Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Helmimi nga ushqimi gjatë festave të fundvitit: Nga bakteret shkaktare deri te trajtimi mjekësor

30 December 2025 at 03:31


Çfarë duhet të dini për trajtimin e saktë dhe parandalimin e helmimit ushqimor gjatë festave

Dr. Erëza Y. Durmishi,
PhD Candidate- Mjekësi Klinike

Helmimi nga ushqimi është dukshëm më i shpeshtë gjatë sezonit të festave të fundvitit dhe kjo nuk është rastësi. Çdo vit gjatë kësaj periudhe vërehet rritje e ndjeshme e rasteve me gastroenterit akut, që lidhen drejtpërdrejt me mënyrën e përgatitjes, ruajtjes dhe konsumimit të ushqimit. Vaktet e mëdha familjare, mishrat e shpendëve të papërpunuar ose të gatuar jo mjaftueshëm, frigoriferët e tejmbushur, ushqimi i ekspozuar për orë të tëra në bufe festive dhe përgatitja paraprake e ushqimeve krijojnë kushte ideale për kontaminim bakterial.

Shkaktarët më të shpeshtë bakterialë të helmimit ushqimor janë Salmonella dhe Campylobacter, të pranishme kryesisht në mishin e shpendëve, por gjithashtu Escherichia coli dhe Listeria monocytogenes, veçanërisht të rrezikshme për gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar. Këta patogjenë shumohen me shpejtësi kur ushqimi qëndron në temperatura ndërmjet 8°C dhe 60°C, e ashtuquajtura “zonë rreziku” për sigurinë ushqimore.

Në të njëjtën kohë, kjo periudhë karakterizohet edhe nga qarkullimi intensiv i viruseve respiratore dhe gastrointestinale, të cilat përhapen lehtësisht në ambiente me grumbullime njerëzish. Larja e shpeshtë e duarve mbetet një nga masat më efektive parandaluese, si për infeksionet virale ashtu edhe për helmimet ushqimore.

Si zhvillohet helmimi ushqimor në organizëm?

Pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar, bakteret ose toksinat që ato prodhojnë dëmtojnë mukozën e traktit gastrointestinal. Ky proces shkakton inflamacion akut të zorrëve, rritje të sekrecionit të lëngjeve dhe çrregullim të përthithjes së elektroliteve. Si pasojë, shfaqen diarre, të vjella dhe dhimbje abdominale. Në rastet më të rënda, humbja e shpejtë e lëngjeve çon në dehidratim, i cili mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar.

Është e rëndësishme të theksohet se jo çdo episod diarreje gjatë festave është me origjinë bakteriale. Infeksionet virale gastrointestinale zakonisht kanë ecuri më të shkurtër dhe më pak komplikime, ndërsa infeksionet bakteriale shoqërohen më shpesh me temperaturë të lartë, dhimbje të forta abdominale dhe diarre më të rëndë.

Simptomat më të shpeshta

Helmimi nga ushqimi zakonisht shfaqet brenda disa orëve deri në dy ditë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar. Simptomat më të shpeshta përfshijnë:

  • të përziera dhe të vjella
  • diarre të shpeshtë, ndonjëherë me mukus ose gjak
  • dhimbje dhe krampe abdominale
  • temperaturë
  • lodhje të theksuar dhe ndjenjë dobësie
  • shenja dehidratimi (gojë e thatë, urinim i rrallë, marramendje)

Ngrohja e ushqimit të mbetur - rrezik i dyfishtë

Ngrohja e ushqimit të gatuar më parë jo vetëm rrit rrezikun e helmimit ushqimor, por mund të shkaktojë edhe shqetësime të theksuara të tretjes. Ushqimet e pasura me karbohidrate, si patatet, orizi dhe mbushjet festive, pas ftohjes dhe ringrohjes formojnë të ashtuquajturën niseshte rezistente, e cila nuk tretet lehtë dhe fermentohet në zorrën e trashë, duke shkaktuar fryrje, gazra dhe dhimbje, sidomos te personat me sindromë të zorrës së irrituar.

Nga ana tjetër, nëse ushqimi ringrohet vetëm pjesërisht (mbi 8°C, por nën 63°C), krijohen kushte ideale për shumimin e baktereve patogjene. Për këtë arsye, ushqimi i ringrohur duhet të jetë plotësisht i nxehtë dhe të nxjerrë avull në çdo pjesë të tij.

