo procedurale të pretenduara prej saj”.

“Për ta bërë të besueshme pretendimin e saj, në raste të caktuara, ajo i ka dorëzuar shtetasve akte që përmbajtja e tyre nuk përfaqësonte realitetin. Kjo mënyrë veprimi nga e pandehura është përdorur edhe në raste të tjera dhe përgjithësisht të dëmtuarit identifikoheshin shtetas të cilët jetonin jashtë territorit dhe nuk kishin mundësi të ishin prezent në çdo kohë në Shqipëri dhe nuk kishin informacione në lidhje me procedurat gjyqësore apo administrative që pretendonte që ndiqte avokatja në emër të tyre”, njoftoi prokuroria.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria dërgoi për gjykim të pandehurën A.B për veprën penale “Mashtrimi” më shumë se njëherë, në dëm të viktimave A.S, K.S, O.Sh dhe D.L, dhe të veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në dëm të viktimës M.Sh, dhe për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

/m.q/j.p/

The post Mori para nga disa qytetarë pa hapur proces gjyqësor, dërgohet për gjykim avokatja në Fier appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mashtrim me kriptomonedha/ Tiranë, i morën një shqiptari 10 mijë euro, arrestohen dy kinezët

By: Rovena
21 November 2025 at 12:32

I morën një shtetasi shqiptar, nëpërmjet mashtrimit, kriptomonedhat nga llogaria kriptofinanciare, dhe nuk i dhanë vlerën e tyre (10 000 €), vihen në pranga 2 shtetas kinezë.

Si rezultat i hetimeve është identifikuar bashkëpunëtori i 2 shtetasve kinezë, posedues i llogarisë kriptofinanciare në Hong Kong, ku u transferuan kriptomonedhat e shtetasit shqiptar.

Vihen në hetim shtetasi që u mashtrua, si dhe 2 shtetas të tjerë, për përfshirje në mënyrë të kundërligjshme, në këtë aktivitet financiar.

Sekuestrohen 10 000 euro që kishin siguruar 2 të arrestuarit, për të mashtruar shtetasin shqiptar, që të bënte transaksionin, si dhe 5 celularë.

Si rezultat i punës hetimore dhe operative të kryer me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kibernetike dhe rasteve të mashtrimit të qytetarëve në këtë fushë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Scam platform”, gjatë të cilit: -u arrestuan shtetasit kinezë, X. Zh., 20 vjeç dhe X. Zh., 58 vjeç, të dy banues në Tiranë; -u proceduan penalisht shtetasit A. S., 30 vjeç, J. Sh., 30 vjeç dhe A. Zh., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Prezantohej si gazetar i Piranjave, ky është 36-vjeçari që i mori 8 mijë euro një personi

By: Elva
19 November 2025 at 15:38

Personi që shihni në foto është Glarurtin Kaçi, 36 vjeç, i cili hiqej si gazetar i emisionit investigativ “Piranja” për të mashtruar qytetarët dhe për të përfituar para. Policia e Tiranës e arrestoi pasi ai akuzohet se i mori 8 mijë euro një qytetari, duke e kërcënuar se do të publikonte një video të sajuar […]

The post Prezantohej si gazetar i Piranjave, ky është 36-vjeçari që i mori 8 mijë euro një personi appeared first on BoldNews.al.

Prezantohej si gazetar i Piranjave, ky është 36-vjeçari që i mori 8 mijë euro një personi

By: V K
19 November 2025 at 15:55

Personi që shihni në foto, është Glarurtin Kaçi, 36-vjeç, i cili hiqej si gazetar i emisionit investigativ “Piranja”, për të mashtruar qytetarët dhe për të përfituar para.

Policia e Tiranës e arrestoi pasi ai akuzohet se i mori 8 mijë euro një qytetari, duke e kërcënuar se do të publikonte një video të sajuar nëse nuk paguante shumën e kërkuar.

Rasti u denoncua nga shtetasi L. B., i cili tha se 36-vjeçari e kontaktoi duke pretenduar se dispononte materiale “komprometuese” që do të transmetoheshin në media.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin G. K., 36-vjeç, pasi denoncuesi L. B. deklaroi se ky shtetas, duke u prezantuar si staf i një emisioni investigativ, i ka marrë shumën prej 8000 euro, për të mos publikuar një video të sajuar prej tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.

