Normal view
Digjet banesa në Elbasan, 4 persona mbeten pa strehë, dyshohet shkëndijë elektrike
-
- Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli –
Champions League/ Interi tre humbje radhazi, Arsenali fiton 1-3 në ‘San Siro’, dështojnë PSG dhe Napoli –
Këtë të martë u zhvilluan nëntë ndeshjet e para të vlefshme për raundin e shtatë në fazën e ligës së Champions League. Arsenali siguroi fitoren e shtatë në po kaq takime, duke mposhtur 1-3 Interin në Milano, teksa merr të drejtën për të kaluar më tej.
Tri pikë edhe për Club Brugge, Bodo/Glimt, Olympiacos, Real Madrid, Ajax dhe Tottenham. Dështim për PSG e Napolin dhe turpërim për Manchester Cityn e Pep Guardiolës.
‘Qytetarët’ pësuan disfatë 3-1 kundër Bodo/Glimt në udhëtim. Norevegjezët shënuan dy herë në pjesën e parë me Hogh, duke befasuar gjigantët e Evropës. Hauge thelloi shifrat me golin e tij në minutën e 58-të. Anglezët ngushtuan shifrat me Cherki në minutën e 60-të, por pa mundur dot të futen në lojë. Rodri doli me karton të kuq te City.
Në Milano, Interi pësoi humbjen e tretë radhazi duke u mposhtur 1-3 nga Arsenali. Gabriel Jesus shënoi dy gola në pjesën e parë për ‘Topçinjtë’, ndërsa Sucic barazoi përkohësisht. Në fundin e sfidës, Gyokeres ‘vulosi’ ndeshjen për 1-3. Me këtë sukses Arsenali kryeson me 21 pikë të plota dhe ka siguruar fazën me eliminim direkt.
Në ‘Bernabeu’ Real Madridi fitoi 6-1 kundër Monacos. Kylian Mbappe shënoi dy gola dhe kërkoi falje pasi karrierën e ka nisur te Monaco. Mastantuono, autogoli i Kehrer, Vinicius dhe Bellingham ishin autorët e golave për vendasit, ndërsa Teze shkurtoi për Monacon.
Në Lisbonë, vendasit e Sporting mposhtën 2-1 kampionët në fuqi të PSG-së me dopietën e Luis Suarez, teksa Kvaratskhelia barazoi përkohësisht te francezët.
Hap fals për Napolin, me kampionët në fuqi të Serie A në Itali që barazuan 1-1 kundër FC Copenhagen në udhëtim dhe rrezikojnë pozitën e 24-t që të dërgon në play-off.
Të mërkurën luhen nëntë ndeshjet e radhës që do tregojnë panoramën e plotë të renditjes, vetëm një raund nga fundi i fazës së ligës.
Champions League, raundi 7-të:
E martë, 20 janar 2026
16:30 Kairat Almaty 1-4 Club Brugge
18:45 Bodo/Glimt 3-1 Manchester City
21:00
FC Copenhagen 1-1 Napoli
Inter 1-3 Arsenal
Olympiacos 2-0 Bayer Leverkusen
Real Madrid 6-1 Monaco
Sporting Lisbone 2-1 PSG
Tottenham 2-0 Dortmund
Villarreal 1-2 Ajax
gijotina.com/
Vinicius shkëlqen në ndeshjen me 7 gola, Reali u kthehet fitoreve në Champions –
Real Madrid u është kthyer fitoreve bindëse në Ligën e Kampioneve, ku skuadra e Arbeloas ka triumfuar me shifrat 6-1 përballë Monakos.
