Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Elegancë dhe traditë - Lela Seferi shkëlqen në veshje tradicionale shqiptare

29 December 2025 at 17:26


Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj më të fundit, ku është shfaqur me veshje tradicionale shqiptare.

Në fotografitë e publikuara, Lela shihet e veshur me një kostum tradicional të punuar nga “Alba Traditional”, i cili spikat për detajet artizanale dhe elementet autentike të trashëgimisë shqiptare.

Kjo është realizuar nga fotografi i njohur shqiptar Norik Uka, i cili ka sjellë në fokus elegancën dhe hijeshinë e veshjes, duke kombinuar mjeshtërisht dritën dhe kompozimin artistik.

Lela SeferiFoto: Norik Uka

Paraqitja e Lelës është vlerësuar gjerësisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kanë reaguar me komente pozitive dhe komplimente për zgjedhjen e saj për të promovuar vlerat tradicionale.

Ajo ka treguar edhe një herë lidhjen e saj me kulturën dhe identitetin kombëtar, duke i dhënë një mesazh pozitiv ruajtjes dhe promovimit të traditave shqiptare.

Lela SeferiFoto: Norik Uka

Veshjet e “Alba Traditional” njihen për punimin e kujdesshëm dhe rikthimin e elementeve autentike në modën moderne, ndërsa bashkëpunimi me figura publike si Lela ndihmon në rritjen e vëmendjes ndaj trashëgimisë kulturore.

Paraqitja e tillë e Lelës dëshmon se ajo vazhdon të mbetet një figurë e ndjekur dhe e pëlqyer nga publiku, jo vetëm për prezencën e saj mediatike, por edhe për zgjedhjet që promovojnë kulturën shqiptare. /Telegrafi/

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

By: D Marku
27 December 2025 at 11:00

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka vendosur të thyejë heshtjen pas një periudhe mungese nga aktivitetet publike dhe rrjetet sociale. Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka zbuluar arsyen e kësaj shkëputjeje.

Lela ka konfirmuar se së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike, konkretisht heqjes së dhjamit në zonën poshtë mjekrës (gushë). Siç ka shpjeguar vetë, procedura ka kërkuar kohë rikuperimi dhe respektimin e disa kushteve pas operacionit.

“Jam kanë e bllokume sa i përket punës, e kam mbajt dhe vazhdoj me mbajt këtë fashën që është e detyrueshme mbas intervenimit”, ka shkruar ajo, duke publikuar edhe një foto ku shfaqet me fashën kompresuese rreth kokës.

Pavarësisht sakrificave të përkohshme, Lela shprehet shumë e kënaqur me ndryshimin. Sipas saj, rezultati ka qenë më i mirë nga sa e kishte imagjinuar: “Kur po e heku, po më shkëlqejnë sytë prej punës së bukur që e kanë bo.”

E pyetur për shenjat pas ndërhyrjes, ish-banorja ka sqaruar se aktualisht ka vetëm një shenjë të vogël poshtë mjekrës, e cila është normale duke qenë se kanë kaluar vetëm dy javë nga operacioni. Ajo thekson se me kalimin e kohës, lëkura do të vazhdojë të përmirësohet derisa shenja të zhduket plotësisht.

The post Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri appeared first on Albeu.com.

Leo thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Lela: Problemet kanë nisur më herët – nuk ka pasur tradhti

By: D Marku
15 December 2025 at 13:39

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Leonardo Gashi, ka thyer heshtjen për herë të parë rreth ndarjes nga partnerja e tij, Lela Seferi, gjatë një interviste për emisionin “Prive” me Liberta Spahiun.

“Si çdo çift që ka probleme, kacafytje kemi pasur edhe ne. Janë gjëra normale, për atë edhe kam ardhur në intervistë për të sqaruar këtë pikë”, tha Leonardo.

Ai tregoi se marrëdhënia e tyre ka qenë intensive: “Dy muaj kemi ndenjur në Big, pas daljes u bë gati një vit që kemi bashkëjetuar, kurrë nuk i kemi lënë hapësirë kohë njëri-tjetrit për veten”.

Leonardo shtoi se problemet e tyre kishin nisur më herët: “Ka pasur shumë probleme në lidhje. Jemi komplet në botë të ndryshme, unë në muzikë, ajo ka lëmin e vet”.

