Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 2026Telegrafi

Shpërthim në një xhami në Pakistan, të paktën 15 të vdekur

6 February 2026 at 11:57


Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 80 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në një xhami në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, konfirmuan zyrtarët lokalë.

Ky incident tragjik ka tronditur qytetin dhe ka shkaktuar panik mes banorëve, raporton aljazeera.

Shpërthimi ndodhi në Imambargah, një vend i rëndësishëm fetar që përdoret nga myslimanët shiitë, i vendosur në zonën Shehzad Town të Islamabadi.

Gazeta lokale Dawn raportoi se menjëherë pas shpërthimit, autoritetet filluan operacione kërkimi dhe shpëtimi për të nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit dhe për të ofruar ndihmë të shpejtë mjekësore të plagosurve.

Të plagosurit janë transportuar urgjentisht në spitale për trajtim, ndërsa policia ende nuk ka konfirmuar shkakun e saktë të shpërthimit. Megjithatë, autoritetet dyshojnë se mund të ketë qenë një sulm vetëvrasës.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë e objekteve fetare në Islamabad dhe ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë në vendet publike dhe në vendet e kultit.

Imambargah, si vend fetar i përdorur nga komuniteti shiit, ka qenë më parë objekt i sulmeve, duke e bërë këtë incident veçanërisht shqetësues për besimtarët dhe autoritetet lokale. /Telegrafi/

Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2026, VV refuzon votimin

6 February 2026 at 11:56


Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin fiskal 2026, me shumicë votash nga anëtarët e tij.

Gjatë seancës, 33 asamblistë votuan për miratimin e buxhetit, ndërsa tetë votuan kundër.

Buxheti i këtij viti është projektuar për të adresuar nevojat operative të komunës, investimet kapitale dhe projektet zhvillimore të kryeqytetit. Sipas të dhënave të prezantuara nga Drejtorja e Financave, Valbona Makolli, shuma totale e buxhetit është e ndarë në pesë kategori kryesore: paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, subvencione dhe transferime, si dhe investime kapitale. Makolli ka theksuar se investimet kapitale përfshijnë projekte të mëdha zhvillimore që kanë për qëllim transformimin e infrastrukturës dhe shërbimeve komunale në të gjitha lagjet e Prishtinës.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë të ditur paraprakisht se nuk do të mbështeste miratimin e buxhetit, duke e cilësuar si problematik në disa aspekte dhe duke kërkuar më shumë transparencë dhe llogaridhënie për përdorimin e mjeteve financiare. Përfaqësues të kësaj partie theksuan se buxheti nuk përfaqëson vizionin e tyre për zhvillimin e kryeqytetit dhe se disa projekte kapitale të përfshira janë objekt shqyrtimi ligjor.

Partitë tjera politike, përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës, PDK-në dhe Nismën, shprehën mbështetje për miratimin e buxhetit, duke e vlerësuar atë si një mjet për sigurimin e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët.

Miratimi i buxhetit të vitit 2026 shënon një hap përpara në planifikimin financiar të komunës, ndërsa diskutimet për mënyrën e ndarjes së mjeteve dhe prioritetet zhvillimore pritet të vazhdojnë gjatë implementimit të tij.

Në këtë seancë u vu re mungesa e kryetarit të komunës, për të cilën anëtarët e Kuvendit nuk dhanë sqarime, por kjo nuk ndikoi në procesin e votimit.

Në përfundim, buxheti 2026 hyri në fuqi menjëherë pas miratimit dhe pritet të nisë zbatimi i projekteve të planifikuara në të gjitha sektorët e komunës. /Telegrafi/

Çmimet e shërbimeve hotelerike për një vit janë rritur për 3.4%

6 February 2026 at 11:50


Çmimet e shërbimeve hotelierike në janar 2026 u rritën me 0.2 përqind krahasuar me muajin e kaluar.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet janë më të larta me 3.4 përqind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në bazë vjetore, pra në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, çmimet e shërbimeve të ushqimit u rritën me 4.8 përqind.

Në janar 2026, krahasuar me dhjetor 2025, çmimet sipas grupeve u rritën me: 0.3 përqind për ushqim, 0.2 përqind për pije alkoolike. Nuk u vunë re ndryshime çmimesh në grupet Pije joalkoolike dhe qëndrime me natë.

Labi: Nuk mendoj që Big Brother më ka shkatërruar jetën jashtë

6 February 2026 at 11:43


Labinot Rexha po vazhdon qëndrimin e tij në Big Brother VIP Kosova 4.

Ai po bën gati tre muaj brenda dhe gjatë kësaj kohe ishte shumë e komentuar në këtë format.

