Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

4.4 miliardë euro nga turizmi në 9 muaj

30 December 2025 at 14:30

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se të ardhurat nga turizmi gjatë 9-mujorit të parë të vitit kanë qenë domethënëse duke arritur në rreth 4.4 miliardë euro.

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama bëri një bilanc të arritjeve sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë.

Duke u ndalur te truizmi, Rama tha se ky sektor ka shënuar rritje pozitive.

“Edhe këtë vit ka shënuar nga pikëpamja e fakteve, jo e ‘tenxhereve’, kuptohet, një rritje pozitive. Në turizëm kemi një hop tjetër domethënës, krahasimisht me vitin 2024, ku shënohet një rritje që i afrohet 7% që është një rritje domethënëse për sa i përket numrit të vizitorëve të huaj. Nuk flasim për pasaportat shqiptare”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ka pasur një rritje të konsiderueshme të hapësirës së plazheve publike me rreth 18% plus, krahasuar me një vit më parë, ose 1.1 milionë metër katrorë më shumë plazhe publike të shtuara.

“Nga 523 parcela ranore publike kemi shkuar në 1014 dhe në ndërkohë kemi vazhduar punën tani që flasim për sezonin e ardhshëm me disa risi të tjera pozitive në këtë drejtim”, shtoi ai. /j.p/

The post 4.4 miliardë euro nga turizmi në 9 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 29 December 2025Main stream

Media izraelite “Ynet news” rekomandon Shqipërinë për pushime autentike kundrejt destinacioneve tradicionale

29 December 2025 at 07:36

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/- Ndërsa vendet e njohura turistike bëhen më të shtrenjta, alternativa të reja po hyjnë në lojë! Në konsultim me ekspertët e turizmit, ju sugjerojmë disa nga destinacionet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026 – të ngjashme me vendpushimet e njohura tradiconale, shkruan Iris Lifshitz-Klieger në një artikull të botuar në revistën izraelite “Ynet news”.

Sipas ekspertëve, ekzistojnë vende të krahasueshme me pikat e njohura turistike – ku mund të shijoni një përvojë të ngjashme por me një kosto shumë më të ulët.

Viti 2026 mund të jetë viti i zgjedhjeve më të zgjuara për udhëtime – me më pak preferencë për destinacionet klasike dhe më shumë kërkime për alternativa që ofrojnë një përvojë të ngjashme dhe me një çmim dukshëm më të ulët.

Pas një periudhe, gjatë të cilës izraelitët u dyndën drejt destinacioneve të njohura – kryesisht për shkak të pasigurisë – një gamë më e gjerë fluturimesh, falë konkurrencës në rritje të linjave ajrore – po rihap hartën drejt destinacioneve të reja dhe të pazbuluara.

Këto vende ofrojnë pushime evropiane ekzotike me një buxhet të përballueshëm.

Në vend të Budapestit – zgjidhni Tiranën, në Shqipëri:

Tirana mund të jetë më pak e njohur, por ofron një ndërthurje të mahnitshme të një qyteti të ri evropian, kafeneve në modë, çmimeve të ulëta dhe aksesit të lehtë në natyrë dhe plazheve aty pranë.

Midis 12 dhe 15 korrikut, akomodimi në “Hotel Albanopolis” ka një kosto duke filluar nga 499 dollarë për person.

“Eshet Tours” gjithashtu ofron një paketë pushimi ku përfshihen katër netë qëndrimi në Shqipëri, në korrik në një hotel me katër yje për 492 dollarë për person.

Përveç kësaj, “Eshet Tours” ofron një paketë për pesë netë në Tiranë nga 23 deri në 28 korrik, duke mbuluar fluturimin dhe akomodimin në “Hotel Boutique Arbnor” me katër yje, me mëngjesin e përfshirë, duke filluar nga 490 dollarë për person.

Revista izraelite ka sugjeruar disa destinacione të reja – të cilësuara si më të mirat për të udhëtuar në vitin 2026 – që mund të zëvendësojnë vendpushimet e njohura tradicionale:

•Në vend të Budapestit – Tirana, Shqipëri
•Në vend të Pragës – Bukureshti, Rumani
•Në vend të Mikonos – Batumi, Gjeorgji
•Në vend të Berlinit – Varshava, Poloni
•Në vend të Budapestit ose Romës – Sofje, Bullgari
•Në vend të Tajlandës – Sri Lanka
•Në vend të Amsterdamit – Sllovaki ose Slloveni
•Në vend të Romës ose Selanikut – Baku, Azerbajxhan

Çfarë thotë industria e turizmit?

“TAL Aviation” – kompania lidere e linjave ajrore, udhëtimeve dhe turizmit – tha për “Ynet news” se është shfaqur një trend i ri përpara verës së vitit 2026: Turistët po kërkojnë gjithnjë e më shumë alternativa të reja kundrejt destinacioneve tradicionale verore, të nxitur kryesisht nga kostoja e lartë e jetesës dhe rritja e çmimeve në destinacionet e njohura.

Sipas kompanisë, një numër në rritje izraelitësh po zgjedhin destinacione që ofrojnë një përvojë të ngjashme me pikat e njohura turistike por, me një çmim dukshëm më të ulët.

Tali Noy, nënkryetar i strategjisë dhe marketingut në “Issta” tha: “Në epokën aktuale, familjet po kërkojnë përvoja unike përtej destinacioneve tradicionale si Greqia dhe Qiproja. Po shohim një kërkesë në rritje për udhëtime verore në vende të tilla si, Shqipëria, Uzbekistani, Rumania, Lituania dhe Mali i Zi. Ky trend pasqyron një dëshirë për pushime autentike që kombinojnë natyrën, kulturën dhe historinë, së bashku me çmime të arsyeshme”.

Shirly Cohen Urkabi, nënkryetare në “Eshet Tours” tha se destinacionet që pritet të kryesojnë në vitin e ardhshëm përfshijnë Greqinë, Ballkanin, Malin e Zi, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Evropën Lindore, si dhe Azinë Qendrore, Marokun dhe Kaukazin: Azerbajxhanin, Kirgistanin, Uzbekistanin, Armeninë dhe Gjeorgjinë, së bashku me Lindjen e Largët. //a.i/

The post Media izraelite “Ynet news” rekomandon Shqipërinë për pushime autentike kundrejt destinacioneve tradicionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Korça e turistëve në çdo stinë

28 December 2025 at 21:32

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Festat e fundvitit e gjejnë Korçën plot jetë, me aktivitete kulturore që sjellin gëzim, muzikë dhe atmosferë festive në çdo cep të qytetit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e të dielës foto nga atmosfera e festave shoqëruar me diçiturën: “Korça e turistëve në çdo stinë”.

Bashkia e Korçës ka përgatitur një program të pasur argëtues për të gjitha moshat për ditët e fundit të vitit dhe ditët e para të vitit të ri 2026.

The post Korça e turistëve në çdo stinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vera lokale, rritje mes paragjykimit

By: Mira Leka
27 December 2025 at 22:08

Vitet e fundit, turizmi u ka dhënë një shtysë të rëndësishme kantinave të verës, por ky impuls mbetet larg potencialit real për shkak të një zinxhiri mbështetës që ende nuk funksionon si duhet. Kantinat theksojnë se vera vendase vijon të paragjykohet dhe shpesh mbetet jashtë rafteve të bareve dhe restoranteve, të cilat favorizojnë produktin e importuar. Nga ana tjetër, konsumatori po ndryshon sjellje, duke u orientuar drejt verërave më të lehta, një tendencë globale që shoqërohet me rënie të përgjithshme të konsumit. Industria përballet njëkohësisht me sfida të shumta: rritje të vazhdueshme të kostove, presion nga ndryshimet klimatike dhe konkurrencë të pandershme në treg, ndërsa në horizont shfaqen gjithnjë e më qartë “ethet” e integrimit në Bashkimin Europian. Kantinat pohojnë se nevojiten investime dhe masa për të qenë realisht gati për këtë hapje të tregut. Ndërsa çdo ditë është një betejë për mbijetesë dhe rritje, ato po iu drejtohen gjithnjë e më shumë modeleve të qëndrueshme, duke integruar agroturizmin në biznesin e tyre dhe shpesh edhe anasjelltas.