The post Prezantohej si gazetar i Piranjave, ky është 36-vjeçari që i mori 8 mijë euro një personi appeared first on Albeu.com.

Shantazhoi një person dhe i mori 8000 euro duke u hequr si gazetar i Piranjave, arrestohet/ EMRI

By: Ela
19 November 2025 at 13:45

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim. 36-vjeçari Glarurtin Kaçi ka mashtruar një person, duke iu prezantuar si staf i emisioni investigativ Piranjat. Kaçi i ka marrë 8 mijë euro personit në fjalë për të mos publikuar një video të sajuar prej tij. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar: […]

The post Shantazhoi një person dhe i mori 8000 euro duke u hequr si gazetar i Piranjave, arrestohet/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Paraqitej si gazetar i Piranjave dhe i mori 8 mijë euro një personi, policia vë në pranga 36-vjeçarin (EMRI)

By: V K
19 November 2025 at 13:55

Uniformat blu në Tiranë, kanë vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi akuzohet për mashtrim.

Sipas policisë së Tiranës, 36-vjeçari Glarurtin Kaçi, ka mashtruar një person, duke iu prezantuar si gazetar I emisionit Piranja.

Kaçi I ka marrë 8 mijë euro, personit në fjalë për të mos publikuar një video të sajuar prej tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar: në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin G. K., 36 vjeç, pasi shtetasi L. B. kallëzoi se ky shtetas, duke iu prezantuar si staf i një emisioni investigativ, i ka marrë shumën prej 8000 euro, për të mos publikuar një video të sajuar prej tij.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

The post Paraqitej si gazetar i Piranjave dhe i mori 8 mijë euro një personi, policia vë në pranga 36-vjeçarin (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Bekim Jashari njofton se një person po kërkon para në emër të tij, apelon për kujdes

18 November 2025 at 23:13


Ish-kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka paralajmëruar qytetarët dhe bizneset për një rast mashtrimi që po qarkullon në emrin e tij.

Ai njoftoi se një person me numër telefoni të Bosnjës po kontakton individë, biznese, hoxhallarë dhe humanistë, duke u prezantuar si Bekim Jashari dhe duke kërkuar para, duke pretenduar se ato janë për shërimin e një të afërmi në një shtet tjetër.

“Sot jam njoftuar se një person, me numër telefoni të Bosnjës (+387 62 127 440), po kontakton biznese, qytetarë, hoxhallarë dhe humanistë, duke u prezantuar në emrin tim dhe duke kërkuar para, kinse për shërimin e një të afërmi në një shtet tjetër”, ka shkruar Jashari.

Jashari ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtij mashtrimi. Ai gjithashtu kërkon që rastet e dyshimta të raportohen menjëherë në polici.

Ai u ka bërë apel organeve të rendit që të ndërmarrin veprime urgjente për të zbardhur dhe ndaluar këtë veprim kriminal. /Telegrafi/


Aktakuzë ndaj tre personave për mashtrim prej 485 mijë euro dhe vepra të tjera penale

18 November 2025 at 16:27


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës një aktakuzë ndaj tre personave, të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë mashtrim, detyrim, kallëzim të rremë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.K. akuzohet për veprën penale të mbetur në tentativë “Detyrimi”, si dhe për “Mashtrim” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria pretendon se gjatë viteve 2023–2024 ai ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën prej 485 mijë eurosh, duke e mashtruar të dëmtuarin E.N. rreth një marrëveshjeje joformale për shitjen e disa banesave. Sipas dosjes, pas marrjes së shumës, i akuzuari nuk e ka kryer shitjen e pronave.

Ndërkohë, i pandehuri A.M. akuzohet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lajmërim apo kallëzim të rremë”, pasi dyshohet se ka bërë një deklarim të rremë kundër të dëmtuarit E.N.

Personi i tretë i akuzuar, D.M., ngarkohet me veprën penale “Detyrimi”, pasi sipas aktakuzës ka kanosur të dëmtuarin E.N. me qëllim që të përfitojë dobi pasurore dhe ta detyrojë të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

Rasti pritet të shqyrtohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Mashtruan qytetarët me skema ‘piramidale’, Apeli liron 2 nga 6 të arrestuarit

By: armand
18 November 2025 at 15:42

Apeli i Përgjithshëm ka liruar nga qelia 2 nga 6 të arrestuarit, lidhur me skemën e mashtrimit me platformën ‘Xuexa’, skema ‘piramidale’ të cilat u ngritën kryesisht në Lushnjë dhe Fier. Konkretisht masa e sigurisë është ndryshuar për Brunilda Todin dhe Brunilda Ndinin, të cilat nga ‘arrest në burg’ janë lënë me masën e sigurisë […]

The post Mashtruan qytetarët me skema ‘piramidale’, Apeli liron 2 nga 6 të arrestuarit appeared first on BoldNews.al.