Ruajtja dhe ringrohja e sigurt e ushqimit

Mbetjet e ushqimit duhet të futen në frigorifer brenda dy orëve nga gatimi dhe të ruhen në temperaturë ndërmjet 0 dhe 4°C. Gjatë festave, frigoriferët shpesh mbingarkohen, çka rrit temperaturën e brendshme dhe ul sigurinë ushqimore. Ushqimi i mbetur duhet të konsumohet brenda 2-3 ditësh ose të ngrihet. Nëse ringrohet, duhet të jetë plotësisht i nxehtë dhe të nxjerrë avull në çdo pjesë të tij.


Trajtimi i helmimit ushqimor

Trajtimi i helmimit ushqimor është kryesisht simptomatik dhe mbështetës, me fokus në parandalimin e komplikimeve.

1. Rehidratimi – hapi më i rëndësishëm
Qëllimi kryesor është zëvendësimi i lëngjeve dhe elektroliteve të humbura. Rekomandohet:

  • pirja e ujit në gllënjka të vogla, por të shpeshta
  • përdorimi i tretësirave rehidratuese orale
  • shmangia e pijeve të gazuara dhe alkoolit

2. Dieta e lehtë
Pas qetësimit të simptomave akute, këshillohet konsumimi i ushqimeve të lehta dhe të tretshme (oriz i bardhë, banane, supë e thjeshtë), duke shmangur ushqimet yndyrore, pikante dhe të rënda.

Në disa raste, përdorimi i probiotikëve mund të ndihmojë në rivendosjen më të shpejtë të florës intestinale, por ata nuk zëvendësojnë rehidratimin dhe nuk përbëjnë terapi specifike për helmimin ushqimor.

3. Medikamentet
Antidiarreikët përdoren me kujdes dhe vetëm në raste të caktuara. Antibiotikët nuk rekomandohen rutinë, pasi shumica e helmimeve ushqimore janë vetëkufizuese dhe shpesh shkaktohen nga toksina bakteriale. Vetë-mjekimi me antibiotikë pa indikacion të qartë mjekësor mund të përkeqësojë ecurinë klinike dhe të kontribuojë në rezistencën bakteriale.

4. Pushim dhe monitorim
Trupi ka nevojë për pushim për t’u rikuperuar, ndërsa gjendja duhet monitoruar për shenja përkeqësimi.

Kur duhet kërkuar ndihmë mjekësore?

Ndihma mjekësore është e domosdoshme nëse:

  • temperatura kalon 38.5°C
  • shfaqet gjak në jashtëqitje
  • ka shenja dehidratimi të rëndë
  • simptomat zgjasin më shumë se 2–3 ditë
  • pacienti është fëmijë i vogël, i moshuar, shtatzënë ose me sëmundje kronike

Parandalimi mbetet mbrojtja më e mirë

Siguria ushqimore bazohet në katër shtylla kryesore: pastrimi, ndarja, gatimi i plotë dhe ftohja e shpejtë. Ushqimi i gatuar nuk duhet të qëndrojë jashtë frigoriferit më shumë se dy orë, ndërsa mbetjet duhet të ruhen dhe konsumohen sipas rregullave të sigurisë.

Festat duhet të jenë kohë gëzimi, jo arsye për komplikime shëndetësore. Pak kujdes, higjienë dhe vëmendje ndaj detajeve mund të bëjnë dallimin mes një feste të qetë dhe një urgjence të panevojshme mjekësore. /Telegrafi/

Durmishi: Çmimet i kemi në kontroll, Inspektorati i Tregut vazhdimisht është në terren

28 December 2025 at 16:32


Ministri i ekonomisë Besar Durmishi disa herë ka thënë se nuk do të lejojnë që çmimet të rritet në mënyrë enorme dhe se vazhdimisht kontrollohen çmimet në treg nga inspekorati i tregut.

“Deri në fund të vitit inspekorati i tregut është në terren dhe bën kontrolle. Ju informoj se vetëm në vitit 2025 janë bërë rekord kontrolle, pra 25 mijë, ku janë regjistruar rreth 2,5 milionë euro dënime për tregtarët dhe të tjerëve në shtet që nuk e kanë respektuar ligjin”, deklaroi ministri i ekonomisë Besar Durmishi.

Por, derisa qeveria pretendon se i mban çmimet në kontroll, nga Lidhja e Sindikatave argumentojnë se çmimet e tregut janë të larta dhe se kërkesa për pagë minimale prej 500 eurove nuk qëndron. Me kostot e fundit të konsumit, kjo sindikatë përllogarit që paga minimale tashmë duhet të jetë mbi 600 euro.

