Normal view

Tronditet Kolumbia, kamioni-bombë shpërthen pranë stacionit policor

2 August 2026 at 21:59

Një shpërthim i fuqishëm pranë një baze policore në qytetin Cucuta të Kolumbisë ka lënë të plagosur 11 efektivë policie, ndërsa autoritetet dyshojnë se pas sulmit qëndron grupi rebel Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN).

Sipas autoriteteve kolumbiane, shpërthimi u shkaktua nga një kamion i mbushur me eksploziv, i cili ishte lënë përpara selisë së policisë në provincën Santanderi Verior, pranë kufirit me Venezuelën.

Si pasojë e shpërthimit u dëmtua rëndë çatia e ndërtesës, u thyen dritaret dhe humbi jetën edhe një qen policie.

Drejtori i Policisë së Kolumbisë, gjenerali William Rincón, e cilësoi ngjarjen si një “sulm terrorist”, duke theksuar se autorët do të ndiqen deri në kapjen e tyre.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Pedro Sanchez, fajësoi grupin rebel ELN për sulmin dhe njoftoi një shpërblim prej 60 mijë dollarësh për çdo informacion që çon në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Sulmi ndodhi në një periudhë të ndjeshme politike, teksa Kolumbia po përgatitet për inaugurimin e presidentit të ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tronditet Kolumbia, kamioni-bombë shpërthen pranë stacionit policor appeared first on Sinjali.

Komenti i komandantit të KFOR-it për xhandarmërinë: Të shmanget dyfishimi i përpjekjeve

2 August 2026 at 21:53

Krijimi i një force të xhandarmërisë në Kosovë është çështje e kësaj të fundit, por KFOR dhe NATO duket se me tepër preferojnë një “ruajtje të roleve dhe përgjegjësive të qarta të të gjithë ofruesve të sigurisë”, sesa një “dyfishim të përpjekjeve”.

“Ajo që është e rëndësishme për ne, në fund të fundit, është të sigurohet efikasiteti dhe të shmanget dyfishimi i përpjekjeve”, tha komandanti i KFOR-it, Ozgan Ulutash, kur u pyet për këtë çështje, në një intervistë për KosovaPress.

“Ruajtja e roleve dhe përgjegjësive të qarta është thelbësore për të garantuar që të gjithë ofruesit e sigurisë të kontribuojnë në mënyrë efektive për një mjedis të sigurt dhe të qetë, në dobi të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”.

Sipas tij, formimi i xhandarmërisë nuk do të ketë ndonjë ndikim te përgjegjësitë e KFOR-it.

“Në çdo rast, zhvillime të tilla nuk ndikojnë në mandatin e KFOR-it sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Ulutash.

I pyetur nëse autoritetet kosovare që po duan ta themelojnë xhandarmërinë janë konsultuar me KFOR dhe NATO për këtë gjë, Ulutash u përgjigj: “U takon institucioneve të Kosovës të komentojnë më në detaje për këtë çështje’.

Ai tha se NATO vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili sipas rolit të vet si reagues të sigurisë, teksa në këtë radhitje te ofruesve të sigurisë nuk e përmendi xhandarmërinë.

“Ne presim që organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë këtë qasje bashkëpunuese, duke u koordinuar me KFOR-in, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, në dobi të të gjitha komuniteteve”, shtoi Ulutash.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komenti i komandantit të KFOR-it për xhandarmërinë: Të shmanget dyfishimi i përpjekjeve appeared first on Sinjali.

Lot, gol dhe lamtumirë emocionuese – Mirlind Daku i jep fund aventurës te Rubin Kazani

2 August 2026 at 21:43

Klubi rus Rubin Kazani ka publikuar një video rreth 20-minutëshe kushtuar Mirlind Dakut, duke sjellë pamje nga momentet para, gjatë dhe pas ndeshjes së fundit të sulmuesit shqiptar me fanellën e klubit.

Daku u përshëndet me Rubin Kazanin në mënyrën më të mirë, duke shënuar gol në fitoren ndaj Akronit, në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit rus. Ky ishte goli i tij i dytë në po aq ndeshje këtë edicion.

