Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

E rëndë në Vlorë/ Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë

By: V K
26 December 2025 at 09:56

Një 42-vjeçar ka humbur jetën, pasi teksa po luante kalçeto u godit me top në kraharor.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Novoselë të Vlorës, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.

“Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak”, sqaron policia.

The post E rëndë në Vlorë/ Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë appeared first on Albeu.com.

Kush është gardiani i burgut që shënoi në Kupën e Kombeve të Afrikës

By: V K
26 December 2025 at 09:48

Denis Omedi, është një nga historitë më interesante të Kupës së Kombeve të Afrikës deri më tani, e cila po mbahet në Marok.

Ai është një lojtar i Ugandës, i cili shënoi golin e vetëm për ekipin në raundin e parë dhe në duelin kundër Tunizisë.

Tunizia e justifikoi rolin e saj si favorite në atë rast dhe mundi Ugandën 3-1, me golin e vetëm të shënuar nga Denis Omedi.

Asgjë nuk do të ishte e çuditshme në lidhje me këtë, nëse nuk do të ishte për djaloshin që punon si gardian burgu.

Sipas mediave afrikane, nuk bëhet fjalë vetëm për një futbollist ndërkombëtar, por edhe për një roje aktive burgu që balancon me sukses jetën në uniformë me kërkesat e të luajturit futboll.

Edhe kur ai filloi punë në Shërbimin e Burgjeve të Ugandës, ai nuk hoqi dorë nga futbolli. Pastaj pati një pikë kthese të madhe, sepse karriera e tij filloi në një trajektore në rritje.

The post Kush është gardiani i burgut që shënoi në Kupën e Kombeve të Afrikës appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët e PD kërkojnë sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve

By: V K
26 December 2025 at 09:40

Pesë anëtarë të Partisë Demokratike të Këshillit të Mandateve, iu drejtuan me shkresë kryetarit të Kuvendit ku kërkojnë mbledhjen sot të Këshillit të Imunitetit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet kryetarit të Kuvendit. Socialistët kanë deklaruar se shqyrtimi i kërkesës se Prokurorisë së Posaçme, nuk do bëhet para se të shprehet Gjykata Kushtetuese për çështjen e pezullimit të anëtarit të qeverisë.

Demokratët vene theksin te kërkesa e SPAK që çështja të shqyrtohet brenda 5 ditëve, për shkak të rrezikshmërisë së zëvendës kryeministres për të prishur prova apo intimiduar dëshmitarë.

“Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posaçme në kërkesë dhe gjatë mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova;

Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme që çështja të shqyrtohet nga Këshilli brenda 3-5 ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin e hetimeve”, thuhet në kërkesën e demokratëve, duke kërkuar që mbledhja të mbahet më 26 dhjetor.

Mbledhja e kaluar Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve u zhvillua më 19 dhjetor, me pjesëmarrjen e 10 deputetëve dhe nën prezencën e 3 prokurorëve të posaçëm, drejtuesit të ri të SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorëve të çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Diskutimet u rrotulluan rreth USB-së me mbi 10 mijë faqe prova kundër Ballukut e dorëzuar nga SPAK ku argumentohet kërkesa e depozituar. Kjo USB iu shpërnda të gjithë anëtarëve, ndërsa palët nuk ranë dakord për caktimin e një date fikse për mbledhjen e ardhshme pas njohjes me provat.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët e PD kërkojnë sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve appeared first on Albeu.com.

Bleona Qereti rrëfen detaje nga karriera e saj: Si u bëra e famshme

By: V K
26 December 2025 at 09:26

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Bleona Qerreti, teksa ishte e ftuar në emisionin “Top Story”, ka rrëfyer detaje nga karriera e saj muzikore, duke u ndalur edhe në disa momente specifike.

Ajo ka treguar momentin kur performoi për herë të parë në Festivalin e Këngës kur ishte vetëm 15-vjeç dhe ‘përplasja’ që kishte me Vera Grabockën për veshjen e saj pak të ekspozuar, e cila bëri bujë asokohe.

Ajo ka treguar disa nga emrat e artistëve me të cilët ka punuar, ndërsa e veçon artin e ditëve të sotme me atë të viteve të hershme.

Sipas saj, ajo çfarë e ka bërë të famshme është pikërisht stili i saj dhe rebelizmi.