Kjo për shkak të veprimeve, lojës që ka zhvilluar e po ashtu shpesh edhe ka marrë kritika.

Foto: Instagram

Në 'Darkën e të Nominuarve' atij iu bë një pyetje nga Ludo Lee, për atë se çfarë mendon jashtë reality shout.

"A mendon se Big-u të ka ndihmuar apo shkatërruar jetën jashtë", ka qenë pyetja.

"Më ka ndihmuar shumë. E falënderoj shumë dhe Big-un", theksoi Labi.

Ludo shton se nuk ia ka bërë pyetjen pasi pa lojën e tij jashtë shtëpisë, meqë ka hyrë në Big Brother më vonë se të tjerët. /Telegrafi/

Në Britani, Epsteini do të mbahet mend si skandal edhe më i madh se Afera Profumo

6 February 2026 at 11:39


Burimi: The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com

Aktualisht, Peter Mandelsoni është mbyllur në një shtëpi - në një pronë në Uiltshir të një miku të pasur - bashkë me karrierat e tij të shkatërruara politike, diplomatike dhe të biznesit, dhe i përçmuar nga ata që dikur kërkonin shoqërinë dhe këshillat e tij si zë kritik dhe parashikues taktik i laburistëve. Tashti, Keir Starmeri i tha Parlamentit se një nga aleatët e tij më të besuar “e ka tradhtuar vendin tonë”.

Lexo po ashtu: Afera Profumo - skandali seksual i viteve '60 që tronditi politikën britanike

Mes rrënojave të një reputacioni të shkatërruar, fillimisht nga një lidhje e pamatur dhe e ndërlikuar me financierin e fuqishëm, abuzuesin seksual të fëmijëve dhe trafikantin Jeffrey Epstein, zbulimet janë zgjeruar në akuzat e tjera për marrëdhënie të paturpshme financiare. Në qendër të këtij rrjeti në Mbretërinë e Bashkuar ishin dy persona në zemër të politikës dhe pallatit: Mandelsoni dhe princi i atëhershëm Andrew, të dy të rrëzuar nga afërsia dhe varësia e tyre nga Epsteini (edhe pse të dy kanë mohuar çdo vepër të keqe).

Ne ende jemi në fazat fillestare të asaj se çfarë kjo do të thotë për një qeveri që injoroi paralajmërimet dhe emëroi Mandelsonin ambasador në ShBA, dhe për familjen mbretërore që po merret me një vëlla të pabindur i cili ka shkaktuar dëme të mëdha në familjen ku lindi si princ, dhe tani jeton në një gjendje të pasigurt si Andrew Mountbatten-Windsor.

Pasojat politike - në kuptimin e ndjesisë publike ndaj elitave dhe teorive që janë shumë të justifikuara, si dhe disa teorive konspirative mbi rrënjët e sjelljeve të papërshtatshme dhe çfarë qëndron pas tyre - janë krahasuar me një tjetër skandal që ka shënuar një epokë: afera Profumo e vitit 1963, e cila zbuloi një botë glamuri të ndyrë në marrëdhëniet e Christine Keelerit dhe Mandy Rice-Daviesit me burra në zemër të “establishmentit”: deputetin John Profumo, sekretar Shteti për Luftën, dhe aristokratin dhe atëherë pronarin e Klivedenit, Lord Astorin.

Afera Profumo ka jehonë sot në një tjetër skandal me para, seks dhe një klasë të privilegjuar njerëzish. Por, ngjashmëria më domethënëse është se të dyja ato shënuan momente përcaktuese në historinë shoqërore dhe politike - karuseli i aferave mes figurave të shoqërisë që ishin të ndërlidhur nga prejardhja dhe privilegji shënoi, në thelb, fundin e një kulture të pasluftës në të cilën privatësia mund të garantohej dhe mëkatet private mbeteshin sekrete. Publiku u bë spektator i shfaqjes Profumo-Keeler, ashtu siç jemi sot në atë Maxwell-Epstein.

Osteopatia është lidhja e rastësishme mes këtyre historive. Stephen Ward - i cili në vitin 1961 prezantoi 19-vjeçaren Keeler me Profumon - ishte një osteopat i shoqërisë së lartë. Reinaldo da Silva, bashkëshorti i Mandelsonit, kishte marrë pagesën e trajnimit të tij për osteopati nga Epsteini. (Nuk ka akuza për vepra të këqija ndaj da Silvës).

