Normal view

Received — 24 July 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rama publikon analizën me inteligjencë artficiale për “Paketën e Maleve”: Ligji synon banorët e zonave malore, jo oligarkët

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një analizë  mbi “Paketën e Maleve” sipas ChatGPT, duke reaguar ndaj kritikave dhe akuzave se kjo nismë ligjore është hartuar për t’u shërbyer investitorëve të mëdhenj apo oligarkëve.

Në postimin e tij, Rama sjell një shpjegim të dispozitave të ligjit, duke argumentuar se qëllimi i tij është t’u japë mundësi familjeve që jetojnë në zonat malore të formalizojnë dhe zhvillojnë pasuritë e trashëguara, të cilat për shkak të historisë së pronësisë në Shqipëri nuk kanë pasur dokumentacion të plotë.

LIGJI I “PAKETËS SË MALEVE” SIPAS CHATGBT, THJESHT E QARTË FARE

Shumica e kritikave për “Paketën e Maleve” nisen nga ideja se ligji u krijua për investitorë të mëdhenj, të huaj ose “oligarkë”. Nëse lexohet ligji, këto teza nuk qëndrojnë.

1. “Është bërë për oligarkët.”

Kjo është ndoshta kritika më e përhapur, por edhe më e vështira për t’u mbështetur juridikisht.

Një oligark nuk ka nevojë për një ligj që kërkon të provosh posedimin faktik të tokës për të paktën 10 vjet siç thotë shprehimisht ky ligj. Paketa e Maleve nuk u krijon një rrugë të re investitorëve të mëdhenj; ajo krijon një rrugë për njerëzit që prej dekadash jetojnë mbi një truall të trashëguar pa mundur ta formalizojnë atë.

Nëse një familje në Theth, Vermosh, Zagori, Lunxhëri apo Mokër ka punuar tokën e trashëguar prej brezash, por nuk ka një titull pronësie për shkak të historisë së ndërlikuar të regjimit komunist, tranzicionit dhe legjislacionit ekzistues të tokës, atëherë ky ligj i jep një mekanizëm për ta zhvilluar atë pronë.

Ky është subjekti real i ligjit

2. “Është bërë për të huajt.”

As kjo nuk rezulton nga ligji. Ligji nuk krijon një kategori të privilegjuar për shtetasit e huaj.

Madje, kushti më i rëndësishëm i tij – posedimi faktik shumëvjeçar i tokës – është pikërisht ai që shumica dërrmuese e investitorëve të huaj nuk mund ta plotësojnë.

Një investitor i huaj që vjen sot në Shqipëri nuk mund të deklarojë se ka poseduar tokën për dhjetë vjet.

Pra ai nuk hyn fare në mekanizmin kryesor të Paketës së Maleve.

3. “Është bërë për të pasurit.”

Edhe kjo tezë ka një problem logjik.

Nëse një person ka kapital të madh, ai mund të investojë edhe pa Paketën e Maleve.

Ligji nuk i krijon një privilegj të ri.

Ndërsa një familje që ka një kullë malesh, një stan, një fermë ose një truall të trashëguar, por nuk ka mundur kurrë ta formalizojë, pa këtë ligj nuk mund të marrë kredi, nuk mund të ndërtojë ligjërisht, nuk mund të zhvillojë agroturizëm dhe shpesh as nuk mund t’ua lërë fëmijëve të sigurt juridikisht.

Paketa synon pikërisht të zhbllokojë këtë situatë.

4. “Po pse 1 euro?”

Sepse shteti nuk po shet tokë për të mbledhur para, por po ia jep me kontratë ligjore tokën shtetërore poseduesit. Pasi ai realizon ndërtimin hipotekon edhe pronën.

Ky është një instrument i përdorur edhe në vende të tjera për të zhvilluar zona të braktisura.

5. “Po ua fal tokën.”

Jo.

Ligji nuk thotë se kush aplikon bëhet automatikisht pronar.

Duhet:

të provohet posedimi;

të verifikohet ligjshmëria;

të miratohet projekti;

të përmbushen kushtet kontraktore;

të realizohet investimi.

Nëse këto nuk ndodhin, mekanizmat ligjorë parashikojnë pasoja sipas kontratës dhe legjislacionit përkatës dhe toka mbetet shtet.

6. “Po favorizohen vetëm resortet.”

Kjo bie ndesh me vetë filozofinë e ligjit.

Projektet që synohen janë shumë më të gjera:

agroturizëm;

bujtina;

ferma;

punishte artizanale;

përpunim produktesh vendase;

aktivitete sportive e natyrore;

turizëm familjar.

Pra modeli është ekonomia lokale, jo vetëm investimi i madh.

7. “Po u merret prona pronarëve.”

Ligji nuk shpronëson pronën private të regjistruar.

Ai operon mbi prona shtetërore me posedues faktik ose mbi situata ku nuk ekziston një titull i formalizuar pronësie dhe ku legjislacioni i mëparshëm nuk ka dhënë zgjidhje për trashëgimtarët. Çdo konflikt pronësie vazhdon të trajtohet sipas mekanizmave ligjorë përkatës.

Në thelb, çfarë është Paketa e Maleve?

