Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 2026Main stream

Lumir Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, Kuvendi i partisë votoi kundër dorëheqjes së tij

By: M C
31 January 2026 at 19:46

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kuvendi i partisë, i mbledhur ditën e sotme, ka votuar kundër dorëheqjes së tij si kryetar pas humbjes në zgjedhjet e dhjetorit.

Sipas mediave, 164 delegatë ishin kundër dorëheqjes dhe 136 pro dorëheqjes së Abdixhikut. Në një deklaratë për mediat, Abdixhiku e cilësoi qëndrimin e tij në krye të partisë si privilegj dhe përgjegjësi.

“Me votim të mbyllur u dha verdikti i anëtarësisë së LDK-së për të cilin jam falënderues, por po ashtu jam edhe mirënjohës i mbështetjes së vazhdueshme, por edhe kundërshtimeve në këtë proces përpara”, tha ai.

Pas dështimit në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, ku LDK siguroi vetëm 15 vende në Kuvend, Abdixhiku njoftoi se do ta ofrojë dorëheqjen në Kuvend dhe se më pas kuvendarët do të vendosnin nëse do ta pranojnë apo jo.

Abdixhiku është kryetar i LDK-së që nga 14 marsi i vitit 2021. Më 19 nëntor 2023, ai u rizgjodh si kryetar i partisë. Abdixhiku është pjesë e LDK-së që nga viti 2017.

The post Lumir Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, Kuvendi i partisë votoi kundër dorëheqjes së tij appeared first on Albeu.com.

Deputeti i PD Besart Xhaferri i bashkohet protestës së Lapajt para Kryeministrisë

By: M C
31 January 2026 at 19:40

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i është bashkuar protestës së Lapajt para Kryeministrisë. Siç shihet edhe nga fotoja, Xhaferri shfaqet në mes të protestuesve që i janë bashkuar thirrjes së Lapajt për të protestuar kundër qeverisë.

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë thirrje që qytetarët të bëhen bashkë për të luftuar qeverinë korrupsioni. Kujtojmë që ky i fundit ka refuzuar ftesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për t’u bashkuar në një front të përbashkët kundër qeverisë.

The post Deputeti i PD Besart Xhaferri i bashkohet protestës së Lapajt para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

“Pse a nuk do vish dhe ti me mua?”, në listën e 9 të nominuarve, Selin “surprizon” Mirin: Kur të ikësh ti, unë do të bëj gati valixhen

By: M C
31 January 2026 at 19:13

Në listën e 9 të nominuarve për këtë javë, renditet dhe emri i Mirit, i cili ndonëse shumë herë është përzgjedhur si më i preferuari i publikut, prime-n e sotëm mundet që të lërë shtëpinë.

Vetëm pak orë para prime-t të sotëm, Miri ka biseduar me Selinin për nomimin e tij. Banori i kërkon Selinës se në rast se ai mbaron rrugëtimin e tij në “BBVA5” mbrëmjen e sotme, ta ndihmojë me përgatitjen e valixhes.

Selin nga ana e saj shfaqet e gatshme për t’i përgatitur valixhen. Mirëpo Miri befasohet nga përgjigja e banores, me të cilën për 1 muaj ka ndarë krevatin.

Miri priste që në rast se ai eliminohet sonte, Selin t’i bashkohej duke braktisur garën. Kjo e fundit “e ka befasuar” me zgjedhjen e saj.

“Kur të ikësh ti unë do të bëj gati valixhen, madje do të të fus brenda ndonjë gjë timen që ta kesh kujtim, derisa të vij unë” dëgjohet Selin duke i thënë Mirit.

Zgjedhja e Selin mendohet të jetë bërë në shenjë hakmarrjeje ndaj Mirit, i cili pak ditë më parë kur kishte rastin për ta shpëtuar nga zinxhiri i banorëve të rrezikuar, nuk e zgjodhi.

Kujtojmë se Miri dhe Selin, ndonëse shpesh-herë janë përzgjedhur si dy lojtarët më të preferuar, jo të pakta kanë qenë rastet kur dyshja është kritikuar në rrjet për afrimitetin e tyre.

Sakaq, 9 banorët që janë në televotim mbrëmjen e sotme janë: Angelo, Artani, Gimbo, Kristi, Mali, Miri, Mateo, Rogerti dhe Stenaldo.

Njëri prej nëntë të nominuarve pritet që sonte të përfundojë rrugëtimin e tij në “BBVA5”.

The post “Pse a nuk do vish dhe ti me mua?”, në listën e 9 të nominuarve, Selin “surprizon” Mirin: Kur të ikësh ti, unë do të bëj gati valixhen appeared first on Albeu.com.

Skandali “Balluku” dhe aferat korruptive, “Shqipëria Bëhet” e Lapajt protestë kombëtare para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen në bulevard

By: M C
31 January 2026 at 18:40

Lëvizja Shqipëria Bëhet protestoi sot në tubimin e saj të katërt radhazi para kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e qeverisë pas skandaleve të Belinda Ballukut dhe aferave si AKSHI.

