Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Reporter

Shqipëria në 2026: Përplasjet me prokurorët e SPAK-ut rrezikojnë të ngadalësojnë përparimin drejt BE-së

8 January 2026 at 10:37

Ky do të jetë një vit vendimtar për përcaktimin e qasjes së qeverisë shqiptare ndaj sistemit të drejtësisë, ndërsa vendi synon të ruajë progresin e arritur drejt anëtarësimit në BE në vitin 2025. Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, pasi kjo e fundit kërkoi arrestimin […]

The post Shqipëria në 2026: Përplasjet me prokurorët e SPAK-ut rrezikojnë të ngadalësojnë përparimin drejt BE-së appeared first on Reporter.al.

Raporti me drejtësinë e vendos kryeministrin Rama ‘mes dy zjarresh’

8 January 2026 at 08:48

Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë […]

The post Raporti me drejtësinë e vendos kryeministrin Rama ‘mes dy zjarresh’ appeared first on Reporter.al.

Yesterday — 7 January 2026Reporter

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë evakuime dhe pakënaqësi në Shqipëri

7 January 2026 at 18:27

Disa qytete dhe fshatra janë prekur rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm që filluan të martën në Shqipëri, duke shkaktuar mbylljen e shkollave në Durrës, një nga qytetet më të dëmtuara. Ministria e Mbrojtjes nuk ka publikuar ende një raport të dëmeve të deritanishme, por situata duket dramatike në disa qytete. Lideri i opozitës, Sali Berisha […]

The post Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë evakuime dhe pakënaqësi në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Lirohet nga burgu CEO i Bankers Petroleum

7 January 2026 at 16:33

Gjykata e Posaçme vendosi të mërkurën më 7 janar lirimin nga qelia të CEO-s së kompanisë Bankers, Hongping Xiao, i akuzuar për mashtrim me të ardhurat, pastrim të produkteve të veprës penale dhe shpërdorim detyre. Sipas vendimit të gjykatës, Xiao do të hetohet në masën e “arrestit në shtëpi”. Në njoftimin e shpërndarë nga gjykata […]

The post Lirohet nga burgu CEO i Bankers Petroleum appeared first on Reporter.al.

Ironia e Ramës me përmbytjet ngjall zemërim mes partive opozitare

7 January 2026 at 16:11

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e mërkurë me ironi dhe nota tallëse, ndërkohë që shirat e rrëmbyer të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar një situatë dramatike në disa qytete të vendit, ku janë përmbytur me mijëra shtëpi. “Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për […]

The post Ironia e Ramës me përmbytjet ngjall zemërim mes partive opozitare appeared first on Reporter.al.

Ndërsa një gjyq përfundon, një tjetër fillon për Hashim Thaçin

7 January 2026 at 14:30

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përballet këtë vit me një gjyq të ri në Hagë, vetëm pak ditë pas fjalëve përmbyllëse në gjyqin aktual për krime lufte, gjë që mund ta mbajë atë në paraburgim edhe për disa muaj të tjerë, edhe në rast se shpallet i pafajshëm në çështjen e parë. Thaçi, i cili […]

The post Ndërsa një gjyq përfundon, një tjetër fillon për Hashim Thaçin appeared first on Reporter.al.

Arsyetimi i KPA për shkarkimin e gjyqtares Matilda Shalla

7 January 2026 at 14:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, e gjeti të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Fierit, Matilda Shalla, për probleme në kriterin e pasurisë. Shkaqet procedurale të ngritura nga subjekti në ankimin ndaj vendimit të Komisionit, janë gjetur të pamjaftueshme për të kaluar shqyrtimin e […]

The post Arsyetimi i KPA për shkarkimin e gjyqtares Matilda Shalla appeared first on Reporter.al.

Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun shënon ‘një precedent të rrezikshëm’

7 January 2026 at 07:44

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ngjitën më kot të martën shkallët e Kryesisë së Kuvendit në pritje për të zhvilluar mbledhjen e kërkuar prej tyre për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Kërkesa e tyre u refuzua për herë […]

The post Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun shënon ‘një precedent të rrezikshëm’ appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayReporter

Precedentët e operacionit të Donald Trump në Venezuelë

6 January 2026 at 17:06

Shtetet e Bashkuara tani e kanë nxjerrë Nicolás Maduro-n nga Venezuela dhe e kanë ndaluar atë në Nju-Jork, me presidentin Donald Trump që pretendon se vendin “do ta drejtojë” SHBA-ja. Sado tronditëse të jetë, asgjë në këtë katastrofë nuk është e re: ajo kujton katër precedentë që mund të na ndihmojnë të shohim elemente të […]

The post Precedentët e operacionit të Donald Trump në Venezuelë appeared first on Reporter.al.

