Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Dhjetor 2025

By: Elva
23 December 2025 at 22:58

DASHI Pas një periudhe në të cilën ju është dashur të përmbaheni ose të ndërmjetësoni më shumë se zakonisht, tani ndjeni nevojën për të qenë përsëri në qendër të vëmendjes. Energjia juaj rritet dita-ditës dhe ju shtyn të zgjidhni çdo çështje të pazgjidhur, veçanërisht në punë. Në dashuri, do t’ju duhet më shumë durim: ata […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Dhjetor 2025 appeared first on BoldNews.al.

Për herë të parë në BBVIP Albania, hyn një banor i verbër

By: Elva
23 December 2025 at 22:47

Për herë të parë në historinë e Big Brother VIP Albania, në shtëpinë më të ndjekur në vend hyn një banor i verbër. Stenaldo Mëhillli është bërë pjesë e edicionit të pestë të reality show-t, duke shënuar një moment të rëndësishëm për përfshirjen dhe përfaqësimin në televizionin shqiptar. Pjesëmarrja e tij pritet të sjellë një […]

The post Për herë të parë në BBVIP Albania, hyn një banor i verbër appeared first on BoldNews.al.

Konflikti për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli fiton gjyqin ndaj Ademit

By: Elva
23 December 2025 at 22:28

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka lënë të kuptohet se ka fituar përballjen ligjore për aeroportin e Vlorës ndaj ish-ortakut të tij Valon Ademi, i cili e kishte paditur në Gjykatën e Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli deklaron se nga dita e sotme Vlora International Airport i është rikthyer normalitetit institucional dhe rendit ligjor, […]

The post Konflikti për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli fiton gjyqin ndaj Ademit appeared first on BoldNews.al.

Protesta, Balluku dhe SPAK/ Rama dhe Berisha flasin për ‘Politico’, dy narrativa, një krizë politike

By: Elva
23 December 2025 at 22:02

Protesta e opozitës në Tiranë dhe akuzat për korrupsion ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku kanë marrë vëmendje ndërkombëtare, duke u pasqyruar gjerësisht në një shkrim të POLITICO, ku flasin edhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Sali Berisha. Rama zgjedh të shmangë përballjen direkte me protestat dhe episodet e dhunës, duke relativizuar situatën dhe duke […]

The post Protesta, Balluku dhe SPAK/ Rama dhe Berisha flasin për ‘Politico’, dy narrativa, një krizë politike appeared first on BoldNews.al.

Turqi/ Zhduket avioni që transportonte shefin e ushtrisë libiane

By: Elva
23 December 2025 at 21:29

Autoritetet turke kanë ngritur alarmin pasi kontakti me radion u humb me një avion privat që po transportonte shefin e shtabit të ushtrisë libiane, Mohammed Ali Ahmed al-Haddad, dhe katër persona të tjerë, pranë kryeqytetit Ankara. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, bëri të ditur se avioni i biznesit Falcon 50 ishte ngritur nga […]

The post Turqi/ Zhduket avioni që transportonte shefin e ushtrisë libiane appeared first on BoldNews.al.

Lapaj: Rama nuk largohet me molotov, por me bashkim qytetar

By: Elva
23 December 2025 at 19:53

Adriatik Lapaj, në një lidhje direkte në emisionin “Ditari i Pasdites” në A2 CNN, duke komentuar protestën e mbrëmshme të PD-së deklaroi se largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti nuk mund të arrihet përmes akteve të dhunshme, por vetëm përmes një qëndrese të qëndrueshme dhe bashkimi qytetar. Lapaj tha se protestat e nisura prej […]

The post Lapaj: Rama nuk largohet me molotov, por me bashkim qytetar appeared first on BoldNews.al.

Tri goditjet që tronditën botën në 2025 dhe fundosën ambicien evropiane

By: Elva
23 December 2025 at 19:23

Ekonomisti dhe ish-ministri grek Yanis Varoufakis argumenton se viti 2025 shënoi shembjen përfundimtare të rendit global të pas Luftës së Ftohtë, duke ekspozuar dobësinë strategjike të Evropës. Sipas tij, tre zhvillime madhore ndryshuan ekuilibrat botërorë dhe e lanë Bashkimin Evropian në një pozicion të pafavorshëm. Goditja e parë ishte përfundimi i luftës në Ukrainë në […]

The post Tri goditjet që tronditën botën në 2025 dhe fundosën ambicien evropiane appeared first on BoldNews.al.

