Sot parashikohet mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, me mundësi për reshje të izoluara bore.
Gjatë pjesës tjetër të ditës priten alternime vranësirash dhe kthjellimesh, ndërsa më vonë pasdite dhe në mbrëmje parashikohen reshje lokale, kryesisht në formë shiu, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.
Megjithatë, në disa zona mund të ketë edhe reshje bore, në varësi të vlerave të temperaturave.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi prej 10-26 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri disa komente të tjera mbi “konceptin e një marrëveshjeje” që ai thotë se e ka arritur me NATO-n për Grenlandën.
Ai thotë se bisedimet janë ende në zhvillim e sipër, por “janë mjaft të avancuara”, duke thënë se marrëveshja “na jep gjithçka që na duhej” – veçanërisht në aspektin e “sigurisë kombëtare dhe sigurisë ndërkombëtare”.
Trump përsërit se do të ishte një “marrëveshje e përhershme”, por nuk sqaron nëse pronësia ishte pjesë e diskutimeve.
“Është marrëveshja përfundimtare afatgjatë”, thotë ai. “Dhe mendoj se i vendos të gjithë në një pozicion vërtet të mirë, veçanërisht sa i përket sigurisë dhe mineraleve dhe gjithçkaje tjetër.”
E drejtpërdrejtë dhe pa hezitim në deklarata, Monika Kryemadhi po shfaqet para publikut edhe në rolin e opinionistes në Big Brother VIP Albania, ku komentet e saj kanë tërhequr vëmendje për sinqeritetin dhe mungesën e filtrave.
Në një intervistë për emisionin Ftesë në 5, Kryemadhi ka theksuar se gjithmonë ka qenë e tillë, edhe në jetën personale. “Unë edhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitetin se çfarë do të thonë të tjerët. Tani aq më pak”, u shpreh ajo, duke qeshur.
E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse beson ende te dashuria pas divorcit, Kryemadhi u përgjigj pa ekuivok: “Besoj te dashuria, është kryesore, ngroh shpirtin”.
Megjithatë, ajo la të kuptohet se emocionalisht mbetet e lidhur me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, duke e cilësuar atë si dashurinë e saj të parë dhe të fundit. Sipas Kryemadhit, edhe pse një marrëdhënie mund të përfundojë, ndjenjat jo domosdoshmërisht zhduken nga të dyja palët në të njëjtën kohë.
“Nuk mendoj se jam në një fazë për të dashuruar dikë tjetër. Unë e kam dashurinë time. Ajo ka kaluar në shumë sfida dhe, edhe kur vjen momenti që mbaron, nuk do të thotë që mbaron nga ana tjetër”, tha ajo në Tch.
Kryemadhi shtoi se politika ka qenë faktori që i ka bashkuar dhe ndarë njëkohësisht. “E gjithë jeta ime politike ka filluar me Metën në krahë. Politika na bashkoi dhe politika na ndau”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se nuk e ka parë kurrë marrëdhënien e tyre si një barrë për karrierën politike.
Rrëfimi i saj është pritur me interes nga publiku, duke nxitur diskutime rreth ndarjes, dashurisë afatgjatë dhe mënyrës se si emocionet personale ndërthuren me jetën publike dhe politike.
Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, ka mirëpritur vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të mos vendosur tarifa mbi vendet evropiane dhe për të shmangur përdorimin e forcës në lidhje me Grenlandën.
Rasmussen tha se dita “përfundoi më mirë sesa filloi”, duke e cilësuar këtë si një shenjë pozitive që mund të japë fund “luftës së shkurtër tregtare” mbi ishullin.
Diplomati më i lartë i Danimarkës vlerësoi vendimin si një sinjal të mirë për stabilitetin dhe bashkëpunimin transatlantik, por paralajmëroi se ambiciet e presidentit amerikan janë të mëdha dhe “nuk mund të akomodohen lehtë”.
Ekspertët këshillojnë që shoferët të çaktivizojnë sistemin e kondicionimit të ajrit për të kursyer deri në 10% karburant.
Edhe pse kondicioneri ndihmon në largimin e kondensimit gjatë muajve të ftohtë, përdorimi i tij gjatë vozitjes rrit konsumimin e benzinës ose naftës, ndaj çaktivizimi mund të përmirësojë efikasitetin e karburantit.