Qindra qytetarë janë mbledhur në bulevard, para se të niste protesta kombëtare, në orën 18:00, ku binin në sy banderolat, parullat dhe simbolet kombëtare, kryesisht flamuj kuqezi.

Shumë prej tyre thanë për “News 24” se kanë ardhur nga diaspora shqiptare, kryesisht nga Greqia, Italia, Anglia dhe më gjerë.

“Edi Rama o hajdut”, “Ku shkuan miliardat e vjedhura”, “Rama Largohet, Shqipëria shpëtohet”, apo “Hajnat po vjedhin çdo ditë”, janë pankartat që mbajnë qytetarët në këtë protestë.

Më herët Adriatik Lapaj me grupin e tij ka protestuar përpara Kryeministrisë, pas skandalit me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke qëndruar për më shumë se një muaj në sheshin para kryeministrisë.

Madje herë pas here është dhunuar nga Policia e Shtetit në mënyrë të paprecedentë dhe larguar me forcë nga bulevardi.

The post Skandali “Balluku” dhe aferat korruptive, “Shqipëria Bëhet” e Lapajt protestë kombëtare para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen në bulevard appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Bota e artit në zi, ndahet nga jeta aktori shqiptar, babai i këngëtarit të njohur

By: M C
31 January 2026 at 18:15

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit në vendin tonë, teksa raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare aktori i mirënjohur, Fitim Makashi.

Aktori ishte një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.

Fitim Makashi është babai i këngëtarit të njohur në vendin tonë Redon Makashi.

Kush ishte Fitim Makashi

Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nis studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për aktor dhe ka mbaruar në 1967. Për një kohë të gjatë punon si pedagog në ILA dhe në të njëjtën kohë pati një angazhim të herë pas herëshme në Teatrin Popullor (sot TK); Zyrtarisht do të jetë viti 1978 kur do të emërohet aktor në këtë Teatër, vendi ku vazhdoj karrierën artistike si aktor për rreth 12 vjet, saktësisht deri nga mesi i viteve 90-të.

Gjatë kësaj kohe realizon një sërë rolesh që lanë gjurmë në skenën e teatrit, nga ku mund të kujtojmë rolin e Pedagogut në “Pas provimit të dytë” , Drejtori i fermës në “Ata që duhen”, roli i Benit tek “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu tek “Dritat e skenës”, Telhai tek “Besa”, Filipoviç` tek shfaqja “Inspektori” që mbahet edhe si roli i fundit i tij në Teatër.

Fillimet në film i ka që në vitin 1967 me një rol episodik të një marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filmat e tjerë si “Prita” (1968) “Njësiti gueril” (1969) “Ndërgjegja” (1972) “Rugicat që kërkonin diell” (1975) “Në fillim të verës” (1975) “Ilegalët” (1976) “Nga mesi i errësirës” (1978) “Intendenti” (1980) “Gjurmë në kaltërsi” (1981) “Tre njerëz me guna” (1985) “Shpella e piratëve” (1991) “Vdekja e kalit” (1992).

The post E trishtë/ Bota e artit në zi, ndahet nga jeta aktori shqiptar, babai i këngëtarit të njohur appeared first on Albeu.com.

Pas divorcit, Françeska Murati thumbon ish-partnerin: Nuk ka për të gjetur kurrë më mirë se unë

By: M C
31 January 2026 at 17:48

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Franceska Murati prej kohësh është përfolur për fundin e martesës së saj.

Edhe pse nuk e ka konfirmuar kurrë zyrtarisht me deklarata publike, lëvizjet e saj kanë folur qartë: ajo ka lënë përfundimisht jetën në Londër për t’u shpërngulur në Tiranë, ku tashmë ka blerë apartamentin e saj dhe jeton vetëm me djalin.

Por së fundmi, duket se Franceska ka vendosur të thyejë heshtjen në mënyrën e saj.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ajo shfaqet tejet e kuruar dhe plot vetëbesim, duke dhënë një mesazh që shkon drejtpërdrejt te ish-partneri.

“S’ka hakmarrje, sepse ai nuk do të gjejë kurrë më mirë se unë”, shkruhet në mbishkrimin e videos së saj.

Me këtë deklaratë thumbuese, Franceska lë të kuptohet se kapitulli i ndarjes është mbyllur jo me inat, por me vetëdijen e plotë të vlerës së saj.

The post Pas divorcit, Françeska Murati thumbon ish-partnerin: Nuk ka për të gjetur kurrë më mirë se unë appeared first on Albeu.com.

Izraeli sulmon sërish Gazën, raportohet për 31 të vdekur

By: M C
31 January 2026 at 17:30

Të paktën 31 persona janë vrarë pas një valke sulmesh ajrore izraelite në të gjithë rripin e Gazës këtë të shtunë.

Sipas agjencisë së mbrojtjes civile e cila drejtohet nga Hamasi, ka thënë se midis të vrarëve ka patur fëmijë edhe gra. Sipas palestinezëve ky sulm ka qënë ndër m ëtë rëndët që nga faza e dytë e armëpushimit.

