Normal view
Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për dosjes së zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.
Lala tha se prokurori i posaçëm Erjon Çelaj ka nxjerrë 21 vendime për kontrolle personale ndaj njerëzve më te besuar dhe vartësve të Belinda Ballukut. Sipas saj janë ushtruar kontrolle në banesa, zyra dhe kontrolle personale ku janë sekuestruar pjesë kompjuterike, celularë dhe dokumente, që pretendohet të shërbejnë në thellimin e hetimeve.
“Prokurorët e Posaçëm në datën 24 janë drejtuar më kërkesë të posaçme Gjykatës së Posaçme dhe më datën 25, natën e Krishtlindjeve, gjyqtari Erjon Çelaj ka nxjerrë 21 vendime për kontrolle personale, kurse në total janë 34 kontrolle. Brenda një vendimi mund të ketë edhe kontroll banese, edhe kontroll zyre, por edhe kontroll personal. Janë shumë individë, sepse nga 21 vendime janë bërë 34 kontrolle gjatë 26 dhjetorit. Në këto kontrolle kanë qenë njerëzit më të besuar të Belinda Ballukut, ka qenë ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës Viola Hagjiademi, e cila është emëruar aktualisht si administratore e korporatën elektro-energjetike shqiptare. Kjo zonjë ka pasur një kontroll të më hershëm, që në nisje të hetimeve, gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë janë marrë të gjitha pajisjet kompjuterike që janë gjetur. Gjithashtu janë marrë edhe telefonat celularë, nga ana tjetër janë sekuestruar edhe dokumente. Sindi Dushku, e cila është shefe kabineti e Belinda Ballukut, e cila rezulton që të ketë lidhje familje me Olta Xhaçkën, rezulton që në këtë rast nuk është njoftuar fare Policia e Shtetit. BKH nuk ka njoftuar fare Policinë e Shtetit, sepse mund të kishte dekonspirim të të gjithë të dhënave, të operacionit. Është kontrolluar po ashtu banesa e Erald Elezit. Kemi tre biznesmenët të cilët janë kontrolluar, Rrok Gjoka i është marrë telefoni bashkë me të birin, Ilir Shtufi po ashtu dhe në rastin konkret edhe Paqsor Buzi, që është një fituesit kryesor të tenderit. Këto emra rezultojnë që të jenë në komunikimet që ka pasur zonja Balluku me ish-vartësin e saj Evis Berberi”, tha Klodiana Lala.
Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
Gazetarja Klodiana Lala ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me hetimet ndaj dosjes së AKSHI-t si dhe ndaj Ergys Agasit.
Lala është shprehur se një dosje tjetër, që është fraksion i dosjes së AKSHI-t ka të bëjë me emërimet e drejtuesve të policisë.
Sipas gazetares, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është financuar nga Ergys Agasi, teksa theksoi se 70% e drejtorëve të policisë në qarqe janë mëruar po nga Agasi.
“Një dosje tjetër që është po fraksion i dosjes së madhe të AKSHI-t lidhet me disa zyrtarë, ose më saktë me kupolën e Policisë së Shtetit që ka patur takim me Ergys Agasin. Ne e dimë shumë mirë dhe nuk duhet të fshihemi pas gishtit. Kush i ka emëruar 70% drejtorët e policisë në qarqe, Ergys Agasi. Unë mbaj përgjegjësi penale për këtë që them, koha do më provojë. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën e ka financuar Ergys Agasi. Është shumë publike gjëja. Nuk ka rëndësi bota e krimit kështu funksionon pse duhet të ketë titull zyrtar. Financimi nuk është vetëm me para ka dhe forma të tjera”-tha Lala.
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Kuvendi i ka dhënë përgjigje zyrtare e deputetëve të Partisë Demokratike, pas kërkesës së tyre për caktimin e datës së mbledhjes së dytë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.
Deputetët e PD kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit me qëllim shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në shkresën zyrtare, firmosur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, thuhet se kërkesa e 5 deputetëve demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandateve nuk pranohet pasi ende nuk është ezauruar koha e nevojshme që i duhet palës mbrojtëse, të njihet me aktet dhe dhe provat e paraqitura nga SPAK në Kuvend, dhe të përgatisë mbrojtjen e saj para ligjvënësve.