Atmosferë festive ka mbizotëruar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banorët janë surprizuar nga “Vëllai i Madh” me një party të organizuar brenda shtëpisë.
Gjatë festës, Limit është parë duke kërcyer bashkë me Dolce dhe Benita. Situata ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, veçanërisht për faktin se nga ana e Dolces nuk u vu re asnjë shenjë xhelozie.
Përkundrazi, treshja kanë shkëmbyer vazhdimisht lëvizje provokuese dhe energji lozonjare mes njëri-tjetrit, duke e kthyer momentin në një nga skenat më të komentuara të mbrëmjes.
Limi dhe Dolce, të cilët mbeten ndër çiftet më të përfolura të këtij edicioni, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut. Kjo edhe pas përplasjeve të mëhershme me ish-të dashurën e Limit, Alba, të cilat kanë sjellë tensione dhe debate të shumta brenda shtëpisë.
Party-ja e mbrëmjes duket se ka shërbyer si një moment çlirimi për banorët, ndërsa marrëdhëniet mes tyre vazhdojnë të prodhojnë dinamika që mbajnë gjallë interesin e publikut. /Telegrafi/
Nga shtyrja e sendeve te vrapimet e çmendura nëpër shtëpi – 7 sjellje që kanë shpjegim logjik
Macet janë krijesa misterioze dhe shpesh na duken të paparashikueshme. Ato herë na bëjnë të qeshim me veprimet e tyre të çuditshme, herë na lënë të habitur duke reaguar ndaj gjërave që ne as nuk i vërejmë.
Megjithatë, pas pothuajse çdo sjelljeje të tyre fshihen instinktet natyrore, shqisat shumë të zhvilluara dhe mënyra se si macet janë formuar ndër shekuj si gjuetare të shkathëta. Kur sjellja e tyre shihet nga ky këndvështrim, shumë veprime që duken të çuditshme bëhen krejtësisht të kuptueshme.
1. Shtyjnë sendet nga tavolina
Macet e eksplorojnë botën me putra. Shtyrja e objekteve u ndihmon të testojnë peshën, lëvizjen dhe reagimin e mjedisit, ndërsa shpesh është edhe një mënyrë për të tërhequr vëmendjen ose për të larguar mërzinë, transmeton Telegrafi.
2. Papritur vrapojnë nëpër shtëpi
Këto shpërthime të papritura energjie, të njohura si “zoomies”, lidhen me energjinë e grumbulluar dhe instinktin e gjuetisë. Ato shfaqen më shpesh te macet që jetojnë vetëm brenda në shtëpi.
3. Sjellin “prenë” te pronari
Edhe pse për njerëzit kjo mund të jetë e pakëndshme, kjo sjellje buron nga instinkti i gjuetisë dhe lidhja shoqërore. Macja ju sheh si pjesë të grupit të saj dhe “ndan” prenë ose tregon aftësitë e veta gjuetare.
4. Flinë pjesën më të madhe të ditës
Macet janë natyrshëm më aktive në muzg dhe në agim. Gjumi i gjatë u shërben për të ruajtur energjinë për periudha të shkurtra aktiviteti intensiv, një sjellje e trashëguar nga paraardhësit e tyre të egër.
5. Sjellin“prenë” te pronari
Kjo sjellje vjen nga fëmijëria e maces, kur kotelet me masazhimin e barkut të nënës stimulojnë rrjedhjen e qumështit. Te macet e rritura, kjo është shenjë rehatie, kënaqësie dhe ndjenje sigurie.
6. Shikojnë në “asgjë”
Macet kanë dëgjim dhe shikim shumë më të ndjeshëm se njerëzit. Ato shpesh reagojnë ndaj tingujve, lëvizjeve ose ndryshimeve të dritës që ne nuk i perceptojmë, si tinguj me frekuencë të lartë apo hije shumë të vogla.
7. Fshihen kur janë nën stres
Fshehja është një mekanizëm mbrojtës. Në situata të panjohura ose stresuese, macet instinktivisht kërkojnë strehë për t’u ndier më të sigurta dhe për të pasur kontroll mbi mjedisin.
