Normal view

Gjykata rrëzon Ilir Metën/ Ish presidenti kundërshtonte mosnisjen e hetimeve për punonjësit e burgut 313

21 July 2026 at 18:10

Gjykata penale e Tiranës nuk pranoi ankimin e ish presidentit Ilir Meta, i cili kundërshtoi vendimin e prokurorisë së kryeqytetit për mosfillimin e hetimeve ndaj punonjësve të burgut 313, aty ku ai mbahet që prej muajit tetor 2024.

Vendimi u mor këtë të martë në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe është i ankimueshëm në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm sipas procdurës.

Togat e zeza rrëzuan kërkesën e ish funksionarit të lartë si të pabazuar në prova dhe në ligj, duke lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë të 21 janarit 2026 për mosfillimin e procedimit penal.

Ilir Meta bëri kallëzim në prokurorinë e Tiranës duke kërkuar të hetoheshin disa nga punonjësit e IEVP 313 për shpërdorim detyre, pasi sipas ish presidentit ata kishin shkelur të drejtat e tij duke e mos e lejuar të komunikojë nga ambientetet e institicuinit të ekzekutimit të vendimit penal si dhe griti pretendimet për mënyrën e trajtimit gjatë kohës së mbajtjes në paraburgim.

Organi i akuzës pasi administroi kallëzimin vendosi të mos fillonte hetimet, teksa të njëjtin qëndrim mbajti edhe gjykata duke mospranuar kërkesën e Metës për të hetuar punonjësit e burgut 313.

Ish presidenti, njëherësh drejtuesi i Partisë së Lirisë, ndodhet në burg prej datës 21 tetor 2024, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale   që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë./abcnews.al

GJKKO rrëzon Fatime Kryemadhin/ Nuk pranon kërkesën për t’u tërhequr nga gjykimi shkurtuar

13 July 2026 at 13:23

Mbahet sot në GJKKO seanca gjyqësore në ngarkim të Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos.
Fatime Kryemadhi nuk është prezente në seancë, por përmes dy avokateve mbrojtëse kërkon të tërhiqet nga kërkesa për gjykim të shkurtuar dhe çështja në ngarkim të saj të bashkohet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Kërkesë e cila u rrëzua nga trupi gjykues.

Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për veprat penale te korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, ne tre hetime, çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror.

Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi. Xhixho, babai i zv. presidentes aktuale të PL-së Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa dy të tjerat Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi për pastrim parash.

SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive ne episode që lidhen me çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkonjeksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji. Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

Nderkohe Pirro Xhixho, dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si kryetari i AKEP-it, u propozuar nga LSI, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizimin e nje marreveshje korruptive.

BE i kërkon Meta të ndryshojë funksionet e varësisë së Facebook dhe Instagram

10 July 2026 at 14:02

Bashkimi Evropian ka shtuar presionin ndaj kompanisë Meta, duke i kërkuar të ndryshojë disa funksione të Facebookut  dhe Instagramit që, sipas Komisionit Evropian, nxisin përdorimin e tepruar të rrjeteve sociale dhe mund të krijojnë varësi, veçanërisht tek të miturit dhe përdoruesit më të cenueshëm.

Brukseli vlerëson se Meta nuk ka analizuar dhe kufizuar siç duhet rreziqet që lidhen me funksione si rrjedha e pafund e postimeve, rekomandimet shumë të personalizuara dhe nisja automatike e videove.

Sipas Komisionit, këto mekanizma janë krijuar për t’i mbajtur përdoruesit sa më gjatë në platformë, duke rritur të ardhurat nga reklamat. Komisioni Evropian thekson se këto veçori e shtyjnë përdoruesin të vazhdojë të lëvizë pa ndërprerje në përmbajtje, duke e futur trurin në një lloj “pilotimi automatik”, gjë që mund të çojë në zakone të dëmshme dhe sjellje kompulsive gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.

Autoritetet evropiane kanë ngritur gjithashtu shqetësime për kontrollet prindërore në Facebook dhe Instagram, duke i konsideruar ato tepër të ndërlikuara, si edhe për mjetet që kufizojnë kohën e përdorimit të adoleshentëve, të cilat sipas tyre nuk janë mjaftueshëm efektive.

Meta i ka kundërshtuar këto përfundime paraprake. Një zëdhënës i kompanisë deklaroi se vlerësimi i Komisionit nuk merr parasysh masat e rëndësishme që janë ndërmarrë për mbrojtjen e të rinjve.

