Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 March 2026Lajme Shqiperi

PD nxjerr raportin/ Kërkesa për arrestim, SPAK: Drejtorët që ka emëruar Balluku kanë penguar hetimet, ARRSH s’na ka dorëzuar dokumentet në kohë

4 March 2026 at 02:22
Deklaratat e prokurorëve në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve janë argumentet kryesore që PD thotë se duhet të nxisin Kuvendin që të votojë pro dhënies që autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Në raportin e plotë të depozituar nga anëtarët e opozitës, citohen pasazhe nga këto deklarata të prokurorëve, që sipas …

Ngjarje e paprecedentë brenda zyrave të IKMT

4 March 2026 at 02:57
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve Fatmir Meta është dhunuar nga drejtori i Mjedisit në këtë institucion, Klesti Çela dhe nga dy zyrtarë vartës të Çelës. Shkak për konfliktin fizik mësohet të jetë bërë një debat i ndodhur disa …

Jo të gjitha përrallat kanë fund të lumtur

4 March 2026 at 02:11
Kryerilindësi i përbuzi me të parën edhe kërkesën e SPAK edhe vendimin e GjKKO për pezullimin e ushtrimit nga Belinda Balluku të funksionit të ministrit dhe zv/Kryeministrit dhe, ndonëse emocionet i shprehu lirisht, në përmbajtje gjith këtë e cilësoi, menjëherë e në vijimësi, si gabim foshnjor të drejtësisë së re. Kur Gjykata Kushtetuese shpalli qëndrimin …

Spanja, një aleate e tmerrshme’/ Sanchez i përgjigjet Trump: Kërcënimi s’prodhon asgjë, respekto marrëveshjet

4 March 2026 at 02:14
Një orë më vonë, qeveria spanjolle u përgjigj, duke i kujtuar Trump se politika tregtare përcaktohet nga BE-ja, jo nga Spanja, dhe për këtë arsye një ndarje me një vend të vetëm nuk është e mundur. Qeveria gjithashtu riafirmoi statusin e Spanjës si një partner i besueshëm, në kundërshtim me pretendimet e Trump. “Spanja është …

OKB: Sulmi ndaj shkollës së vajzave në Iran mund të jetë krim lufte

4 March 2026 at 02:16
Ushtria izraelite tha se nuk ishte në dijeni të sulmeve në zonë, dhe ushtria amerikane tha se po i hetonte sulmet. Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, tha të martën se sulmi ajror “shkatërrues” mund të përbëjë krime lufte nëse zbulohet se ka …

Ish-ministri socialist i Financave rrëzon rivlerësimin e pronës: Politikë grabitëse

4 March 2026 at 02:07
Ish ministri i Financave, Arben Malaj, u bën thirrje qytetarëve të mos bëjnë rivlerësimin e pasurisë së patundëshme që nuk i kanë për shitje. Në një analizë kritike në facebook ai argumenton dhe se ata po i japin qeverisë para “cash” sot, për një detyrim tatimor që mund të mos lindë kurrë ose mund të ndryshojë në …

Strazimiri: AKSHI është banka e fshehtë e Ramës, 600 milionë euro në vit për sisteme që nuk punojnë

4 March 2026 at 02:04
I ftuar në emisionin ‘ASHOW’, deputeti i PD-së, Gent Strazimiri u shpreh se pas skandalit me fondet e AKSHI-t fshihet drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar këtë institucion si një strukturë në shërbim të abuzimit me qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë. Strazimiri denoncoi atë që e quajti ‘skemë grabitjeje’ përmes tenderave milionëshe për …

Lala: Brenda 2026 Rama i pandehur nga SPAK, ka pasur dijeni për të gjitha aferat

4 March 2026 at 02:01
Kjo betejë nuk shihet thjesht si një mbrojtje ndaj një anëtareje të kabinetit, por si një lëvizje strategjike e Kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar një mburojë ligjore e politike për veten dhe zyrtarët e lartë përballë hetimeve të ardhshme. E ftuar në emisionin A Show gazetarja Klodiana Lala shprehet se Rama ka nisur një “betejë …

Baton Haxhiu nxjerr informata të padëgjuara: Takimi i Vjosës me Kurtin përfundoi dhunshëm verbalisht

By: admin
4 March 2026 at 02:33

Sipas gazetarit Baton Haxhiu, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takim sot me presidenten Vjosa Osmani, të cilës ai thotë se ia kumtoi “lajmin e zorshëm”, sa i përket çështjes së presidentit.