“Paga minimale prej 500 eurove tash me inflacion është e pamjaftueshme për nevojat thelbësore për jetesë, dhe, punëtorët vlerësojnë se paga minimale duhet të jetë midis 600 dhe 700 eurove. Në mënyrë shtesë kemi nxjerrë argumentet nga Enti shtetëror i statistikave, Drejtoria për të Ardhura Publike, ku vërtetohet se nga vitit 2022 kur u ndryshua metodologja dhe rritja e pagës minimale, numri i kompanive të hapura është dyfish më i madh se numri i kompanive që janë mbyllur”, u shpreh Sllobodan Trendafilov nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Paga minimale të rritet ashtu siç bëjnë vendet e rajonit, porosin nga lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Sipas tyre, është e turpshme të lëvdërohesh me rritje të minimales prej 1.500 denarësh.

Reshjet e borës, Durmishi thotë se të gjithë operatorët janë aktivizuar për mirëmbajtjen e rrugëve

25 December 2025 at 13:21


Me fillimin e reshjeve të borës, operatorët e mirëmbajtjes rrugore janë aktivizuar për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin, ka njoftuar ushtruesi i detyrës së Ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Me fillimin e reshjeve të borës, janë aktivizuar operatorët e mirëmbajtjes për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve dhe janë vënë në gjendje gatishmërie,” ka deklaruar Durmishi.

Ai ka theksuar se institucionet janë të përgatitura për sezonin dimëror dhe se synimi është që qarkullimi të mos pengohet nga kushtet atmosferike.

“Siç kemi theksuar, jemi të përgatitur që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme gjatë sezonit dimëror,” ka shtuar ai.

Megjithatë, ushtruesi i detyrës së ministrit ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, për shkak të kushteve të vështira në rrugë.

“Kujdesi i shtuar në komunikacion mbetet i domosdoshëm,” ka përfunduar Durmishi./Telegrafi/

Durmishi: Qeveria nuk është kundër rritjes së pagës minimale, do të respektojmë vendimin për të cilin do të bien dakord sindikatat dhe punëdhënësit

24 December 2025 at 20:02


Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha sot se shporta qeveritare e konsumit nuk do të publikohet në janar, siç u paralajmërua disa ditë më parë, ai shtoi se edhe rritja e pagës minimale nuk mund të bëhet aktualisht pasi kompanitë kanë pasur produktivitet të ulët.

"Nuk ka asnjë mundësi për rritje intervenuese të pagës minimale, pasi produktiviteti është i ulët dhe kompanitë nuk do ta përballojnë. Për festat nuk do të ketë masa, sepse çmimet e ushqimit nuk janë rritur, deklaroi Durmishi.

Ai tha se metodologjia e re për shportën qeveritare të konsumit është e gatshme, u është dorëzuar sindikatave dhe punëdhënësve që para zgjedhjeve dhe tani po presin vërejtje prej tyre.

“A kanë kritika, a kanë propozime, a pajtohen apo jo. Ajo metodologji është gjithëpërfshirëse, bazohet në institucione relevante, ku nuk e konteston shportën minimale sindikale të sindikatave, por ne kemi bërë një metodologji më konkrete, e cila më saktë do të tregojë sa është një shpenzim, një shportë mesatare e konsumit për një familje, familje katëranëtarëshe”, tha Besar Durmishi.
Ministri Durmishi tha se nuk do të ketë Shportë të Vitit të Ri, as masa për kufizimin e çmimeve, sepse çmimet nuk janë rritur.
“Ne, kur kishte sjellje devijuese nga ana e tregtarëve, sollëm masa që ishin zgjidhje afatshkurtra. Kështu që, diçka e tillë deri më tani, ja edhe para dy ditësh dhe sot jam në kontakt me drejtorin e Inspektoratit të Tregut, deri më tani nuk kemi informacione se ka diçka të tillë apo sjellje devijuese ose rritje të çmimeve, konkretisht për ato produkte që përdoren më shumë gjatë festave”, deklaroi Durmishi.

Ai edhe një herë e përsëriti qëndrimin se Qeveria nuk është kundër rritjes së pagës minimale dhe do të respektojë gjithçka që do të bien dakord sindikatat dhe punëdhënësit.

Emrat e 13 deputetëve “të pastrehë” që marrin bonus qiraje, 10 të tjerë me pasaporta diplomatike

By: Ela
24 December 2025 at 11:47

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët kanë filluar të shfrytëzojnë favoret që ju jep mandati për të marrë bonuse dhe financime shtetërore. Siç rezulton nga dokumentet, përfitimet janë përtej pagës apo pagesave për pjesëmarrje në komisione. Vec kuotës për karburant apo telefon, përfaqësuesit e popullit, kanë marrë nga paratë e qytetarëve edhe […]

The post Emrat e 13 deputetëve “të pastrehë” që marrin bonus qiraje, 10 të tjerë me pasaporta diplomatike appeared first on BoldNews.al.

