Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 December 2025Main stream

Real Madridi rrit interesimin për yllin anglez – kontakton direkt me përfaqësuesit e lojtarit

30 December 2025 at 19:48


Real Madrid ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e qendërmbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi, përpara afatit të transferimeve verore, duke informuar drejtpërdrejt përfaqësuesit e lojtarit për interesin e tyre të fortë dhe njohurinë mbi vlerën e tij në treg.

Reprezentuesi anglez, i cili ka kontratë deri në qershor, është shfaqur si një kandidat kryesor për të forcuar mbrojtjen e ‘Los Blancos’, me klubin gati të hapë negociata zyrtare nga 1 janari sipas rregullave të FIFA-s për parakontrata.

Sipas raportimeve të AS, Real Madrid ka shprehur shqetësim ndaj kampit të Guehit për marrëveshje të mundshme të mëparshme me Liverpool, pas thashethemeve që lindën nga një marrëveshje e dështuar prej 35 milionë eurosh verën e kaluar, kur mbrojtësi kaloi testin mjekësor, por Palace tërhoqi ofertën pas kërcënimit të dorëheqjes nga trajneri Oliver Glasner.

Burimet konfirmojnë se një marrëveshje e tillë nuk ekziston dhe ndërsa Liverpool mbetet i interesuar, çdo bisedë do të niste nga e para në rrethana krejtësisht të ndryshuara pasi Guehi afrohet tek liria e kontratës.

Guehi po mban opsionet e hapura mes interesit nga disa klube elitare, por thuhet se do t’i jepte prioritet Real Madrid nëse ata konkretizojnë qasjen e tyre, duke parë një transferim në ‘Santiago Bernabeu’ si një ëndërr të jetës.

Alternativa të tjera si Ibrahima Konate dhe Dayot Upamecano janë ftohur për shkak të kërkesave të fryra të pagave nga agjentët e tyre, duke u përputhur me mosgatishmërinë e drejtuesve madrilen për të hyrë në luftë ofertash./Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Barcelona dështon ta transferojë Guehin, mbrojtësi do të nënshkruajë para kontratë me gjigantin anglez

28 December 2025 at 11:57


Marc Guehi, qendërmbrojtësi i Crystal Palace, ishte një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi anglez u vlerësua shumë nga departamenti sportiv i klubit katalanas dhe u zhvilluan takime për të shqyrtuar një transferim të mundshëm.

Megjithatë, urgjenca e Guehit për të vendosur për të ardhmen e tij mund të komplikojë planet e Barcelonës, pasi të gjitha indikacionet sugjerojnë se ai do të nënshkruajë një parakontratë me Liverpoolin, e vlefshme nga 1 janari.

Liverpooli rrezikon ta humbas Guehin, top klubet evropiane pas mbrojtësit anglez telegrafi.com

Guehi është një nga mbrojtësit më të kërkuar në treg, falë performancave të tij të shkëlqyera në Ligën Premier, aftësisë për të nisur lojën nga mbrojtja dhe mundësisë së fitimeve financiare, pasi kontrata e tij me Crystal Palace skadon më 30 qershor.

Barcelona tregoi interes pas afatit kalimtar të verës, por konkurrenca nga Liverpool, Manchester United dhe Bayern Munich ka qenë e fortë.

Megjithëse opsioni katalanas i pëlqeu Guehit, kërkesat e tij financiare dhe dëshira për një vendim të shpejtë i japin Barcelonës pak hapësirë për manovrim. /Telegrafi/

Klubi anglez e vlerëson Xavin si opsion për stolin e tyre

27 December 2025 at 21:38


Xavi Hernandez është pozicionuar si një nga opsionet që po shqyrtohen nga Crystal Palace për të marrë drejtimin e skuadrës duke filluar nga sezoni i ardhshëm, në një moment kyç për planifikimin sportiv të klubit anglez.

Klubi londinez tashmë po punon me idenë e një ndryshimi strukturor, pasi është bërë e qartë se trajneri aktual nuk do ta vazhdojë mandatin e tij.

Drejtuesit e Crystal Palace e konsiderojnë prioritet parashikimin e lëvizjeve në tregun e trajnerëve dhe përcaktimin sa më herët të profilit që duhet të udhëheqë projektin e ardhshëm.

Në këtë analizë përfshihet edhe Xavi Hernandez, një trajner me përvojë të fundit në nivelin më të lartë dhe me një identitet futbolli të qartë dhe të dallueshëm.

Emri i Xavi Hernandez gëzon konsensus për disa arsye. Aftësia e tij për të punuar me lojtarë të rinj, përkushtimi ndaj një futbolli të organizuar dhe përvoja në menaxhimin e dhomave të zhveshjes me kërkesa të larta janë aspekte shumë të vlerësuara nga Crystal Palace. Klubi synon të ecë përpara pa prishur ekuilibrin institucional.

Pas mbylljes së kapitullit të tij të mëparshëm, Xavi Hernandez ka qenë në pritje të një projekti që i ofron stabilitet për të zhvilluar idetë e tij.

