Helmimi nga ushqimi gjatë festave të fundvitit: Nga bakteret shkaktare deri te trajtimi mjekësor
ĂfarĂ« duhet tĂ« dini pĂ«r trajtimin e saktĂ« dhe parandalimin e helmimit ushqimor gjatĂ« festave
Dr. Erëza Y. Durmishi,
PhD Candidate- Mjekësi Klinike
Helmimi nga ushqimi Ă«shtĂ« dukshĂ«m mĂ« i shpeshtĂ« gjatĂ« sezonit tĂ« festave tĂ« fundvitit dhe kjo nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si. Ădo vit gjatĂ« kĂ«saj periudhe vĂ«rehet rritje e ndjeshme e rasteve me gastroenterit akut, qĂ« lidhen drejtpĂ«rdrejt me mĂ«nyrĂ«n e pĂ«rgatitjes, ruajtjes dhe konsumimit tĂ« ushqimit. Vaktet e mĂ«dha familjare, mishrat e shpendĂ«ve tĂ« papĂ«rpunuar ose tĂ« gatuar jo mjaftueshĂ«m, frigoriferĂ«t e tejmbushur, ushqimi i ekspozuar pĂ«r orĂ« tĂ« tĂ«ra nĂ« bufe festive dhe pĂ«rgatitja paraprake e ushqimeve krijojnĂ« kushte ideale pĂ«r kontaminim bakterial.
ShkaktarĂ«t mĂ« tĂ« shpeshtĂ« bakterialĂ« tĂ« helmimit ushqimor janĂ« Salmonella dhe Campylobacter, tĂ« pranishme kryesisht nĂ« mishin e shpendĂ«ve, por gjithashtu Escherichia coli dhe Listeria monocytogenes, veçanĂ«risht tĂ« rrezikshme pĂ«r gratĂ« shtatzĂ«na, tĂ« moshuarit dhe personat me imunitet tĂ« dobĂ«suar. KĂ«ta patogjenĂ« shumohen me shpejtĂ«si kur ushqimi qĂ«ndron nĂ« temperatura ndĂ«rmjet 8°C dhe 60°C, e ashtuquajtura âzonĂ« rrezikuâ pĂ«r sigurinĂ« ushqimore.
Në të njëjtën kohë, kjo periudhë karakterizohet edhe nga qarkullimi intensiv i viruseve respiratore dhe gastrointestinale, të cilat përhapen lehtësisht në ambiente me grumbullime njerëzish. Larja e shpeshtë e duarve mbetet një nga masat më efektive parandaluese, si për infeksionet virale ashtu edhe për helmimet ushqimore.
Si zhvillohet helmimi ushqimor në organizëm?
Pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar, bakteret ose toksinat që ato prodhojnë dëmtojnë mukozën e traktit gastrointestinal. Ky proces shkakton inflamacion akut të zorrëve, rritje të sekrecionit të lëngjeve dhe çrregullim të përthithjes së elektroliteve. Si pasojë, shfaqen diarre, të vjella dhe dhimbje abdominale. Në rastet më të rënda, humbja e shpejtë e lëngjeve çon në dehidratim, i cili mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar.
ĂshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksohet se jo çdo episod diarreje gjatĂ« festave Ă«shtĂ« me origjinĂ« bakteriale. Infeksionet virale gastrointestinale zakonisht kanĂ« ecuri mĂ« tĂ« shkurtĂ«r dhe mĂ« pak komplikime, ndĂ«rsa infeksionet bakteriale shoqĂ«rohen mĂ« shpesh me temperaturĂ« tĂ« lartĂ«, dhimbje tĂ« forta abdominale dhe diarre mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«.
Simptomat më të shpeshta
Helmimi nga ushqimi zakonisht shfaqet brenda disa orëve deri në dy ditë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar. Simptomat më të shpeshta përfshijnë:
- të përziera dhe të vjella
- diarre të shpeshtë, ndonjëherë me mukus ose gjak
- dhimbje dhe krampe abdominale
- temperaturë
- lodhje të theksuar dhe ndjenjë dobësie
- shenja dehidratimi (gojë e thatë, urinim i rrallë, marramendje)
Ngrohja e ushqimit të mbetur - rrezik i dyfishtë
Ngrohja e ushqimit të gatuar më parë jo vetëm rrit rrezikun e helmimit ushqimor, por mund të shkaktojë edhe shqetësime të theksuara të tretjes. Ushqimet e pasura me karbohidrate, si patatet, orizi dhe mbushjet festive, pas ftohjes dhe ringrohjes formojnë të ashtuquajturën niseshte rezistente, e cila nuk tretet lehtë dhe fermentohet në zorrën e trashë, duke shkaktuar fryrje, gazra dhe dhimbje, sidomos te personat me sindromë të zorrës së irrituar.