Hyseni dhe Durmishi diskutojnë për realizimin e projekteve infrastrukturore në Gjilan

22 December 2025 at 14:40


Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishin, me të cilin ka diskutuar për projektet e realizuara dhe ato që janë në proces në këtë komunë.

Pas takimit, Hyseni dhe Durmishi kanë vizituar disa nga projektet infrastrukturore në terren, përfshirë rrugën “Hamdi Kurteshi”, ku po realizohet një investim në vlerë prej 2.4 milionë euro, si dhe segmentet e auto-udhës Bresalc–Banullë, pjesë e autostradës Prishtinë–Gjilan.

Kryetari Hyseni e ka falënderuar ministrin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të ministrisë, duke theksuar se gjatë viteve të fundit janë realizuar dhjetëra projekte në dobi të qytetarëve të Gjilanit. Ai ka shprehur shpresën se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Hyseni ka bërë të ditur se aktualisht Komuna e Gjilanit po funksionon në një objekt tjetër, pasi ndërtesa e vjetër është rrënuar për t’i hapur rrugë realizimit të projektit “Bulevardi i Qytetit”, i cili konsiderohet investimi më i madh kapital ndonjëherë në Gjilan, me vlerë 18 milionë euro.

Gjatë vizitës në rrugën “Hamdi Kurteshi”, kryetari e ka informuar ministrin se kjo zonë më herët kishte qenë në gjendje të rëndë infrastrukturore, ndërsa tani po merr pamje të re me infrastrukturë të plotë përcjellëse.

Sa i përket autostradës Prishtinë–Gjilan, Hyseni ka njoftuar se katër kontrata për katër segmentet e kësaj rruge janë shkëputur, duke shtuar se me nënshkrimin e kontratave të reja pritet të përfundojë ky projekt i rëndësishëm për rajonin.

Nga ana e tij, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se vizita në Gjilan kishte për qëllim vlerësimin e projekteve në terren dhe urimin e kryetarit Hyseni për mandatin e tij të dytë. Ai theksoi se gjatë mandatit të kaluar janë ndërtuar dhe rehabilituar dhjetëra rrugë në këtë komunë, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe infrastrukturën.

Durmishi bëri të ditur se punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi” po zhvillohen me intensitet të lartë, ndërsa sa i përket autostradës Prishtinë–Gjilan, ai konfirmoi se janë shkëputur katër kontrata për katër segmentet.

“Sapo të nënshkruhen kontratat e reja, brenda një viti do të përfundojë autostrada e Gjilanit”, tha ministri Durmishi, duke shtuar se në të ardhmen mbështetja për Gjilanin do të rritet me projekte të reja zhvillimore. /Telegrafi/


Durmishi: Paga minimale do të rritet sipas ligjit dhe formulës së KES-së

22 December 2025 at 13:43


Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi njofton se paga minimale do të rritet sipas ligjit dhe formulës së dakorduar brenda Këshillit Ekonomik-Social (KES).

"Sot, në seancën e pestë të Këshillit Ekonomik-Social, diskutuam për çështje me rëndësi të veçantë për tregun e punës, standardin e jetesës dhe dialogun social.

Po përgatisim Planin Operativ për masat aktive të punësimit për vitin 2026, me buxhet prej 2,39 miliardë denarësh, me fokus të veçantë te të rinjtë, trajnimi i shkathtësive që kërkon tregu i punës dhe përfshirja e kategorive më të rrezikuara.

Sa i përket pagës minimale, qëndrimi ynë mbetet i bazuar në dialog dhe në të dhëna reale.

Inflacioni po stabilizohet dhe rritja e rregullt e pagës minimale do të ndodhë në mars, sipas ligjit dhe formulës së dakorduar brenda Këshillit Ekonomik-Social.

Qëllimi ynë është rritje e qëndrueshme e pagave, mbrojtje e vendeve të punës dhe siguri për punëtorët dhe ekonominë. Dialogu social mbetet rruga e vetme për zgjidhje të qëndrueshme", shkruan Durmishi./Telegrafi/

Durmishi: Po krijojmë politika dhe mekanizma mbështetës për digjitalizimin e bizneseve dhe zbatimin e IA

19 December 2025 at 20:50


Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, theksoi se transformimi digjital dhe inteligjenca artificiale janë faktorë kyç për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe zhvillimin afatgjatë ekonomik.