Mandelson këmbëngul se nuk ka qenë i përfshirë seksualisht dhe - pavarësisht se shfaqet në dosjet e Epsteinit, në një fotografi me të brendshme në apartamentin e Epsteinit në Paris, i shoqëruar nga një grua me këmishë të bardhë nate - pohon se ka qenë krejtësisht i pavetëdijshëm për natyrën tejet seksuale të rrethit të Epstein dhe Ghislaine Maxwellit me vajza të reja që ishin gjithmonë në dispozicion për masazhe në këmishë të hollë. E njëjta atmosferë me personazhe të dyshimta apo thjesht të paskrupullta përshkonte edhe “grupin e Klivedenit”, ku atmosfera bohemiane ishte një mbulesë e hollë për shthurjen seksuale dhe shfrytëzimin.

I dashuri tjetër i Keelerit në kohën e marrëdhënies së saj me një ministër - një fushë e dendur me njerëz - ishte atasheu detar sovjetik Yevgeny Ivanov. Miku i saj Ward, në thelb, u kthye në një agjenci takimesh - ose, më troç, një furnizues vajzash të reja për t’i prezantuar te burrat me pushtet, të cilët kërkonin shpërqendrim nga jeta e tyre e zakonshme, jashtë syve të publikut.

Të lexosh dëshminë e Keelerit të vitit 1963 është veçanërisht tronditëse në të tashmen, përkitazi me atë që zbulon mbi neverinë e asaj ane të dekadës “luhatëse” [swinging] dhe mashtrimin e saj ndaj vetes: “Nuk e kam konsideruar kurrë veten prostitutë apo vajzë për shoqërim”, tha ajo. “Stepheni më tha se duhet të kesh mentalitetin e një prostitute, të cilin s’e kisha, dhe nuk ishte aq keq të flesh me një burrë një herë a dy herë e të marrësh disa para prej tij; një burrë të cilin e njihja dhe e pëlqeja”.

Ashtu si shumë prej atyre që rekrutoheshin për seks nga Epsteini dhe Maxwelli, Keeleri gjithashtu prezantonte, te Wardi, vajza të tjera që njihte: “I prezantoja sepse atij i pëlqenin vajzat”, i tha ajo gjykatës. “Më thoshte se cila vajzë i pëlqente në një dyqan, dhe thoshte [sic]: ‘Shko dhe merre atë’”.

Lexojini kujtimet e shkruara nga Virginia Giuffre, viktima e Epsteinit që akuzoi Andrewin për marrëdhënie seksuale me të kur ajo ishte 17 vjeçe (ai vazhdon të mohojë akuzat se ka takuar ndonjëherë atë), i njëjti model është aty: të ndjeshmet dhe të pambrojturat, të përdorura dhe pastaj të ripërdorura, të dërguara për të rekrutuar vajza. Këtu, vija ndarëse mes “vajzës së re” dhe “vajzave” është, si gjithmonë, aq e depërtueshme sa u leverdiste grabitqarëve cinikë seksualë.

Kur afera Keeler-Profumo përfundoi, ishte një gjurmë letrash - letra që ai i kishte shkruar Keelerit - që çoi në zbulimet më të mëdha. Sot, informacioni del me rrëke dosjesh dhe mesazhesh nga [celulari] BlackBerry: edhe teknologjia e përdorur është një shenjë tjetër e një kohe tjetër.

Një përzierje e guximit të pacipë dhe naivitetit mendjemadh tek ata që kanë dalë nga kornizat e sjelljes normale sociale, është një faktor i përbashkët. Profumo gënjeu Parlamentin - dhe, edhe një herë, historia e Epsteinit kthehet rreth shumë gënjeshtrave dhe gjysmë të vërtetave të thëna nga ata që shoqëroheshin me të. Starmeri i tha Parlamentit se Mandelsoni “gënjeu vazhdimisht” gjatë procesit ku u emërua ambasador në ShBA.

Politikisht, skandali Epstein tani duhet të ndihet po aq i rrezikshëm për qeverinë e tanishme, dhe për besimin më të gjerë ndaj atyre në majë të piramidës, në politikë dhe financa (shumë financierë amerikanë janë të implikuar dhe do të përballen me presion të shtuar për të dëshmuar), po aq sa ishte afera Profumo. Harold Macmillani u dëmtua aq shumë nga skandali - bashkë me lajmet e këqija ekonomike, një tjetër paralele - sa u largua nga Kryeministria para përfundimit të vitit 1963.

“Jack” Profumo, siç e njihnin familja dhe miqtë besnikë, ngeli i heshtur për çështjen në pjesën tjetër të jetës, por u shfajësua përmes një përkushtimi të gjatë në punë bamirësie në Londrën Lindore. Do të ishte një befasi monumentale nëse figurat kryesore që tani janë në qendër të stuhisë, do të shfajësoheshin në një mënyrë kaq vetëmohuese.