Nga ana tjetër, nëse ushqimi ringrohet vetëm pjesërisht (mbi 8°C, por nën 63°C), krijohen kushte ideale për shumimin e baktereve patogjene. Për këtë arsye, ushqimi i ringrohur duhet të jetë plotësisht i nxehtë dhe të nxjerrë avull në çdo pjesë të tij.
Ruajtja dhe ringrohja e sigurt e ushqimit
Mbetjet e ushqimit duhet të futen në frigorifer brenda dy orëve nga gatimi dhe të ruhen në temperaturë ndërmjet 0 dhe 4°C. Gjatë festave, frigoriferët shpesh mbingarkohen, çka rrit temperaturën e brendshme dhe ul sigurinë ushqimore. Ushqimi i mbetur duhet të konsumohet brenda 2-3 ditësh ose të ngrihet. Nëse ringrohet, duhet të jetë plotësisht i nxehtë dhe të nxjerrë avull në çdo pjesë të tij.
Trajtimi i helmimit ushqimor
Trajtimi i helmimit ushqimor është kryesisht simptomatik dhe mbështetës, me fokus në parandalimin e komplikimeve.
1. Rehidratimi â hapi mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m
Qëllimi kryesor është zëvendësimi i lëngjeve dhe elektroliteve të humbura. Rekomandohet:
- pirja e ujit në gllënjka të vogla, por të shpeshta
- përdorimi i tretësirave rehidratuese orale
- shmangia e pijeve të gazuara dhe alkoolit
2. Dieta e lehtë
Pas qetësimit të simptomave akute, këshillohet konsumimi i ushqimeve të lehta dhe të tretshme (oriz i bardhë, banane, supë e thjeshtë), duke shmangur ushqimet yndyrore, pikante dhe të rënda.
Në disa raste, përdorimi i probiotikëve mund të ndihmojë në rivendosjen më të shpejtë të florës intestinale, por ata nuk zëvendësojnë rehidratimin dhe nuk përbëjnë terapi specifike për helmimin ushqimor.
3. Medikamentet
Antidiarreikët përdoren me kujdes dhe vetëm në raste të caktuara. Antibiotikët nuk rekomandohen rutinë, pasi shumica e helmimeve ushqimore janë vetëkufizuese dhe shpesh shkaktohen nga toksina bakteriale. Vetë-mjekimi me antibiotikë pa indikacion të qartë mjekësor mund të përkeqësojë ecurinë klinike dhe të kontribuojë në rezistencën bakteriale.
4. Pushim dhe monitorim
Trupi ka nevojĂ« pĂ«r pushim pĂ«r tâu rikuperuar, ndĂ«rsa gjendja duhet monitoruar pĂ«r shenja pĂ«rkeqĂ«simi.
Kur duhet kërkuar ndihmë mjekësore?
Ndihma mjekësore është e domosdoshme nëse:
- temperatura kalon 38.5°C
- shfaqet gjak në jashtëqitje
- ka shenja dehidratimi të rëndë
- simptomat zgjasin mĂ« shumĂ« se 2â3 ditĂ«
- pacienti është fëmijë i vogël, i moshuar, shtatzënë ose me sëmundje kronike
Parandalimi mbetet mbrojtja më e mirë
Siguria ushqimore bazohet në katër shtylla kryesore: pastrimi, ndarja, gatimi i plotë dhe ftohja e shpejtë. Ushqimi i gatuar nuk duhet të qëndrojë jashtë frigoriferit më shumë se dy orë, ndërsa mbetjet duhet të ruhen dhe konsumohen sipas rregullave të sigurisë.
Festat duhet të jenë kohë gëzimi, jo arsye për komplikime shëndetësore. Pak kujdes, higjienë dhe vëmendje ndaj detajeve mund të bëjnë dallimin mes një feste të qetë dhe një urgjence të panevojshme mjekësore. /Telegrafi/
