Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se pika e nëntë e draft-planit për të përfunduar luftën në Ukrainë parashikon krijimin e disa fondeve për rindërtimin e ekonomisë ukrainase, me synim mobilizimin e 800 miliardë dollarëve përmes kapitalit, granteve, instrumenteve të borxhit dhe kontributeve të sektorit privat, për të ndihmuar Ukrainën të shfrytëzojë plotësisht potencialin e saj.
“800 miliardë dollarë është vlerësimi ynë i përgjithshëm i humbjeve nga kjo luftë me Rusinë. Këtë po diskutojmë me partnerët,” u tha Zelensky gazetarëve.
Sipas nënpikës A të pikës së nëntë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane do të krijojnë një fond dhe grante me objektiv 200 miliardë dollarë për investime transparente dhe efektive në Ukrainë.
Megjithatë, Zelensky theksoi se objektivi i 200 miliardëve është ende në diskutim, pasi nuk është e qartë nëse Europa do të pajtohet.
“Kur themi 200, nënkuptojmë Amerikën dhe Evropën – Amerikën 100, Evropën 100. Nuk e dimë me siguri se si do të funksionojë kjo. Po shohim procesin e negociatave mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe mes disa këshilltarëve të sigurisë kombëtare të shteteve. Por Evropa ende nuk e ka shprehur plotësisht pozicionin për gjithçka, dhe kjo mund të ndryshojë,” shpjegoi presidenti ukrainas.
Nënpika B parashikon përdorimin e një game të gjerë investimesh kapitale dhe instrumentesh financiare për rindërtimin pas luftës së Ukrainës, me institucionet globale të rindërtimit që përdorin mekanizma për të forcuar dhe lehtësuar këto përpjekje.
Nënpika C thotë se Ukraina do të zbatojë standardet më të mira globale për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
Sipas nënpikës D, Ukraina rezervon të drejtën për kompensim për dëmet e shkaktuara, tha Zelensky.
Deklarata e Zelenskyt vjen në kuadër të negociatave intensive me SHBA-në dhe partnerët evropianë për një plan paqeje, ku rindërtimi ekonomik është një element kyç.
Plani aktual është rreth 20 pikësh, dhe diskutimet vazhdojnë për detaje të tjera si garancitë e sigurisë dhe çështjet territoriale.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të refuzojnë dhënien e vizave për pesë persona, mes tyre edhe ish-komisionerin europian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, duke i akuzuar për përpjekje për të ushtruar presion mbi platformat amerikane të rrjeteve sociale që të kufizojnë përmbajtje apo pikëpamje të caktuara.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se bëhet fjalë për “aktivistë radikalë dhe OJQ të politizuara”, të cilat, sipas tij, kanë avancuar praktika censuruese nga shtete të huaja, duke synuar drejtpërdrejt folës dhe kompani amerikane. Breton u përshkrua nga Departamenti i Shtetit si “arkitekti kryesor” i Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së (DSA), ligj që rregullon moderimin e përmbajtjes në platformat online, përcjell A2 CNN.
Breton reagoi duke e cilësuar vendimin si një “gjueti shtrigash” dhe theksoi se censura “nuk është aty ku mendojnë amerikanët”. DSA ka shkaktuar tensione me qarqe konservatore në SHBA, të cilat e shohin atë si një përpjekje për të censuruar zëra të djathtë, akuza që Brukseli i mohon.
Në listën e personave të ndaluar përfshihen edhe drejtues të organizatave si Global Disinformation Index, Center for Countering Digital Hate dhe HateAid. Këto organizata e kanë cilësuar vendimin si një akt represiv dhe një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Rubio theksoi se administrata Trump synon të mbrojë sovranitetin amerikan nga “ndërhyrjet ekstraterritoriale” që, sipas tij, synojnë të kontrollojnë fjalën e lirë në SHBA.
Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët kanë filluar të shfrytëzojnë favoret që ju jep mandati për të marrë bonuse dhe financime shtetërore.
Sic rezulton nga dokumentet e siguruara nga Report TV, përfitimet janë përtej pagës apo pagesave për pjesëmarrje në komisione. Vec kuotës për karburant apo telefon, përfaqësuesit e popullit, kanë marrë nga paratë e qytetarëve edhe kompensim për qiratë e tyre në kryeqytet, apo edhe për kuponët me të cilët kanë nxjerrë pasaporta diplomatike.
Për këtë dokument kanë aplikuar 10 deputetë të rinj sipas kësaj liste, por kuponin prej 75 eurosh e kanë blerë me lekët e Kuvendit, dhe jo me të tyret, edhe pse pagat për ta variojnë nga 3000-3500 euro.
Rimbursim pasaportash diplomatike (tetor)
Ani Dyrmishi
Arian Ndoja
Eno Bozdo
Erjon Mile
Kiduina Zaka
Klevis Balliu
Marjana Koçeku
Skënder Pashaj
Zeqine Çaushaj
Zija Ismailaj
Por kompensimi për pasaportat diplomatike nuk është i vetmi që është kërkuar nga deputetët. Të dhënat e siguruara nga Report TV pranë Kuvendit të Shqipërisë, tregojnë se 13 prej tyre paguajnë qiranë me para publike.
Mes emrave bie në sy kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj si dhe deputetja e shumëpërfolur socialiste Zegjine Çaushi.
Pagesat për qiranë (Tetor)
Antoneta Dhima PS 350 Euro
Fadil Nasufi PS 350 Euro
Agron Gjekmarkaj PD 350 Euro
Hatixhe Konomi PS 350 Euro
Bledi Çomo PS 116 Euro
Erion Mile PS 350 Euro
Erjona Ismaili PS 290 Euro
Genti Lakollari PS 300 Euro
Ledina Alolli PD 210 Euro
Ramion Kurti PS 338 Euro
Zeqine Çaushi PS 361 Euro
Niko Peleshi PS 350 Euro
Gerta Bardeli PD 350 Euro
Paga bazë e deputetëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në 2 250 euro neto. Krahas pagës, ata përfitojnë edhe pagesa shtesë për pjesëmarrjen në komisione parlamentare, 170 euro në muaj për shpenzimet e telefonisë, 300–400 euro për karburant, si dhe kompensime për dietat e udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit.
Të dhënat e siguruara nga Report TV tregojnë se, vetëm gjatë muajit tetor dhe pa përfshirë pagat, shpenzimet për karburantin e deputetëve arritën në 44 mijë euro, ato për telefoninë në 19 mijë euro, dietat në 139 mijë euro, qiratë në 4 mijë euro, ndërsa pasaportat diplomatike kushtuan 750 euro.
Në Britaninë e Madhe, jemi me fat që kemi afër Evropën. Nga gjeografia mahnitëse te kultura tërheqëse, kënaqësitë dhe sharmet e saj janë të famshme në mbarë botën. Nuk është çudi që Evropa përbën më shumë se gjysmën e të gjithë turizmit ndërkombëtar, shkruan Selene Nelson në një artikull të botuar në revistën britanike “Rest Less”.
Ndërsa vende si Franca, Spanja dhe Italia janë disa nga destinacionet më të njohura për t’u vizituar, ato nuk janë aspak më të lirat. Por ju mund të shijoni pushime po aq magjike në dhjetëra vende të tjera evropiane, dhe me kosto efektive!