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

By: Ela
14 November 2025 at 22:34

Një histori mashtrimi dhe shantazhi virtual ka prekur një vajzë 17-vjeçare shqiptare që jeton në Greqi. Xhesika tregon se gjithçka nisi krejt rastësisht, kur vendosi të hapte një llogari në rrjetin social Snapchat, si shumë bashkëmoshatarë të saj. “Atje njoha një vajzë që quhej Ana Xheladinaj. Flisnim shpesh, derisa më tha nëse doja të njihesha […]

The post Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi appeared first on BoldNews.al.

U zhvatën 30 mijë euro dy grave, kush janë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

By: Ela
14 November 2025 at 21:44

Në vitin 2022, dokumentari “Tinder Swindler” tronditi gjithë botën me historinë e një mashtruesi që prezantohej si miliarder dhe përmes rrjeteve sociale arriti t’u zhvaste grave nga vende të ndryshme qindra mijëra euro. Kjo histori dukej si një rast ekstrem, vështirë të besohej se diçka e tillë mund të ndodhte realisht në jetën e përditshme, […]

The post U zhvatën 30 mijë euro dy grave, kush janë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë appeared first on BoldNews.al.

Sekuestroi padrejtësisht “BMW X5”, prokurorja e Sarandës refuzon ta kthejë, gënjen publikisht

By: Brisi
12 November 2025 at 21:31

Në fund të shtatorit të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denoncimin e Florenca Zeqos. Ajo tregoi se prokurorja Esmeralda Basho i kishte sekuestruar padrejtësisht makinën, një BMW X5 me vlerë 20 mijë euro pa qenë pjesë e ndonjë procedure penale ndaj saj. Gjykata nxori urdhër të prerë për kthimin e mjetit, por […]

The post Sekuestroi padrejtësisht “BMW X5”, prokurorja e Sarandës refuzon ta kthejë, gënjen publikisht appeared first on BoldNews.al.

Shiste kremra për kancerin e lëkurës, arrestohet mjekja mashtruese në Berat

By: Brisi
12 November 2025 at 21:06

Emisioni “Stop” në Tv Klan shkon në Berat për një rast mashtrimi me pasoja të rrezikshme në shëndet. 30-vjeçarja Sevdie Duleviç, shiste në rrjete sociale kremra bimorë që pretendonte se shëronin kancerin e lëkurës. Ajo përdorte faqen “Bio Binjaku Berat”, nga ku prezantohej si mjeke dermatologe. Sevdie Duleviç: Ore zotëri, se po na habisni! Bëni të […]

The post Shiste kremra për kancerin e lëkurës, arrestohet mjekja mashtruese në Berat appeared first on BoldNews.al.

Skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, shpallen fajtorë 6 persona (EMRAT)

By: V K
11 November 2025 at 11:53

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka shpallur fajtor 6 persona dhe 5 kompani për krijimin e një skeme mashtruese lidhur me përfitimin e rimbursimit të TVSH-së.

Në mesin e të shpallurve fajtorë janë edhe dy shtetas italianë dhe kompanitë e tyre.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, të pandehurit kanë ngritur kontrata fiktive konsulence juridike për të shpërndarë paratë dhe shmangur detyrimet tatimore.

Ilir Qafa dhe Elton Beqiraj, së bashku me italianët Andrea Emanuele di Dio, Salvatore Castorina, dhe Salvatore Cascino, kanë qenë pjesë e skemës mashtruese, ku organizatori kryesor rezulton të jetë Andrea Emanuele di Dio. Kontabilisti Zaho Kuka është shpallur fajtor për trajtim kontabël të gabuar.

