Normal view

Horoskopi 13 gusht/ Kujdes me vendimet, surpriza dhe luhatje për 12 shenjat e zodiakut

By: us er
12 August 2026 at 23:00

Dashi Duhet t’iu kushtoni dy herë më shumë vëmendje detajeve. Trajnoni aftësitë tuaja për të vëzhguar dhe përpiquni të zbuloni anët e fshehta të ngjarjeve. Nëse injoroni detajet e rëndësishme, do të humbni shumë. Ky nuk është momenti më i mirë për të marrë një iniciativë. Demi Jeta juaj po i kthehet normalitetit dhe kjo […]

The post Horoskopi 13 gusht/ Kujdes me vendimet, surpriza dhe luhatje për 12 shenjat e zodiakut appeared first on BoldNews.al.

TURQI – Erdogan kërkon zgjerimin e aleancës së re të mbrojtjes në LM

12 August 2026 at 23:00
STAMBOLL, 12 gusht /ATSH-AFP/ -Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se shpreson që më shumë vende të bashkohen me marrëveshjen e re të mbrojtjes të nënshkruar javën e kaluar mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit, në një përpjekje për të forcuar sigurinë në një rajon të përfshirë nga konfliktet. E ashtuquajtura Marrëveshja e Përbashkët […]

Vijon restaurimi i mureve antike në Durrës, zona do t’i shtohet hartës turistike

12 August 2026 at 23:00

Vijojnë punimet për restaurimin e mureve antike të zbuluara pranë shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës, ndërsa po punohet edhe për rehabilitimin e plotë të hapësirës përreth. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Gjatë gërmimeve arkeologjike në këtë zonë janë zbuluar struktura me rëndësi për historinë e qytetit, përfshirë pjesë të sistemit të vjetër fortifikues të Dyrrahut antik, puse uji, si dhe mbetje të ruajtura të një akuadukti që daton nga periudha romake.

Sipas Ramës, ndërhyrja synon ruajtjen dhe valorizimin e këtyre dëshmive arkeologjike, duke i integruar ato në hapësirën urbane dhe duke i bërë më të aksesueshme për qytetarët dhe vizitorët.

“Një investim i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore për ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë arkeologjike, duke e bërë atë të aksesueshme për qytetarët dhe vizitorët”, u shpreh Rama.

Pas përfundimit të restaurimit dhe rehabilitimit të zonës përreth, hapësira pritet të shndërrohet në një tjetër pikë me interes kulturor dhe turistik në Durrës, duke i dhënë qytetit një dëshmi të re të historisë së tij mijëvjeçare./KultPlus.com

PSG fiton sërish Superkupën e Europës, mund Aston Villa-n në finale

By: rozalb
12 August 2026 at 22:57

Paris Saint-Germain e ka nisur sezonin e ri me trofe, duke mposhtur Aston Villan me rezultatin 2-1 në finalen e Superkupës së Evropës, në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Salzburg. Parizienët kaluan në avantazh në minutën e 20-të me Kvaratskhelia, i cili finalizoi me një goditje të fortë për t’i dhënë PSG-së epërsinë e parë. Aston Villa reagoi para fundit të pjesës së parë.

Source

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

By: E B
12 August 2026 at 22:55

Drejtues i Trajnimeve në Drejtorinë për Mbrojtjen e Zjarreve, Agustin Pepkolaj, i ka bërë thirrje të gjitha strukturave të forcave zjarrfikëse në bashki të ndryshme të vendit, që janë aktualisht të lira, që të paraqiten për ndihmë pranë vatrës së zjarrit në Priskë të Tiranës.

Përmes një reagimi, Pepkolaj deklaroi se kërkohet mobilizim dhe solidaritet maksimal mes strukturave zjarrfikëse, në këtë situatë të vështirë zjarresh.

Thirrja e Pepkolaj:

THIRRJE URGJENTE

Të gjitha strukturat e MZSH-së, të bashkive që aktualisht janë të lirë dhe mund të angazhohen në ndihmë, pa cenuar gatishmërinë dhe kapacitetet operacionale në bashkitë e tyre, të paraqiten për mbështetje në Tiranë, pranë vatrës së zjarrit në Priskë.

