Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Albeu

Miri flet për vajzën e tij: E takoj vetëm për festa, nuk e di kur e kam puthur

By: M C
17 January 2026 at 21:00

Miri ka bërë sot një bisedë të sinqertë me Florin, pasi ky i fundit u përlot nga supriza që mori nga familjarët e tij.

Këngëtari i tha banorit që të kënaqet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” pasi fëmijët e tij janë krenarë për të.

Më pas Miri foli edhe për vajzën e tij, duke thënë se ka më shumë se 28 ditë pa e takuar, pasi ajo jeton në Gjermani.

Pjesë nga biseda:

Miri: Kur të ka marrë malli ty për fëmijët, unë kam 28 ditë dhe disa ditë të tjera që nuk e kam takuar se e kam larg. Nuk e kam te shtëpia. Ti i ke në shtëpi, i ke puthur dhe ke ardhur këtu? Po unë? Nuk e di kur e kam puthur për herë të fundit, dakord? Kam edhe një hall tjetër, unë fëmijën tim e takoj vetëm për festa. Kanë ikur dy festa që nuk e kam parë, Krishtlindje dhe Vitin e Ri

Flori: Që nuk e ke takuar

Miri: Se unë kur iki, për këto festa iki. Këtu nuk je vetëm, me miq dhe me shokë¸me njerëz që nuk i ke njohur

Flori: Të gjithë më kanë respektuar.

The post Miri flet për vajzën e tij: E takoj vetëm për festa, nuk e di kur e kam puthur appeared first on Albeu.com.

Bordi i Paqes për Gazën/ Marco Rubio, Tony Blair, Steve Witkoff dhe Kushner mes emrave në bordin e lartë ekzekutiv të iniciuar nga Trump! Kush tjetër do të marrë pjesë dhe si do të funksionojë?

By: M C
17 January 2026 at 20:35

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i dërguari special i Presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner do të jenë të pranishëm në Bordin e Paqes për Gazën. Sipas një plani të paraqitur nga Shtëpia e Bardhë, Këshilli kryesohet nga vetë Trump.

Izraeli dhe grupi i armatosur palestinez Hamas kanë miratuar planin e Trump, i cili parashikon që një organ teknokratik palestinez do të vendoset nën mbikëqyrjen e këshillit ndërkombëtar, i cili do të mbikëqyrë qeverisjen e Gazës për një periudhë kalimtare.

Shumë ekspertë dhe organizata të të drejtave të njeriut kanë argumentuar se mbikëqyrja e Trump mbi qeverisjen e një territori të huaj të kujton një strukturë koloniale, ndërsa përfshirja e Blair është kritikuar vitin e kaluar për shkak të rolit të tij në Luftën e Irakut dhe historisë së pranisë perandorake britanike në Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë nuk specifikoi përgjegjësitë e secilit anëtar të “Këshillit Ekzekutiv themelues”, por njoftohet se emrat nuk përfshijnë palestinezët. Ndërkohë anëtarë të tjerë do të njoftohen në javët në vijim.

Kush tjetër do të marrë pjesë, si do të funksionojë?

Këshilli do të përfshijë gjithashtu miliarderin e kapitalit privat Mark Rowan, Presidentin e Bankës Botërore Ajay Banga dhe këshilltarin e Trump, Robert Gabriel. Nickolay Mladenov, një ish-i dërguar special i OKB-së për Lindjen e Mesme, është emëruar përfaqësues i lartë për Gazën.

Shtëpia e Bardhë tha se Gjeneral Majori Jasper Jeffers, komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të Ushtrisë Amerikane, është emëruar komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit. Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e miratuar në mesin e nëntorit autorizoi këshillin dhe partnerët e tij të dislokonin forcën në Gaza.

Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu formimin e një “Këshilli Ekzekutiv të Gazës” me 11 anëtarë, i cili do të përfshijë Ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan, Koordinatoren Speciale të OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme Sigrid Kaag, Ministren e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe Reem al-Hashimi dhe miliarderin izraelito-qipriot Yakir Gabbay, së bashku me disa anëtarë të Këshillit Ekzekutiv.