Pas përfundimit të takimit, 28-vjeçari u ngrit në ajër nga bashkëlojtarët, ndërsa nuk arriti t’i mbante lotët. Emocionet vazhduan edhe në dhomat e zhveshjes, ku ai mbajti një fjalim lamtumirës para futbollistëve dhe stafit teknik.

“Faleminderit shumë për këto tri sezone që kemi kaluar së bashku. Është e vështirë për mua, por është pjesë e jetës dhe është e rëndësishme t’i ruajmë gjithmonë marrëdhëniet që kemi”, u shpreh Daku.

Sulmuesi kosovar ishte pjesë e Rubin Kazanit që nga viti 2023, duke realizuar 37 gola në kampionatin rus dhe duke u shndërruar në njërin prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.

Mediat ruse raportojnë se transferimi i tij te Spartak Moska është çështje e përfunduar, për një shumë që kap vlerën e rreth 11 milionë eurove.

Trajneri i Rubin Kazanit, Frank Artiga, e vlerësoi Dakun jo vetëm si futbollist, por edhe si një figurë të rëndësishme në zhveshtore.

“Daku është lojtar i madh dhe person shumë i dashur. Ai i jep skuadrës shpirtin e duhur dhe e ka dërguar Rubinin në një nivel tjetër”, deklaroi Artiga.

Edhe ish-trajneri Rashid Rakhimov dhe legjenda e futbollit rus Yuri Semin e kanë vlerësuar lart sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, me këtë të fundit që e cilësoi si “lojtarin më të mirë të kampionatit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lot, gol dhe lamtumirë emocionuese – Mirlind Daku i jep fund aventurës te Rubin Kazani appeared first on Sinjali.

Zjarr në një banesë në Aktash, flakët nisën nga kondicioneri – nuk ka të lënduar

2 August 2026 at 21:40

Gazeta Sinjali raportoi më herët për një zjarr që përfshiu një banesë në katin e epërm në lagjen Aktash në Prishtinë.

Lidhur me rastin, zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur për Sinjalin se bëhej fjalë për një zjarr fillestar në një kondicioner.

Sipas tij, ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë arritur ta lokalizojnë situatën në kohë.

“Banesa ka qenë në katin e gjashtë. Ka qenë një zjarr fillestar në një kondicioner. Sapo jemi informuar, ekipet tona kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar”, ka deklaruar Shkodra.

Ai ka konfirmuar se nga incidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve është parandaluar përhapja e flakëve dhe shkaktimi i dëmeve më të mëdha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr në një banesë në Aktash, flakët nisën nga kondicioneri – nuk ka të lënduar appeared first on Sinjali.

Pritje deri në 40 minuta te Dheu i Bardhë,

2 August 2026 at 21:39

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit lidhur me gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të përditësuara, pritjet më të gjata për automjete janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 40 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa kolona arrin në 150 metra në të dy drejtimet.

Pritje ka edhe në Jarinjë, ku në hyrje në Kosovë pritjet zgjasin 20 deri në 30 minuta, me kolonë prej 300 metrash. Në Han të Elezit pritjet janë rreth 15 minuta në të dy drejtimet, me kolona prej 150 metrash.

Në Vërmicë, pritjet në hyrje janë 10 deri në 15 minuta, ndërsa kolona arrin në 100 metra.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht, me pritje prej 3 deri në 5 minuta, pa kolona të konsiderueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pritje deri në 40 minuta te Dheu i Bardhë, appeared first on Sinjali.

E rëndë: 49-vjeçari humb jetën në një plazh të Shqipërisë

2 August 2026 at 21:31

Një 49-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së dielës në plazhin e Pishporos, në Fier.

Viktima është identifikuar si Durim Dogani, nga Patosi. Sipas raportimeve, ai dyshohet se ka pësuar arrest kardiak derisa ndodhej në kontakt me ujin.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

49-vjeçari është transportuar me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë: 49-vjeçari humb jetën në një plazh të Shqipërisë appeared first on Sinjali.