Nëse dikush thotë se është ligj për oligarkët, pyetja e thjeshtë është:

Cili oligark ka pritur dhjetëra vite duke jetuar në një stan, në një kullë mali apo në një pemëtore të trashëguar pa certifikatë pronësie?

Sepse ky është personi që ligji ka në mendje.

Paketa e Maleve nuk është një ligj për ata që kanë shumë kapital. Është një ligj për ata që kanë pasur tokë, kujtime, punë dhe rrënjë, por nuk kanë titull juridik pronësie. Ajo përpiqet ta kthejë atë kapital të fjetur në ekonomi reale: në bujtina, ferma, punishte, shtigje turistike, vende pune dhe jetë të rikthyer në zonat malore.

/gj.m/a.f/

The post Rama publikon analizën me inteligjencë artficiale për “Paketën e Maleve”: Ligji synon banorët e zonave malore, jo oligarkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetarët në ditën e 55-t të protestës kundër investimit në Zvërnec

TIRANË, 24 korrik /ATSH/– Ka vijuar këtë të premte në Tiranë protesta e 55-të kundër investimit në zonën e Zvërnecit.

Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku mbajtën pankarta dhe parulla me kërkesa politike, përfshirë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në sistemin politik.

Më pas, protestuesit nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin.

Në fjalën e rastit, protestuesit i’u përgjigjën Kryeministrit Rama lidhur me dokumentin e hartuar prej tij, të emërtuar “Besa”, me fokus përmirësimin e qeverisjes së vendit.

“Nuk ka besë për ty kryeministër pasi vetëm dje i preve në besë qytetarët që po protestojnë për 55 ditë…Rama po përpiqet ta zbusë dhe kërkon që pasi të japë dorëheqjen t’i shpëtojë drejtësisë, por pas dorëhqjes e pret drejtësia”.

Ndër të tjera, protestuesit përsëritën kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore, me argumentin se kjo do të mundësonte, sipas tyre, rikthimin e funksionimit demokratik të institucioneve

“Kërkesa e dytë për një qevreri tranzitore që sistemi të marrë oksigjen dhe të mundësojë demokracinë që mungon dhe që është marrë peng nga sistemi i inkriminuar”, tha një protestues

Kërkesat e protestuesve mbeten ndryshimi i ligjit zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë, kundërshtimi i Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve që lidhen me zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Pas fjalimeve të rastit, protestuesit zhvilluan marshimin e tyre të përnatshme.

Protesta është organizuar prej 55 ditësh, me fokus kryesor kundërshtimin e investimeve të planifikuara në zonën e Zvërnecit.

/gj.m/a.f/

The post Qytetarët në ditën e 55-t të protestës kundër investimit në Zvërnec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi: Transkripti i seancave plenare në Kuvend me inteligjencë artificiale

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri një bilanc të punës parlamentare gjatë dy sesioneve të para të kësaj legjislature.

Në fokus të fjalës së tij ishte edhe zhvillimi teknologjik i Kuvendit, ku kryeparlamentari evidentoi implementimin e inteligjencës artificiale për transkriptimin automatik të mbledhjeve parlamentare e cila synon të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut në veprimtarinë e Kuvendit.

Sipas Peleshit, sistemi ka hyrë prej disa muajsh në funksion dhe po vijon trajnimin dhe vetëpërmirësimin.

“Që nga mbledhja e parë e transkriptuar janë transkriptuar me sukses 287 mbledhje të komisioneve parlamentarë me rreth 486 orë material i përpunuar. Aktualisht të gjitha seancat plenare transkriptohen dhe transmetohen drejtpërdrejt me titra në kanalin e Kuvendit në Youtube”, tha Niko Peleshi.

Sipas Peleshit, transkriptimi automatik është një sistem i zhvilluar posaçërisht për Kuvendin e Shqipërisë, i cili shndërron në kohë reale fjalimet e deputetëve në tekst të shkruar. Në qendër të tij qëndron një model i inteligjencës artificiale i trajnuar enkas mbi gjuhën shqipe dhe terminologjinë parlamentare, çka i mundëson sistemit të njohë me saktësi të lartë emrat, institucionet dhe fjalorin specifik të përdorur në seancat e Kuvendit.

Peleshi nënvizoi se “një ndër risitë kryesore është fakti që i gjithë sistemi funksionon brenda infrastrukturës së Kuvendit, pa u mbështetur te shërbime të jashtme, duke garantuar sigurinë dhe sovranitetin e të dhënave. Përveç transkriptimit, sistemi ofron edhe identifikimin automatik të folësve dhe një mjedis bashkëpunues online, ku personeli i Kuvendit mund të rishikojë dhe të përmirësojë tekstin me shpejtësi, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e publikimit të procesverbaleve zyrtare”.

“Titrat në kohë reale gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta e bëjnë veprimtarinë e Kuvendit më të aksesueshme për të gjithë qytetarët, përfshirë personat me vështirësi në dëgjim. Ndërkohë, çdo seancë e transkriptuar ruhet në një arkiv dixhital të kërkueshëm, duke i mundësuar publikut, gazetarëve dhe studiuesve të gjejnë brenda pak sekondash çdo fjalë të thënë në sallën e Kuvendit”, vijoi ai.

