Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 January 2026BoldNews

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 10 Janar 2026

By: Elva
9 January 2026 at 23:00

DASHI Ti dëshiron të bësh, të thuash dhe të pushtosh gjithçka, menjëherë. Por ki kujdes: jo të gjithë mund ta ndjekin ritmin tënd. Në dashuri, je i/e nxehtë, por impulsiv/e; në punë, fiton nëse mëson të numërosh deri në tre para se të flasësh. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 10 janar 2026), […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 10 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Trump: Do e marrim Groenlandën me mënyrën e lehtë ose të vështirë

By: armand
9 January 2026 at 22:55

Presidenti Donald Trump është shprehur i vendosur se SHBA do ta arrijnë ta marrin Groenlandën, në një mënyrë apo në një tjetër. Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri teksa u pyet nga gazetarët se çdo të ndodhte me territorin e Groenlandës dhe se sa para do t’i ofronte Danimarkës për të. Trump tha […]

The post Trump: Do e marrim Groenlandën me mënyrën e lehtë ose të vështirë appeared first on BoldNews.al.

U gjet i pajetë në Elbasan, 60-vjeçari ishte i veshur me uniformë pune

By: Elva
9 January 2026 at 22:53

Viktima është identifikuar si Vasil Gashi, rreth 60 vjeç. Sipas burimeve paraprake, ai ishte i veshur me uniformë pune, çka ka ngritur pikëpyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes. Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta. Hetuesit po verifikojnë nëse bëhet fjalë për një vdekje natyrale, apo nëse në ngjarje mund të ketë faktorë të tjerë […]

The post U gjet i pajetë në Elbasan, 60-vjeçari ishte i veshur me uniformë pune appeared first on BoldNews.al.

Protestat përfshijnë Iranin, autoritetet kërcënojnë me ekzekutime

By: Elva
9 January 2026 at 22:35

Situata në Iran është përshkallëzuar ndjeshëm pas shpërthimit të protestave masive, të cilat kanë çuar në përplasje të dhunshme me forcat e sigurisë dhe viktima në disa qytete të vendit. Autoritetet iraniane kanë dhënë paralajmërime të ashpra, duke theksuar se pjesëmarrësit në demonstrata rrezikojnë burgime të rënda dhe deri dënimin me vdekje. Kërcënimet e regjimit […]

The post Protestat përfshijnë Iranin, autoritetet kërcënojnë me ekzekutime appeared first on BoldNews.al.

Macron ndryshon datën e Samitit të G7 për hir të Trump, shkak ditëlindja e presidentit amerikan!

By: armand
9 January 2026 at 22:32

Franca ka “ndryshuar me mirësjellje datat” e samitit të ardhshëm të G7-ës, “për të marrë parasysh axhendën e Donald Trump”. Kështu u shpreh një zyrtar i lartë amerikan për AFP-në të hënën. Zyrtari po reagonte ndaj një raporti të Politico se samiti, fillimisht i planifikuar për 14-16 qershor, ishte shtyrë për në 15-17 qershor. Presidenti […]

The post Macron ndryshon datën e Samitit të G7 për hir të Trump, shkak ditëlindja e presidentit amerikan! appeared first on BoldNews.al.

Hoxha: Balluku me masë sigurie del e bën karshillëk, SPAK do e godasë më fort

By: armand
9 January 2026 at 22:17

Gazetari Artan Hoxha foli mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” lidhur me dosjen Balluku. Hoxha theksoi se çështja duket se ka mbetur pezull pas rezistencës që po bën kryeministria me Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo SPAK po gjen alternativa të tjera për të vënë zv.kryeministrin pas hekurave. Sa më shumë ajo reziston për Hoxhën, aq më shumë […]

The post Hoxha: Balluku me masë sigurie del e bën karshillëk, SPAK do e godasë më fort appeared first on BoldNews.al.