Dënimet për personat fizikë:

Ilir Qafa – 3 vite burg për “Krijim skemash mashtruese lidhur me TVSH”

Elton Beqiraj – 3 vite burg për të njëjtën vepër dhe mospagim taksash

Andrea Emanuele di Dio – 4 vite burg për “Fshehje të të ardhurave” dhe krijim skemash mashtruese

Salvatore Castorina – 3 vite burg për krijim skemash mashtruese dhe mospagim taksash

Salvatore Cascino – 3 vite burg për të njëjtën vepër

Zaho Kuka – 180 orë punë në interes publik për “Moskallëzim të krimit”

Dënimet për personat juridikë:

Sidec Albenergy sh.p.k. – gjobë 1,500,000 lekë

Primis sh.p.k. – gjobë 1,000,000 lekë

Gainsbourg sh.p.k. – gjobë 1,200,000 lekë

Al Nair Trading sh.p.k. – gjobë 1,200,000 lekë

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u shpallën fajtor shtetasit I.Q., E.B., A.D., S.C., S.C., Z.K., si dhe shoqëritë ‘Sidec Alenergy’ shpk, ‘Primis’, ‘Gainsbourg’ shpk, ‘Al Nair Trading’ shpk dhe ‘CS International Consulting’ shpk, për veprat penale ‘Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar’ e kryer në bashkëpunim, ‘Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëe’, ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’ si dhe ‘Fshehja e të ardhurave’, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25, 190/2, 181 dhe 180/a të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimi penal nr.252 të vitit 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provoi se shtetasit I.Q. dhe E.B, në bashkëpunim me shtetasit italianë A.D, S.C dhe S.C., kanë ngritur një skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës juridike.

Këta persona dhe shoqëritë e tyre krijuan një skemë të mirëorganizuar të qarkullimit të parave përmes shërbimeve fiktive, me synim shpërndarjen e shumave monetare dhe shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e padrejtë të TVSH-së, në kundërshtim me ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare.

Të pandehurit I. Q., E.B., S. C. dhe S.C. kanë qenë në rolin e ndihmësit të të pandehurit A.D., i cili rezulton të jetë në rolin e organizatorit, krijuesit dhe përfituesit kryesor nga kjo skemë mashtruese. Ata kanë pranuar të lëshojnë në mënyrë fiktive fatura tatimore për shërbime konsulence në favor të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të shoqërisë “Sidec” të pandehurit A. D., duke e ditur shumë mirë se shoqëritë e tyre dhe ajo e të pandehurit u krijuan në funksion të ngritjes dhe vazhdimit të skemës mashtruese. Ndërkohë i pandehuri Z. K., me detyrë kontabilist, duke qenë në dijeni të plotë të situatës financiare, ka bërë një trajtim kontabël plotësisht të gabuar. Sa më sipër, me kërkesë të prokurorisë u shpallën fajtor shtetasit:

I.Q. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim;
E.B.,- Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 144/a dhe 25 i Kodit Penal “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim;
A.D – Për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/3 i Kodit Penal dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim;
S.C. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, të parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim;
S.C. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, të parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Z.K. – Për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, të parashikuar nga neni 300 dhe dënimin e tij me 180 (njëqind e tetëdhjetë) orë punë në interes publik;

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Sidec Albenergy” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” dhe dënimin e tij me gjobë 1.500.000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Primis” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me gjobë në masën 1 000 000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Gainsbourg” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin me gjobë 1.200.000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Al Nair Trading” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin me gjobë 1.200.000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “CS International Consulting” për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin e tij me një gjobë prej 1.200.000 lekë.

The post Skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, shpallen fajtorë 6 persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë

By: beni
3 November 2025 at 12:46

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 20-vjeçari, Ervis Brasha i cili u arrestua një ditë më parë në Tiranë, teksa lëvizte me uniformë policie. Pas verifikimeve, rezultoi se 20-vjeçari nuk ishte punonjës i policisë teksa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të […]

The post Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja

By: Ela
3 November 2025 at 09:06

Një 37-vjeçare rumune, e cila mashtroi nëpërmjet emaileve fiktive përfaqësuesit e një biznesi shqiptar duke përfituar rreth 33 500 euro, u ekstradua nga Gjermania në vendin tonë. Aurelia Bratianu kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar në vitin 2022 me 5 vite burg për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo […]

The post Mashtroi një biznes shqiptar përmes email-eve fiktive dhe përfitoi 33 500 euro, ekstradohet rumunja appeared first on BoldNews.al.

❌
❌