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje masive në Durrës

6 January 2026 at 16:52

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin në 24 orët e fundit, kanë shkaktuar përmbytje rrugësh dhe dëme të shumta materiale në bashkinë e Durrësit. Bashkia njofton se është pezulluar mësimi në të gjitha shkollat, në pesë kopshte dhe një çerdhe si dhe është bllokuar qarkullimi në 13 rrugë në lagjet nr. 12, […]

The post Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje masive në Durrës appeared first on Reporter.al.

Kurthi me “kazinotë virtuale”: Si po zhvaten shqiptarët në Facebook

6 January 2026 at 16:39

Në fund të vitit që shkoi, punonjësit e Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, AMLF, u alarmuan kur hasën në rrjete sociale reklama për kazino virtuale në Shqipëri. Reklamuesit përdornin emrat e tre kazinove të licesuara, shoqëruar me premtime për fitime të sigurta. AMLF kontaktoi menjëherë kazinotë me shkresa zyrtare se nuk ishin të […]

The post Kurthi me “kazinotë virtuale”: Si po zhvaten shqiptarët në Facebook appeared first on Reporter.al.

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

6 January 2026 at 09:57

Pasditen e 5 nëntorit 2020, ndërsa rrugët qëndronin të mbyllura për shkak të masave kundër pandemisë së Covid-19, dy burra shqiptarë me banim në Belgjikë shkëmbyen një seri mesazhesh të shkurtra nëpërmjet aplikacionit të koduar Sky ECC – të deshifruara vite më vonë nga autoritetet ligjzbatuese europiane. “E gjetëm mallin,” shkruante i kënaqur një prej […]

The post Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës appeared first on Reporter.al.

Doktrina Trump pas sulmit në Venezuelë

4 January 2026 at 14:42

Nicolás Maduro është tani ish-presidenti i Venezuelës, i burgosur në paraburgim amerikan. Rrëzimi i tij nga Forcat Speciale të SHBA-së, megjithatë, kuptohet më së miri si fundi i fillimit, dhe jo si fillimi i fundit. Pa dyshim, pak njerëz në Venezuelë – ose kudo tjetër, do ta vajtojnë largimin e Maduros. Ai ishte një autokrat […]

The post Doktrina Trump pas sulmit në Venezuelë appeared first on Reporter.al.

Të burgosur nga e shkuara

4 January 2026 at 11:56

Tre dekada më parë, historia përmbysi regjimet komuniste në mbarë Evropën. Megjithatë, zakonet, praktikat burokratike dhe instinktet e nënshtrimit dhe bindjes vazhdojnë të mbijetojnë, edhe pse shoqëritë kanë ngritur institucione demokratike – gjykata, parlamente, kushtetuta – dhe kanë privatizuar pronën shtetërore. Që nga viti 1989, pengesa më kokëfortë ndaj ndryshimeve demokratike në Evropën Qendrore dhe […]

The post Të burgosur nga e shkuara appeared first on Reporter.al.

Bukuroshja e Durrësit rikthehet në qytetin bregdetar pas 45 vitesh

3 January 2026 at 10:46

Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit do t’i mbajë dyert e mbyllura edhe për disa muaj. Specialistët kanë nisur punën për sistemimin e objekteve në katin e parë të godinës, ekspozita e të cilit i kushtohet periudhës së antikitetit, ndërsa ende nuk kanë filluar të trajtohen objektet e periudhës së mesjetës, që do të instalohen në […]

The post Bukuroshja e Durrësit rikthehet në qytetin bregdetar pas 45 vitesh appeared first on Reporter.al.

Ekonomia amerikane në 2026-ën

2 January 2026 at 16:09

Parashikimi i një skenari qendror për ekonominë amerikane në vitin 2026 nuk ngjan si një detyrë e vështirë. Por gjasat që ky parashikim të materializohet ndoshta nuk i kalojnë 50%: shpërndarja “normale” në formë kambane është zëvendësuar nga një shpërndarje e pazakontë, ku probabiliteti i rezultateve më ekstreme, si pozitive ashtu edhe negative, është i […]

The post Ekonomia amerikane në 2026-ën appeared first on Reporter.al.

2026: Shpresë pa optimizëm

By: Lea Ypi
2 January 2026 at 10:25

Çdo dhjetor të viteve të fundit, më kujtohet një moment kur Jeremy Corbyn, atëherë lider i opozitës Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, citoi një pjesë nga një fjalim i Vitit të Ri që më dukej tepër i njohur. “Ky vit do të jetë më i vështirë se viti i kaluar,” tha ai. Fjalët e Corbyn […]

The post 2026: Shpresë pa optimizëm appeared first on Reporter.al.

Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala

1 January 2026 at 10:09

Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës me drejtësinë, ndërkohë që vendi pret të avancojë në rrugën e përmbushjes së kushteve për anëtarësim në Bashkimin Europian me sundimin e ligjit si gurthemeli në këtë proces. Ndryshe nga ç’kishte premtuar, kryeministri Edi Rama e mbylli vitin […]

The post Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala appeared first on Reporter.al.

❌
❌