 

Nertila Maho

Verërat lokale kanë mbetur gjatë vitit 2025 në të njëjtën panoramë të një viti më parë, por sfidat që po u dalin përpara janë bërë edhe më të mëdha.

Turizmi, një lokomotivë e rëndësishme për to vitet e fundit, i ka tërhequr një shkallë më lart, por sërish shumë më pak se potenciali real që ka ky zinxhir nëse do të funksiononte siç duhet.

Të huajt kanë kureshtje për prodhimet lokale dhe vera nuk bën përjashtim në kërkesat e tyre, por ajo që duket se kufizon këtë është mosprania e produkteve shqiptare në raftet e bizneseve, kryesisht bar-restorantet. Shumica e tyre priren të kenë etiketa të huaja duke lënë pak ose aspak vend për kantinat vendase.

Për ta është thjesht biznes, ku vendin do ta zënë etiketat që u ofrojnë fitim më të lartë dhe shitjen e bën zhargoni “është e jashtme e për rrjedhojë më e mirë”.

Me këtë, prodhuesit shqiptarë nuk janë dakord, të cilët thonë se cilësia e verës vendase për të njëjtën klasë që serviret nga importi është më e lartë.

Në një betejë për t’u rritur në një treg me konkurrencë të fortë globale, vera shqiptare luhatet mes rritjes së vështirë, sfidave gjithmonë e më të mëdha dhe paragjykimit që mbetet pengesë historike.

 

Prodhimi mes ulje-ngritjeve, rritet gjendja e stokut

Kantinat shqiptare kanë rritur vazhdimisht prodhimin nga viti në vit, në vazhdën e potencialit që panë te turizmi, i cili u kthye në një pjesë të rëndësishme të konsumit të tyre. Kjo është ndihmuar edhe nga prodhimi i lartë dhe cilësor i rrushit.

“Në vendin tonë, viti 2025 mund të konsiderohet i mbarë për prodhimin si në cilësi ashtu edhe

në sasi. Faktori kryesor për këtë rendiment të lartë prodhimi sigurisht mbeten kushtet e favorshme klimatike në muajin e vjeljes. Shumë kantina, si dhe fermerë që shesin lëndën e parë rrush te prodhuesit, kanë zgjeruar kultivimin e rrushit në toka të reja, madje disa fermerë kanë nisur mbjelljen e rrushit edhe në serra”, thotë Rigers Kaçorri, nga Kantina Arbëri.

Teksa prodhimi ka qenë i lartë, duket se shitja apo tërheqja nga tregu nuk ka qenë në nivelet e pritshme, me një presion të fortë që vjen nga vera e importit. Si pasojë, disa kantina, pavarësisht mundësive për të prodhuar më shumë, kanë ulur ritmin për 2025-n për shkak të stokut. Kjo sigurisht që ka dhënë ndikim negativ te fermerët e vreshtave, të cilët kanë humbur një pjesë të atij tregu që e quanin të sigurt.

“Me prodhimin e verës kemi qenë mirë. Jemi të kënaqur me cilësinë e rrushit, por këtë vit kemi prodhuar më pak. Gjatë 2018 deri në 2021, ne merrnim nga familjet që bashkëpunonim 100 tonë rrush. Këtë vit kemi marrë vetëm 15 tonë sepse kantina është plot, ngaqë verën e vendit e mbyt importi.

Ndiej keqardhje vetëm që s’mund të ndihmojmë më shumë ato 200 familje me të cilat kemi bashkëpunuar ndër vite, sepse nuk po funksionon zinxhiri. Kështu po detyrohemi të braktisim familjet me vreshta”, thotë Flori Uka, nga Uka Farm, që përpos agroturizmit, kanë të integruar edhe kantinën dhe prodhimin e verës si pjesë të tyre prej vitesh.

Të dhënat nga Doganat bëjnë të ditur se për vitin 2024, në vend u prodhuan 1.39 milionë litra verë, me një rënie prej 3% në raport me 2023-n.

Situata duket pak më e përmirësuar në 2025-n. Për 11 mujorin prodhimi është 1.28 milionë litra, me rritje 3.4% në raport me janar-nëntor të vitit 2024.

 

Burimi: Doganat

 

Turizmi nuk po jep efektin e plotë, bar-restorantet zgjedh importin

Rritja e vizitorëve të huaj, vit pas viti, ka rritur interesin për verën shqiptare. Turistët janë kureshtarë të provojnë shijet e prodhuara me rrush autokton dhe ta kthejnë këtë në pjesë të përvojës. Jo të paktë janë ata që gjatë turit nëpër Shqipëri përfshijnë edhe degustimet në kantina.

Viti 2025, për disa prej tyre, ka qenë edhe më i mirë se viti 2024.

“Kantina jonë ka pritur vizitorë nga kombësi të ndryshme, gjatë gjithë vitit 2025. Në sezonin veror, ky numër ka qenë në mënyrë të konsiderueshme i lartë. Ajo çfarë has çdo prodhues në sektorin e verës është konkurrenca e pandershme dhe presioni i fortë që i vjen tregut nga verërat e importuara, të cilat vijojnë ta vështirësojnë shitjen dhe zhvillimin e produkteve vendase.

Nga ana tjetër vihet re një mungesë e informacionit teknik, procedural dhe legjislativ, një boshllëk ky që bashkë me një treg të pakontrolluar dhe informal, krijon sfida në standardizimin e cilësisë dhe konkurrencën e drejtë”, – pohon z. Kaçorri.

Pavarësisht kësaj tendence pozitive, potenciali që shfaq turizmi për të tërhequr dhe për të rritur industrinë e verës mbetet në nivele modeste, pasi produktet shqiptare parapëlqehen më pak se ato të importit nga ana e bar-restoranteve.

“Në baret dhe restorantet e bregdetit thuajse gjithë verës, turistëve u shërbehet verë importi, që as nuk e ka cilësinë e verës shqiptare.

Këto verëra kanë kimikate, aditivë (substancë shtesë në një produkt për të përmirësuar dhe për të ruajtur në afat të gjatë) dhe nuk përfaqësojnë asgjë nga autenticiteti dhe tradita shqiptare. Këtu është problem zinxhiri dhe dashamirësia për produktin vendas, që jo të gjithë e kanë.

Vetë pronarët shqiptarë të restoranteve apo bareve nuk e kanë parësore promovimin e produkteve vendase. Pra, këtu është përparësi fitimi i parave duke mos e parë aspak këtë në një këndvështrim më të gjerë dhe më patriotik, diçka që haset rrallë. Për hir të së vërtetës do t’i bënin nder edhe imazhit të përgjithshëm të vendit, sepse vera që prodhohet në Shqipëri është cilësorë”, – nënvizon z. Uka.

Sipas të dhënave të doganave, tendenca e importeve të verës ka ardhur në rritje të vazhdueshme, që pas vitit 2020.

Në 2024-n, u importuan gjithsej 6.2 milionë litra verë e kuqe e bardhë dhe spumante, me një rritje prej 10.4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Në vlerë, importet arritën në 2.3 miliardë lekë, me një zgjerim prej 8.8% për të njëjtën periudhë.