REAL MADRID-MONAKO 6-1
6′, 26′ Mbape, 51′ Mastantuono, 55′ (ag) Kehrer, 65′ Vinicius, 80′ Bellingam / 72′ Teze
Goli i Bellingam (VIDEO)
Goli i Teze (VIDEO)
Goli i Vinicius (VIDEO)
Bellingam gabon rastin e artë (VIDEO)
Golovin vë në provë Kurtua (VIDEO)
Autogoli i Kehrer (VIDEO)
Goli i Mastantuono (VIDEO)
Kurtua pret gjuajtjen e Balogun (VIDEO)
Goli i dytë i Mbape (VIDEO)
Rasti i humbur nga Ansu Fati (VIDEO)
Goli i parë i Mbape (VIDEO)
gijotina.com/
-
- Vidhte kuleta në kamionë të parkuar, hetuesit e Lipjanit e arrestojnë 69 vjeçarin nga Maqedonia e Veriut
Vidhte kuleta në kamionë të parkuar, hetuesit e Lipjanit e arrestojnë 69 vjeçarin nga Maqedonia e Veriut
Sot nga hetuesit policor të stacionit të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të cilat janë raportuar gjatë vitit 2025, njofton policia.
Sipas policisë, prej automjeteve (kamionë të parkuar), nga personi i arrestuar, dyshohet të jenë vjedhur portofole me shuma të ndyshme të parave.
“Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative dhe bashkëpunimit me qytetarët, kanë arritë arrestojnë personin e dyshuar: S.H, mashkull, 69 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.
I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndaj tij për veprat (së paku tri vjedhje) të raportuara në rajonin e Lipjanit, po kryhen procedurat e nevojshme hetimore, konfirmon policia.
“Bazuar në informacionet e deritanishme, të siguruara nga hetuesit policor i njëjti person dyshohet se ka kryer vepra penale të natyrës së njëjtë edhe në rajone të tjera të Kosovës, për të cilat po ndërmerren veprime të mëtutjeshme policore”, përfundon njoftimi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Vidhte kuleta në kamionë të parkuar, hetuesit e Lipjanit e arrestojnë 69 vjeçarin nga Maqedonia e Veriut appeared first on Sinjali.
Qytetarja denoncon SPAR: Kosi i prishur shitet si i freskët, ndryshohet data e skadencës
Produktet ushqimore të prishur janë kthyer në një makth për konsumatorët shqiptarë. Të mykur, me insekte, shpesh edhe të skaduar, janë këto shumë prej produkteve ushqimore që shiten më markete. Së fundmi një qytetare ka denoncuar supermarketin SPAR, duke e akuzuar se ka shitur kos të skaduar, ku sipas saj, data e skadencës ishte e […]
The post Qytetarja denoncon SPAR: Kosi i prishur shitet si i freskët, ndryshohet data e skadencës appeared first on BoldNews.al.
-
- “Vetëm Spital Amerikan nuk quhet”/ Shqetësimi i demokrates që u injorua nga Berisha: Dializën e bëjmë në bodrume
“Vetëm Spital Amerikan nuk quhet”/ Shqetësimi i demokrates që u injorua nga Berisha: Dializën e bëjmë në bodrume
Sot në foltoren e PD, në njësinë nr.4 në Tiranë, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, një demokrate mori mikrofonin dhe ndau shqetësimin e saj si paciente e dializës në Spitalin Amerikan.
Ajo tregoi se dializën ajo e bën në bodrumet e Spitalit Amerikan, ndër të tjera ajo tha se makineritë që posedon spitali kanë 20 vite aty dhe se ilaçet që duhet të marrë gjatë dializës nuk jua mundëson Spitali Amerikan por, i blen të gjitha vetë.
“Punën e dializave, që gjoja ne jemi te Spitali Amerikan, që vetëm Spitali Amerikan nuk quhet. Jemi në katin -2 në bodrum, makineritë qe kemi ne kanë nga 20 vite, po marrim infeksion gjaku dhe po vdesim nga vjetërsia e makinerive, vitamina nuk kemi fare, i blejmë vetë.