“Do të doja të veçoja, sot më ra në mend, unë isha 15-vjeç kur këndova në Festival dhe veshjen e pashë në Miss Europa 1995. Pa ditur njeri unë u pranova në Festival. Në atë kohë ishin vetëm pesë emra që të pranonin në Festival. Selim Ishmaku, Alfred Kaçinari, Vera Gabrocka, Zhani Ciko, Alqi Boshnjaku.

Veshja u përfol për përmasat dhe përmasat janë pjesë e maratonës. Unë dua të zgjas. Artisti që i reziston kohërave është vërtete artist. Ajo që unë kam qenë vërtete e vetëdijshme, është që di t’i rezistoj kohës.

Unë nuk do fokusohesha te elementi fizik, por te rezistenca në kohë, të dalësh me të njëjtin kostum pas 30 vitesh. Atëherë kishte vetëm një televizion. Sot është shumë e lehtë të bëhesh i famshëm.

Nëse këta emra të thonin që nuk pranoheshe në Festival, nuk kishe më një shans të dytë. Unë me atë rebelizmin tim, shkova te gardëroba dhe përgjegjësja më tha: ‘Nëse të sheh Vera Grabocka këtu, na mbyti të dyjave’. Unë shkoj, marr veshjen dhe ndërkohë që po mbyllja zinxhirin, aty hyn Vera Gabrocka dhe më tha: ‘Ku shkon ti gjysmë e zhveshur?’. Unë ngela, ndërkohë që Vera mbylli derën.

E kuptova që të dilja me këtë veshje në Festivalin ku Vera Grabocka ishte regjisore, përgjigja do ishte jo. Unë në mes të performancës, hoqa pelerinën dhe Vera Gabrocka e mbajti kamerën te unë dhe të nesërmen kur u zgjova, isha Bleona Qereti”, është shprehur Bleona.

Ajo ka treguar edhe si arriti të futet në coverin e revistës prestigjioze të modës, “Vogue Latina”, të cilën nuk e quan sukses personal apo çështje fati por një dëshmi që ‘ëndrrat duhet të kapen prej flokësh’.

“Unë jam mësuar që jam gjykuar dhe jam parë gjithmonë me lupë për vendimet dhe veprimet që kam bërë. Njerëzit këtu gjykonin me një tjetër kënd pa e dikur se me çfarë ideja mbrapa janë marrë vendimet. Jam gjykuar edhe për limitet e trurit të njerëzve që flisnin për mua. Limitet e tyre nuk janë perceptimi im. Arritjen në kopertinën e Vogue nuk do ta klasifikoja suksese personal, por një dëshmi që ëndrrat duhet të kapen prej flokësh, nuk është çështje fati. Suksesi është si ajsberg. Kjo është fryt i një pune shumëvjeçare e imja dhe një vet-sakrifikim, gjërat që shqiptarët nuk e dinë. Kam nisur një brend dikur në 2013 dhe kam bërë një fotoshoot me një fotograf të Vogue, sepse për brendin që unë doja ti paraqisja Amerikës, ishte ai që kishte fotografuar Monica Belluccin më shumë se çdo njeri tjetër.

Amerika nuk do një kopje të shëmtuar të emrave që kanë. Bëra një analize se çfarë do i ofrojë unë Amerikës dhe për çfarë mund të më dojë. Me llogarinë time më doli që Amerika nuk ka një Pop Singer, Një Monica Bellucci në një formë pop-singer me një personalitet të Gagës dhe Madonës. Asnjëherë nuk ka pasur një persona klasik me personalitet të çmendur. Bashkova look-un dhe personalitetin. Unë për Amerikën nuk do jem asnjëherë një artiste amerikane por një e huaj që është e famshme në Amerikë sepse është e famshme diku tjetër. Është kollaj të thuash unë shkoi dhe di, por e mira e njerëzve të suksesshëm është që ata e kuptojnë që ata nuk din. Profesionistëve u kam lënë të marrin vendimet e duhura për gjërat që unë nuk i dija”, u shpreh Bleona.

The post Bleona Qereti rrëfen detaje nga karriera e saj: Si u bëra e famshme appeared first on Albeu.com.