Me këtë nismë, Kuvendi i Shqipërisë renditet ndër parlamentet e para në rajon që përdorin inteligjencën artificiale për transkriptimin e seancave, duke e kthyer teknologjinë në një instrument konkret në shërbim të transparencës dhe të afrimit të institucionit me qytetarët.

/e.i/j.p/

The post Peleshi: Transkripti i seancave plenare në Kuvend me inteligjencë artificiale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Spanja shpall gjendjen e emergjencës kombëtare nga zjarret

24 July 2026 at 14:04

MADRID, 24 korrik /ATSH/ – Qeveria spanjolle shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare, pasi një seri zjarresh të mëdha pyjore kërcënuan komunitetet pranë Madridit dhe në provincën fqinje të Avilës, sipas Reuters.

Sipas autoriteteve, më shumë se 10 mijë persona janë detyruar të evakuohen, ndërsa zjarrfikësit po përballen me vështirësi për të vënë flakët nën kontroll.

Ministria e Brendshme njoftoi se vendimi u mor për shkak të shpërthimit të njëkohshëm të disa vatrave të zjarrit, kushteve të pafavorshme atmosferike dhe nevojës për të mobilizuar burime të shumta nga administrata të ndryshme publike.

Këta faktorë e kanë bërë shumë më të ndërlikuar operacionin e shuarjes së flakëve dhe mbrojtjes së popullsisë.

Zjarret janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta, erërave të forta dhe thatësirës së zgjatur, duke rrezikuar zona të banuara dhe sipërfaqe të mëdha pyjore.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuime masive në disa lokalitete, ndërsa banorët janë strehuar në qendra të përkohshme.

Në operacionet e emergjencës janë angazhuar qindra zjarrfikës, ushtarë të njësive të specializuara, avionë dhe helikopterë për shuarjen e flakëve.

Për shkak të situatës kritike, janë mbyllur disa rrugë kryesore dhe është ndërprerë përkohësisht qarkullimi në zona të caktuara për të lehtësuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Shpallja e emergjencës kombëtare i jep qeverisë mundësinë të koordinojë më shpejt burimet shtetërore dhe rajonale, si dhe të kërkojë mbështetje shtesë nëse situata përkeqësohet.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të emergjencës dhe të shmangin udhëtimet drejt zonave të prekura.

Meteorologët paralajmërojnë se moti i nxehtë dhe erërat e forta pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke rritur rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarreve.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri të plotë për të mbrojtur jetën e banorëve dhe për të kufizuar dëmet në pronë dhe mjedis./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Spanja shpall gjendjen e emergjencës kombëtare nga zjarret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama prezanton dokumentin “Besa”: Aleancë për të kthyer protestën e flamingove në test pjekurie të demokracisë

TIRANË, 24 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama siguroi sot se vendimet e qeverisë nuk do të përjetohen si prerje në besë, ku qytetarët të ndihen të painformuar dhe të papërfillur.

Për këtë arsye Rama prezantoi dokumentin e titulluar “Besa”, një aleancë sipas tij, për të kthyer protestën e flamingove në test pjekurie të demokracisë.

“E kam titulluar me emër të vjetër dhe shumë të madh: Besa. E di që do të hapë debat, por e zgjodha edhe pse do të hapë debat. Nuk gjeta asnjë fjalë që ta thotë më qartë që vendimet të mos përjetohen më si prerje në besë, të mos ndihen si të padëgjuar e të painformuar, të papërfillur”, tha Rama.

Rama theksoi se ka shkruar po ashtu një ankes për mënyrën si PS do ta mbështesë kthesën

“E di që para se ta lexoni do të jetë hedhur në kanale sociale, i mbuluar me pupla sorrash. Beteja sot nuk është mes qeverisë dhe qytetarëve. Është mes atyre që duan një Shqipëri më të drejtë e të besueshme dhe atyre që e kanë të domosdoshme një Shqipëri të përçarë dhe pa besim te shteti. Atyre, që i patë edhe dje, të grumbulluar si një grup i vogël sorrash te foltorja e parlamentit. Edhe pse tani, bulevardi i ka lënë si zogj korbi të kategorisë së dytë”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se aleanca që na duhet është për ta mbrojtur kritikën, për ta kthyer zemërimin në ndryshim, pyetjen në provë dhe protestën nga një çast përplasjeje në një test pjekurie të demokracisë. /j.p/

The post Rama prezanton dokumentin “Besa”: Aleancë për të kthyer protestën e flamingove në test pjekurie të demokracisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona

TIRANË, 24 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot  ata që protestuan në Bulevard gjatë muajit qershor nuk janë mosmirënjohës, por janë matësi i ri i standardeve tona.

Në mbledhjen e grupin parlamentar dhe kabinetit qeveritar, Rama u ndal te protesta e zhvilluar gjatë muajit qershor kundër investimit në Zvërnec.

Rama theksoi se gjatë muajit qershor bulevardi u mbush me njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, nga të gjitha kategoritë shoqërore, moshat dhe një shpend i rrallë, i bukur dhe i brishtë u bë simbol i vëmendjes më të madhe globale që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë brenda 1 muaji.