Gjithashtu në argumentimin e tij, kreu i Kuvendit Niko Peleshi shprehet se kërkesa nuk pranohet, ndërsa argumenton edhe se: Kuvendi i Shqipërisë, si përfaqësues i sovranitetit të popullit, ka detyrimin kushtetues të garantojë zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, veçanërisht në rastet kur Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar shprehimisht të japë një vendim mbi çështje që lidhet drejtpërdrejt me shqyrtimin parlamentar, si në rastin konkret./Opinion.al
Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
Një ditë pas zgjedhjeve që e shpallën fituese partinë e tij, kreu i Vetvendosjes Albin Kurti, ka reaguar në platformën X. Ndër të tjera ai është shprehur se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian.
“Dje, populli i Kosovës na dha përsëri një mandat të fuqishëm. Është gjithmonë një nder të fitosh besimin e popullit, veçanërisht kur vjen pas kryerjes së mandatit të parë të plotë në historinë e vendit. Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuan për të siguruar që procesi zgjedhor të ishte i lirë, i drejtë dhe i zhvilluar pa incidente. Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, shtetet e ndryshme dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin përparimin demokratik të Kosovës. Një falënderim i veçantë për partitë tona simotra dhe lëvizjen më të gjerë progresive, ndërsa ne angazhohemi për të ndërtuar shoqëri ku dinjiteti dhe mirëqenia e popullit janë në qendër. E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fort drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Kurti.
-
- 22:58 Agron Shehaj bën bilancin e punës së SPAK në 2025: Më e rëndësishmja, ajo që ndodhi me Berishën
22:58 Agron Shehaj bën bilancin e punës së SPAK në 2025: Më e rëndësishmja, ajo që ndodhi me Berishën
Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e vlerësoi punën e SPAK në vitin 2025, duke renditur të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur këtë vit. Por ai veçoi edhe akuzën ndaj ish-kryeministrit Berisha, duke e vënë në krye të ngjarjeve të rëndësishme.
“Sa u përket ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2025 të SPAK, ajo që është më e rëndësishme është që një kryetar bashkie hiqet zvarrë dhe ccohet në burg. Ka ndodhur edhe me Arben Ahmetajn që është tani në Zvicër dhe me Belinda Ballukun. Për nga rëndësia ajo që ka ndodhur në 2025 e që ka nisur nga 2024 është ajo që ndodhi me ish-kryeministrin Sali Berisha. Edi Rama është kryeministri më i korruptuar, por antikorrupsioni duhet të veprojë ndaj të gjithëve.
Ky është moment historik direkt pas atyre ngjarjeve të vitit 1991. Rreziku më i madh është se të pandehurit e sotëm po përdorin mediat dhe analistët kundër drejtësisë. Ne kemi nisur një fushatë me çadra për drejtësinë në të gjithë Shqipërinë për të mbledhur firma në mbështetje të drejtësisë duam të mbledhim 100 mijë firma nga qytetarët se janë me drejtësinë”- tha Shehaj./mxh

22:46 Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati: Proces korrekt, por triumfalizëm i tepruar pas rezultatit
Diplomati i karrierës, Roland Bimo komentoi sot rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.
Bimo vlerësoi procesin zgjedhor si korrekt dhe në respekt të standardeve ndërkombëtare, por kritikoi triumfalizmin e tepruar pas rezultatit.
“Është një fitore për popullin e Kosovës për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet dhe për plotësimin e standardeve demokratike. Por të gëzohemi vetëm pse dimë të votojmë do të thotë ta vendosim stekën shumë ulët. Pas më shumë se tri dekadash demokraci, Kosova nuk duhet të kënaqet vetëm me zhvillimin korrekt të zgjedhjeve, ndërsa përdorimi i termave si “historike” e zhvlerëson procesin. Kjo ndjenjë triumfalizmi dhe përdorimi i fjalës historike vend e pa vend. Ishte elektorati ai që zgjidhi ngërçin, pasi politika kosovare nuk ishte në gjendje të binte dakord për asgjë. Rezultati dhe standardi zgjedhor mund të maskojnë problemin kryesor të politikës shqiptare: mungesën e kompromisit”,-tha Bimo./mxh

22:31 Erion Veliaj në arrest/ Ristani: Tirana funksionon edhe pa kryetarin
Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani komentoi sot situatën në Bashkinë e Tiranës, teksa kryetari Erion Veliaj është i arrestuar dhe në qelinë e Burgut të Durrësit.