 

Burimi: Doganat

 

Edhe për 11 mujorin 2025, tendenca e importeve ishte në rritje, ndonëseme ritme më të ngadalësuara se një vit më parë. për periudhën janar-nëntor 2025, sipas të dhënave nga Doganat, u importuan 5.5 miilionë litra verë e kuqe e bardhë dhe spumante, me një rritje prej 4.2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. në vlerë importet arritën në 5.3 miliardë lekë, me zgjerim 5.3%, që tregon një shtrenjtim të lehtë të çmimeve.

 

Burimi: Doganat

 

Kostot në rritje, presioni i ndryshimeve klimatike dhe e ardhmja në BE

E ardhmja për kantinat e verës duket më sfiduese sesa sot. Ndërsa në fillimet e tyre, lufta e parë ishte mbijetesa në një treg të vështirë, sot kostot në rritje po e bëjnë gjithmonë e më të vështirë rrugëtimin.

“Kostot janë rritur shumë. Është një tendencë që ka nisur prej disa vitesh: kostot rriten, fitimi ulet, stresi rritet.

E kam fjalën për koston e materialeve, për fuqinë punëtore dhe për shërbimet që duhet t’i marrim nga shteti dhe nuk i marrim”, thotë Flori Uka. Ai pohon se situata paraqitet edhe më e vështirë për rrugën që do të duhet të ndiqet si pjesë e integrimit në BE.

“Më pyete nëse është e leverdishme t’i hysh sot këtij biznesi? Jo, nuk është e leverdishme dhe mendoj se jemi përpara një faze seleksionimi shumë të madh deri në vitin 2030, me integrimin në Bashkimin Europian.

Duket e sforcuar sepse nuk jemi gati. Integrimi duhet të vinte në mënyrë të natyrshme, ku të ishin hedhur themelet.

Bashkimi Europian është angazhuar ndër vite me projekte për forcimin e prodhuesve, rritjen e cilësisë, standardizimin, por paratë nuk kanë shkuar realisht aty dhe kjo na ka lënë pas. Shumë pak do ta kalojnë këtë provë dhe kjo do të jetë shkatërruese”, nënvizon ai.

Në të njëjtën linjë është edhe z. Kaçorri, i cili vlerëson se sektori duhet të formalizohet dhe të koordinohet për të rritur cilësinë dhe konkurrueshmërinë përpara se të bëhet pjesë e BE.

“Sektori ka nevojë për formalizim, koordinim më të mirë midis fermerëve dhe subjekteve prodhuese, investime në teknologji dhe infrastrukturë për të rritur cilësinë dhe konkurrueshmërinë në tregun rajonal dhe për t’u bërë gati për hyrjen në tregun e Bashkimit Europian”, – nënvizon ai.

Një tjetër sfidë janë ndryshimet klimatike, të cilat në Shqipëri po ndihen gjithashtu në disa sektorë dhe industria e verës është një prej tyre.

Teksa një pjesë e prodhuesve botërorë po eksperimentojnë me varietete rezistente, prodhuesit shqiptarë e shohin këtë si diçka ndaj së cilës nuk duhet të dorëzohemi plotësisht, në mënyrë që të ruajmë pjesën autoktone që është identiteti ynë.

“Nuk jam kundër eksperimenteve apo kombinimeve të ndryshme mes varieteteve, por nëse përqendrohemi të gjithë te varietetet rezistente, në botë do të pihej e njëjta verë dhe ne nuk do të shquheshim për ndonjë shije identifikuese”, – shprehet z. Kaçorri.

 

 

Konsumi në ulje një tendencë globale, Shqipëria nuk është imune

Konsumi i pijeve alkoolike në botë po pëson rënie të ndjeshme dhe kjo ndikohet nga parimet që po ndjekin breza të ndryshëm mbi mënyrën e jetesës.

Në korrik të këtij viti, revista “Wine Business” publikoi gjetjet e një ankete të saj që tregonin se konsumatorët e moshës mes 20-40 vjeç po pinin më pak verë se më parë.

Anketa tregoi se rënia e konsumit ndikohej sidomos nga ideja e kursimit të këtij grupi, që e konsideronin vlerën e asaj që merrnin më të ulët se çmimi që po paguanin.

Në shtator të vitit të shkuar, edhe “The Guardian” publikoi një artikull ku shkruhej se ka ndryshuar qasja e brezave ndaj alkoolit, përfshirë verën, ku Gen Z dhe Millennials rendisnin si faktor koston dhe rreziqet e shëndetit dhe prirjen për t’i zëvendësuar këto me kokteje dhe marijuanë.

Revista “Fortune” shkruante pak ditë më parë se Gen Z po pi 20% më pak se Millennials. Teksa këto janë tendencat globale, Shqipëria nuk bën përjashtim në këtë trend.

“Në përgjithësi, konsumi i verës po ndryshon shijen, duke shkuar drejt preferencave për verë më të lehtë për sa i përket gradës së alkoolit. Do të thosha që është një trend botëror, që vihet re sidomos te të rinjtë, të cilët konsumojnë alkoolin në mënyrë të moderuar.

Verërat organike mund të jenë potencial për të ardhmen dhe mendoj që duhet të jetë fokus jo vetëm i prodhuesve, por edhe interes i institucioneve shtetërore”, – shprehet z. Kaçorri.

 

Kantinat shkojnë drejt agroturizmit dhe anasjelltas

Kantinat dhe agroturizmet e kanë zbehur totalisht ndarjen e tyre. Në Shqipëri, po shtohen gjithmonë e më shumë rastet kur kantina zgjerohet në agroturizëm dhe anasjellas, duke sjellë një model më të qëndrueshëm me një ofertë më të zgjeruar.

“Agroturizmi është një nga ato pikat që parapëlqehet më shumë sepse sjell identitet dhe për këtë ka kureshtje, ama kjo duhet të nxitet.

Të nxitet prodhimi vendas sepse agroturizmi nuk është asgjë më shumë se ai fermeri që në mungesë të tregut për të shitur produktin u jep atyre vlerë të shtuar për të ofruar diçka tjetër”, – shprehet z. Uka. Së fundmi ishte Kantina Arbëri që integroi si pjesë të saj një agroturizëm nën emërtimin “Bukë dhe Venë”.

“Agroturizmi është një ëndërr e kahershme e babait për të plotësuar atë që prej vitesh ka munguar dhe identifikon zonën tonë, gatimet tradicionale të Mirditës.

Prej vitesh, Kantina jonë ka qenë destinacion turistik nga vizitorë të huaj dhe vendas, të cilët kërkonin vazhdimisht të provonin ushqimet tipike të zonës.

E lindur nga dëshira dhe nga nevoja, Arbëri Agroturizëm, ‘Bukë dhe Venë’, i bashkohet filozofisë sonë për të sjellë te konsumatori shijet karakteristike të Mirditës”, – thotë z. Kaçorri.

 

Lexoni edhe:

Rigers Kaçorri: Masa për formalizim dhe rritje të konkurrueshmërisë para BE-së

Flori Uka: Prodhimi vendas paragjykohet, kantinat në luftë mbijetese me kostot në rritje

The post Vera lokale, rritje mes paragjykimit appeared first on Revista Monitor.

“Masa për formalizim dhe rritje të konkurrueshmërisë para BE-së”  

By: Mira Leka
27 December 2025 at 22:06

Intervistë me Rigers Kaçorri, Kantina Arbëri

 

Integrimi në Bashkimin Europian është bërë pjesë e diskursit të përditshëm politik dhe ekonomik të vendit dhe kjo duket se po nxit gjithmonë e më shumë bizneset të shohin përtej panoramës lokale.

Rigers Kaçorri, nga Kantina Arbëri, shprehet se sektori i verës ka nevojë për një seri masash që duhet të merren përpara se të bëhemi pjesë e këtij tregu, në mënyrë që të jemi konkurrues.

 

Si ka qenë prodhimi i rrushit në vend në vitin 2025? Cilët kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në panoramën e përgjithshme të prodhimit?