“Kam sjellë me vete edhe dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u lexuar, analizuar dhe ndryshuar që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre: dokumenti strategjik për kthesën që duhet të garantojë mandati i katërt në procesin qeverisës dhe i dyti është një aneks për mënyrën se si PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit të 4-t”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje episodin e një kryebashkiaku, i cili u indinjua nga protesta e një grupi qytetarësh.

“Qëlloi pikërisht në një nga ditët e qershorit që një kryetar bashkie, shok i yni, njeri që i rri në kokë punës dhe komunitetit më erdhi shumë i acaruar me një grup qytetarësh që i kishin dalë në protestë për një problem në lagjen e tyre në periferi të asaj bashkie. ‘I kam gjetur në llum, nuk kishin rrugë, trotuare, për ndriçim nuk bëhej fjalë. I bëra me rrugë, trotuare, me drita, me pemë, u bëra kopsht dhe u vura dhe stola, por janë mosmirënjohës'”, solli Rama në vëmendje bisedën.

Por, sipas kryeministrit “pikërisht kjo fjalë, mosmirënjohës, është pikënisja e perspektivës së re që na duhet, sepse në përmbajtjen e saj gjendet kuptimi më i gabuar i fazës së re ku ka hyrë Shqipëria”.

“Prandaj dua që t’ua them unë atyre që dolën në bulevard gjatë qershorit dhe atyre që kanë protestuar në heshtje, pa zë, vetëm apo me të tjerë kudo në Shqipëri apo jashtë, jo vetëm gjatë qershorit por qysh pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar: Ju nuk jeni mosmirënjohës, jeni matësi i ri i standardeve tona. Ju që mbushët bulevardin nuk protestuat kundër Shqipërisë që ne ndërtuam gjatë 3 mandate të para. Edhe ata që gjatë ditës ishin në punën e shtetit dhe në mbrëmje shkonin në protestë nuk dolën në bulevardin e flamingove për të sulmuar qeverinë apo për t’ju bashkuar këngës ‘Rama jepe dorëheqjen'”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peleshi: Kjo është legjislatura e integrimit evropian, miratuam 131 ligje

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në bilancin e punës në dy sesionet e para të kësaj legjislature parlamentare e cilësoi legjislaturën si atë të integrimit evropian, për shkak të rolit të Parlamentit në mbështetjen e procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në takimin e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së, ku i pranishëm është edhe Kryeministri, njëherësh kryetari i PS-së Edi Rama, Peleshi u shpreh se në dy sesionet e deritanishme Kuvendi ka ushtruar tre funksionet e tij themelore të përcaktuara nga Kushtetuta, si funksionin legjislativ, mbikëqyrës dhe zgjedhës.

Sipas tij, Kuvendi ka qenë institucioni ku janë materializuar reformat më të rëndësishme të kësaj periudhe.

Peleshi bëri të ditur se gjatë dy sesioneve të para janë miratuar 131 ligje, rreth 40 më shumë krahasuar me dy sesionet e fundit të legjislaturës së kaluar.

“Janë miratuar me konsensus ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, duke modernizuar procedurat parlamentare dhe duke rikonfiguruar komisionet e përhershme parlamentare”, tha ai.

Në fjalën e tij, Peleshi renditi edhe një sërë reformash ligjore të ndërmarra gjatë kësaj periudhe, mes të cilave ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin Civil, përmirësimin e kuadrit ligjor për konfliktin e interesit, lobimin, komisionet hetimore, organet e drejtësisë, pronësinë intelektuale, mbrojtjen e mjedisit, bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Duke u ndalur te procesi i integrimit evropian, Peleshi tha se puna e Kuvendit nuk ka qenë asnjëherë më parë kaq e lidhur ngushtë me negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Po ta përkufizonim me një fjalë këtë legjislaturë, ajo do të ishte legjislatura e integrimit evropian”, u shpreh ai.

Sipas Peleshit, në kuadër të procesit të negociatave janë miratuar 157 amendamente shtesë, janë shqyrtuar pozicionet negociuese të Shqipërisë, është monitoruar vazhdimisht ecuria e negociatave dhe janë zhvilluar dhjetëra seanca dëgjimore me ministrat dhe ekipet negociatore.

1 nga 4

/e.i/

The post Peleshi: Kjo është legjislatura e integrimit evropian, miratuam 131 ligje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzeu i Drishtit në Postribë, gati për vizitorët pas rikonstruksionit të plotë

24 July 2026 at 12:00


TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci informoi sot se Muzeu i Drishtit në Postribë është gati të presë vizitorë.

Muzeu i Drishtit iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë si edhe muzealizimit. Në një postim në rrjetet sociale, Beci e cilësoi këtë muze si, një prej dëshmive më të vyera të historisë së kësaj zone, që i jep jetë një hapësire që ruan, promovon dhe rrëfen trashëgiminë tonë kulturore.

“Muzeu i Drishtit është një vlerë për komunitetin dhe identitetin e zonës, por edhe një destinacion i ri kulturor që pasuron ofertën historike e turistike të Bashkisë Shkodër, duke ftuar vizitorët të zbulojnë një tjetër copëz të historisë sonë”, u shpreh kryebashkiaku Beci.