Nuk është bërë një kontroll tamam, kemi dëgjuar nëpër ajër sikur do na çojnë në kat të shtatë, po sa të vete unë në kat të shtatë kam vdekur. Çdo ditë nga një i sëmurë o do vdesin o do jetë në reanimacion. Kemi frikë, themi o shyqyr shpëtuam edhe sot. Po ikin të gjithë jashtë, jo vetëm fëmijët por edhe ne”, u shpreh qytetarja.
Historia e demokrates u injorua dhe nuk u komentua në asnjë moment as nga kryedemokrati ashtu edhe nga pjesa tjetër e panelit të pranishëm në foltore dhe mikrofoni i kaloi një qytetari tjetër.
LEXO EDHE: Pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh/ A do të arrestojë SPAK Klodian Allajbeun?
22:59 Konferenca në Shtëpinë e Bardhë/ Trump: Shpenzojmë shuma të jashtëzakonshme për NATO-n
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në konferencën e tij në Shtëpinë e Bardhë ka folur dhe për NATO-n.
Trump tha se SHBA shpenzon shuma të jashtëzakonshme për NATO-n dhe do të vijojë t’i ndihmojë.
Presidenti amerikan u shpreh më tej se nuk e di nëse NATO do të ndihmojë apo jo SHBA-në.
“Mendoj se në shumicën e rasteve do t’jua thonë këtë. Mendoj se mund ta pyesni sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për këtë. Ne shpenzojmë shuma të jashtëzakonshme parash për NATO-n dhe e di që do t’i ndihmojmë, por vë në dyshim nëse ata do të vijnë tek ne apo jo”, tha Trump./mxh

22:37 Prokuroria vërtetoi dënimin e Irena Gjokës/ KLGJ: Nuk na ka mbërritur asnjë dokument zyrtar
Last Updated on 20/01/2026 by Monika
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në lidhje me dënimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe letrën dërguar nga PD pasditen e sotme.
Në reagimin e bërë, KLGJ njofton se nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar në adresë të institucionit.
Më tej, KLGJ thotë se sapo të mbërrijë zyrtarisht shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme që vërteton dënimin e gjyqtares së posaçme Irena Gjoka në shtetin grek do të ndërmerren të gjithë hapat e duhur ligjorë.
“Lidhur me njoftimin e sotëm të Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me vendimin e miratimit të rezultateve të verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit datë 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju bëj me dije se deri në orën 20:30 datë 20.01.2026 në adresë të KLGJ-se nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar. Sapo shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme të mbërrijë zyrtarisht, ajo do të administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, dhe më pas do të ndiqet procedura përkatese ligjore. Ju faleminderit!”, thuhet në njoftim./mxh

22:35 Shkencëtarët: Acidifikimi i oqeanit mund të dobësojë dhëmbët e peshkaqenëve
Shkencëtarët e kanë lidhur djegien e lëndëve djegëse fosile me acidifikimin e vazhdueshëm të oqeanit.
Peshkaqenët janë grabitqarët më të frikshëm në det dhe mbijetesa e tyre varet nga dhëmbët e frikshëm që rigjenerohen gjatë gjithë jetës së tyre. Por ndryshimet në kiminë e oqeanit mund t’i vënë këto armë në rrezik.
Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një grup shkencëtarësh gjermanë që testuan efektet e një oqeani më acid në dhëmbët e peshkaqenëve. Shkencëtarët kanë lidhur aktivitetet njerëzore, duke përfshirë djegien e qymyrit, naftës dhe gazit, me acidifikimin e vazhdueshëm të oqeanit.
Ndërsa oqeanet bëhen gjithnjë e më acidikë, dhëmbët e peshkaqenëve mund të bëhen strukturisht më të dobët dhe më të prirur të thyhen, zbuluan shkencëtarët. Kjo mund të ndryshojë statusin e peshqve të mëdhenj në krye të zinxhirit ushqimor të oqeanit.