Në vendin tonë, viti 2025 mund të konsiderohet i mbarë për prodhimin si në cilësi ashtu edhe në sasi.

Faktori kryesor për këtë rendiment të lartë prodhimi sigurisht mbeten kushtet e favorshme klimatike në muajin e vjeljes. Shumë kantina si dhe fermerë që shesin lëndën e parë rrush te prodhuesit kanë zgjeruar kultivimin e rrushit në toka të reja, madje disa fermerë kanë nisur mbjelljen e rrushit edhe në serra.

Në lidhje me konsumin në botë, dëshiroj t’u referohem statistikave të përpunuara nga Organizata Ndërkombëtare e Vreshtit dhe Verës (OIV) e cila e ka vlerësuar në 232 milionë hektolitër prodhimin botëror të verës në 2025.

Kjo shifër duket si një rimëkëmbje e lehtë pas niveleve jashtëzakonisht të ulëta të vitit 2024. Megjithatë, mbetet dukshëm nën mesataret e viteve të fundit, duke konfirmuar kështu një periudhë me furnizim global të reduktuar, të ndikuar nga sfidat klimatike dhe modelet e ndryshuara të konsumit.

Në Bashkimin Europian (140 milionë hektolitër), prodhimi është rritur lehtë krahasuar me 2024, por mbetet nën mesataren e pesë viteve të fundit. Franca dhe Spanja patën sasi të ulëta vjelje, Italia u rikuperua, ndërsa disa vende të Europës Qendrore e Juglindore regjistruan rezultate mbi mesatare.

Edhe pse 2025 ka prodhim të ulët, sektori ende nuk ndien presion nga mungesa, sepse disa tregje, për shkak të konsumit të ulët dhe prodhimit të lartë vitet e mëparshme, kanë ende stok të lartë.

 

Si parashikohet prodhimi i verës këtë vit në krahasim me vitin paraardhës? A ka ndonjë ndryshim të pritshëm, qoftë edhe në terma përqindjeje?

Në aspektin cilësor, këtë vit, prodhimi i verës duket se do të premtojë një standard të lartë cilësie,

identifikuar kjo jo vetëm nga rezultatet e analizës së rrushit para procesit të vjeljes, por edhe nga analizat që i bëhen vazhdimisht gjatë proceseve të trajtimit të saj si ai i fermentimit.

Këtë e lidh specifikisht me analizat e kloneve autoktone të rrushit, të cilat jo vetëm që nuk prodhohen në sasi të larta, por rriten si të thuash ‘në shtëpinë tyre’, ndryshe nga kultivarët ndërkombëtarë, të cilët duhen trajtuar për t’ju përshtatur terrenit ku rriten.

Në aspektin sasior, ky vit ka qenë bujar për prodhuesit vendas, duke sjellë në treg më shumë prodhim ‘Made in Albania’, por në termat e përqindjes, jemi herët për të zbuluar shifra dhe do të duhet të presim fillimin e vitit 2026 kur dorëzohen edhe deklarimet e sasive të prodhimit nga çdo subjekt prodhues.

 

Turizmi ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve, por ka rezerva për konsumin, për shkak të profilit të turistit me buxhet të kufizuar. A reflektohet kjo tendencë edhe në konsumin e verës, apo ndikimi i turizmit në vitin 2025 ka qenë më pozitiv se në 2024?

Kantina jonë ka pritur vizitorë nga kombësi të ndryshme gjatë gjithë vitit 2025 dhe në periudha të caktuara si p.sh. në sezonin veror, ky numër ka qenë i lartë. Pavarësisht se ka edhe grupe turistësh që futen te profili i turistit me shpenzime të reduktuara, do të thosha që çdo turist i huaj e provon gjithmonë një produkt të vendit, qoftë kjo pije e verës apo çdo gjë tjetër që mban origjinën e prodhimit në Shqipëri.

Mendoj se ‘Konsumatori Turist’, le ta quajmë kështu, luan rol të rëndësishëm në rritjen e kërkesës nga ana e restoranteve apo dyqaneve të verës për produktet e vendit dhe si rrjedhojë, kjo sjell edhe rritjen e konsumit të produkteve shqiptare nga konsumatori fundor.

Pa e parë ende analizën tonë vjetore të 2025-s, mund të them që 2025 ka qenë edhe më i suksesshëm se viti i mëparshëm. Kjo lidhet me faktin se Shqipëria po promovohet jo vetëm në panaire apo forume turistike por edhe në evente të lidhura posaçërisht me prodhimin e verës.

Vlen të përmend këtu që, për të dytin vit radhazi, ekipi shqiptar si një ndër 40 ekipet pjesëmarrëse nga e gjithë bota, përfaqësoi vendin tonë në edicionin e 13-të, të kampionatit botëror të degustimit të verës që u mbajt në Francë, ku arriti rezultate edhe më të kënaqshme krahasuar me edicionin e kaluar.

 

 

Cilat janë, sipas jush, sfidat kryesore me të cilat po përballet sektori i verës dhe cilat masa do të mund të ndihmonin në përmirësimin apo lehtësimin e situatës?

Sektori i prodhimit të verës në Shqipëri përballet me një sërë sfidash të cilat duken sikur nga viti në vit, ende nuk është gjetur një zgjidhje.

Ajo çfarë has çdo prodhues në sektorin e verës është konkurrenca e pandershme dhe presioni i fortë që i vjen tregut nga verërat e importuara, të cilat vijojnë ta vështirësojnë shitjen dhe zhvillimin e produkteve vendase.

Nga ana tjetër vihet re mungesa e informacionit teknik, procedural dhe legjislativ, një boshllëk ky që bashkë me një treg të pakontrolluar dhe informal, krijon sfida në standardizimin e cilësisë dhe konkurrencën e drejtë.

Kostot janë gjithashtu një tjetër sfidë e drejtpërdrejtë me të cilat përballet prodhuesi shqiptar, pasi në mungesë të subvencionimeve kanë kosto më të lartë prodhimi, ndërsa nga ana tjetër, konsumatori mbetet ende paragjykues dhe me përvojë të kufizuar për t’i provuar produktet vendase.

Sektori ka nevojë për formalizim, koordinim më të mirë midis fermerëve dhe subjekteve prodhuese, investime në teknologji dhe infrastrukturë për të rritur cilësinë dhe konkurrueshmërinë në tregun rajonal dhe për t’u bërë gati për hyrjen në tregun e Bashkimit Europian.

 

A po vëreni ndryshime në preferencat e konsumatorëve shqiptarë (p.sh. më shumë orientim drejt verërave të lehta, organike apo varieteteve vendase)?

Në përgjithësi, konsumi i verës po ndryshon shijen, duke shkuar drejt preferencave për verë më të lehtë për sa i përket gradës së alkoolit. Do të thosha që është një trend botëror që vihet re sidomos te të rinjtë, të cilët konsumojnë alkoolin në mënyrë të moderuar.

Verërat organike mund të jenë potencial për të ardhmen dhe mendoj që duhet të jetë fokus jo vetëm i prodhuesve, por edhe interes i institucioneve shtetërore.

Përveç kësaj, verërat e prodhuara nga varietete autoktone besoj do të marrin edhe më shumë vëmendje, pasi në vetvete prezantojnë shijen e një produkti 100% shqiptar.

 

Ju keni folur vazhdimisht për ndikimet e klimës në sektor. A po testoni varietete të reja më rezistente?

Ndryshimet klimatike qe po ndodhin po sjellin dhe do të vazhdojnë të përbëjnë sfidën kryesore të prodhuesve dhe nëse kjo gjë nuk trajtohet me fanatizëm nga prodhuesit dhe institucionet shtetërore, do ta gjejë Shqipërinë jo vetëm të papërgatitur, por do të jetë një ngecje e gjatë për gjithë industrinë e prodhimit.