“Big Market” vijon të mashtrojë qytetarët, denoncimi: Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

By: Elva
23 December 2025 at 19:02

Rrjeti i marketeve Big Market është denoncuar sërish nga qytetarët për mospërputhje të çmimeve, ku shumat e afishuara në rafte nuk përkojnë me ato që rezultojnë në faturë në momentin e pagesës. Së fundmi, një qytetar ka denoncuar një rast të ndodhur në Big Prime në Kamëz, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si trajtohen […]

The post “Big Market” vijon të mashtrojë qytetarët, denoncimi: Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft appeared first on BoldNews.al.

Greqi/ 14-vjeçari shqiptar kapet me armë të ftohta

By: Elva
23 December 2025 at 18:48

Policia në Selanik ka arrestuar një nxënës 14-vjeçar shqiptar, i cili u kap duke mbajtur me vete një thikë qelqi të improvizuar, rreth 20 centimetra e gjatë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, jashtë shkollës së mesme në zonën Pylaia, ku i mituri ishte në shoqërinë e dy bashkëmoshatarëve të tij. Sjellja e tij […]

The post Greqi/ 14-vjeçari shqiptar kapet me armë të ftohta appeared first on BoldNews.al.

Tentativa për hakerimin e SPAK-ut, ish-drejtori i burgjeve Agim Ismaili merret i pandehur

By: Elva
23 December 2025 at 18:00

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK në lidhje me çështjen e hakerimit të të dhënave të Prokurorisë së Posaçme. Sipas burimeve, Ismaili akuzohet për përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal. […]

The post Tentativa për hakerimin e SPAK-ut, ish-drejtori i burgjeve Agim Ismaili merret i pandehur appeared first on BoldNews.al.

Stani i drogës, gjykata dënon vëllain e ish-deputetit të PS-së

By: Elva
23 December 2025 at 17:49

Vëllai i ish-deputetit të Qarkut Lezhë, Eduard Ndreca, është dënuar për kultivim të bimëve narkotike me 4 vite e 4 muaj heqje lirie. Gjykata e Lezhës ka dënuar me gjithsej 17 vite e 8 muaj burg tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, mes të […]

The post Stani i drogës, gjykata dënon vëllain e ish-deputetit të PS-së appeared first on BoldNews.al.

Lutfi Dervishi ironizon protestën e PD-së: U nisën të largonin Ramën, por hoqën Salianjin nga WhatsApp-i

By: Elva
23 December 2025 at 17:36

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike, duke e lidhur mesazhin politik të saj me një zhvillim të brendshëm në radhët e opozitës. Përmes reagimi në facebook, Dervishi shkruan se opozita “u nis për të larguar Edi Rama, por si hap të parë hoqi Ervin Salianji nga […]

The post Lutfi Dervishi ironizon protestën e PD-së: U nisën të largonin Ramën, por hoqën Salianjin nga WhatsApp-i appeared first on BoldNews.al.

Drejtohej me telefon nga Shqipëria, goditet rrjeti i drogës italo-shqiptar

By: Elva
23 December 2025 at 17:08

Një organizatë kriminale shqipfolëse, e cila drejtonte trafikun e drogës nga distanca, duke përdorur telefona dhe rrjete sociale nga Shqipëria drejt Italisë, është çmontuar nga autoritetet italiane. Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar 18 masa arresti dhe sigurie, ndaj shtetasve shqiptarë dhe italianë. Operacioni, i koduar “Pater–Turnover 2”, u zhvillua nga Carabinieri të kompanisë Alba, […]

The post Drejtohej me telefon nga Shqipëria, goditet rrjeti i drogës italo-shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Aksidentohet motra e Lionel Messit, shtyhet dasma

By: Elva
23 December 2025 at 16:50

Maria Sol Messi, motra e yllit argjentinas të futbollit Lionel Messi, është përfshirë në një aksident rrugor në Miami. Sipas mediave të huaja, 32-vjeçarja është ndjerë keq teksa drejtonte automjetin e saj tip SUV dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një mur. Si pasojë, ajo ka pësuar disa dëmtime, përfshirë dëmtimin e dy […]

The post Aksidentohet motra e Lionel Messit, shtyhet dasma appeared first on BoldNews.al.