Edhe pse sjellja e maceve ndonjëherë duket e paparashikueshme, në shumicën e rasteve bëhet fjalë për reagime natyrore dhe plotësisht të kuptueshme. Kuptimi i këtyre modeleve i ndihmon pronarët të përgjigjen më mirë ndaj nevojave të maceve të tyre dhe t’u sigurojnë atyre një jetë më cilësore. /Telegrafi/
Faza e ligës e Ligës së Kampionëve po afron drejt fundit, dhe klubet që do të kualifikohen për play-off-in e eliminimit direkt do të mësojnë kundërshtarët e tyre në fund të muajit.
Vetëm tetë ekipet e para në renditjen e Ligës së Kampionëve do të sigurojnë një vend të drejtpërdrejtë në 1/8 e finales, ndërsa ekipet që përfundojnë nga vendi i 9 deri në të 24 do të duhet të kalojnë përmes eliminimit direkt të play-offit, duke luajtur dy ndeshje shtesë evropiane.
Tërheqja e shortit për për play-off zhvillohet më 30 janar 2026, ora 12:00.
Si funksionon shorti
Sipas UEFA-s, ndeshjet e play-offit përcaktohen sipas rregullave të mëposhtme
Klubet ndahen në katër çifte të “të favorizuara” (vendet 9–10, 11–12, 13–14 dhe 15–16) dhe katër çifte të “pafavorizuara” (vendet 17–18, 19–20, 21–22 dhe 23–24).
Çiftet “e favorizuara” do të përballen me çiftet “e pa favorizuara” sipas sistemit: 9/10 kundër 23/24, 11/12 kundër 21/22, 13/14 kundër 19/20 dhe 15/16 kundër 17/18.
Klubet nga e njëjta federatë mund të përballen edhe në këtë fazë, që do të mundësojë derbi lokal ose përballje mes ekipeve që janë takuar më parë në fazën e grupeve.
Datat e ndeshjeve të play-offit i
Ndeshjet e para: 17/18 shkurt 2026
Ndeshjet e kthimit: 24/25 shkurt 2026
Ekipet që kalojnë shortin do të përparojnë në 1/8 e finales, ku tërheqja e shortit do të zhvillohet më 27 shkurt 2026.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë Bordin e diskutueshëm të Paqes për Gazën, të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, gjatë samitit të jashtëzakonshëm për Grenlandën.
Disa paralajmërojnë se iniciativa e këtij bordi mund të shihet si një përpjekje për të zëvendësuar rolin e Kombeve të Bashkuara.
Evropa përballet me një balancim të ndjeshëm, duke u përpjekur të menaxhojë marrëdhëniet me Trumpin mbi Grenlandën, ndërsa njëkohësisht po përballet me valën e ftesave drejtuar vendeve të tjera për t’u bashkuar në Bord.
Pyetja nëse BE-ja dhe shtetet anëtare duhet të pranojnë pjesëmarrjen në këtë bord, i krijuar fillimisht për të administruar Gazën pas luftës, do të jetë një nga temat kryesore të diskutimit gjatë samitit, që u thirr si reagim ndaj kërcënimeve të fundit të Trumpit për tarifa doganore.
Diplomatët evropianë shqetësohen se çështja e Bordit të Paqes për Gazën po ndërthuret me krizën e Grenlandës, duke i detyruar të koordinohen për vendimin nëse do të pranojnë apo jo pjesëmarrjen e vendeve të tyre – një lëvizje që mund të zemërojë presidentin amerikan në një moment kur tensionet kanë arritur nivele të larta.
Anëtarësimi i përhershëm në bord kushton 1 miliard dollarë amerikanë, të cilët, të paktën zyrtarisht, janë parashikuar për rindërtimin e Gazës.
Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe disa qeverive të BE-së, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Italinë, u është ofruar një vend në këtë bord.
Franca ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend t’i bashkohet Bordit, për shkak se statuti i tij – i cili nuk përmend Gazën – ngre dyshime mbi “parimet dhe strukturën e Kombeve të Bashkuara” dhe i jep kryetarit të bordit, Donald Trump, “kompetenca të gjera”.
Si kundërpërgjigje, Trump ka kërcënuar me vendosjen e një tarife prej 200 për qind ndaj verës dhe shampanjës franceze, një sinjal i qartë se çështja mund të shndërrohet në një tjetër konflikt në marrëdhëniet BE–SHBA.
Duke folur për Euronews në Davos të martën, ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, e akuzoi Trumpin se po përpiqet të “zëvendësojë sistemin e Kombeve të Bashkuara” me “bordin e tij personal”.