Ky organ shtesë do të mbështesë zyrën e Mladenovit dhe organin teknokratik palestinez, detajet e të cilit u njoftuan këtë javë, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Akuza nga të dyja palët për shkelje të armëpushimit

Izraeli dhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit në Gaza, ku gjatë armëpushimit janë raportuar më shumë se 450 vdekje palestinezë, përfshirë mbi 100 fëmijë, si dhe tre ushtarë izraelitë.

Ofensiva izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023 ka shkaktuar dhjetëra mijëra vdekje, një krizë të rëndë ushqimore dhe zhvendosje të brendshme të të gjithë popullsisë së Gazës. Shumë ekspertë të të drejtave të njeriut, akademikë dhe studiues të OKB-së argumentojnë se kjo përbën gjenocid.

Izraeli ka thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje, pas një sulmi nga militantët e udhëhequr nga Hamasi në fund të vitit 2023, në të cilin u vranë 1,200 njerëz dhe më shumë se 250 u morën peng.

The post Bordi i Paqes për Gazën/ Marco Rubio, Tony Blair, Steve Witkoff dhe Kushner mes emrave në bordin e lartë ekzekutiv të iniciuar nga Trump! Kush tjetër do të marrë pjesë dhe si do të funksionojë? appeared first on Albeu.com.

Miell drejt Kryeministrisë dhe “të infiltruar” mes tyre/ “Plas sherri” mes protestuesve të Lapajt dhe policisë

By: M C
17 January 2026 at 20:14

Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, zhvilloi sot protestën e e tretë kombëtare para kryeministrisë, ku pas përfundimit të saj janë regjistruar përplase mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Kjo ka ardhur si rrjedhojë e faktit që protestuesit kanë hedhur miell drejt Kryeministrisë. Ky ka qënë momenti që aktivistët e “Shqipëria Bëhet” kanë identifikuar një person i cili sipas tyre ishte “i infiltruar” mes tyre, dhe kjo ka shkaktuar tensionim të sitatës me forcat e rendit, dhe mes vet protestuesve.

U deshën vetëm disa minuta që sitauat të qetësohej.

The post Miell drejt Kryeministrisë dhe “të infiltruar” mes tyre/ “Plas sherri” mes protestuesve të Lapajt dhe policisë appeared first on Albeu.com.

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës! Kryeministri: Shumë i nderuar, nuk mund të jem më krenar se kaq për Shqipërinë!

By: M C
17 January 2026 at 19:24

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, përmes së cilit ka falenderuar presidentin amerikan Donald Trump, pas një ftese që i ka ardhur nga ky i fundit për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një strukturë e cila do të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës.

Ky bord sipas Ramës është një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej vet Trump “ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.”

Kreu i qeverisë thotë se Shqipëria do të ketë statusin e anëtarit themelues të kësaj strukture, ndërsa shpreh nderimin e madh që po i bëhet atij dhe vendit me këtë propozim të Trump, dhe shton se: “Nuk mund të jem dot më krenar për shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një shqipëri tjetër, të dinjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e padiskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

Postimi i Plotë i Ramës:

Shumë i nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.

Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të dinjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e padiskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt e vlerësim krejt të posaçëm nga presidenti Donald J. Trump, për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar e kryesuar prej atij vetë dhe për të punuar së bashku me të.

Thank you mr.President

God bless Albania and the United States

The post Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës! Kryeministri: Shumë i nderuar, nuk mund të jem më krenar se kaq për Shqipërinë! appeared first on Albeu.com.

“Duhet ta presim nga rrënjët”/ Lapaj para Kryeministrisë: Kjo qeveri mbolli drogë dhe frikë! Çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh

By: M C
17 January 2026 at 19:22

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, duke folur para Kryeministrisë deklaroi se qeveria e Ramës ka mbjellë vetëm frikë dhe drogë në vend dhe sipas tij, kjo e çoi Shqipërinë në shkatërrim të madh. Lapaj iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë për t’i prerë rrënjët Qeverisë së Edi Ramës.