Kompania theksoi se llogaritë e posaçme për adoleshentët, të prezantuara dy vjet më parë, u japin prindërve mundësinë të bllokojnë përdorimin e Instagramit gjatë natës dhe të kufizojnë kohën ditore të ekranit.

Këto konkluzione paraprake janë pjesë e hetimit të nisur nga Komisioni Evropian në maj të vitit 2024, ku Meta dyshohet se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur të miturit në internet.

Nëse kompania nuk zbaton kërkesat e BE-së dhe konstatohen shkelje të rregullave, ajo mund të përballet me gjoba shumë të larta.

Avokati “divorcohet” nga Meta/ Kujtim Cakrani: Mungesë bashkëpunimi dhe mirëbesimi reciprok

By: Rovena
29 June 2026 at 14:58

Dy muaj më parë ai ofroi çifligun e tij dhe 50 milionë lekë për të liruar nga qelia Ilir Metën, ndërsa sot Kujtim Cakrani deklaroi se ka hequr dorë nga mbrojtja ligjore e ish-presidentit të vendit për mungesë bashkëpunimi dhe mirëbesimi reciprok.

Për më shumë se një vit, Kujtim Cakrani mbrojti ligjërisht Ilir Metën në procesin penal që po zhvillohet ende ndaj tij në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, si person që dyshohet se ka kryer në tre raste korrupsion pasiv, ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pasuritë e tij, si dhe ka pastruar paratë.

Shkëputja mes tyre ndodhi si shkak i seancës së fundit gjyqësore që u zhvillua në GJKKO, ku Cakrani paraqiti listën e dëshmitarëve që kërkon të thirren në këtë proces dhe të merren në pyetje lidhur me hetimin e Prokurorisë së Posaçme për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e ish-LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Theksojmë se kjo shkëputje bëhet plotësisht brenda normave të etikës dhe deontologjisë profesionale të avokatit, në zbatim të Kodit të Etikës së Dhomës së Avokatisë dhe legjislacionit në fuqi. Nuk ka asnjë konflikt interesi, akuza reciproke apo qëndrim polemik nga asnjëra palë. Vendimi pasqyron thjesht dhe vetëm mungesën e kushteve objektive të domosdoshme për vazhdimin e një mbrojtjeje ligjore efektive.”

Në seancën e radhës, që është parashikuar të zhvillohet në datën 9 korrik, Gjykata e Posaçme do të duhet të relatojë dorëheqjen e Cakranit nga përfaqësimi i Ilir Metës dhe më pas trupa gjykuese i jep të drejtën të pandehurit që ai të zgjedhë një tjetër mbrojtës ligjor, i cili do të kërkojë kohën maksimale për t’u njohur me aktet e prokurorisë për një mbrojtje efektive.

Procesi gjyqësor në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, të cilët po gjykohen më vete me procedurë të zakonshme, është në fazën e kundërshtimeve që do të bëhen nga Kryemadhi lidhur me parashtrimet e organit të akuzës.

Më pas, shkalla e parë e gjyqësorit do të shprehet për pranimin ose rrëzimin e kërkesës së të dyja palëve për thirrjen e rreth 200 dëshmitarëve në këtë proces gjyqësor.

Meta paraqet listën e dëshmitarëve/ Kërkon thirrjen në gjyq të disa politikanëve

24 June 2026 at 15:25

Vijon prej 6 orësh procesi penal ndaj ish presidentit Ilir Meta dhe ish bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit në GJKKO. Avokati mbrojtës i ish presidenti, kërkoi të thirren 11 dëshmitarë në këtë proces lidhur me ndryshimin e ligjit për minierat.

Ndër emrat e kërkuar janë kryeministri Edi Rama, Esmeralda Shkjau, Eduart Shalsi, Namik Kopliku, Zamir e Eva Mane, Gramoz Ruçi, si edhe Petrit Vasili e Taulant Balla.

Prokuroria e Posacme pretendon se SPAK ka bërë ndryshimet në ligjin për minierat me qëllimin favorizimin e një biznesmeni të vetëm dhe në këmbim, sipas SPAK, ka përfituar një vilë në Rolling Hills.