I njëjti theksoi gjithashtu se nuk ka pasur asnjë tradhti apo skandal në këtë marrëdhënie.

“Nuk jam ndjerë asnjëherë i ngulfatur. Unë nuk mund të flas për një person keq që kam jetuar për një vit. Mendoj që bashkëjetesa por edhe distanca nuk kanë përputhur gjërat. Nuk ka ndodhur asnjë tradhti, asnjë skandal”.

Deklaratat e Gashit hedhin dritë mbi një nga ndarjet më të komentuara të kësaj kohe, ku pati edhe aludime.

The post Leo thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Lela: Problemet kanë nisur më herët – nuk ka pasur tradhti appeared first on Albeu.com.

Leo thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Lela: Problemet kanë nisur më herët - nuk ka pasur tradhti

14 December 2025 at 20:00


Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Leonardo Gashi, ka thyer heshtjen për herë të parë rreth ndarjes nga partnerja e tij, Lela Seferi, gjatë një interviste për emisionin “Prive” me Liberta Spahiun.

“Si çdo çift që ka probleme, kacafytje kemi pasur edhe ne. Janë gjëra normale, për atë edhe kam ardhur në intervistë për të sqaruar këtë pikë”, tha Leonardo.

Ai tregoi se marrëdhënia e tyre ka qenë intensive: “Dy muaj kemi ndenjur në Big, pas daljes u bë gati një vit që kemi bashkëjetuar, kurrë nuk i kemi lënë hapësirë kohë njëri-tjetrit për veten".

Foto: YouTube

Leonardo shtoi se problemet e tyre kishin nisur më herët: “Ka pasur shumë probleme në lidhje. Jemi komplet në botë të ndryshme, unë në muzikë, ajo ka lëmin e vet".

I njëjti theksoi gjithashtu se nuk ka pasur asnjë tradhti apo skandal në këtë marrëdhënie.

“Nuk jam ndjerë asnjëherë i ngulfatur. Unë nuk mund të flas për një person keq që kam jetuar për një vit. Mendoj që bashkëjetesa por edhe distanca nuk kanë përputhur gjërat. Nuk ka ndodhur asnjë tradhti, asnjë skandal".

Deklaratat e Gashit hedhin dritë mbi një nga ndarjet më të komentuara të kësaj kohe, ku pati edhe aludime. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Ia uroj të gjitha të mirat", Lela flet në detaje për ndarjen nga Leo

27 November 2025 at 21:40


Lela Seferi ka folur për herë të parë në emisionin "Canape" për ndarjen nga Leonardo Gashi, ku ka treguar se pse ka zgjedhur të mos reagojë publikisht deri tani dhe si është raporti i tyre aktual.

Ajo theksoi se pavarësisht ndarjes, respekti mes tyre mbetet i pandryshuar.

“Nuk e kam pa të nevojshme me bo ndonjë reagim të madh. Unë e kuptoj që historia jonë ka lind në Big Brother edhe njerëzit dojnë me pa qysh është, amo janë disa gjëra që unë preferojë me i mbajt për veti. Nuk kam asnjë problem, unë krejt të mirat që i ka bota une ja urojë Leonardit, është shumë i mirë, jashtëzakonisht i mirë", tha ajo.

@televizionit7 “Kurrkujt si takon me komentu JETËN TEM PERSONALE”, Lela ka disa fjalë për ata që REAGUAN #T7 #canape ♬ original sound - T7 — Faqja zyrtare

Tutje shtoi: "Çdo kush që e ka në jetën e vet, si shok, si familjarë, si të dashur është shumë me fat kushdo që e ka në jetën e vet. Unë jam ndi jashtëzakonisht mirë vitin e fundit. Çdo njeri që ka tentu me më folë keq për Leonardin prej kur unë jam nda, unë jam distancu prej atyne njerëzve, se ata nuk kanë desht me m’pa mu të lumtur".

E njëjta ka bërë të ditur se ndarja ka qenë një vendim i përbashkët, larg dramave që publiku mund të ketë pritur.