Në një studio televizive, Ristani u shpreh se çështja ndaj Veliajt ka një ndikimi sepse bëhet fjalë për një kryetar të zgjedhur.
Ristani shtoi se pavarësisht kontekstit politik e juridik, shërbimet ndaj qytetarëve nuk mund të ndalojnë në asnjë moment.
“Performanca e bashkisë ka qenë në ato standarde që ka qenë në të gjithë këto vite. Dua të jem shumë e sinqertë unë mendoj që jo vetëm në Bashkinë e Tiranës, por në të gjithë sendimentin e qytetit kalibrimi ynë nga një rend drejtësie që historikisht nuk e kishim parë të tillë, do kohën e vet. Patjetër që ndikon për më tepër kur bëhet fjalë për një kryetar të zgjedhur, vizioni i të cilit ka drejtuar qytetin për vite të tëra. Por shërbimet e qytetit janë shërbime nuk mund të ndalojnë në asnjë moment sido të jetë konteksti politik apo juridik për çdo lloj çështje. Qyteti duhet pastruar, kopshtet e shkollat do funksionojnë, janë shërbime bazike por të shumta të numër që nuk ta japin luksin për të ndalur. Ajo infrastrukturë punonjësish të Bashkisë Tiranë vijon të jap shërbimet e saj pasi janë të nevojshme dhe pa to nuk do mund të kalonim dot 24 orë”,-tha Ristani./mxh

22:15 Rasti i paprecedentë, pezullohet portieri i Bylis
Gjatë ndeshjes së fundit të Superiores mes Bylisit dhe Vorës, portieri Jeremy Vachoux u largua nga fusha në minutën e 42-të në shenjë proteste.
Sipas trajnerit Mirel Josa, ky veprim erdhi pasi kërkesa e lojtarit për zëvendësim nuk u realizua menjëherë nga stafi teknik.
Arbitri i ndeshjes, Ermis Çelaj, e ndëshkoi portierin me karton të verdhë për këtë veprim të paprecedentë në kampionat. Ky ndëshkim e çon Vachoux në kuotën e katër kartonëve të verdhë, duke sjellë pezullimin e tij automatik për ndeshjen e radhës.
Si rrjedhojë, pavarësisht ecurisë së marrëdhënies me klubin, portieri do të mungojë zyrtarisht në sfidën kundër Tiranës.
Mungesa e tij vlerësohet si një humbje për organikën e ekipit ballshiot, duke pasur parasysh rolin e tij si titullar.
Aktualisht, stafi teknik duhet të planifikojë ndryshimet në formacion për rifillimin e kampionatit. Deri më tani, klubi i Bylisit nuk ka lëshuar një njoftim zyrtar për masa disiplinore shtesë ndaj lojtarit./mxh

22:06 Dy çështje kryesore në agjendë/ Takim Trump-Netanyahu në Mar-a-Lago
Presidenti Donald Trump u takua sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në një pritje në rezidencën Mar-a-Lago.
Në agjendën e takimit janë diskutime për armëpushimin në Gaza dhe veprimet e reja kundër Iranit.
Trump e paralajmëroi Iranin kundër rindërtimit të programit të tij bërthamor, pasi ka këmbëngulur se aftësitë bërthamore të Teheranit u shkatërruan plotësisht nga sulmet amerikane në vendet kryesore të pasurimit bërthamor në qershor.
Por zyrtarët izraelitë kanë cituar në mediat lokale duke shprehur shqetësim në lidhje me rindërtimin e furnizimit të Iranit me raketa me rreze të gjatë veprimi të afta për të goditur Izraelin.
Irani ka këmbëngulur se nuk po pasuron më uranium në asnjë vend, duke u përpjekur t’i sinjalizojë Perëndimit se mbetet i hapur për negociata të mundshme mbi programin e tij atomik./mxh

22:03 “Ti thua hallall SPAK, marrtë nga ditët tona!”/ Debat mes Abilekajt dhe Lalës
Last Updated on 29/12/2025 by Monika
U diskutua bilanci i punës së SPAK për vitin 2025, me fokus hetimet që kanë tronditur skenën politike dhe debatet mbi kufijtë e kompetencave të këtij institucioni.