Haxhiu në Pressing në T7, duke u thirrë në burimet e tij tha:

“Askush s’pe përmend takimin e Vjosës me Albin Kurtin sot, ka ndodhë ajo çarja e madhe përfundimtare kur Albini ia kumton lajmin e zorshëm Osmanit. Takimi ka përfunduar gjithashtu dhunshëm verbal”, tha Haxhiu në Pressing.

Video:

 

The post Baton Haxhiu nxjerr informata të padëgjuara: Takimi i Vjosës me Kurtin përfundoi dhunshëm verbalisht appeared first on Albeu.com.

Aleanca ylberiste mbron Bardhin: Denigrohet nga Zegjineja/ Mahmutaj: Gazit nuk i ka ngelur më burrëri

By: Rovena
3 March 2026 at 23:45

Gazetari Fatos Mahmutaj ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, gjatë një interviste në emisionin Ora e Fundit në ABC News. Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni të shtuar politik, teksa Aleanca Ylberiste ka dalë në mbrojtje të Bardhit pas përplasjeve publike me Zegjinenë.

Mahmutaj u shpreh se Bardhi “ka zgjedhur rrugën më të keqe të mundshme për të qenë në qendër të vëmendjes”, duke paralajmëruar se kjo strategji, sipas tij, mund t’i kushtojë mbështetjen elektorale. Ai e cilësoi situatën si një përplasje që dëmton imazhin e opozitës dhe vetë Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se sjellje të tilla po e çojnë forcën politike “poshtë e më poshtë”.

Në analizën e tij, gazetari përfshiu edhe kreun e PD-së, Sali Berisha, duke e akuzuar për përdorim të gjuhës së ashpër dhe për mungesë alternativash politike. Sipas Mahmutajt, tensionet e brendshme dhe retorika përplasëse rrezikojnë të thellojnë krizën në radhët e opozitës dhe të largojnë votuesit tradicionalë të saj.

“Gazmend Bardhi ka zgjedhur rrugën më të keqe të mundshme për të qenë në qendër të vëmendjes, pasi tani do të denigrohet edhe nga elektorali, nuk ka për të votuar njeri. Jemi në momentin që Gazit nuk i ka mbajtur më asnjë fije burrërie dhe po merret nëpërkëmbë nga Zegjineja. Nga kjo përplasje me Zegjinenë, Gazi ndjehet i lumtur, duke i bërë shenjë me gisht, e shan. Edhe e shan, edhe shkon ankohet, kjo nuk shkon. Nuk arrij ta kuptoj këtë dyfytyrësie.

Berisha ka sharë në Komisionin Europian, ku ka sharë një ministre dhe me atë nuk është marrë asnjë njeri. Berisha ka plot raste njëra pas tjetrës që ka sharë dhe ofenduar. Tek vila, 31, edhe ta djegës prapë jargët e Berishës janë, që është ngjitur pas fëmijëve të Enver Hoxhës. Berisha e di që ajo nuk është një vilë qeveritare, por është në përdorim nga institucionet e artit dhe të kulturës. Berisha bën artin e  tij, të dhunës dhe të maskarallëkut, ku nuk prodhon dot asnjë ide politike, por shkon direkt tek dhuna. Gazemend Bardhi nuk e nderon fare PD dhe opozitën, nuk e mbroj fare, kjo e shkatërron. Këta lloj votuesish kanë për ta braktisur partinë. PD po ikën poshtë e më poshtë”, tha Mahmutaj.

Cilat janë vendet kryesore me rezervat më të mëdha të naftës, ku renditet Irani?

By: e xh
3 March 2026 at 22:39

Nën kaosin e menjëhershëm të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit qëndron edhe një çështje jo pak e rëndësishme, ndikimi i saj në çmimin e naftës.

Por cili vend mban rezervat më të mëdha të lëndëve djegëse fosile?