Në këtë aspekt, kohërat janë me të vërtetë shumë më ndryshe. /Telegrafi/

Makolli prezantoi buxhetin e kryeqytetit, LDK, PDK dhe partitë tjera po e mbështesin - VV kundër

6 February 2026 at 11:37


Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, pa praninë e kryetarit, po diskutohet miratimi i buxhetit për vitin fiskal 2026.

Në seancë, përfaqësues të partive politike prezantuan qëndrimet e tyre lidhur me ndarjen e mjeteve financiare dhe prioritetet zhvillimore të kryeqytetit.

Drejtoresha për Financa, Valbona Makolli, ka prezantuar strukturën e buxhetit, duke kërkuar aprovimin e tij në tërësi.

Sipas saj, buxheti është i ndarë në pesë kategori ekonomike: paga dhe mëditje 48.3 milionë euro, mallra dhe shërbime 32 milionë, shpenzime komunale 3.5 milionë, subvencione dhe transferime 6.8 milionë, dhe investime kapitale 60.8 milionë euro.

Makolli theksoi se investimet kapitale janë të bazuara në projekte të mëdha, ndërsa shpenzimet operative lidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve, duke e prezantuar buxhetin si një instrument për transformimin e kryeqytetit.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), PDK-ja dhe Nisma shprehën mbështetje për buxhetin, duke theksuar stabilitetin dhe zhvillimin e qytetit. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se nuk do ta votojë këtë buxhet, duke e cilësuar problematik dhe të papranueshëm në disa aspekte.

Seanca po zhvillohet ndërkohë që tensionet politike rreth ndarjes së mjeteve dhe prioriteteve zhvillimore të kryeqytetit mbeten të larta. /Telegrafi/

Tre të vdekur pasi një grua 92-vjeçare u përplas me automjet në një furrë buke në Los Angelos

6 February 2026 at 11:36


Tre persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi një shoferë 92-vjeçare u përplas me një çiklist, humbi kontrollin e automjetit dhe u fut me veturë në një dyqan ushqimor të enjten, në lagjen Westwood të Los Angelosit.

Gruaja që drejtonte një Toyota Prius goditi çiklistin dhe më pas vazhdoi të ngiste edhe një bllok tjetër, përpara se të kthente drejt një furre buke brenda dyqanit 99 Ranch Market, ku automjeti u ndal.

Kapiteni i Policisë së Los Angelosit, Anthony Espinoza, e përshkroi ngjarjen si një “aksident fatkeq” dhe tha se nuk besohet të ketë qenë e qëllimshme.

- YouTube www.youtube.com

Dy burra, të moshave 30 dhe 55 vjeç, si dhe një grua 42-vjeçare, të cilët ndodheshin në atë moment në furrë, vdiqën në vendngjarje. Dy burra të tjerë, 35 vjeç, u dërguan në spital në gjendje kritike, ndërsa dy burra të tjerë, 38 dhe 37 vjeç, ishin në gjendje të qëndrueshme.

Çiklisti dhe shoferja refuzuan ofertën për t’u transportuar në spital, njoftoi departamenti i zjarrfikësve.

Shoferja është një grua 92-vjeçare, i tha Associated Press zëdhënësja e shërbimit zjarrfikës të Los Angelosit, Lyndsey Lantz.

Zyrtarët thanë se ajo po bashkëpunon me hetuesit dhe se i është nënshtruar një vlerësimi mjekësor. /Telegrafi/

VV nuk mbështet buxhetin e Prishtinës, Sveçla kritikon PDK-në dhe projektet problematike

6 February 2026 at 11:26


Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se subjekti i tij politik nuk do të votojë buxhetin e kryeqytetit, duke e vlerësuar si një paraqitje të gabuar të suksesit në qeverisjen komunale.

“Po na kërkohet t’i votojmë 150 milionë euro pa pikë llogaridhënie”, tha Sveçla, duke shtuar se tri projekte kryesore të buxhetit janë problematike dhe aktualisht në trajtim nga organet e drejtësisë, raporton Telegrafi.

Ai përmendi Sheshin “Xhorxh Bush”, lidhjen e Arbërisë me Qendrën dhe tunelin në rrugën “Agim Ramadani”.

Sveçla kritikoi gjithashtu PDK-në, duke theksuar se ky buxhet më shumë i shërben interesave të saj sesa vetë LDK-së.

Qëndrimi i VV-së vjen ndërkohë që Kuvendi i Prishtinës po diskuton miratimin e buxhetit për vitin aktual, ndërsa debate të forta janë duke u zhvilluar për legjitimitetin dhe përmbajtjen e disa projekteve kapitale. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Cilat ushqime ju japin energji në mëngjes më mirë se kafeja?