Zjarr në një banesë në Aktash të Prishtinës, ende nuk dihet për të lënduar

2 August 2026 at 20:50

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së dielës një banesë në katin e epërm të një objekti në lagjen Aktash në Prishtinë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa për momentin nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Nuk ka ende informacione nëse ka persona të lënduar, ndërsa nuk është bërë e ditur as vlera e dëmeve materiale.

Pritet që institucionet kompetente të japin detaje të tjera për rastin dhe rrethanat e zjarrit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr në një banesë në Aktash të Prishtinës, ende nuk dihet për të lënduar appeared first on Sinjali.

Aksident tragjik në Itali: Pesë të vdekur dhe 27 të lënduar pas përplasjes së disa automjeteve

2 August 2026 at 20:36

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Itali, ku pesë persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja është regjistruar në zonën Colli sul Velino, në kufirin mes rajoneve Lazio dhe Umbria, ku janë përfshirë një autobus, një autokamp dhe tre automjete të tjera.

Sipas mediave italiane, tre nga të lënduarit janë transportuar me helikopter në spitale për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndërsa 24 persona të tjerë, me lëndime më të lehta, janë dërguar në qendra të ndryshme spitalore të zonës.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e urgjencës, zjarrfikësit dhe forcat e policisë, të cilat kanë zhvilluar operacionet e shpëtimit dhe sigurimit të zonës.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në aksidentin me pasoja fatale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident tragjik në Itali: Pesë të vdekur dhe 27 të lënduar pas përplasjes së disa automjeteve appeared first on Sinjali.

Cila shenjë e horoskopit ju shkon më pak? Astrologjia zbulon kombinimet më problematike

2 August 2026 at 20:10

Sipas astrologjisë, disa shenja të horoskopit e kanë shumë të vështirë të krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme me njëra-tjetrën, pasi ndryshojnë në mënyrën e komunikimit, të menduarit dhe përjetimit të emocioneve.

Astrologët vlerësojnë se shenjat që i përkasin elementeve të kundërta ose kanë karaktere krejtësisht të ndryshme janë më të prira për përplasje, qoftë në dashuri, miqësi apo bashkëpunim profesional.

Sipas këtij interpretimi, Dashi nuk përshtatet lehtë me Peshqit, ndërsa Demi ka më shumë vështirësi në marrëdhënie me Dashin. Binjakët e kanë të vështirë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Demin, ndërsa Gaforrja nuk ndihet rehat pranë Binjakëve.

Po ashtu, Luani përplaset shpesh me Gaforren, Virgjëresha me Luanin, Peshorja me Virgjëreshën, Akrepi me Peshoren, Shigjetari me Akrepin, Bricjapi me Shigjetarin, Ujori me Bricjapin dhe Peshqit me Ujorin.

Sipas astrologjisë, edhe kur ekziston një tërheqje e fortë mes dy shenjave, dallimet në karakter, energji dhe mënyrën e të menduarit mund ta bëjnë të vështirë ndërtimin e një marrëdhënieje harmonike. Megjithatë, këto interpretime bazohen në besimet astrologjike dhe nuk kanë mbështetje shkencore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Cila shenjë e horoskopit ju shkon më pak? Astrologjia zbulon kombinimet më problematike appeared first on Sinjali.

Prokuroria Speciale identifikon një lokacion të dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok

2 August 2026 at 20:05

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë veprimeve hetimore që po zhvillohen në Zubin Potok është identifikuar një lokacion i dyshuar ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.

Sipas njoftimit, Prokuroria Speciale do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Pas marrjes së autorizimeve përkatëse nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për ekzaminimin e lokacionit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria Speciale identifikon një lokacion të dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok appeared first on Sinjali.

Biserko: Në Kosovë ka ende varreza masive të pazbuluara, Serbia nuk është përballur me përgjegjësinë

2 August 2026 at 19:59

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka deklaruar se në Kosovë ende ekzistojnë shumë varreza masive të pazbuluara, të cilat, sipas saj, dëshmojnë për përmasat e krimeve të kryera gjatë luftës.