Sipas një shkrimi të mediave të huaja, aktualisht, rezervat e provuara tregojnë se Venezuela kryeson me 303 miliardë fuçi, e ndjekur nga Arabia Saudite (267 miliardë) dhe Irani (~208 miliardë), me OPEC-un që kontrollon mbi 60% të totalit.

Vendet me rezervat më të mëdha të naftës:

  1. Venezuela – 303 miliardë fuçi
  2. Arabia Saudite – 267 miliardë
  3. Irani – 209 miliardë
  4. Kanadaja – 163 miliardë
  5. Iraku – 145 miliardë
  6. Emiratet e Bashkuara Arabe – 113 miliardë
  7. Kuvajti – 102 miliardë
  8. Rusia – 80 miliardë
  9. Libia – 48 miliardë
  10. SHBA – 45 miliardë

22:59 Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

By: Monika
3 March 2026 at 22:59

Një incident është shënuar në ambientet e jashtme të Ambasadës së Kosovës në Berlin.

Ministria e Jashtme në Prishtinë njofton se janë vendosur etiketa fyese me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe mbi pllakatin identifikues të objektit diplomatik.

Sipas njoftimit, mbishkrimet përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim” dhe “Kosova është Serbi”, si dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës bëri të ditur se, menjëherë pas identifikimit të rastit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar autoritetet gjermane.

“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike, si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës.

Termat dhe narrativët fyes ndaj shqiptarëve në Kosovë janë përdorur shpesh në diskursin publik në Serbi, përfshirë nga zyrtarë të lartë shtetërorë. Një rast i tillë ishte në mars të vitit të kaluar, kur gjatë një debati në Kuvendin e Serbisë, kryeparlamentarja Ana Bërnabiç iu referua mediave nga Kosova me terma fyes. Një vendim gjykate në Serbi e ka shpallur termin “shqiptar” si politikisht jokorrekt dhe ofendues./mxh

22:48 Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Macron: Do të dërgojmë një tjetër fregatë dhe mbështetje ajrore shtesë në Qipro

By: Monika
3 March 2026 at 22:48

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim drejtuar kombit lidhur me luftën në Iran dhe pasojat e saj. Franca u zotua të mbrojë shtetasit e saj dhe bazat në Lindjen e Mesme.

Macron u shpreh se Franca do të rrisë pozicionin e saj mbrojtës në Lindjen e Mesme dhe se do të mbështesë vendet në rajon të synuara nga Irani si hakmarrje, për sulmet izraelito-amerikane.

Franca kishte vendosur avionë luftarakë Rafale mbi Emiratet e Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj detare dhe ajrore. Po ashtu Franca ka qindra personel të marinës, forcave ajrore dhe ushtrisë të vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Avionët e saj Rafale janë të stacionuar në bazën Al-Dhafra pranë Abu Dhabit.

“Këto Rafale dhe pilotët e tyre janë mobilizuar për të garantuar sigurinë e objekteve tona”, tha ministri i jashtëm i Francës, në përgjigje të një pyetjeje mbi veprimet franceze në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë fundjavës për të neutralizuar dronët iranianë./mxh

22:37 Kina ‘urdhëron’ Izraelin: Ndalo sulmet në Iran, lufta po përshkallëzohet!

By: Monika
3 March 2026 at 22:37

Diplomati i lartë kinez, Wang Yi, i bëri thirrje homologut të tij izraelit që të ndihmojë në ndalimin e menjëhershëm të luftës në Iran gjatë një bisede telefonike këtë të martë, 3 mars.

Biseda erdhi 3 ditë pas sulmit nga SHBA-të dhe Izraeli ndaj Teheranit, ku u vra lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, bashkë me bashkëshorten dhe zyrtarë të lartë iranianë. Kjo është pasuar me sulmet hakmarrëse nga ana e Iranit.

Wang i tha ministrit të Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, se “Kina kundërshton çdo sulm ushtarak të Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit”.“Forca ushtarake nuk mund të zgjidhë problemet”, ka thënë ai, duke shtuar se ndalimi i menjëhershëm i operacioneve ushtarake është i nevojshëm për të parandaluar përshkallëzimin dhe humbjen e kontrollit mbi konfliktin.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump tha se dy valët e sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit kanë vrarë figura që ai i konsideronte udhëheqës potencialë pas luftës.