6 February 2026 at 11:26


Lodhja e mëngjesit është një sfidë për shumë njerëz dhe kafeja nuk është gjithmonë zgjidhja. Një "shtytje" e vërtetë energjie vjen nga mëngjesi, i cili ushqen trupin, stabilizon sheqerin në gjak dhe ndihmon trurin të zgjohet natyrshëm. Ushqimet që rekomandojnë ekspertët përfshijnë bollgurin, vezët dhe manaferrat.

Nëse kafeja nuk ju jep më atë "klik" që prisni në mëngjes, ia vlen t'i kushtoni vëmendje asaj që hani sapo të zgjoheni. Ushqimi mund ta vërë në punë trupin tuaj në një mënyrë më të qëndrueshme dhe më afatgjatë sesa kafeina, pa rritjen dhe rënien e papritur të energjisë.

Kombinimi i karbohidrateve komplekse, yndyrnave të shëndetshme dhe proteinave ndihmon trupin të zgjohet natyrshëm, të mbështesë përqendrimin dhe të ruajë një ndjenjë të ngopjes gjatë gjithë mëngjesit.

Bollguri, buka integrale ose frutat e pasura me fibra çlirojnë ngadalë energjinë dhe parandalojnë plogështinë në mëngjes, ndërkohë që ushqejnë edhe trurin.

Ushqimet që përmbajnë yndyrna dhe proteina me cilësi të lartë kanë një efekt veçanërisht të mirë, sepse stabilizojnë sheqerin në gjak. Vezët, kosi ose kefiri, arrat dhe farat e ndihmojnë trupin të "ndizet" pa nervat dhe rrahjet e shpejta të zemrës që shpesh shoqërojnë kafenë.

Bananet dhe manaferrat ofrojnë sheqerna natyralë së bashku me minerale si kaliumi dhe magnezi, të cilat janë të rëndësishme për energjinë muskulore dhe qartësinë mendore. Kur këto ushqime kombinohen në mëngjes, efekti është gradual, por afatgjatë - energjia zgjat për orë të tëra.

Hidratimi nuk duhet neglizhuar as, pasi dehidratimi i lehtë shpesh qëndron pas lodhjes së mëngjesit. Një gotë ujë menjëherë pas zgjimit, së bashku me një mëngjes të pasur me lëndë ushqyese, mund të ketë një efekt më të fuqishëm sesa një filxhan tjetër kafe. Në vend të një doze të shpejtë kafeine, kjo qasje e zgjon trupin nga brenda dhe krijon një bazë më të mirë për një fillim produktiv dhe më të qetë të ditës.

Ish-nënkryetarja e Prishtinës nga PDK, Sahatçiu: Nuk e mbështes koalicionin me LDK-në kryeqytet

6 February 2026 at 11:21


Ish-nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Donjeta Sahatçiu, ka bërë të qartë se nuk mbështet një koalicion të mundshëm mes PDK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në kryeqytet.

Në një postim në Facebook, Sahatçiu ka shkruar: “Nuk jam e përfshirë dhe nuk e mbështes një koalicion të mundshëm LDK-PDK në Prishtinë. Kam kërkuar votë për atë që kam besuar, publikisht dhe pa kalkulime. Edhe pse do të gënjeja nëse them se nuk i kuptoj arsyetimet politike për një kompromis, nuk i kam pranuar kurrë si mënyrë për të ndërtuar besim me qytetarët, e aq më pak sot, pas një përvoje që dëshmoi të kundërtën. Pikëpamjet e mia janë krejtësisht të kundërta dhe kam 1001 arsye për to”.

Ajo ka shtuar se për hir të respektit ndaj bashkëpunëtorëve do të përmbahet nga komentet e mëtejme, por ndjen përgjegjësi t’i bëjë të qarta qëndrimet e saj përpara se të demantojë dikë tjetër, duke theksuar se ky është qëndrimi i saj edhe sikur të ishte aktualisht në Prishtinë.

Ky reagim vjen disa muaj pas shkarkimit të saj nga pozita e nënkryetares nga kryetari Përparim Rama në shkurt të vitit 2024, pak orë pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për anulimin e vendimit për këmbim të pronave.