Gazetarët Klodiana Lala dhe Enton Abilekaj shkëmbyen qëndrime të kundërta lidhur me akuzat për tejkalim kompetencash nga ana e SPAK, veçanërisht mbi aludimet se është përgjuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Gjatë diskutimit, Enton Abilekaj ngriti shqetësimin për hetime të mundshme pa vendim gjykate, duke theksuar se një praktikë e tillë do të përbënte shkelje të rëndë ligjore dhe cenim të garancive kushtetuese.
Nga ana tjetër, Klodiana Lala theksoi se asnjë prokuror nuk mund të kryejë përgjime pa një procedim penal të regjistruar dhe pa bazë ligjore. Ajo u shpreh se, nëse provohet se një prokuror ka përgjuar në mënyrë të paligjshme një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, ai duhet të përballet me pasojat më të rënda ligjore.
Debati u fokusua edhe te roli i Gjykatës Kushtetuese. Sipas Lalës, vëmendja është përqendruar kryesisht te SPAK, ndërkohë që thelbi i problematikës qëndron te funksionimi i gjykatës. Ajo shtoi se prokurorët janë vetë subjekte të hetueshme dhe nuk qëndrojnë mbi ligjin.
Nga ana e tij, Abilekaj argumentoi se Prokuroria, si palë akuzuese, është njëkohësisht palë në procesin gjyqësor, duke theksuar nevojën për një balancë më të qartë mes rolit të hetimit dhe garancive procedurale./mxh

22:00 Qori: SPAK po heton oligarkët kryesorë, pres që të përfundojnë përpara drejtësisë
Last Updated on 29/12/2025 by Monika
Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” duke vlerësuar akuzat e ngritura ndaj zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, u shpreh se priste që në vitin 2026 të ketë edhe akuza ndaj oligarkëve dhe ata të përfundojnë përpara drejtësisë.
“Prova e zjarrit me SPAK do të jetë raporti me Ramën. A do të ketë hetim dhe akuzë për Ramën? Nuk mund të hetohen të gjithë hajdutët vërdallë Ramës dhe ai jo. Kam pozitivitetin të pres, por shpresojnë të mos dëgjojmë historitë justifikuese të Ramës, që të gjithë vjedhin rreth tij dhe ai jo.
Në dosjet e SPAK po hetohen oligarkët kryesorë të vendit, nga Kastrati, Dulaku, Ulaj, Shtufi, Geci, Gjoka, Ismailaj, Salillari, Samir Mane. Është gjë e mirë që hetohen oligarkët. Pres që edhe ndaj oligarkët të ketë akuza dhe të përfundojnë para drejtësisë.
Ti Ylli ke përdorur një figurë interesante, e ke quajtur Frankenshtajn, që krijesa i kundërvihet krijuesit, por ti i atribuon autorësinë Ramës dhe Berishës, por mendoj se reforma në drejtësi i është imponuar nga faktorët perëndimorë. Sic mund të kenë kontribuar në vende të tjera, kanë dashur të krijojnë institucione të shtetit të së drejtës në Shqipëri, pasi korrupsioni dhe krimi i organizuar janë konsideruar probleme të mëdha. Kemi këto institucione jo vetëm për shkak të mbështetjes së opinionit publik, por edhe prej mbështetjes së shteteve dhe organizatave ndërkombëtare./mxh

21:55 Nkunku “zgjohet” në momentin e duhur, Milani në dilema
Ndeshja Milan–Verona, e fundit për kuqezinjtë në vitin 2025, ka shënuar një pikë kthese për Christopher Nkunku. Pas një pjese të parë të dobët, francezi ndryshoi ndjeshëm paraqitje në fillim të pjesës së dytë.
Goli i shënuar me penallti ishte i rëndësishëm, por më domethënës ishte reagimi i tij në lojë. Nkunku tregoi më shumë iniciativë, intensitet dhe gatishmëri fizike.