Oqeani nuk do të popullohet me peshkaqenë pa dhëmbë brenda natës, thotë autori kryesor i studimit, Maximilian Baum, një biolog detar në Universitetin Heinrich Heine në Düsseldorf. Por mundësia e dhëmbëve më të dobët është një rrezik i ri për peshkaqenët që tashmë përballen me ndotje, peshkim të tepërt, ndryshime klimatike dhe kërcënime të tjera./mxh

22:25 Protesta e 24 janarit/ Këlliçi: Demokratët janë në këmbë, do jetë bashkim historik
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një postim në rrjetet sociale për protestën e 24 janarit.
Këlliçi shkruan se demokratët janë në këmbë.
Demokrati ka ndarë pamje nga takimi me kryesinë e degës 9 në Tiranë, ku deklaron se janë ndarë udhëzimet për ditët e mbetura përpara protestës.
Statusi i Këlliçit
Tirana zien, kudo flitet për 24 janarin, për të shtunën, për protestën.
Demokratët janë në këmbë. Takime të pandalshme me strukturat dhe qytetarët. Me kryesinë e degës 9, ndamë sonte udhëzimet për orët dhe ditët që kanë mbetur deri sa bulevardi të oshëtijë si asnjëherë tjetër kundër korrupsionit dhe krimit.
Do jetë bashkim historik. Mos mungo!
Shihemi të shtunë, datë 24 janar, ora 17:00./mxh

22:12 City “tronditet” në Norvegji, Bodo/Glimt bën surprizën e madhe
Manchester City pësoi një humbje 3-1 në transfertë ndaj Bodo/Glimt në kuadër të raundit të shtatë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra norvegjeze shënoi dy herë brenda pjesës së parë me anë të Hogh, i cili realizoi në minutat 22 dhe 24.
Epërsia e vendasve u thellua në minutën e 58-të me golin e Hauge, përpara se Cherki të shënonte golin e vetëm për miqtë në minutën e 60-të.
Situata për ekipin e Pep Guardiolës u rëndua dy minuta më vonë, kur Rodri u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht humbjes, Manchester City mbetet në vendin e katërt të klasifikimit me 13 pikë, ndërsa Bodo/Glimt ngjitet në kuotën e 6 pikëve.
Në ndeshjet e tjera të këtij raundi, Club Brugge fitoi 1-4 ndaj Kairat Almaty në transfertë. Ky rezultat zyrtarizoi eliminimin e parë nga kompeticioni për këtë sezon, atë të skuadrës kazake./mxh

22:07 Aksesori i modës që të gjithë duhet ta mbajnë me vete! (Lifestyle)
Ka një aksesor mode që çdo fashioniste duhet ta ketë në çantë gjatë gjithë vitit: syzet e diellit. Edhe në dimër, kur duket se dielli nuk është aq i fortë, këto syze janë të domosdoshme për t’i dhënë stil pamjes suaj dhe për t’ju mbrojtur nga reflektimet e forta të dritës.
Shpesh ndodh që kur dalim nga shtëpia mendoni se nëse keni xhaketën, shallin dhe kafen në dorë, jeni gati, por sapo të ndriçojë dielli, kuptoni që keni harruar syzet e diellit, që mund ta prishin momentalisht ditën tuaj.
Zakonisht, syzet e diellit janë pjesë e stilit të përditshëm edhe për shumë personazhe të famshme dhe ‘fashion girls’, të cilat i përdorin edhe me fustane apo me veshje dimri për të dhënë një pamje elegant dhe moderne.
Ato mund të jenë minimaliste, klasike ose inspiruar nga trendet e viteve ’90-të dhe këto i bëjnë syzet e diellit një aksesor themelor që duhet ta keni gjithmonë gati në çantë, pavarësisht stinës./mxh

21:55 Parlamenti Evropian ngrin ratifikimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA
Ligjvënësit e BE-së kanë rënë dakord të ngrijë ratifikimin e marrëveshjes kyçe tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump për vendosjen e tarifave, për shkak të mosmarrëveshjes për Groenlandën, thanë sot grupet kryesore politike, sipas “Le Monde”.