Në postimin e saj, Sahatçiu nënvizon se politika, sipas saj, fillon dhe mbaron me dinjitetin dhe besnikërinë ndaj asaj që thuhet dhe punohet. /Telegrafi/


Sali: VLEN mbështet kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe

6 February 2026 at 11:20


Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali tha se Ligji për Provimin e Jurisprudencës që është aktiv që nga muaji janar i vitit 2020, ka defekt pasi nuk e precizon se në cilën gjuhë duhet të jepet provimi.
Sali tha se mbështesin kërkesën e studentëve shqiptarë të juridikut, që provimi të mund të realizohet edhe në gjuhën shqipe.
“Këtë defekt do të mundohemi që ne tash ta përmirësojmë apo ta precizojmë, për arsye se Ministria e Drejtësisë siç nuk është e gatshme të respektojë Kushtetutën e vendit, e cila nënkupton gjithçka që gjithçka që është mbi 20 për qind e popullsisë në vendin tonë duhet të respektohet gjuha amtare, që nënkupton që gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare dhe është e drejtë e çdo juristi apo të diplomuari që provimin e jurisprudencës ta japë në gjuhën amtare të tij, në gjuhën shqipe. Këtu duhet ta përsëris edhe njëherë qëndrimin e VLEN-it se jemi pro kësaj kërkese”, deklaroi Sali.

Trump beson se do të shkojë në parajsë: Kam qenë edhe nxënës i mirë

6 February 2026 at 11:20


Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë sërish deklarata befasuese, duke përfshirë besimin personal dhe vizionin për të ardhmen e Amerikës.

Në një tubim të fundit, ai u shpreh se “unë me të vërtetë besoj se ndoshta i përkas parajsës”, duke treguar një anë më personale dhe shpirtërore të vetes që rrallë herë shihet në publik.

Trump foli gjithashtu për ambicien e tij për të ripërkushtuar Amerikën, duke thënë se “ne do ta ripërkushtojmë Amerikën si një Komb nën Zotin”.

Kjo deklaratë është në përputhje me qëndrimet e tij të mëparshme lidhur me rolin e fesë dhe traditës në politikën amerikane.

Lideri amerikan nuk la pa përmendur historikun e tij ligjor, duke u shprehur se ai është “njeriu më i paditur në histori”. Ky koment vjen pas një serie padish të shpeshta që kanë përfshirë bizneset dhe veprimtaritë e tij personale dhe politike, duke theksuar kompleksitetin e figurës së tij në sytë e publikut dhe medias.

Ndërsa kujton kohën kur ishte student, 79-vjeçari shtoi se “unë kam qenë një student shumë i mirë, por askush nuk do ta mendonte këtë”. Ky koment nënvizon përpjekjen e tij për të treguar një aspekt të karakterit që shpesh mbetet i panjohur për publikun, larg imazhit që krijojnë mediat dhe debatet politike.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur ai mbetet një figurë mjaft influencuese në politikën amerikane dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen e medias dhe opinionit publik. /Telegrafi/

Vdekja e të miturit në klinikë dentare, Prokuroria çon në gjyq shtatë persona, tre për vrasje nga pakujdesia

6 February 2026 at 11:14


Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtatë persona pas humbjes së jetës së 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas një ndërhyrje dentare në një klinikë në kryeqytet.

Përfundimi i hetimeve dërgoi në gjyq shtetasit Roland Xhaxho dhe M.G., për veprën penale ‘Vrasje nga pakujdesia’ dhe ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim dhe shtetasen Ina Xhaxho për veprën penale ‘Vrasje nga pakujdesia’, ‘Mashtrim’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm’; shtetasit E.S. dhe E.A. për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ si dhe shtetasit D.A. dhe V.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’.

“Më datë 28.09.2023, i mituri B.S., iu nënshtrua një ndërhyrjeje dentare në 14 dhëmbë, tek Klinika “Splendent” drejtuar nga mjekët Roland dhe Ina Xhaxho, raporton euronews.al.

Pas ndërhyrjes i mituri kthehet në shtëpi dhe brenda pak orësh dërgohet në gjendje të rëndë shëndetësore (koma dhe insuficiencë respiratore akute), në Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë, ku dhe më pas në datën 01.10.2023, ndërroi jetë.

Sipas aktit të riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, nga ana e grupit ekspertëve italianë, u arrit në konkluzionin se: Shoku septik i rëndë, që solli më pas insufiçencën progresive shumëorganore, është shkaku kryesor i vdekjes të pacientit të mitur B.S. Grupi i ekspertëve arriti në përfundimin se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që trajtuan të miturin, u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij.

Këto shkelje kanë konsistuar në:

– moszbatimin, moskryerjen e kontrolleve dhe verifikimeve të nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit të pacientit; mosformulimin në mënyrë adekuate të diagnozës para operacionit dhe mostrajtimin e duhur profilaktik para operacionit dhe në vazhdim, i mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikale pa u vizituar në mënyrë adekuate, pa një diagnozë të saktë, pa një indikacion të arsyetuar, pa specifikuar alternativat dhe pa kryer testet e nevojshme dhe të detyrueshme për gjendjen klinike të pacientit;

– ndërhyrje e kryer, e cila ishte më e gjerë se sa lejohej për një fëmijë të moshës 3 vjeç dhe induksioni i anestezisë së përgjithshme për një periudhë prej rreth 5 orë, për të trajtuar njëkohësisht shumë dhëmbë, mes të cilëve disa me infeksion të pulpës me rreziqet që lidhen me anestezinë e përgjithshme dhe kontrollin e vështirë të infeksioneve postoperative, evidenton përgjegjësinë për trajtim të tepërt.