@televizionit7 “Ata që m’kanë thonë mirë që JE NDA une jom distancu prej tyre” #T7 #canape ♬ original sound - T7 — Faqja zyrtare

Është një vendim që e kemi marrë te dytë bashkë. E kemi pa të arsyeshme me marrë këtë vendim. Krejt shqiptarët presin me dal një reagim drastik. Kam shumë respekt për të", theksoi ish-banorja.

Lela shtoi se ndarja nuk është e lehtë për askënd, megjithëse marrëdhënia mes tyre vazhdon të mbetet e bazuar në respekt.

@televizionit7 Pse i dhanë FUND lidhjes dhe si i ka raporten me LEON pas ndarjes? Flet LELA #T7 #canape ♬ original sound - T7 — Faqja zyrtare

“Është ndarje. Po s’besoj që kërkush e përjeton mirë një ndarje. Ka mbet ai respekti, edhe ka me mbet gjithmonë". /Telegrafi/

"E meritojmë një shpjegim", Lela Seferi i kundërpërgjigjet ndjekësit

20 November 2025 at 23:55


Një prej ndjekësve të Lela Seferit i ka drejtuar asaj një pyetje që duket se lidhet me zhvillimet e fundit në jetën e saj personale.

“E meritojmë një shpjegim”, duke lënë të kuptohet se ndjekësit presin sqarime pas zërave për ndarjen nga Leonardo Gashi.

Lela nuk ka zgjedhur të japë asnjë detaj konkret, por përgjigja e saj ka tërhequr vëmendje të madhe.

Foto: Instagram

Ajo shkruan: “Un e meritoj një pushim. Të gjithë meritojmë diçka".

Me këtë reagim, ajo jep sinjal se nuk ka ndërmend të hyjë në shpjegime publike për momentin, duke lënë të kuptohet se është në një periudhë ku po kërkon qetësi dhe distancë nga zhurma mediatike.

Postimi i saj është komentuar gjerësisht në rrjete sociale, ndërsa ndjekësit vazhdojnë të spekulojnë mbi situatën dhe arsyet e heshtjes së saj.

Megjithatë, Lela duket e vendosur të mos japë më shumë sesa ka thënë: një pushim është ajo që i duhet. /Telegrafi/

Lela Seferi: Mendoj se në Kosovë jeni akoma mbrapa me stil

17 November 2025 at 16:38


Lela Seferi, ish-banore e Big Brother VIP Kosova 3, e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të thashethemeve për një krizë me partnerin e saj, Leonardo Gashin, ka surprizuar publikun me një hap të ri në karrierë.

Ajo tashmë përfaqëson një brand të ri mode, një rol që duket se e ka marrë me plot seriozitet dhe profesionalizëm.

Ndërsa publiku dhe mediat vazhdojnë të presin një koment lidhur me jetën e saj personale, Lela ka vendosur ta zhvendosë vëmendjen tërësisht te projekti i ri profesional dhe bashkëpunimi me markën në fjalë.

Foto: Instagram

Megjithatë, jo vetëm angazhimi i saj i ri ka tërhequr vëmendjen.

Një deklaratë e fundit, dhënë pikërisht gjatë prezantimit të këtij bashkëpunimi, ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

“Unë prapë mendoj se në Kosovë jeni ende pas me stil, dhe pikërisht për këtë arsye ky brand sjell një qasje krejt të re", u shpreh ajo.

Këto fjalë kanë hapur debate të gjera mbi standardet dhe shijen e modës në vend. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Dibrani që u bë viral me kryebashkiakun e ri të Nju Jorkut: “Mamdani e do Shqiponjën dhe shqiptarët!”

12 November 2025 at 14:24

Në zemër të metropolit më të madh të botës, Nju Jorkut, një shqiptar po bëhet simbol i krenarisë kombëtare mes punëtorëve të qytetit.

Ai quhet Arlind Lela, me origjinë nga Dibra e Madhe, por i lindur dhe rritur në Nju Jork, ku prej vitesh punon si përfaqësues i Sindikates 32BJ, një nga sindikatat më të fuqishme të punëtorëve në Shtetet e Bashkuara.
Së fundmi, emri i tij është bërë i njohur përtej komunitetit shqiptar falë një fotografie virale me kryetarin e sapo zgjedhur të bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdani.