Nga plazhet e kristalta të Shqipërisë te malet dhe liqenet vezulluese të Sllovenisë – për të mos përmendur shumë qytete dhe qyteza magjepsëse në të gjithë Evropën Lindore – ky kontinent është i mbushur me vende të bukura që presin të eksplorohen me një buxhet të kufizuar.
Udhëtimi mund të jetë i kushtueshëm, por nëse zgjidhni me kujdes destinacionin tuaj, mund të jetë më i përballueshëm nga sa mund të mendoni!
Ekzistojnë shumë vende të mrekullueshme, tërheqëse dhe me kosto efektive për t’u eksploruar – shumë prej të cilave janë pikërisht në Evropë.
Nëse ëndërroni pushime të paharrueshme dhe me çmime të përballueshme, ekspertët e udhëtimeve sugjerojnë 14 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë.
Shqipëria
E izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit për pjesën më të madhe të shekullit XX, Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga sekretet më të ruajtura të Evropës.
Por sot, dyert e Shqipërisë janë të hapura dhe nuk do të kalojë shumë kohë përpara se vendi të mbipopullohet nga turistët.
Bregdeti i saj i quajtur Riviera Shqiptare – është i mbushur me plazhe mahnitëse dhe ujëra të kristalta blu.
Vendpushimet më të njohura të plazhit janë, Dhërmiu dhe Ksamili, të cilat nuk janë prekur ende nga turizmi masiv. Si rezultat, akomodimi, ushqimi dhe udhëtimi mbeten mjaft të lira.
Në brendësi të vendit, do të gjeni male të larta, qytete fortesash, kështjella të rrënuara dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake.
Pavarësisht nëse jeni – i apasionuar pas i historisë, një aventurier apo një adhurues i plazhit – ka diçka për të gjithë.
Kryeqyteti i gjallë, Tirana, është një bazë e shkëlqyer për të eksploruar pjesën tjetër të Shqipërisë dhe është një nga vendet më të përballueshme në Evropë për të ngrënë jashtë.
Revista britanike “Rest Less” rekomandon 14 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë;
Shqipëria, Mali i Zi, Portugalia, Malta, Republika Çeke, Greqia, Sllovakia, Bullgaria, Polonia, Rumania, Hungaria, Bosnjë-Hercegovina, Sllovenia, Estonia./ATA
Edhe atmosfera e festave nuk e ka zbutur Donald Trump-in, i cili vazhdon me forcë agjendën e tij “Amerika e Para”, që tashmë po merr më shumë nuancën e një “Trump i Pari”. Humbja e mbështetjes në vend nuk e ka bërë më të kujdesshëm.
Presidenti po ecën përpara me planet e tij, duke përfshirë pastrimin e dhjetëra ambasadorëve në mbarë botën për t’i zëvendësuar me besnikë të tij, në kuadër të “Projektit 2025” dhe shpalljen e emergjencave të sigurisë kombëtare për të justifikuar veprime shumë të diskutueshme.
Bllokimi i impianteve dhe sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë
Mes vendimeve të fundit janë bllokimi i pesë impianteve të mëdha të energjisë së erës që po ndërtoheshin në brigjet e Atlantikut, por edhe kundërshtimi ndaj kërkesës për të ndaluar ndërtimin e sallës së madhe të vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë, të dëshiruar nga Trump, për të verifikuar përputhshmërinë arkitekturore dhe respektin e trashëgimisë historike.
Avokatët e presidentit kërkojnë liri veprimi, duke argumentuar arsye sigurie kombëtare. Të njëjtat arsye përdoren për të mohuar të drejtën e punonjësve të administratës publike për negociata sindikale në zona me lidhje me sigurinë kombëtare.
Pretendimet për Groenlandën
Pas një heshtjeje të gjatë që dukej si një pranimi i fshehtë se kishte ekzagjeruar duke pretenduar territore të një aleati të NATO-s, Trump rikthehet me pretendimet për Groenlandën.
Ai ka emëruar guvernatorin e Louisiana-s, Jeff Landry, si i dërguar special i SHBA-ve në ishullin danez. Kjo lëvizje është konsideruar e papranueshme nga qeveria e Kopenhagenit, e cila ka thirrur ambasadorin amerikan për një protestë zyrtare, duke rikujtuar të gjitha ligjet ndërkombëtare që mund të shkelë Uashingtoni.
Trump e justifikon kërkesën e tij.
“Na duhet Groenlanda për të mbrojtur vendin tonë”, duke përdorur sërish argumentin e sigurisë kombëtare.
Flota “e artë”
Presidenti foli edhe për rinovimin e flotës së Marinës Amerikane, duke propozuar krijimin e një “flote të artë” me anije luftarake shumë të fuqishme, të armatosura edhe me armë bërthamore, që sipas tij do të quhet klasa “Trump”.
Ekspertët e kritikojnë idenë, duke thënë se në konflikte moderne nuk nevojiten anije të mëdha bërthamore, ndërsa flotat më të vogla dhe nëntokësoret janë më efektive si mjet mbrojtës.
Sipas admiralit të pensionuar Mark Montgomery, kjo flotë shërben vetëm për ego dhe shijen estetike të Trump. Ai madje ka deklaruar se do të marrë pjesë personalisht në dizajnin e anijeve për shkak të “sensit të madh estetik”.
Ekspertët thonë se brenda tre viteve, Marina mund të përmirësojë vetëm dy anije ekzistuese të klasës Burke, të vendosë disa raketa shtesë, të vendosë emrin “Trump” në të dhe t’i pikturojë, ndoshta në ngjyrë të artë.
Pastrimi diplomatik
Një problem më serioz është “pastrimi” i ambasadorëve. Trump nuk po ndalon vetëm ambasadorët jo-karrierë të vendosur nga paraardhësit për favor politik apo financiar, por shkon më tej: 30 ambasadorë në vende si Nigeria, Egjipti, Algjeria, Sllovakia, Mali i Zi, Kongo dhe Senegali duhet të largohen deri në mes të janarit.
Kjo lëvizje krijon boshllëqe diplomatike, ndërkohë që Kina dhe Rusia po forcojnë ndikimin e tyre në të gjithë globin. Vendet ku nuk ka ambasador tani do të mbushen me zyrtarë të rinj pro-Trump, pa përvojën e gjatë të diplomatëve karrierë, duke rrezikuar pozicionin politik të SHBA-ve në botë.
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtatë persona mashtrim me investimet në Forex ndaj të huajve. Hetimet nisën në vitin 2023 pas informacioneve të të marra në rrugë operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, mbi subjektet e licensuara dhe të palicensuara në lidhje me veprimtarinë ‘Forex’.
Rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i. Brenda kësaj veprimtarie, të pandehurit në fjalë, kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj, mes tyre shtetasit italianë L.C. dhe S.S., duke kontribuar në funksionimin normal të mekanizmit të mashtrimit dhe në sigurimin e vijimit të tij.
“Nga ky procedim janë veçuar aktet dhe vijojnë hetimet në një procedim të ri me numër 8500/1 për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 K.Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, parashikuar nga neni 287 i K.Penal ndaj viktimave të tjera në bashkëpunim me autoritetet e huaja”, njoftoi prokuroria.