A mund t’i zgjidhim problemet e klimës duke kultivuar varietete rezistente?

Mendoj se kjo është një zgjidhje afatshkurtër për t’u përshtatur me rrethanat, pasi unë personalisht jam kundër varieteteve rezistente, sepse në njëfarë mënyre nuk na diferencojnë në treg për autenticitetin dhe filozofinë tonë drejt kloneve autentike shqiptare.

Nuk jam kundër eksperimenteve apo kombinimeve të ndryshme mes varieteteve, por nëse përqendrohemi të gjithë te varietetet rezistente, në botë do të pihej e njëjta verë dhe ne nuk do të shquheshim për ndonjë shije identifikuese.

 

Pas shumë vitesh konsolidimi në tregun e verës, këtë vit ju jeni zgjeruar edhe në agroturizëm. Si lindi ky vendim dhe si ka qenë reagimi i parë duke pasur parasysh se agroturizmi po tregon rritje të qëndrueshme në vend?

Agroturizmi është një ëndërr e kahershme e babait për të plotësuar atë që prej vitesh ka munguar dhe identifikon zonën tonë, gatimet tradicionale të Mirditës. Prej vitesh, Kantina jonë ka qenë destinacion turistik nga vizitorë të huaj dhe vendas, të cilët kërkonin vazhdimisht të provonin ushqimet karakteristike të zonës.

E lindur nga dëshira dhe nga nevoja, Arbëri Agroturizëm, “Bukë dhe Venë”, i bashkohet filozofisë sonë për të sjellë te konsumatori shijet karakteristike të Mirditës.

 

Si e parashikoni vitin e ardhshëm për sektorin e verës, në aspektin e konsumit dhe të ecurisë së përgjithshme, duke marrë në konsideratë zhvillimet e turizmit dhe tendencat e konsumit në vend?

Vazhdoj të mbetem optimist për sektorin dhe dëshiroj që vitin e ardhshëm kërkesat e gjithë prodhuesve të mos ngelen vetëm te rritja e konsumit por të ndryshojmë qasjen e të bërit biznes dhe të përpiqemi që t’u paraprijmë sfidave/kërkesave që do të na kërkojë Bashkimi Europian për të qenë pjesë e tregut të tyre si dhe të fokusohemi në ndërtimin e diplomacisë tregtare me vende të tjera të botës ku të promovohet kultura, trashëgimia jonë edhe nëpërmjet produkteve “Made in Albania”.

 

Lexoni edhe:

Vera lokale, rritje mes paragjykimit

The post “Masa për formalizim dhe rritje të konkurrueshmërisë para BE-së”   appeared first on Revista Monitor.

“Prodhimi vendas paragjykohet, kantinat në luftë mbijetese me kostot në rritje”

By: Mira Leka
27 December 2025 at 22:04

Intervistë me Flori Uka, “Uka Farm”

 

Produktet shqiptare vijojnë të mbeten peng i paragjykimit duke e bërë përfitimin e prodhuesve minimal.

Të paktën kjo është ajo që ndodh me verën, sipas Flori Ukës, nga Uka Farm.

Ai nënvizon se ka një tendencë më të madhe për të shkuar drejt verës së importit, pavarësisht se cilësia e saj mund të jetë më e ulët se prodhimi shqiptar.

Interesi turistik ndaj Shqipërisë po jep fitim të moderuar për kantinat e verës, të cilave u jepet pak ose aspak vend në raftet e bar-restoranteve shqiptare.

 

Si ka qenë ecuria e aktivitetit tuaj gjatë këtij viti duke qenë se ju i keni të integruara agroturizmin dhe kantinën bashkë?

Ka qenë një vit me luhatje për sektorin në përgjithësi. Ne si agroturizëm e kemi krijuar emrin prej vitesh dhe ndoshta kemi një lloj qëndrueshmërie, por flasim për pjesën dominuese.

Kjo ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së shpenzimeve dhe në anën tjetër, rënies së të ardhurave.

Nuk kanë munguar klientët e rregullt apo turistët që vijnë dhe e bëjnë vizitën e tyre pjesë të përvojës, por kanë qenë më të paktët në numër.

Ka pasur kategori të ndryshme klientele, për nga mundësia e shpenzimit, duke përfshirë këtu si ata që shpenzojnë shumë, edhe ata që shpenzojnë pak.

 

Le të ndalemi specifikisht te sektori i verës, pra kantinat, si paraqitet situata?

Vera në Shqipëri është në një krizë totale. Kemi një problem shumë të madh si vendës, sepse nuk po e menaxhojmë siç duhet këtë moment të Shqipërisë që është në vëmendjen e të huajve.

Nuk po arrijmë t’ju japim turistëve një shishe verë shqiptare, jo se nuk kemi, sepse kemi plot dhe është cilësore, por sepse nuk është e pranishme aty ku duhet.

Hallkat që duhet ta dërgojnë dhe nxisin prodhimin vendas te turisti nuk funksionojnë siç duhet. Në baret dhe restorantet e bregdetit thuajse gjithë verës, turistëve u shërbehet verë importi, që as nuk e ka cilësinë e verës shqiptare.

Këto verëra kanë kimikate, aditivë (substancë shtesë në një produkt për të përmirësuar dhe për të ruajtur në afat të gjatë) dhe nuk përfaqësojnë asgjë nga autenticiteti dhe tradita shqiptare.

Këtu është problem zinxhiri dhe dashamirësie për produktin vendas, që jo të gjithë e kanë. Vetë pronarët shqiptarë të restoranteve apo bareve nuk e kanë parësore promovimin e produkteve vendase.

Pra, këtu është përparësi fitimi i parave duke mos e parë aspak këtë në një këndvështrim më të gjerë dhe më patriotik, diçka që haset rrallë. Për hir të së vërtetës do t’i bënin nder edhe imazhit të përgjithshëm të vendit, sepse vera që prodhohet në Shqipëri është cilësore.

Ne jemi sot në fazën ku ishte Italia 80 vite më parë, ku ende nuk jemi industrializuar. Jemi kantina të vogla familjare dhe prodhojmë verë të vërtetë.

Është për të ardhur keq që ne nuk e nxisim konsumin e prodhimit vendas, nuk e marketojmë aspak që jemi pjesë e hartës më të vjetër në botë në prodhimin e verës me një histori 2000-vjeçare. Prodhimin vendas e denigrojmë e përbuzim dhe ky është një realitet i hidhur.

 

 

Si kanë qenë kostot gjatë këtij viti dhe sa e leverdishme është të nisësh sot një sipërmarrje në këtë sektor?

Kostot janë rritur shumë. Është një tendencë që ka nisur prej disa vitesh: kostot rriten, fitimi ulet, stresi rritet. E kam fjalën për koston e materialeve, për fuqinë punëtore dhe për shërbimet që duhet t’i marrim nga shteti dhe nuk i marrim.

Pra, ne paguajmë taksa dhe unë jam absolutisht që të paguhet çdo detyrim, ama do të na lehtësonte shumë sikur të merrnim shërbimet e nevojshme. Më pyete nëse është e leverdishme t’i hysh sot këtij biznesi?

Jo nuk është e leverdishme dhe mendoj se jemi përpara një faze seleksionimi shumë të madh deri në vitin 2030, me integrimin në Bashkimin Europian. Duket e sforcuar sepse nuk jemi gati. Integrimi duhet të vinte në mënyrë të natyrshme ku të ishin hedhur themelet.

Bashkimi Europian është angazhuar ndër vite me projekte për forcimin e prodhuesve, rritjen e cilësisë, standardizimin, por paratë nuk kanë shkuar realisht aty dhe kjo na ka lënë pas.