Ushtria izraelite konfirmoi se një numër sulmesh u kryen në përgjigje të asaj që e quajti shkelje të marrëveshjes nga Hamasi të premten.

Si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.

Përmes një deklarate Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë sgprehur se “tetë terroristë janë identifikuar duke dalë nga tunele nëntokësore terroriste në Rafah lindore”, një zonë në të cilën forcat izraelite janë vendosur sipas marrëveshjes së tetorit.

The post Izraeli sulmon sërish Gazën, raportohet për 31 të vdekur appeared first on Albeu.com.

U plagos rëndë me armë pas sherrit për një vajzë, vdes në spital pas katër ditësh 45-vjeçari Denis Çumani

By: M C
31 January 2026 at 17:08

Ka ndërruar jetë Denis Çumani, 45-vjeçari nga Shijaku, i cili mbrëmjen e së martës, 27 janar, u plagos me armë zjarri në derë të shtëpisë.

Çumani (foto kryesore) ka ndërruar jetë në spital ku ndodhej i shtruar në gjendje të rëndë prej disa ditësh.

Mbrëmjen e së martës, dy kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra i kanë shkuar në shtëpi Çumanit dhe pasi e kanë dhunuar fizikisht kanë qëlluar me armë drejt tij dhe plumbi i ka përshkuar trupin tejpërtej, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë. Çumani i kishte dërguar mesazhe asaj, ndërkohë që ajo ishte në një lidhje me Dorian Ferrën.

Pak ditë më parë, vajza ishte takuar me Dorianin dhe kishin frekuentuar një lokal, ku gjatë kësaj kohe ajo ka marrë sërish mesazhe nga Çumani, të cilat janë vënë re nga Ferra.

Pas shoqërimit të vajzës në banesë, Dorian Ferra ka marrë kushëririn e tij, Indritin, dhe së bashku kanë shkuar tek banesa e Çumanit. Dy kushërinjtë janë shpallur në kërkim nga policia.

The post U plagos rëndë me armë pas sherrit për një vajzë, vdes në spital pas katër ditësh 45-vjeçari Denis Çumani appeared first on Albeu.com.

Bënë për spital dhe i dëmtuan automjetin çiftit 55-vjeçar, Policia nis hetimet për 3 durrsakët

By: M C
31 January 2026 at 16:51

Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj një 44-vjeçari i cili në bashkëpunim me 2 persona të tjerë kanë dhunuar fizikisht një çift dhe më pas u kanë dëmtuar atyre automjetin.

Blutë e Durrësit bënë me dije se me datë 30 janar shtetasi me inciale A. Z., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës në bashkëpunim me shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, banues të së njajtës zonë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe.

Pak minuta pasi i kanë dhunuar, mësohet se i kanë dëmtuar automjetin tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit, i cili rezulton në pronësi të shtetasit L.M 47 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit A. Z., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës.

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 30.01.2026, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, Nishtulla, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe, si dhe kanë dëmtuar automjetin tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit, në pronësi të shtetasit L. M., 47 vjeç.

Nga ana e Policisë është bërë shpallja në kërkim e shtetasve S. Z. dhe V. R., dhe vijon puna për kapjen e tyre.

The post Bënë për spital dhe i dëmtuan automjetin çiftit 55-vjeçar, Policia nis hetimet për 3 durrsakët appeared first on Albeu.com.

Lumir Abdixhiku i kërkon Kuvendit të LDK-së të shqyrtojë dorëheqjen e tij: Çfarëdo vendimi që merrni, unë do ta respektoj me qetësi

By: M C
31 January 2026 at 16:35

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij dhe i ka kërkuar ta shqyrtojë atë në punimet që po zhvillon ai të shtunën.

“Çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar, dhe të ardhmen e kësaj partie? Çfarëdo vendimi që merrni unë do ta respektoj me qetësi”, u ka thënë ai delegatëve të partisë.

Abdixhiku e ka thirrur Kuvendin pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave – rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës.

“Rezultati që na solli këtu nuk erdhi nga një gabim i vetëm, dhe as nga një natë e vetme dhe as nga një vendim i vetëm. Ai erdhi ngadalë, si grumbullim, si peshë që rëndohet çdo ditë derisa një ditë e kupton se nuk mban më”, ka thënë Abdixhiku në nisje të punimeve të Kuvendit.

Disa figura partiake kanë kërkuar dorëheqjen e tij të parevokueshme.

Në mesin e tyre është Hykmete Bajrami, e cila ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë dhe e ka kërkuar të njëjtën edhe nga Abdixhiku.

“Unë kam zgjedhur të dalë para jush, jo sepse e kam të lehtë, por sepse e ndjej të domosdoshme, sepse kam besuar gjithmonë se njeriu nuk matet kur gjithçka shkon mirë, por kur duhet të flasë edhe atëherë kur fjala i dridhet”, ka thënë mes tjerash Abdixhiku gjatë fjalimit.