Liga Premier shihet si një destinacion tërheqës, ndërsa Crystal Palace përfaqëson një mundësi për të ndërtuar pa presionin ekstrem të klubeve të mëdha.

Nga ana e tij, Xavi Hernandez po i shqyrton me kujdes projektet në zhvillim dhe u jep përparësi atyre që ofrojnë mbështetje dhe vazhdimësi./Telegrafi/

Raheem Sterling nuk largohet nga Liga Premier, dy rivalët e kërkojnë me ngulm

27 December 2025 at 11:25


Sulmuesi Raheem Sterling po lufton për të shpëtuar karrierën në Ligën Premier, teksa Fulhami dhe Crystal Palace po shfaqen si dy rrugët e vetme realiste për rikthimin në elitën e futbollit anglez.

Në moshën 31-vjeçare, reprezentuesi anglez është gjetur në periferi të futbollit, ndërsa afati kalimtar i janarit paraqet një mundësi vendimtare për ta ringjallur sezonin dhe karrierën. Sterling nuk ka luajtur asnjë minutë këtë edicion dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Enzo Maresca te Chelsea.

Situata e tij në “Stamford Bridge” është edhe më domethënëse, pasi ai nuk ka as faqe profili në ueb-faqen zyrtare të klubit. Pjesën më të madhe të sezonit e ka kaluar duke u stërvitur i vetëm, ndërkohë që është përqendruar edhe në projekte personale jashtë fushës.

Megjithatë, pavarësisht gjendjes së vështirë, Sterling nuk është i gatshëm të largohet nga Chelsea me çdo kusht. Me një pagë prej rreth 300 mijë funtesh në javë, ai kërkon stabilitet për familjen, çka do të thotë se çdo transferim i mundshëm duhet të ketë kuptim si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.

🚨🔵 Enzo Maresca: “There’s NO way back into our squad for Axel Disasi and Raheem Sterling”. pic.twitter.com/TNKENYGozD
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 12, 2025

Një kalim te një tjetër klub londinez ka qenë prej kohësh preferenca e tij, pasi kjo do t’i mundësonte të mos zhvendosë familjen. Një transferim jashtë Anglisë do të merrej në konsideratë vetëm nëse kontrata e ofruar do të ishte mjaftueshëm afatgjatë për të justifikuar një ndryshim kaq të madh.

Transferimi i Sterlingut te Chelsea për 50 milionë funte nuk ka shkuar sipas pritshmërive. Atij i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë, por mbetet i vendosur të dëshmojë se ende ka shumë për të dhënë në nivelin më të lartë të futbollit.

Fulhami dhe Crystal Palace janë informuar tashmë për kushtet e një marrëveshjeje të mundshme, teksa të dy klubet po kërkojnë të përforcojnë repartet e krahut në janar. Edhe pse prioriteti i tyre është gjetja e lojtarëve më të rinj për këto role, Sterling shpreson që të vijë një hapje që t’i ofrojë edhe një shans të fundit në Ligën Premier./Telegrafi

Dy qendërmbrojtësit që kryesojnë listën e dëshirave të Real Madridit

26 December 2025 at 15:09


I vendosur për të rritur nivelin e repartit defensiv, Real Madridi ka hartuar një listë kandidatësh ku spikasin emrat e francezit Jeremy Jacquet dhe gjermanit Nico Schlotterbeck.

Një nga objektivat kryesorë të Real Madridit për të ardhmen e afërt është përmbyllja e rinovimit të mbrojtjes.

Pas afrimit të të riut spanjoll Dean Huijsen, klubi madrilen synon të rikthehet në treg për të siguruar edhe një mbrojtës tjetër me garanci të plota.

Ditët e fundit, disa media kanë përmendur emrat e francezëve Dayot Upamecano (Bayern Munich, 27 vjeç) dhe Ibrahima Konate (Liverpool, 26), por realisht asnjëri prej tyre nuk ka shumë gjasa të zbarkojë në “Santiago Bernabeu”.

Sipas burimeve pranë klubit, të cituara nga ESPN, “transferimet e tyre janë praktikisht të përjashtuara”.

As Marc Guehi (Crystal Palace, 25) nuk konsiderohet si një profil plotësisht i përshtatshëm për madrilenët.

Edhe pse lojtari i përfundon kontrata në verë dhe e sheh me sy të mirë një transferim në kryeqytetin spanjoll, “nga Valdebebas nuk ka sinjale se do të bëhet një lëvizje konkrete për të”, thekson i njëjti burim.

Të preferuarit

Me këta emra të lënë mënjanë, në krye të listës së preferencave të klubit aktualisht qëndrojnë francezi Jeremy Jacquet (Rennes, 20 vjeç) dhe gjermani Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund).

Megjithatë, fakti që të dy kanë kontrata aktive e bën të vështirë realizimin e një transferimi në Madrid.