Një rend i ri botëror?
Mandati i gjerë që Trump duket se po i jep Bordit, së bashku me mungesën e fokusit mbi Gazën e shkatërruar nga lufta dhe të ardhmen e saj, po shqetëson zyrtarët në Bruksel.
Zyrtarët dhe diplomatët kanë shprehur në mënyrë private shqetësime serioze mbi kuadrin e bordit, procesin e përzgjedhjes, mandatin dhe strukturën e qeverisjes, duke kërkuar që fokusi të kthehet tek Gaza, në vend që të krijohet një Këshill i Sigurimit paralel ndaj OKB-së.
Ndërkohë, një komitet teknokrat palestinez është ngarkuar me çështjet e përditshme të Gazës, por ka shqetësime për mungesën e përfaqësimit palestinez në dy panelet e larta të bordit, të cilat mbikëqyrin investimet, diplomacinë dhe qeverisjen.
Komisioneri Evropian për Mesdheun, i cili mbikëqyr politikën e BE-së për Gazën, ka kërkuar “përfshirjen e të gjithë aktorëve kryesorë” në bord.
Trump gjithashtu i ka dërguar një ftesë presidentit rus, Vladimir Putin, një zhvillim që e bën pjesëmarrjen e Evropës politikisht të ndërlikuar.
Debati mbi bordin pritet të nxjerrë në pah ndarjet ekzistuese midis shteteve anëtare të BE-së në fushën e politikës së jashtme.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka pranuar tashmë vendin e tij, ndërsa ministri i tij i Jashtëm, Péter Szijjártó, tha se kryeministri ndihet “i nderuar” nga oferta e Trumpit.
Çka është Bordi i Paqes për Gazën në të cilin u ftua Kosova?
Lideri amerikan ka formuar një trup këshillues për Gazën, i njohur si Bordi i Paqes, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të grupit Hamas.
Ky bord përfshin liderë botërorë që ofrojnë këshilla dhe mbështetje në negociata, por nuk ka fuqi ekzekutive ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Synimi i Bordit të Paqes është të mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në thelb, kjo është një iniciativë diplomatike e Trumpit, e projektuar si një bord këshillues që ndikon në negociata dhe armëpushime, duke përfshirë liderë nga vende të ndryshme për të ndihmuar në stabilizimin e rajonit.
Ftesat për pjesëmarrje kanë përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë.
Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Shqipërinë, kryeministri Edi Rama. /Telegrafi/
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se marrëveshja e propozuar për Grenlandën "na jep gjithçka që na duhej për të marrë".
"Është një marrëveshje me të cilën të gjithë janë shumë të kënaqur", u tha ai gazetarëve në një takim me median në Davos, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
"Është marrëveshja përfundimtare afatgjatë dhe mendoj se i vendos të gjithë në një pozicion vërtet të mirë, veçanërisht sa i përket sigurisë dhe mineraleve dhe çdo gjëje tjetër", ka shtuar Trump.
Presidenti amerikan iu përgjigj një pyetjeje duke thënë se nuk kishte "asnjë afat kohor" për marrëveshjen dhe se ajo do të zgjaste "përgjithmonë".
Trump tha se kishte folur me udhëheqës të tjerë evropianë rreth marrëveshjes, por ende nuk ishte nënshkruar asgjë.
Këto deklarata të presidentit amerikan vijnë pasi ai bëri të ditur se nuk do të vendosë tarifa në lidhje me Grenlandën pas një takimi "shumë produktiv" me shefin e NATO-s, Mark Rutte.
Në një postim të tij në Truth Social, Trump tha se "kemi formuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Grenlandën dhe, në fakt, të gjithë Rajonin Arktik".
"Diskutimet midis aleatëve të NATO-s mbi kuadrin që Presidenti (Trump) përmendi do të përqendrohen në sigurimin e sigurisë në Arktik përmes përpjekjeve kolektive të aleatëve, veçanërisht shtatë aleatëve të Arktikut. Negociatat midis Danimarkës, Grenlandës dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë me qëllim që të sigurojnë që Rusia dhe Kina të mos fitojnë kurrë një pikëmbështetje - ekonomikisht ose ushtarakisht - në Grenlandë", citohet të ketë thënë ai.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, pati një "takim shumë produktiv" me Trump në Davos, me të dy që diskutuan "rëndësinë kritike të sigurisë në rajonin e Arktikut për të gjithë aleatët", ka thënë më tej zëdhënësi. /Telegrafi/
Pas përfundimit të xhiros së shtatë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve 2025/2026, gara për pozicionet direkte në Top 8 dhe për zonën e “playoff”-it mbetet tepër e fortë, me diferenca minimale mes shumë skuadrave.