Fotoja e tyre, ku Mamdani bën me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale dhe është kthyer në një shenjë miqësie e respekti ndaj shqiptarëve që jetojnë në këtë qytet.
“Sa herë që takohemi, Mamdani më përshëndet duke bërë shqiponjën. Kjo më bën shumë krenar,” – tregon Arlind Lela për “ABC e Mëngjesit”.
“Ai e do komunitetin shqiptar. Na respekton sepse jemi punëtorë, familjarë dhe kontribuues të ndershëm në jetën e Neë York-ut.”
Arlindi tregon se njohja me Mamdanin nisi gjatë takimeve të sindikatës, pasi 32BJ e mbështeti hapur kandidaturën e tij për kryetar bashkie.
“Pasi u zgjodh kandidat, ne e mbështetëm fort. Kemi biseduar shpesh, dhe kur i tregova që jam shqiptar, në mes të bisedës bëri menjëherë shqiponjën me duar,” – rrëfen ai me buzëqeshje.
“Madje më tha që në të ardhmen do të flasim më shpesh, sepse kemi shumë punë për të bërë për komunitetet e punëtorëve.”

Lela, i cili ka lindur në Nju York në qytet, thekson se prindërit e tij janë nga Dibra e Madhe, ndërsa vetë është dhëndër në Kosovë, një tjetër dëshmi e lidhjeve të forta që ruan me rrënjët shqiptare.

"Nëse ke nevojë për frymëzim, gjeje diku tjetër", Lela Seferi e ashpër pas publikimit të këngës së re të Leos

1 November 2025 at 21:03


Leonardo Gashi ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re me titull “Ex”, një baladë emocionale që shumë fansa e kanë interpretuar si një dedikim për ish-partneren e tij, Lela Seferin.

Kënga, e cila flet për ndarje dhe reflektim pas një lidhjeje, duket se ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, veçanërisht nga ndjekësit e çiftit të njohur që u lidh gjatë Big Brother VIP Kosova.

Por menjëherë pas publikimit, Lela ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet se kënga mund të jetë frymëzuar nga marrëdhënia e tyre.

- YouTube www.youtube.com

“Artisti mund të shkruajë çfarë të dojë, por realiteti s’është këngë. Unë nuk jam inspirim për askënd. Historia ka marrë fund", shkroi ajo në InstaStory.

Në një tjetër pjesë të reagimit, Lela shtoi: “Nëse ke nevojë për frymëzim, gjeje dikë tjetër. S’jam më refren në jetën tënde".

Për momentin, Leonardo nuk ka komentuar publikisht mbi deklaratën e ish-partneres, duke lënë hapësirë për më shumë spekulime rreth lidhjes së përfunduar mes tyre.

Duket se ndarja e tyre ka qenë e tensionuar në bazë të fjalëve e këtyre 'thumbave' që janë shprehur. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Leonardo Gashi ‘shkruan’ fundin e dashurisë me Lelen në këngën ‘Ex’!

By: gaze tare
1 November 2025 at 19:54

Leonardo Gashi ka rikthyer vëmendjen e publikut me projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Ex”, i cili është publikuar mbrëmjen e sotme dhe po komentohet gjerësisht në rrjete sociale. Kënga vjen në një moment kur po përflitet për një krizë të mundshme në marrëdhënien e tij me partneren, Lelen, duke bërë që shumë ndjekës ta interpretojnë si një reflektim personal të këngëtarit.

Teksti i “Ex” është i ngarkuar emocionalisht dhe mbart ndjenja të forta zhgënjimi e nostalgjie. Me vargje si “Sot pi kanë puthjet e mia, sa trona ato që i bane… s’du me dit pse, ma ktheve zi”, Leonardo duket se shpreh dhimbjen e një ndarjeje që ende nuk është shëruar plotësisht. Në refrenin e këngës ai shton: “Dashni un për ty qa kom ni, se di pse ti ma ktheve shumë zi”, duke theksuar tronditjen dhe zhgënjimin nga fundi i lidhjes.

Fansat kanë reaguar menjëherë në komente, duke ndarë mendime të ndryshme. Disa mendojnë se kënga është thjesht një projekt artistik i frymëzuar nga tema universale e dashurisë, ndërsa të tjerë janë të bindur se bëhet fjalë për një rrëfim personal pas ndarjes me Lelen.