Kërkohet mobilizim dhe solidaritet maksimal mes strukturave zjarrfikëse, duke ruajtur njëkohësisht nivelin e nevojshëm të gatishmërisë në çdo bashki.

​Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn

12 August 2026 at 22:53

Është arrestuar i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

”Po personi i dyshuar është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Ndaj tij do të merren veprimet procedurale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, theksoi Ahmeti.

Mësohet se i dyshuari që ra në duart e policisë është Skender Llugiqi.

Sot, një mërgimtarë në ambientet e Kuvendit të Kosovës bëri thirrje skandaloze. Ai kërkoi pushkatimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme, për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me rastin.

Sipas Prokurorisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas deklaratës së sotme kundër Ramush Haradinajt në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë dhe manifestim të një narrative të ndërtuar ndër vite.

Gjini ka thënë se thirrjet vëllavrasëse në Kuvend nuk janë të rastësishme, por rezultat i një platforme mbi një dekadë propaganduese.

The post ​Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn appeared first on Euronews Albania.

Zjarri në Priskë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Tiranës

By: us er
12 August 2026 at 22:50

Zjarret që kanë përfshirë zonat e Priskës dhe Farkës kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Stacionin e Pompave në Priskë, duke sjellë probleme edhe me furnizimin me ujë në disa zona të Tiranës. Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së energjisë, është ndërprerë furnizimi me ujë për banorët në zonën […]

The post Zjarri në Priskë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Cërrik, rrezikohen banesa dhe një pikë servisi

12 August 2026 at 22:49

Një zjarr ka rënë në Njësinë Administrative Shalës, në bashkinë Cërrik, duke rrezikuar banesa dhe një pikë servisi.

Flakët përfshinë edhe disa pemë dekorative, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës me dy grupe bëri të mundur vënien nën kontroll të situatës.

Fatmirësisht, zjarri nuk shkaktoi dëme në banesa apo në ndërtesat pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Ky është rasti i dytë i zjarrit i regjistruar gjatë së njëjtës ditë në territorin e Bashkisë Cërrik. Në orët e mëngjesit, një tjetër vatër zjarri u konstatua në territorin e bashkisë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve, zjarri u kap në kohë dhe nuk shkaktoi dëme të konsiderueshme.

The post Zjarr në Cërrik, rrezikohen banesa dhe një pikë servisi appeared first on Euronews Albania.

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

12 August 2026 at 22:46
Për shkak të situatës së krijuar nga zjarret në zonat e Priskës dhe Farkës, është ndërprerë energjia elektrike në Stacionin e Pompave në Priskë, duke sjellë edhe ndërprerjen e furnizimit me ujë në disa zona. Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) njofton se, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, është ndërprerë furnizimi me ujë për abonentët në […]

Angellov: Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

12 August 2026 at 22:45
Situata me zjarret në vende të hapura sot është përkeqësuar ndjeshëm. Këtë pasdite patëm të paktën 21 zjarre në vende të hapura, shumica e të cilave për momentin janë aktive, thekson drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov.Ai veçoi zjarrin në territorin e komunës së Makedonski Brodit në vendin e quajtur Vidush […]

FOKUS – SHBA drejt tërheqjes së plotë nga Iraku

12 August 2026 at 22:45
– Ushtria amerikane është në rrugën për të përfunduar tërheqjen e të gjitha forcave të saj nga Iraku deri në fund të shtatorit, sipas zyrtarëve amerikanë dhe irakianë, shkruan AP. Nëse afati respektohet, kjo do t’i japë fund një pranie ushtarake amerikane në Irak që nisi me pushtimin e vitit 2003 dhe rrëzimin e regjimit […]

RENEA aksion në Vlorë, kontrolle në disa banesa në Lungomare

12 August 2026 at 22:45

Forca të shumta policie kanë rrethuar mbrëmjen e sotme zonën në hyrje të Lungomares në Vlorë. Sipas të dhënave paraprake jane janë kryer kontrolle në disa banesa.

Sipas policisë, aksioni lidhet me arrestimin e personave në kërkim.

Forcat e policisë vijojnë kontrollet në zonë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje mbi operacionin dhe personat e përfshirë.