Ai ka thënë më herët gjatë së shtunës se Kuvendi është organi më i lartë i partisë dhe rrjedhimisht ai vendos për gjithçka.

“I siguroj të gjithë anëtarët LDK-së që nga ky debat do të dalim edhe më të unifikuar, edhe më të fortë, e më të gatshëm për të ardhmen më të mirë që na pret përpara. Me shumicë votash e përcaktojmë fatin tonë politik”.

Sipas agjendës së publikuar nga partia, pas fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi do t’i zhvillojë diskutimet me dyer të mbyllura.

Anëtari i kësaj partie, Avdullah Hoti e ka shpallur ditë më parë kandidaturën për kryetar të partisë, ndonëse disa figura kanë thënë se të shtunën do të diskutohet vetëm për performancën e Abdixhikut dhe që çështja e kandidaturave për kryetarin e partisë, është proces i ndarë.

“Nuk jemi në fazë të kandidaturave të tjera. Jemi në fazë të vlerësimit të punës së kryetarit, me kërkesën e tij, do të shohim se çfarë i ofron ai Kuvendit. Nëse ofrohet dorëheqja, dorëheqja është akt vullnetar, individual, i pandikueshëm, drejtpërdrejt i zbatueshëm dhe i pakthyeshëm. Nëse kërkon votëbesim atëherë është çështje e votimit, e cila duhet të bëhet si votim bazuar në statutin e LDK-së, votim i fshehtë me kuti dhe ecim tutje. Secili rezultat do të jetë i respektueshëm nga ana jonë”, ka thënë Arben Gashi.

Lidhja Demokratike e Kosovës është një nga partitë më të vjetra në Kosovë, e themeluar në vitin 1989 nga Ibrahim Rugova. Ajo ka luajtur rol kyç në periudhën e rezistencës paqësore dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit./REL

The post Lumir Abdixhiku i kërkon Kuvendit të LDK-së të shqyrtojë dorëheqjen e tij: Çfarëdo vendimi që merrni, unë do ta respektoj me qetësi appeared first on Albeu.com.

Nuk do e besoni dot! Ky është reagimi i Xhensilës pasi Besi publikoi partneren e re

By: M C
31 January 2026 at 16:16

Rrjeti po zien nga zhvillimet e fundit në jetën private të Bes Kallakut, i cili duket se e ka lënë përfundimisht pas krahëve divorcin dhe po shijon një romancë të re.

Por, ndërkohë që aktori i dedikon vargje dashurie partneres së re, ish-bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj, ka zgjedhur një formë tjetër reagimi: heshtjen dhe shkëlqimin e saj.

Sinjalet nga Besi kanë qenë të forta dhe të qarta. Së fundmi, ai ka zbuluar një tatuazh me emrin “Ejona”, datën 25.12.2025 dhe dedikimin “Trëndafil në kohë lufte”. Për më tepër, gjendjen e tij shpirtërore e vulosi me vargun: “Më ktheve vajtimin në valle”, ndërsa motra e tij, Ana, konfirmoi se partnerja e re është mirëpritur ngrohtësisht në familje.

Fill pas këtij lajmi të bujshëm, Xhensila Myrtezaj nuk ka bërë asnjë deklaratë me fjalë, por ka folur me imazh. Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shfaqet në super formë.

E veshur me një bluzë të shkurtër të bardhë dhe xhinse, Xhensila ka ekspozuar linjat e saj perfekte dhe një vetëbesim të dukshëm.

E qeshur dhe rrezëllitëse, ajo duket se po i përcjell publikut (dhe ndoshta ish-partnerit) mesazhin se është më e fortë se kurrë dhe se lumturia e saj nuk varet nga zhvillimet e jetës së tjetrit.

Komentuesit e kanë interpretuar këtë postim si një “hakmarrje” elegante, duke treguar se ndërkohë që Besi nis një kapitull të ri, Xhensila po shijon shkëlqimin e saj.

The post Nuk do e besoni dot! Ky është reagimi i Xhensilës pasi Besi publikoi partneren e re appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 31 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
30 January 2026 at 23:48