Meta kundërshtoi provat e SPAK duke thënë se nuk ka patur asnjë komunikim me asnjë biznesmen, ndërsa kërkoi nga trupi gjykues të thërrasi një ekspert të pavarur në fushën e minierave për të parë se nga ky ndryshimi ligjor sa subjekte kanë përfituar në tëresi

“ Duke mbeshtetur qendrimet e avokatit, gjykata nëse ccmon të arsyshme do ishte me vlerë të thërriste një ekspert të pavarur në fushën e minierave për të parë se nga ky ndryshimi ligjor sa subjekte kanë përfituar në tëresi. Për të parë nëse ka qenë apo jo nje ligj i dobishëm. Duke marrë edhe të dhënat se sa subjekte kanë përfituar nga ai ligj në atë moment, janë rreth 300 në dijenin time dhe sa kanë perfituar nga ajo kohe deri me tani, sepse numri eshtë shtuar. Jeni përballë një fantazie të shfrenuar. Ne kemi jetuar deri në 2009 te shtëpia e nënës së ish bashkëshortes time. Mamaja e saj ka bërë një kontratë sipërmarrje me një ndertues për ts berë një pallat. Jemi vendosur te Blloku, kemi qendruar aty rreth 4 vite. Ndërtesa ishte me probleme dhe Blloku ka ndotje akustike dhe probleme të tjera. E kisha të pamjndur të beja aktivitet sportive, të dilja shëtitje etj dhe vendosëm per të ikur, jo me qëllimin që të merrnim një vilë. Donim hapesire që të kishte akses për aktivitete sportive. Kërkesa e parë ishte për të marrë një ambient te Qemal Stafa.” tha Meta.

Lidhur me vilën në Rolling Hills, ai tha se nuk ka jetuar asnjë ditë atje.

“Nuk isha dakord për ambient te Rolling Hills, kishim tre fëmijë të vegjël. Aty kishte shumë politikanë dhe figura të njohura, nuk më jepte kënaqësi qendrimi atje. Avokati e tha qartë, ne nuk e dinim që një dite do gjendej një telefon me biseda. Veprimet kanë qenë shumë të qarta. Kryetari i Kuvendit ka vetëm të drejtë të drejtojë seancat etj, në pikëpamjen e ligjvënies ka vetëm një votë nga 140. Nëse gjykata e ccmon të rendësishëm episodin e ndryshimit yë ligjit për minierat, të thërrase ekspertin dhe të shpjegojë është bërë apo jo vetem per 1 person, vetëm për interes të një individi dhe si ka ndikuar. Për shtetin është bërë mire sepse është forcues sigurie. Për këtë ligj, nuk ka asnjë komunikim timin me zotin Mane apo me ndonje person tjrtër. Prokurori Kllapi ne seancën e kaluar, vajti deri aty sa gënjeu dhe tha se kam komunikuar me ate dhe këtë deputet. 100% e pavërtetë.Unë nuk kam asnjë perfshirje as në këtë ligj, as në ndonjë ligj tjetër. Historia synon shpikjen e lidhjeve të paqena, nuk kam diskutuar ndonjëherë me ndonje njeri për diccka të tillë. “ vijoi më tej Meta./abcnews.al

“Bëhu ushtar i Prokurorisë”/ Mesazhet me biznesmenin Shatku, Meta e Kryemadhi përplasen në GJKKO

24 June 2026 at 12:34

Me debat e tone të larta, është shoqëruar këtë të mërkurë seanca mes ish Presidentit Ilir Meta, dhe ish bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi në në GJKKO.

Meta tha se nuk ka dijeni për veprimet e Kryemadhit, duke shtuar se ajo e di vetë historinë e mesazheve me Adrian Shatkun. Kryemadhi është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk duhet të flasë bazë thashethemesh e llafesh grash, apo fjalët që i sjell Dumani.

Pjesë nga debati në seancë:

Ilir Meta: Dua të theksoj që nuk ekziston asnjë lloj ndikimi politik, as i ligjshëm, as për Adrian Shatkun e as për ndonjë person tjetër. Nuk ekziston asnjë SMS e Ilir Metës, as për Monikën, as për Pirro Xhixhon, Shatkun, Haxhinaston, as për gjëra të ligjshme. Janë të gjitha shpifje. Dhe Adrian Shatku duhet të vinte të sqaronte çdo gjë që kishte të bënte me këto që pretendohen. Unë jam rrëmbyer bazuar në një letër-porosi, që pas pak kohe vjen ndryshe se nuk kisha lidhje me ato pagesa. Nuk ekziston asnjë ndërhyrje e imja, as e ligjshme e as shoqërore, tek askush. Për veprimet e Kryemadhit i di vetë ajo. Po të kisha veprimtari, ato historitë me përqindje do të kishin ardhur te celulari im.