Nga këqyrja e aplikacionit “WhatsApp” të telefonave të sekuestruar, u konstatuan biseda me persona të ndryshëm, shtetas të regjistruar me emra italianë, të cilët kanë dërguar foto të kartave të identitetit, të kërkuara nga përdoruesi i telefonit. Nga bisedat rezultoi se këtyre shtetasve u kërkoheshin shuma të ndryshe monetare për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdha në këmbim.
“Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘ËhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer transfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29.11.2023, ai ka kryer tranfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje. Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13.12.2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë”, njoftoi prokuroria.
Në rastin konkret të aktivitetit mashtrues të zhvilluar në ambientet e call center-it, rezulton se të pandehurit kanë vepruar me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror.
“Ata kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën mashtruese të veprimtarisë, që konsistonte në kontaktimin e klientëve të huaj për investime të rreme në Forex dhe kanë ndjekur në mënyrë të përsëritur të njëjtin mekanizëm për të përfituar shuma parash pa qëllim kthimi”, tha prokuroria.
Sipas organit të akuzës një prej të punësuarve në “Ozar” sh.p.k ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve. Ndërsa një tjetër ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj.
Në këtë skemë figuron edhe administratori ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k.
“Përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme”, njoftoi prokuroria.
Një tjetër ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari. Ndërsa dy prej tyre kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente. Në gjyq është dërguar edhe personi kryesor, sipas prokurorisë, i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve.
“Nga sa më sipër, rezulton e provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe më shumë se një herë, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal”, njoftoi prokuroria.
Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër “shtëpi bari”, kësaj radhe të vendosur në Velipojë. Policia ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili kishte marrë një banesë me qira aty dhe e kishte përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave.
Në prangat e policisë ra dhe një punonjës i OSHEE-së ndërsa dy të tjerë u proceduan penalisht për shpërdorim detyre.
“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. B., 22 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës. Në vijim të operacionit u ndalua edhe shtetasi R. V., 25 vjeç, banues në Shkodër, dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. U., 50 vjeç, dhe Gj. T., 59 vjeç, të dy banues në Velipojë dhe punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia.
Nga kontrollet në “shtëpinë e barit” u sekuestruan 208 bimë narkotike, 85 gramë lëndë të tharë kanabis, 122 pajisje elektrike për kultivimin e drogës dhe katër celularë.
“Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit R. V., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 llamba dhe një përforcues grushti”, njoftoi policia.
Sipas autoriteteve kjo ishte faza e katërt e operacionit “Neonët” duke zbuluar deri më tani shtatë ambiente që përdoren për qëllime të tilla.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi të martën pjesën e tij më të fundit dhe më të madhe të dokumenteve mbi Jeffrey Epstein.
Mbi 11 mijë dokumente janë pjesë e një serie informacioni të publikuar që nisi të premten e kaluar, sipas afatit të vendosur nga një ligj i ri që kërkon publikimin e të gjitha dosjeve hetimore mbi financierin dhe pedofilin e ndjerë.
Shumë nga dokumentet e publikuara të martën janë redaktuar, me emra dhe informacione të mbuluara, përfshirë emrat e personave që FBI-ja duket se i përmend si bashkëpunëtorë të mundshëm në rastin Epstein.
Departamenti i Drejtësisë po përballet me kritika nga ligjvënës të të dyja palëve për shkallën e redaktimeve, që ligji thotë qartë se mund të bëhen vetëm për të mbrojtur identitetin e viktimave ose hetime aktive kriminale.
Trump përmendet më shumë në dokumentet e reja
Emri i presidentit Donald Trump shfaqet më shumë në këto dokumente sesa në publikimet e mëparshme. Shumë janë artikuj media që e përmendin, por një email i veçantë nga një prokuror federal tregon se Trump udhëtoi me avionin privat të Epstein. Departamenti i Drejtësisë tha se disa dosje përmbajnë “pretendime të pavërteta dhe sensacionale” për Trump.
Përmendja e një personi në dokumentet e Epstein nuk nënkupton kryerjen e ndonjë veprimi të paligjshëm. BBC ka kërkuar koment nga personat e përmendur në raportimin e saj.
Email mes “A” dhe Ghislaine Maxwell për “vajza”
Nga mijëra faqet e publikuara, një email i vitit 2001 nga një person i identifikuar si “A” bie në sy. Mesazhi, drejtuar bashkëpunëtores dhe shoqes së afërt të Epstein, Ghislaine Maxwell, që në 2022 u dënua me 20 vjet burg për trafikim seksual të të miturve, thotë: “A ke gjetur ndonjë shoqe të re të papërshtatshme për mua?”
Maxwell i përgjigjet: “Më vjen keq që të zhgënjeva, por e vërteta duhet thënë. Kam mundur vetëm të gjej miq të përshtatshëm”.
Emaili ishte dërguar nga adresa abx17@dial.pipex.com, me emrin e dërguesit “The Invisible Man”. Një imazh nga një publikim më herët i dokumenteve tregonte një email tjetër të ngjashëm, i regjistruar në telefonin e Epstein me kontaktin “Duke of York”. Një tjetër shkëmbim emailesh mes Maxwell dhe “The Invisible Man” diskutohej një udhëtim në Peru.
Andrew Mountbatten-Windsor humbi së fundi përdorimin e titullit të Dukës së York-ut pas shqyrtimit të lidhjeve të tij me Epstein, duke mohuar çdo keqbërje.
FBI liston 10 bashkëpunëtorë të mundshëm të Epstein
Mes dokumenteve të publikuara janë email-e nga FBI-ja në 2019 që përmendin 10 bashkëpunëtorë të mundshëm të Epstein. Gjashtë prej tyre kishin marrë thirrje për t’u paraqitur para gjykatës, ndërsa katër të tjerët ende nuk ishin njoftuar, përfshirë një “biznesmen të pasur në Ohio”.
Një tjetër email për FBI-në në New York përmend disa emra, shumica e të cilëve janë redaktuar. Vetëm dy emra nuk janë redaktuar,Maxwell dhe Wexner, ish-CEO i Victoria’s Secret, i cili kishte lidhje publike me Epstein. Avokatët e Wexner thanë se ai nuk ishte bashkëpunëtor apo objekt hetimi, dhe kishte bashkëpunuar plotësisht duke dhënë informacione mbi Epstein.
Ligjvënësit e të dyja partive kanë kërkuar më shumë transparencë, duke vënë në dukje se bashkëpunëtorët e mundshëm janë çështje kyçe për viktimat e Epstein dhe për hetuesit.
Letra e rreme drejtuar Larry Nassar
Një letër e dorëshkruar dhe konvertuar në dokumente të publikuara thuhej se ishte shkruar nga Epstein për Larry Nassar, ish-mjekun e gjimnastikës amerikane.
Departamenti i Drejtësisë e quajti menjëherë të rreme, duke theksuar parregullsi në shkrim dhe adresë. Letra ishte dërguar më 13 gusht 2019, tre ditë pas vdekjes së Epstein.
Udhëtimet e Trump me avionin privat të Epstein
Email-i i një prokurori federal tregon se Trump udhëtoi me avionin privat të Epstein të paktën tetë herë midis 1993 dhe 1996. Ghislaine Maxwell ishte e pranishme në të paktën katër fluturime, dhe Trump udhëtoi gjithashtu me Marla Maples, vajzën Tiffany dhe djalin Eric.