Paralajmërimi Parlamentit Evropian vjen ndërsa blloku 27-vendesh po peshon se sa fort do të kundërpërgjigjet nëse Trump vazhdon të veprojë kundër aleatëve të hershëm të Uashingtonit.
Parlamenti po planifikonte një votim në javët e ardhshme për heqjen e tarifave mbi mallrat industriale amerikane si pjesë e marrëveshjes.
Duke vonuar ratifikimin, blloku dërgon një mesazh të fortë pakënaqësie në Shtëpinë e Bardhë që ligjvënësit e BE-së argumentuan se do të shqetësonte bizneset amerikane.
Trump ka kërcënuar të godasë gjashtë vende të BE-së – përfshirë fuqitë e mëdha Francën dhe Gjermaninë – me tarifa për mospajtim me kërkesën e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës.
Udhëheqësit e BE-së do të zhvillojnë nesër në mbrëmje një samit urgjent në Bruksel – lidhur me kërcënimet e SHBA-së kundër territorit autonom të Danimarkës, Groenlandës.
Blloku po shqyrton përgjigje të ndryshme nëse Trump nuk tërhiqet, duke përfshirë pezullimin e marrëveshjes tregtare të vitit të kaluar dhe goditjen e SHBA-së me tarifa prej 93 miliardë eurosh.
Paketa e tarifave hakmarrëse u ra dakord në kulmin e bllokimit tregtar BE-SHBA vitin e kaluar, por përfundimisht u pezullua deri më 6 shkurt për të shmangur një luftë të plotë tregtare./mxh

21:47 Champions League/ Spikat Inter-Arsenal, rezultatet në kohë reale
Mbrëmjen e kësaj të marte rikthehet Liga e Kampioneve me raundin e shtatë të fazës së ligës.
Vëmendja kryesore do të jetë te supersfida mes Inter-it dhe Arsenal-it në Itali. Arsenal-i vjen me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje dhe është shumë pranë kualifikimit, ndërsa Inter-i mban vendin e gjashtë me 12 pikë.
Në Londër, Tottenham pret Borussia Dortmund në një duel të rëndësishëm për renditjen. Real Madrid luan në shtëpi ndaj Monaco-s me synimin për t’u rikthyer te fitorja.
Napoli përballet në transfertë me Copenhagen, ndërsa PSG luan jashtë fushe ndaj Sporting Lisbona.
REZULTATET LIVE:
Inter-Arsenal 0-1
Copenhagen-Napoli 0-0
Real Madrid-Monaco 1-0
Tottenham-Dortmund 1-0
Sporting Lisbona-PSG 0-0
Villarreal-Ajax 0-0
Olympiacos-Leverkusen 1-0/mxh

21:44 Paradoksi tek Egnatia/ Zhgënjim ndaj rivalëve, por mbetet në krye
Egnatia ka arritur të ruajë edhe këtë javë vendin e parë në renditje, pavarësisht se ndaj rivalëve direktë, Vllaznisë dhe Elbasanit, ka marrë vetëm një pikë.
Ky është një skenar i përsëritur gjatë këtij sezoni, ku rezultatet në përballjet direkte mungojnë.
Megjithatë, kampionët në fuqi vazhdojnë të kompensojnë pikët e humbura me fitore ndaj skuadrave të tjera të kampionatit.
Edhe këtë fazë, Egnatia e ka nisur me vetëm një pikë në dy ndeshjet e para. Ky bilanc tashmë nuk shihet më si rastësi, por si një prirje e qartë.