Monika: Po ku e di ti a janë të vërteta?

Meta: Unë merrem me prokurorinë.

Monika: Bëhu ushtar i prokurorisë.

Gjykata paralajmëron Kryemadhin se nuk u bindet urdhrave të gjykatës, do të marrë gjobë e do të largohet.

Meta: Unë po i referohesha pretendimeve të prokurorisë për mua, për ato momente që prokuroria i quan kompromentuese. Ato nuk figurojnë tek unë. Nuk ekziston asnjë gjë. Për të kuptuar gjithë këtë përrallë me Adrian Shatkun. Thuhet se kam shkuar në Marok për hatër të Adrian Shatkut. Se prokuroria thotë se Monika i ka thënë Shatkut: “Po ti do vish se Iliri për ty po vjen”. Prokuroria thotë se aq i madh është ndikimi i Adrianit tek unë sa unë po shkoja në Marok për atë. Sipas SPAK, Shatku i ka thënë se takimin me kryeministrin e Marokut e rregullonte ai. Kurse vizita ishte shtetërore. Në Marok kanë qenë dhe biznesmenë të tjerë.

Meta: Një përgjigje për Arben Krajën. Të detyrohet Kryeministria të japë informacion për shpenzimet e vizitës sime. Se shpenzimet i kërkonte Kryeministria dhe jo ministria. Për të gjithë të tjerët janë dhënë, për mua nuk i ka dhënë. Se për mua, si zëvendëskryeministër, i paguante Kryeministria shpenzimet. Kjo është e qëllimshme që nuk i japin. Kjo bëhet për mjegull, në mungesë të akteve. Ndryshimi i itinerarit ka ndodhur për shkak të përmbytjeve në Shkodër. Nuk diskutohet cili është roli im në vendimmarrje (për CEZ). Kalojmë tek lobimi: “Bashkëngjitur është kontrata e regjistruar në SHBA e në KQZ. Është dhe vendimi i gjykatës së SHBA. Mendoj se prokurorët s’kanë qenë të interesuar për provat se dhe akses kanë pasur.

Ne na duhen faturat dhe shërbimet që janë bërë.

Për 1000 USD është e specifikuar se nuk mund të bëhej shpenzimi pa miratimin e LSI-së. Pa miratim nuk bëhej pagesa. Kur kam shkuar atje, më thanë për kontratën 15 mijë euro për pjesëmarrjen në inaugurimin e Trumpit. Nuk ka pasur fare kontratë dhe është denoncuar. Unë e kisha takimin si kryetar Parlamenti kohë më parë. S’më duhej ajo kontratë. Marrëveshja u bë vetëm për reformën në drejtësi që të bëhej me konsensus. Duke parë që Rama manipulonte një pjesë të Departamentit të Shtetit që nuk merreshin me reformën por me zonën gjeografike, unë bëra këtë angazhim me fondet e partisë që të bëhej siç ishte interesi i vetë SHBA-së që të mos kishte manipulim.

Ilir Meta: Bëhej fjalë për periudhën shkurt-maj se pastaj do të vinte rekomandimi i Venecias. Përfundoi reforma në maj dhe Venecia dha rekomandimet e veta. Ishte e vetmja periudhë e vizitave intensive në SHBA, ku kanë qenë të paguara nga Kuvendi. Të gjitha me koordinimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë e të ambasadës sonë në Ëashington. Për të takuar senatorë e kongresmenë mjafton t’i thuash zotit Mediu. Kontrata ka qenë vetëm për reformën, se duhej marrë dhe miratimi nga BE për çeljen e negociatave. Nëse për këtë periudhë u takuan kaq, për çfarë do paguheshin 300 e ca mijë dollarë për një periudhë që unë nuk isha në SHBA, ato që ka paguar Shatku.

Prandaj të përqendrohemi tek provat që vijnë bazuar në pyetjet.

Meta: Përse do e bëja unë si kryetar Parlamenti diçka të tillë? Ndërsa vizitat janë nënshkruar nga sekretarja Albana Shtylla, e cila nuk linte as presjen të gaboheshte. Reformën në drejtësi e kërkuam ne, jo amerikanët e evropianët. Ata planifikuan fondet dhe ishin të angazhuar se donin të kalonin dhe atje fondet. Nëse për këtë periudhë, për 3 muaj, janë paguar 90 mijë USD nga ana e Parlamentit, këto 300 mijë nga Shatku, për çfarë janë paguar?