Paralelisht me këto analiza, drejtuesit e Real Madridit po ndjekin nga afër edhe ecurinë e Jacobo Ramon (20), i cili po zhvillohet te Como dhe mund të rikthehet në klub për shumën prej 8 milionë eurosh, të parashikuar në klauzolën e riblerjes.

Po ashtu, drejtoria dhe stafi teknik vazhdojnë të besojnë në progresin e talentit të akademisë, Joan Martinez (18). /Telegrafi/

Crystal Palace i bashkohet PSG-së në garën për nënshkrimin e talentit të madh të Angers

24 December 2025 at 16:04


Ngritja e shpejtë e Sidiki Cherif në Ligue 1 nuk ka kaluar pa u vënë re.

Anësori 19-vjeçar i SCO Angers ka qenë një nga zbulimet e sezonit, duke realizuar katër gola në 17 paraqitje dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Evropës.

Pas interesimit të shfaqur më herët nga Paris Saint-Germain, një tjetër emër i rëndësishëm i është bashkuar garës.

Sipas Le Parisien, Crystal Palace po monitoron nga afër situatën e talentit francez dhe po shqyrton mundësinë e një oferte zyrtare gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Drejtuesit e Angers janë plotësisht të vetëdijshëm për interesin në rritje rreth lojtarit të tyre dhe kanë vendosur tashmë një çmim.

Klubi i Ligue 1 pritet të kërkojë një shifër mes 25 dhe 30 milionë eurove për kartonin e Cherif.

Me interesimin e disa klubeve elitare dhe paraqitjet mbresëlënëse këtë sezon, gjithçka tregon se Sidiki Cherif pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar dimëror në Francë. /Telegrafi/

Arsenali mposht Crystal Palacen pas penalltive dhe siguron gjysmëfinalen në Carabao Cup

23 December 2025 at 23:29


Arsenal siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Carabao Cup pas një ndeshjeje dramatike ndaj Crystal Palace, e cila u vendos vetëm pas gjuajtjeve nga pika e bardhë.

Pjesa e parë u dominua nga skuadra e Mikel Artetës, me Noni Madueke që krijoi disa raste të pastra shënimi.

Portieri i Palace, Ëalter Benítez, ishte vendimtar me pritje të njëpasnjëshme, duke e mbajtur rezultatin të pandryshuar deri në pushim. Edhe Riccardo Calafiori ishte pranë golit, por tentativa e tij përfundoi mbi traversë.

Në pjesën e dytë, presioni i Arsenalit u konkretizua në minutën e 80-të, kur Maxence Lacroix devijoi topin në portën e tij pas një goditjeje këndi, duke i dhënë epërsinë vendasve prej 1-0.

Arsenal ishte pranë golit të dytë menjëherë pas kësaj, por Gabriel Jesus u ndal sërish nga një pritje spektakolare e Benitez.

Kur dukej se ndeshja po mbyllej në favor të Arsenalit, Crystal Palace reagoi në kohën shtesë. Në minutën e 95-të, Marc Guéhi shënoi nga brenda zonës, duke barazuar rezultatin në 1-1 dhe duke e çuar takimin në penallti.

Në minutat e fundit të lojës, Declan Rice ishte shumë pranë golit të fitores për Arsenalin, por Benitez realizoi një tjetër pritje vendimtare, duke e dërguar ndeshjen drejt penalltive.

Nga pika e bardhë, Arsenal u tregua më i saktë dhe më i qetë. Vendimtar ishte portieri Kepa Arrizabalaga, i cili priti penalltinë e Maxence Lacroix, duke i dhënë kualifikimin tutje skuadrës së tij./Telegrafi/

SEMI-FINAL SPOT SECURED 🎟️ pic.twitter.com/LtAv6DOkKu
— Arsenal (@Arsenal) December 23, 2025

Lojtari i Barcelonës që refuzon të largohet

22 December 2025 at 11:40


Barcelona ka arritur të sigurojë vazhdimësinë e një prej talenteve të rinj më premtues, pasi Roony Bardghji ka vendosur të qëndrojë në klub dhe të luftojë për një vend në ekipin e parë, pavarësisht interesimit konkret nga disa klube të Ligës Premier.

Në një periudhë kur afati kalimtar është veçanërisht aktiv, anësori ka qenë i qartë në qëndrimin e tij dhe nuk ka pranuar të dëgjojë oferta që do ta largonin nga objektivi kryesor: të ketë sukses me fanellën e Barcelonës.

Lojtari beson se ky është momenti i duhur për të bërë hapin e radhës në karrierë brenda Camp Nou, duke konkurruar në nivelin më të lartë dhe duke u zhvilluar çdo ditë përmes punës dhe disiplinës.

Gjatë javëve të fundit, Bardghji ka marrë oferta nga disa klube angleze, mes tyre Crystal Palace, Everton, Nottingham Forest dhe Sunderland, të cilat i garantonin më shumë minuta dhe një rol të rëndësishëm afatshkurtër.

Nga ana e Barcelonës, vendimi i lojtarit është pritur shumë pozitivisht.