Muzeu gjendet në Kalanë e Drishtit, rreth 15 km nga qyteti i Shkodrës. Kjo është ndër të paktat kala në Shqipëri në të cilat ende banohet. Në një lartësi rreth 800 m mbi nivelin e detit, në ambientet e brendshme të saj ndodhen disa shtëpi banimi. Kalaja e Drishtit është ngritur në shekullin XIII si një fortesë bizantine dhe mban statusin Monument Kulture që prej 1948-s.

Gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir, një tjetër monument kulture tepër i njohur dhe i frekuentuar. Si Kalaja e Drishtit ashtu dhe Ura e Mesit përfshihen në territorin e njësisë administrative të Postribës në Shkodër.

/j.p/

 

The post Muzeu i Drishtit në Postribë, gati për vizitorët pas rikonstruksionit të plotë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Pesha e borxhit afatshkurtër u ul gjatë gjashtëmujorit të parë, rezultat i menaxhimit aktiv

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Menaxhimi i kujdesshëm i financave publike po përkthehet në një profil borxhi më të sigurt dhe më të qëndrueshëm për Shqipërinë, ndërsa gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 janë përmirësuar ndjeshëm treguesit e riskut të borxhit publik.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se rezultatet e arritura janë pasojë e një politike fiskale të përgjegjshme dhe e një menaxhimi aktiv të portofolit të borxhit, me ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e stabilitetit makrofiskal të vendit.

Sipas Malajt, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit është ulur pesha e borxhit afatshkurtër, duke reduktuar nevojat për rifinancim në periudha të shkurtra. Po ashtu, është rritur jetëgjatësia mesatare e borxhit të brendshëm, çka kontribuon në shpërndarjen më të mirë të detyrimeve financiare në kohë dhe zvogëlon ekspozimin ndaj luhatjeve të tregut.

Një tjetër tregues i përmirësuar, sipas ministrit, është reduktimi i peshës së borxhit që maturohet brenda një viti, element që forcon më tej qëndrueshmërinë e financave publike dhe ul rrezikun e rifinancimit.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se raporti i borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto ka pësuar një rënie të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Nga niveli 73.9% në vitin 2021, borxhi ka zbritur në 64.1% në vitin 2022, në 57.6% në vitin 2023, në 54.2% në vitin 2024 dhe në 52.9% në vitin 2025.

Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2026, raporti i borxhit publik ndaj PBB-së rezulton 49%, ndërsa parashikimi për fundin e vitit është 52.8%, duke shënuar një ulje të qëndrueshme prej 21.1 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2021.

Një tjetër tregues i rëndësishëm është zgjatja e kohës mesatare të maturimit të borxhit. Sipas Ministrisë së Financave, maturimi mesatar është rritur nga 2.2 vite në vitin 2021 në 3.3 vite në qershor 2026, ose 1.1 vite më shumë. Kjo nënkupton më pak nevojë për rifinancim afatshkurtër dhe një profil më të qëndrueshëm të detyrimeve të shtetit.

Malaj theksoi gjithashtu se borxhi në valutë të huaj vijon të mbetet nën kufijtë e përcaktuar në Strategjinë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit, duke kufizuar ekspozimin ndaj rreziqeve që lidhen me luhatjet e kursit të këmbimit.

“Këto rezultate janë fryt i një politike fiskale të përgjegjshme dhe i një menaxhimi aktiv të borxhit, që forcon besimin e tregjeve, ul rreziqet e financimit dhe krijon më shumë hapësirë për të investuar në zhvillimin e vendit, ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve”, u shpreh ministri i Financave.

Sipas Ministrisë së Financave, përmirësimi i profilit të borxhit publik është pjesë e objektivave të Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit, e cila synon të sigurojë financim me kosto sa më të ulët në afat të mesëm dhe të gjatë, duke mbajtur nën kontroll rreziqet fiskale.

Qeveria shqiptare ka ndjekur vitet e fundit një qasje të orientuar drejt zgjatjes së maturimit të borxhit, uljes së peshës së instrumenteve afatshkurtra dhe menaxhimit të kujdesshëm të ekspozimit ndaj valutës, me synim forcimin e qëndrueshmërisë së financave publike dhe krijimin e hapësirave për financimin e investimeve prioritare dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

/e.xh/j.p/

The post Malaj: Pesha e borxhit afatshkurtër u ul gjatë gjashtëmujorit të parë, rezultat i menaxhimit aktiv appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sesioni i UNESCO-s, vlerësohen dokumentet e reja strategjike për Parkun Kombëtar të Butrintit

24 July 2026 at 10:00

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Shqipëria mori pjesë në sesionin e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të zhvilluar në Busan të Republikës së Koresë.

Në këtë forum të rëndësishëm global për mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë botërore marrin pjesë mbi 3 mijë delegatë dhe ekspertë nga 196 shtete të cilët diskutuan politikat dhe masat për ruajtjen e pasurive kulturore dhe natyrore me vlerë universale të jashtëzakonshme.

Delegacioni shqiptar prezantoi progresin e arritur në mbrojtjen dhe menaxhimin e pasurive të trashëgimisë botërore në Shqipëri.

