Për Kosovën nuk do të ishte hera e parë që Rusia kërkon hise në fatin e saj. Nga kundërshtimi i intervenimit të NATO-s më 1999, te krahasimi me Krimenë e aneksuar dhe bllokimi i njohjeve ndërkombëtare, Moska ka luajtur vazhdimisht rolin e kundërshtarit të shtetësisë së saj.
Sot, kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së janë të tensionuara, ky ndikim rus rrezikon të bëhet edhe më i hapur.
Këtë javë, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, konfirmoi se Moska ka hapur kanale komunikimi me Shtetet e Bashkuara për zhvillimet në Ballkan dhe se është e gatshme t’i thellojë ato. Ai, gjithashtu, la të kuptohet se edhe amerikanët duan të angazhohen.
“Ne kemi më shumë mundësi për të komunikuar me SHBA-në [sesa me BE-në]për Ballkanin – veçanërisht për Bosnje e Hercegovinën dhe vendet e tjera të rajonit. Kontaktet e tilla po vazhdojnë. Ato ende nuk kanë sjellë rezultate pozitive ose të qarta. Por, ne jemi të hapur për këto kontakte dhe, mësa mund të gjykoj, edhe kolegët tanë amerikanë janë të gatshëm t’i zhvillojnë”, tha Lavrov.
Radio Evropa e Lirë pyeti Departamentin amerikan të Shtetit nëse SHBA-ja po diskuton me Rusinë për Kosovën, Bosnjën apo vendet e tjera të Ballkanit, si koordinohet me Evropën dhe si e vlerëson rolin e Moskës në rajon, por nuk mori asnjë përgjigje që nga 20 janari.
Bashkimi Evropian theksoi se nuk mund t’i konfirmojë shkëmbimet e mundshme mes palëve të treta.
“BE-ja është partneri kryesor politik, ekonomik dhe strategjik i Ballkanit Perëndimor dhe është plotësisht e angazhuar në rajon”, tha një zëdhënës i bllokut për Radion Evropa e Lirë.
Qeveria në detyrë e Kosovës nuk i komentoi deklaratat e Lavrovit, por kryeministri Albin Kurti, në një ngjarje në Davos, paralajmëroi për kërcënimin e tërthortë që i vjen Kosovës nga Rusia përmes Serbisë – të dyja shtete që s’e njohin pavarësinë e saj.
“Kushdo që ndihmon fqinjin tonë verior në përpjekjet për të na destabilizuar, na shkakton probleme edhe neve. Kërcënimi ynë më i afërt në këtë drejtim është Federata Ruse”, tha Kurti.
Në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka një rol aktiv, kryesisht përmes lidhjeve të saj me Serbinë dhe Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa ndikimi i saj në vende të tjera, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, mbetet më i kufizuar dhe shpesh indirekt.
Përmes dezinformatave, medias proruse dhe ndikimit energjetik, Moska synon të ngadalësojë integrimin euroatlantik, të shtojë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të sfidojë interesat e SHBA-së dhe BE-së.
Parlamenti Evropian ka miratuar disa rezoluta që i dënojnë këto praktika dhe kërkojnë reagim të koordinuar nga Bashkimi Evropian dhe vendet partnere.
Një raport i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, i publikuar në vitin 2024, nënvizon se “një nga qëllimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor është të parandalojë rreshtimin e Serbisë krah Perëndimit. Një mënyrë për ta arritur këtë, është mbështetja e vendosur e qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës dhe pengimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Në gati katër vjetët e fundit – prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës – Moska është përballur me një mur sanksionesh ekonomike dhe izolimi diplomatik nga Perëndimi.
Së fundmi, disa prej këtyre pengesave kanë nisur të zbuten, veçanërisht pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, vitin e kaluar në Alaskë, si dhe bisedimeve pasuese mes zyrtarëve të të dyja vendeve për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti në Ukrainë.
Shumë prej udhëheqësve evropianë, nga ana e tyre, kanë mbajtur qëndrime më të forta dhe nuk kanë dhënë sinjale lehtësimi ndaj Rusisë. Por, raportet transatlantike i kanë tensionuar edhe një varg çështjesh tjera – nisur nga situata në Gazë deri tek ambiciet amerikane për Grenlandën – duke e bërë skenën ndërkombëtare më të paparashikueshme se kurrë.
“E dua Evropën dhe dua ta shoh mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Trump në Forumin Ekonomik Botëror, që u mbajt këtë javë në Davos.
Për Ivanа Stradnerin, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, çarja transatlantike është një “ëndërr e bërë realitet për Moskën”, pasi i jep asaj mundësinë t’i shfrytëzojë krizat në Ballkan dhe të bëjë llogari për Ukrainën. Ndër vendet më të cenueshme është Bosnje dhe Hercegovina.
“… për shkak të grupeve të ndryshme fetare dhe etnike. Kjo krijon një pikë fërkimi që Rusia mund ta shfrytëzojë për të përshkallëzuar krizën – me ndihmën edhe të udhëheqësit serb, Millorad Dodik – dhe më pas për ta qetësuar situatën. Këtë do ta përdorte si kartë për negociata, duke i thënë Perëndimit se, nëse nuk do që konflikti të përhapet më tej, ai duhet të negociojë me Rusinë”, thotë Stradner për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se Rusia do që ta paraqesë SHBA-në si palë reale negociuese dhe BE-në si të parëndësishme. Ai e konsideron ndarjen transatlantike si tejet të rrezikshme dhe kundërproduktive për frenimin e Rusisë.
Sipas tij, heqja e sanksioneve ndaj Dodikut e ka afruar qëndrimin e SHBA-së me interesat e Moskës në Bosnje e Hercegovinë – ndonëse Departamenti amerikan i Shtetit ka sqaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se ky vendim është marrë pas tërheqjes së autoriteteve të Republikës Sërpska nga një sërë ligjesh të vlerësuara si antikushtetuese.
Kupchan i interpreton deklaratat e Lavrovit si një sinjal të hapjes më të madhe të Uashingtonit ndaj Moskës, krahasuar me Brukselin, dhe si pjesë e një modeli më të gjerë, ku politika amerikane përkon pa dashje me synimet ruse në Ballkan.
“Duke qenë se Dodiku është prorus dhe duke pasur parasysh se Rusia favorizon paqëndrueshmërinë në rajon – gjë për të cilën njihet edhe Republika Sërpska – kjo, në njëfarë mënyre, i vendos Uashingtonin dhe Moskën në të njëjtën vijë kur bëhet fjalë për Bosnje e Hercegovinën”, thotë Kupchan për Exposenë.
Kupchan vlerëson se dialogu i SHBA-së me Rusinë për Ukrainën është i nevojshëm, por paralajmëron se në Ballkan bashkëpunimi me Moskën duhet shmangur, pasi interesat e saj janë “diametralisht të kundërta” me ato amerikane.
“Partner kryesor i Amerikës në Ballkan është Bashkimi Evropian, jo Rusia. Për këtë arsye, ajo që duhet parë, është një bashkëpunim dhe diplomaci shumë më e intensifikuar mes SHBA-së dhe BE-së, edhe pse është e vështirë tani, duke pasur parasysh se marrëdhëniet SHBA-Evropë, në këtë pikë, nuk janë në një gjendje të mirë”, thotë Kupchan.