Bien platformat e Meta/ Probleme globale me Facebook dhe Instagram

23 June 2026 at 23:56

Mijëra përdorues në mbarë botën kanë raportuar probleme me platformat e Meta-s, pasi Facebook, Instagram dhe Messenger kanë pësuar ndërprerje të funksionimit gjatë mbrëmjes së sotme.

Sipas raportimeve të shumta në platformat që monitorojnë ndërprerjet online, përdoruesit kanë hasur vështirësi në rifreskimin e përmbajtjeve, dërgimin e mesazheve apo aksesimin e llogarive të tyre. Raportimet janë regjistruar në vende të ndryshme të botës, duke sugjeruar se bëhet fjalë për një problem me shtrirje globale.

Përdoruesit kanë raportuar se Facebook dhe Instagram nuk ngarkojnë normalisht përmbajtjen, ndërsa Messenger po shfaq probleme në dërgimin dhe marrjen e mesazheve. Në disa raste janë raportuar edhe vështirësi në hyrjen në llogari.

Meta ka bërë me dije se është në dijeni të problemeve që po prekin shërbimet e saj dhe se ekipet teknike po punojnë për rikthimin e plotë të funksionimit të platformave.

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Metës, ish presidenti mbetet në burg

18 June 2026 at 10:01

Apeli i Posaçëm nuk pranon ankimin e ish presidentit Ilir Meta për zëvëndësim të masës së sigurisë.

Gjykata e Lartë e riktheu për rishqyrtim në Apel, gjyqtare Saide Dollani lë në fuqi masën “arrest në burg”.

Struktura e Posaçme e akuzon ish çiftin e bashkëshorteve Meta-Kryemadhi për kryerjen e veprës penale të korrupsionit në 3 raste, për pastrim parash dhe për fshehje e mosdeklarim pasurie lidhur me hetimet për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe për aferën CEZ-DIA.

Për këtë çështje, i vetmi që mbahet në masën shtrënguese të arrestit në burg që prej tetorit të vitit 2024 është Ilir Meta, i cili ndonëse ka bërë kërkesa të njëpasnjëshme për tu liruar nga qelia, asnjëra prej tyre nuk është pranuar./abcnews.al

Bien platformat e “Meta”/ Miliona përdorues raportojnë probleme me “Facebook” dhe “Instragram”

By: Rovena
12 June 2026 at 19:41

Miliona përdorues në mbarë botën raportuan probleme me platformat e kompanisë Meta këtë të premte, pasi Facebook, Instagram dhe Messenger pësuan ndërprerje të pjesshme të shërbimit. Problemet u shfaqën gjatë pasdites, me përdoruesit që raportuan vështirësi në hyrje në llogaritë e tyre, ngarkimin e përmbajtjes dhe aksesimin e faqeve.

Sipas platformave që monitorojnë funksionimin e shërbimeve online, numri i raportimeve u rrit me shpejtësi. Vetëm për Facebook u regjistruan mbi 100 mijë ankesa nga përdoruesit, ndërsa probleme u raportuan edhe për Instagram dhe Messenger. Shumë përdorues thanë se u përballën me mesazhe gabimi si “kjo faqe nuk është e disponueshme” ose “gabim ne pyetje”.

Ndërprerja duket se ka prekur përdorues në disa vende, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale rivale, ku njerëzit kërkonin të konfirmonin nëse problemi ishte i përhapur. Media të ndryshme raportuan se bëhej fjalë për një incident global që prekte të paktën Facebook dhe Instagram.

Meta konfirmoi se kishte probleme në disa prej shërbimeve të saj dhe deklaroi se ekipet teknike po punonin për zgjidhjen e situatës. Deri tani kompania nuk ka bërë të ditur shkakun e ndërprerjes.

Ndërprerje të tilla në platformat e Meta-s janë të rralla, por kur ndodhin prekin qindra miliona përdorues dhe biznese që mbështeten te rrjetet sociale për komunikim dhe aktivitet ekonomik.

Meta nuk del nga kafazi i qelqtë/ Gjykata rrëzon kërkesën për të qenë në sallë gjatë seancave

By: Rovena
5 June 2026 at 13:46

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën sërish kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për transmetim live të seancave gjyqësore. Në seancën e kësaj të premteje gjykata vendosi gjithashtu që, në lidhje me kërkesën për aksesimin e provave elektronike, SPAK-u të krijojë kushtet e nevojshme për vënien e tyre në dispozicion.