Ky moment vjen në një fazë ku zërat e merkatos janë shtuar dhe interesimi nga klubet turke është konkret. Milani dhe Allegri tani duhet të vlerësojnë nëse ia vlen të pritet vazhdimësia e tij.
Rikthimi i mundshëm i francezit krijon më shumë alternativa, por edhe konkurrencë në repartin ofensiv. Vendimi pritet të marrë formë në ndeshjet e ardhshme./mxh

21:51 Balla ironizon “Foltoren”: Sot krushqit nuk erdhën fare, ishin vetëm hyzmeqarët
Last Updated on 29/12/2025 by Monika
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur sot me nota ironizuese lidhur me protestën e opozitës para Kryeministrisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se pjesëmarrja ishte e ulët dhe se e publikon pamjen nga protesta vetëm për transparencë ndaj publikut.
“Sot krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin. Edhe unë mendova mos ta nxjerr sot e lënë vetëm, por me kërkesë të publikut duhet transparencë”,-shkruan Balla./mxh

-
- 21:42 Tjetër rast evazioni fiskal/ Zbulohen 4041 tonë nënprodukte mishi të padeklaruara, vlerë mbi 9 milionë euro
21:42 Tjetër rast evazioni fiskal/ Zbulohen 4041 tonë nënprodukte mishi të padeklaruara, vlerë mbi 9 milionë euro
Administrata Tatimore identifikoi një subjekt të tatimpaguesve të mëdhenj, që ushtron aktivitetin e tregtimit me shumicë të produkteve shtazore, në kundërshtim me legjislacionin tatimor në fuqi, duke kryer evazion fiskal.
Siç bëhet me dije, nga verifikimet e kryera nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj në Administratën Tatimore, është identifikuar mospërputhje midis inventarit fizik dhe atij të deklaruar në sasinë 4041 tonë nënprodukte të mishit.
Nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, u konkludua se subjekti ka fshehur të ardhurat në vlerën 9.3 milionë euro.
Rasti u referua më tej Hetimit Tatimor, i cili e përcolli për ndjekje dhe trajtim pranë Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të evazionit fiskal, me një dëm të vlerësuar të të ardhurave tatimore në vlerën e rreth 6.4 milionë eurove./mxh

-
- “Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës –
“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës –
Avokati Genc Gjokutaj foli mbrëmjen e sotme në Studio24, mbi hetimet e SPAK dhe rolin e kryeministrit Edi Rama.
Gjokutaj sheh një paralele me atë që ndodhi në Maqedoni me kryeministrin Gruevski që u arratis nga vendi, pasi dolën kabllogramet kompromentuese.
Më pas Gjokutaj sheh hetime intensive të SPAK që mund të arrijnë deri te kryeministri.
Sa i përket zv.kryeministres dhe hetimit të saj, avokati sheh si pengesë të momentit Gjykatën Kushtetuese.
Gjokutaj: Janë dekonspiruar materiale nga çështje. 2 vjet përpara i ka thënë Arben Ahmetaj. Thotë se e dinë që janë zhdukur por gjenden se janë në një kuti që është gjendur. Janë burime të tjera. Cenim i sigurisë kombëtare të Amerikës do të ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit, vodhi votat. Janë disa hotspote. Të gjithë e dimë dhe themi jo SPAK. SPAK ka ndërruar trajnerin dhe skemën e lojës.
Ky SPAK që merrej me arkat e peshkut. Jepte masë sigurie. Kjo praktikë ka qenë. Po të mos ishte i kapur, qeveria nuk do ishte në pushtet. Vepronte symbyllur duke marrë zyrtarë periferikë. Duke u marrë jo me thelbin e çështjes. E çonte korrupsionin në shpërdorim detyre. Korrupsioni ka mbërritur në këto përmasa saqë ka bllokuar rrugën. Nuk mund të mos e shikosh. Se si do të shkojë? Sot mendoj se marzhi i kapjes së SPAK, si duket edhe në përzgjedhjen e drejtuesve të rinj është bërë kujdes që Rama të mos jetë më prezent në urdhër dhënien e tij.