Ai beson se Kosova është në radarin e Trumpit dhe se administrata e tij do ta shtyjë Prishtinën dhe Beogradin drejt përparimit në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, por vlerëson se Rusia mund të përpiqet ta pengojë këtë proces, pasi “synon të ruajë unitetin pan-ortodoks në rajon”.
Sipas tij, Kosova duhet të jetë në gatishmëri ndaj përpjekjeve të mundshme ruse “për të ndezur trazira të reja”.
E, Stradner ndan një mendim më ndryshe – Kosova është pjesë e një tabloje më të gjerë gjeopolitike, por nuk përbën fokusin kryesor të Rusisë.
“Besoj se situata në Kosovë, sa i përket sigurisë, është më e mirë se disa vite më parë. Dhe, gjëja e fundit që duan tani Shtetet e Bashkuara është një përshkallëzim i pakontrolluar”, thotë Stradner.
Megjithatë, sipas Stradnerit, Kosova nuk mund të harrojë kurrë se në Serbi dhe Bosnje gjenden bastionet kryesore të ndikimit rus. Përveç lidhjeve politike, Moska disponon në këto dy vende edhe leva presioni dhe shantazhi – nisur nga kontrolli mbi energjinë dhe gazin, deri te ndikimi ekonomik dhe mediatik – të cilat përdoren për të ruajtur hapësirën e saj strategjike dhe për të influencuar rajonin.
“Kosova duhet të zhvillojë lidhje shumë më të ngushta me Bashkimin Evropian dhe të jetë jashtëzakonisht diplomatike dhe e mençur në qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara”, thotë Stradner.
Edhe BE-ja, sipas Stradnerit, duhet të tregojë lidership të vërtetë në Ballkanin Perëndimor, ku, deri më tash, nuk ka qenë edhe aq efektive.
Por, me fjalët e saj, është koha kur të gjithë jemi si ato “macet që ndjekin lazerin” – reagojmë pa pushim ndaj ngjarjeve që lëvizin shpejt, pa kontroll real dhe pa një ide të qartë se çfarë vjen më pas. Ndërkohë që drita na mban të mbërthyer në lojën e saj, bota nuk pret./K.M
Dita e 26 janarit do të karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet do të jenë herë pas here të moderuara, më të theksuara në zonat perëndimore dhe qendrore të vendit.
Në zonat malore, kryesisht në verilindje dhe juglindje, reshjet e shiut do të shndërrohen në dëborë, veçanërisht në lartësitë mbi 800–1000 metra, duke sjellë kushte tipike dimërore.
Temperaturat do të mbeten të ulëta, me vlera minimale që zbresin në 2–4°C, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë 9–12°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, duke krijuar ndjesi më të ftohtë në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes./KM
Jeta sentimentale e çifteve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do linde asnjë mosmarrëveshje ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah kështu qe mos kini merak. Beqaret do realizojnë disa takime shume te bukura te cilat do ua shtojnë dëshirën për te jetuar. Financat do i menaxhoni me përkujdes dhe maturi, prandaj gjendja do mbetet e mire.
Demi
Dite jo shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Nga momenti ne moment mund te përballeni me mosmarrëveshje ne çift. Beqaret do kërkojnë me ngulm një person qe ta kenë ne krah, por fati nuk do jete ne anën e tyre. Do ju duhet ende te prisni. Perspektivat ne planin financiar do jene te mira, kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Binjaket
Nëse nuk doni te mërziteni, mundohuni te tregoheni realiste dhe te mos ëndërroni me shume sesa duhet ne jetën sentimentale. Vetëm kështu do ndiheni te qete. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do jete ne dorën e tyre zgjedhja. Ne planin financiar rekomandohet sa me shume kujdes e maturi, te paktën derisa gjendja te filloje te stabilizohet.
Gaforrja
Dite mjaft e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do mundohet ne çdo moment t’ua beje qejfin. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë nëse duan qe gjerat t’iu ecin mire. Dita pritet te jete e favorshme. Buxheti do jete i mire, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Luani
Te dashuruarit do kalojnë çaste fantastike pranë atyre qe kane ne krah dhe do ndihen shpesh si neper ëndrra. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një lidhje edhe pse mundësitë do i kenë pafund. Terreni ne sektorin financiar do jete i minuar kështu qe duhet te bëni shume kujdes me çdo shpenzim.
Virgjeresha
Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni te mos e kundërshtoni për çdo gjë partnerin sepse përndryshe mund te keni probleme serioze. Beqaret do jene ne humor dhe gati te ndryshojnë statusin. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni shpenzimet e nevojshme dhe gjendja do mbetet e mire serish.
Peshorja
Nuk do jete një dite e lehte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni qe te qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke dhe te mos kërkoni gjera te pamundura. Beqaret do jene gjithë kohës te disponueshem dhe do pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Shume shpejt gjerat kane për te ndryshuar për ta. Ne planin financiar nuk është momenti te bëni çmenduri.
Akrepi
Do jeni shume objektive sot ne jetën tuaj sentimentale dhe gjerat do iu ecin sipas planeve. Nuk do ndiheni për asnjë çast te lënë pas dore. Beqaret do jene ne kërkim te dashurisë deri ne minutën e fundit te ditës. Gjithçka do ndodhe ne momentin qe ata me pak e presin. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta stabilizoni shume shpejt situatën.
Shigjetari
Dite e qete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do mirëkuptoheni me partnerin tuaj dhe gjerat do ju realizohen si i kishit menduar. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do i beje qe t’iu rrahe zemra fort. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime te mëdha ne mënyrë qe gjendja te mos përkeqësohet.
Bricjapi
Dite shume e përshtatshme kjo e sotmja për te shprehur te gjitha ndjenjat qe keni përkundrejt partnerit tuaj. Ne mbrëmje emocionet do jene edhe me te mëdha se zakonisht. Beqaret do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Financat do jene goxha delikate, prandaj do bëni mire te mos shpenzoni pa u menduar për pasojat.
Ujori
Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ketë te tjera ide lidhur me një çështje dhe kjo do krijoje ndonjë debat. Beqaret do jene te papërqendruar dhe do mbeten serish me te njëjtin status. Për financat do jete përgjithësisht dite pozitive dhe pa probleme. Do kryeni investimet e nevojshme dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.
Peshqit
Dite goxha delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë partnerit dhe ne çdo moment do debatoni me te. Beqaret nuk do jene aspak te dhënë pas krijimit te një lidhjeje sepse edhe ashtu si janë do ndihen mire. Merkuri do ju nxite te jeni me te kthjellet dhe me te matur ne planin financiar. Gjerat do ecin për mrekulli./KM
Shënim:
Isha në dilemë nëse është ide e mirë të shkruaj këtë tekst, si detyrim ndaj vetes dhe ndaj jush. Në fund vendosa se ajo që vjen më pas, ka rëndësi. Teksti i mëposhtëm është dëshmia ime autentike.
_____________________________________
Kur isha i vogël e ngrija kryet drejt qiellit dhe numroja yjet. Imagjinata ime merrte krahë në përpjekje për të kuptuar se sa larg mund të jenë ato dritëza të vogla, ndërsa Hana e plotë më ngjante me një fytyrë plot trishtim. Unë pata privilegjin që fëmijërinë e kam kaluar mes malesh rrëzë Alpeve Shqiptare, aty ku natyra shfaqet me gjithë madhështinë e saj; me verë të nxehtë dhe të thatë, dhe dimër të ftohtë dhe të ashpër. Qielli i Alpeve gjatë verës është kristal i qartë.