– nxjerrjen plotësisht e papërshtatshme nga spitali i të miturit, duke mos marrë parasysh gjithashtu rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi, pas ndërhyrjes si dhe shenja të tjera klinike”, bën me dije Prokuroria.

Gjithashtu nga hetimi rezultoi e provuar se dy stomatologët Ina Xhaxho dhe M.G. kanë mashtruar prindërit e të miturit duke i marrë pagesën për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që nga autopsia rezultoi se 6 prej tyre ishin hapur por nuk ishin mbushur.

Ndërkohë, nga hetimi, u provua që stomatologia Ina Xhaxho pas ngjarjes ka vazhduar ushtrimin e aktivitetit të saj në mënyrë të paligjshme, pasi nuk ka rinovuar, në përputhje me procedurat ligjore, licencën si stomatologe nga Urdhri i Stomatologut.

Gjatë hetimeve u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore edhe nga ana e ekspertëve të I.M.L.-së, shtetasit E.S dhe E. A.

Gjithashtu, shkelje u konstatuan edhe tek mjekët roje të pediatrisë V.A. dhe D.S. në momentin që i mituri u dërgua në spital. Mjekët nuk zbatuan protokollet mjekësore në drejtim të përcaktimit të diagnozës së duhur, evidentimin e shkaqeve më të zakonshme të shokut tek fëmijët dhe trajtimin e terapisë së përshtatshme me antibiotikë. Si rrjedhojë edhe moskryerja e veprimeve të tyre ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të të miturit, edhe pse ai ishte në gjendje të rëndë, fakt që rezultoi nga akti i riekspertimit, pasi vdekja e tij nuk erdhi nga mosveprimet e tyre, por nga shkaku kryesor dhe i drejtpërdrejtë, që ishin veprimet dhe mosveprimet e të pandehurve R.Xh., I.Xh dhe M.G. /euroenews.al/

Abazi nga LVV: Kryetari Rama mungon në seancën e buxhetit dhe nuk emëron drejtorët në afatet ligjore

6 February 2026 at 11:10


Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës, Berita Abazi, ka reaguar ndaj mungesës së Kryetarit Përparim Rama në seancën e jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit të kryeqytetit.

“Seanca e jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit të Prishtinës është ftuar nga Kryetari Perparim Rama, e i njëjti sot nuk është prezent në seancë”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Ajo ka theksuar gjithashtu vonesat në emërimet e zyrtarëve nëpër drejtoritë komunale.

“E edhe për më keq, sot jemi në ditën e 59-të që Perparim Rama ka tejkaluar afatet ligjore për emërimin e nënkryetarit dhe drejtorëve. Kaq për seriozitetin e tyre”, ka shtuar Abazi.

Reagimi vjen ndërkohë që Kuvendi i Prishtinës vazhdon diskutimet për miratimin e buxhetit për vitin aktual./Telegrafi/


Pas këngës "Diss", ish-menaxheri hedh akuza të rënda në drejtim të Mozzikut

6 February 2026 at 11:05


Kënga e re e Mozzikut "Diss", përveç vetes, ka përfshirë edhe shumë personazhe të tjerë.

Në mesin e tyre edhe ish-menaxherin e tij, Met Elshanin, në kohën kur ishte pjesë e "On Records".

"E ke pasur një menaxher s'po ia di emrin diçka Elshan, t'i merrke 70 për qind e ty t'u doke tamam", thotë në një pjesë të projektit.

- YouTube www.youtube.com

E për këtë mori një reagim në rrjete sociale nga ish-menaxheri, i cili hodhi akuza të mëdha për të.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

"Është sinqerisht qesharake se si disa njerëz mund të jenë kaq mosrespektues dhe prapë të mendojnë se meritojnë ende një vend në jetën time.

Mjaft me broçkulla. Gënjeshtrat e tua të kanë çuar pikërisht aty ku je tani.

Çdo grimcë dhimbjeje mendore dhe fizike që ke pasur – dhe që ende ke – e ke shkaktuar vetë.

Gënjeshtra, tradhti, luajtja e rolit të viktimës.

E vërteta tashmë ka dalë në shesh. Madje e ke pranuar vetë.