Arsenali vazhdon të jetë lider absolut i renditjes, me 21 pikë nga shtatë ndeshje dhe bilanc perfekt prej shtatë fitoresh. Pas londinezëve renditet Bayern Munich me 18 pikë, ndërsa Real Madridi dhe Liverpooli ndajnë nga 15 pikë, duke mbajtur gjallë garën për vendet e para. Liverpooli dhe Bayern Munich janë të vetmet që e kanë siguruar pozitën në top 8.
Zona e Top 8 është jashtëzakonisht e ngjeshur. Tottenham është i pesti me 14 pikë, ndërsa PSG, Newcastle dhe Chelsea kanë nga 13 pikë, njësoj si Barcelona, e cila aktualisht mban vendin e nëntë.
Sporting, Manchester City, Atletico Madrid dhe Atalanta janë gjithashtu në kuotën e 13 pikëve, duke e bërë luftën për pozitat elitare edhe më të hapur.
Në zonën e “playoff”-it pozicionohet edhe Juventusi, që me 12 pikë mban vendin e 15-të, përpara Borussia Dortmundit dhe Galatasarayt.
Skuadra e Kazakistanit, Kairat Almaty, ka grumbulluar vetëm 1 pikë në debutimin e saj në Ligën e Kampionëve, ndërsa Villarreal kanë arritur gjithashtu vetëm 1 pikë gjatë këtij sezoni të vështirë.
Po ashtu, Eintracht Frankfurt dhe Slavia Prague kanë pësuar të njëjtin fat, duke e bërë që katër ekipe të jenë tashmë të eliminuara matematikisht, me një ndeshje të mbetur.
Ekipet që renditen nga vendi 32 deri te vendi 25 janë jashtë, por ende mund të kualifikohen matematikisht në playoff. Aktualisht, skuadra greke Olympiacos zë vendin e fundit për playoff. /Telegrafi/
Mbrëmjen e sotme, banorët e Big Brother VIP Kosova janë surprizuar nga “Vëllai i Madh” me një party festive brenda shtëpisë, duke sjellë atmosferë më të çlirët dhe momente argëtimi mes konkurrentëve.
Megjithatë, edhe para se festa të fillonte zyrtarisht, dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni, Dolce dhe Limit, kanë kaluar kohë bashkë në një moment më intim.
Në pamjet e transmetuara, Limi shihet duke i bërë masazh Dolces, ndërsa ajo duket se e ka shijuar këtë gjest, duke krijuar një moment relaksues mes tyre.
Skena ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke qenë se marrëdhënia mes dyshes ka qenë shpesh në fokus të diskutimeve brenda shtëpisë.
Ndërkohë, party-ja e organizuar nga “Vëllai i Madh” pritet të sjellë dinamika të reja mes banorëve, ndërsa raportet dhe afërsitë vazhdojnë të mbeten një nga elementët kryesorë që mbajnë gjallë interesin e publikut. /Telegrafi/
Tetë vende në Lindjen e Mesme dhe Azi kanë njoftuar planet për t'u bashkuar me të ashtuquajturin "Bord të Paqes" të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Rripin e Gazës, duke theksuar nevojën për të siguruar një "armëpushim të përhershëm" në enklavën palestineze të bombarduar.
Ministrat e jashtëm të Pakistanit, Egjiptit, Jordanisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Indonezisë, Turqisë, Arabisë Saudite dhe Katarit thanë se do t'i bashkoheshin bordit të udhëhequr nga Trump në një deklaratë të përbashkët të mërkurën.
"Ministrat përsërisin mbështetjen e vendeve të tyre për përpjekjet e paqes të udhëhequra nga Presidenti Trump", thuhet në deklaratë, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Ajo shtoi se misioni i bordit synon "konsolidimin e një armëpushimi të përhershëm, mbështetjen e rindërtimit të Gazës dhe avancimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme të bazuar në të drejtën palestineze për vetëvendosje dhe shtetësi në përputhje me ligjin ndërkombëtar, duke hapur kështu rrugën për siguri dhe stabilitet për të gjitha vendet dhe popujt e rajonit".
Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Shtëpia e Bardhë zbuloi përbërjen e "Bordit të Paqes", i cili është pjesë e planit 20-pikësh të Trump për t'i dhënë fund luftës së Izraelit kundër palestinezëve në Gaza.
Bordi, i cili përfshin këshilltarët e lartë të Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, si dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair, do të mbikëqyrë një komitet teknokratik palestinez të ngarkuar me menaxhimin e punëve të përditshme në Rrip.
Palestinezët në Gaza, të cilët vazhdojnë të përballen me sulme vdekjeprurëse ushtarake izraelite dhe kufizime në ndihmën humanitare, kanë vënë në pikëpyetje se si do të funksionojnë në praktikë mekanizmat e udhëhequr nga SHBA-të.
Vëzhguesit kanë ngritur gjithashtu shqetësime në lidhje me përfshirjen e disa mbështetësve të vendosur të Izraelit nga Trump në "Bordin e Paqes", si dhe pjesëmarrjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. /Telegrafi/
Sot, në përvjetorin e 20-të të vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në rrjetet sociale është publikuar një video e rrallë nga arkivat e kohës së luftës.
Videoja është ndarë nga Blerina Kllokoqi Rugova, bashkëshortja e Mendim Rugovës, e cila ka kujtuar figurën e ish-presidentit përmes këtij materiali arkivor me vlerë të veçantë historike dhe emocionale.
Bëhet fjalë për një video të realizuar në vitin 1998, në të cilën Ibrahim Rugova shihet duke pritur në zyrën e tij një grup artistësh të njohur të asaj kohe. Takimi ishte pjesë e thirrjes për paqe, në një periudhë kur Kosova po përballej me një luftë të ashpër dhe represion të vazhdueshëm nga Serbia.
Në pamjet e publikuara shfaqen emra të mëdhenj të artit dhe kulturës shqiptare, përfshirë Sabri Fejzullahu, Violeta Rexhepagiqi, Dukagjin Lipa babai i këngëtares Dua Lipa, Adelina Ismaili së bashku me nënën e saj, Monën, si dhe gazetarin Benet Kaçi, mes shumë figurave të tjera publike.
Sipas informacionit të bërë publik, videoja është shkëputur nga arkivat personale të Adnan Merovci, një nga bashkëpunëtorët dhe njerëzit më të afërt të presidentit të ndjerë Rugova.
Publikimi i kësaj videoje ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje rolin e Ibrahim Rugovës si simbol i rezistencës paqësore dhe rëndësinë e bashkimit të figurave kulturore në momentet më të vështira të historisë së Kosovës. /Telegrafi/
Barcelona ka shënuar një fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Slavia Pragën si mysafir me rezultat 4-2, fitore që e mban skuadrën katalanase në garë për kualifikim direkt në mesin e tetë ekipeve më të mira të kompeticionit.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Vasil Kusej, pas një aksioni të shpejtë dhe organizimi të mirë ofensiv për 1-0.
Barcelona reagoi shpejt dhe përmbysi rezultatin me dy gola radhazi të Fermín López, fillimisht në minutën e 34-të dhe më pas në të 42-ën, duke treguar efikasitet në fazën sulmuese.
Megjithatë, gëzimi i katalanasve u zbeh pak para pushimit, kur një goditje nga këndi përfundoi në autogol, me Robert Lewandowskin që pa topin të përfundojë në rrjetën e skuadrës së tij, duke barazuar shifrat në 2-2.
Pjesa e dytë ishte e mbushur me ritëm, raste dhe polemika. Barcelona pati një gol të anuluar për pozicion jashtë loje pas rishikimit me VAR, ndërsa portieri Joan García u dallua me disa pritje vendimtare.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 63-të, kur Dani Olmo shfrytëzoi një top të kthyer dhe realizoi një goditje të bukur nga jashtë zonës për 3-2.
Dominimi i Barcelonës u konkretizua në minutën e 71-të, kur Robert Lewandowski u shlye për autogolin duke realizuar golin e katërt pas një aksioni të shkëlqyer ekipor, duke vulosur fitoren 4-2.