“Shumica e njerëzve që kishim në mendje janë të vdekur”, tha Trump.

Kina ka ruajtur historikisht një vijë të ndjeshme në politikën e saj për Lindjen e Mesme, duke mbajtur lidhje të ngushta me Iranin dhe vendet arabe për të siguruar energjinë dhe për të nxitur eksportet kineze, edhe pse ka bashkëpunuar në teknologji me Izraelin. Marrëdhëniet me Izraelin u tensionuan pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe përgjigjes së fuqishme izraelite, ndërsa Kina përpiqej të pozicionohej si mbrojtëse e paqes për vendet e Botës së Tretë.

Biseda e Wang me Sa’ar është pjesë e një serie takimesh të ngjashme me ministrat e jashtëm të Rusisë, Iranit, Francës dhe Omanit, në përpjekje për të nxitur dialogun politik. Zëdhënësja kineze Mao Ning theksoi:

Së pari, ndaloni menjëherë operacionet ushtarake! Së dyti, kthehuni në dialog dhe negociata sa më shpejt, e së treti, kundërshtoni veprimet e njëanshme.

Përveç kësaj, Wang kërkoi nga Izraeli të marrë masa konkrete për të siguruar sigurinë e personelit dhe institucioneve kineze, ndërsa Sa’ar konfirmoi se Izraeli i kushton rëndësi mbrojtjes së tyre.

Kina ka luajtur vazhdimisht një rol konstruktiv në promovimin e uljes së tensioneve, duke mbajtur qëndrim “të drejtë dhe të paanshëm” për çështjet e Lindjes së Mesme. Megjithatë, Kina është gjithashtu e interesuar në kontrata të mëdha infrastrukturore për rindërtimin e Gazës, ku Izraeli dhe administrata Trump do të kenë ndikim të fortë. Sipas OKB-së, 83% e ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar, dhe rindërtimi i plotë pritet të kushtojë rreth 70 miliardë dollarë./mxh

22:25 Izraeli përgatitet të rifillojë fluturimet në aeroportin kryesor të Tel Avivit

By: Monika
3 March 2026 at 22:25

Aeroporti ‘Ben Gurion’ në Tel Aviv, i mbyllur prej fillimit të operacioneve ushtarake kundër Iranit dhe mbylljes së hapësirës ajrore, po planifikon të rifillojë fluturimet civile në mënyrë të kufizuar dhe të graduale.

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se hapësira ajrore do të hapet sërish dhe më pas operacionet do të zgjerojnë hap pas hapi, në varësi të situatës së sigurisë.

Sipas burimeve mediatike izraelite, do të jenë fluturimet e kompanive izraelite ato që do të rifillojnë më parë.

Aeroporti është mbyllur pas blloklimit së hapësirës ajrore nga java e kaluar për shkak të konfliktit të ngritur me Iranin dhe valës së sulmeve raketore.

Këto masa janë pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar rikthimin e udhëtarëve që kanë ngecur jashtë vendit, përfshirë mijëra izraelitë të bllokuar aktualisht./mxh

22:14 Ra në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, Justin Timberlake padit për të ndaluar publikimin e videos

By: Monika
3 March 2026 at 22:14

Këngëtari i njohur amerikan, Justin Timberlake, ka paraqitur një padi në Gjykatën e Lartë të Qarkut Suffolk për të ndaluar publikimin e pamjeve nga momenti i arrestimit të tij për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Sipas raportimeve të “People”, Timberlake argumenton se publikimi i videos do t’i shkaktonte “dëm serioz dhe të pariparueshëm” reputacionit të tij personal dhe profesional.

Ai u arrestua më 18 qershor 2024 në New York, pasi policia e ndaloi nën dyshimin për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Fillimisht, Timberlake u akuzua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, shkelje të shenjës së ndalimit dhe mosmbajtje të korsisë. Sipas raportit të policisë, ai kishte deklaruar se kishte pirë “një martini” dhe po ndiqte miqtë për në shtëpi. Oficerët raportuan se sytë e tij ishin “të kuq dhe të përlotur”, ndërsa këngëtari refuzoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit.