Unë nuk e di se çfarë ndodhi me mua, por unë nuk mund ta hiqja mendjen nga yjet. Çdo çast e gjeja veten duke menduar në mënyrë të pavullnetshme për ato dritëza të forta, si të vendosura me dorë në blunë e errët të natës. Dikur shkoja të flija me mendjen tek ai mister i përjetshëm dhe i padeshifrueshëm, për t’u përsëritur çdo herë; ditën dhe natën, papushim.
Dikur fillova të shkruaj poezi që çuditërisht ishin të mbushura me imazhe dhe metafora yjesh. Ishte e pamundur që të shkruaja katër vargje pa atë përmasë që kishte përfshirë gjithë qenien time, njëlloj imazhizmi hermetik që më tërhiqte si graviteti. Unë kisha mbetur brenda një misteri ekzistencial prej të cilit nuk mund të largohesha më kurrë. Të paktën jo pa u përpjekur të kuptoj se çfarë do të thotë “të ekzistosh”? Jo në kuptimin literal të fjalës, por në kuptimin më të thellë dimensional.
Unë jetoj në Tokë – një planet plot jetë në mes të Universit. Që energjinë e merr nga një yll i vogël që e quajmë Diell. Toka ka edhe një satelit të bukur që quhet Hanë. Me ujë të bollshëm në dete dhe oqeane, tokë, male, fusha, dhe një atmosferë plot oksigjen. Me miliona specie të gjalla që formojnë sistemin e vetëm kompleks të jetës që ne njohim në Univers. Ne kemi fatin të jemi banorë të një mrekullie kozmike, dhe unë jam një ndër individët me fat ndër miliarda qenie të gjalla në këtë planet.
Çdo milisekondë të ekzistencës time unë bashkëveproj me universin. Trupi im i bindet fushës gravitacionale, marr rreze dielli, mushkëritë e mia mbushen me oksigjenin që është krijuar miliarda vjet më parë në yjet e largët, ndërsa hekuri në gjak përcjell këtë oksigjen në çdo qelizë të trupit tim. Unë ha ushqim që është krijuar nga po e njëjta materie, përmes të njëjtave procese. Kështu bashkë-ekzistojmë rreth 8 miliardë njerëz dhe miliona specie të tjera. Jeta është madhështore, por …
Por çfarë do të thotë “të ekzistosh”? Çdo njëri prej jush mund të bëjë të njëjtën pyetje vetes, dhe do të kuptojë se jeta e tij, ekzistenca e tij, është e lidhur pazgjidhshmërisht me tre gjëra njëkohësisht:
Aftësinë që ka qenia e tij për të ruajtur formën njerëzore në kohë,
Të ndërveprojë me mjedisin ku jeton, të marrë frymë, të ushqehet,
Dhe të ruajë kompleksitetin dhe funksionin e organeve që e mbajnë trupin dhe mendjen e tij në funksion.
Çdonjëra prej këtyre vetive është jetike për ekzistencën. Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse përmbushjes.
Dikur unë isha “një atlet” i lindur. Vrapoja papushim mbrëmjeve të verës bashkë me vëllezërit e mi, zabeleve dhe rrgajave. Herë-herë ndaloja dhe shikoja qiellin dhe pyesja veten: çfarë jam unë, çfarë është ky gur, çfarë është kjo pemë, po ai krua? Pse rrjedh papushim? E merrja gurin në dorë, e shikoja me ngulm, pandërprerje, dhe imagjinoja grimcat e gurit ngjitur me njëra-tjetrën, duke i dhënë gurit atë formë të ngurtë, të njëtrajtshme, hermetike. Pastaj shihja pemën dhe gjethet që lëviznin lehtë nën flladin e mbrëmjes. Po pse fryn era? A është ajo e gjallë? Dhe pse vdes njeriu po nuk mori frymë, të mbushë mushkëritë me ajër?
Në orën e biologjisë përpija çdo fjalë të mësuesit. Dikur ndjeva se nuk më mjafton ajo që lexoja në librat e shkollës, dhe fillova të gjurmoj çdo gjë të shkruar rreth kimisë, biologjisë, fizikës, yjeve, Diellit, planetëve. Por nuk po gjeja akoma “pse”-në që kërkoja.
Pse ekzistojmë? Jo thjesht unë si individ, por pse ekzistojmë të gjithë, unë, ti, njerëzit e tjerë, pemët, toka, gurët, ajri, yjet, planetët, mollët, arat, makinat, rrugët. Sepse ndërkohë e kisha kuptuar se unë jam pjesë e këtij realiteti që e perceptoja dhe e përjetoja si realitet.
Ndërkohë që atëherë kuptova se gjithçka ishte e lidhur me njëra-tjetrën; në një unitet të pazgjidhshëm, të pandashëm, të pandërprerë. Por akoma nuk e dija se çfarë ishte; Toka me ujin, uji me bimët, bimët me tokën, toka me bimët, bimët me ajrin, ajri me dritën, drita me Diellin, Dielli me Tokën, toka me gurët, gurët me malet, malet me borën, bora me dimrin, dimri me pranverën, pranvera me shiun, shiu me lumin, lumi me detin, deti me oqeanin, oqeani me valët, valët me baticën, batica me Hanën, Hana me yjet, yjet me galaktikat, galaktikat me Universin, Universi i lidhur me mua. Unë i dija të gjitha këto. Por nuk po e gjeja “pse”-në. Më dukej se më mungonte diçka shumë e thjeshtë, që e kisha në rrëzë të gjuhës, gati për ta thënë, por në çastin e fundit më zhdukej, dhe në mendjen time ngrihej një mur. I pakapërcyeshëm.
Pa vetëdije ndaloja dhe vëzhgoja për minuta të tëra foletë e milingonave, ato qytete në miniaturë, me rrugë dhe trotuare, me kthesa, kryqëzime dhe bulevarde, që ato gjallesa të vogla popullonin të njëjtin planet ku ekzistoja edhe unë. I mahnitur nga ndërveprimi dhe koherenca e pashoqe me të cilën kishin ndërtuar mbretërinë minimale në shkallët e ekzistencës. Çfarë mahnie!
Kështu, kalova vitet më të mira të jetës mes meditimit, leximeve dhe poezisë hermetike.
Në grimën e vogël
Në grimën e vogël të kthesës së murrme,
Me frymën e thellë të thelbit tragjik,
Lëviz mbi qerpik pak pluhur i verdhë
Në mal bie ylli i fundit atë natë,
Pranë grimës së vogël, në malin e rrallë
Të heshtur, pa frymë janë gurët e drurët,
Një djalë syjeshil lëkundet në degë,
Pamja trishtohet vetiu në harresë…
Nuk ka asnjë perde, koha ndalon
As drita nuk bie, as nata nuk vjen
Të mbushësh pesë gishtat e dorës me dhé
Të heshtësh së mbrami si guri në varr
Të bësh dashuri me tokën, ngadalë.
Në degët e lisit varur një emër,
Si zog i murosur këndon bukurinë
E heshtjes së gjatë se koha ndaloi,
E zërat nuk bien nga qielli gjithmonë
I fundit ra ylli në malin përballë.