Për Parkun Kombëtar të Butrintit, komiteti vlerësoi pozitivisht dokumentet e reja teknike dhe strategjike, forcimin e bashkëpunimit me komunitetin lokal, si dhe angazhimin për një menaxhim të qëndrueshëm në përputhje me standardet e UNESCO-s.

Vlerësim mori edhe puna për Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, ku u njoh progresi në avancimin e Planit të Integruar të Menaxhimit, forcimin e koordinimit institucional dhe ndërmarrjen e masave për ruajtjen afatgjatë të këtyre pasurive me rëndësi të jashtëzakonshme.

Prezantimi u përqendrua edhe te Rajoni i Liqenit të Ohrit. Shqipëria prezantoi masat konkrete të ndërmarra për mbrojtjen e kësaj pasurie ndërkufitare, përfshirë shpalljen e Gadishullit të Linit si Ansambël Arkitektonik Urban me zonën e tij mbrojtëse, forcimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe UNESCO-n për menaxhimin e koordinuar të kësaj pasurie të përbashkët. /j.p/

The post Sesioni i UNESCO-s, vlerësohen dokumentet e reja strategjike për Parkun Kombëtar të Butrintit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aparate digjitale në Poliklinikën e Specialiteteve Elbasan, rritje e cilësisë së diagnostikimit

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Poliklinika e Specialiteteve në Elbasan është pajisur me një aparat të ri plotësisht dixhital për radiografi dhe fluoroskopi, investim që synon përmirësimin e cilësisë së diagnostikimit dhe rritjen e standardeve të shërbimit shëndetësor për qytetarët.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se aparatura e re mundëson realizimin e imazheve me rezolucion të lartë, diagnostikim më të saktë, si edhe kryerjen e procedurave në një kohë më të shkurtër, duke rritur efikasitetin e shërbimit dhe cilësinë e kujdesit për pacientët.

Sipas MSHMS-së, investimi është pjesë e përpjekjeve për modernizimin e infrastrukturës dhe pajisjeve mjekësore në institucionet shëndetësore publike, me synim ofrimin e shërbimeve gjithnjë e më cilësore dhe bashkëkohore për qytetarët.

Pajisja me teknologji të avancuar diagnostikuese pritet të lehtësojë punën e personelit mjekësor, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e saktësisë së ekzaminimeve dhe përmirësimin e përvojës së pacientëve në marrjen e shërbimit.

Poliklinika e Specialiteteve është e organizuar në 40 kabinete, me akses të shpejtë dhe shërbime cilësore në 18 specialitete të ndryshme të sëmundjeve të brendshme dhe ekzaminime ambulatore e laboratorike.

/e.i/j.p/

The post Aparate digjitale në Poliklinikën e Specialiteteve Elbasan, rritje e cilësisë së diagnostikimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kanioni i Kirit, peizazhe përrallore dhe ujëra të kristaltë

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Kanioni i Kirit, vetëm 13 kilometra larg Shkodrës është një nga mrekullitë natyrore më të bukura të qytetit në veri të vendit.

Rreth 8 kilometra i gjatë, ky kanion fillon nga Ura e Shenjtë dhe përfundon në Prekal, ndërsa përgjatë tij gjenden shkëmbinj të mëdhenj, vaska natyrore, pellgje me ujë të kristalë dhe gjire.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kanioni i Kirit, që tashmë është kthyer në një destinacion të preferuar për turistë të shumtë vendas, dhe të huaj.

Me relievin e veçantë, luginën piktoreske dhe ujërat e kthjellëta që gjarpërojnë mes shkëmbinjve, kanionet e Kirit përfaqësojnë një atraksion natyror që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve.

Ndërthurja harmonike e maleve, gjelbërimit dhe ujit krijon një peizazh unik, duke e kthyer zonën në një destinacion të preferuar për adhuruesit e natyrës dhe turizmit të aventurës.

Për të gjithë ata që janë në kërkim të një aventure mes ujit të kristaltë, natyrës së egër dhe pamjeve fantastike, kanioni i Kirit është destinacioni që nuk duhet humbur.


/e.i/j.p/

The post Kanioni i Kirit, peizazhe përrallore dhe ujëra të kristaltë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – SHBA vendos tarifa të reja ndaj 60 vendeve për shqetësimet mbi punën e detyruar

24 July 2026 at 09:05

UASHINGTON, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Administrata amerikane njoftoi vendosjen e tarifave të reja prej 10% dhe 12,5% ndaj importeve nga 60 partnerë tregtarë, duke i akuzuar se nuk kanë miratuar ose nuk zbatojnë në mënyrë efektive ndalimet për importin e produkteve të prodhuara me punë të detyruar.

Vendimi u bë publik nga Zyra e Përfaqësuesit të SHBA-së për Tregtinë (USTR).

Tarifat do të hyjnë në fuqi në orën 00:01 të ditës së sotme, por nuk do të zbatohen për të gjitha mallrat.

Përjashtime do të ketë për produkte që tashmë i nënshtrohen tarifave të tjera, si çeliku dhe alumini, si edhe për mallrat që ishin ngarkuar në anije përpara hyrjes në fuqi të masës.

Ndër partnerët e prekur është edhe Bashkimi Evropian, ndërsa në listë përfshihen gjithashtu Japonia, Tajvani dhe Zvicra.