Ai theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, ndërsa varfëria dhe korrupsioni mbizotëron.

“Ky shtet i turpit, që e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh. Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria dhe korrupsioni mbizotëron. Keqqeverisja dhe autokracia mbizotëron se shteti vendoset në funksion të krimit dhe kjo duhet luftuar.

Droga qoftë e bardhë apo e kuqe, vuajtja për kombin nga ata që i vendosin shtetet në funksion të drogës merion një luftë të madhe të një aleance ndërkombëtare kundër tyre. Do të mbahen mend si qeveria që mbolli drogë dhe frikë. Ndaj duhet ta presim nga rrënjët. Edi Rama o hajdut”, tha ai.

The post “Duhet ta presim nga rrënjët”/ Lapaj para Kryeministrisë: Kjo qeveri mbolli drogë dhe frikë! Çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh appeared first on Albeu.com.

“Do përballemi me regjimin deri në fitoren e PD”, Berisha akuza Ramës: Hakeroi kompjuterat e prokurorëve, për të parë se çfarë kishte për të në dosje

By: M C
17 January 2026 at 19:20

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi sot nga Lapraka kryeministrin Edi Rama se hakoi sistemin kibernetik dhe kompjuterët e SPAK-ut pë të vjedhur materialet dhe dosjet e prokurorëve, me qëllim që të shikonte se çfarë hetohej për të.

Ai e akuzoi kreun e mazhorancës si autorin e organizimit të sulmit ndaj organit të akuzës, dosje që tani ka të akuzuar dhe të pandehur si grup i strukturuar kriminal, mes tyre edhe ish-kreun e Burgjeve, Agim Ismaili.

“Kryeministër që u hakeron kompjuterat prokurorëve, për të parë nëse janë të shkruajtura aty krimet e tij. Nuk presim ne t’i zgjidhin as prokurori, as gjykatësi dhe as nga jashtë, do i zgjidhim vetë, do përballemi në rrugë me regjimin deri në fitoren e PD-së”, tha Berisha mes të tjerash para mbështetësve të tij.

Kryeopozitari deklaroi se qeveria vjedh në mënyrë të papërsëritshme dhe nuk ndalet, por gjendet përballë guximi të demokratëve aktualisht dhe është damkosur ndërkombëtarisht.

“Secili nga ju është 100 herë më i fortë me i guximshëm se 100 hajdutët e qeverisë”, tha ai.

The post “Do përballemi me regjimin deri në fitoren e PD”, Berisha akuza Ramës: Hakeroi kompjuterat e prokurorëve, për të parë se çfarë kishte për të në dosje appeared first on Albeu.com.

Parker i beson sërish Brojas, sulmuesi kuqezi titullar në barazimin e Burnley me Liverpol

By: M C
17 January 2026 at 18:59

Burnley detyron Liverpool të bëjë një tjetër gjysmëhapi fals në Premier League teksa arriti t’i marrë një pikë në Anfield në një ndeshje që u mbyll me barazimin 1-1.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja ishte sërish titullar për Burnley duke u zëvendësuar vetëm në minutën e 74 të sfidës.

Liverpooli e nisi me vrull këtë ndeshje dhe në minutën e 32 skuadra e drejtuar nga Arne Slot arriti të fitojë një 11 metërsh që u ekzkekutua nga Szoboszlai, por hungarezi gaboi nga pika e bardhë teksa topi i gjuajtur prej tij u përplas në shtyllë. Megjithatë 10 minuta më vonë, Liverpool arriti të zhbllokojë rezultatin me Florian Ëirtz që i dha avantazhin 1-0 skuadrës së The Reds.

Por pjesën e dytë, Burnley i Scott Parker befasoi vendasit duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 65 me golin e Edëarsds. Pas këtij momenti. Liverpool në pjesën e mbetur të ndeshjes tentoi gjithçka për të shënuar golin e fitores por pa sukses dhe sfida u mbyll 1-1 me Liverpool që shkon në 36 pikë, 1 më shumë se manchester United, ndërsa Burnley ngjitet në kuotën e 14 pikëve.