Në një intervistë në Klan Kosova, Biserko tha se çdo zbulim i një varreze të re e rikthen në vëmendje çështjen e përgjegjësisë së shtetit serb, i cili, sipas saj, nuk është përballur asnjëherë plotësisht me të kaluarën.

“Ende ka shumë varreza të cilat nuk janë zbuluar dhe të cilat tregojnë për masivitetin e krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë, por edhe në Bosnje e Kroaci”, deklaroi ajo.

Biserko theksoi se, ndonëse Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë kishte dënuar udhëheqës ushtarakë dhe politikë të Serbisë për krimet në Kosovë, gjykata për krime lufte në Serbi nuk vazhdoi me ndjekjen e personave të niveleve më të ulëta.

Ajo përmendi edhe rastin e Brigadës së 37-të të Motorizuar, të udhëhequr nga Lubisha Dikoviq, i cili më vonë ishte emëruar shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë.

Biserko foli edhe për një person nga Istogu, i cili, sipas saj, kishte treguar vendndodhjen e një varri në Zubin Potok dhe më pas ishte arrestuar nga Agjencia serbe e Inteligjencës, BIA.

Sipas saj, personat që dëshmojnë për përgjegjësinë e Serbisë përballen me presione dhe vështirësi të mëdha, për shkak të narrativës zyrtare në Serbi se serbët ishin viktimat kryesore të shpërbërjes së Jugosllavisë.

Ajo kujtoi gjithashtu se gjatë luftës në Kosovë mbi 800 mijë shqiptarë u dëbuan drejt Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa shumë prej tyre u përballën me shkatërrimin e dokumenteve personale.

Biserko vlerësoi se hapja e arkivave ushtarake dhe policore të Serbisë do të mundësonte identifikimin e personave përgjegjës për krimet e kryera në Kosovë, por shtoi se është e vështirë të pritet që Beogradi ta pranojë një kërkesë të tillë.

Sipas saj, në krimet e luftës nuk kishin marrë pjesë vetëm formacionet paraushtarake, por edhe njësitë e rregullta të ushtrisë jugosllave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Biserko: Në Kosovë ka ende varreza masive të pazbuluara, Serbia nuk është përballur me përgjegjësinë appeared first on Sinjali.

Komandanti i KFOR-it: Jemi të përgatitur për çdo skenar, përfshirë një situatë të ngjashme me Banjskën

2 August 2026 at 19:50

Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori turk Özkan Ulutaş, ka deklaruar se misioni i NATO-s në Kosovë është i përgatitur për çdo skenar të mundshëm të sigurisë, përfshirë një situatë të ngjashme me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

Në një intervistë me shkrim për KosovaPress, Ulutaş tha se si forcë ushtarake KFOR-i nuk merr asnjë zhvillim si të mirëqenë dhe vazhdimisht punon për të ruajtur gatishmërinë operacionale.

“Nuk dua të hyj në spekulime. Si ushtarakë, ne asnjëherë nuk marrim asgjë si të mirëqenë dhe jemi gjithmonë të përgatitur për çdo skenar. Për këtë arsye, KFOR-i zhvillon rregullisht aktivitete për të përmirësuar aftësitë e personelit tonë dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale”, ka thënë ai.

Sipas komandantit të KFOR-it, situata e sigurisë në Kosovë ka shënuar përmirësim gjatë viteve të fundit, ndërsa prania e këtij misioni ka luajtur rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit.

“Duhet të ndërtojmë mbi këtë progres dhe të sigurohemi që arritjet e fituara me shumë përpjekje të ruhen. Për këtë arsye, do të vazhdojmë të garantojmë që KFOR-i të mbajë një prani efektive operacionale në terren”, ka deklaruar Ulutaş.

Pas sulmit në Banjskë, ku një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës, NATO dislokoi trupa shtesë në Kosovë. I pyetur nëse kjo prani e përforcuar do të vazhdojë, Ulutaş nuk dha detaje operacionale, por tha se vendimet do të merren në bazë të analizave të vazhdueshme të situatës së sigurisë.