Unaza e Burrelit u shemb para se të hapej, Berisha: Projektuesja, e akuzuar disa herë për mashtrim

By: Elva
9 January 2026 at 22:10

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim të ri lidhur me projektin e rikonstruksionit të Unazës së Poshtme të Burrelit e cila është shembur. Berisha shkruan se pas projektit qëndron një kompani me lidhje të drejtpërdrejta me persona të akuzuar për korrupsion dhe mashtrim në projekte publike. Sipas tij, projekti është hartuar nga […]

The post Unaza e Burrelit u shemb para se të hapej, Berisha: Projektuesja, e akuzuar disa herë për mashtrim appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 9 January 2026BoldNews

“Berisha më ftoi, por nuk shkova”/ Lubonja: Duhet një kulturë e re në politikën shqiptare

By: armand
9 January 2026 at 21:59

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Kjo Javë” tryezën e thirrur nga Sali Berisha me parti të vogla opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile, duke shprehur skepticizëm të fortë për qëllimin dhe efektin e saj politik. Sipas Lubonjës, Partia Demokratike mbetet një “parti-person”, e ndërtuar rreth figurës së liderit, çka sipas […]

The post “Berisha më ftoi, por nuk shkova”/ Lubonja: Duhet një kulturë e re në politikën shqiptare appeared first on BoldNews.al.

ILD po tradhton “Drejtësinë e Re”

By: armand
9 January 2026 at 21:49

Nga Avokat Arenc Berati Si avokat, nuk mund të hesht para farsës që u servir si drejtësi në rastin e Elbasanit. Një koleg i yni u arrestua vetëm pse guxoi të fliste, të. kundërshtonte dhe të kërkonte prova – pra të bënte pikërisht detyrën që Kushtetuta ia ngarkon avokatit. Prokurori shkel etikën dhe kërcënon me […]

The post ILD po tradhton “Drejtësinë e Re” appeared first on BoldNews.al.

Dy shqiptarë arrestohen teksa ruanin 1 ton hashash me kallashnikovë në Spanjë

By: Elva
9 January 2026 at 21:45

Policia spanjolle ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në Cádiz, të cilët u kapën duke ruajtur një sasi prej 1 ton hashashi të armatosur me armë të tipit kallashnikov. Sipas mediave spanjolle, arrestimet u bënë në zonën Pelayo, në Algeciras, ku policia kishte siguruar informacion se droga ishte fshehur në një banesë që përdorej nga grupet […]

The post Dy shqiptarë arrestohen teksa ruanin 1 ton hashash me kallashnikovë në Spanjë appeared first on BoldNews.al.

Machado propozon ndarjen e çmimit Nobel me Trump, komiteti norvegjez: Nuk është e mundur

By: armand
9 January 2026 at 21:40

Një Çmim Nobel nuk mund të “transferohet” apo të ndahet. Këtë e sqaroi nga Oslo Komiteti Norvegjez që cakton fituesin e Çmimit Nobel për Paqen, pas deklaratës së udhëheqëses së opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, e cila ishte shprehur e gatshme ta “ndante” ose madje ta “ofronte” çmimin prestigjioz Donald Trumpit. Deklarata e Machado-s erdhi […]

The post Machado propozon ndarjen e çmimit Nobel me Trump, komiteti norvegjez: Nuk është e mundur appeared first on BoldNews.al.

Rrëshqitje dherash në Matogjin të Vlorës, banorët në rrezik

By: Elva
9 January 2026 at 21:36

Shkarjet e dherave në zonën e Matogjinit në Vlorë po shkaktojnë probleme serioze dhe kanë rritur shqetësimin për banesat e fshatit. Fenomeni ka nisur në orët e para të së premtes dhe është intensifikuar gjatë mbrëmjes, duke lëvizur masivisht dhe duke u afruar drejt disa shtëpive të zonës. Sipas raportimeve, po vlerësohet edhe mundësia e […]

The post Rrëshqitje dherash në Matogjin të Vlorës, banorët në rrezik appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan

By: armand
9 January 2026 at 21:28

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e lagjes “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan, ku mbrëmjen e sotme është gjetur i pajetë trupi i një personi. Sipas burimeve, viktima është identifikuar si Vasil Gashi, rreth të 60-ve. Viktima mbante në trup një uniformë pune, teksa po kryhen verifikimet nëse shkaqet janë natyrore apo ka faktorë […]

The post EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Si po tjetërsohet Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec, jepet me qira për gjellëtore!

By: armand
9 January 2026 at 21:19

Fiks Fare denoncoi tentativat se si po tjetërsohet Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec. Një nga pronarët e truallit tha për emisionin investigativ se ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm tentuan që t’a privatizonin, por e anuluan kur morën vesh që toka kishte pronar. Më pas e kanë dhënë me qira, ku qiramarrësi […]

The post Si po tjetërsohet Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec, jepet me qira për gjellëtore! appeared first on BoldNews.al.