The post Parker i beson sërish Brojas, sulmuesi kuqezi titullar në barazimin e Burnley me Liverpol appeared first on Albeu.com.

“Ajo është çik më k*rvë se ty”, debati mes Limit dhe Albës degradohet në shtëpinë e BBVK

By: M C
17 January 2026 at 18:33

Një video shqetësuese po qarkullon në rrjetet sociale nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, pas një përplasjeje të fortë mes Limit dhe Albës.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe nuk janë transmetuar në asnjë Prime apo në kanalet zyrtare të spektaklit. Videoja tregon një moment mjaft të tensionuar, i cili ka ngjallur reagime dhe shqetësim të madh te ndjekësit.

Sipas pamjeve, gjithçka nis nga një deklaratë fyese e Limit ndaj Albës, ku ai përdor fjalor denigrues, duke u shprehur: “Ajo është çik më kurvë se ty”.

Kjo deklaratë shkakton reagimin e menjëhershëm të Albës, e cila shpërthen në lot dhe dëgjohet duke bërtitur, ndërsa disa prej banorëve të tjerë ndërhyjnë për të qetësuar situatën.

E tensionuar dhe me lot Alba i drejtohet Limit me tone të ashpra duke i kërkuar shpjegime për fjalët e tij, ndërsa e quan atë “të poshtër”.

The post “Ajo është çik më k*rvë se ty”, debati mes Limit dhe Albës degradohet në shtëpinë e BBVK appeared first on Albeu.com.

“Shqipëria Bëhet” mblidhet para Kryeministrisë për protestën e rradhës

By: M C
17 January 2026 at 18:17

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” mban sot protestën e radhës në Bulevardin para Kryeministrisë. Pas një qëndrese gati njëmujore dhe disa protestave të mëparshme, Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë vijojnë edhe sot, duke kërkuar largimin e Edi Ramës.

Me thirrjet “Edi Rama frikacak” dhe “Dorëheqje”, qytetarët u drejtuan për tek kryeministria. Më herët Lapaj është përplasur disa herë me forcat e Policisë dhe ka pasur përplasje edhe me qytetarët.

The post “Shqipëria Bëhet” mblidhet para Kryeministrisë për protestën e rradhës appeared first on Albeu.com.

“Lufta” për Groenlandën, Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

By: M C
17 January 2026 at 17:53

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar një seri tarifash doganore ndaj disa vendeve që eksportojnë mallra në SHBA, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt.

Trump shprehet se këto tarifa do të qëndrojnë “deri sa të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe tërësore të Groenlandës” nga SHBA-ja.

Në një postim në platformën sociale Truth Social, Trump tha se Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda do të paguajnë një tarifë prej 10 % për të gjitha mallrat e dërguara në SHBA nga 1 shkurt. Sipas tij, kjo tarifë do të rritet në 25 % më 1 qershor, nëse deri atëherë nuk arrihet një marrëveshje për tërësinë territoriale të Groenlandës.

Tarifat janë taksa mbi mallrat e importuara që zakonisht paguhen nga kompanitë që sjellin produktet e huaja në tregun amerikan. Vendimi vjen në një kohë kur Trump e ka vendosur Groenlandën në qendër të debatit të tij të strategjisë globale, duke sugjeruar se SHBA duhet të fitojë kontrollin e ishullit për qëllime të sigurisë kombëtare — një qëndrim që ka shkaktuar reagime të ashpra dhe protesta në Danimarkë dhe vetë Grenlandë.

Liderët evropianë kanë refuzuar fuqimisht idenë e një blerjeje ose kontrolli amerikan mbi Groenlandën, duke nënvizuar sovranitetin e territorit që i përket Mbretërisë së Danimarkës dhe se çdo vendim për të duhet të merret nga vetë banorët e ishullit.

The post “Lufta” për Groenlandën, Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë appeared first on Albeu.com.