Metës iu refuzuar po ashtu kërkesa për të dalë nga kafazi i xhamtë gjatë zhvillimit të seancës. Vendimet u bënë të ditura gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, ku po shqyrtohet çështja ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta.

VIDEO/ Meta lë përkohësisht burgun, mbërrin në Skrapar për varrimin e të atit

2 June 2026 at 11:34

Prej orës 07:00, Ilir Meta ka lënë qelinë e paraburgimit. Ish presidenti ka mbërritur i shoqëruar nga policia, në Çepan të Skraparit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait, Rexhep Meta, i cili ndërroi jetë të hënën, në moshën 83-vjeçare.

Varrimi do të mbahet në orën 12:00. Leja parashikon që ish-presidenti mund të qëndrojë edhe në drekën që shtrohet pas ceremonisë mortore.

Po ashtu, sipas burimeve, Meta do të kthehet pasdite në qeli për të dalë sërish mëngjesin e nesërm, ku i është dhënë leje nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 21:00 të darkës, me miratimin e prokurorëve të SPAK-ut, për të marrë pjesë edhe në pritjet për ngushëllim që familja organizon në Tiranë./abcnews.al

Meta, liri për varrimin e babait/ SPAK miraton lejen, do shoqërohet nga policia në Skrapar

1 June 2026 at 14:31

Ilir Meta do të lerë për disa orë qelinë e burgut pas më shumë se një viti e gjysmë qe pas arrestimit.

SPAK i ka miratuar kërkesën për të marrë pjesë në përcjelljen e të atit që është ndarë nga jeta.

Ilir Meta do të shoqërohet me forca të policisë së burgjeve deri në fshatin Çepan të Skraparit, ku do kryehet dhe ceremionia e varrimit të babait të tij 83 vjeçar

 

“‘Ujku’ është Durim Bami”, Idajet Beqiri: Po foli ai, Ilir Meta rrezikon burgim të përjetshëm

20 May 2026 at 23:46

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, bëri deklarata të forta në adresë të Ilir Meta, i cili ndodhet në burg prej 21 tetorit të vitit 2024.

Ai theksoi se Ilir Meta ka porositur Durim Bamin, për të vrarë Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Sipas Beqirit, Durim Bami ka në dorë burgun e përjetshëm për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta.

“Durim Bami ka në dorë burgun e përjetshëm për Ilir Metën. Si e porosit Meta për të vrarë vëllain e deputetit të Lezhës.

Ilir Metën këto e kanë bërë kockë e lëkurë dhe ai nuk pyet për korrupsionet që ka bërë. “Ujku” për Ilir Metën është Durim Bami. Po foli ai, Meta e ka burgim të përjetshëm.”, tha ai/abcnews.al

Atentati ndaj Kujtim Metës/ Dëshmitari në gjyqin e Artan Tafanit: Shënjestrën e njihja, e çuam me makinën time në spital

13 May 2026 at 13:00

Në seancën e radhës në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procesit ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Artan Tafani, dëshmoi Raido Kajdo, i cili rrëfeu momentet e atentatit ndaj Kujtim Metës.

Në atë ngjarje, prill 2022, Kujtim Meta mbeti i plagosur dhe pas dërgimit në spital arriti t’i shpëtojë plagëve të marra.

Kajdo deklaroi se në momentin e ngjarjes ndodhej në një lokal duke pirë kafe së bashku me vëllain e tij, kur u dëgjua një e shtënë arme. Sipas Kajdos, në momentet e para pas të shtënës ai pa një person të maskuar.

Ai tregoi më tej se është rikthyer më pas në lokal për të gjetur të vëllain dhe për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit. Në fund të dëshmisë së tij, ai tha se ngjarja i ka shkaktuar traumë të fortë psikologjike.

“Kam qenë duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar me armë Kujtim Meta, e njihja. Lokali ndodhej pranë stacionit të trenit. Kujtoj momentin që kam qenë me vëllain duke pirë kafe, po qëndroja në telefon dhe dëgjova zhurmën, u ngritëm dhe u larguam. Kujtim Meta ka qenë ulur dy tavolina më tutje. Pashë një person me kapuç dhe maskë, kur ngrita kokën pashë pronarin e lokalit që iku me vrap. Zhurmë si kapsoll.

