Bogujevci: Kosova do tâi organizojĂ« me sukses LojĂ«rat Mesdhetare dhe do tĂ« fitojĂ« medalje
PRISHTINĂ, 31 janar /ATSh/Mehmet Bogujevci, ish-boksier dhe kampion i LojĂ«rave Mesdhetare, vlerĂ«son se Kosova ka potencialin dhe kapacitetet njerĂ«zore pĂ«r tĂ« organizuar me sukses LojĂ«rat Mesdhetare.
Bogujevci, i cili në vitin 1979 fitoi medaljen e artë në kategorinë welterweight (deri në 67 kilogramë) për përfaqësuesen e Jugosllavisë në Lojërat Mesdhetare të mbajtura në Split, ka ndarë vlerësimet e tij për sfidat organizative dhe pritshmëritë nga sportistët kosovarë.
Sipas Bogujevcit, organizimi i Lojërave Mesdhetare përbën një obligim të madh për çdo shtet pritës, pasi kërkon kushte të shumta infrastrukturore dhe logjistike. Ai ka theksuar se rritja e numrit të shteteve pjesëmarrëse e shton edhe më shumë kompleksitetin e organizimit, duke e bërë të domosdoshëm ndërtimin e fshatit olimpik, sigurimin e akomodimit dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për pritje dhe shoqërim të delegacioneve.
Bogujevci ka shprehur bindjen se KOK-u posedon ekipin e duhur profesional për të përballuar një ngjarje të përmasave të Lojërave Mesdhetare, ndërsa ka theksuar se mbështetja institucionale e shtetit do të jetë vendimtare për suksesin e këtij organizimi.
âĂshtĂ« shumĂ« angazhim i madh. KĂ«rkohen shumĂ« kushte sepse kĂ«tu janĂ« 25 a 26 shtete, sepse 24 kanĂ« qenĂ« atĂ«herĂ« kur kam luajtur. Tash 26 shtete, rritet numri i pjesĂ«marrĂ«sve. ĂshtĂ« shumĂ« problem, kushtet, fshati olimpik duhet, vendosja. Tani pritja, shoqĂ«rimi, duhet pasur njerĂ«z qĂ« dinĂ« me fol edhe gjuhĂ«n e tyre. Ka obligime, probleme tĂ« mĂ«dha, por shpresoj qĂ« me ndihmĂ«n e shtetit mund tâi organizojmĂ«. Komiteti Olimpik i KosovĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« organizatĂ« jashtĂ«zakonisht e mirĂ«organizuarâŠedhe shpresoj dhe jo vetĂ«m qĂ« shpresoj, por jam i bindur se do tâi organizojmĂ« mirĂ« se ka ekipin e njerĂ«zve Komiteti Olimpik, tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« aftĂ« pĂ«r tâi organizuarâ, thotĂ« Bogujevci.
Duke folur për aspektin sportiv, Bogujevci ka deklaruar se Kosova nuk do të mbetet pa medalje në Lojërat Mesdhetare. Ai ka veçuar xhudon si disiplinë me nivel të lartë botëror, falë rezultateve të vazhdueshme ndërkombëtare, veçanërisht në konkurrencën e femrave. Po ashtu, ai ka përmendur edhe sporte të tjera individuale si boksi, mundja, atletika dhe noti, duke theksuar se përgatitjet për sportistët potencialë duhet të nisin menjëherë.
âNe e kemi xhudon pa problem, e kemi Driton Kuka, nuk kemi problem, pa medalje nuk mbetemi sepse kemi nivel botĂ«ror, vajzat tona janĂ«, xhudistet, Ă«shtĂ« nĂ« kulmin e sportit botĂ«ror, kĂ«shtu qĂ«, por kemi edhe tĂ« tjera sporte, boksi e, sporte tĂ« tjera, mundja, sportet individuale, atletike, noti, kemi kandidatĂ« tĂ« cilĂ«t duhet tĂ« pĂ«rgatiten. Koha Ă«shtĂ« tĂ« fillohet me pĂ«rgatitje qĂ« kandidatĂ«t potencial, ata qĂ« premtojnĂ«, duhet tĂ« fillojnĂ« tani. Sot, nesĂ«r Ă«shtĂ« vonĂ«. Sot duhet tĂ« fillojnĂ«â, deklaron Bogujevci.
Duke folur për KosovaPress, Bogujevci ka ndarë përvojën e tij personale nga Lojërat Mesdhetare në Split, ku garoi në rrethana të veçanta, pasi në atë kohë ishte ushtar. Ai ka kujtuar se, pavarësisht angazhimeve ushtarake, arriti të stërvitej dhe të paraqitej në garë, ku suksesi i tij i siguroi medaljen dhe kualifikimin për Lojërat Olimpike.
Bogujevci ka theksuar se përgatitja e tij ishte kyçe për suksesin, duke përmendur një periudhë tre mujore përgatitjeje intensive në një qendër sportive në Beograd.
Ai ka rikujtuar edhe përballjet e forta në ring, përfshirë një gjysmëfinale problematike, e cila u mbyll me diskualifikimin e kundërshtarit, duke e çuar atë drejt medaljes.
Lojërat Mesdhetare janë një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive shumëdisiplinore në rajon, që përtej garës sportive bartin mesazhe bashkëpunimi, zhvillimi dhe diplomacie sportive. Organizimi i tyre në Kosovë në vitin 2030 paraqet një moment historik për sportin dhe shtetin, duke e vendosur vendin në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe duke hapur rrugë për investime afatgjata në infrastrukturë, përvojë organizative dhe promovim të imazhit të Kosovës përmes sportit.
/KosovaPress/
The post Bogujevci: Kosova do tâi organizojĂ« me sukses LojĂ«rat Mesdhetare dhe do tĂ« fitojĂ« medalje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.