Shumë pak do ta kalojnë këtë provë dhe kjo do të jetë shkatërruese.

Problemi është që nuk po shohim në afatgjatë dhe nuk po reflektojmë ashtu siç duhet. Momenti që kemi tani me turizmin nuk do të zgjasë shumë.

Kurioziteti për ne do të mbarojë për disa vite. Cili turist do të vijë dhe të ngecë në trafik me orë të tëra, në rrugë që janë ende të papërfunduara apo mes ndotjes dhe mbetjeve?

Nëse vlerësimet negative për problemet tona bëhen në masë, do të jetë e vështirë të mbajmë këtë tendencë që kemi sot.

 

Si ka qenë këtë vit prodhimi i verës në lidhje me cilësinë e rrushit?

Prodhimi i verës ka qenë mirë. Jemi të kënaqur me cilësinë e rrushit por këtë vit kemi prodhuar më pak. Gjatë 2018 deri në 2021 ne merrnim nga familjet që bashkëpunonim 100 tonë rrush.

Këtë vit kemi marrë vetëm 15 tonë, sepse kantina është plot ngaqë verën e vendit e mbyt importi. Ndiej keqardhje vetëm që s’mund të ndihmojmë më shumë ato 200 familje me të cilat kemi bashkëpunuar ndër vite sepse nuk po funksionon zinxhiri.

Kështu po detyrohemi të braktisim familjet me vreshta që në kushtet kur s’kanë treg detyrohen ose të prodhojnë raki ose ta shesin me çmim shumë të ulët. Këtë vit, nga 70 lekë që është çmimi mesatar i rrushit për kilogram, është shitur me 30 lekë.

 

Si e parashikoni ecurinë e kantinës suaj, sektorit të verës dhe agroturizmit në vitin 2026?

Ne si Uka Farm do të vazhdojmë të punojmë sido që të jetë puna. Problemi në këtë rast është që nëse pas 11 vitesh punë ne mendonim se do të kishim ngjitur 5 shkallë duke përparuar, duke investuar e duke u rritur, në fakt herë ecim e herë bëjmë pas, për shkak të situatës së përgjithshme të tregut.

Këtu nënkuptoj hapjen pafund të agroturizmeve që identifikohen si të tillë por nuk janë realisht dhe kjo mund të krijojë precedentë negativë që mund të ndikojë të gjithë sektorin. Konkurrenca duhet të jetë e drejtë dhe duhet të ketë një filtër shumë më të kujdesshëm se cili quhet agroturizëm e çfarë përfaqëson ai.

Nuk jam pesimist për turizmin, mendoj se Shqipërinë do të vijojnë ta vizitojnë të huajt, sepse kemi kompani që sjellin turistë me kantata dhe kjo është një lloj garancie.

Por duhet të reflektojmë që ata që vijnë të kenë një përvojë pozitive dhe të duan të kthehen apo të flasin mirë.

Agroturizmi është një nga ato pikat që pëlqehet më shumë sepse sjell identitet dhe për këtë ka kureshtje, ama kjo duhet të nxitet. Të nxitet prodhimi vendas sepse agroturizmi nuk është asgjë më shumë se ai fermeri që në mungesë të tregut për të shitur produktin u jep atyre vlerë të shtuar për të ofruar diçka tjetër.

 

Lexoni edhe:

Vera lokale, rritje mes paragjykimit

The post “Prodhimi vendas paragjykohet, kantinat në luftë mbijetese me kostot në rritje” appeared first on Revista Monitor.

Media britanike “Which?”: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

27 December 2025 at 08:45

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/- Një udhëtim me anije prej 600 miljesh në Nil, një vizitë në Shqipëri apo një turne rreth pamjeve romake të Britanisë së Madhe ishin ndër destinacionet më të mira për pushime sipas ekspertëve të turizmit, shkruan Kate Pasola në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Which?”.

Secila nga këto vende u vlerësua si më e mira në ofrimin e çdo lloj pushimi, nga turnetë me shoqërues deri te pushimet në plazh. Mund të jeni të sigurt se ato ofrojnë pushime të shkëlqyera!

Ekspertët rekomanduan destinacione – ku turistët mund të eksplorojnë jetën e egër, vijën bregdetare, vendet historike dhe kulturore – si dhe alternativa që ishin më shumë një frymëzim për udhëtime autentike në vitin 2026.

Shqipëria

E konsideruar nga ekspertët e turizmit si destinacioni më mahnitës për pushime në plazh me çmime të përballueshme, Shqipëria ofron shumë më tepër sesa thjesht një udhëtim në Mesdhe.

Ju mund të eksploroni gjithçka, nga fshatrat e listuara në UNESCO me arkitekturën magjepsëse të epokës osmane deri te vendet piktoreske përgjatë Rivierës Shqiptare.

Turistët do të kenë mundësinë të bëjnë një xhiro me anije rreth gadishullit, të vizitojnë kështjella dhe zonat ku prodhohet vera vendase.

Shqipëria ka disa nga vreshtat më të vjetra në botë.

“One Traveller”, operatori turistik britanik, e ka përshkruar Shqipërinë si një zgjedhje të shkëlqyer për pushime solo në zemër të Evropës.

Udhëtimi për shtatë netë në Shqipëri kushton 2,510 euro për person.

Çmimi përfshin fluturimet, akomodimin, shumicën e vakteve, pijeve dhe turet.

Nëse planifikoni të vizitoni Shqipërinë, “One Traveller” rekomandon muajt maj, qershor, shtator dhe tetor.

Media britanike “Which?”, duke ndjekur sugjerimet e ekspertëve të turizmit, ka renditur destinacionet më të mira për udhëtime autentike në vitin 2026:

Shqipëria
Austria
Japonia
Anglia Veriore
Vietnami&Kamboxhia
Egjipti
India
Kosta Rika   //a.i/

https://www.which.co.uk/news/article/most-popular-tours-best-holidays-2026-aIFT48J18Nr4

 

 

 

 

The post Media britanike “Which?”: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Festat e fundvitit në Elbasan, fluks prenotimesh në Gjinar dhe Funar

27 December 2025 at 08:32

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Atmosfera e festave të fundvitit ka gjallëruar rrugët dhe sheshet e qytetit të Elbasanit.

Në zemër të qytetit, mes mureve shekullore të kalasë dhe portës së saj simbolike, sheshi “Hans Ditrih Gensher” është kthyer në epiqendrën e festimeve.

Në këtë shesh janë të shumta fotografitë e shkrepura mes dekoreve festive, ku banorë të moshave të ndryshme fiksojnë në fotografi momente nga vizita e tyre, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, tha për ATSH-në se atmosfera festive ka nisur që në fillim të dhjetorit, me një kalendar të pasur aktivitetesh për të gjitha moshat, duke e bërë qytetin gjithnjë e më të gjallë, veçanërisht në orët e mbrëmjes.

Artistë vendas dhe të huaj, grupe vallëzimi, DJ dhe këngëtarë të njohur ngjiten në skenën e improvizuar në shesh, duke krijuar një atmosferë që e kthen qytetin në një festë të hapur për të gjithë.

Këto festa janë kthyer në një mundësi mjaft të mirë për gjallërimin e Elbasanit dhe nxitjen e turizmit. Qytetarë të shumtë elbasanas kanë vendosur ta festojnë ndërrimin e viteve në pika turistike, por edhe në lokalet e njohura të qytetit.

Drejtori i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në bashkinë Elbasan, Artur Guni, pohon se Gjinarin këtë fundvit e karakterizon një fluks i shtuar prenotimesh, falë kushteve komode që ofron për pushuesit.

Sipas tij, bujtinat e hapura së fundmi, lokalet e shumta dhe investimet në shërbime kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e interesit për të kaluar ndërrimin e viteve në këtë zonë turistike piktoreske.