Tiranë 2005
Mëngjesin e 20 Tetorit 2025, si zakonisht dola në ballkon të tymos një cigare. Dielli i vjeshtës sapo kishte prekur kurorat e kuqrremta të lisave përballë shtëpisë. Kafja e nxehtë dhe aroma e fortë e duhanit më dhanë atë lloj qetësie përhumbëse, një gjendje që unë e kërkoja pa vetëdije, i gatshëm të shkruaja ndonjë varg nëse më vinte në mendje. Por çuditërisht fillova të mendoj për Diellin që po u jepte atë dritë argjendi gjetheve të lisave. Dhe mendova:
Çfarë bukurie! Dhe unë, vëzhguesi, që e kuptoj se sa unike është kjo pamje, që e di se kjo harmoni ka diçka të përbashkët, që nuk ndalet asnjëherë, edhe nëse qielli është me re, bie borë apo shi; është natë apo ditë. “Pse”-ja filloi të më sillej rrotull, të më pushtonte qenien, sepse e ndjeja sa afër isha.
Po sikur rrezet e Diellit të ndalonin? Ato grimcat e vogla që quhen fotone, të ndalonin së udhëtuari me 300,000 kilometra në sekondë? Domethënë, jo të shuhej Dielli, por të ndalonin fare, në vend, të rrinin pezull. Çfarë ndodh?
Skenari ishte i llahtarshëm. Për një moment desha ta largoj atë tmerr nga mendja. Por jo, sepse ndjeja se diçka po ndodhte në mendjen time, dhe nuk doja ta humbisja atë çast, ato momente që mund të ishin vendimtare për të zgjidhur enigmën. Po pse drita rrjedh me atë shpejtësi? Pse jo më pak ose më shumë? Po sikur të ndalojë? Domethënë, të rrijë pezull.
Ah, realiteti që kisha parasysh “filloi” të zhdukej. Nuk ishte errësirë, sepse errësira nënkupton mundësinë e dritës. Sepse gjysmën e jetës ne e kalojmë pa dritën e Diellit, por e dimë se …
“Dielli në mëngjes do lindi përsëri,
Qytetit t’i bëjë dritë e lulet t’i harlisë”
Por nuk kishte asgjë, sepse drita nuk përcillej, informacioni kishte ndalur, ndërveprimi kishte pushuar, dhe bashkë me të, edhe realiteti. Nuk kishte asgjë. Ishte zhdukur hapësira, sepse edhe hapësira kërkon dritë. Dhe drita nuk funksionon ndryshe, përveçse me 300,000 kilometra në sekondë. Edhe pemët para meje u zhdukën, bashkë me ballkonin; edhe unë u zhduka. Nuk kishte mbetur asgjë, Hiçi Absolut. As unë, as bota, as Universi. Ishte Anulimi Absolut. Gjithçka u fshi. Fup.
I etur, kisha djegur paketën e duhanit. Pastaj mora celularin dhe i shkrova vetes një mesazh:
E = C x I x K ≠ 0
Shënim i redaksisë:
Lexuesit që dëshirojnë të njihen më në detaje me dokumentet e përmendura në këtë shkrim, mund t’i shkarkojnë ato duke klikuar në linqet e mëposhtme.
Zhvillime tronditëse dalin në dritë për Zhang Youxia, një nga gjeneralët më të lartë të Kinës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Xi Jinping. Sipas një raportimi ekskluziv të Wall Street Journal, ai akuzohet për rrjedhje të të dhënave sekrete mbi armët bërthamore të Kinës drejt Shteteve të Bashkuara, si edhe për marrje ryshfeti në këmbim të gradimeve dhe emërimeve zyrtare.
Sipas burimeve të larta të cituara nga media amerikane, Zhang dyshohet se ka shpërndarë informacione të ndjeshme mbi programin bërthamor kinez dhe ka pranuar pagesa të mëdha për akte zyrtare, përfshirë edhe ndihmën në promovimin e një oficeri deri në postin e ministrit të Mbrojtjes.
Hetim për shkelje të rënda të disiplinës partiake dhe ligjit
Informimi i brendshëm mbi çështjen, i zhvilluar me dyer të mbyllura dhe në prani të zyrtarëve më të lartë të ushtrisë kineze, u mbajt pak para se Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Kinës të njoftonte zyrtarisht nisjen e një hetimi ndaj Zhang Youxia-s. Njoftimi zyrtar ishte i shkurtër, duke përmendur vetëm shkelje serioze të disiplinës partiake dhe ligjeve shtetërore.
Sipas informacioneve, Zhang po hetohet edhe për krijim klikash politike, një term që në Kinë përdoret për ndërtimin e rrjeteve të ndikimit që minojnë unitetin e Partisë Komuniste, si dhe për abuzim me pushtetin brenda Komisionit Qendror Ushtarak, organi më i lartë vendimmarrës i ushtrisë.
Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu rolin e tij mbikëqyrës në një agjenci kyçe që merret me kërkimin, zhvillimin dhe prokurimin e pajisjeve ushtarake, ku dyshohet se janë dhënë ryshfete masive për gradime brenda një sistemi me buxhete shumë të larta.
Akuza më e rëndë: rrjedhje e sekreteve bërthamore
Akuza më tronditëse, sipas burimeve të WSJ, është se Zhang Youxia ka rrjedhur të dhëna teknike kyçe mbi armët bërthamore të Kinës drejt SHBA-së. Detajet konkrete të kësaj shkeljeje të sigurisë nuk janë bërë publike.
Hetim edhe ndaj një tjetër zyrtari kyç
Disa nga provat ndaj Zhang thuhet se kanë ardhur nga Wu Hun, ish-drejtori i përgjithshëm i China National Nuclear Corp., kompania shtetërore që mbikëqyr programet bërthamore civile dhe ushtarake të Kinës. Pekini njoftoi javën e kaluar edhe nisjen e një hetimi ndaj Wu për shkelje serioze të disiplinës dhe ligjit.
Autoritetet kineze kanë lidhur hetimin ndaj Wu me një incident sigurie në sektorin bërthamor, ku dyshohet se është përfshirë edhe Zhang Youxia.
Goditja më e fortë ndaj ushtrisë që nga Mao
Analistët vlerësojnë se kjo fushatë e re kundër korrupsionit dhe “mosbesnikërisë” në ushtri përbën goditjen më agresive ndaj udhëheqjes ushtarake kineze që nga koha e Mao Ce Dunit.
Zhang Youxia, anëtar i Byrosë Politike dhe pjesë e të ashtuquajturve “princër të kuq” – pasardhës të elitës revolucionare – ishte konsideruar për vite me radhë si një nga aleatët më të besuar të Xi Jinping.
Sipas analistëve, spastrimi i tij tregon se Xi Jinping ka konsoliduar plotësisht kontrollin mbi ushtrinë, duke e parë korrupsionin, rrjedhjen e sekreteve shtetërore dhe rrjetet e patronazhit si kërcënime ekzistenciale, veçanërisht në raport me objektivin strategjik të Kinës për Tajvanin.
