Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se protesta kundër qeverisë nuk do të ndalet, pavarësisht ndërhyrjeve të policisë, të cilat ai i cilësoi si të dhunshme dhe të rrezikshme për jetën e protestuesve.
Në një intervistë për News24, Lapaj tha se organizatorët kanë respektuar të gjitha procedurat ligjore për zhvillimin e protestës, duke njoftuar policinë katër ditë më parë për vendin, orën dhe pjesëmarrjen. Sipas tij, pavarësisht njoftimit zyrtar, forcat e rendit ndërhynë për të hequr çadrat.
“Erdhën për të hequr çadrat në mënyrë të dhunshme, pa asnjë njoftim. Madje kishte edhe persona civilë që fotografonin protestuesit. Kampi u hoq dy herë, edhe natën”, u shpreh Lapaj, duke shtuar se do të depozitojë ankesa pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi sipas tij, sjellja e policisë ka rrezikuar jetën e tij.
Lapaj theksoi se standardi i protestave me çadra në bulevard është vendosur që në vitin 2009 dhe se veprimet e fundit tregojnë përpjekje për të shuar protestën. “Barbaria nuk ka të ndalur”, tha ai.
I pyetur për ftesën e Sali Berishës për dialog, Lapaj u shpreh se prioriteti nuk janë tryezat politike, por dalja e qytetarëve në shesh, përtej logove të partive. Ai propozoi krijimin e një komiteti me përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave, që të ketë selinë në Bulevard dhe të marrë vendime për largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Jam i gatshëm të bëj një hap pas dhe të jem qytetar i thjeshtë, nëse kjo çon në largimin e Ramës”, deklaroi Lapaj.
Sipas tij, thelbi i protestës është ndërgjegjësimi i qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vendosja e dorëheqjes së kryeministrit në qendër të debatit publik. “Sheshet duhet të jenë plot, por njerëzit kanë humbur shpresën dhe po zgjedhin ikjen”, përfundoi ai.
Lapaj: Absolutisht po, kemi bërë njoftim në polici, 4 ditë para protestës, kemi njoftuar për vendin, orën, pjesëmarrjen, kohën e me radhë. Masivitetin e madh të punonjësve të policisë ju e patë. Erdhën për të hequr çadrat. Por standardin e çadrave në bulevard e vendosi Rama në 2009. Dhe këto i hoqën dhunshëm pa asnjë njoftim. Por erdhën me civilë që u bënin foto njerëzve, dhe po ashtu natën duke hequr kampin për herë të dytë. Do bëj ankesat pranë AMP, pasi sjellja e tyre ka rrezikuar jetën time. Sjellja e tyre ishte e shëmtuar, por edhe në tendenca të rrezikshme për jetën.”
Për çfarë na duhen tryezat? Ne na duhen qytetarët në shesh. Përfaqësues nga të gjitha organizatat, një komitet që selinë ta ketë në Bulevard duke marrë vendimin për largimin e Ramës. Unë jam i gatshëm të bëj një hap pas dhe të jem qytetar i thjeshtë. Unë jam i gatshëm të bëj hap pas nëse ky detyrohet të ikë.”
Thelbi i protestës është të ndërgjegjësojë qytetarët për zgjedhje të lira e të ndershme dhe të vendoset diskursi publik si dorëheqja e Ramës si një nga njerëzit e korruptuar. Sheshet do të duhet të jenë plot, por e kuptoj edhe humbjen e shpresës, pasi njerëzit kanë parë si rrugë ikjen.
The post Tryezë me PD-në? Adriatik Lapaj: Na duhen qytetarët në shesh! Jam i gatshëm të bëj një hap pas, nëse kjo çon në largimin e Ramës appeared first on Albeu.com.