Vështirësitë ndaj rivalëve kryesorë mbeten të evidentuara. Kryesimi në renditje ka zbutur kritikat, por problematikat vazhdojnë të jenë të pranishme./mxh

21:36 Analiza-Trump 2.0/ Ripërcaktimi i rolit të Amerikës në rendin global
Mandati i dytë dhe aktual Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës filloi me inaugurimin e tij si presidenti i 47-të më 20 janar 2025, kohë kur përfundoi edhe shërbimi në këtë detyrë i ish-presidentit Joe Biden, me të cilin u zhvilluan disa përplasje të mëdha.
Trump, si përfaqësues i Partisë Republikane, ka shërbyer më parë si presidenti i 45-të i SHBA-ve, nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe humbi rizgjedhjen ndaj kandidatit demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Trump rimori detyrën pasi mundi kandidaten Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duke u bërë kështu ish-presidenti i dytë i SHBA-së që rikthehet në detyrë.
Qindra urdhra ekzekutivë dhe “ringjallja” e politës për imigracionin
Në muajt e parë të presidencës së tij të dytë, Trump nënshkroi mbi 200 urdhra ekzekutivë, shumë prej të cilëve janë kundërshtuar ose po kundërshtohen në gjykatë. Përpjekjet e tij për të zgjeruar pushtetin presidencial dhe konfliktin me gjykatat janë përshkruar si një karakteristikë përcaktuese e presidencës së tij të dytë.
Administrata Trump ka ndërmarrë veprime kundër firmave ligjore për sfidimin e politikave të saj. Për imigracionin, Trump nënshkroi Aktin Laken Riley në ligj, ringjalli ligje të shumta për imigracionin nga presidenca e tij e parë, u përpoq të kufizonte shtetësinë e lindur dhe nisi procedurat për deportime masive, duke përfshirë bastisje në të gjithë vendin nga Imigracioni dhe Zbatimi i Doganave.
Trump themeloi Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), me Elon Musk që e mbikëqyri atë për një kohë të shkurtër. DOGE u ngarkua me uljen e shpenzimeve federale dhe kufizimin e burokracisë, dhe mbikëqyri pushimet masive nga puna të nëpunësve civilë së bashku me përpjekjet për të shpërbërë agjencitë qeveritare si Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar.
Trump dhe lëvizjet tarifore
Trump ka mbikëqyrur një sërë rritjesh dhe pauzash tarifash, të cilat kanë çuar në tarifa hakmarrëse nga vendet e tjera. Këto lëvizje tarifore, veçanërisht tarifat e “Ditës së Çlirimit”, shkaktuan një rënie të shkurtër të tregut të aksioneve dhe paqëndrueshmëri të mëvonshme të tregut.
Lufta Ukrainë-Rusi dhe Izrael-Gaza
Në çështjet ndërkombëtare, Trump ka forcuar më tej marrëdhëniet e SHBA-së me Izraelin. Administrata e tij rriti mbështetjen për Izraelin në luftën e Gazës dhe ndihmoi Izraelin në luftën Iran-Izrael të qershorit 2025 dhe kreu sulme në lokacionet bërthamore iraniane. Në fillim të tetorit, u nënshkrua plani i Trump për një marrëveshje armëpushimi dhe pengmarrjeje në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit.
Mes luftës ruso-ukrainase që filloi në vitin 2022, administrata Trump ndërmori përpjekje të shumta për negociata paqeje të përshkruara si favorizim i Rusisë mbi Ukrainën. Ashtu si në presidencën e tij të parë, Trump nisi tërheqjen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Marrëveshjet e Klimës së Parisit dhe UNESCO.
“Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”
Ndërsa mandati i dytë i presidentit Donald Trump i afrohet përvjetorit të parë, vizioni i administratës është vënë në fokus më të mprehtë, si në frontin e politikës së brendshme ashtu edhe në atë të jashtme.
Në sferën e punëve të jashtme, mbizotëron ndjekja e pamëshirshme e interesave amerikane, ku kombet e tjera konsiderohen thjesht si instrumente, dhe madje edhe aleatët i nënshtrohen presionit të pakursyer përmes tarifave dhe masave të tjera shtrënguese
Kjo qasje që shpaloset para syve tanë tregon edhe të ardhmen e aleancave amerikane dhe vetë rendit ndërkombëtar.