Pasoja për gatishmërinë ushtarake dhe Tajvanin
Megjithatë, disa ekspertë paralajmërojnë se dobësimi i niveleve të larta drejtuese mund të ndikojë negativisht në aftësinë operacionale të ushtrisë kineze në afat të shkurtër dhe të mesëm, duke ulur edhe rrezikun e një përshkallëzimi të menjëhershëm ushtarak në Ngushticën e Tajvanit.
Që nga vera e vitit 2023, më shumë se 50 zyrtarë të lartë ushtarakë dhe drejtues të industrisë së mbrojtjes janë hetuar ose shkarkuar, sipas të dhënave të përmbledhura nga Wall Street Journal./mxh
Në javën e 22-të të Serie A, Roma ka marrë barazimin e parë të sezonit, duke u ndalur në 1-1 ndaj Milanit në një ndeshje të fortë që zhvillohet në “Olimpico”.
Pas kësaj ndeshjeje, Interi shkon në +5 pikë nga Milan, ndërsa Roma ngjitet në 43 pikë, duke u barazuar me Napolin dhe duke e vendosur Gasperinin përkrah Contes, në vendin e tretë.
Në pjesën e parë, Roma ishte dominuesja e takimit, por iu mungonte finalizimi. Malen ishte shumë aktiv në zonën e 16 metërshit, por u ndal disa herë nga portieri i Milanit, Maignan, i cili bëri disa pritje vendimtare, duke shpëtuar skuadrën e tij. Po ashtu, Celik dhe Koné nuk arritën të shfrytëzonin mundësitë që iu dhanë, pasi Maignan ishte sërish në vendin e duhur për të shpëtuar Milanin.
Në pjesën e dytë, Milan e rriti intensitetin dhe kaloi në avantazh në minutën e 61’ falë një goli të De Winter nga një kënd të ekzekutuar perfekt. Megjithatë, Roma nuk u dorëzua dhe mori një penallti në minutën e 74’ pas një ndërhyrjeje të Bartesaghi, që preku topin me dorë në zonë. Kapiteni i Romës, Pellegrini, e ekzekutoi saktë dhe barazoi shifrat.
Kështu, ndeshja mbyllet në një barazim 1-1, duke i dhënë një pikë secilës skuadër. Për Milanin, kjo është një mundësi e humbur për të mbajtur ritmin me Interin, ndërsa Roma vazhdon të mbetet pranë ekipeve të lartë në renditje.
Ish-banorja e eliminuar mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Lorna Hysa, foli këtë pasdite në emisionin “Fan Club” për eksperiencën e saj në reality show, duke u fokusuar kryesisht te lajmet dhe aludimet që qarkulluan gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Lorna paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore, duke njoftuar padi civile dhe penale ndaj gazetarit Elton Tozaj…
Jeta sentimentale e çifteve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do linde asnjë mosmarrëveshje ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah kështu qe mos kini merak. Beqaret do realizojnë disa takime shume te bukura te cilat do ua shtojnë dëshirën për te jetuar. Financat do i menaxhoni me përkujdes dhe maturi, prandaj gjendja do mbetet e mire.
Demi
Dite jo shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Nga momenti ne moment mund te përballeni me mosmarrëveshje ne çift. Beqaret do kërkojnë me ngulm një person qe ta kenë ne krah, por fati nuk do jete ne anën e tyre. Do ju duhet ende te prisni. Perspektivat ne planin financiar do jene te mira, kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Binjaket
Nëse nuk doni te mërziteni, mundohuni te tregoheni realiste dhe te mos ëndërroni me shume sesa duhet ne jetën sentimentale. Vetëm kështu do ndiheni te qete. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do jete ne dorën e tyre zgjedhja. Ne planin financiar rekomandohet sa me shume kujdes e maturi, te paktën derisa gjendja te filloje te stabilizohet.
Gaforrja
Dite mjaft e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do mundohet ne çdo moment t’ua beje qejfin. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë nëse duan qe gjerat t’iu ecin mire. Dita pritet te jete e favorshme. Buxheti do jete i mire, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Luani
Te dashuruarit do kalojnë çaste fantastike pranë atyre qe kane ne krah dhe do ndihen shpesh si neper ëndrra. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një lidhje edhe pse mundësitë do i kenë pafund. Terreni ne sektorin financiar do jete i minuar kështu qe duhet te bëni shume kujdes me çdo shpenzim.
Virgjeresha
Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni te mos e kundërshtoni për çdo gjë partnerin sepse përndryshe mund te keni probleme serioze. Beqaret do jene ne humor dhe gati te ndryshojnë statusin. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do kryeni shpenzimet e nevojshme dhe gjendja do mbetet e mire serish.
Peshorja
Nuk do jete një dite e lehte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni qe te qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke dhe te mos kërkoni gjera te pamundura. Beqaret do jene gjithë kohës te disponueshem dhe do pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Shume shpejt gjerat kane për te ndryshuar për ta. Ne planin financiar nuk është momenti te bëni çmenduri.
Akrepi
Do jeni shume objektive sot ne jetën tuaj sentimentale dhe gjerat do iu ecin sipas planeve. Nuk do ndiheni për asnjë çast te lënë pas dore. Beqaret do jene ne kërkim te dashurisë deri ne minutën e fundit te ditës. Gjithçka do ndodhe ne momentin qe ata me pak e presin. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta stabilizoni shume shpejt situatën.
Shigjetari
Dite e qete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do mirëkuptoheni me partnerin tuaj dhe gjerat do ju realizohen si i kishit menduar. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do i beje qe t’iu rrahe zemra fort. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime te mëdha ne mënyrë qe gjendja te mos përkeqësohet.
Bricjapi
Dite shume e përshtatshme kjo e sotmja për te shprehur te gjitha ndjenjat qe keni përkundrejt partnerit tuaj. Ne mbrëmje emocionet do jene edhe me te mëdha se zakonisht. Beqaret do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Financat do jene goxha delikate, prandaj do bëni mire te mos shpenzoni pa u menduar për pasojat.
Ujori
Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ketë te tjera ide lidhur me një çështje dhe kjo do krijoje ndonjë debat. Beqaret do jene te papërqendruar dhe do mbeten serish me te njëjtin status. Për financat do jete përgjithësisht dite pozitive dhe pa probleme. Do kryeni investimet e nevojshme dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.
Peshqit
Dite goxha delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë partnerit dhe ne çdo moment do debatoni me te. Beqaret nuk do jene aspak te dhënë pas krijimit te një lidhjeje sepse edhe ashtu si janë do ndihen mire. Merkuri do ju nxite te jeni me te kthjellet dhe me te matur ne planin financiar. Gjerat do ecin për mrekulli.
Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që numri i raportuar i viktimave nga protestat e fundit ka vazhduar të rritet dhe mund ta kalojë shifrën prej 30.000, sipas një raporti.
Mbikëqyrësi i të drejtave digjitale, NetBlocks, tha më 25 janar se janë bërë 400 orë pre kur u ndërpre qasja në internetit në Iran, duke shtuar se “rritje të shkurtra të lidhjes me rrjet” mund ta krijojnë një përshtypje të rreme për rikthim më të gjerë të internetit.
Sipas saj, mjetet e anashkalimit si VPN-të kanë mundësuar komunikim të kufizuar në internet.
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se ndërprerja e internetit e ka bërë shumë të vështirë për protestuesit për t’u organizuar dhe e ka kufizuar rrjedhën e informacionit, duke e bërë të vështirë verifikimin e viktimave në mënyrë të pavarur.