Drejtoria sportive dhe stafi teknik e konsiderojnë thelbësore që talentet e rinj të besojnë te projekti i klubit dhe të mos kërkojnë largime të parakohshme përballë ofertave të para të mëdha.

Qëndrimi i Bardghjit përputhet plotësisht me strategjinë e klubit për të ndërtuar të ardhmen mbi zhvillimin e brendshëm të lojtarëve të rinj.

Në këtë fazë, transferimi nuk është pjesë e planeve të futbollistit dhe as të rrethit të tij, të cilët kanë bërë të qartë se prioritet mbetet konkurrimi brenda Barcelonës.

Klubi do të vazhdojë të ndjekë nga afër progresin e tij, me performancën, përshtatjen taktike dhe qëndrimin profesional që do të jenë faktorët vendimtarë për rolin e tij gjatë sezonit.

Vendimi i Roony Bardghjit për të qëndruar dërgon një mesazh të fortë në treg: Barcelona vazhdon të jetë një destinacion shumë tërheqës për talentet e rinj, edhe përballë ofertave të rëndësishme nga jashtë.

Për momentin, e ardhmja e tij e afërt mbetet e lidhur me Camp Nou, ku synon të fitojë hap pas hapi vendin e tij dhe të ndërtojë karrierën në një nga klubet më të mëdha në botë. /Telegrafi/

Transferimi prej 100 milionë eurosh që Real Madridi ka nevojë për të përmirësuar mesfushën

18 December 2025 at 09:35


Real Madridi e ka identifikuar Adam Wharton si arkitektin përfundimtar për të zgjidhur problemet e ekuilibrit që kanë prekur mesfushën e tyre këtë sezon. Drejtuesit sportiv të klubit besojnë se ekipit i mungon një organizator i pastër i aftë t'i japë kuptim çdo posedimi të topit në ‘Santiago Bernabeu’.

Xabi Alonso, një zë kryesor në planifikimin e ardhshëm të Real Madridit, e ka identifikuar britanikun e ri si pjesën që do të plotësonte enigmën aktuale taktike. Nevoja urgjente për të gjetur një lojtar që kombinon leximin e shkëlqyer të lojës dhe pasimet e sakta të gjata e ka bërë këtë veprim një përparësi absolute.

Vetëm 21 vjeç, mesfushori i Crystal Palace ka fituar respektin e futbollit evropian falë një pjekurie përtej viteve të tij. Adam Wharton shquhet për gamën e tij të mahnitshme të pasimeve dhe pozicionimin që i lejon ekipit të luajë gjithmonë me një shpejtësi më të lartë.

Në sistemin e Oliver Glasner, anglezi ka provuar të jetë një metronom i aftë për të krijuar pasime vendimtare dhe për të thyer linjat e presionit me lehtësi. Për Real Madridin, blerja e këtij talenti do të thoshte rikuperimi i rrjedhshmërisë sulmuese që mungonte shumë pas largimit të organizatorëve të tyre të fundit të mëdhenj.

Ideja taktike është ta vendosësh atë në një pozicion të dyfishtë përkrah Aurelien Tchouamenit, duke formuar një partneritet që balancon fuqinë fizike me finesën në pasime. Kjo strukturë do t'u lejonte lojtarëve si Jude Bellingham ose Arda Guler të liroheshin nga detyrat e organizatorëve dhe të përqendroheshin ekskluzivisht në fazën e tretë të fushës.

Largimi i yllit të ‘Selhurst Park’ nga klubi nuk do të jetë i lehtë ose i lirë, pasi klubi londinez e ka vendosur çmimin e tij në shifra astronomike. Është vlerësuar se operacioni do të kërkonte një shpenzim prej afër 100 milionë eurosh, një shumë që e detyron Real Madridin të bëjë lëvizje drastike.

Brenda zyrave të Real Madridit, po shqyrtohet mundësia e sakrifikimit të lojtarëve kyç nga skuadra aktuale për të balancuar financat. Shitja e Eduardo Camavinga duket të jetë zgjidhja e nevojshme financiare për të financuar mbërritjen e lojtarit të ri britanik në kryeqytet. Edhe pse francezi është një aset i vlefshëm, nevoja për një specialist në shpërndarje kërkon vendime që i japin përparësi performancës kolektive të ekipit. /Telegrafi/

Po shkëlqen me Crystal Palace, katër klubet e mëdha të Ligës Premier në ‘luftë’ për transferimin e tij

17 December 2025 at 10:25


Afati kalimtar i transferimeve të dimrit po afron dhe futbolli anglez tashmë ka një emër që dominon titujt kryesorë: Daniel Munoz, i cili është në shënjestër të Manchester Cityt, Manchester Unitedit, Chelseat dhe Liverpoolit.

Mbrojtësi i djathtë kolumbian i Crystal Palace është bërë lojtari më i kërkuar për të forcuar mbrojtjen e klubeve elitare këtë janar. Prania e tij fizike nën drejtimin e Oliver Glasner e ka transformuar atë në një lojtar jetësor, dhe mungesa e tij për shkak të lëndimit ka nxjerrë në pah mangësitë e sistemit aktual.