Durmishi duke folur në panelin “Transformimi i së ardhmes: Strategjia Digjitale për një Shoqëri Moderne”, Durmishi nënvizoi se startapet me potencial të lartë janë ndër nxitësit kryesorë të inovacionit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Ai theksoi se përmes Strategjisë për zhvillimin e NVM-ve 2025–2030, Ministria e Ekonomisë dhe Punës po krijon politika dhe mekanizma mbështetës për digjitalizimin e bizneseve dhe zbatimin praktik të inteligjencës artificiale.

“Së bashku me sektorin privat dhe akademinë po ndërtojmë një ekonomi digjitale, moderne dhe konkurruese”, deklaroi ministri Durmishi.a

Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

19 December 2025 at 08:00

Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj. Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal […]

The post Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare appeared first on Reporter.al.

ESHR: Mbi 2 milionë euro më pak në buxhetin e shtetit për shkak të lëndëve të vjetëruara në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës

18 December 2025 at 20:52


Enti Shtetëror i Revizionit ka publikuar raportin nga Revizioni në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës për vitin 2024, transmeton TV21.

Siç thuhet në raport, Revizioni ka konstatuar parregullësi serioze në Njësinë për kundërvajtje. Sipas raportit për shkak të vjetërsisë së procedurave kundërvajtëse ka rezultuar me mjete të papaguara në buxhetin e shtetit në vlerë prej 2.078.000 euro. Tutje në raportin e Revizionit, theksohet se edhe pse komisioni kundërvajtës ëshët formuar në vitin 2019, trajtimi i lëndëve ka filluar në vitin 2022, pas formimit të një komisioni të ri.

“Nga shqyrtimi i dokumentacionit është konstatuar veprim i papërshtatshëm nga Njësia për Procedura Kundërvajtëse, Gjyqësore dhe Administrative, si dhe nga Komisioni për Kundërvajtje, lidhur me kërkesat për inicimin e procedurave kundërvajtëse sipas ligjeve të posaçme, si edhe për lëndët e nisura por të papërfunduara nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Kjo ka rezultuar me mjete të papaguara në Buxhetin e shtetit në vlerë prej 2.078.000 euro.

Edhe pse Komisioni për Kundërvajtje është formuar në vitin 2019, trajtimi i lëndëve ka filluar vetëm në vitin 2022, pas formimit të një komisioni të ri. Dorëzimi i dokumentacionit të plotë nga Njësia te Komisioni është bërë pas kalimit të disa viteve, ndërsa përgatitja e akteve që rrjedhin nga procesverbalet e Komisionit është realizuar pas një periudhe prej dy deri në shtatë muaj. Nga ana tjetër, Njësia nuk ka përgatitur raporte mujore, gjashtëmujore dhe vjetore për punën e tij, gjë që nuk është në përputhje me detyrat dhe obligimet e përcaktuara me Rregulloren për sistematizim”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror për Revizion.
Mes tjerash në raportin e Entit Shtetëror për Revizion theksojnë: “Deri në nëntor 2024, për shkak të vjetërsisë së kërkesave për fillimin e procedurave për kundërvajtje, komisioni miratoi 1,534 Aktvendime për ndalimin e procedurave për kundërvajtje, të cilat çuan në më pak të ardhura të mbledhura në Buxhetin e Shtetit në shumën prej 127 milionë e 721 mijë denarë, përkatësisht 2,078,000 euro”.

Ndërkaq, sipas raportit, deri në maj të vitit 2025, nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës janë dorëzuar 398 lëndë për trajtim, prej të cilave 164 janë nga viti 2023, 152 nga viti 2024 dhe 82 nga viti 2025.

Tutje në Raportin e Entit Shtetëror për Revizion thuhet se janë konstatuar lëshime në ndërtimin e parcelave për termocentrale fotovoltaike.

“Në fazën e dytë, me vlerë kontraktuale prej 25 milionë 871 mijë denarë ose 420.667 euro, objekti i prokurimit deri në momentin e Revizionit nuk është realizuar. Për këtë fazë nuk është dhënë asnjë garanci bankare për realizim cilësor të kontratës, nuk është nënshkruar aneks për vazhdimin e afatit, si dhe nuk janë ndërmarrë masa ligjore për mbledhjen e penaliteteve kontraktuale, çka ka bërë që qëllimet e kontratës të mos realizohen”, theksohet në raportin e Entit Shtetëror për Revizion.
Kujtojmë se raporti i Entit Shtetëror për Revizion i referohet vitit 2024, në të cilën ministria e Ekonomisë, në 6 muajt e parë të vitit 2024 është udhëhequr nga Kreshnik Bekteshi, ndërsa në 6 muajt e dytë të viti nga Besar Durmishi. /tv21

Kurti: Ura mbi Ibër duhet të jetë përherë e hapur

17 December 2025 at 17:05


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë përurimit të urës së re për këmbësorë mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ka deklaruar se në çdo takim me ndërkombëtarët përsërit qëndrimin e tij që ura mbi Ibër duhet të jetë përherë e hapur.