Pamje tronditëse në Greqi, tornado hedh makinën në ajër dhe e përmbys

By: Elva
9 January 2026 at 21:12

Një tornado e fuqishme ka goditur zonën e Ilia-s në Greqi, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe skena dramatike të cilat janë regjistruar nga kamera sigurie. Në videon që po qarkullon gjerësisht në rrjet, shihet momenti kur vorbulla e ajrit kap një automjet në mes të rrugës, e ngre në ajër dhe e përmbys me […]

The post Pamje tronditëse në Greqi, tornado hedh makinën në ajër dhe e përmbys appeared first on BoldNews.al.

I dyshuar për spiunazh për Rusinë, arrestohet në Suedi 33-vjeçari

By: armand
9 January 2026 at 21:03

Një 33-vjeçar është arrestuar në Suedi me dyshimin për spiunazh për Rusinë. Sipas mediave ndërkombëtare, shtetasi suedez dyshohet se ka punuar ose ka shërbyer në ushtri. “Sipas hetimeve i dyshuari ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës ruse “, tha prokurori Mats Ljungqvist në një deklaratë për mediat. Sipas prokurorëve, 33-vjeçari ka spiunuar nga janari 2025 deri në arrestimin e tij më 4 janar të këtij […]

The post I dyshuar për spiunazh për Rusinë, arrestohet në Suedi 33-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Dhjetëra milion euro tendera, kush po e mbron kompaninë “Consulting Albania” që favorizoi Benet Beci

By: Elva
9 January 2026 at 20:47

Gazetarja Ola Xama ka reaguar për çështjen që ka çuar për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, duke ngritur pyetjen: pse kompania përfituese e tenderit nuk është nën hetim? Në një postim në Facebook, ajo shkruan se ndërsa SPAK ka marrë të pandehur ish-drejtues të KESH-it për favorizim dhe manipulim të procedurave, kompania “Consulting & […]

The post Dhjetëra milion euro tendera, kush po e mbron kompaninë “Consulting Albania” që favorizoi Benet Beci appeared first on BoldNews.al.

SHBA sekuestron anijen e pestë të naftës në Karaibe, pamjet kur marinsat zbarkojnë në bord

By: armand
9 January 2026 at 19:52

Forcat amerikane kanë sekuestruar një tjetër cisternë nafte në Detin e Karaibeve, në kuadër të përpjekjeve të administratës Trump për të kontrolluar eksportet e naftës venezueliane, kanë njoftuar zyrtarët amerikanë. Tankeri i quajtur Olina, i cili ndodhet në listat e sanksioneve të disa vendeve, është anija e pestë që është konfiskuar nga Shtetet e Bashkuara […]

The post SHBA sekuestron anijen e pestë të naftës në Karaibe, pamjet kur marinsat zbarkojnë në bord appeared first on BoldNews.al.

“Në Durrës po pastrohen paratë e kokainës”/ Hoxha: Porto Romanon po ia falim mikut të Putinit

By: Elva
9 January 2026 at 19:52

Artan Hoxha, duke komentuar deklaratat e Arben Ahmetajt në intervistën e dhënë mbrëmjen e djeshme në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, tha se ish-numri 2 i qeverisë dëshmoi skemën ku infrastruktura jetike e vendit rrezikon të bjerë nën kontrollin e interesave ruse, përfshirë ato me lidhje të afërta me Kremlinin, duke vënë në pikëpyetje […]

The post “Në Durrës po pastrohen paratë e kokainës”/ Hoxha: Porto Romanon po ia falim mikut të Putinit appeared first on BoldNews.al.

PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për votat me postë, konfirmon fitoren me mbi 50% të Vetëvendosjes

By: armand
9 January 2026 at 19:42

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) njoftoi të premten vonë se e ka hedhur poshtë si të paafatshme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për shfuqizimin e rreth 20.000 votave të dërguara në vend përmes postës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. DK e cila doli e dyta në zgjedhje kërkoi […]

The post PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për votat me postë, konfirmon fitoren me mbi 50% të Vetëvendosjes appeared first on BoldNews.al.

❌
❌