Ndikimi i Munoz në klubin londinez ka qenë aq i menjëhershëm saqë projektet më ambicioze sportive të vendit kanë filluar të bëjnë lëvizje për ta joshur atë të largohet nga ‘Selhurst Park’.

Nga zyrat e Crystal Palace, qëndrimi është absolutisht i prerë: nuk ka asnjë qëllim për t'u ndarë me mbrojtësin e tyre të fortë në mes të sezonit. Megjithatë, Chelsea po e monitoron nga afër progresin e tij, veçanërisht pas vendimit të Enzo Maresca për të përdorur Reece James në pozicionet qendrore të mesfushës.

Ky ripozicionim taktik në ‘Stamford Bridge’ krijon një boshllëk në krahun e djathtë që Daniel Munoz mund ta mbushë me besueshmërinë e tij karakteristike dhe përvojën e provuar.

Nga ana tjetër, Manchester City po kërkon alternativa të besueshme duke pasur parasysh vështirësitë në nënshkrimin e lojtarëve të tjerë, duke e parë kolumbianin si një mundësi me ndikim të menjëhershëm.

Pep Guardiola vlerëson aftësinë e kolumbianit për të kuptuar lojën me pasime, diçka thelbësore për të ruajtur një avantazh konkurrues në luftën për titullin e ligës.

Gara nuk ndalet këtu, pasi Liverpooli ka treguar interes të vërtetë edhe për shkak të problemeve fizike që kanë prekur lojtarët e fundit të verës. Profili sulmues i Munoz përshtatet me stilin e lojës së drejtpërdrejtë të Reds, ku ata po kërkojnë një lojtar me përvojë që mund të kontribuojë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Manchester United po vlerëson gjithashtu situatën e tij nën strukturën e re të Ruben Amorim, i cili i vlerëson shumë mbrojtësit e krahut me qëndrueshmëri të madhe dhe mentalitet fitues. Edhe pse një transferim në Old Trafford duket më i komplikuar në planin afatshkurtër, cilësia e lojtarit kolumbian e mban atë një mundësi të vërtetë për Djajtë e Kuq.

Në moshën 29-vjeçare, futbollisti po shijon momentin më të mirë të karrierës së tij profesionale, duke demonstruar pjekurinë e nevojshme për t'u përballur me sfida në klube nën presion të madh.

Pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2028 dhe një çmim tregu prej 27 milionë euro, presioni financiar i një oferte stratosferike mund ta detyrojë drejtuesit e klubit londinez të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre për të mos e shitur atë. /Telegrafi/

Man City vazhdon me fitore, i bëhet hije Arsenalit

14 December 2025 at 16:55


Manchester City ka regjistruar një tjetër fitore në Ligën Premier, duke mposhtur Crystal Palace me rezultatin 3-0 në kuadër të javës së 16-të.

Skuadra e Pep Guardiolës dominoi lojën dhe e konkretizoi epërsinë me tre gola, duke konfirmuar formën e mirë në kampionat.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të, kur Erling Haaland u shkëput bukur në zonë dhe me kokë realizoi saktë për epërsinë 0-1.

Man City kishte edhe raste të tjera për të shënuar në pjesën e parë, ndërsa Crystal Palace iu afrua golit me Yeremy Pino, goditja e të cilit u ndal nga traversa në minutën e 17-të.

Në pjesën e dytë, Manchester City e rriti ritmin dhe në minutën e 69-të, Phil Foden dyfishoi rezultatin me një gjuajtje të fuqishme dhe të pandalshme në këndin e poshtëm të portës.

Në minutën e 88-të, portieri Dean Henderson shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Nga pika e bardhë, në minutën e 90-të, Erling Haaland ishte i saktë, duke realizuar golin e tretë dhe të dytin personal, për ta vulosur fitoren 0-3 për Manchester Cityn.

Me këtë fitore, Manchester City vazhdon serinë pozitive dhe mbetet në garë të fortë për kreun e tabelës, pasi tani ka 34 pikë, dy më pak se Arsenali. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Real Madridi, Barcelona, Bayerni dhe Liverpooli të gjithë e duan yllin e Crystal Palace

11 December 2025 at 23:15


Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich dhe Liverpool kanë shprehur interes për mbrojtësin anglez Marc Guehi.

Kontrata e Guehit me Crystal Palace skadon këtë verë, duke e kthyer atë në një mundësi të rëndësishme në afatin kalimtar falë përvojës dhe aftësive të tij të spikatura defensive.

Mbrojtësi ishte shumë pranë transferimit te Liverpooli gjatë verës së kaluar, por marrëveshja u prish pasi Crystal Palace u tërhoq në momentet e fundit, duke argumentuar se nuk kishte kohë të mjaftueshme për të gjetur një zëvendësues.