900 shishe verë me vlerë rreth 1 milion euro/ BIRN: Si u zhduk nga qilari i një resorti koleksioni i shtrenjtë njëshekullor i verërave të Ergys Agasit

By: V K
26 December 2025 at 09:09

Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit. Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit.

Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për akuzat e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bllokuan një koleksion të shtrenjtë me 900 shishe verë të markave ekskluzive në një vilë 2-katëshe brenda resortit, e identifikuar si pronë e Agasit.

Por koleksioni i verërave u zhduk në mënyrë të paprecedentë, pasi ishte bllokuar nga oficerët e BKH-së dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

Një burim në dijeni të kontrollit i tha BIRN se një pjesë e koleksionit të verërave në pronësi të Agasit daton gati një shekull më parë, me tapa të dyllosura në vitet 1922, 1923 dhe 1940, të gjitha të pajisura me certifikatë origjine. Koleksioni kishte si origjinë Francën dhe Italinë dhe ishte futur kontrabandë në Shqipëri.

Sipas SPAK, koleksioni u zbulua gjatë kontrolleve për ekzekutimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Ergys Agasit, e lëshuar nga Gjykata e Posaçme më 15 dhjetor.

Hetuesit e BKH-së, vlerësuan gjithsesi se koleksioni i verës nuk bënte pjesë në kompetencën lëndore të Strukturës së Posaçme dhe njoftuan Drejtorinë e Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që të kryente procedurat përkatëse për mallrat e futura kontrabandë.

“Kemi ndjekur praktikën e rasteve të ngjashme, pasi kur konstatohet një vepër penale e dyshuar që nuk është kompetencë e Strukturës së Posaçme, njoftohen institucionet kompetente për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, tha një burim i SPAK në kushtet e anonimatit.

Drejtoria e Hetimit Doganor ka kryer inventarin dhe ka arritur në përfundimin se koleksioni i verërave të Agasit kishte një vlerë prej rreth 1 milion eurosh, ndërkohë që shmangia e detyrimeve doganore kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove.

Nga vlerësimi sipas çmimeve të referencës dhe atyre të tregut, është konkluduar se ka pasur shishe vere që e kalonin vlerën e 30 mijë eurove, ndërsa më e lira është vlerësuar rreth 350 euro.

Pasi ka kryer inventarin, drejtoria e Hetimit Doganor nuk e ka transportuar koleksionin në magazinat doganore me pretendimin se nuk kishin hapësirë për produkte ushqimore.

Në pritje të gjetjes së hapësirës, ata kanë mbajtur një procesverbal për bllokimin e mallit, i cili është nënshkruar nga djalit të xhaxhait të Agasit, Eno Agasi, dhe janë larguar.

Kur janë rikthyer të nesërmen për të rimarrë verën, punonjësit e Hetimit Doganor e kanë gjetur qilarin bosh. Doganat e referuan çështjen në Prokurorinë e Tiranës, kur 900 shishet e verës ishin zhdukur pa asnjë gjurmë.

I pyetur nga BIRN, drejtori i Hetimit Doganor, Dorian Doka i shmangu komentet për përgjegjësitë, duke thënë se çështja është në hetim.

Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar procedimin penal për katër vepra penale ndaj Eno Agasit, ndërkohë që gjykata ka caktuar ndaj tij masën e “arrestit me burg” në mungesë. Ai po hetohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, zhdukja e verës ka qenë e mirëorganizuar, pasi nga hetimet ka rezultuar që autorët të jenë kujdesur të zhdukin edhe gjurmët.

Autorët kanë zhdukur gjithashtu të gjitha kamerat e sigurisë që gjendeshin në “Equos Resort”, si dhe ato që e lidhnin resortin me autostradën Tiranë-Elbasan.

Koleksioni prej 1 milion eurosh i verërave të Ergys Agasit, konsiderohet prej hetuesve një investim.

“Nuk është zotëruar për konsum, por ka qenë një koleksion i krijuar për investim, pasi i rritet vlera. Po ashtu, mund të jetë përdorur në vend të shkëmbimeve valutore”, tha një burim në afërsi të hetimit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, në vijim të hetimeve dhe provave të reja që do të gjenden, do të vlerësohet nëse çështja do të përmbyllet aty, apo do të kalohet për kompetencë pranë Prokurorisë së Posaçme./BIRN

The post 900 shishe verë me vlerë rreth 1 milion euro/ BIRN: Si u zhduk nga qilari i një resorti koleksioni i shtrenjtë njëshekullor i verërave të Ergys Agasit appeared first on Albeu.com.