“Nuk jam në pozitë të zbuloj detaje operacionale. Kjo është thelbësore për të ruajtur efektivitetin dhe fuqinë parandaluese të KFOR-it”, tha ai.

Ai shtoi se optimizimi i pranisë së KFOR-it do të bëhet gradualisht dhe në përputhje me zhvillimet në terren, ndërsa mund të rikthehet në rast se situata e sigurisë e kërkon një gjë të tillë.

Duke komentuar kritikat në Kosovë se KFOR-i nuk reagoi mjaft shpejt gjatë sulmit në Banjskë dhe se duhej të kishte pasur më herët informacione për grupin e armatosur, Ulutaş mbrojti veprimet e trupave të NATO-s.

“KFOR-i veproi në mënyrë profesionale dhe me shpejtësinë e nevojshme, në përputhje të plotë me mandatin e tij afatgjatë të OKB-së dhe sipas procedurave e protokolleve të vendosura”, tha ai.

Sipas tij, pas ngjarjeve në Banjskë, KFOR-i ka përshtatur më tej praninë dhe kapacitetet e tij në terren për t’iu përgjigjur më mirë sfidave të sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komandanti i KFOR-it: Jemi të përgatitur për çdo skenar, përfshirë një situatë të ngjashme me Banjskën appeared first on Sinjali.

Do Ferrari të ri? Pritja mund të zgjasë deri në vitin 2028

2 August 2026 at 19:47

Blerësit që synojnë të blejnë një Ferrari të ri do të duhet të tregojnë durim, pasi prodhuesi italian i veturave luksoze ka krijuar një listë të gjatë porosish, ndërsa dorëzimi i disa modeleve mund të shtyhet deri në vitin 2028.

Kërkesa për veturat e markës nga Maranello ka tejkaluar pritshmëritë e kompanisë, duke bërë që librat e porosive të mbushen për një periudhë disa-vjeçare. Kjo nënkupton se klientët e rinj mund të presin për një kohë të gjatë para se ta marrin automjetin e porositur.

Interesi i madh është nxitur veçanërisht nga modelet e reja, përfshirë Ferrari 12Cilindri, i cili ka zëvendësuar modelin 812 Superfast, si dhe nga veturat e tjera ekskluzive që prodhohen në sasi të kufizuara.

Ferrari vazhdon ta ruajë strategjinë e prodhimit të kontrolluar, me synim mbajtjen e ekskluzivitetit dhe vlerës së lartë të markës. Për kompaninë italiane, numri i kufizuar i automjeteve ndihmon në ruajtjen e kërkesës së madhe për secilin model.

Për shumë klientë të pasur, çmimi i lartë nuk paraqet pengesën kryesore. Sfida më e madhe mbetet pritja disa-vjeçare deri në dorëzimin e veturës.

Kërkesa e lartë dëshmon se, pavarësisht ndryshimeve në industrinë automobilistike dhe kalimit drejt veturave elektrike, interesi për markat prestigjioze të veturave sportive vazhdon të mbetet jashtëzakonisht i madh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Do Ferrari të ri? Pritja mund të zgjasë deri në vitin 2028 appeared first on Sinjali.

Të paktën 13 të vrarë në sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave edhe fëmijë

2 August 2026 at 19:43

Të paktën 13 persona, përfshirë disa fëmijë, janë vrarë në valën e fundit të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, kanë bërë të ditur zyrtarët palestinezë.

Sipas Mbrojtjes Civile të Gazës, sulmet ajrore goditën Qytetin e Gazës, Khan Younis dhe Deir el-Balah. Kjo ishte nata e dytë radhazi e bombardimeve izraelite në territor.

Sulmet vijnë vetëm disa ditë pasi Hamasi pranoi një plan çarmatimi, sipas të cilit grupi palestinez do t’ia dorëzonte armët Bordit të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit deklaruan se kishin në shënjestër operativë ushtarakë dhe se gjatë sulmeve u vranë dy pjesëtarë të Hamasit.

Ministri izraelit i Energjisë, Eli Cohen, tha se nuk është arritur asnjë marrëveshje për ndalimin e sulmeve në Gaza. Ai shtoi se Izraeli duhet ta marrë territorin nën kontroll të plotë nëse Hamasi nuk çarmatoset.