Kërkesa të larta janë regjistruar gjithashtu edhe për zonat e tjera turistike të bashkisë, si Funari, por edhe brenda qytetit të Elbasanit, ku turistë vendas dhe të huaj kanë kryer prenotime për të shijuar natyrën, qetësinë dhe ofertën festive të fundvitit.

Sipas të dhënave të mbledhura nga strukturat hoteliere, agjencitë turistike dhe operatorët e turizmit në bashkinë Elbasan, numri i turistëve nga gushti deri tani arrin rreth 11 mijë vizitorë.

Në këto ditë festash, Elbasani ndryshon ritëm. Çdo ditë që kalon, qyteti gjallërohet më shumë, duke treguar se Elbasani di të festojë, të ruajë traditat dhe të krijojë një atmosferë të ngrohtë mikpritëse.

/k.s/j.p/r.e/

The post Festat e fundvitit në Elbasan, fluks prenotimesh në Gjinar dhe Funar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Saranda mirëpret vizitorë edhe jashtë sezonit veror

26 December 2025 at 18:11


TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Saranda vijon të jetë një qytet i gjallëruar edhe përtej muajve të verës, teksa mirëpret vizitorë të shumtë sidomos në ditë me diell si këto të dhjetorit.

Me qetësinë që ofron jashtë sezonit të ngarkuar, qyteti po tërheq turistë vendas dhe të huaj që preferojnë pushime më të qeta dhe më afër natyrës.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga bregdeti i qytetit, i mbushur plot.

Një pjesë e strukturave akomoduese dhe bizneseve të shërbimit në Sarandë qëndrojnë të hapura gjatë gjithë vitit, duke u përshtatur me kërkesat e vizitorëve që udhëtojnë jashtë sezonit veror.

Edhe destinacionet turistike përreth Sarandës si Parku Kombëtar i Butrintit, Syri i Kaltër dhe fshatrat turistike të zones vijojnë të frekuentohen. /j.p/

 

The post Saranda mirëpret vizitorë edhe jashtë sezonit veror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Flamingot dhurojnë spektakël mbi Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta (VIDEO)

By: lindita
25 December 2025 at 14:52

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale spektalin e flamingove që kanë fluturuar mbi Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta. Flamingot, të njohura për lëvizjet e tyre harmonike në grup, janë kthyer në një atraksion të rëndësishëm për turizmin natyror në zonë, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj, çka po reflektohet pozitivisht edhe te bizneset lokale gjatë kësaj periudhe.

Source

Hiqen barrierat për shërbimet turistike shqiptare në tregun rajonal

25 December 2025 at 13:23

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë shqiptarë do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre më lehtë në vendet e rajonit, pa u përballur me procedura të përsëritura licencimi.

Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, “Për lehtësimin e tregtisë së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë”.

Sipas relacionit shoqërues, vendimi synon që rregullat për ushtrimin e aktivitetit turistik të mos kthehen në barriera për tregtinë e shërbimeve, duke garantuar trajtim të barabartë dhe mosdiskriminim për operatorët nga vendet e CEFTA-s.

Një element i rëndësishëm i vendimit është mundësia që shërbimet turistike të ofrohen edhe përkohësisht në vendet e tjera të rajonit, pa qenë e nevojshme hapja e një zyre apo marrja e një licence të re, çka pritet të rrisë konkurrencën dhe bashkëpunimin rajonal në turizëm.

Projektligji është pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së CEFTA-s dhe zhvillimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, të modeluar sipas parimeve të Bashkimit Evropian. /j.p/

The post Hiqen barrierat për shërbimet turistike shqiptare në tregun rajonal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Media e njohur australiane përzgjedh edhe Shqipërinë si destinacion turistik për 2026-n

25 December 2025 at 07:40

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ – Nëse po planifikoni një udhëtim në Evropë për vitin 2026, atëherë Shqipëria është një nga zgjedhjet më të mira, shkruan John Walsh për faqen e njohur australiane të udhëtimeve https://travel.nine.com.au/.

”Sigurisht, nëse është hera juaj e parë në Evropë, ju do të dëshironit të shihnit Kullën Eiffel apo Koloseun, por këshilla jonë do të ishte të kërkoni disa destinacione të reja dhe ka disa të shkëlqyera që ofrohen, mes tyre Shqipëria.

Ky vend është ende relativisht i pazbuluar nga shumica e turistëve.

Një sondazh i vitit 2024 tregoi se Shqipëria kishte rritjen e tretë më të lartë të turizmit në botë dhe më të madhen nga çdo vend evropian.

Ndikim mund të ketë pasur edhe nga sensacioni i muzikës pop në Mbretërinë e Bashkuar Dua Lipa.

Ajo është me prejardhje shqiptare dhe iu dha edhe nënshtetësia shqiptare në vitin 2022 për promovimin nga ana e saj të Shqipërisë përmes muzikës dhe medieve të saj sociale.

Shqipëria ka një reputacion në rritje për plazhet e saj të pastra dhe bukurinë natyrore, të cilat krahasohen me Greqinë dhe Italinë.

Qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës janë të dyja vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Parku Kombëtar i Thethit ofron ecje në natyrë të klasit botëror.

Nxitja më e madhe janë çmimet e ulëta për akomodim dhe ushqim”, shkruan https://travel.nine.com.au/./ /os/

The post Media e njohur australiane përzgjedh edhe Shqipërinë si destinacion turistik për 2026-n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Media e njohur australiane përzgjedh edhe Shqipërinë si destinacion turistik për 2026-n

By: lindita
25 December 2025 at 09:30

Nëse po planifikoni një udhëtim në Evropë për vitin 2026, atëherë Shqipëria është një nga zgjedhjet më të mira, shkruan John Walsh për faqen e njohur australiane të udhëtimeve https://travel.nine.com.au/. ”Sigurisht, nëse është hera juaj e parë në Evropë, ju do të dëshironit të shihnit Kullën Eiffel apo Koloseun, por këshilla jonë do të ishte të kërkoni disa destinacione të reja dhe ka disa të…

Source

Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

By: lindita
24 December 2025 at 10:17

Në Britaninë e Madhe, jemi me fat që kemi afër Evropën. Nga gjeografia mahnitëse te kultura tërheqëse, kënaqësitë dhe sharmet e saj janë të famshme në mbarë botën. Nuk është çudi që Evropa përbën më shumë se gjysmën e të gjithë turizmit ndërkombëtar, shkruan Selene Nelson në një artikull të botuar në revistën britanike “Rest Less”. Ndërsa vende si Franca, Spanja dhe Italia janë disa nga…

Source

“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

24 December 2025 at 07:34

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/- Në Britaninë e Madhe, jemi me fat që kemi afër Evropën. Nga gjeografia mahnitëse te kultura tërheqëse, kënaqësitë dhe sharmet e saj janë të famshme në mbarë botën. Nuk është çudi që Evropa përbën më shumë se gjysmën e të gjithë turizmit ndërkombëtar, shkruan Selene Nelson në një artikull të botuar në revistën britanike “Rest Less”.

Ndërsa vende si Franca, Spanja dhe Italia janë disa nga destinacionet më të njohura për t’u vizituar, ato nuk janë aspak më të lirat. Por ju mund të shijoni pushime po aq magjike në dhjetëra vende të tjera evropiane, dhe me kosto efektive!

Nga plazhet e kristalta të Shqipërisë te malet dhe liqenet vezulluese të Sllovenisë – për të mos përmendur shumë qytete dhe qyteza magjepsëse në të gjithë Evropën Lindore – ky kontinent është i mbushur me vende të bukura që presin të eksplorohen me një buxhet të kufizuar.

Udhëtimi mund të jetë i kushtueshëm, por nëse zgjidhni me kujdes destinacionin tuaj, mund të jetë më i përballueshëm nga sa mund të mendoni!