Departamenti i Drejtësisë nënvizoi se shumë nga përmendjet e Trump në dokumentet e reja janë thjesht nga artikuj media dhe nuk nënkuptojnë ndonjë keqbërje. Trump ka mohuar çdo faj lidhur me Epstein.
Video e rreme e Epstein
Në dokumentet e publikuara ishte përfshirë edhe një video e rreme që shfaq një figurë të ngjashme me Epstein në qeli. Videoja, e krijuar me grafikë 3D dhe e ngarkuar në YouTube në tetor 2020, nuk është e vërtetë.
Nuk ekziston asnjë regjistrim nga qelia e Epstein në ditën e vdekjes së tij. Përfshirja e kësaj videoje tregon interesin e publikut për të mësuar më shumë rreth jetës dhe vdekjes së Epstein.
Drejtues të Flamurtarit dhe zyrtar të klubit do të bojkotojnë në shenjë proteste, ndeshjen Vllaznia-Flamurtari, që luhet të enjten, ora 16:30 në “Loro Boriçi”, pas ngjarjeve për dënimin e fushës vlonjate me 8 ndeshje pa tifozë.
Presidenti Sinani Idrizi dhe drejtues të tjerë të klubit nuk do të jenë të pranishëm në ndeshje. Në shenjë proteste nuk do të udhëtojnë as tifozët.
“Në shenjë reagimi ndaj vendimit të Disiplinës në FSHF, asnjë zyrtar i Flamurtarit nuk do të udhëtojë drejt Shkodrës. Nuk ishte një vendim aspak i drejtë që për një incident të dënohet një qytet i tërë.
Flamurtari nuk do të bojkotojë kampionatin por ne si zyrtar do të bojkotojmë çdo aktivitet të FSHF. I vetmi që do të udhëtojë me skuadrën është sekretari i klubit, Alfred Ferko”, është shprehur Idrizi.
Shqipëria është pajisur me sistemet Javelin. Lajmin e jep ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili thotë se ato janë siguruar falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se Javelin-at do të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura shqiptare, rrisin parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.
“Ta bëjmë të qartë edhe për njerëzit që na ndjekin dhe për publikun e gjerë. Jemi në një nga vendbazimet e forcës së Armatosur, forcës tokësore, nuk kemi nevojë të japim detaje se ku ekzaktësisht, por sapo është kryer dorëzimi i një sasie të parë i sistemit të lëshimit Javelin. Edhe Shqipëria edhe Kosova janë pjesë e kësaj ndihmese dhe bashkëpunimi bilateral me SHBA-të. Sikundër edhe raketat e para antitank që lëshohen nga këto sisteme është e rëndësishme për tre arsye. E para sepse ka të bëjë me një kërkesë të hershme të forcave dhe më në fund po realizohet, e dyta sepse bashkëpunimi me SHBA-të mbetet në themel të forcimit të kapaciteteve tona dhe të rritjes së aftësive mbrojtëse. Pika e tretë e rëndësishme ka të bëjë me aftësimin e personelit tonë të luftimit me të gjitha sistemet, pajisjet teknologjike të përditësuara, ndaj ka këtë domethënie të trefishtë”, tha Vengu.
Ai u shpreh se kjo është vetëm dërgesa e parë e njësive të lëshimit dhe raketave përkatëse dhe se në vitin tjetër pritet dërgesa e dytë.
“Pajisjet dhe sistemet vijnë të përforcojnë edhe misionet e trupave tona qoftë në misione të NATO-s, qoftë në misione të BE-së. Ka një dobishmëri të dyfishtë”, tha Vengu.
Sistemet Javelin janë sisteme të avancuara raketore kundërtanke, të bartshme nga një person, me funksionim “zjarr dhe harro” (fire-and-forget), të përdorura nga këmbësoria për të shkatërruar mjete të blinduara, bunkerë dhe objektiva të tjera.
Ato janë të njohura për drejtimin me rreze infra të kuqe, aftësinë e sulmit nga lart (duke goditur pjesën më të dobët të blindimit të tankeve) dhe për mundësinë e përdorimit ditë e natë, duke i ofruar operatorit nivel të lartë mbijetese.
Sistemi është zhvilluar nga Raytheon dhe Lockheed Martin dhe përbëhet nga Njësia e Komandimit dhe Lëshimit (CLU) për identifikimin dhe shënjestrimin e objektivit, si dhe nga raketa vetë. Kjo u lejon ushtarëve të qëllojnë dhe të marrin menjëherë mbulim, pa pasur nevojë të qëndrojnë të ekspozuar pas lëshimit.
Juela Nikollaj është banorja më e re e Big Brother VIP 5.
Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur jashtë Shqipërisë, në Milano, në një familje shqiptare shumë të lidhur. Prindërit e saj kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm që të mos humbnin rrënjët, kulturën dhe vlerat që ata i kanë pasur gjithë jetën.
Fëmijëria ka qenë me shumë dashuri bashkë me 3 motrat dhe me disiplinë në të njëjtën kohë. Ka qenë një vajzë e qetë, kureshtare dhe shumë aktive, gjithmonë me ëndrra të mëdha.
Mbas studimeve të larta për Ekonomi Europiane, nisi projektet e saj muzikore.
Është rritur me rrymën pop, por me kohën filloi të kërkonte tinguj të tjerë, më ballkanikë, pak më orientalë, pak dark pop, ballads, që e përfaqësojnë më shumë.
Edhe mësimet e pianos e ndihmuan shumë të lidhet me muzikën në një mënyrë më profesionale, dhe pse është akoma shumë fillestare.
Para disa vitesh humbi njeriun me të cilin po përgatitej të martohej. Ai u vra atë vit në oborrin e shtëpisë, bashkë me motrën e tij, nga ish-bashkëshorti i kësaj të fundit.
Ajo thotë se: “Kam kaluar shumë dhimbje dhe ankth, në fillim mendoja që dhimbja do të kishte qenë e papërballueshme, por me kohën kuptova se jeta ndryshon nga mënyra si zgjedhim ta përballojmë. Punova shumë me veten, dhe ajo dashuri e bukur që më kishte lënë ai u bë dritë në momentet më të errëta dhe më tregoi se unë mund të ngrihem përsëri, u bë forca që me ngriti.
Kjo periudhë më ka bërë më të fortë, më të vetëdijshme për atë që dua dhe më mësoi të gjej dritë edhe kur mendoja se nuk kishte më, dhe mund të them me plot bindje qe unë ia dola dhe kam akoma shumë për te ndërtuar, siç dhe ai ka besuar gjithmonë te unë.”
Nga Big Brother pret një eksperiencë që mund t’i hapë një tjetër kapitull.
Policia britanike ka arrestuar aktivisten suedeze Greta Thunberg në Londër, gjatë një proteste pro-palestineze që u zhvillua në qendër të kryeqytetit britanik. Arrestimi është kryer në bazë të ligjeve kundër terrorizmit, pasi Thunberg mbante një pankartë që, sipas autoriteteve, shprehte mbështetje për grupin “Palestine Action”, i cili është shpallur organizatë terroriste nga qeveria britanike.