Në shtator 2024, Timberlake pranoi të deklarohej fajtor për një akuzë më të lehtë, duke paguar një gjobë prej 500 dollarësh. Ai u urdhërua të kryejë 25 orë shërbim komunitar, t’i hiqej leja e drejtimit për 90 ditë dhe të marrë pjesë në një fushatë ndërgjegjësuese për rreziqet e drejtimit nën ndikimin e alkoolit.

Në padinë e paraqitur më 2 mars, avokatët e tij argumentojnë se publikimi i pamjeve do të shkelte privatësinë e Timberlake dhe do të zbulonte detaje personale, përfshirë informacion të ndjeshëm për të dhe familjen e tij. Ata kërkojnë nga gjykata të lëshojë një urdhër urgjent për të ndaluar shpërndarjen e videos, të plotë ose të pjesshme, pa miratim gjyqësor./mxh

22:02 Ice Spice flet hapur për ndryshimin në peshë: “Ishte depresioni”

By: Monika
3 March 2026 at 22:02

Ice Spice ka vendosur t’u japë fund spekulimeve që prej kohësh qarkullonin në rrjet lidhur me humbjen e saj në peshë. Reperja 26-vjeçare reagoi publikisht më 25 shkurt, pasi u përball me akuza të vazhdueshme se kishte përdorur medikamentin Ozempic për të dobësuar.

Debati u ndez në platformën X, ku një përdorues ironizoi videot e saj nga palestra, duke sugjeruar se ndryshimi në trupin e saj ishte “qartësisht nga Ozempic”. Përgjigjja e artistes ishte e shkurtër, por e fortë: “Jo, ishte depresioni. Tani jam më mirë.”

Rrëfimi i saj i sinqertë ngjalli reagime të shumta nga fansat, të cilët e mbështetën me mesazhe solidariteti dhe mirëkuptimi. Shumë prej tyre vlerësuan faktin që ajo foli hapur për shëndetin mendor, duke theksuar se depresioni është një betejë reale që shpesh mbetet e padukshme për publikun.

Kjo nuk është hera e parë që Ice Spice përgënjeshtron zërat për përdorimin e Ozempic. Edhe gjatë vitit 2024 ajo kishte mohuar pretendime të ngjashme, duke sqaruar se angazhimi në turne, stërvitjet e rregullta dhe një stil jetese më i shëndetshëm kishin ndikuar në transformimin e saj fizik.

Megjithatë, deklarata e fundit zbulon një dimension më personal të artistes, duke treguar se pas suksesit dhe famës qëndrojnë edhe sfida emocionale. Tashmë, Ice Spice shprehet se ndihet në një gjendje më të mirë dhe është e fokusuar te mirëqenia dhe shëndeti i saj mendor, duke e vendosur veten në plan të parë./mxh

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

By: mirseda
3 March 2026 at 23:10
Një dron iranian ka goditur një stacion të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane ( CIA ) në Arabinë Saudite. Si pasojë janë shkaktuar dëme minimale materiale thotë The Washington Post duke cituar dy zyrtarë të njohur me çështjen. “Qeveritë e SHBA-së dhe Arabisë Saudite konfirmuan se dy dronë goditën kompleksin e ambasadës amerikane në Riad, […]

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

By: mirseda
3 March 2026 at 23:07
Emmanuel Macron ka urdhëruar që aeroplanmbajtësja franceze me energji bërthamore të lëvizë nga Deti Baltik në Mesdhe. Presidenti francez tha se “Charles de Gaulle” do të shoqërohet nga krahu i tij ajror dhe fregatat. Macron shtoi se avionët luftarakë Rafale, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe sistemet e radarëve ajrorë gjithashtu janë vendosur në Lindjen e […]

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

By: mirseda
3 March 2026 at 22:36
Djali më i madh i Ajatollah Ali Khameneit, Mojtaba Hosseini Khamenei një politikan, klerik iranian u zgjodh udhëheqësi i ardhshëm Suprem i Iranit nën presionin e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), sipas Iran International. Përzgjedhja e një pasardhësi të Ajatollah Ali Khameneit është përcaktuar shprehimisht në Kushtetutën iraniane dhe është përgjegjësi e Asamblesë së […]
❌
❌