Arrestimet e SPAK te AKSHI, e-albania del jashtë funksionit, nuk aksesohet

By: V K
26 December 2025 at 08:50

Faqja e portalit qeveritar e-albania, ka dalë jashtë funksionit vetëm pak ditë pas operacionit të SPAK për arrestimin e drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe personave të tjerë të akuzuar për skandalin e tenderave në këtë sektor.

Çdo qytetar që tenton të lgoohet në e-albania, merr një mesazh gabimi nga platforma dhe nuk arrin ta përdorë atë.

“e premte, 26 dhjetor 2025
Ju lutemi mbyllni shfletuesin dhe provoni përsëri.
Ju lutemi mbyllni shfletuesin dhe provoni përsëri.
2025-12-26 07:12:21Z
Telemetry operation ID: 430a95f8890a8a7b-44cf533d4814fd56”, eshte mesazhi qe shfaqet.

Platforma të fton që të mbyllësh programin për ta hapur sërish, por edhe nëse e bën, serish shfaqet i njëjti mesazh dhe përsëritet i njëjti cikël me një përfundim: pamundësi për aksesimin e platformës.

Pas një përfolje të gjatë mediatike dhe me denoncime për fondet e shumta të dhëna nga buxheti i shtetit në këtë sektor, pas sulmeve kibernetike të përsëritura që dëshmuan mungesën totale të sigurisë së platformave qeveritare, ky është një tjetër rast i papërgjegjshmërisë në këtë sektor.

Hetimi i SPAK, konfirmoi denoncimet për rrjedhjen e miliona eurove nga buxheti i shtetit në xhepat e zyrtarëve dhe biznesmenëve abuzues në një kohë që qytetarët shqiptarë nuk marrin shërbimin minimal nga platforma në fjalë.

The post Arrestimet e SPAK te AKSHI, e-albania del jashtë funksionit, nuk aksesohet appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
26 December 2025 at 08:17

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 95.8 lekë dhe do shitet me 96.6 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 109.3 lekë dhe do shitet me 110.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Po ktheheshin nga festa e Krishtlindjeve/ Familja shuhet në një aksident tragjik, mbijeton vetëm…

By: V K
26 December 2025 at 08:11

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Teksasin, në Shtetet e Bashkuara, ku tre anëtarë të një familjeje humbën jetën, pasi automjeti i tyre u godit nga një shofer i dehur, ndërsa po ktheheshin nga një festë e Krishtlindjeve.

Viktimat janë 26-vjeçari Diego Pena Jr., bashkëshortja e tij 27-vjeçare Lizbeth Rodriguez Contreras dhe vajza e tyre 5-vjeçare, Camila Pena.

I vetmi i mbijetuar nga aksidenti është djali i tyre 3-vjeçar, Diego, i cili ndodhet nën kujdes mjekësor.

Aksidenti ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të së shtunës, në një autostradë të Teksasit.

Sipas autoriteteve policore, përplasja u shkaktua nga 27-vjeçarja Majesty Faith Lee, e cila dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe kaloi në korsinë e kundërt të lëvizjes.

Policia bëri të ditur se nëna dhe vajza ndërruan jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa Diego Pena Jr. u transportua në spital në gjendje të rëndë, ku më vonë humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Shoferja e dyshuar është arrestuar dhe po mbahet në burgun e Qarkut Fort Bend, me një garanci prej 1.050.000 dollarësh.

Sa i përket fëmijës 3-vjeçar, ai po trajtohet në spital dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra në aksident.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet si e qëndrueshme. Duke komentuar ngjarjen, sherifi i Qarkut Fort Bend, Eric Fagan, tha se kjo tragjedi shërben si një paralajmërim i fortë për pasojat e drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Kjo është një kujtesë e dhimbshme se sa shpejt mund të ndryshojë jeta kur ngasim nën ndikimin e alkoolit dhe pse është thelbësore të bëjmë zgjedhje të përgjegjshme”, deklaroi ai.

The post Po ktheheshin nga festa e Krishtlindjeve/ Familja shuhet në një aksident tragjik, mbijeton vetëm… appeared first on Albeu.com.