Organizata për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, shifrat e së cilës Radio Evropa e Lirë i ka cituar rregullisht që nga fillimi i shtypjes së dhunshme në Iran në fillim të këtij muaji, thotë se numri i konfirmuar i të vdekurve tani është 5.459, ndërsa numri i viktimave ende nën hetim është 17.031.
Megjithatë, një raport i publikuar nga revista Time thotë se numri i viktimave në protestat në Iran mund të kalojë 30.000, sipas dy zyrtarëve të lartë iranianë të Shëndetësisë me të cilët ajo ka folur.
Raporti, i publikuar më 25 janar, thotë se shumica e vdekjeve kanë ndodhur më 8–9 janar, kur goditja e qeverisë ndaj protestave mbarëkombëtare arriti kulmin. Për shkak të censurës së madhe dhe ndërprerjes së zgjatur të internetit, shifrat e raportuara për viktimat e protestave nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Shifrat e raportuara nga Time bien ndjeshëm ndesh me numrin zyrtar të viktimave prej 3.117 të shpallur nga Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit, por përputhen më shumë me vlerësimet ndërkombëtare.
Kombet e Bashkuara kanë sugjeruar një numër dukshëm më të lartë viktimash, dhe Mai Sato, raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, tha më 22 janar se numri i civilëve të vrarë mund të kalojë 20.000.
Gjithashtu janë bërë pulbike hollësi shtesë mbi numrin e protestuesve të lënduar gjatë shtypjes.
Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, ISNA raportoi se Qasem Fakhrayi, drejtori i Spitalit Farabi në Teheran, tha se numri i pacientëve me dëmtime në sy nga plumbat e gomës u rrit në rreth 1.000 më 9 janar, krahasuar me rreth 55 raste në ditët paraprake. Gati 200 persona të lënduar u transferuan në spitale të tjera për shkak të mungesës së kapaciteteve.
Maryam Sabbaghi, kryeinfermierja e spitalit, tha se të gjitha shtretërit ishin të zënë, barela u huazuan nga një institucion tjetër dhe pacientët u vendosën në korridore.
Ndikimi ekonomik i ndërprerjes së internetit është rritur gjithashtu.
Majidreza Hariri, kreu i Dhomës së Tregtisë Iran–Kinë, tha se tregtarëve u është lejuar të kenë qasje në internet vetëm 20 minuta në ditë nën mbikëqyrje zyrtare, një nivel që, sipas tij, është i pamjaftueshëm për zhvillimin e biznesit.
Ali Hakim-Javadi, kreu i Organizatës së Tregtisë së Kompjuterëve të Iranit, tha se ndërprerja po shkakton humbje ditore prej 20–30 trilionë rialësh (18–28 milionë dollarë me kursin aktual të tregut të lirë).
Ndërkohë, Këshilli Koordinues i Shoqatave të Sindikatave të Mësuesve ka publikuar emrat e më shumë se 40 studentëve që, sipas tij, janë vrarë gjatë shtypjes, duke cituar informacion të marrë nga burime të besueshme. Organizata ombrellë e sindikatave të pavarura të mësuesve në Iran thotë se lista do të përditësohet gradualisht.
Dhuna ka nxitur kritika edhe nga një klerik i lartë sunit brenda Iranit. Molavi Abdolhamid Esmailzehi, imam i faljes së xhumasë në Zahedan, i quajti vrasjet “masakër sistematike”.
“Kjo tragjedi ka krijuar një përçarje të thellë dhe të pariparueshme midis popullit të Iranit dhe qeverisë”, tha ai./REL
Situata është paraqitur e tensionuar në Big Brother Vip Kosova, ku një debat verbal edhe fizik ka ndodhur mes Lim Hotit dhe Albës.
Teksa kanë qënë duke folur Limi i ka hedhur një bluzë në fytyrë Albës duke i bërtitur: “Ik mi andej ik, më ler rehat… budalle”
Kujtojmë se debatet mes tyre në shtëpinë e Big Brother kanë qënë të vazhdueshme, pasi sipas asaj që kanë thënë kanë patur një lidhje intime jashtë, por Limi pas puthjes me Dolcen e ka “nxehur” më shumë situatën mes të dyve
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që qeveria të përshpejtojë procesin ligjor për të vendosur një ndalim të përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeçare.
Sipas Macron, ky përshpejtim duhet të kryhet me qëllim që ky ligj të hyjë në fuqi nga fillimi i vitit të ri shkollor në shtator 2026.
“Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është në shitje”,-tha Macron.
Macron ka kërkuar që projekt-ligji të procedohet sa më shpejt nga parlamenti dhe të miratohet nga Senati në kohë, duke argumentuar se truri dhe emocionet e fëmijëve dhe adoleshentëve nuk janë për t’u shitur apo manipuluar nga platformat e mëdha teknologjike.
Sipas agjencisë franceze të shëndetit dhe sigurisë ushqimore, gati gjysma e adoleshentëve shpenzon 2-5 orë në ditë në smartphone, ndërsa rreth 90 % e të rinjve midis 12 dhe 17 vjeç përdorin rregullisht internetin përmes këtyre pajisjeve, dhe shumë prej tyre përdorin mediat sociale./mxh
Gjendet municion, fishekë dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në zonën e Zveçanit.
Aksioni nga Policia e Kosovës, rreth orës 11:20, u krye pas disa telefonatash nga qytetarët se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël, komuna e Zveçanit, mund të gjendeshin armë dhe municion,
Pas kontrollit në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar, u gjetën dhe sekuestruan: 9 granata dore, 538 fishekë dhe 3 karikatorë për armë automatike.
Gjenden 538 fishekë dhe 9 granata dore në një shtëpi të
Policia e Kosovës bën me dije se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka trajtuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./mxh
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar me tone skeptike dhe herë-herë përçmuese paraqitjen e presidentit amerikan Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke thënë se audienca nuk reagoi ndaj humorit dhe “akrobacive” të tij, në një atmosferë që sipas Vuçiqit ishte e mbushur me frikë dhe pasiguri globale.
Duke folur për përshtypjet nga Davosi, në një intervistë për Novosti, Vuçiq tha se Trump është “simpatik” dhe di si ta bëjë audiencën të qeshë, por se këtë herë përballë kishte një publik shumë serioz, i cili nuk reagoi siç ishte mësuar.
“Trump është simpatik, ai di si ta bëjë audiencën të qeshë, por audienca atje është shumë serioze dhe njerëzit nuk reagojnë gjithmonë ndaj akrobacive. Nuk më ka ndodhur kurrë të dëgjoja kaq pak reagime, kurrë më bosh”, tha Vuçiq.
Ai përshkroi Davosin si një vend ku dominonte frika, duke përmendur drejtuesit e kompanive më të mëdha teknologjike amerikane.
“Pashë humorin e njerëzve. Ishin njerëzit më të fuqishëm, krerët e kompanive si Nvidia dhe gjigantë të tjerë teknologjikë. Kurrë nuk kam parë një botë më të frikësuar, më nervoze dhe me më pak dëshirë për të marrë pjesë. Të gjithë donin të strehoheshin”, u shpreh presidenti serb.