T’i vjedhësh kursimet e jetës një gruaje të moshuar dhe pastaj të përpiqesh t’ia hedhësh fajin ish-bashkëshortes?

Ti dhe gruaja jote e dini shumë mirë çfarë keni bërë.

E shtytë atë grua të moshuar drejt mendimeve vetëvrasëse dhe ende do të luash rolin e njeriut të mirë". /Telegrafi/

Foto: Instagram

Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

6 February 2026 at 11:05


Shkëlqim Hajdari është emëruar sot prefekt i Tiranës gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Vendimi i qeverisë përforcon ndryshimet në strukturat e administratës shtetërore dhe vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në nivelin e prefekturave.

Hajdari do të udhëheqë administratën e kryeqytetit, ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm, duke zëvendësuar vetë Hajdarin në këtë post. /Euronews.al/

AJO MË DESHI PËR SHKAK TË POEZISË

6 February 2026 at 11:03


Poezi nga: Catfish McDaris
Përktheu: Fadil Bajraj

Unë jam dru, ti je zjarr
Unë jam plazhi, ti je oqeani
kur je në krahët e mi, gjithçka është për merak

jam shtrirë në retë magjike, duke të pritur
dashuria ime me thonj mbahet e kacavirret nga shkëmbi

“Qeni im hëngri shtatë bubuzhelë,
a mendon se do të sëmuret?”

“Jo more çfarti, unë i haja derisa përpëliteshin
ata kopilë e që notonin në salcën pikante
mbi tortilje atje poshtë Meksikë, cholo im
bënte vallen meskalito sombrero”

gjashtë kuti postare, një kojot dhe një ninxhë
me tre sy, Herkuli, Koperniku
frika nga Zoti dhe dashuria për Luciferin
gullash me dinamit dhe sanduiç me grusht tunxhi

Një tigër me dhëmbëshpatë dhe nëntë buburrecë
të veshur me atlete të kuqe dhe një
majmun gjel i elektrizuar

Disa kërkojnë më kot ëndrra të thyera dhe
shishe bosh për një shteg të kaluar
hijesh dhe shpirtrash të përgjakur

Telefontat e shkretë cingërojnë, bërtasin dhe luten
derisa poetët e trishtuar kanë vizione tmerri
dhe tigra të pangopur e grabitqar shëtisin nëpër kafaz

Saturni i Francisco Goyas Përpin të Birin
dhe Njeriu Që Ha Pelat e Diomedit, ajo e bëri
imitimin e buzëqeshjes së Mona Lisës, i hodhi flokët e saj
të gjata të zeza dhe u zhduk në tym.

160 mijë euro të falsifikuara - municione dhe makinë e vjedhur, pranga 19-vjeçarit në Shkodër

6 February 2026 at 11:03


Policia e Shkodrës këtë të premte ka vënë në pranga një 19-vjeçar pasi në banesën e tij u gjendën 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të operacionit të koduar “Livadhet 3”, në pranga ka rënë O. Ç., 19 vjeç, banues në Shkodër.

“Gjatë kontrollit të kryer në zbatim të vendimit të Gjykatës, në banesat e disa shtetasve që dyshohen për veprat penale 'Vjedhja' dhe 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit', lidhur dhe me dy operacione të zhvilluara më parë, të koduara 'Lvadhet 1' dhe 'Livadhet 2', shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet që dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë Krujës, në vitin 2019, dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura në qytetin e Tiranës, në vitin 2025".

Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit të arrestuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/


Disa zona të Podujevës mbesin pa ujë

6 February 2026 at 10:54


Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina (KRU Prishtina) njofton qytetarët e Podujevës se për shkak të një rrjedhjeje në gypin AC me diametër Ø200 mm, ekipet e saj do të ndërhyjnë për sanimin e defektit.

Si pasojë e këtyre punimeve, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugët: “Skënderbeu”, “28 Nëntori” dhe rruga e Xhamisë.

Punimet do të zhvillohen gjatë ditës, ndërsa furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të sanimit. KRU Prishtina kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të prekur dhe i falënderon për durimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


Arrestohet një i arratisur nga burgu, ishte dënuar me pesë vite burg

6 February 2026 at 10:52


MPB Maqedoni njofton se dje (05.02.2026) në orën 15:25 në Radovish, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë, arrestuan E.B. (23) nga Radovishi.

"Ai u dënua me pesë vjet e 10 muaj burg për veprën penale "vjedhje e rëndë", dhe kërkohej me urdhër për arratisje nga Burgu i Strumicës, ku kishte tre vjet e tetë muaj dënim për të vuajtur".

"Personi u dërgua në Qendrën Korrektuese të Burgut të Strumicës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit", thonë nga MPB.

❌
❌