Tregu i punës dobësi për të ofruar mundësi/ FMN: Emigrimi i lartë, mungesë besimi te perspektiva ekonomike

By: V K
26 December 2025 at 07:40

Nëse integrimi në BE do të ndodhë pa rritur cilësinë e ekonomisë dhe të vlerës së punës në Shqipëri, emigrimi do të përforcohet më shumë lajmëroi Fondi Monetar e Ndërkombëtar në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë.

Fondi vuri në dukje se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të individëve në Rajon, që deklarojnë se kanë gjasa të emigrojnë në dekadën e ardhshme ose që synojnë të largohen brenda 12 muajve.

“Ky nivel i lartë i gatishmërisë për emigrim, krahasuar me vendet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, sugjeron një mungesë besimi në perspektivat ekonomike dhe sociale në vend, si dhe dobësi të tregut të punës për të ofruar mundësi cilësore dhe të qëndrueshme”, referoi FMN.

Në të kundërt duke rritur vlerën e punës, integrimi i vendit tonë në BE do të sillte rritje të fortë të prodhimit për frymë dhe ulje të papunësisë, e për rrjedhojë do të zbuste valën e emigrimit, sugjeron Fondi.

Të ardhurat për frymë në Shqipëri janë sa 34% e mesatares së BE-së, një hendek shumë i thellë. Sipas Fondit Shqipëria përveç hendekut në të ardhura shfaq një prapambetje strukturore, që nuk lidhet vetëm me nivelin e investimeve, por edhe me efikasitetin e përdorimit të punës dhe kapitalit.

Kjo tregon se rritja ekonomike ka qenë më tepër e bazuar në faktorë sasiorë sesa në përmirësim real të produktivitetit.

Sipas FMN zhvillimet demografike në vend me emigrim të fortë te të rinjve dhe rënien të forcës së punës janë duke ndikuar negativisht perspektiven ekonomike të vendit.

Shqipëria ka përjetuar një rënie të ndjeshme të popullsisë në moshë pune, ç`ka reflekton tkurrjen demografike dhe emigracionin masiv.

Në krahasim me disa vende të tjera të rajonit, rënia popullsisë në Shqipëri është më e theksuar, duke sinjalizuar presion të vazhdueshëm mbi ofertën e punës dhe potencialin afatgjatë të rritjes ekonomike.

Shqipëria ka prodhim për orë pune dukshëm më të ulët se mesatarja e BE-së dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që informaliteti mbetet i lartë.

Edhe pse normat e punësimit dhe pjesëmarrjes në forcën e punës janë përmirësuar në vitet e fundit, ato nuk përkthehen në produktivitet të lartë, ndërsa përqindja e të rinjve as në punë dhe as në shkollë mbetet problematike. Kjo tregon se ekonomia po krijon vende pune, por jo vende pune me vlerë të shtuar të lartë.

Pagat më të larta në vendet e BE-së përbëjnë një faktor të fortë tërheqës, duke qenë se Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave ndër vendet Europiane.

Hendeku më i madh i pagave vërehet te punonjësit me arsim të lartë, ku pagat janë mbi trefish më të larta në ekonomitë e avancuara të BE-së dhe bëhen shkak për rritje të emigrimit.

Anketat tregojnë se mangësitë në qeverisje dhe në sundimin e ligjit, janë gjithashtu ndër nxitësit kryesorë të emigrimit, veçanërisht te punonjësit e kualifikuar.

Analizat e stafit e stafit të FMN tregojnë se një paketë gjithëpërfshirëse reformash që rrit produktivitetin është kyçe për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe zbutjen e efekteve negative të migracionit.

Ndërsa përpjekjet e qeverisë për rritjen e pagave përmes rritjeve të përsëritura të pagës minimale mund të ofrojnë lehtësim afatshkurtër, ato nuk janë të qëndrueshme pa rritje përkatëse të produktivitetit./Monitor

The post Tregu i punës dobësi për të ofruar mundësi/ FMN: Emigrimi i lartë, mungesë besimi te perspektiva ekonomike appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 26 Dhjetor 2025/ Mjegull, ngrica dhe reshje shiu

By: V K
26 December 2025 at 07:30

Këtë të premte, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim, duke u përqendruar përgjatë maleve në zonën lindore, ndërsa pjesa tjetër e vendit me mot kryesisht të kthjellët.

Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët hera-herës në formën e shtrëngatave, që në orët e para të 24-orëshit në Jug e në qendër deri në mëngjes.

Më pas reshjet mbeten prezente në mënyrë të izoluar përgjatë vijës bregdetare, deri në ndërprerjen e tyre nga orët e mesditës në të gjithë territorin.

Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore. Mjegull e dendur / mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim kryesor Verilindje – Veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti pritet të ketë valëzimi forcës 1-2ballë.

The post Parashikimi i motit 26 Dhjetor 2025/ Mjegull, ngrica dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 25 December 2025Main stream

Vodhi gjatë natës para dhe sende në një lokal në Durrës, arrestohet 27-vjeçari

By: V K
25 December 2025 at 15:54

Policia ka arrestuar ditën e some një 27-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se ka vjedhur gjatë natës një shumë parash dhe disa sende në një lokal në Shijak.

Policia ka shoqëruar të riun drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal në fshatin Shahinaj, organizuan punën për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikia kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 27 vjeç, banues në Shijak, I dyshuar si autor i vjedhjes së një shume parash, pije alkoolike dhe cigare në lokalin e një shtetasi në fshatin Shahinaj.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi S. D.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post Vodhi gjatë natës para dhe sende në një lokal në Durrës, arrestohet 27-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Frikë për telashe në derbin e Katalonjës, Espanjoli merr masa për të ruajtur futbollistin e Barcelonës

By: V K
25 December 2025 at 15:38

Klubi i Espanjolit ka kaluar periudha të turbullta në vitet e fundit, por në këtë edicion duket se është kthyer përsëri në nivelet më të larta dhe po lufton për praninë në Europë.

Ndaj edhe derbi i Katalonjës përballë Barcelonës do të ketë një shije tjetër, në një përballje që gjithmonë ka dhuruar ndeshje të zjarrta e të tensionuara.

Barcelona do të jetë udhëtuese më 3 janar në stadiumin e Espanjol për këtë duel dhe klubi pritës e ka cilësuar këtë një ndeshje të rrezikshmërisë të lartë, duke pasur parasysh rivalitetin që ekziston mes dy skuadrave.

Ndaj janë marrë masa shtesë sigurie në tribuna për tifozerinë, duke pasur vëmendjen sidomos te një emër i veçantë në radhët e ekipit “blaugrana”.

Ai është Joan Garsia, portieri i cili mbronte ngjyrat e Espanjolit deri në sezonin e kaluar por vendosi të largohej nga kjo skuadër për t’iu bashkuar armiqve të përhershëm pasi pagoi klauzolën e largimit prej 25 milionë eurosh.

Espanjoli dëshiron të shmangë çdo incident të mundshëm me ish-portierin i cili tani shihet si një tradhtar nga tifozët ndaj ka parashikuar rritjen e numrit të stjuardëve në shkallaret e impiantit për të kontrolluar çdo situatë të pakëndshme që mund të krijohet.

The post Frikë për telashe në derbin e Katalonjës, Espanjoli merr masa për të ruajtur futbollistin e Barcelonës appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Kamëz/ Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

By: V K
25 December 2025 at 15:28

Këtë të enjte rreth orës 13:40, një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Valiasit, Kamëz, ku janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një Toyota.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur. Sakaq, shoferi i automjetit tip “Audi” është shoqëruar nga policia.

Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet.

The post Aksident i rëndë në Kamëz/ Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona appeared first on Albeu.com.

Plagosja e biznesmenit në Kavajë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori

By: V K
25 December 2025 at 15:10

Këtë të enjte, një plagosje e lehtë me thikë ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pas një sherri për motive banale mes dy personash.

I dëmtuar ka mbetur Artur Ligeja, 52-vjeç, i cili ka një biznes në zonë.

Sakaq, autori i dyshuar, 42-vjeçari me iniciale E. V., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.

“Rreth orës 10:00, në qytetin e Kavajës, në vendin e quajtur “Agjensia”, në ambientet e një biznesi privat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. V., 42-vjeç, ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin A. L., 52-vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Më pas, autori ka dëmtuar xhamat e biznesit në pronësi të shtetasit A. L., si dhe xhamat e një biznesi tjetër aty pranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.

Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale”,– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

The post Plagosja e biznesmenit në Kavajë/ Zbardhet ngjarja, arrestohet autori appeared first on Albeu.com.

Aksident në Bulqizë, makinat përplasen kokë më kokë, dy persona të lënduar

By: V K
25 December 2025 at 14:41

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, në dalje të qytetit të Bulqizës në drejtim të Dibrës. Sipas informacioneve policore, dy automjete janë përplasur ballë për ballë, duke shkaktuar plagosjen e një personi.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin që lidh qytetin e vjetër të Bulqizës me Rrugën e Arbrit, një segment i njohur për rrezikshmëri të lartë, ku më parë janë regjistruar edhe aksidente të tjera, disa prej tyre me pasoja fatale.

The post Aksident në Bulqizë, makinat përplasen kokë më kokë, dy persona të lënduar appeared first on Albeu.com.

Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do…

By: V K
25 December 2025 at 14:20

Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe bisedat në zyrën e Ergys Agasit të regjistruara nga vetë biznesmeni.

Nga bisedat me biznesmenin tjetër Ermal Beqiri, del qartë sesi Agasi i ‘kopsiste’ punët për të tenderat në AKSHI.

Në një bisedë të datës 25 gusht 2023 Ergys Agasi bisedon me Ermal Beqirin, ku flitet edhe për kokainë.

“Këtu u forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër këtu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai. Merret me kokaine Gysi, ça po bo me kokaine”, ka thene Ergys Agasi gjatë bisedave.

Kujtojmë që për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, masa të cilat nuk janë ekzekutuar, për shkak se ata nuk ndodhen në Shqipëri.

Pjese nga bisedat ne zyrën e Ergys Agasit:

Ergys Agasi: Ku e kam vu me i q .. robt

Ermal Beqiri: Është problem o vlla. Kishe intonacion brenda?

Ergys Agasi: Po

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: Si?

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: U ulem i çik me atë, i thashë e di si është puna i thashe

Ermal Beqiri: … japësh leke, te bllokojmë i ktu

Ermal Beqiri: .. jane t’u q .. motren … kte du ta shoh, ta marrin t ‘vetën, tu them ça muhabeti te bëjmë.

Ermal Beqiri: …. te vijnë ata …. te firmosin nai …

Ergys Agasi: … I thashë unë jo. Jo re i thashë, po ik i thashë, se kam i here raportin e kazinosë o vlla. Po jo re kur ta thërras une ai do vi

Ergys Agasi: … Ktu forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër ktu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai

Ergys Agasi: … merret me kokaine Gysi, ça po bo me kokaine

Ka qenë data 26 janar 2024 kur vetë Agasi ka nga zyra e tij ka regjistruar një bisedë me Ermal Beqirin. Po në këtë bisedë Agasi përmend edhe Ilir Beqajn.

“I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam… Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut. Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë”, thotë Agasi.

Ergys Agosi: I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam…

Ergys Agasi: Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut

Ergys Agasi: Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë.

Ermal Beqiri: U dukte ma kollaj ajo

Ergys Agasi: Po pra se gjasme

Ergys Agasi: Pranej them mos i merr përsipër se atë e ndjekin gjona te tjera kur … ti, edhe ai mos …

Ergys Agasi: Se unë ja kam mbulu i çeshtje … jo o vlla …. e kane përgju vet ata

The post Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do… appeared first on Albeu.com.

Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është Live (VIDEO)

By: V K
25 December 2025 at 13:54

Ditën e sotme, të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët për Krishtlindjen.

Pas çdo vizite, ata kanë përcjellë edhe një mesazh për mediat për të gjithë qytetarët. Por për prefekten e Shkodrës, Holta Duda, deklarata për gazetarët nuk ka shkuar ashtu siç ajo e priste.

Mesa duket ajo nuk e ka ditur që vizita dhe fjala e saj është përcjellë live në media.

“Sot të gjithë bashkë mblidhem të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe ashtu edhe unë sot në emër të gjithë.…ju lutem edhe njëherë më falni…”, tha zyrtarja lokale, e cila mes emocioneve e rinisi edhe njëherë urimin e saj për besimtarët.