Vuçiq: Trump e nxori hapur se nuk ka parime për Kosovën
Në deklaratat e tij, Vuçiq u ndal edhe te Kosova, duke thënë se sipas tij, politika amerikane, përfshirë atë të Trumpit, nuk bazohet në parime.
“Në lidhje me Kosovën, nuk ka parime. Trump e nxori hapur. Na treguan histori boshe për katastrofa humanitare. Të mëdhenjtë do të vazhdojnë të luftojnë”, tha ai, duke shtuar se Serbia, sipas tij, po përpiqet të shohë drejt së ardhmes përmes analizave strategjike.
Megjithatë, Vuçiq u përpoq të balancojë kritikat me vlerësime pozitive për SHBA-në, duke thënë se është “mirënjohës” për disa vendime amerikane ndaj Serbisë.
Vuçiq përsëriti narrativën e tij të njohur për rënien e fuqisë evropiane, duke theksuar se Serbia, pavarësisht gjithçkaje, nuk ka alternativë tjetër gjeopolitike.
“Fuqia evropiane do të bjerë, kjo është e qartë për të gjithë. Ne nuk kemi vend tjetër përveç Evropës ku jetojmë. A do të marrim diçka nëse themi se jemi në rrugën lindore? Kemi marrëdhëniet më të mira me Kinën, por çfarë tjetër mund të bëjmë?”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se politika e tij mbetet ajo evropiane, por gjithmonë duke mbrojtur interesat e Serbisë, duke lënë të hapur edhe mundësinë e ndryshimeve politike në të ardhmen, por vetëm përmes zgjedhjeve.
Deklaratat e Vuçiqit nga Davosi reflektojnë një prirje gjithnjë e më të dukshme për distancim retorik nga Donald Trump, duke e portretizuar atë si figurë populiste që nuk gjen më jehonë në qarqet elitare globale, ndërkohë që presidenti serb përpiqet të paraqitet si aktor racional./mxh
Pas takimit surprizë me të bijën në shtëpinë e BBV, mamaja e Brikenës ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fan Club”.
Ajo ka folur për rrugëtimin e Brikenës, raportin e saj me Maton dhe mbështetjen e pakushtëzuar të familjes për çdo vendim të vajzës së tyre. Më tej ajo shprehu respektin që ka për Mateon.
“Jemi të kënaqur me Brikenën. I urojmë suksese. E njëjta Brikenë që është në shtëpi, është edhe këtu. Duhan i thashë mos të pijë shumë. Kemi qenë dakord për të hyrë në BBV. Është një vajzë inteligjente.
Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt. I urojmë shumë suksese. Nga ana jonë nuk ka kurrë gjë. Jemi me Brikenën, ca të vendosë ajo, me atë jemi dhe ne. Nuk jemi kundër kurrë gjëje.
Brikenën e presim me fitore. Çfarë të vendosë Brikena, ne jemi me atë.”, u shpreh ajo./mxh
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Berlin. Si pasojë pesë persona janë plagosur. Dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Sipas autoriteteve gjermanë në pranga kanë rënë disa persona.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Policia ka rrethuar zonën ndërsa operacioni për kapjen e të gjithë autorëve të përfshirë vijon./mxh
Rusia po i rinxjerr në përdorim disa lloje avionësh, për shkak se sanksionet ia kanë kufizuar mundësitë vendit për ta mirëmbajtur flotën e avionëve të udhëtarëve.
Avionët që po rikthehen në shërbim përfshijnë edhe një model të projektuar në Ukrainë, i cili ishte nxjerrë jashtë përdorimin për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë.
Media pro-Kremlinit, Izvestia, raportoi më 19 janar se 12 avionë do të “riaktivizohen” nga linjat ajrore ruse në vitin 2026.
Dhjetë avionë tashmë u janë dorëzuar linjave ajrore për ta përballuar rënien e numrit të avionëve në flotë, “e cila po përkeqësohet nga sanksionet”, sipas raportit.
Sanksionet e vendosura pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska e kanë penguar Rusinë të blejë avionë ose pjesë këmbimi të prodhimit perëndimor. Rreth 75 për qind e flotës ajrore komerciale të Rusisë është ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian ose Kanada.
Avionët që po rikthehen në shërbim përfshijnë një avion Antonov An-148, një model reaktiv i projektuar në Ukrainë, i cili ishte ndaluar në Rusi që nga viti 2018 pas një rrëzimi në shkurt të atij viti, ku humbën jetën të 71 udhëtarë në bord.
E gjithë flota ruse prej më shumë se dy duzinë avionësh të këtij modeli u nxor nga shërbimi pas aksidentit dhe, në maj të po atij viti, Kuba ndaloi linjën e saj ajrore kombëtare të fluturonte një version të së njëjtit avion.
Avionë të tjerë që po kthehen në shërbim komercial janë Ilyushin Il-96 dhe Tupolev Tu-204/214 me rreze të mesme. Të dy këta avionë kryen fluturimet e tyre të para në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik.
Avioni Tupolev aktualisht përdoret nga linjat ajrore kombëtare të Koresë së Veriut dhe Kubës, të cilat janë të prekura nga sanksionet, si dhe nga kompania ruse Red Wings Airlines. Një version i avionit të pasagjerëve Ilyushin për fluturime të gjata shërben si avioni presidencial i Vladimir Putinit.
Avionë të tjerë Tu-204/214 përdoren nga linja ajrore kombëtare e Kubës dhe nga një kompani ruse e transportit ajror të mallrave.
Avionët amerikanë Boeing 747, prodhimi i të cilëve u ndal në vitin 2023, po përgatiten gjithashtu për t’u rikthyer në qiellin rus. Këta avionë për fluturime të gjata raportohet se mund të rikthehen në shërbim relativisht lehtë, për shkak të bollëkut të pjesëve rezervë të prodhuara për më shumë se 1.500 avionë 747 të ndërtuar që nga vitet e ’70-ta.
Pavarësisht se është i shkëputur nga industria ajrore amerikane për dekada, Irani aktualisht mban në operim një flotë të vogël avionësh 747, njëri prej të cilëve është pothuajse 50 vjeç. Aeroflot, linja ajrore kombëtare e Rusisë, më parë i ka dërguar në Teheran për mirëmbajtje avionët e saj Airbus, të prodhuar në BE.
Mungesa e avionëve për linjat ajrore ruse ishte parashikuar të kompensohej me një fushatë për prodhimin e 127 avionëve të rinj nga viti 2023 deri në vitin 2025. Deri në janar 2026, vetëm 13 avionë janë dorëzuar te kompanitë ajrore civile.
Raportohet se Rusia ka krijuar një rrjet kompleks kompanish për t’iu shmangur sanksioneve mbi pjesët e aviacionit. Në shkurt 2025, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se tre persona të lidhur me një kompani në Ohio ishin arrestuar nën akuza se eksportonin pjesë të avionëve në vlerë prej 2 milionë dollarësh drejt Rusisë./mxh
Ngjitësi i famshëm amerikan i shkëmbinjve, Alex Honnold, u ngjit sot në majën e kullës Taipei në Taivan, një ndërtesë me 101 kate, pa përdorur litarë apo pajisje të tjera sigurie.
Ai ngjiti fasadën e ndërtesës duke përdorur këmbët dhe duart për t’u kapur pas formacioneve të vogla të mureve dhe strukturave dekorative të ndërtesës.