Gjatë përurimit, Kurti tha se nuk ka nevojë që në këtë të jenë pjesëtarët e KFOR-it, por kjo çështje zgjidhet me bashkëbisedim të hapur.

“Në çdo takim e përsërisim qëndrimin tonë që ura mbi Ibër duhet të jetë përherë e hapur. Kemi gjithsej 77 ura mbi lumin Ibër, shumica janë në Kosovë, ka të tilla edhe Mal të Zi e Serbi, e vetmja urë, e cila ka persona të uniformuar sipër saj tërë kohën është ajo ura kryesore mbi Ibër. Besoj që nuk ka nevojë që aty të jenë pjesëtarët e KFOR-it, por ne këtë çështje e zgjedhim veçse me bashkëbisedim të hapur, me dialog të sinqertë dhe besoj se do të vijë edhe dita kur edhe ajo urë do të jetë e hapur.. Urat nuk kanë përkatësi etnike, urat mbi Ibër janë ura të Mitrovicës dhe mitrovicasve pa dallim”, tha Kurti.

Për hapjen e urës së re mbi lumin Ibër për këmbësorët Kurti tha se në këtë mënyrë rritet qarkullimi në Mitrovicë, raporton KosovaPress.

“Të rritet qarkullimi dhe të ketë sa më shumë mobilitet në Mitrovicë, në këtë qytet kaq të rëndësishëm për republikën tonë, andaj falënderoj operatorin ekonomik, ushtruesin e detyrë së ministrit të Mjedisit, Hysen Durmishin, kryetarin e ri Faton Pecin dhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës, të cilët kanë kontribuar të vijnë te kjo ditë e bukur që ndodhemi mbi lumin Ibër e këtë urë të re”, tha Kurti.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se për gjithsej 54 ditë afat rekordi është realizuar ura e re mbi lumin Ibër për automjete, e nga sot edhe për këmbësorët.

“Më 2 korrik 2025 kemi vënë gurthemelin për urën për automjete, më 26 gusht e kemi përfunduar dhe lëshuar për qarkullim, për gjithsej 54 ditë me afat rekord është realizuar. Këtë hapësirë mbi lumin Ibër do ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët pa dallim jug e veri”, tha Durmishi.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci tha se përfundimisht qyteti po merr drejtimin e duhur me angazhimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

“Përfundimisht Mitrovica po merr drejtimin e duhur dhe urat që kanë mision dhe janë sinonim i bashkimit po marrin drejtimin e duhur, mirëpo kjo është realizuar shkak i angazhimit të kryeministrit Kurti. Nga periudha e pas luftës, fatkeqësisht Mitrovica nga institucionet qendrore, në vazhdimësi është pa si problem i mitrovicasve dhe në këta katër vjet e gjysmë të fundit kemi vëmendjen e institucioneve qendrorë”, tha Peci.

Gurthemeli për urën e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë është vendosur më 2 korrik, ndërsa nga sot e gëzojnë qytetarët për automjete dhe kalim.

Autobusë që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës, Hysen Durmishi jep detajet

17 December 2025 at 10:24


Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar shpalljen e thirrjes për aplikim për transportin publik që do të lidhë jugun dhe veriun e Mitrovicës.

“Lajmet e mira për Republikën, e sidomos për Mitrovicën, nuk kanë të ndalur. Sot kemi shpallur thirrjen për aplikim për transportin publik që do ta subvencionojmë, me qëllim që të lidhim edhe më shumë njerëzit dhe ta bashkojmë edhe më fort Jugun me Veriun”, ka shkruar Durmishi.

Durmishi sqaroi gjithashtu rrjetin e linjave.

“Do të ketë linja autobusi nga Mitrovica e Jugut për në Leposaviq e deri në Jarinjë, për në Zubin Potok e deri në Bërnjak, nga Jugu i Mitrovicës për te Kroi i Vitakut dhe në Zhazhë, Bistricë e Cerajë, si dhe nga Mitrovica e Jugut për në Banjskë dhe fshatrat e tjera të Zveçanit, dhe anasjelltas”, tha ai.

Durmishi ka shtuar se kjo është lëvizje e lirë, bashkim i qyteteve e bashkim i njerëzve. /Telegrafi/


Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër sot pritet të lëshohet për qarkullim

17 December 2025 at 08:23


Ura për këmbësorë e cila është ndërtuar mbi lumin Ibër, nga sot (17 dhjetor) pritet të lëshohet për qarkullim.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi e ka quajtur këtë një “kryevepër mbi Ibër”.