Me këtë sukses, Barcelona ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe mban vendin e nëntë në renditje, duke mbetur plotësisht në lojë për kualifikim direkt në Top 8 të fazës së ligës. Në anën tjetër, Slavia Praga mbetet me vetëm 3 pikë dhe vazhdon të jetë në fund të tabelës, me shanset për vazhdim shumë të vogla. /Telegrafi/
Vetëm tre minuta më vonë, sulmuesi anglez shënoi golin e dytë në këtë ndeshje nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2-0.
Në minutën e 63-të, bavarezët mbetën me një futbollist më pak në fushë, pasi Kim Min-Jae u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Me këtë fitore Bayerni ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 18 pikë dhe bëhet skuadra e dytë që siguron fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Një delegacion nga Beogradi, i udhëhequr Kryenegociatori serb Petar Petkoviq, ka mbërritur sonte në Bruksel, ku do të marrë pjesë në një raund të ri dialogu me palën kosovare të enjten, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raportojnë mediat serbe.
Sipas këtyre raportimeve “delegacioni i Beogradit do të këmbëngulë veçanërisht në formimin urgjent të Asociacionit të Komunave Serbe, “por do të theksojë edhe pozicionin e vështirë të popullit serb në Kosovë dhe për shkak të lëvizjeve të shumta të njëanshme dhe përshkallëzuese nga Prishtina që kërcënojnë mbijetesën, paqen dhe sigurinë e serbëve” vijon propagandën ky medium serb pro pushtetit atje.
Emisari i BE’se danezi Peter Sorensen javën e kaluar ka qëndruar në Kosovë dhe Serbi por nuk ka paralajmëruar ndonjë raund të ri bisedimesh. As nga Kosova deri tash s’ka njoftim për bisedime nesër në kryeqytetin evropian.
Trepça mposhti Golden Eagle Yllin 88:76 dhe përmbysi humbjen e parë 99:102, duke siguruar vendin në gjysmëfinale të Final 4 të Kupës së Kosovës.
Në anën tjetër, Bora arriti gjithashtu kalimin në gjysmëfinale pas fitores 71:62 ndaj Rahovecit, me nëntë pikë dallim, duke kompletuar çiftin tjetër finalist të fazës gjysmëfinale.
Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë kërkesë zyrtare edhe Selisë së Shenjtë në Vatikan që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për rindërtimin e Gazës dhe zonave të tjera të botës. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.
“Më duket se e lexova diku që edhe Italia po reflekton mbi këtë çështje. Edhe ne e kemi marrë këtë ftesë. Papa e ka marrë dhe po shohim se çfarë do të bëjmë. Besoj se është një çështje që kërkon pak kohë për tu marrë në konsideratë dhe për t’u dhënë një përgjigje” tha Parolin në një eveniment të organizuar nga Observatori për Mendimin e Pavarur në Romë.
Megjithatë, Parolin nënvizoi se Vatikani nuk është në gjendje të kontribuojë ekonomikisht për Bordin e Paqes për Gazën.
“Ne nuk marrim pjesë nga pikëpamja ekonomike, as nuk jemi në gjendje ta bëjmë”, tha Parolin. “Sigurisht, pikërisht për këtë pikë nuk do të dija ç’të përgjigjesha, por qartazi ndodhemi në një situatë të ndryshme nga vendet e tjera, ndaj edhe vlerësimi do të jetë ndryshe. Por unë besoj se kërkesa nuk do të jetë që të marrim pjesë ekonomikisht, sepse nuk jemi në gjendje ta bëjmë”.
Në lidhje me tensionet mes SHBA-ve dhe Evropës, Parolin tha se po krijohet një klimë që përkeqëson situatën në nivel global dhe se “është e rëndësishme që të zbuten tensionet nëpërmjet diskutimeve dhe jo polemikave.”
Nga Davosi, Trump tha sot se “e do shumë Evropën, por nuk i pëlqen drejtimi që ajo ka marrë.”
Por Parolin mendon se Trump para së gjithash duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare.
“E çfarë mund të them unë për këtë? Është këndvështrimi i tij: mjafton të respektohet e drejta ndërkombëtare, mendoj se kjo është e rëndësishmja, përtej ndjenjave personale që janë të ligjshme. Të respektohen rregullat e bashkësisë ndërkombëtare” u përgjigj Parolin.
Pjesë e Bordit të Paqes për Gazën do të jetë edhe Shqipëria dhe Kosova si shtete anëtare themeluese.