Ngjitja zgjati rreth 90 minuta dhe u ndoq me vëmendje nga spektatorë poshtë ndërtesës, si dhe u transmetua drejtëpërdrejt përmes një eventi të madh televiziv.
Honnold është i njohur ndërkombëtarisht për ngjitjet pa litarë, duke përfshirë ngjitjen e famshme të shkëmbit El Capitan në Yosemite në vitin 2018.
Kjo ngjitje e tij e fundit në një strukturë të lartë urbane tërhoqi vëmendje të gjerë dhe debat mbi rreziqet e kësaj lloj ngjitjeje publike, si dhe mbi mënyrën se si performancat ekstreme transmetohen në media./mxh
Juventusi ka arritur një fitore bindëse 3-0 ndaj Napolit në stadiumin “Allianz”, në ndeshjen kryesore të javës së 22-të në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti kontrolloi lojën që nga fillimi, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 22-të përmes sulmuesit Jonathan David.
Dominimi i bardhezinjve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku Kenan Yildiz dhe Filip Kostic shënuan dy golat që vulosën rezultatin përfundimtar.
Me këtë trepikësh, Juventusi ngjitet në vendin e pestë me 42 pikë, duke iu afruar ndjeshëm zonës së lartë të tabelës.
Nga ana tjetër, Napoli mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, duke pësuar një ndalesë që rrezikon pozicionin e tyre në garën për kreun./mxh
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u ndal sot te protesta e opozitës pasditen e së shtunës para Kryeministrisë.
Noka tha se protestuesit e djeshëm vërshuan furishëm në bulevard kundër qeverisë në pushtet që i ka vjedhur dhe nëpërkëmbur.
Sipas demokratit, opozitarët dje dhanë një mesazh të qartë se qeveria duhet të largohet dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes politike.
“Dje një lum njerëzor vërshoi në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe rrugët e Tiranës. Dje një energji e paparë njerëzore shpërtheu në formë revolte ndaj narko-regjimit dhe kusarëve të pushtetit. Dje qytetarët e vendit, opozitarët e këtij vendi, treguan se refuzojnë të pranojnë dhe të qëndrojnë më të vjedhur, të nëpërkëmbur dhe të shtypur. Dje ata shfryen një revoltë. I treguan se kur lumi fillon dhe vërshon furishëm dhe kur del sadopak, jep shenja që po del nga shtrati, ai merr përpara gjithçka.
Pra, ky sinjal dje i shkoi narkosit në pushtet. Qytetarët e vendit të tij i ndihen të vjedhur. Aferat e korrupsionit që kanë shpërthyer tek dosja e tunelit të Llogarasë, ku përfshihet dyshja Rama-Balluku, nuk pranohen dot nga qytetarët të gëlltiten më. Dje qytetarët e këtij vendi vërshuan si një uragan sepse ata nuk mund të pranojnë që siguria kombëtare të ndodhet dhe të lihet në duart e Gys Agasit dhe të karteleve të drogës.
Dje ata vërshuan për një Shqipëri europiane dhe jo për Shqipërinë, narkoshteti i vetëm i Europës. E përsëris, lumi njerëzor, energjia njerëzore, dje vërshoi dhe vetëm sa dha një sinjal që po del nga shtrati. Dhe ne e dimë tashmë të gjithë, lumenjtë kur dalin nga shtrati, marrin përpara gjithçka. Ndaj edhe i dhanë një mesazh shumë të qartë narkosit. Ndaj dhe ai sot reagoi i tërbuar, i nervozuar, në kufijtë e çmendurisë, që s’mund të reagojë kurrë një drejtues i një shteti apo edhe një lider, në çfarëdo niveli qoftë. Pra, paniku i ka mbërthyer. Shqiptarët janë zgjuar dhe shqiptarët dje dhanë një mesazh të qartë që largohu, hapi rrugë zgjidhjes politike, sepse kjo llavë vullkani që po shpërthen, do të djegë. Qartë. Dhe do të djegë, do të djegë më shumë nga të gjithë, do të djegë ata që i dalin përpara kësaj dhe po përpiqen të jenë barrikadë e krimit, e karteleve dhe e korrupsionit në pushtet.
Edi Rama ndjen panik. Pse? Sepse ai e di shumë mirë që kur rinia fillon dhe lëviz, kur rinia fillon dhe përcjell mesazhin e revoltës, ata janë të pandalshëm. Energjia e tyre nuk përballohet dot nga asnjë forcë policore apo çfarëdo lloj pushteti qoftë, formë e pushtetit qoftë. Ata e dinë shumë mirë. Dhe Edi Rama e di shumë mirë këtë, sepse dy herë që rinia ka lëvizur, ai s’ka lënë gurë pa lëvizur, s’ka lënë përpjekje pa bërë për t’i ndaluar dhe për t’i frenuar, sepse e di që s’përballet dot.
Dhe e veçanta e ditës së djeshmë, e kësaj revolte ishte që rinia ishte në ballë, rinia i priu dhe rinia ishte zemra e saj. Ky është një mesazh shumë i qartë për shqiptarët që këtu ka shpresë dhe bijtë e bijat e këtij vendi, të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, më në fund kanë vendosur t’i dalin për zot vendit të tyre dhe të mos e lënë më këtë vend të rrokulliset në thepat e honeve të krimit dhe të korrupsionit shqiptar. Kjo për ne është lajm dhe për çdo shqiptar është lajm shumë i gëzueshëm. Sigurisht për narkosin dhe për plaçkitësit kusarë të qeverisë që janë në panik të tmerrshëm, është lajmi më i keq. Të rinjtë janë zgjuar, ata nuk ndalen më.
Në një demokraci funksionale, protestat dhe demonstratat monitorohen nga forcat ligjzbatuese dhe përcillen me një qetësi. Pse? Sepse në demokraci e drejta për të protestuar, për të shprehur indinjata, revolta, pakënaqësi, është tërësisht normale, madje ajo është, është një nga elementët më virtuoz që demokracitë kanë brenda tyre. Por, në narkoregjime paniku është shumë i madh kur shohin që ai lum njerëzish po kthehet, kthehet në një llavë, e shohin si një llavë vullkani që i djeg dhe i merr përpara. Të jeni të sigurtë për një gjë, ju e patë. Të rinjtë nuk stepeshin.
Paniku që mbërtheu narkosin në pushtet, bëri që ata të ushtrojnë terror dhe dhunë. Po askush nuk u ndal, askush nuk u step. Sot gjatë gjithë ditës avokatët tanë dhe ne kemi kontaktuar me çdonjërin prej të arrestuarve. Ata janë me moral të çeliktë. Në çdo qeli sot ku janë kontaktuar ushtonte thirrja ‘Rama ik, qeveri teknike’. Çka do të thotë që rinia nuk mbahet kurrë me dhunë. Qytetarët e lirë të një vendi kurrë nuk mbahen me dhunë. Narkoregjimet, edhe në përgjithësi regjimet, kur janë në grahmat e fundit, ata përpiqen të ushtrojnë dhunën më të madhe dhe terrorin më të madh. Por ama, dje u kuptua qartë nga çdokush, janë në grahmat e fundit. Ato që bën, duke dhunuar dhe arrestuar të rinj, të reja, minorenë, zonja, ajo tregon që këta po i ndjejnë fundin”,-u shpreh Noka./mxh