Tashmë duket pothuajse e sigurt se Guehi nuk do të rinovojë kontratën me Palace, ndërsa interesimi i klubeve të mëdha evropiane vetëm sa po rritet.

Mbetet për t’u parë se cili klub do të sigurojë shërbimet e 25-vjeçarit dhe shumë të vlerësuar. /Telegrafi/

Barcelona synon të arrijë një marrëveshje paraprake me yllin e Ligës Premier

9 December 2025 at 12:03


Barcelona thuhet se po punon për të siguruar një para-marrëveshje me Marc Guehi në janar, ndërsa ata synojnë të rrëmbejnë mbrojtësin e Crystal Palace si transferim të lirë verën e ardhshme.

Klubi katalunas ka intensifikuar kërkimin e saj për përforcime në mbrojtje pas të ardhmes së pasigurt të Ronald Aruajos.

Uruguaiani ka marrë një pushim të pacaktuar për t'u përqendruar në shëndetin e tij mendor pasi u bë subjekt i kritikave të shumta pas kartonit të kuq kundër Chelseat.

Kjo tani e ka vënë në dyshim të ardhmen e tij në Camp Nou, me raportet që pretendojnë se Barcelona mund ta shesë atë pavarësisht kontratës së tij të gjatë.

🚨🆕 #FCBarcelona 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿
Barcelona could reach a pre-agreement with Marc Guehi on January 1.

👉 If Araújo is unavailable, Barça may push for an immediate move.

👉 Liverpool, Man United, Chelsea, Tottenham, Inter, Juventus, Real Madrid, Atletico Madrid and Bayern Munich are also… https://t.co/j66IuUuma2 pic.twitter.com/qmqaJ8vzmp
— Ekrem KONUR (@Ekremkonur) December 9, 2025

Sipas gazetarit Ekrem Konur, Barcelona po synon sigurimin e një para-marrëveshje me Guehin në janar, pasi e duan yllin anglez si transferim të lirë verën e ardhshme.

Guehi është një nga lojtarët më të kërkuar në treg, pasi ai do të largohet nga ‘Selhurst Park’ kur kontrata e tij të skadojë verën e ardhshme.

Qendërmbrojtësi anglez është gjithashtu në radarin e Real Madridit, Atletico Madridit, Bayern Munich, Liverpoolit, Interit dhe Juventusit. /Telegrafi/

Zbulohet emri i trajnerit favorit për të pasuar Arne Slot te Liverpooli

5 December 2025 at 10:58


Pas barazimit 1-1 kundër Sunderland në Anfield, dyshimet rreth Arne Slot janë intensifikuar. Trajneri holandez nuk është në gjendje të ngulisë një stil bindës loje te Liverpooli ose të japë rezultate që justifikojnë projektin e tij, dhe një ndjenjë e dukshme shqetësimi po rritet midis tifozëve dhe bordit. Ndjesia është se skuadra ka humbur identitetin e saj dhe se trajneri ka nevojë për një ndryshim loje sa më shpejt të jetë e mundur.

Në këtë kontekst, gara për të gjetur zëvendësuesin e tij të mundshëm ka filluar tashmë. Emri që ka fituar më shumë vëmendje në orët e fundit është ai i trajnerit aktual të Crystal Palace, Oliver Glasner.

Burime në Angli pohojnë se profili i trajnerit austriak përputhet me atë që kërkon klubi nga Anfield: karakter, disiplinë taktike dhe përvojë në Ligën Premier. Për më tepër, situata e tij me kontratën e cila skadon në fund të sezonit do të lehtësonte negociatat nëse gjërat përshpejtohen.

Arne Slot, në buzë të greminës

Ardhja e Arne Slot te Liverpooli shkaktoi entuziazëm për shkak të stilit të tij sulmues dhe aftësisë së tij për të zhvilluar talentë të rinj, madje duke i çuar ata drejt titullit të Ligës Premier në vitin e tij të parë.

Megjithatë, këtë sezon rezultatet nuk i kanë përmbushur pritjet. Barazimi kundër Sunderlandit, një kundërshtar teorikisht më i dobët, ishte pika e fundit për shumë njerëz. Ekipi shfaqi edhe një herë brishtësi mbrojtëse, mungesë idesh në mesfushë dhe një shkëputje shqetësuese midis linjave që është bërë shumë e zakonshme këtë sezon.

Shqetësimi më i madh për bordin nuk është vetëm performanca jokonsistente në Ligën Premier, por edhe ndjenja e stagnimit. Lojtarët nuk duket se po i përgjigjen plotësisht mesazhit të trajnerit dhe disa figura kyçe në dhomën e zhveshjes po fillojnë të tregojnë shenja frustrimi në fushë.

Nëse nuk ka një kthesë rrënjësore në ndeshjet e ardhshme, duket se koha e Slot në Anfield mund të përfundojë më shpejt se sa pritej.

telegrafi.com

Oliver Glasner, i zgjedhuri në hije

Glasner ka fituar respekt në Angli falë punës së tij me Crystal Palace. Ekipi i tij garon me disiplinë, personalitet dhe një identitet të fortë, diçka që nuk ka kaluar pa u vënë re nga Liverpooli.