Kam ikur me vrap, vetëm një të kërcitur dëgjova, vëllai qëndroi aty, unë ika me vrap. U ktheva te lokali për vëllain. Gjeta vëllain dhe pastaj kërkuam ndihmë për të dëmtuarin. I zoti i lokalit dhe dy persona të tjerë që punonin aty e ndihmonin, e çuam me makinën time në spital. Vetëm rënkonte, Juxhini, vëllai im dhe i zoti i lokalit ndodheshim në makinë. Nuk kam dëgjuar asgjë, vetëm rënkimet e të dëmtuarit. Kam kaluar tronditje dhe trauma nga kjo ngjarje. Marjus Tafanin s’e njoh, e kam parë në lajme.”, tha ai.

Në dëshminë e tij në GJKKO në vitin 2025, Artan Tafani, i penduari i drejtësisë në bandën e Laert Haxhiu, dëshmoi edhe mbi atentatin ndaj Kujtim Metës në Lushnje. Ngjarje kjo e regjistruar në prill 2022. Ai tha se Laert Haxhiu porositi vrasjen e tij, pas sherri që Meta kishte patur me babain e tij.

Meta – Ismailit: Më duhen 200 mijë/ SPAK zbulon mesazhin dërguar pronarit të DIA

11 May 2026 at 15:16

TIRANË– Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vijon seanca e dytë e gjyqit në themel në ngarkim të ish-kreut të shtetit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe të pandehurve të tjerë.

Në seancë, palët kanë parashtruar qëndrimet e tyre. Konkretisht, SPAK ka lexuar kërkesën për gjykim në episodin CEZ-DIA.

Prokurori i çështjes Sotir Kllapi, ka pohuar se Meta dhe Kastriot Ismaili kanë lidhje të ngushta, ndërsa ka përmendur dhe një sms në vitin 2009, ku Meta i thoshtë pronarit të DIA, Kastriot Ismailit që i duheshin 200 mijë, por pa specifikuar emrin e vlerës monetare.

“Ilir Meta dhe Kastriot Ismaili, lidhje të ngushta. Në vitin 2009 ka një SMS që i pandehuri i dërgon Ismailit: “Nesër më duhen patjetër 200 mijë, mos harro”.”, tha Kllapi.

Ky pretendim u kundërshtua nga avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili theksoi se kjo përmbajtje nuk ndodhet në dosje që disponon ai.

“Kjo nuk është në dosjen që kemi ne”, tha ai.

Në lidhje me episodin e  lobimit të ish-LSI në SHBA, Kllapi dha detaje nga dosja.

“LSI ka bërë marrëveshje me disa kompani, u raportua se ajo marrëveshje zgjati 1 vit e katër muaj, por realisht ishte një muaj, me kosto 15 mijë dollarë që kaloi nga llogaria. Fatura e parë, 10 shkurt 2016, fatura tre, 11 maj 2016, fatura e katërt, 28 qershor 2014. Tre fatura janë paguar nga LSI, 93 mijë dollarë, një nga kompania e Shatkut. Meta ka qenë në dijeni se LSI po financonte marrëveshjen dhe një pjesë është paguar nga Shatku në SHBA. Pagesat ishin periodike. LSI ka marrë shërbime nga GSIS, ku Meta e Panariti kanë shkuar në SHBA. Janë vërtetuar lidhje të vazhdueshme, takim i zotit Meta në Marok dhe SHBA me zotin Shatku. Meta dhe Kryemadhi ndikuan te Haxhinasto, ministër i Infrastrukturës, për të ndryshuar një urdhër.”, theksoi Kllapi.

Arrestimi dhe akuzat

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024, dhe SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

E pandehur është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka masë detyrim paraqitje, si edhe ish kreun e AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Meta dhe Kryemadhi përdorën një sërë skemash korruptive, influencën dhe pushtetin e tyre politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, për të pastruar paratë e korrupsioni dhe fshehën pasuri e nuk deklaruan shpenzime të konsiderueshme./abcnews.al

50 mijë euro garanci për të dalë nga burgu/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

By: Rovena
4 May 2026 at 10:19

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”, me një masë më të butë. Paralelisht, në GJKKO do të shqyrtohet e njëjta kërkesë për lirimin nga qelia.

Vendimi u mor nga gjyqtare Saida Dollani, e cila nuk mori parasysh ofrimin e garancisë pasurore në vlerë 50 mijë euro.

Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje. Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurive.