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Marrëdhëniet tuaja sot kërkojnë vëmendje dhe kujdes, sidomos nëse keni pasur mosmarrëveshje të vogla kohët e fundit. Përpiquni të jeni më të kuptueshëm dhe të dëgjoni me zemërhapur partnerin tuaj. Nëse jeni vetëm, një takim interesant mund të ndodhë në një mjedis të papritur. Në punë, është momenti të tregoni aftësitë tuaja dhe të merrni përgjegjësi të reja. Mos u trembni nga detyrat e vështira, sepse do të shpërbleheni për punën tuaj të palodhur. Shëndeti kërkon pak më shumë vëmendje, sidomos për ata që ndihen të lodhur. Financat janë të stabilizuara, por është mirë të planifikoni më mirë shpenzimet për ditët në vazhdim.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Sot do të ndiheni të frymëzuar në dashuri dhe do të kërkoni aventura të reja ose mënyra të ndryshme për të rifreskuar marrëdhënien tuaj. Dialogu me partnerin do të jetë i qetë dhe mund të zgjidhni keqkuptime të vjetra. Beqarët mund të përjetojnë një flirt të këndshëm që i ngre humorin. Në punë, idetë tuaja do të vlerësohen nga kolegët dhe mund të merrni një propozim të ri. Shëndeti do të jetë i mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik dhe ushqimin e shëndetshëm. Në aspektin financiar, priten shpenzime të papritura, ndaj ruani një pjesë të të ardhurave për raste emergjente. Një këshillë nga një mik mund t’ju ndihmojë të menaxhoni më mirë buxhetin.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, sot do të jeni më të ndjeshëm dhe të përkushtuar ndaj partnerit, duke sjellë harmoni në marrëdhënie. Mos lejoni që pasiguritë e vogla të ndikojnë në mënyrën se si e shprehni dashurinë. Beqarët mund të ndihen të tërhequr nga dikush me të cilin ndajnë interesa të përbashkëta. Në punë, do të keni mundësi të tregoni talentin tuaj dhe të fitoni vlerësim nga eprorët. Kujdesuni për shëndetin tuaj emocional, pasi stresi mund të ndikojë në energjinë tuaj të përgjithshme. Financat janë të qëndrueshme, por kini kujdes me investimet e reja. Mund të merrni këshilla të vlefshme nga një person me përvojë.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Ndjenjat tuaja sot do të jenë të forta dhe të thella, duke ju bërë të kërkoni më shumë intimitet në marrëdhënie. Përpiquni të mos jeni shumë posesivë me partnerin, pasi kjo mund të shkaktojë tensione të panevojshme. Beqarët kanë mundësi të nisin një lidhje të re që do të sjellë emocion dhe gëzim. Në punë, priten ndryshime të vogla që kërkojnë përshtatshmëri dhe kreativitet. Kujdesuni për shëndetin mendor, pasi mendimet negative mund t’ju lodhin. Financat mund të përmirësohen falë një projekti të ri ose bashkëpunimi. Mos i injoroni mundësitë që ju shfaqen sot.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Sot do të ndjeni nevojën për më shumë qetësi dhe mirëkuptim në marrëdhënien tuaj, ndaj diskutoni hapur me partnerin për çdo shqetësim. Atmosfera është e favorshme për të bërë plane të përbashkëta apo për të rikthyer pasionin. Beqarët mund të takojnë dikë që i çliron nga rutina e përditshme. Në punë, do të jeni të organizuar dhe të përqendruar, duke arritur objektivat që keni vendosur. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të merrni kohë për veten dhe të relaksoheni. Financat janë të balancuara, por shmangni shpenzimet e panevojshme. Një këshillë nga familjarët mund t’ju ndihmojë të merrni një vendim të rëndësishëm.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, sot do të ndiheni të mbështetur dhe të kuptuar nga partneri, duke forcuar lidhjen tuaj. Përpiquni të jeni më të hapur ndaj ideve të reja që ai sjell në marrëdhënie. Beqarët do të kenë mundësi të takojnë dikë të veçantë përmes miqësive ose aktiviteteve sociale. Në punë, do të jeni të motivuar dhe të vendosur për të përfunduar detyrat në kohë. Kujdesuni për shëndetin tuaj, sidomos për ushqimin dhe aktivitetin fizik. Financat janë të mira, por është koha të filloni të kurseni për projekte të ardhshme. Një mundësi për fitime shtesë mund të shfaqet papritur.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Ditën e sotme do të ndjeni një harmoni të veçantë në marrëdhënie dhe do të përjetoni momente të bukura me partnerin. Mos hezitoni të ndani ëndrrat dhe planet tuaja për të ardhmen. Beqarët mund të përjetojnë një takim që fillimisht duket i zakonshëm, por që ka potencial të kthehet në diçka më shumë. Në punë, do të shfaqni aftësi udhëheqëse dhe do të fitoni respektin e kolegëve. Kujdesuni për shëndetin tuaj duke pushuar mjaftueshëm dhe duke shmangur stresin e tepërt. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të mendoni për investime afatgjata. Një këshillë profesionale mund t’ju hapë rrugë të reja.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Sot do të ndjeni nevojën për më shumë liri dhe hapësirë në marrëdhënie, ndaj komunikoni me sinqeritet me partnerin. Do të ishte mirë të organizoni një aktivitet të përbashkët që ju bashkon më shumë. Beqarët mund të tërhiqen nga dikush me një stil jetese të ndryshëm dhe emocionues. Në punë, do të keni ide të freskëta dhe kreative, të cilat mund të sjellin rezultate pozitive. Kujdesuni për shëndetin, sidomos për gjumin dhe hidratimin. Financat janë të mira, por shmangni riskun e tepruar me investime të paqarta. Një ofertë e re pune mund të vijë nga një kontakt i vjetër.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri, sot do të ndiheni të sigurt dhe të përkushtuar ndaj partnerit, duke ndarë plane të rëndësishme për të ardhmen. Mos lejoni që detajet e vogla të prishin harmoninë tuaj. Beqarët mund të ndjejnë një tërheqje të fortë ndaj dikujt që i impresionon me qetësinë dhe vendosmërinë. Në punë, është dita e duhur për të marrë iniciativë dhe për të prezantuar idetë tuaja. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni për balancën mes punës dhe pushimit. Financat janë të stabilizuara, por është koha të mendoni për një strategji të re kursimi. Një këshillë nga një koleg mund t’ju ndihmojë të avanconi profesionalisht.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Marrëdhëniet tuaja sot do të karakterizohen nga ndjenja të thella dhe komunikim i hapur, duke sjellë më shumë afërsi me partnerin. Beqarët kanë mundësi të takojnë dikë që i frymëzon dhe i mbush me energji pozitive. Në punë, do të ndiheni të vlerësuar dhe mund të merrni një detyrë të rëndësishme që kërkon përgjegjësi. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht për sistemin nervor dhe relaksin. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni shpenzimet e kota. Një lajm i mirë nga një anëtar i familjes mund t’ju gëzojë. Sot është dita për të bërë plane afatgjata dhe për të menduar për të ardhmen.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri, do të ndjeni nevojën për të rindezur pasionin dhe për të bërë surpriza të këndshme partnerit. Beqarët mund të ndihen të pavendosur, por një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka. Në punë, do të keni mundësi të tregoni kreativitetin dhe të merrni vlerësimin që meritoni. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni për qetësinë mendore dhe mos lejoni që stresi t’ju pushtojë. Financat janë të stabilizuara, por është mirë të kontrolloni shpenzimet e vogla që mund të grumbullohen. Një mundësi për një bashkëpunim të ri mund të shfaqet papritur. Mos hezitoni të pranoni sfida të reja sot.