“Lamë me duart tona gjakun e mamit dhe të motrës”, rrëfimi rrëqethës i Stelinës! Çfarë pritet të ndodhi sonte në BBVA

By: M C
17 January 2026 at 17:22

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, tensionet po rriten nga dita në ditë dhe tashmë banorët janë ndarë në grupe.

Kjo e shtunë pritet të sjellë një Prime plot dinamika, pasi në shtëpi ka mbërritur një Zarf i Zi, i cili pritet të ndryshojë rrjedhën e lojës.

Por ajo që ka prekur më shumë publikun është rrëfimi rrëngjethës i Stelinës, i cili do të transmetohet sonte. Po ashtu, pritet edhe një ballafaqim i shumëpritur, si dhe shumë surpriza.

Këto detaje janë bërë publike nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP Albania”, ku në një video dëgjohet Stelina teksa rrëfen historinë e saj prekëse: “Lamë me duart tona gjakun e mamit dhe të motrës”

Publiku dhe ndjekësit mezi po presin mbrëmjen e sotme për të zbuluar më shumë detaje dhe për të ndjekur një Prime që pritet të jetë emocional dhe i fortë.

The post “Lamë me duart tona gjakun e mamit dhe të motrës”, rrëfimi rrëqethës i Stelinës! Çfarë pritet të ndodhi sonte në BBVA appeared first on Albeu.com.

Kush nga banorët ka thyer rregullat? Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”

By: M C
17 January 2026 at 16:48

Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Ardhja e tij vjen vetëm pak orë para nisjes së spektaklit Prime.

Ndërkohë, banorët janë njoftuar se përmbajtja e zarfit do të lexohet gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme.

Ende nuk dihet se cili prej banorëve ka thyer rregullat e shtëpisë, por ajo që dihet është se gjatë kësaj jave kanë ndodhur debate të forta, të shoqëruara me tone të larta zëri dhe ofendime mes banorëve.

The post Kush nga banorët ka thyer rregullat? Zarfi i Zi mbërrin në shtëpinë e “Big Brother VIP” appeared first on Albeu.com.

Përfundon aksioni i SPAK dhe BKH në dy pallate në Tiranë, 10 persona të arrestuar. Ja emrat!

By: M C
17 January 2026 at 16:36

Përfundon operacioni për Call Center në Tiranë, i cili nisi mbrëmjen e djeshme.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kontrollet e zhvilluara nga SPAK në lidhje me Call Centerat në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se janë arrestuar 10 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim nga SPAK, 3 vëllezërit, Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj, ku njëri prej tyre, Alfred Prekaj rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro” me objekt call Center, Telemarketing.

Sipas burimeve, nga kontrollet janë zbuluar disa prova materiale, ndërsa ato po vijojnë edhe sot, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me çështjen.

The post Përfundon aksioni i SPAK dhe BKH në dy pallate në Tiranë, 10 persona të arrestuar. Ja emrat! appeared first on Albeu.com.

Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

By: M C
17 January 2026 at 16:17

Rikthehet sërish kaosi dhe trafiku i rënduar në aksin e rrugës kombëtare Tuneli i Krrabës-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të Elbasanit.

Që prej orës 14:30 të së shtunës, drejtuesit e mjeteve po përballen me radhë të gjata dhe lëvizje tepër të ngadalësuara, në rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin, Librazhdin dhe më tej me Juglindjen e Shqipërisë.

Shkak kryesor i situatës është fluksi i shtuar i automjeteve në drejtim të Pogradecit dhe Korçës, ku me qindra familje nga kryeqyteti udhëtojnë për të kaluar fundjavën.

Ky fluks ka rënduar ndjeshëm qarkullimin dhe ka vështirësuar lëvizjen normale të automjeteve, sidomos në segmentet më problematike të aksit.

Në pikun e trafikut janë shtuar edhe shërbimet e Policisë Rrugore, e cila po punon për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimet totale.

Megjithatë, sipas drejtuesve të mjeteve, mungesa e infrastrukturës së përshtatshme mbetet problemi kryesor që çon në krijimin e radhëve tejet të gjata dhe në përsëritjen e këtij skenari pothuajse çdo fundjavë.