Siç duket është herët për të folur ka një intensitet të lartë, kryesorja duhet të fokusohemi atje ku është problemi. Kur futen duart ndodhin këto probleme. Integriteti moral është shtylla morale. Gjykatësit shprehen me vendim jo me përgënjeshtrim. Gjatë vendimmarrjes janë bërë të tjera biseda. Ju e dini që Rama kur bëri kërkesën për Ballukun e kishte të sigurt që do merrte këtë vendim. Ka qenë 100% i sigurt. GJK bën sikur. Është nga vagonët e fundit që ky po e shfrytëzon. Me këtë gjykatë, të korruptuar moralisht së pari. Kjo gjykatë ka bllokuar zinxhirin procedurial të ankimimit në GJKKO. Ka kthyer në detyrë zv.kryeministren.
Analiza e SHBA për korrupsionin… –
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një interviste në emisionin “Studio24”, duke theksuar se situata aktuale kërkon reagim të fortë nga qytetarët dhe opozita.
Sipas Alimehmetit, korrupsioni, kriminaliteti dhe largimi masiv i shqiptarëve nga vendi janë probleme serioze që e bëjnë të patolerueshme vijimin e kësaj qeverisjeje. Ai u shpreh se në këto kushte qytetarët përballen me një zgjedhje të qartë: ose krimi, ose shteti ligjor.
“Rruga e duhur është rotacioni absolut, largimi i kësaj qeverie të mpleksur me krimin, në mënyrë që shqiptarët të vendosin vetë për shtetin e tyre dhe të krijohen kushtet që ata të rikthehen në vend,” deklaroi Alimehmeti.
Ai konfirmoi gjithashtu se do të jetë pjesë e protestave të vazhdueshme të Partisë Demokratike, duke theksuar se opozita është në të drejtën e saj të kërkojë pastrimin e qeverisë dhe të shtetit. Sipas tij, qytetarët kanë të drejtën legjitime të zgjedhin një alternativë më të mirë përballë qeverisë aktuale.
viti 2026 do të sjellë zhvillime të fuqishme në arenën politike, duke iu referuar lëvizjes që ka nisur nga administrata e Trump pas firmosjes së ligjit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të “Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare” (NDAA), i cili përfshin edhe angazhimin amerikan në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.
Alimehmeti tha se duke parë se sa të shqetësuar janë ata që kanë duart e përlyer kuptojmë se do të ketë zhvillime aq të mëdha, sa do të kemi një 2026 krejt ndryshe.
Ilir Alimehmeti: Besoj se faktet që po shihni gjatë këtyre ditëve dhe grupet e punës që kanë ardhur nga SHBA, dhe afati që ka dhënë Trump prej 90 ditësh për verifikimin e korrupsionit. Është një manovër e madhe e SHBA, gjithëpërfshirëse, kjo do të jenë zhvillimet e vërteta. Ne do të shohim lëvizje aq të mëdha tektonike, presim hetimet nga amerikanët dhe do të shohim si do të veprojnë. Duke parë se sa të shqetësuar janë ata që kanë duart e përlyer kuptojmë se do të ketë zhvillime aq të mëdha, sa do të kemi një 2026 krejt ndryshe.
GREQI – Mitsotakis: Fermerët humbasin legjitimitetin nëse refuzojnë dialogun
ATHINË, 29 dhjetor /ATSH-ANA/ – Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë me ”Action 24”, iu referua protestave të fermerëve, duke theksuar se “sa më shumë që qytetarët vuajnë, aq më shumë fermerët humbasin legjitimitetin e kërkesave të tyre, veçanërisht kur refuzojnë të angazhohen në dialog”.
Kryeministri grek theksoi se ditët në vijim janë kritike për aktivitetin ekonomik të Greqisë dhe furnizimin e tregut.
Ai pranoi se qeveria mban përgjegjësi për faktin se reformat e rëndësishme nuk janë zbatuar aq shpejt sa do të donte, duke shtuar se pagesat do të përfundojnë deri në fund të vitit.
Ai gjithashtu nënvizoi se është krijuar një sistem i ri për të siguruar që subvencionet të ofrohen shpejt dhe në mënyrë transparente.
Mitsotakis vuri në dukje se në Greqi ka 400 000 fermerë profesionistë, ndërsa mund të ketë rreth 4 000 traktorë në postblloqe.