Sipas policisë, pankarta e mbajtur nga aktivistja përmbante mesazhe që lidhen drejtpërdrejt me këtë organizatë të ndaluar, çka ka bërë që ndërhyrja të konsiderohej e nevojshme për shkak të kuadrit ligjor në fuqi. Arrestimi i Thunberg ka ngjallur reagime të shumta, si nga mbështetësit e saj, ashtu edhe nga kritikët, duke rihapur debatin mbi kufijtë mes protestës, aktivizmit politik dhe ligjit.
Një zëdhënës i bashkisë së London konfirmoi se gjatë të njëjtit aksion policor u arrestuan edhe persona të tjerë. Dy prej tyre dyshohet se kanë hedhur bojë të kuqe mbi një ndërtesë, akt që autoritetet e konsiderojnë vandalizëm dhe shkelje të rendit publik. Pak kohë më vonë, në vendngjarje u arrestua edhe një grua 22-vjeçare, e cila, sipas policisë, kishte shfaqur një objekt në mbështetje të një organizate të ndaluar.
Në një deklaratë zyrtare, policia britanike theksoi se arrestimet janë kryer në përputhje të plotë me ligjin dhe se hetimet për rastin po vijojnë. “Çdo shprehje publike që perceptohet si mbështetje për organizata të shpallura terroriste trajtohet seriozisht dhe ndiqet penalisht”, thuhet në deklaratë.
Nga ana tjetër, organizata Mfend Our Juries reagoi duke deklaruar se ndërtesa e shënjestruar gjatë protestës përdorej nga një kompani sigurimi, e cila, sipas tyre, ofronte shërbime për degën britanike të kompanisë izraelite të mbrojtjes Elbit Systems. Ky fakt, sipas organizatës, ishte arsyeja pse protesta ishte drejtuar pikërisht ndaj asaj ndërtese.
Arrestimi i Greta Thunberg ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes rolin e saj jo vetëm si aktiviste për klimën, por edhe si figurë e zëshme në çështje politike dhe humanitare.
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar mbi 11 mijë dokumente të reja që lidhen me hetimet shumëvjeçare ndaj Jeffrey Epstein, duke rikthyer në qendër të vëmendjes një nga skandalet më të errëta të dekadave të fundit. Dosja përfshin email-e, fotografi, video, transkripte gjyqësore dhe dokumente zyrtare të FBI-së, të cilat hedhin dritë mbi rrjetin e gjerë të lidhjeve dhe ndikimit të Epstein.
Sipas dokumenteve të publikuara nga Department of Justice, Epstein kishte marrëdhënie të ngushta me personalitete të njohura politike dhe mbretërore. Në mesin e emrave të përmendur figuron edhe presidenti amerikan Donald Trump, për të cilin thuhet se ka udhëtuar tetë herë me avionin privat të Epstein gjatë periudhës 1993–1996.
Dosja tregon se në katër nga këto udhëtime ka qenë e pranishme edhe Ghislaine Maxwell, e dënuar për trafikim dhe keqpërdorim seksual të të miturve. Në një fluturim të vitit 1993, sipas dokumenteve, vetëm Trump dhe Epstein ndodheshin në avion, ndërsa në një tjetër udhëtim ata ishin shoqëruar nga një vajzë rreth 20 vjeç, fakt që ka ngritur pikëpyetje të reja mbi natyrën e këtyre udhëtimeve.
Një tjetër element tronditës i dokumenteve është një email i vitit 2001, i dërguar nga rezidenca mbretërore Balmoral, ku Prince Andrew i shkruan Ghislaine Maxwell-it duke i kërkuar asaj të gjejë “mikesha të pacipa” për të. Mesazhi, me titullin “L’uomo invisibile” (“Njeriu i padukshëm”), përmban kërkesa të drejtpërdrejta për prezantime që, sipas hetuesve, lidhen me rrethin e Epstein dhe ngre dyshime serioze për përfshirje në marrëdhënie të papërshtatshme me të mitur.
Publikimi i këtyre dokumenteve ka rikthyer debatin global mbi rrjetin e Epstein, mënyrën se si ai ndërtoi lidhje me figura të fuqishme dhe dështimin institucional për të ndalur në kohë aktivitetet e tij kriminale. Hetimet për trafikimin ndërkombëtar të të miturve dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë vazhdojnë të jenë nën vëzhgim të rreptë, ndërsa opinioni publik kërkon transparencë dhe drejtësi të plotë për një nga çështjet më të rënda të abuzimit dhe pushtetit në historinë moderne.
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Në Alpe dhe në lartësitë 700-800metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.
Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s .
Për të dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë që keni në krah. Priten takime shumë të rëndësishme gjate kësaj dite për ata që janë vetëm. Nuk duhet humbur asnjë mundësi edhe sikur asgjë e jashtëzakonshme te mos ndodhe. Gjendja e financave do vije duke u përkeqësuar.
Demi
Jeta juaj në çift do jete prioritare gjatë kësaj dite. Asgjë tjetër nuk do ketë aq rëndësi sa ajo kështu qe do mundoheni gjithë kohës te ruani një klime te ngrohte. Beqarët duhet ta heqin turpin sa më parë që të munden sepse përndryshe kanë për të mbetur vetëm. Të ardhurat do kenë përmirësime të lehta, por jo aq sa për të kryer shpenzime të mëdha.
Binjaket
As që do e vrisni mendjen fare sot për jetën tuaj sentimentale dhe gjithçka do ja lini kohës. Ne fakt nuk pritet te ndodhe ndonjë gjë e keqe. Beqarët nga ana tjetër do jene shume të zënë me punë dhe nuk do merren me gjetjen e personit ideal. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë. Do arrini të bëni investimet e menduara dhe të shlyeni një pjese të borxheve.
Gaforrja
Edhe pse në mëngjes duket se klima për të dashuruarit do jetë e ngrohtë, bëni kujdes nga influenca e jashtme. Disa persona do mundohen të gjejnë mënyrën për t’ua prishur harmoninë. Për beqarët do shfaqet dashuria e shumëpritur. Në planin financiar duhet të bëni kujdes. Shmanguni shpenzimeve të mëdha sepse gjendja do jetë vërtet delikate.
Luani
Priten shume divergjenca në çift gjatë kësaj dite dhe kjo për shkak të mos tolerancës dhe padurimit që do tregoni. Gjithsesi në mbrëmje situata mund të ketë një ndryshim të vogël. Beqarët nuk do kenë risi. Asgjë e jashtëzakonshme nuk pritet të ndodhe për ta. Financat do jenë kryesisht të qëndrueshme për aq kohë sa ju të shpenzoni me kujdes.
Virgjëresha
Tregohuni gjatë gjithë kohës të disponueshem ndaj partnerit tuaj sot sepse më shumë se kurrë ai do kenë nevojë për ju. Beqaret në vend që të mbyllen në shtëpi dhe të vuajnë nga vetmia, duhet t’i pranojnë ftesat që do iu bëhen dhe të argëtohen sa të mundin. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë nuk duhen ndërmarrë shume rreziqe.