Në moshën 79-vjeçare, Trump është personi më i vjetër që bëhet president i SHBA-së. Pas fitoreve të tij elektorale në vitet 2016 dhe 2024, ai nuk është kushtetuesisht i kualifikuar për të kërkuar mandate të mëtejshme për shkak të Amendamentit të Njëzet e Dytë të Kushtetutës së SHBA-së, megjithëse shumë nga bashkëpunëtorët e tij kanë diskutuar mundësinë e kandidimit të tij për një mandat të tretë./mxh

52 udhëheqës të botës të ftuar në Bordin e Paqes, vetëm 7 prej tyre kanë pranuar ftesën –
Deri më sot, thuhet se 52 udhëheqës të botës janë ftuar në Bordin e Paqes, dhe vetëm shtatë prej tyre, Argjentina, Hungaria, Kazakistani, Uzbekistani, Shqipëria dhe Vietnami kanë konfirmuar zyrtarisht qëllimin e tyre për të marrë pjesë.
Shumica e qeverive që kanë lëshuar deklarata zyrtare në lidhje me ftesat e tyre dhe kanë treguar se çështja është nënshtruar shqyrtimit politik dhe ligjor institucional, ndërsa disa kanë theksuar nevojën për tu konsultuar me partnerët e tyre. Ndërkohë, pritet që ende të ftohen udhëheqës të tjerë.
gijotina.com/
Bodo/Glimt befason Manchester City-n e Pep Guardiolës, Rodri turpërohet me karton të kuq –
E pabesueshmja ndodh në javën e parafundit të League Phase në Ligën e Kampioneve. Manchester City humbi në shtëpinë e Bodo/Glimt 3-1 me skuadrën norvegjeze që shënoi fitoren e saj të parë në këtë edicion të kompeticionit.
Kjo ndeshje e mori drejtimin në favor të Bodo/Glimt, në harkun e dy minutave, më konkretisht në minutën e 22 dhe të 24 kur Manchester City pësoi të dy golat pikëridsht me Hogh dhe në të dy rastet ai u gjet saktë nga Blomberg. me rezultatin 2-0 për Bodo/Glimt u mbyll pjesa e parë. menjëherë pas pushimit të ndeshjes skuadra norvegjeze shënoi edhe golin e tretë me Evjen por që u anulua për pozicion jashtë loje.
Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Bodo/Glimt e gjeti vërtet golin e tretë këtë radhë me Hauge për të çuar rezultatin në 3-0. Dukej se kjo ndeshje ishte e mbyllur, por në minutën e 60, Cherki shkurtoi diferencën për Manchester City në 3-1. Me 30 minuta që kishin mbetur, Citizens kishin kohën e mjaftueshme për ta përmbysur apo të paktën për ta barazuar ndeshjen, por Guardiola ‘u tradhtua’ nga Rodri që në dy minuta mori dy kartona të verdhë që u shndërruan në karton të kuq duke lënë skuadrën angleze në inferioritet numerik. Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më me Bodo/Glimt që me këtë fitore të madhe shkon në 6 pikë, ndërsa Manchester City mbetet me 13 pikë.
Shiko këtu golin e parë të Bodo/Glimt
Shiko këtu golin e dytë të Bodo/Glimt
Shiko këtu golin e tretë të Bodo/Glimt
Shiko këtu golin e Manchester City
gijotina.com/
E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës –
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, kur rreth orës 19:00, është gjetur i vetëvarur shtetasi D. Muçenji, 31 vjeç, në fshatin Skutaraq, Njësia Administrative Petran.
Të afërmit e viktimës e kanë gjetur atë të vetëvarur në shkallët e shtëpisë.
Ndërkaq, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet e para hetimore. Mbeten mister arsyet e vetëvarjes së të riut.
gijotina.com/