Austriaku njihet për disiplinën e tij taktike, aftësinë e tij për të përshtatur sistemin e tij me kundërshtarë të ndryshëm dhe lidershipin e tij në dhomën e zhveshjes - cilësi që drejtuesit e klubit nga Anfield i vlerësojnë shumë në këto kohë të pasigurta.

Një faktor tjetër që punon në favor të tij është rekordi i tij kundër Liverpoolit. Nga gjashtë ndeshjet që ka luajtur kundër Reds, Glasner ka fituar katër, duke demonstruar kuptimin e tij se si të shfrytëzojë dobësitë e skuadrës së Anfield.

Kjo, e kombinuar me përvojën e tij në garat evropiane dhe aftësinë e tij për të nxjerrë më të mirën nga skuadrat me burime të kufizuara, e bën atë favoritin e qartë për këtë punë. /Telegrafi/

E ardhmja e Konates është çelësi, Liverpooli ende synon transferimin e Guehit me shanse të pakta

2 December 2025 at 14:22


E ardhmja e Ibrahima Konate pritet të ndikojë drejtpërdrejt në lëvizjet e Liverpoolit gjatë afatit kalimtar të janarit, me klubin që po vlerëson opsionet për një qendërmbrojtës të ri.

Konate raportohet se ka refuzuar disa oferta rinovimi, megjithëse tërheqja e Real Madridit nga gara e ka rritur optimizmin e Liverpoolit për ta mbajtur francezin në “Anfield”.

Pavarësisht kësaj, drejtuesit e klubit mbeten të hapur për një largim të mundshëm nëse nuk arrihet marrëveshje për kontratën e re.

Në listën e objektivave mbetet Marc Guehi i Crystal Palace, por një marrëveshje në janar shihet si e vështirë për shkak të vlerësimit të lartë të londinezëve dhe faktit që Guehi pritet të bëhet lojtar i lirë këtë verë.

Mbrojtësi anglez thuhet se preferon të qëndrojë te Palace deri në fund të sezonit, për të ruajtur stabilitetin dhe për të përmirësuar shanset e tij për Botërorin, si dhe për të negociuar më pas një transferim të lirë.

Liverpooli mund të tentojë përsëri për një marrëveshje me çmim të reduktuar në janar, por nuk përjashtohet as mundësia që “The Reds” të presin deri në verë për ta marrë Guehin si lojtar të lirë. /Telegrafi/

Dy klubet e mëdha të Ligës Premier në garë për Roko Vatën

30 November 2025 at 16:13


Dy klubet e mëdha të Ligës Premier, Fulham dhe Crystal Palace janë në garë për të nënshkruar me sulmuesin e talentuar Roko Vata.

Vata ka dëshmuar kualitetin në Championship në fanellën e Watfordit, ndërsa tani është duke u rikuperuar nga lëndimi si dhe pritet të rikthehet në muajin janar.

Megjithatë, ekziston mundësia që Vata të jetë i veshur me një tjetër fanellë, pasi pëlqehet tejmase nga Fulhami dhe Crystal Palace.

“Daily Mail” raporton se të dy klubet angleze e kanë kontaktuar lojtarin, kurse Watford do t’ia hapte derën nëse paguhet klauzola e lirimit, në vlerën e 20 milionë funteve.

Vata është pjesë e Irlandës në nivelin ndërkombëtar, megjithatë ka të drejtë t’i bashkohet Shqipërisë dhe Kosovës, pasi nuk ka zhvilluar ende tre paraqitje zyrtare.

Edhe babai i tij, njëkohësisht legjenda e Shqipërisë Rudi Vata për Telegrafi konfirmoi se ekziston mundësia që lojtari të ndryshojë përfaqësuese.

“Ka luajtur një ndeshje me Irlandën, e cila normalisht ka treguar seriozitet dhe respekt. E kanë treguar në të gjitha mënyrat e mundshme në aspektin profesional. Nuk e di se çfarë mendon Roko nëse ndonjë Federatë e kontakton, gjithçka është e hapur”, deklaroi ai kur u pyet nëse Roko mund të luajë për Kosovën ose Shqipërinë./Telegrafi/

Man Utd rikthehet te fitoret, triumfon me përmbysje ndaj Crystal Palace

30 November 2025 at 15:15


Manchester United ka marrë fitore të madhe me përmbysje në udhëtim te Crystal Palace 1-2.

Ishte skuadra vendase e cila bëri më mirë në pjesën e parë dhe krijoi edhe epërsinë.

Në minutën e 36-të Jean Mateta realizoi nga penalltia për 1-0. Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Djajtë e Kuq, kur në minutën e 54-të Joshua Zirkzee realizoi pas asistimit të Bruno Fernandes për 1-1.

Vetëm nëntë minuta më vonë, Bruno Fernandes asistoi sërish, kësaj radhe te Mason Mount i cili realizoi për 1-2.