Gjatë javës së parë të këtij viti, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve dhe mbizotërimit të motit të keq, radhët e mjeteve të bllokuara në këtë aks kanë arritur deri në 25 kilometra, duke sjellë vonesa të gjata dhe lodhje për qytetarët.

Drejtuesit e automjeteve apelojnë për zgjidhje afatgjata infrastrukturore, ndërsa këshillohen të planifikojnë udhëtimet jashtë orareve të pikut për të shmangur pritjet e gjata në trafik.

The post Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh appeared first on Albeu.com.

Bashkëpunim mes qeverisë dhe bashkive, Rama krijon grupin e punës! Zbulon emrat e ministrave dhe kryebashkiakëve që do jenë pjesë

By: M C
17 January 2026 at 16:14

Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të takimit, njoftoi ngritjen e një grupi të përbashkët pune mes qeverisë dhe bashkive.

Sipas Ramës, në krye të këtij grupi pune do të jetë ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Nga ana e qeverisë, grupi do të përbëhet gjithashtu nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhe, si dhe ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj.

Ndërkohë, bashkitë do të përfaqësohen nga kryetarët e bashkive Lezhë, Maliq, Shkodër, Himarë, Durrës dhe Roskovec. Kryeministri theksoi se ky grup pune do të shërbejë për adresimin dhe trajtimin e problematikave të bashkive.

“Është koha të krijojmë një grup pune të përbashkët me qeverinë dhe bashkive për të trajtuar të gjitha problemet dhe për t’i futur në vijë si në aspektin rregullativ apo dhe në aspektin e problematikave të ndryshe.

Janë përfaqësuesit tuaj në këtë grup dhe ky grup do duhet të trajtojë çështje specifike nën drejtimin e ministrit të pushteti qendror dhe ai më pas do t’i drejtohet qeverisë për ndryshime në ligje, nxjerrje urdhëresash të reja dhe krijimin e sinergjive të reja”, tha Rama.

The post Bashkëpunim mes qeverisë dhe bashkive, Rama krijon grupin e punës! Zbulon emrat e ministrave dhe kryebashkiakëve që do jenë pjesë appeared first on Albeu.com.

U përfol për një romancë, zbulohet e vërteta e fotos së Gjestit

By: D Marku
17 January 2026 at 15:45

Gjatë ditës së djeshme, rrjetet sociale u pushtuan nga një fotografi ku shihej artisti Gjesti pranë një vajze, imazh i cili u përhap me shpejtësi dhe u interpretua nga shumë ndjekës si një paralajmërim për rikthimin e tij në muzikë. Fotoja u konsiderua nga fansat si provë e xhirimeve të një videoklipi të ri, që supozohej të shënonte rikthimin e artistit në skenë pas periudhës së vështirë emocionale, të shkaktuar nga humbja e vëllait të tij.

Megjithatë, pas një verifikimi të kujdesshëm mbi origjinën e imazhit, rezulton se e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që u aludua fillimisht. Fotoja që qarkulloi gjerësisht në rrjet nuk është reale, por është krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI). Përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i këtyre teknologjive ka sjellë konfuzion te publiku, duke bërë që shumë ndjekës të besojnë në një rikthim të menjëhershëm të artistit përmes një projekti vizual.

Nga ana tjetër, Prive bën të ditur se, ndonëse imazhi ishte i rremë, Gjesti nuk ka qëndruar duarkryq. Ai po punon intensivisht në studio muzikore, duke u fokusuar në krijimin e këngëve të reja dhe duke shprehur përmes muzikës emocionet e tij të forta. Aktualisht, nuk ka nisur asnjë xhirim klipi, siç u pretendua në postimet virale.

Rikthimi i Gjestit po pritet me interes të madh nga publiku, i cili i ka qëndruar pranë artistit me mbështetje dhe mesazhe ngushëllimi gjatë muajve të fundit.

The post U përfol për një romancë, zbulohet e vërteta e fotos së Gjestit appeared first on Albeu.com.