BE kritikon platformën: Meta nuk po i pengon fëmijët të hyjnë në rrjetet sociale

29 April 2026 at 09:15

Meta po shkel ligjin e Bashkimit Evropian duke mos i penguar fëmijët nën 13 vjeç të përdorin platformat e saj të mediave sociale Instagram dhe Facebook, sipas një gjetjeje paraprake nga Komisioni Evropian, dhe potencialisht mund të përballet me një gjobë të madhe.

“Kushtet e përgjithshme të Metës tregojnë se shërbimet e tyre nuk janë të destinuara për të mitur nën 13 vjeç. Megjithatë, gjetjet tona paraprake tregojnë se Instagram dhe Facebook po bëjnë shumë pak për të parandaluar fëmijët nën këtë moshë të hyjnë në shërbimet e tyre”, tha sot zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Henna Virkkunen.

”Masat që janë aktualisht në fuqi për të parandaluar të miturit nën moshën 13 vjeç të hyjnë në platforma, si dhe ato që synojnë të identifikojnë përdoruesit e mitur dhe t’i largojnë ata, duket se janë joefektive”, tha komisioni.

Gjiganti amerikan i teknologjisë tani mund t’i përgjigjet akuzave të komisionit dhe potencialisht të prezantojë ndryshime.

Nëse gjetjet e komisionit konfirmohen përfundimisht, Meta mund të përballet me një gjobë deri në 6% të xhiros së saj totale vjetore në të gjithë botën.

Australia kërcënon me sanksione “Meta”, “Google” dhe “TikTok” nëse nuk bëjnë marrëveshje

28 April 2026 at 09:51

Qeveria australiane prezantoi një projektligj që do të vendosë dënime më të ashpra ndaj gjigantëve të teknologjisë Meta, Google dhe TikTok për t’i detyruar ata të bëjnë marrëveshje me mediat australiane për t’i paguar ato.

Mediat tradicionale po përballen me vështirësi në shumë vende, ndërsa gjithnjë e më shumë lexues drejtohen drejt mediave sociale falas.

Sipas mbështetësve të projektligjit, këto platforma tërheqin përdoruesit me lajme dhe kështu marrin të ardhura nga reklamat që duhet të shkojnë në media. Sipas kryeministrit laburist Anthony Albanese , Meta, Google dhe TikTok fillimisht do të jenë në gjendje të hyjnë në marrëveshje tregtare me mediat australiane.

Nëse refuzojnë, do të duhet të paguajnë një shumë të barabartë me 2.25% të xhiros së tyre në Australi shtoi kryeministri, duke specifikuar se këto para do të rishpërndahen në sektorin e mediave lajmesh.

/abcnews.al/

Gjykata e Lartë rikthen Metën në Apel/ Rigjykim për masën e sigurisë për ish Presidentin

23 April 2026 at 15:16

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për ish presidentin Ilir Meta lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ka vendosur rikthimin e çështjes sërish në shkallën e dytë të gjyqsorit në mënyrë që të shqyrtohet edhe njëherë nga i njëjti trup gjykues.

Vendimi u dha nga treshja penale Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala. E njëjta trupë gjykuese nuk pranoi rekursin e Ilir Metës për afatet e paraburgimit.

Ilir Meta vijon të jetë në qeli si person që dyshohet nga Prokuroria e Posacme për kryerjen e tre veprave penale “korrupsion pasiv”, “mosdeklarim dhe fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”, lidhur me hetimet për CEZ DIA, lobimin në SHBA të ish Levizjes Socialiste për Integrim si dhe për hetimin pasuror që prokuroria kreu ndaj tij dhe familjarëve të tij./abcnews.al

Ish-Presidenti kërkon lirinë, Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e Metës, më 23 prill

14 April 2026 at 10:38

Me 23 prill Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizim të vendimit të GJKKO dhe Apelit të GJKKO dhe lirim nga qelia.

Meta i është drejtuar disa herë me kërkesë shkallës se parë dhe të dytë të gjyqësorit, por argumentet e tij nuk janë marrë parasysh. Kjo është hera e tretë që ai dorëzon rekurs ne Gjykatën e Lartë dhe kërkon lirim nga burgu.

Sipas mbrojtjes se Ilir Metës rrethanat kanë ndryshuar pasi dosja ndaj tij ka kaluar për gjykim.

Rekursi i Metës do të shqyrtohet nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda Albana Boksi dhe Gentian Shala.  Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 3 episode,  pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.

/abcnews.al/

❌