“Kryevepra mbi Ibër, ura për këmbësorë, lëshohet për qarkullim nesër”, ka shkruar Durmishi në Facebook. /Telegrafi/


Durmishi: Çmimi i vezëve është rritur për shkak të çmimeve në berzën botërore

16 December 2025 at 18:24


Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, e justifikoi rritjen enorme të çmimit të vezëve me rritjen e çmimeve të misrit dhe sojës, të cilat, siç tha ai, formohen në bursat botërore dhe shteti nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi to.

Ai akuzoi qeverinë e mëparshme se nuk ka marrë masa të mjaftueshme për të mbështetur prodhuesit vendas, duke shtuar se Ministria e Bujqësisë ka nisur një fushatë për të stimuluar prodhimin e këtyre lëndëve të para.

“Kur bëhet fjalë për vezët, kjo lidhet drejtpërdrejt me çmimin e sojës dhe misrit, të cilat janë produkte të bursës dhe ne nuk mund t'i ndikojmë ato”, tha Durmishi.

Njëkohësisht, ai njoftoi se Ligji për mbështetjen financiare për investitorët do të fillojë të zbatohet nga 1 janari, i cili do t'u ofrojë ndihmë prodhuesve vendas që do të rrisin kapacitetin e prodhimit ose do të investojnë në teknologji të re.

Sipas ministrit, kjo do të kontribuojë në më shumë vende pune dhe rritje të prodhimit vendas.

Durmishi: Papunësia është ulur në mënyrë drastike

15 December 2025 at 22:51


Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, i ftuar në TV21 tha se papunësia është ulur në 11,5 për qind në krahasim me qershorin e vitit 2023 që sipas ministrit ishte 13 për qind, përcjell TV21. Durmishi tha se papunësia është ulur në mënyrë drastike, që siç shtoi, do të ketë masa që përqindja të ulen nën 10.

Ndërkohë për punësimet, Durmishi tha se janë bërë mbi 2500 punësime në institucionet shtetërore dhe mbi 800 avancime.

“Kemi arritur të bëjmë mbi 2500 punësime dhe mbi 800 avancime në institucionet shtetërore dhe ka punësime prej këtyre që janë të përkohshme dhe para zgjedhjeve lokale janë hapur konkurse për punësime të përhershme. Po ashtu, edhe këto të përkohshmet do të transferohen në të përhershme vitin që vjen. Kur e kemi marrë mandatin në qershor kemi pasur 13 për qind numrin e papunësisë në vend dhe tani është 11,5 për qind. Është një ulje drastike”, tha Durmishi.

Durmishi viziton Fushë Kosovën, premton përkushtim ndaj projekteve infrastrukturore

15 December 2025 at 10:19


Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka vizituar sot Komunën e Fushë Kosovës, duke theksuar përkushtimin e qeverisë dhe Lëvizjes për zhvillim dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Durmishi u prit nga kryetari i komunës, Valon Prebreza, nënkryetari Shpend Bardiqi dhe drejtori për Infrastrukturë, Arianit Tërmkolli.

Ministri u shpreh i kënaqur me pritjen dhe theksoi rëndësinë e projekteve infrastrukturore që presin Fushë Kosovën, përcjell Telegrafi.

“Është një ndjenjë e vërtetë krenarie të shohësh aktivistët e Lëvizjes në qeverisje dhe në shërbim të qytetarëve. Fushë Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, ndërsa neve na pret shumë punë, punë për të cilën jemi të gatshëm dhe që veçse e kemi filluar”, ka shkruar Durmishi.

Vizita vjen në kuadër të monitorimit të zhvillimeve lokale dhe për të ndjekur nga afër avancimin e projekteve infrastrukturore në komunë. /Telegrafi/


Durmishi: Në mars të vitit 2026 paga minimale do të rritet për rreth dy mijë denarë

8 December 2025 at 21:43


Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në "Debat në Shenja" ka folur për pagën minimale dhe metodat si bëhet llogaritja e saj. Durmishi theksoi se nuk do të sjellin vendim nën presion, si dhe paralajmëroi se në mars të vitit 2026, paga minimale do të rritet prej 1500 deri 2000 denarë, varësisht të numrave që do të dalin nga përllogaritja.
Durmishi theksoi se ligji parasheh që paga minimale të përcaktohet nga paga mesatare, si dhe harxhimet e jetesës.
"Kur do të bëhet harmonizimi i Ligjit në mars të vitit që vjen, në bazë të parametrave që kemi, qytetarët do të kenë paga më të lartë minimale. Është formulë dhe metodologji me të cilën bëhet përllogaritja e pagës minimale dhe ku janë të dakorduar nga Këshilli Ekonomik-Social, sindikatat, punëdhënësit dhe qeveria".
"Në bazë të asaj formule përcaktohet qartë se si llogaritet paga minimale, pra 50 përqind e pagës mesatare neto të vitit paraprak që nënkupton të vitit 2025 dhe 50% e kostos së jetesës. Pasi jemi në fund të vitit kalendarik ne i kemi të dhënat për 11 muajt e kaluar dhe paga minimale kur do të harmonizohet në muajin mars, paga minimale do të rritet prej përafërsisht 1500 deri 2000 denarë, varësisht si do të del përllogaritja ose numrat", tha Durmishi.