Peshorja
Gjate gjithë kohës do mbizotërojë bashkëpunimi në çift sot. Do merreni vesh edhe me shikime me personin që keni në krah kështu që nuk pritet asnjë vështirësi. Beqarët nuk do mundin as sot të fillojnë një histori dashurie edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Në planin financiar do jeni shume impulsive dhe kjo do ju çojë drejt gabimeve.
Akrepi
Mos prisni më ju që jeni në një lidhje, por merrini sot vendimet më të rëndësishme të jetës suaj. Nuk ka më kohë për të humbur. Beqarët do e gjejnë më në fund personin për të cilin do iu rrahë zemra fort dhe do fillojnë me të një histori të këndshme dashurie. Në planin financiar çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos bëni asnjë çmenduri me shpenzimet.
Shigjetari
Mos u tregoni kritik sot në jetën tuaj në çift sepse do i humbni piket përkundrejt atij që keni në krah. Beqarët nga ana tjetër duhet të tregohen realiste dhe të mos kërkojnë gjera te pamundura. Gjithçka do ndodhë në momentin e parashikuar. Sot nuk priten të reja. Në planin financiar do ju duhet të merrni disa vendime në lidhje me të ardhmen e buxhetit.
Bricjapi
Edhe pse jeni në një lidhje ka rrezik të fantazoni për dike tjetër sot dhe kjo mund t’iu çojë drejt gabimeve. Nëse nuk ndjeni me aq shumë sa në fillim për partnerin mirë është që t’ia thoni. Beqarët edhe sikur të duan nuk do i shpëtojnë dashurisë me shikim të parë. Në planin financiar do keni goxha vështirësi dhe probleme të cilat do duan durim dhe sakrifica.
Ujori
Mjedisi yjor do jetë shumë i përshtatshëm sot për të dashuruarit. Gjithçka do ju shkojë ashtu si e kishin ëndërruar. Beqarët do realizojnë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do ua ngrohte zemrën. Mos bëni gjëra që nuk i dëshironi vërtet. Nëse merrni pak me tepër kohë me financat dhe i menaxhoni ato me maturi gjendja do jetë shumë më e kënaqshme.
Peshqit
Ditë shume më e qetë së kohet e fundit kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do keni për çfarë të qaheni. Beqarët nuk do ndihen ende gati të fillojnë një histori dashurie edhe pse personat që do iu propozojnë kanë kohë që i njohin. Financat do kenë ulje dhe ngritje. Situata do jetë më e vështirë sidomos për ata që kane pasur shume probleme së fundmi.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar protestën e opozitës para Kryeministrisë.
Në një dalje televizive, Sula e cilësoi protestën si “sfilatë”, ndërsa shtoi se thirrja për qeveri teknike ka 4 vite që dëgjohet. Ai shtoi më tej se ka besim te demokratët por jo te lidershipi.
“Për mua ishte një sfilatë. Pritshmëria, steka u ngrit aq lart, ka demokrat që presin verbërisht edhe erdhën, më shumë të ishin se protesta janë të rëndësishëm, organizatorët për çfarë e bënë? Berisha tha s’shkulemi më. Fillimi dihet, ikja nuk dihet. Kjo qeveria teknike kam nja 4 vjet që e dëgjoj. I tha te Foltorja tani do e rrëzojmë Ramën. Ikën këto. Kam besuar te demokratët por jo te lidershipi. Opozita është vlerë. Janë vlerë por ku, koka? Aty është problemi. Pas 35 vjetësh të besosh që do sjelli ndryshimin Berisha nuk shkon më? Nuk kam gjë me Berishën. Vija nga takimet në zonat rurale. Njerëzit thonë nga 10, 7 thonë do e hedhim për Ramën, është e korruptuar po qeveria e Berishës ka vrarë njerëz. E përzumë në 2013 këtë qeveri, prapë do vijë kjo qeveri. Është e thjesht gjëja. Duhet ta kuptojmë. Më intereson të jetë funksionale demokracia. Me rotacion, me pastrim elitash. Duhet të jesh shpresë për qytetarët. Nuk mund të ngjallet shpresa dhe të thuash prapë do vijmë ne. Edhe dje po ta shikosh, qeveria ka rënë duke zënë poshtë opozitën”, tha Sula. /Kb
Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për pagën mediane në tremujorin e tretë.
Mediana e pagës është niveli i pagës që ndan punëmarrësit në dy grupe të barabarta, ku 50% e të punësuarve paguhen më pak se kjo vlerë dhe 50% më shumë. Ndryshe nga paga mesatare, e cila llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve, mediana nuk ndikohet nga pagat shumë të larta ose shumë të ulëta.
Paga mediane është më përfaqësuese për pagën tipike që merr shumica e punonjësve, veçanërisht në ekonomi si e jona ku ekzistojnë diferenca të mëdha mes pagave.
Sipas të dhënave të INSTAT ka një diferencë të fortë mes pagës mediane dhe pagës mesatare. Paga mesatare mujore ishte rreth 83,300 lekë në tremujorin e tretë ose 31% më e lartë se paga mediane.
Sipas tabelës, mediana e pagës mujore bruto ka ndjekur një rritje të qëndrueshme për shkak të rritjes së pagës minimale. Në fillim të vitit 2021 ajo arrinte në 40,605 lekë, duke reflektuar rritje graduale të të ardhurave, por edhe efektet e inflacionit dhe ndryshimeve strukturore në tregun e punës.
Nga viti 2021 në 2022, mediana vijon të rritet nga 40,810 lekë në mbi 46,233 lekë, me një stabilizim të përkohshëm gjatë tremujorëve të vitit 2022. Rritja u bë e dukshme në vitin 2023, ku mediana kalon nga 49,600 lekë në tremujorin e parë, në 52,880 lekë në tremujorin e tretë.
Në vitin 2024, mediana rritet më tej, nga 55,200 lekë në 58,000 lekë, ndërsa në vitin 2025 arrin në mbi 63,000–63,456 lekë, duke treguar një përshpejtim të ritmit të rritjes së pagave në segmentin e mesëm dhe sidomos në administratën publike.
Nëse paga mesatare rritet për shkak të rritjes së fortë të pagave të një grupi të vogël (p.sh. menaxherë, sektorë të paguar mirë) shumica e punonjësve nuk përfitojnë. Ndërsa rritja e medianës tregon se përfitimet po prekin realisht pjesën qendrore të punonjësve.
Teksa pagat po rriten fuqia blerëse sidomos në qytete është përkeqësuar nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve të qirave dhe të ushqimeve. Për herë të parë në vitin 2024 Shqipëria kishte çmimet mesatare për ushqimet më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian./monitor.al/kb
Historiani Mariglen Kasmi ka sjellë një këndvështrim të ri mbi rrethanat e krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare, duke theksuar se ajo nuk lindi si rezultat i bindjeve të thella marksiste, por si produkt i një momenti historik dhe shoqëror të favorshëm.
Gjatë prezantimit të librit të tij më të ri “Sadik Premtaj, Trockisti i fundit”, Kasmi u shpreh se në fillim të viteve ’40 komunizmi ishte një trend për të rinjtë, ndërsa një nga arsyet kryesore të zgjerimit të kësaj lëvizjeje ishte urrejtja e akumuluar ndaj regjimit të Ahmet Zogut.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ai theksoi se Partia Komuniste u themelua me program kryesor çlirimin e vendit, duke shfrytëzuar kontekstin e Luftës së Dytë Botërore dhe zhvillimet ndërkombëtare, çka bëri që ajo të gjente mbështetje të gjerë dhe të konsolidonte radhët e saj në një moment kyç historik.