The post Horoskopi 31 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Marrëveshje apo përballje? Trump: Irani dëshiron marrëveshje

By: M C
30 January 2026 at 23:34

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se Irani do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje përmes bisedimeve, në mënyrë që të mos përballet me veprime ushtarake amerikane.

“Mund të them këtë: ata duan të bëjnë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

I pyetur nëse i kishte vendosur Iranit afat për të hyrë në bisedime mbi programet e tij bërthamore dhe raketore, Trump tha “po, e kam bërë”, por nuk deshi të tregonte se çfarë afati.

“Kemi një armatë të madhe, flotë – quajeni si të doni – që po shkon drejt Iranit pikërisht tani”, tha Trump, duke iu referuar një grupi aeroplanmbajtësish amerikanë në ujërat pranë Iranit.

“Shpresojmë të arrijmë marrëveshje. Është mirë nëse e arrijmë marrëveshjen. Nëse nuk e arrijmë marrëveshjen, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.

Trump përmendi atë që ai e quajti vendim të Iranit për t’i ndaluar ekzekutimet e protestuesve – pas një shtypje të ashpër në të cilën grupet e të drejtave të njeriut thonë se u vranë më shumë se 6.000 njerëz – si provë se Teherani është i gatshëm për bisedime.

Ndërkohë, diplomati më i lartë i Iranit tha të premten se sistemet raketore dhe mbrojtëse të vendit të tij “kurrë” nuk do të jenë pjesë e tryezës së bisedimeve.

Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi tha se Teherani është “i gatshëm t’i fillojë bisedimet, nëse ato zhvillohen në kushte të barabarta, të bazuara në interesa të ndërsjella dhe respekt të ndërsjellë”.

Araghchi i bëri këto komente gjatë një vizite në Turqi, e cila po udhëheq përpjekjet diplomatike për të ndërmjetësuar bisedime mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Por, ai theksoi: “Dua të deklaroj qartë se sistemet mbrojtëse dhe raketore të Iranit nuk do të jenë kurrë subjekt negociatash”, duke shtuar se nuk kishte plane për t’u takuar me zyrtarë amerikanë për rifillimin e bisedimeve.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se rifillimi i bisedimeve mes Teheranit dhe Uashingtonit mbi programin bërthamor të Iranit është “jetik për uljen e tensioneve rajonale”.

Aktorë të tjerë rajonalë u janë bashkuar thirrjeve për diplomaci, përfshirë shtetet e Gjirit, disa prej të cilave strehojnë baza ushtarake amerikane./REL

The post Marrëveshje apo përballje? Trump: Irani dëshiron marrëveshje appeared first on Albeu.com.

Dolce thotë se i vjen për të vjellë për marrëdhënien Alba-Limi

By: M C
30 January 2026 at 23:16

Prime i sotëm i Big Brother VIP Kosova premton një natë të zjarrtë.

“Vëllai i Madh” ka rezervuar për publikun rrëfimin e një banoreje, e cila do të ketë edhe një surprizë të këndshme, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë natës nuk do të mungojnë as përplasjet e ballafaqimet, ndërsa njëri nga tre të nominuarit e sotëm do ta lë përfundimisht shtëpinë më të famshme në vend.

Dolce thotë se i vjen për të vjellë për marrëdhënien Alba-Limi

Dolces i vjen neveri nga raporti midis Limit dhe Albës.