Ekzistojnë shumë vende të mrekullueshme, tërheqëse dhe me kosto efektive për t’u eksploruar – shumë prej të cilave janë pikërisht në Evropë.

Nëse ëndërroni pushime të paharrueshme dhe me çmime të përballueshme, ekspertët e udhëtimeve sugjerojnë 14 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë.

Shqipëria

E izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit për pjesën më të madhe të shekullit XX, Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga sekretet më të ruajtura të Evropës.

Por sot, dyert e Shqipërisë janë të hapura dhe nuk do të kalojë shumë kohë përpara se vendi të mbipopullohet nga turistët.

Bregdeti i saj i quajtur Riviera Shqiptare – është i mbushur me plazhe mahnitëse dhe ujëra të kristalta blu.

Vendpushimet më të njohura të plazhit janë, Dhërmiu dhe Ksamili, të cilat nuk janë prekur ende nga turizmi masiv. Si rezultat, akomodimi, ushqimi dhe udhëtimi mbeten mjaft të lira.

Në brendësi të vendit, do të gjeni male të larta, qytete fortesash, kështjella të rrënuara dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake.

Pavarësisht nëse jeni – i apasionuar pas i historisë, një aventurier apo një adhurues i plazhit – ka diçka për të gjithë.

Kryeqyteti i gjallë, Tirana, është një bazë e shkëlqyer për të eksploruar pjesën tjetër të Shqipërisë dhe është një nga vendet më të përballueshme në Evropë për të ngrënë jashtë.

Revista britanike “Rest Less” rekomandon 14 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë;

Shqipëria, Mali i Zi, Portugalia, Malta, Republika Çeke, Greqia, Sllovakia, Bullgaria, Polonia, Rumania, Hungaria, Bosnjë-Hercegovina, Sllovenia, Estonia.  //a.i/

https://restless.co.uk/travel/the-cheapest-countries-to-visit-in-europe/

 

 

The post “Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

By: Ela
24 December 2025 at 08:12

Turizmi ka vijuar të ketë një ecuri pozitive edhe gjatë muajit nëntor edhe pse me ritëm më të ngadaltë si efekt i kohës. Kosova mbetet vendi kryesor nga erdhën vizitorët gjatë këtij muaji. Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve treguan se 39 për qind e totalit të hyrjeve ishin shqiptarë të Kosovës. Në muajin […]

The post Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët appeared first on BoldNews.al.

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

24 December 2025 at 00:02

Turizmi ka vijuar të ketë një ecuri pozitive edhe gjatë muajit nëntor edhe pse me ritëm më të ngadaltë si efekt i kohës.

Kosova mbetet vendi kryesor nga erdhën vizitorët gjatë këtij muaji. Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve treguan se 39 për qind e totalit të hyrjeve ishin shqiptarë të Kosovës.

Në muajin e 11 të vitit hynë në vend 245 mijë shtetas nga Kosova teksa një vit më parë 6.4 për qind më pak. Pas Kosovës, Italia mbajti peshën e dytë më të madhe me mbi 79 mijë vizitorë me një rritje me 7.7 për qind në raport me një vit më parë.

Hyrjet nga Greqia ishin mbi 52 mijë gjatë nëntorit me një rritje prej 5.7 për qind në raport me nëntorin 2024, ndërkohë që grekët zënë një peshë prej 8.3 për qind ndaj totalit. Këtë peshë mbajnë edhe hyrjet nga Maqedonia e Veriut që në nëntor ishin 52 mijë.

Grupe të tjera me rritje janë gjermanët me 9.5 për qind, spanjollët me 38 për qind, Izraeli me gati 5 herë më shumë se një vit më shumë së nëntori i një viti më parë.

Turoperatorët konfirmojë se ka një tendencë në rritje të të huajve për turet kulturore diçka që është nxitur nga linjat me kosto të ulët të fluturimeve por edhe fluturime direkte të dedikuara siç ishte rasti me Izraelin që ishte menduar si një linjë sezonale por u shty përtej verës.

Ecuria e 11 mujorit

Në fund të nëntorit numri i të huajve që hynë në Shqipëri shënoi shifrën 11.7 milionë me një rritje 6.6 për qind në raport me 11 mujorin 2024. Tuoperatorët kishin pritshmërinë për një rritje të moderuar këtë vit ashtu sikurse rezultoi duke nënvizuar se e njëjta tendencë pritet të jetë dhe vitin e ardhshëm.

Ndër grupet që kanë mbajtur peshën kryesore të vizitorëve dominon turizmi patriotik ku hyrjet nga Kosova shënuan 4.4 milionë me një rritje5.2 për qind në raport me 11 mujorin e një viti më parë. Kosova mbajti 37.4 për qind të peshës në totalin e vizitorëve dhe pas saj Italia me 10.1 për qind të këtij totali.

Italianët vijojnë të frekuentojnë Shqipërinë edhe pse më shumë të shpërndarë përgjatë gjithë vitit dhe më pak në sezonin veror ndryshe nga tendenca e dy viteve më parë. Rritja e çmimeve në bregdet i ka bërë që fqinjët të mos ta shohin më si ekonomik pushimin e verës në Shqipëri por të preferojnë kryeqytetin për jetën dinamike të natës dhe qytetet e tjerë për kulinarinë dhe koston e ulët të akomodimit.

Në rritje këtë vit kanë qenë edhe hyrjet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi por edhe ato nga Greqia.

Gjermanët shënuan një rritje me 21 për qind në raport me 11 mujorin 2024 ndërkohë që Franca një rritje me 35 për qind. Të dy këto grupe tashmë po vendosen me kontrata garancie ku të fundit ishin francezët në Golem për vitin e ardhshëm.

Polonia shënoi rënie këtë vit me 8.6 për qind në raport me 11 mujorin 2024 ku sipas turoperatorëve kjo lidhet me shumë me një ulje të vizitorëve që vijnë individualisht teksa kontratat me garanci janë respektuar dhe kanë qenë në nivele më të larta. Në rënie ishin edhe spanjollët me 2.7 për qind.

Çekia e cila gjithashtu vjen me kontrata garancie në një pjesë të mirë të saj shënoi rritje 6 për qind këtë 11 mujor në raport me të njëjtën periudhë të 2024./ N.Maho

The post Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët appeared first on Revista Monitor.

Atmosferë festive në Përmet

23 December 2025 at 19:08

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Atmosfera festive e dhjetorit ka përfshirë edhe qytetin e Përmetit.

Bredhi gjigant në qendër të qytetit, dritat shumëngjyrëshe dhe dekori i veçantë e kanë “veshur” Përmetin me një atmosferë festive për këtë muaj të fundvitit.

Kryeministri Edi Rama, ndau momente nga festa në qytet, ku u bashkuan shumë qytetarë, të cilët shijuan momentin e ndezjes së dritave të pemës dhe koncertin e grupit artistik të fëmijëve.

Atmosfera e krijuar nga zbukurimet dhe dritat e shumta do ta shoqërojë këtë muaj gjithë qytetin e Përmetit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve, por edhe vizitorëve të ndryshëm.

/e.i/j.p/

The post Atmosferë festive në Përmet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyndje në aeroporte/ Shqiptarët “arratisen” jashtë vendit për festa

By: Brisi
23 December 2025 at 11:57

Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes së të huajve në vend gjatë nëntorit. Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave për Lëvizjen e Shtetasve konfirmojnë së gjatë nëntorit kur janë edhe një seri festash kombëtare dhe ditësh pushimi, vendasit kanë preferuar të udhëtojnë jashtë. Konkretisht sipas […]

The post Dyndje në aeroporte/ Shqiptarët “arratisen” jashtë vendit për festa appeared first on BoldNews.al.

❌
❌