Mariglen Kasmi:Fillim vitet 40 të ishe komunist ishte trend i kohës dhe këtu dal te elementi moshës. Komunizmi për të rinjtë ishte atraktiv, nuk duhet harruar që grupet komuniste që ishin aty, pavarësisht se nuk merreshin vesh për tu angazhuar dhe formuar një parti të vetme, shtratin e kishin të shtruar nga urrejtja që kishin patur me regjimin e Zogut dhe ky shtrat u kanalizua më qartë me sulmin nga Bashkimit Sovjetik.
Është e vetmja parti komuniste që themelohet me program kryesor çlirimin e vendit, çka padyshim i shtrëngoi më shumë radhët e saj. Nuk duhet menduar se ishte parti që u formua nga marksist leninistë të vërtetë komunistë me bindje. Një nga arsyet kryesore që partia komuniste gjeti një shtrat kaq të zgjeruar në Shqipëri, ishte pikërisht ajo urrejtje që ishte mbledhur ndaj sistemit të Zogut. E tregojnë faktet, ka historianë që e trajtojnë.
Në libër nuk jam marr me pjesën e organizimit të luftës, por jam përqendruar vetëm me organizimin e saj të brendshëm si një analizë politike, duke marrë si shembull edhe Sadik Premten me qëllim që të kuptojmë më mirë, intensitetin e zhvillimit të ngjarjeve brenda dhe kjo parti që drejtoi luftën duhet parë edhe si luftoi brenda saj. Ndaj viti 1941 përveç angazhimit të madh në nivel botëror ku bota hyri qartë në një konflikt të hapur, u krijuan kampet dhe derisa u përmend Curcill, thirrja e tij nuk i drejtohet qeverisë së Bashkimit Sovjetik, por popullit sovjetik. Ndaj ky është momenti që u shfrytëzua nga komunistët shqiptar. Në gjithë këtë zhvillim, ditën të gjejnë shtratin kapën momentin historik./kb
Në dhjetorin e vitit 1964, Lufta e Vietnamit mori një tjetër kthesë të errët, këtë herë jo në xhungël apo në vijat e frontit, por në zemër të Saigonit, kryeqytetit të Vietnamit të Jugut. Hotel Brinks, një godinë e përdorur nga personel ushtarak amerikan, u shkatërrua nga një sulm i mirëorganizuar me eksploziv, i kryer nga guerilasit e Viet-Cong.
Shpërthimi tronditi qytetin dhe solli një mesazh të qartë politik e ushtarak: asnjë vend nuk ishte i sigurt, madje as zonat urbane që konsideroheshin të kontrolluara dhe të mbrojtura nga autoritetet amerikane dhe aleatët e tyre vietnamezë. Sulmi synonte jo vetëm dëmin fizik, por edhe efektin psikologjik — demonstrimin e aftësisë së Viet-Cong për të goditur objektiva amerikane në qendër të pushtetit të kundërshtarit.
Bilanci ishte i rëndë: 2 persona humbën jetën, ndërsa 65 të tjerë u plagosën, shumica prej tyre ushtarakë amerikanë. Hoteli u shndërrua në rrënoja dhe imazhet e ndërtesës së shkatërruar u bënë simbol i përshkallëzimit të konfliktit.
Ky atentat shënoi një moment kyç në luftë, sepse tregoi se konflikti nuk ishte më një përplasje periferike apo guerile e largët. Ai kishte hyrë drejtpërdrejt në qytete, në hapësirat civile dhe në vetë arkitekturën e pranisë amerikane në Vietnam. Pas sulmit, tensionet u rritën ndjeshëm dhe Shtetet e Bashkuara intensifikuan angazhimin e tyre ushtarak, duke e çuar luftën drejt një faze edhe më të përgjakshme.
Sot, sulmi ndaj Hotelit Brinks kujtohet si një nga aktet më domethënëse të luftës urbane në Vietnam — një episod që tregoi se në konfliktet moderne, simbolet shpesh goditen po aq fort sa objektivat ushtarake, dhe se lufta nuk njeh më kufij mes frontit dhe qytetit.
Një nga adresimet më interesante dhe të kuptueshme të OSBE-ODHIR i drejtohej publikut shqiptar, sipas të cilës duhet të emancipohej për të votuar demokratikisht. Për fat të keq, në këtë kohë, ku korrupsioni ka marrë përpara çdo lloj narracioni të mbrojtjes dhe justifikimit të maxhorancës, është pikërisht indiferenca e publikut që të trondit. Mobilizimi i pakët për të protestuar ka nxjerrë një antropologji të tërë kombëtare flegmatike për ta kërkuar të drejtën. Opozitës i duhet të bëjë përpjekje titanike të nxjerrë njerëz në protesta, kurse maxhorancës thjesht ‘të heshtë’ në mënyrë që ta mbajë të fjetur publikun pas skandaleve të njëpasnjëshme, të cilat nuk duan të ndalojnë. Fenomeni është më i gjerë dhe këtë e shikon në angazhimin qytetar për të ndryshuar përditmërinë por edhe për ta prekur bashkëkohësinë. Shqipëria nuk ka bashkëkohësi në asnjë nga fushat e saj të zhvillimit, paçka se konjukturat mund ta integrojnë brenda harkut të dy viteve në BE.
Argumenti ‘i fundit të qytetarit demokratik’ e kalon rastin shqiptar, ku apatia demokratike ka kohë që është shkas për shumë nga ankimimet e opozitës. Në një studim evropian pohohet se: popullsia e gjerë (ose të paktën një pjesë e konsiderueshme) ka mangësi sa i përket përvetësimit të vlerave, por edhe të gjithë elementet, të cilat lidhen me qytetarinë demokratike qoftë atë aktive por dhe të pavarur. Në konceptin real: Një “qytetar i vërtetë demokratik” duhet të jetë racional, i informuar mirë (kjo nuk mungon tek ne, por cilësia është pjesë debati) dhe duhet të përfshihet aktivisht në politikë, me të gjithë arsyen dhe dëshirën e nevojshme për ta përmirësuar komunitetin, në vend të interesave thjesht private. Dëshira e individit shqiptar dhe slogani i Dhjetorit ’90: “Ta bëjmë Shqipërinë si të gjithë Evropa”, mund të ishte motoja e zhvillimit tonë, por ai i la vend anarkisë dhe përfitimit në çdo gjë të mundshme në kurriz të të tjerëve. Në ish-Jugosllavi, ky koncept u harrua sepse përballja ishte për mbijetesën ndaj barbarisë së makinerisë së Millosheviqit që nuk e parashikoi sëmundjen, simptomat e të cilës ishin të dukshme qysh në fundvitet ’80. Në Greqi ka shenjë që qytetaria është ende me kanonet demokratike, ndoshta prej trashëgimisë, që tek ata është e përcjellë në ADN-në historike.