The post Dolce thotë se i vjen për të vjellë për marrëdhënien Alba-Limi appeared first on Albeu.com.

Rama me fermerët në Divjakë, Berisha: Arrogancë dhe përçmim ndaj tyre

By: M C
30 January 2026 at 23:08

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë. Me anë të një postimi në Facebook, Lideri i opozitës e cilëson komunikimin e Ramës si arrogant dhe përçmues.

Kryedemokrati shkruan se ajo që u pa në takimin e sotëm ishte përçmim dhe arrogancë, teksa thekson se ky është modeli i debatit të kryeministrit me qytetarët.

“Arrogancë dhe përçmim, përçmim dhe arrogancë, ky është debati me Ramaduron!”, shkruan Berisha në Facebook.

The post Rama me fermerët në Divjakë, Berisha: Arrogancë dhe përçmim ndaj tyre appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 30 January 2026Main stream

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

By: M C
30 January 2026 at 22:49

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për foshnja, “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced” pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore, RASFF.

Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani është konstatuar prania e substancës “cereulide”, një toksinë e cila mund të shkaktojë helmim ushqimor, me simptoma si të vjella dhe dhimbje barku, veçanërisht e rrezikshme për foshnjat. Ky produkt përdoret për foshnjat nga 0 deri në 2 vjeç

Produkti i kontaminuar APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram që mban datën e skadencës 10 nëntor 2026 nuk duhet të përdoret nga foshnjat sepse sjell probleme serioze për shëndetin e tyre. Alarmi i qumështit formulë me baktere si fillim është dhënë në vendet e Europës e më pas mbërriti edhe në vendin tonë. Operatori i Binzesit Ushqimor që importuar këtë qumësht është sërish Rossman Lala, gjithsej në Shqipëri janë futur 648 njësi të këtij produkti. Ku 276 kuti janë shpërndarë në Shqipëri, për të cilat po kryhet tërheqja nga tregu, ndërsa 372 janë eksportuar në Kosovë.

“Jemi njoftuar nga sistemi Europian për një produkt qumësht formulë Aptamil Advance Pronura 800gr me datë skadencë 10-12-2026. Produkti në fjalë është importuar nga nga Rossman Lala dhe është shpërndarë në rrjetin e zinxhirit: Durrës, Tiranës, Fier, Shkodër dhe inspektorët tanë kanë qenë të angazhuar në terren për tërheqjen e tij nga tregu me qëllim asgjësimin e tij.”-AKU.

APTAMIL është qumësht formulë që ka dhe shitjen më të madhe në treg, Bakteri ballicesu -cerus, nuk shfaqet për herë të parë në qumështin formulë, më parë ky bakter u gjend edhe tek produktet e kompanisë Nestle, të cilat tregtoheshin në dyqanet Rossman Lala.

AKU u bën thirrje prindërve dhe konsumatorëve që, nëse e kanë blerë këtë produkt, të mos e përdorin dhe ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes.

The post Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti appeared first on Albeu.com.

Hygerta-Limit: Mos i ke bërë lavazh truri Albës?

By: M C
30 January 2026 at 22:42

Hygerta-Limit: Mos i ke bërë lavazh truri Albës?

Banorja e shtëpisë më të famshme në vend, Hygerta, i ka bërë një pyetje provokuese Limit.

Lidhur me raportin e tij me Albën, ajo pyeti Limin se mos i ka bërë lavazh të trurit banores,

Kjo pasi Alba deklaroi se për një fjalë goje nuk e hedh poshtë raportin e saj me Limin.

The post Hygerta-Limit: Mos i ke bërë lavazh truri Albës? appeared first on Albeu.com.

Cilët nga VIP-at kanë shkëputur marrëdhëniet familjare dhe e kanë pohuar publikisht? Ja disa prej tyre…

By: M C
30 January 2026 at 22:18

Si çdo marrëdhënie tjetër, edhe ajo me familjarët përballet me konflikte, keqkuptime dhe plagë që jo gjithmonë shërohen lehtë.

Lidhja e gjakut shpesh na shtyn të tregojmë më shumë durim, të falim më shumë seç do të bënim në çdo raport tjetër vetëm për të mbrojtur marrëdhëniet me njerëz që ne i konsiderojmë të shtrenjtë.

Por sado ta dëshirojmë, kjo jo gjithmonë është e mundur.

Ka disa konflikte të cilat nuk është e lehtë të lihen pas krahëve e me sa duket kjo gjë u ka ndodhur edhe disa VIP-ave në Shqipëri, të cilët për arsye nga më të ndryshmet kanë vendosur herë përkohësisht e herë të tjera përgjithmonë, të shkëpusin lidhjet me familjarët.

Dafina Zeqiri:

Dafina Zeqiri dhe motra e saj, Besa, nuk kanë pasur marrëdhënie me babain e tyre që nga fëmijëria. Motra e saj deklaroi vite më parë se i ati i braktisi në moshë shumë të vogël.