Policia aksion në Vlorë, kontrolle në disa banesa në Lungomare #vlora #albania #police pic.twitter.com/HmjwvTk5pw

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 12, 2026

The post RENEA aksion në Vlorë, kontrolle në disa banesa në Lungomare appeared first on Euronews Albania.

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

By: E B
12 August 2026 at 22:44

Forca të shumta policie, të armatosura, kanë rrethuar zonën në hyrje të Lungomares në Vlorë, ndërsa janë kryer kontrolle në disa banesa.

Sipas policisë, aksioni lidhet me arrestimin e personave në kërkim.

Forcat e policisë vijojnë kontrollet në zonë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje mbi operacionin dhe personat e përfshirë.

Zjarri në Lundër, zjarrfikësit e Elbasanit i bashkohen operacionit për shuarjen e flakëve

By: armand
12 August 2026 at 22:43

Forcat zjarrfikëse të Elbasanit janë angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Lundrës, në Tiranë, duke iu bashkuar forcave të tjera zjarrfikëse të kryeqytetit. Lajmi është bërë i ditur nga Bashkia Elbasan përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare, ku theksohet se stacioni i zjarrfikësve të Elbasanit […]

The post Zjarri në Lundër, zjarrfikësit e Elbasanit i bashkohen operacionit për shuarjen e flakëve appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria Themelore ndërmerr veprime urgjente pas kërcënimit të Ramush Haradinajt

By: us er
12 August 2026 at 22:42

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar lidhur me një deklaratë të një emigranti i cili ka kërcënuar deputetin Ramush Haradinaj. Në deklaratë emigranti është shprehur se Haradinaj duhet pushkatuar. Mësohet se Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP) për të nisur punën për identifikimin […]

The post Prokuroria Themelore ndërmerr veprime urgjente pas kërcënimit të Ramush Haradinajt appeared first on BoldNews.al.

“Pasioni të lë të varfër”, Artan Kola për ‘Summer Time Show’: Jam penduar që…

12 August 2026 at 22:41

“Dasma e malësorit” vijon të jetë ende një hit i këngëtarit Artan Kola, i cili këtë herë vjen në një rrëfim për ‘Summer Time Shoë’.

“Jam marr shumë me atë këngë, po bëhen gati 25 vjet që mbetet një hit. Kënga duhet të ketë shumë komponentë, po nuk ishte e orkestruar mirë dhe e kënduar mirë edhe klipi po ashtu, dmth një nga këto të calojë nuk ecën kënga.

Viti 2000 shënoi boom-in tim, nuk e kam patur shumë qejf pjesën e jetës publike, nuk e kam vlerësuar shumë veten në atë kohë. Nuk e dija që kisha atë famën që kisha. Nuk jam marrë shumë me rrjetet sociale, por tani kemi të tjera angazhime, s’mund t’i bëjmë dot të gjitha”, tregon ai.

Ndërsa rrëfen vështirësitë e jetës së tij, Kola tregon të vetmen gjë për të cilën thotë se është penduar.

“Pjesa më e vështirë e jetës time është viti 1999 kur humba nëna dhe ndodhi edhe shkëputja me vëllain, kisha dy rrugë, mendova do bëhem dikush. Isha 27 vjec asokohe, idhull ishte nëna ime dhe gjithmonë kame cur në gjërat e saj. Më ka penalizuar fakti i të qenit i drejtpërdrejt në art është shumë penalizues. Kam ndihmuar shumë këngëtar në jetën time, por nuk pendohem. Në jetë jam penduar vetëm për një gjë, që nuk kam vënë një urë mes artit dhe biznesit. Je totalisht i mbaruar nëse je pasionant në punën tënde. Pasioni të le të varfër” thotë ai.

Nga jetesa mes Gjermanisë e Shqipërisë tek etikimi ‘motra e Stines’, rrëfehet Alida Duka

12 August 2026 at 22:41

“Sot po e shijoj punën që kam bërë ndër vite, të arrish në këtë pikë duhet të punosh shumë fort. Nuk kam patur një ditë pushim, prej moshën 16-vjeçare, madje as në kohën e Covid nuk jam ndalur.

Më shumë i dedikohem kompanisë në Gjermani, është një punë që shpërblehet. Gjermanët habiten me pozitivitetin tim, që jam gjithmonë e qeshur, mendoj se kjo të ndihmon shumë për të startuar ditën.” – tha Duka, duke treguar se në Gjermani merret kryesisht me tregun imobilar.