Për disa produkte nga këto vende do të zbatohet tarifa 10%, ndërsa për të tjera 12.5%, me përjashtime shtesë që pritet të shpallen.

Sipas autoriteteve amerikane, niveli i tarifës është përcaktuar në bazë të angazhimit të secilit partner tregtar për të ndaluar dhe luftuar importin e mallrave të prodhuara me punë të detyruar.

Vendet që kanë miratuar dhe zbatojnë masa efektive do t’i nënshtrohen tarifës 10%, ndërsa ato që nuk kanë një ndalim të tillë do të përballen me tarifën më të lartë prej 12,5%.

Përfaqësuesi amerikan për Tregtinë, Jamieson Greer, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë një ndalim të importeve të lidhura me punën e detyruar prej gati një shekulli dhe e zbatojnë atë me rigorozitet.

Sipas tij, ka ardhur koha që edhe partnerët tregtarë të ndërmarrin masa të ngjashme për të luftuar këtë praktikë./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post UASHINGTON – SHBA vendos tarifa të reja ndaj 60 vendeve për shqetësimet mbi punën e detyruar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Media spanjolle: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

24 July 2026 at 08:05

TIRANË, 24 korrik / ATSH/- Riviera Shqiptare është renditur mes destinacioneve më të preferuara të Evropës për pushime verore, të cilat vlerësohen për përvojat autentike larg mbipopullimit turistik, shkruan Aine Diaz në median spanjolle “La Sexta”.

Artikulli thekson se, megjithëse Evropa përfshin disa nga destinacionet më të vizituara në botë, kontinenti ka ende vende që mbeten të paeksploruara, pavarësisht potencialit të tyre të madh turistik. 

Për turistët që dëshirojnë të shmangin fluksin e madh të vizitorëve dhe të zbulojnë vende të reja, media spanjolle rekomandon destinacione që ruajnë ende autenticitetin dhe vijojnë të surprizojnë vizitorët me bukuritë natyrore dhe kulturore.

Në këtë listë përfshihen Riviera Shqiptare, Gadishulli i Peljesacit në Kroaci, Bregdeti Slloven, Ishujt Azore në Portugali dhe Bregdeti Jurasik i Britanisë së Madhe, që vlerësohen si alternativa ideale për pushime verore, larg destinacioneve tradicionale të mbipopulluara.

Për Shqipërinë, artikulli thekson se bregdeti shqiptar është, ndoshta, destinacioni më autentik i Mesdheut gjatë sezonit veror. 

Sipas medias spanjolle, Shqipëria ka qenë për shumë vite një vend i izoluar, por pas hapjes së saj ndaj botës, gjithnjë e më shumë turistë kanë zbuluar potencialin e jashtëzakonshëm turistik të Rivierës Shqiptare.

Artikulli vlerëson plazhet me ujëra të kristalta në ngjyrë bruz – të cilat, janë shumë të ngjashme ne plazhet e ishujve grekë – si dhe fshatrat karakteristikë bregdetarë, rrugët panoramike dhe gastronominë vendase, e cilësuar si një ndërthurje e traditës kulinare shqiptare me ndikime greke dhe kroate.

Një tjetër element që veçohet është raporti cilësi-çmim. 

Edhe pse çmimet kanë shënuar rritje vitet e fundit, ato mbeten ende dukshëm më të ulëta krahasuar me destinacionet fqinje, si Greqia dhe Kroacia. //a.i/

The post Media spanjolle: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AGJENDA NDËRKOMBËTARE 24.7.2026

KOMBET E BASHKUARA (Shtetet e Bashkuara) – Takimi i Shteteve Palë në Asamblenë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në lidhje me të ardhmen e Prokurorit të Përgjithshëm Karim Khan.

STARBASE (Shtetet e Bashkuara) – Fluturim i ri provë i megaraketës ”Starship”, e para që nga IPO e SpaceX.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Trump merr pjesë në Galanë e re vjetore për Shtyp në Shtëpinë e Bardhë, e ndërprerë në fund të prillit nga një e shtënë.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Tarifat e përkohshme globale prej 10%, të vendosura nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, skadojnë.

WINDSOR (Kanada) – Inaugurimi i urës së re kufitare Kanada/Shtetet e Bashkuara.

BUDAPEST (Hungari) – Auto – Kampionati Botëror i Formula 1 – Çmimi i Madh i Hungarisë.

MAROK – Futboll – Kupa e Kombeve të Afrikës për Femra./ a.jor.

The post AGJENDA NDËRKOMBËTARE 24.7.2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E premtja me vranësira dhe reshje lokale, rrezik për stuhi në veri e lindje

TIRANË, 23 korrik ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash, më të theksuara në mesditë dhe pasdite.

Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra me shkarkesa elektrike e breshër, kryesisht veri e lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi 9m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet kryesisht jugperëndim era pritet të fitojë shpejtësi deri 18m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 21/31 Re shi diell
Kukës 16/26 Re shi diell
Lezhë 23/31 Re shi diell
Dibër 15/26 Re shi diell
Durrës 21/31 Re shi diell
Tiranë 23/32 Re shi diell
Elbasan 16/32 Re shi diell
Berat 20/32 Re shi diell
Vlorë 22/30 Re shi diell
Korçë 17/27 Re shi diell
Gjirokastër 19/31 Re shi diell
Sarandë 24/30 Re shi diell

 

/a.f/

 

 

The post E premtja me vranësira dhe reshje lokale, rrezik për stuhi në veri e lindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 23 July 2026 Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste do të zhvillojë nesër një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar dhe qeverinë.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente nga përgatitja e fjalës që do të mbajë në këtëmbledhje, ndërsa jashtë zyrës së tij në kryeministri dëgjohen thirrjet e protestuesve për dorëheqje, të cilën e cilësoi si “këngën e tij të perefruar”.

“Mirmroma ka Tirona e kontradiktave. Zhurm, zhurm, shum, shum zhurm. Përgatitje me audio live nga bulevardi. Kush ka interes nesër paradite do jem live”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri informoi se në këtë mbledhje do të ndajë të gjithë reflektimin e tij mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos.

“Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e grupit parlamentar edhe të qeverisë dhe desha të ndaj me ju këtë moment, sepse ky kor ‘Rama pjepe dorëheqjen’, më ekzalton. Shihemi nesër paradite, nuk e di orën e saktë. Mbledhja fillon në 9:30, por do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos. Ai që ishte se ky që ka mbetur është i sorrave dhe i korbave”, tha Rama.

/m.m/a.f/

 

The post Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetarët në ditën e 54-t të protestës kundër investimit në Zvërnec

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Protesta e 54-t kundër investimit në Zvërnec ka vijuar këtë të enjte në Tiranë, ndërsa protestuesit kanë nisur pasdite marshimin nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, ndërsa mbajnë në duar pankarta dhe thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kastës së vjetër politike.

Kërkesat e tyre vijojnë të mbeten të njëjta, duke kërkuar ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe shfuqizimin e igjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit u mblodhën fillimisht sot rreth orën 08:30 para Kuvendit, ku situata u përshkallëzua teksa u shënuan përplasje të përsëritura me Policinë. Pas hedhjes së vezëve, domateve dhe sendeve të tjera në drejtim të efektivëve, policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës duke përdorur ujë me presion dhe spraj me piper.

(vijon)

/a.f/

The post Qytetarët në ditën e 54-t të protestës kundër investimit në Zvërnec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi të reja financimi për NVM me normë interesi preferenciale


TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është një iniciativë e qeverisë, në partneritet me sistemin bankar, që u krijon ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si edhe fermerëve, mundësi të reja financimi për të investuar, modernizuar dhe zgjeruar aktivitetin e tyre.

Kryeministri Edi Rama ndau sot të dhëna mbi këtë program, i cili sipas tij krijon mundësi të reja financimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me normë interesi preferenciale dhe Garanci Sovrane.

Programi ofron Garanci Sovrane deri në 70%, normë interesi preferenciale 2–3%, financim deri në 200 milionë lekë për çdo përfitues, si dhe mbështetje nga ekspertë për hartimin e planit të biznesit.

Kushdo që aplikon mund të investojë në teknologji, pajisje, prodhim, bujqësi, turizëm dhe të zhvillojë më tej biznesin.

Çdo biznes mund të financohet për më shumë pajisje, zgjerim të kapaciteteve, teknologji të reja apo automatizim.

Me normë interesi preferenciale 2 deri në 3%, afat shlyerje deri në 10 vite, programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është i hapur deri më 20 nëntor 2027.

/m.m/a.f/

The post Rama: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi të reja financimi për NVM me normë interesi preferenciale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamallari: Ndryshimet në ligj forcojnë Policinë e Shtetit, fund vakancave të zgjatura

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari vlerësoi ndryshimet e miratuara sot në ligjin për Policinë e Shtetit, një reformë që sipas tij, e forcon institucionin, pa prekur parimet mbi të cilat është ndërtuar.

Sipas Lamallarit me ndryshimet e miratuara sot nga Kuvendi Policia e Shtetit ka kapacitet drejtues më të fortë, organizim më të thjeshtë dhe funksional, me zinxhir komandimi të qartë e vendimmarrje të shpejtë.

Po ashtu, për sa i përket sistemit të karrierës, Lamallari theksoi se rikthehet lidhja mes gradës dhe funksionit drejtues, mbi bazën e meritës dhe eksperiencës.

“I jepet fund vakancave të zgjatura, institucion me drejtues të përgjegjshëm, pa procese burokratike që zgjasin dhe krijojnë vakum”, tha ai.

Po ashtu, Lamallari theksoi se garantohet administrim më modern i burimeve njerëzore, rregulla më të drejta për transferimet dhe një sistem disiplinor më proporcional.

“Ruajtja e kujtesës institucionale, përvoja e fituar ndër vite trajtohet si kapital shtetëror, jo privilegj. Në kushtet e sfidave të reja të sigurisë dhe krimit transnacional, Shqipëria ka nevojë për një Polici Shteti më të fortë, më profesionale dhe më afër qytetarëve”, tha Lamallari.

/m.m/

The post Lamallari: Ndryshimet në ligj forcojnë Policinë e Shtetit, fund vakancave të zgjatura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