DEKLARONI PAGAT REALE! Tatimet nisin kontrollet për verifikim nga sektori i ndërtimit

By: D Marku
17 January 2026 at 15:35

Nga 15 janari, Administrata Tatimore ka nisur kontrollet për verifikimin e deklarimit e deklarimit të pagava në sektorin e ndërtimit në zbatim të një plani të posaçëm për deklarimin real dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore

Masat vijnë rreth gati 1 muaji pas publikimit të listës së pagave indikative sipas profesioneve në këtë sektor nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Nëse një kompani ndërtimi deklaron paga nën nivelin minimal të referencës për profesionet bazë, ajo do të konsiderohet me risk për nën-deklarim.

Konkretisht, deklarimi i një page më të ulët se 80 mijë lekë për punonjësit bazë apo më pak se 160 mijë lekë për një vinçier, që konsiderohet ndër profesionet me pagën më të lartë në sektor, do të ngrejë dyshime për shmangie të detyrimeve

Kontrollet do të përqendrohen kryesisht te subjektet e vlerësuara me risk për nëndeklarim pagash, të cilat janë njoftuar më herët nga Administrata Tatimore përmes sistemit elektronik e-Filing, por nuk kanë reflektuar ndryshime në listë-pagesa.

Administrata Tatimore bën me dije se disponon të dhëna të detajuara nga burime të ndryshme, përfshirë deklaratat tatimore, listëpagesat mujore, faturat e fiskalizuara, si dhe informacion nga institucione dhe aktorë të tjerë publikë e privatë

Tatimpaguesit ftohen të deklarojnë çdo punonjës të punësuar, të pasqyrojnë pagat reale sipas profesionit dhe tregut të punës, si dhe të përmbushin saktë të gjitha detyrimet fiskale.

Administrata Tatimore paralajmëron se mosdeklarimi i punonjësve dhe nëndeklarimi i pagave përbëjnë shkelje të rënda dhe do të sjellin masa administrative dhe ligjore, përfshirë kontrolle të thelluara dhe monitorim të vazhdueshëm të aktivitetit.

Ndërkohë, u bëhet thirrje të gjithë tatimpaguesve në sektorin e ndërtimit të marrin masat e nevojshme ligjore për deklarimin korrekt të pagave, me qëllim shmangien e penaliteteve dhe uljen e informalitetit në ekonomi.

The post DEKLARONI PAGAT REALE! Tatimet nisin kontrollet për verifikim nga sektori i ndërtimit appeared first on Albeu.com.

Nis puna për zbatimin e ligjit për Barazinë Gjinore, Seferi: Qasje e unifikuar dhe efektive

By: D Marku
17 January 2026 at 15:10

Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030, të miratuar nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim të ngushtë me UN Women në Tiranë, zhvilloi takimin e parë konsultativ me nëpunësit e barazisë gjinore nga institucione të ndryshme publike.

Takimi shënon nisjen e procesit të koordinimit ndërinstitucional për hartimin dhe zbatimin e planit të veprimit në funksion të zbatimit të ligjit të ri për Barazinë Gjinore, duke synuar ndërtimin e një qasjeje të unifikuar dhe efektive në nivel institucional.

45 vjet nga vr*sja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, presidentja: Ishte sakrifica e tij që e trasoi rrugën përpara të popullit tonë
Gjatë fjalës së saj, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi, theksoi se Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030 përbën dokumentin themelor të politikave publike në këtë fushë dhe një instrument ndërsektorial që kërkon angazhim të përbashkët, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi të qarta nga të gjitha institucionet përgjegjëse dhe mbështetëse.

Zv.ministrja Seferi nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me nëpunësit e barazisë gjinore, si aktorë kyç në zbatimin e ligjit, duke theksuar se Ligji i ri për Barazinë Gjinore synon vendosjen e barazisë gjinore në qendër të politikave ndërsektoriale dhe garanton mbrojtjen nga diskriminimi për të gjithë qytetarët.