“Shtëpinë e parë e kam blerë në 2016 në Hanover, pastaj të dytën në 2023, ku pata edhe aksidentin, tjetrën në 2024 në Spanjë. Por tani do fokusohem pak më shumë te muzika, mjafton me imobiliarët.”

“Më ka pëlqyer gjithmonë të jem aktive me muzikën, produksionet. Gjithmonë i thoja Stines na duhet një këngë ritmike për verën, apo një baladë për janarin. Këtë verë zgjodhëm ‘Zero konkurrencë, një këngë alegro, me ritëm. Për shtatorin kemi menduar një baladë,” tregon ajo ndërsa thotë se në jo pak raste në aeroporte e etiketojnë si motra e Stines.

“ Ai për mua është gjithçka, me vdekjen e babit ai ka zënë vendin e tij, fjala e tij për mua është ‘ligj’”, thotë ajo.

Presidenti Begaj: Mirënjohje për zjarrfikësit, autorët e zjarrvënieve të ndëshkohen

12 August 2026 at 22:40

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, duke vlerësuar sakrificën e zjarrfikësve, efektivëve të Forcave të Armatosura dhe të gjithë personave të angazhuar në përballimin e flakëve.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet:

“Në këto ditë me temperatura të larta, kur shumë zjarre kanë rënë në disa zona të vendit, zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura dhe të gjithë ata që po luftojnë me flakët meritojnë mirënjohjen tonë. Me guxim, përkushtim dhe sakrificë, ata po mbrojnë jetën, familjet, banesat dhe pasuritë tona. Respekt për çdo zjarrfikës dhe efektiv që po përballet me rrezikun në vijën e parë.”

Presidenti bëri thirrje për ndëshkimin e autorëve të zjarrvënieve, duke theksuar: Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit.”

Në fund të reagimit, Begaj u bëri apel qytetarëve të tregojnë përgjegjësi dhe solidaritet: “Përballë kësaj situate, secili prej nesh ka një detyrë: të jemi të kujdesshëm, të respektojmë udhëzimet e autoriteteve, të mos rrezikojmë jetën dhe të bëjmë pjesën tonë për të mbrojtur komunitetin, pronën dhe natyrën. Sot, Shqipëria ka nevojë për solidaritetin dhe përgjegjësinë e të gjithëve.”

The post Presidenti Begaj: Mirënjohje për zjarrfikësit, autorët e zjarrvënieve të ndëshkohen appeared first on Euronews Albania.

Rusia godet portet ukrainase në Detin e Zi, pretendon se shënjestroi anije me pajisje ushtarake

12 August 2026 at 22:36

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot, më 8 dhjetor, se forcat e saj ushtarake kanë goditur një anije mallrash të ngarkuar me pajisje ushtarake në portin e Odesës, në Detin e Zi.

Sipas deklaratës së ministrisë ruse, sulmi ka prekur gjithashtu objekte magazinimi të karburantit dhe infrastrukturë portuale në portin e Çornomorskut.

Rusia pretendon se gjatë sulmit është goditur edhe një anije patrullimi ukrainase në portin e Oçakivit.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi dëmet e shkaktuara apo viktimat e mundshme nga sulmet. Deri në publikimin e këtij njoftimi, nuk kishte një konfirmim të pavarur të pretendimeve të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Portet ukrainase në Detin e Zi kanë qenë vazhdimisht objektiv i sulmeve gjatë luftës Rusi-Ukrainë, për shkak të rëndësisë së tyre strategjike për transportin dhe furnizimin e vendit.

VIDEO/ RENEA aksion në dy banesa në Vlorë, dyshohet se fshihen persona në kërkim

12 August 2026 at 22:35

VLORË- Policia e Vlorës dhe forcat e RENEA-s po zhvillojnë një aksion në këto momente në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, forcat speciale kanë ndërhyrë në dy banesa, ku dyshohet se fshihen persona të shpallur në kërkim.

Aksioni është ende në vijim. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për persona të arrestuar apo të shoqëruar.

Detaje të tjera priten të bëhen të ditura në vijim./abcnews.al

❌