Del nga SPAK pas rreth dy orësh ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

By: Elva
23 December 2025 at 16:29

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur këtë të hënë, më 23 dhjetor, në SPAK, ku ka qëndruar rreth dy orë. Ismaili është marrë zyrtarisht nën hetim dhe është thirrur për t’u marrë në pyetje lidhur me një çështje që lidhet me tentativën e hakërimit të Prokurorisë së Posaçme, ngjarje e regjistruar më […]

The post Del nga SPAK pas rreth dy orësh ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili appeared first on BoldNews.al.

Fluks i lartë në Kakavijë, vijojnë protestat e fermerëve grekë

By: Elva
23 December 2025 at 16:07

Fluks i shtuar lëvizjesh është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare mes Shqipëria dhe Greqia, konkretisht në doganën e Kakavijë. Sipas raportimeve, në të dyja anët e kufirit kanë lëvizur gjithsej 7 919 shtetas, prej të cilëve 5 253 në hyrje dhe 2 666 në dalje. Po ashtu, janë regjistruar 2 675 […]

The post Fluks i lartë në Kakavijë, vijojnë protestat e fermerëve grekë appeared first on BoldNews.al.

Trump tërheq 30 ambasadorë, preken edhe misionet në Ballkan

By: Elva
23 December 2025 at 15:53

Administrata e Donald Trump ka tërhequr nga detyra rreth 30 ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të lartë amerikanë të vendosur jashtë vendit, në kuadër të riorganizimit të Departamentit të Shtetit dhe rritjes së rolit të të emëruarve besnikë ndaj administratës së re. Sipas burimeve diplomatike, të cituara nga The Guardian, vendimi është konfirmuar nga disa […]

The post Trump tërheq 30 ambasadorë, preken edhe misionet në Ballkan appeared first on BoldNews.al.

Vlorë/ Zbulohet një apartament që përdorej për prostitucion nga disa shtetas kinezë

By: Elva
23 December 2025 at 15:34

Është zbuluar një apartament i marrë me qira, ku ushtronte prostitucion një shtetase kineze, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Në lidhje me këtë rast, janë identifikuar tre shtetas kinezë si të përfshirë në veprimtari. Dy prej tyre, një grua 40 vjeçe dhe një burrë 31 vjeç, janë arrestuar, ndërsa një grua 50 vjeçe është shpallur […]

The post Vlorë/ Zbulohet një apartament që përdorej për prostitucion nga disa shtetas kinezë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 23 Dhjetor 2025

By: Elva
22 December 2025 at 23:00

DASHI Kjo është një javë (dhe periudhë) shumë emocionuese. Dashi ndjen nevojën për të ndërmarrë veprime, për të ndryshuar ritmin, për t’i provuar diçka vetes para të tjerëve. Qielli ju ftojnë të merrni përsipër një projekt që e keni lënë të papërfunduar: tani keni më shumë forcë, më shumë qartësi. Në dashuri, jeni të drejtpërdrejtë, […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Martë 23 Dhjetor 2025 appeared first on BoldNews.al.

“Do të ketë greva dhe demonstrata”/ Berisha: Qëndrimi në shesh nuk ishte pjesë e planit për sot

By: Elva
22 December 2025 at 22:50

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar protestën e zhvilluar të hënën përpara Kryeministrisë, duke deklaruar se ajo shënon fillimin e një faze të re të aksionit opozitar Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Berisha sqaroi se qëndrimi i gjatë në shesh nuk ka qenë pjesë e planit fillestar dhe se data e […]

The post “Do të ketë greva dhe demonstrata”/ Berisha: Qëndrimi në shesh nuk ishte pjesë e planit për sot appeared first on BoldNews.al.

❌
❌