“Ne si Ministri e Shëndetesisë dhe Mirëqenies Sociale, dhe nëpërmjet rolit tuaj si nënpunës të barazizë gjinore duhet që së bashku të advokojmë zbatimin e këtij ligji. Ligji i barazizë gjinore, i miratuar është ajo çfarë parashikon e zeza mbi të bardhë, nuk ka lidhje me çështjet që janë diskutuar në publik, mbi gjininë etj, por mbron dhe gjen të gjitha hapësirat ligjore për të vënë barazinë gjinore në qendër të politikave ndërsektoriale. Mbrojtja nga diskriminimi është për të gjithë qytetarët e vendit. Ky proces do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të politikave për barazinë gjinore por dhe në rritjen e ndikimit konkret në jetën e grave”, u shpreh ajo.

Ligji i ri për Barazinë Gjinore përfaqëson një hap cilësor në konsolidimin e kuadrit ligjor dhe institucional për barazinë gjinore në Shqipëri. Ligji reflekton angazhimet kushtetuese të vendit, detyrimet ndërkombëtare dhe standardet më të avancuara evropiane, duke forcuar integrimin e perspektivës gjinore në politikat publike dhe duke krijuar një bazë më të qartë dhe funksionale për veprimin institucional në praktikë.

Në këtë drejtim, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me partnerët dhe aktorët relevantë, do të vijojë mbështetjen për organizimin e takimeve tematike dhe trajnimeve të posaçme, me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zbatimin efektiv të Ligjit të ri për Barazinë Gjinore.

The post Nis puna për zbatimin e ligjit për Barazinë Gjinore, Seferi: Qasje e unifikuar dhe efektive appeared first on Albeu.com.

Kryeministri grek për deklaratat e Ramës, Mitsotakis: I shpëtojnë shpesh gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte

By: D Marku
17 January 2026 at 14:47

Deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama në një forum ndërkombëtar në Abu Dhabi kanë shkaktuar reagime dhe tensione në Greqi.

Në një intervistë për stacionin televiziv Alpha mëngjesin e sotëm, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është referuar mes të tjerash edhe deklaratave të homologut shqiptar në lidhje me origjinën e grekeve.

Mitsotakis i ka cilësuar deklaratat e Ramës si “të papërshtatshme” dhe një “deklaratë të gjykuar gabimisht”, duke theksuar se ato nuk kontribuojnë në klimën e bashkëpunimit mes dy vendeve. Mitsotakis nënvizoi se kishte vënë re edhe një përpjekje të mëvonshme të Ramës për korrigjim, por pa i dhënë rëndësi të veçantë.

“E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpesh herë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një fjalë të rëndë dhe e kuptoi gabimin e tij. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri, ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas”, tha ai.

The post Kryeministri grek për deklaratat e Ramës, Mitsotakis: I shpëtojnë shpesh gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte appeared first on Albeu.com.

FLUKS FËMIJËSH NË QSUT! Urgjenca Pediatrike përballet me mbi 200 raste çdo ditë! Kollë, temperaturë, diarre, të vjella dhe …

By: D Marku
17 January 2026 at 14:32

Në këtë periudhë urgjenca pediatrike e QSUT po përballet me një fluks të shtuar të pacientëve. Mbi 200 raste paraqiten çdo ditë, kryesisht fëmijë me infeksione virale të aparatit respirator.

Albert Lama, mjek pediatër në urgjencën e QSUT-së, thotë se shumica e këtyre rasteve shfaqin kollë dhe temperaturë, ndërsa disa fëmijë shfaqin edhe diarre ose të vjella.

Lama rekomandon që në rastet me simptoma të lehta të fillohet trajtimi tek mjeku i familjes, duke evituar mbingarkesën e urgjencave.

Ndërkohë, stafi i Urgjencës Pediatrike po punon intensivisht për të përballuar numrin e madh të fëmijëve që kërkojnë ndihmë, duke u siguruar që çdo rast të marrë trajtimin e duhur.

The post FLUKS FËMIJËSH NË QSUT! Urgjenca Pediatrike përballet me mbi 200 raste çdo ditë! Kollë, temperaturë, diarre, të vjella dhe … appeared first on Albeu.com.

❌
❌