Në mesin e viktimave raportohet se janë një fëmijë i vrarë gjatë goditjes së një ndërtese banimi në Qytetin e Gazës, si dhe një çift bashkë me djalin e tyre nëntëvjeçar, të cilët humbën jetën pas sulmit ndaj një shtëpie në Khan Younis.

Dy persona të tjerë u vranë pasi një ndërtesë banimi u godit në Deir el-Balah, ndërsa një person humbi jetën pranë Jabalias, në veri të Gazës.

Sipas autoriteteve palestineze shëndetësore, mbi 1 mijë e 100 palestinezë janë vrarë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të shpallur në tetorin e kaluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të paktën 13 të vrarë në sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave edhe fëmijë appeared first on Sinjali.

OVL e UÇK-së reagon ndaj nderimit të njësive serbe: Po institucionalizohet mohimi i krimeve të luftës

2 August 2026 at 19:33

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj nderimit të njësive ushtarake serbe, duke e cilësuar këtë veprim si një përpjekje për të institucionalizuar mohimin e krimeve të luftës dhe për të mbrojtur pandëshkueshmërinë.

Në reagimin e saj, OVL e UÇK-së thekson se, përderisa Serbia vazhdon të mbajë të mbyllura arkivat shtetërore, ushtarake dhe policore dhe nuk zbardhet fati i personave të zhdukur gjatë luftës, nderimet për njësitë serbe nuk mund të konsiderohen përkujtim.

“Nderimi i njësive ushtarake serbe, ndërsa vazhdohet të mbahen të mbyllura arkivat shtetërore të Serbisë dhe të fshihen provat për krimet e luftës, nuk është përkujtim. Është institucionalizim i mohimit dhe mbrojtje e pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagimin e organizatës.

OVL thekson se e vërteta nuk mund të fshihet “as me medalje, as me nderime shtetërore dhe as me rrëfime të rishkruara”, duke kërkuar hapjen e arkivave ushtarake dhe policore të Beogradit, si dhe zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në fund, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së rithekson se Kosova do të vazhdojë të kërkojë të vërtetën dhe drejtësi për krimet e luftës, duke kundërshtuar çdo përpjekje për glorifikimin e njësive serbe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OVL e UÇK-së reagon ndaj nderimit të njësive serbe: Po institucionalizohet mohimi i krimeve të luftës appeared first on Sinjali.

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

2 August 2026 at 19:03

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas përditësimit të orës 18:27, pritjet më të gjata për automjete janë regjistruar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku për hyrje pritet deri në 60 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 350 metra. Në dalje, pritjet janë rreth 20 minuta, me kolonë prej 50 metrash.

Në Jarinjë, pritjet për hyrje variojnë nga 45 deri në 60 minuta, ndërsa në dalje nga 3 deri në 5 minuta. Kolona në dalje raportohet të jetë deri në një kilometër.

Në Han të Elezit pritjet për hyrje arrijnë deri në 30 minuta, me kolonë prej 300 metrash, ndërsa në dalje pritet rreth 10 minuta.

Pritje prej rreth 15 minutash janë regjistruar edhe në Muçibabë, ku kolona në hyrje arrin deri në 150 metra, ndërsa në Vërmicë pritjet shkojnë deri në 15 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë kryesisht të shkurtra dhe variojnë nga një deri në pesë minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare appeared first on Sinjali.

Rita Ora nga Ohri: Krenare që jam nga Kosova dhe që jam shqiptare

2 August 2026 at 18:57

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka dhuruar një performancë të veçantë mbrëmjen e së shtunës në Ohër, në një nga koncertet më të mëdha verore të organizuara atje.

Këngëtarja interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura, të cilat numërojnë miliona dëgjime në mbarë botën, ndërsa gjatë gjithë mbrëmjes krijoi një atmosferë elektrizuese me publikun.