Koncepti i qytetarit demokratik përfshin pjesëmarrjen aktive dhe angazhimin civil (ka pak kauza, veç asaj të armëve kimike tek ne) për të prishur status quo të lodhshme si kjo e fundit tek ne. Një qytetar demokratik është një mendimtar kritik, i cili falë kulturës, mendje-hapjes përball propagandën dhe në mjediset ku mund të shprehë fjalën e artikulon pastër mendimin e tij\saj. Kurse njerëzit e medias, në këtë rast, duhet të shohin interesin publik mbi konjukturat. Si edhe të jenë avokatë të përhershëm për të Drejtat Civile. Në këtë të fundit, ndarja në shoqërinë tonë është fatale, madje edhe në çështjet më të rëndësishme, si p.sh. kur flitet për të drejtat bazike të individëve.
Për t’i dhënë një dorë shkallmimit të institucionit të “qytetarit demokratik” ka dhënë një ndihmesë jo të pakët qeverisja e tanishme e Z.Rama dhe para tij dhe paraardhësi Berisha. Ku dëgjesat publike bëhen sa për sy e faqe, kurse respekti për të marrë mendimin e qytetarëve është limituar deri në indiferencë cinike. Prej ditësh, Erion Braçe, deputet i mazhorancës, mundohet të apelojë për plehrat e Njësisë 5, por përgjigja është indiferenca, ashtu si për çdo shqetësim tjetër. Përballja e individit shqiptar demokratik tashmë ka mbetur vetëm te monologu, sepse ekziston liria në letër, por nuk ka dëgjim; llogaridhënia e zyrtarëve mungon për të mos thënë që është harbute (komunikimi i zv\kryeministres Balluku është shembull i freskët); transparenca është limituar frikshëm dhe bash për këtë në Kombinat zyrtarët e Bashkisë së kryeqytetit guxuan prekën dhe pallatet e banimit me justifikimin e tërmetit! Por sfida shqiptare shkon dhe më tej me kundërshtimin e ideve antiliberale, ku ndërsa të Djathtët e Berishës i identifikojnë Liberalët me SOROS, të Majtët e shfaqin me cinizmin e nivelit të qeverisjes së tyre që nuk respekton median, shoqërinë civile, por edhe vetë përballjen gjyqësore. Lidhur me të Drejtën, argumentet janë të shumta që nga fjalori mbushur me mallkime i Berishës dhe banalitetet e tij dhe të bashkëpunëtorëve, deri tek përballja e ashpër e Ramës. “Kemi nisur analiza shqetësuese të shenjave shqetësuese të brutalitetit gjyqësor. Tentativa e magjistratëve gjykatës e prokurorë bashkë për të rritur pagat duke shqyer arkën e shtetit. Vetë Ali dhe vetë Kadi. Kam lexuar edhe një raport mbi përdorimin brutal të paraburgimit në Shqipëria që e ka vendosur Shqipërinë në vendin më të fundit”, u shpreh së fundi në podcastin e tij. Paradoksi është se ka të vërteta në këtë argument, po t’i qëmtosh fyerjet e Berishës; ashtu si ka realitete në ato që thotë kryeministri i vendit. Në këtë rast e pëson qytetari shqiptar dhe besimi i tij për ndryshim. Shqipëria në sensin e saj të ashpër përballë qytetarit e ka shkallmuar demokracinë. Të mendosh, vetëm për një vit pranë ILD u depozituan ankesa nga 8451 shtetas ndaj gjyqtarëve të të gjitha shkallëve dhe prokurorëve. Të mendosh se pas një procesi të tërë të Vetting-ut, që nxori një armatë të tërë të njerëzve të Drejtësisë jashtë sistemi dhe, që sërish paradoksalisht po e bën qytetarin shqiptar të mos ketë besim!
Vuajtja shtohet kur kujton se kjo trashëgimi është shtruar nga regjimi komunist, e cila la një masë të asaj që njihet si koncepti i “pafuqisë së mësuar” dhe mungesën e instrumenteve qytetare të ankimimit. Ndaj, njësoj dhe sot, qytetarët vazhdojnë të mos u besojnë qeverive të tyre, ashtu si politika, shihet e zënë nga një klasë që krijon mekanizma për t’u udhëhequr nga zgjedhjet e saj. Në rastin shqiptar shqetësim mbetet përçarja politike, gati njësoj si në L2B që e bën të vështirë debatin racional dhe të informuar, e cila mund të bëjë udhë për një demokraci të shëndetshme. Ky mjedis ka përcjellë një polaritet, pa të cilin duket se nuk mund të jetojmë “normalisht”. Por, goditja më e madhe është për votën, ku publiku nuk ndihet i përfaqësuar falë një sistemi që zakonisht përcjell individë shumë poshtë nivelit mesatar publik në parlament. E për më tepër, kur nuk beson se vota jote sjell ndryshim atëherë pse duhet që qytetari të angazhohet. Së fundmi, një nga apatitë më të mëdha demokratike lidhet me këtë fakt. Ndoshta në fund, por më e rëndësishmja është fakti se qytetarin demokratik e ka vrarë ekonomia dhe pabarazia e madhe, si edhe privilegjet ndaj atyre që janë afër pushtetit. Shqiptari i thjeshtë e ka parë syve këtë realitet për çdo ditë, sa të hidhur aq dhe brutal.
Duke u kthyer në histori: Koncepti i qytetarit demokratik është mbajtur nga një sërë individualitetesh të mëdhenj deri në kohën e filozofëve të Iluminizmit. Soloni (shek. VI para Krishtit) në Atikë e shtroi udhën që qytetarët të merrnin pjesë në Eklezi. Pastaj Kleistheni “babai i demokracisë athinase” dhe Perikliu më i shquari i Athinës (shek. V para Krishtit), i cili kërkoi që në postet publike të ishin edhe qytetarët më të varfër. Për të vazhduar në kohët moderne me Xhon Lok (shek. XVII) që argumentoi se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Zhan-Zhak Ruso (shek. XVIII), i cili në “Kontratën Sociale”, artikuloi parimin e sovranitetit popullor dhe e përcaktoi “qytetarin” si një anëtar të një organi kolektiv, e duke vazhduar me Deklaratën e të Drejtave të Njeriut.
Këto zhvillime historike, nga modeli i pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në Athinën e lashtë deri te teoritë e të Drejtave Universale të Iluminizmit, krijuan së bashku konceptin e qytetarit modern demokratik. Bash atë koncept që në kohën e kibernetikës dhe Inteligjencës artificiale po merr goditje nga të gjitha anët, kurse në Shqipëri dhe në një sërë vendesh të Lindjes, ka ardhur fundi…i konceptit të “qytetarit demokratik”. Kriza e madhe sociale, kulturore, ekonomike dhe politike po e shpërfaq këtë shpesh në Shqipëri. A ka më shpresë? Vaclav Havel, filozofi i demokracive lindore e dha një koncept që qytetari demokratik të mbijetonte: “Pa qytetarë të lirë, që respektojnë veten dhe autonomë, nuk mund të ketë kombe të lira dhe të pavarura. Pa paqe të brendshme, domethënë paqe midis qytetarëve dhe midis qytetarëve dhe shtetit, nuk mund të ketë garanci për paqe të jashtme”. Kurse OSBE-ODHIR në relacionet e saj të vazhdueshme dhe të ngrira…për demokracinë. (Homo Albanicus)/kb