Ajo tha se ai nuk ishte interesuar për to për 21 vjet me radhë, derisa më pas i ka kontaktoi papritur, por gjatë deklaratës la të nënkuptohej se nuk kishin ndërmend ta falnin.

Xhensila Myrtezaj:

Këngëtarja foli për divorcin mes prindërve gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin. Ajo tregoi se kur ishte 6 vjeç ka parë babain duke goditur me thikë nënën e saj, kjo e fundit si pasojë e sulmit me thikë humbi krahun.

E gjitha skena ishte parë nga Xhensila, e cila e përshkroi si ngjarjen më traumatike të jetës së saj, por ndonëse kjo ishte një ngjarje mjaft e rëndë, këngëtarja theksoi se ai mbetet babai i saj, ndërsa shtoi se vetëm e ëma ka zgjedhur ta falë.

Ermal Meta:

Këngëtari i njohur Ermal Meta ka folur në intervista të ndryshme për një marrëdhënie të vështirë me familjen gjatë viteve të hershme të jetës së tij.

Ai ka treguar se është rritur në kushte të vështira dhe se ka pasur periudha të gjata distancimi emocional nga familjarët, sidomos me babain me të cilin e shmangte komunikimin edhe gjatë kohës kur jetonin bashkë.

Në një intervistë për Corriere Della Sera ai u shpreh se kishte një familje të tmerrshme.

“Unë kisha një familje tradicionale që ishte e tmerrshme. Babai im nuk ishte njeri i mirë, do të kisha preferuar një mijë herë diçka ndryshe.”

The post Cilët nga VIP-at kanë shkëputur marrëdhëniet familjare dhe e kanë pohuar publikisht? Ja disa prej tyre… appeared first on Albeu.com.

Papunësia në Gjermani në nivelin më të lartë në 12 vjet, Merz: Sinjal alarmi! Rimëkëmbja ekonomike duhet të jetë prioritet

By: M C
30 January 2026 at 22:07

Në nivelin 6,6%, përqindja më e lartë e 12 viteve të fundit për muajin janar, arriti papunësia muajin e kaluar në Gjermani. Rritja i atribuohet faktorëve sezonalë, ndërsa perspektivat për të papunët nuk duken pozitive për momentin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Federale e Punësimit, numri i të papunëve në Gjermani arriti në 3,085 milionë persona, duke u rritur me 177.000 krahasuar me dhjetorin e vitit 2025 dhe duke tejkaluar për herë të parë që nga janari i vitit 2014 pragun e tre milionëve.

Siç shpjegoi drejtuesja e Agjencisë, Andrea Nahles, rritja lidhet me faktin se shumë kontrata pune përfundojnë në fund të vitit, ndërsa punësimi bie edhe në sektorë të ndikuar nga kushtet e motit, si ndërtimi, turizmi dhe bujqësia. Gjatë muajit janar, përfitues të ndihmës së papunësisë ishin 1,142 milionë persona.

Sipas Nahles, gjatë janarit të këtij viti është rritur edhe numri i të rinjve jashtë programeve të praktikës profesionale. Ndërkohë që 64.000 persona ishin të regjistruar në zyrat e punësimit, 23.000 prej tyre kishin oferta pune, por zgjodhën të vazhdojnë të shqyrtojnë alternativat e tyre.

Megjithatë, ajo pranoi se perspektivat për të papunët nuk janë të mira në këtë moment: “Ka shumë pak dinamizëm në tregun e punës aktualisht”, theksoi ajo, duke shtuar se numri i vendeve të lira të punës të regjistruara në zyrat e punësimit ka rënë në 598.000 – 34.000 më pak krahasuar me një vit më parë.

Çfarë deklaroi Merz?

“Rritja e numrit të të papunëve mbi tre milionë është një sinjal alarmi”, deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz, duke theksuar se “rimëkëmbja ekonomike duhet të jetë prioriteti kryesor i këtij viti”.

Merz është zotuar për rigjallërimin e ekonomisë pas dy vitesh recesion të lehtë, përmes rritjes së ndjeshme të shpenzimeve për infrastrukturën dhe mbrojtjen.

Megjithatë, siç vërehet, këto masa kërkojnë më shumë kohë nga sa pritej për të reflektuar efektet e tyre në ekonominë reale.

The post Papunësia në Gjermani në nivelin më të lartë në 12 vjet, Merz: Sinjal alarmi! Rimëkëmbja ekonomike duhet të jetë prioritet appeared first on Albeu.com.

KQZ në Kosovë shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

By: M C
30 January 2026 at 21:45

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë do të shpallë ditën e nesërme rezultatet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ Valmir Elezi për Gazeta Express.

Elezi njoftoi se KQZ do të mbajë mbledhjen nesër duke filluar nga ora 10, ku në rend dite do të jetë edhe shpallja përfundimtare e rezultateve.

“Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025’’, tha Elezi.

Elezi ka bërë të ditur se sonte pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit, ku kanë mbetur më pak se 50 qendra votimi për tu numëruar.

The post KQZ në Kosovë shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit appeared first on Albeu.com.

❌
❌