Gjatë koncertit, Rita Ora iu drejtua disa herë fansave në gjuhën shqipe dhe foli për lidhjen e saj të veçantë me Ohrin, duke kujtuar se e kishte vizituar që në fëmijëri së bashku me familjen.

“Jam rritur në Londër, por zemra ime do të jetë gjithmonë në këtë pjesë të botës”, u shpreh ajo.

Artistja përshëndeti gjithashtu shqiptarët e shumtë në publik, duke shprehur krenarinë për prejardhjen e saj.

“Jam shumë krenare që jam nga Kosova, Shqipëria dhe dua që të gjithë të jemi krenarë për atë që jemi dhe nga vijmë”, tha Rita Ora.

Performanca e saj u prit me entuziazëm të madh nga publiku dhe dëshmoi edhe një herë lidhjen e fortë të këngëtares me shqiptarët në rajon.

@portalb.mk

Rita Ora në Ohër: Për gjithë shqiptarët e mi në turmë, jam shumë krenare që jam nga Kosova, Shqipëria

♬ original sound – PORTALB

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rita Ora nga Ohri: Krenare që jam nga Kosova dhe që jam shqiptare appeared first on Sinjali.

Alabbar pranon gabimin me Portin e Durrësit: Veprova shumë shpejt

2 August 2026 at 18:50

Biznesmeni i njohur ndërkombëtar Mohamed Alabbar ka pranuar se mënyra se si u zhvillua projekti i ndërtimit në Portin e Durrësit ishte një gabim, duke theksuar se procesi u ndërmor me nxitim.

Në një intervistë të publikuar më 1 gusht, themeluesi i kompanisë “Eagle Hills” deklaroi se në rastin e Shqipërisë kishte vepruar shumë shpejt dhe se ky ishte një nga vendimet për të cilat kishte reflektuar më pas.

“Për shembull, në Shqipëri e ndërtova shumë shpejt. Ishte një gabim”, deklaroi Alabbar.

Ai është investitori kryesor i projektit për transformimin e Portit të Durrësit, i cili konsiderohet një nga projektet më të mëdha të zhvillimit urban dhe turistik në Shqipëri.

Deklarata e Alabbarit pritet të rikthejë debatet rreth mënyrës së realizimit të projektit dhe ritmit me të cilin janë ndërmarrë procedurat për zhvillimin e zonës portuale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alabbar pranon gabimin me Portin e Durrësit: Veprova shumë shpejt appeared first on Sinjali.

Irani mohon marrëveshjen për rihapjen e Hormuzit: “Nuk e lejojmë”

2 August 2026 at 18:45

Irani ka mohuar zyrtarisht raportimet se ka arritur një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se lundrimi në këtë rrugë strategjike nuk do të rifillojë për sa kohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë, sipas Teheranit, “veprimet armiqësore”.

Mediat shtetërore iraniane i kanë cilësuar si të pavërteta pretendimet se, me ndërmjetësimin e Katarit, është arritur një kompromis për rihapjen e ngushticës. Sipas tyre, nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë dhe raportimet në këtë drejtim janë të rreme.

Deklarata vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump kishte bërë të ditur se kishte vendosur të anulonte një sulm të planifikuar ndaj Iranit, duke pretenduar se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, kishte pranuar një propozim kompromisi të ndërmjetësuar nga Katari.

Trump deklaroi se vendimi për të mos ndërmarrë sulmin ishte marrë në funksion të arritjes së një marrëveshjeje, duke shtuar se Irani dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme i kishin kërkuar Uashingtonit të shmangte përshkallëzimin ushtarak gjatë zhvillimit të bisedimeve.

Sipas presidentit amerikan, çdo marrëveshje duhet të përfshijë rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit dhe eliminimin e kërcënimit bërthamor që, sipas tij, paraqet Irani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani mohon marrëveshjen për rihapjen e Hormuzit: “Nuk e lejojmë” appeared first on Sinjali.

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete – një person përfundon në spital

2 August 2026 at 18:21

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik–Rrëshen, ku janë përfshirë dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar, raporton TV Klan.

I lënduari është transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete – një person përfundon në spital appeared first on Sinjali.

❌