Në krah të prefektes Holda Duda, ishte edhe deputetja socialiste e qarkut Shkodër, Marjana Koçeku.

 

The post Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është Live (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Plagosi një shtetas dhe u arratis nga vendngjarja, arrestohet i riu në Tiranë

By: V K
25 December 2025 at 13:43

Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet R.B. është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Mësohet se i riu, gjatë një konflikti ka plagosur me mjet prerës një shtetas.

Me ndihmën e një personi të tretë ai është larguar nga vendngjarja.

Sa i përket gjendjes të të plagosurit, mësohet se ai ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore por është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin R. B., 33-vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. H., 29-vjeç, pasi rrugën “Ali Bora” shtetasi F. H, gjatë një konflikti ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasin K. K, i cili po merr ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas konfliktit shtetasi F. H, është larguar nga vendgjarja duke u ndihmuar nga shtetasi R. B, i cili e ka larguar me automjetin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Plagosi një shtetas dhe u arratis nga vendngjarja, arrestohet i riu në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Goli i shënuar e bëri protagonist, projektohet rol kryesor për Armando Brojën

By: V K
25 December 2025 at 13:19

Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të ndalte serinë prej 7 humbjesh, e sidomos për vetë sulmuesin shqiptar.

Ai i dha fund një thatësie të gjatë para portës në Premier Ligë dhe tashmë mund të jetë më i qetë në kërkimin e kësaj vazhdimësie.

Ky realizim, përtej të tjerave, ka treguar se Broja njeh portën kundërshtare, ndaj në mediat britanike, parashikohet që ai të ketë në vijim rolin e titullarit në radhët e Bërnlit dhe jo ta nisë nga stoli si në ndeshjen e fundit.

Broja projektohet të jetë titullar në duelin kundër Evertonit këtë të shtunë, me Bërnlin që është në kërkim të tre pikëve në shtëpi për të ngjallur edhe një herë shanset e tij për mbijetesën.

Fakti që futbollisti shqiptar ka qenë në edicionin e kaluar pjesë e Evertonit në huazim, favorizon sulmuesin pasi njeh lojën e ekipit të Devid Mojes, teksa pritet që ai të shfrytëzojë më së miri njohuritë për pikat e dobëta që ka kundërshtari.

The post Goli i shënuar e bëri protagonist, projektohet rol kryesor për Armando Brojën appeared first on Albeu.com.

Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

By: V K
25 December 2025 at 12:57

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë karburant nga mjetet e punës në Pikën e Grumbullimit të Mbetjeve.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka nisur procedim disiplinor edhe ndaj një efektivi të Policisë Bashkiake.

Ngjarja u regjistrua më 19 dhjetor, kur punonjësi i Policisë Bashkiake, I.Dh., njoftoi Përgjegjësin e Sektorit, E.V., se shoferi i një kamioni të ushtrisë, i parkuar brenda territorit të Pikës së Grumbullimit të Mbetjeve dhe i angazhuar në pastrimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit, kishte konstatuar shenja të dyshimta që mund të tregonin marrjen e karburantit nga mjeti i punës.

Pas njoftimit, Përgjegjësi i Sektorit së bashku me efektivin P.M. shkuan në ambientet e Pikës së Grumbullimit të Mbetjeve.

Pas kontaktit me komandantin përgjegjës të mjeteve të ushtrisë, u siguruan dhe u verifikuan pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ishte parkuar kamioni.

Nga verifikimi i pamjeve filmike rezultoi se kamera monitoruese që mbulonte këtë zonë ishte spostuar qëllimisht.

Një situatë e ngjashme u konstatuan edhe në një tjetër interval kohor, gjatë të cilit me shërbim ishte efektivi i Policisë Bashkiake M.J.

Sipas deklarimit të tij, kamerat u lëvizën pasi dy punonjës të ndërmarrjes së pastrimit, me iniciale A.B. dhe B.H., kishin kërkuar zhvendosjen e pamjes për të furnizuar automjetin e tyre me një bidon naftë.

Policia Bashkiake, ka nisur procedim disiplinor ndaj efektivit M.J. për shkelje gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa hetimet administrative vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Megjithatë, pavarësisht masave të marra, punonjësit e përfshirë kanë kërkuar të paraqiten sërish në punë.

The post Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë appeared first on Albeu.com.

❌
❌