“Nuk duam të flasim vetëm me ata që janë në bllokada, por edhe me shumicën dërrmuese të fermerëve dhe blegtorëve që nuk janë aty dhe që përballen me probleme reale”, tha ai duke vlerësuar se shumë nga ata që marrin pjesë në bllokada janë në favor të dialogut.
“Dhe ka disa që në thelb po i ngacmojnë ata, bazuar në logjikën e mosthyerjes së radhëve dhe kundërshtimit sistematik të qeverisë. Por, nëse duam të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje, ajo mund të vijë vetëm përmes dialogut të ndershëm, jo përmes veprimeve që supozohet se synojnë të dëmtojnë qeverinë, por në fund të fundit shkaktojnë vështirësi për shoqërinë në tërësi”, theksoi ai./ a.jor.
The post GREQI – Mitsotakis: Fermerët humbasin legjitimitetin nëse refuzojnë dialogun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
SHBA – Trump mbështet sulme të tjera izraelite, nëse Irani zgjeron programin e raketave
UASHINGTON, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi sot se do të mbështeste sulme të tjera izraelite ndaj Iranit, nëse Teherani refuzonte një marrëveshje të re bërthamore dhe vijon avancimin e programeve të raketave dhe armëve bërthamore.
“Tani dëgjoj se Irani po përpiqet të avancojë programet raketore, dhe nëse po, do të na duhet t’i godasim sërish”, tha Trump gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida.
Trump sugjeroi se ndërhyrja do të ishte edhe më urgjente nëse përpjekjet diplomatike për të ndalur programin bërthamor të Iranit dështojnë.
“Do ta bëjmë menjëherë”, u shpreh ai, duke iu referuar sulmeve të mundshme.
Ali Shamkhani, këshilltar i lartë i udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, reagoi në një postim në platformën X, duke thënë se aftësitë raketore dhe mbrojtëse të Iranit “nuk janë të kufizueshme dhe nuk varen nga lejet”.
“Çdo agresion do të përballet me një përgjigje të menjëhershme dhe të ashpër, përtej imagjinatës së planifikuesve të tij”, shtoi ai.
Izraeli zhvilloi një lufte 12 ditore kundër Iranit në qershor, duke bombarduar objekte kyçe bërthamore në vend, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.
Pavarësisht armëpushimit, një zgjidhje diplomatike e konfliktit mes dy armiqve të betuar nuk duket në horizont, ndërsa në të dy vendet kanë qarkulluar raportime për një rifillim të mundshëm të luftës.
Sipas burimeve izraelite, Irani po punon intensivisht për të rindërtuar arsenalin e tij të raketave, i cili, së bashku me programin bërthamor, shihet nga Izraeli si një kërcënim madhor./ /Ad.Ab./
The post SHBA – Trump mbështet sulme të tjera izraelite, nëse Irani zgjeron programin e raketave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
ITALI – Roma konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
ROMË, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Italia do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën edhe vitin e ardhshëm, pasi qeveria e djathtë e kryeministres Giorgia Meloni miratoi sot një dekret që autorizon dorëzimin e vazhdueshëm të armëve dhe pajisjeve ushtarake për Kievin.
Italia konsiderohet një nga partneret më të besueshme të Ukrainës brenda NATO-s.
Megjithatë, vendimi për vazhdimin e ndihmës ushtarake në 2026, që ishte parashikuar të miratohej në fillim të dhjetorit, u shty pas kundërshtimeve nga një nga partnerët e koalicionit.
Partia populiste e djathtë “Lega”, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini, kërkoi ndryshime në tekst për të theksuar më shumë ndihmën civile dhe që dorëzimi i armëve të shënohej qartë si për qëllime mbrojtjeje.
Më pas qeveria ra dakord për ndryshime të vogla gjuhësore pa ndryshuar në mënyrë të ndjeshme përmbajtjen e dekretit, i cili gjithashtu parashikon zgjatjen e lejeve të qëndrimit për disa ukrainas në Itali.
Salvini është bërë gjithnjë e më kritik ndaj ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Në nëntor, ai deklaroi se dërgimi i armëve nuk do ta zgjidhte konfliktin./ /Ad.Ab./ a.jor.
The post ITALI – Roma konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.