Durmishi: Me modelin e ri të mbështetjes financiare nga viti 2026, shteti shpërblen investimet cilësore dhe krijimin e vendeve të punës

2 December 2025 at 20:49


Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në panel diskutimin me temë “Mundësitë për investime të huaja në Maqedoninë e Veriut”, që u mbajt në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë ekonomi që krijon vlerë të shtuar dhe ofron kushte të qarta dhe afatgjata për investitorët. Me modelin e ri të mbështetjes financiare që do të nisë në vitin 2026, shteti shpërblen investimet cilësore, krijimin e vendeve të punës, qendrat teknologjike dhe projektet që kontribuojnë në zhvillimin rajonal”, tha ministri Durmishi.

Ai theksoi se Gjermania mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se vizioni i përbashkët ishte forcimi i lidhjeve afariste, nxitja e investimeve moderne dhe krijimi i mundësive të reja për rritje ekonomike.
Ministri, siç njoftoi Ministria e Ekonomisë, falënderoi organizatorët dhe komunitetin e biznesit në Gjermani për mbështetjen e vazhdueshme, duke vlerësuar se ngjarje të tilla janë platformë e rëndësishme për ndërtimin e besimit dhe partneriteteve të reja.
Ngjarja u organizua nga Klubi i Biznesit Gjermani – Maqedoni e Veriut (DNMBC) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në hapjen morën fjalë edhe Gafar Vejseli, kryetar i DNMBC, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, si dhe ambasadori në Gjermani i Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Ylber Sela.

“Paneli bashkoi emra të rëndësishëm nga sektorët ekonomikë dhe institucionalë, duke përfshirë drejtorin e DZZHTI-së Goce Dimovski, ish-guvernatoren e BPRMV-së Anita Angellovska Bezhoska, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe delegacionin gjerman për industri për rajonin”, informojnë nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.

Shpërthejnë “Ethet e derrave”, Spanja bllokon një të tretën e certifikatave të eksportit të mishit në botë!

By: armand
29 November 2025 at 15:52

Rreth një e treta e certifikatave spanjolle të eksportit të mishit të derrit janë bllokuar pas shpërthimit të etheve të derrave, e para në tre dekada, njoftoi sot ministri spanjoll i bujqësisë. “Nga 400 certifikata eksporti në 104 vende, një e treta është bllokuar. Ne po punojmë për t’i hapur ato sa më shpejt të […]

The post Shpërthejnë “Ethet e derrave”, Spanja bllokon një të tretën e certifikatave të eksportit të mishit në botë! appeared first on BoldNews.al.

Paralajmërim për reshje bore, Ministria e Infrastrukturës e gatshme për t’i mirëmbajtur të gjitha rrugët

26 November 2025 at 14:55


Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se sipas parashikimeve meteorologjike, ditëve në vijim pritet të ketë reshje bore në disa zona të Kosovës.

Ai theksoi se institucionet përgjegjëse janë të përgatitura për t’i mirëmbajtur të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale të hapura dhe të qarkullueshme.

“Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditëve në vijim pritet që në disa zona të Kosovës të ketë reshje bore. Ju njoftoj se jemi të përgatitur që të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale të jenë të mirëmbajtura dhe të qarkullueshme”, ka shkruar Durmishi.

Durmishi u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të kushteve të vështiruara atmosferike që mund të paraqiten.

“Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe udhëtim të sigurt!”, përfundon njoftimi i tij.

Ndryshe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e mërkura do të karakterizohet nga ndikimi i fushave të presionit në rënie, të cilat do të favorizojnë zhvillimin e vranësirave të dendura në gjithë vendin.

Parashihet mot kryesisht i vranët, me mundësi për riga të dobëta dhe lokale shiu.

IHMK bën të ditur se temperaturat pritet të jenë të qëndrueshme, me minimale nga -1°C deri në 7°C dhe maksimale që do të arrijnë deri në 11°C, duke shënuar vlerat më të larta termike të javës. /Telegrafi/

❌
❌