Deri në fund të ndeshjes më gola nuk pati dhe Djajtë e Kuq arritën të mbanin epërsinë.

Me këtë fitore United ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 21 pikë, derisa Palace është e shtata me 20 sosh. /Telegrafi/

Shihet si ideali për sistemin e Hansi Flick, Barcelona vihet pas një tjetër ylli anglez

21 November 2025 at 23:49


Trajneri Hansi Flick e sheh yllin e Crystal Palace, Marc Guehi, si përforcimin ideal për repartin e mbrojtjes te Barcelona.

Ky interesim vjen në një kohë kur drejtuesit e Barcelonës në prapaskenë po punojnë intensivisht për të gjetur lojtarë të rinj në mbrojtje.

Me Andreas Christensen që pritet të largohet dhe Ronald Araujo që vazhdon të ketë luhatje në formë, klubi katalunas pritet të sjellë të paktën një qendërmbrojtës të ri në verën e ardhshme. Trajneri Hansi Flick, ashtu siç është theksuar në raportimet e fundit, e konsideron Marc Guehi si profilin e përsosur për të kompletuar fazën defensive të skuadrës.

Marc Guehi

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona po monitoron nga afër situatën e tij, me bindjen se përputhet teknikisht me kërkesat e Flick në këtë pozitë.

Reprezentuesi i Anglisë pritet të largohet nga Crystal Palace në fund të sezonit kur i skadon kontrata me skuadrën londineze.

Megjithatë, për shkak të konkurrencës së fortë për nënshkrimin e tij, raportohet se Barcelona nuk ka aspak ndërmend të hyjë në një luftë ofertash për të siguruar transferimin e 25-vjeçarit në La Liga./Telegrafi/

Barcelona synon transferimin e yllit të Crystal Palace vitin e ardhshëm

8 November 2025 at 18:37


Barcelona pritet të kërkojë përforcime në mbrojtje në vitin 2026, për shkak të vështirësive që ka pasur në këtë repart gjatë këtij sezoni.

Klubi është në kërkim të një zëvendësuesi për Inigo Martinez, ndërsa po ashtu qarkullojnë zëra për plane për të adresuar edhe pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Hansi Flick kishte dëshirë të sillte një mbrojtës të djathtë të ri gjatë verës, por nuk pati hapësirë për transferime pas ardhjeve të Joan Garcia dhe Marcus Rashford.

Që atëherë, titullari i zakonshëm Jules Kounde ka pasur vështirësi në formë, ndërsa Eric Garcia është përdorur kryesisht si qendërmbrojtës.

Për pasojë, nevoja për një mbrojtës të djathtë është bërë edhe më urgjente, ndaj ka kuptim që Barcelona të synojë një transferim në vitin 2026.

Daniel Munoz

Sipas disa burimeve, Barcelona është e interesuar për të bërë një lëvizje për lojtarin e Crystal Palace, Daniel Munoz, të cilin e ka ndjekur edhe më parë.

Munoz është lojtari i dytë i Crystal Palace që ndodhet në radarët e Barcelonës, pas reprezentuesit anglez Marc Guehi, i cili do të jetë lojtar i lirë verën e ardhshme.

Megjithatë, transferimi i tij do të jetë shumë më i vështirë, pasi ai është nën kontratë me klubin anglez deri në vitin 2028, gjë që e bën të pamundur një marrëveshje me çmim të ulët./Telegrafi/

Kërkohet nga Real Madridi e Liverpooli, Interi përgatit ofertë për yllin anglez

1 November 2025 at 16:48


Inter Milan është ndër klubet e shumta të interesuara për Marc Guehi dhe është e gatshme të bëjë një lëvizje për mbrojtësin e Crystal Palace gjatë afatit kalimtar të janarit, në vend se ta presë verën kur ai mund të largohet si lojtar i lirë, raporton "La Gazzetta dello Sport".

“Neurazzurrët” e shohin këtë si një strategji parandaluese për të shmangur konkurrencën e fortë nga klubet e mëdha evropiane që po ndjekin firmën e anglezit.

Inter gjithashtu planifikon të përfshijë mbrojtësin gjerman Yann Bisseck në një marrëveshje shkëmbimi me Crystal Palace, për të siguruar shërbimet e Guehi.

Marc Guehi

Përforcimet në mbrojtje janë prioritet për skuadrën e Cristian Chivut, për shkak të faktit që dyshja e përvojës Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij janë në fund të kontratave të tyre dhe pritet të largohen pas këtij sezoni.

Ndërkohë, Guehi gjendet gjithashtu në listën e dëshirave të Real Madridit, Barcelonës, Bayern Munichut dhe Liverpoolit.

Kujtojmë, anglezi ishte pajtuar për t’iu bashkuar Liverpoolit në ditët e fundit të afatit veror, sidoqoftë marrëveshja dështoi pasi Crystal Palace nuk gjeti pasues në kohë./Telegrafi/

❌
❌