“Ex” është publikuar në YouTube dhe platformat muzikore, duke u pritur me shumë kuriozitet. Me këtë këngë, Leonardo Gashi duket se ka zgjedhur të shprehë emocionet përmes muzikës, duke treguar një anë më të ndjeshme dhe më të sinqertë të vetes.

The post Leonardo Gashi ‘shkruan’ fundin e dashurisë me Lelen në këngën ‘Ex’! appeared first on iconstyle.al.

Ndarja me Leon – Lela Seferi merr valixhet dhe largohet nga Kosova

By: D Marku
28 October 2025 at 12:43

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen nga partneri i saj, Leonardo Gashi, me të cilin krijoi një lidhje të shumëpërfolur gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.

Pas javësh zërash e aludimesh, Lela ka thyer heshtjen përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i dhënë fund çdo dileme rreth statusit të saj sentimental.

Në InstaStory, ajo tani ka ndarë një imazh ku shihen disa valixhe dhe ka shkruar vetëm dy fjalë domethënëse: “Kapitull i ri”.
Ky detaj i thjeshtë, por me shumë kuptim, ka bërë që ndjekësit të kuptojnë se ajo është gati të lërë pas jo vetëm një marrëdhënie, por edhe një periudhë të rëndësishme të jetës së saj.

Gjatë kohës në Big Brother VIP Kosova 3, Lela dhe Leonardo u bënë një nga çiftet më të komentuar.

Ata fituan vëmendjen e publikut për lidhjen e tyre spontane dhe momentet romantike brenda shtëpisë.

Aktualisht, Lela nuk ka dhënë detaje të tjera për planet e saj, por nga ajo që shihet, ish-banorja duket e përkushtuar të përqendrohet në vetveten, karrierën dhe një fillim të ri larg Kosovës

The post Ndarja me Leon – Lela Seferi merr valixhet dhe largohet nga Kosova appeared first on Albeu.com.

Ndarja me Leon - Lela Seferi merr valixhet dhe largohet nga Kosova

28 October 2025 at 10:00


Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen nga partneri i saj, Leonardo Gashi, me të cilin krijoi një lidhje të shumëpërfolur gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.

Pas javësh zërash e aludimesh, Lela ka thyer heshtjen përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i dhënë fund çdo dileme rreth statusit të saj sentimental.

Në InstaStory, ajo tani ka ndarë një imazh ku shihen disa valixhe dhe ka shkruar vetëm dy fjalë domethënëse: “Kapitull i ri”.

Foto: Instagram

Ky detaj i thjeshtë, por me shumë kuptim, ka bërë që ndjekësit të kuptojnë se ajo është gati të lërë pas jo vetëm një marrëdhënie, por edhe një periudhë të rëndësishme të jetës së saj.

Gjatë kohës në Big Brother VIP Kosova 3, Lela dhe Leonardo u bënë një nga çiftet më të komentuar.

Ata fituan vëmendjen e publikut për lidhjen e tyre spontane dhe momentet romantike brenda shtëpisë.

Aktualisht, Lela nuk ka dhënë detaje të tjera për planet e saj, por nga ajo që shihet, ish-banorja duket e përkushtuar të përqendrohet në vetveten, karrierën dhe një fillim të ri larg Kosovës. /Telegrafi/

Leo dhe Lela

Leo reagon për herë të parë pas deklaratës emocionale të Lelës

By: D Marku
27 October 2025 at 11:37

Pas deklaratës së gjatë dhe të ndjerë të Lelës mbi ndarjen e saj nga Leo, ka ardhur edhe reagimi i parë i ish-banorit të Big Brother VIP Kosova. Leo ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrë të shkurtër dhe të thjeshtë përmes një InstaStory, ku shkruante vetëm një fjalë: “OK”. Ky reagim minimal ka ngjallur menjëherë interpretime të ndryshme nga ndjekësit dhe fansat në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Lela kishte ndarë më herët përjetimet e saj pas ndarjes, duke treguar se është komentuar dhe gjykuar në çdo detaj të historisë së saj. Ajo ka theksuar se ka mësuar të mos ketë më nevojë për justifikime: “Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua, por unë kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde.”

Mesazhi i saj theksonte edhe një qasje të fortë dhe të pavarur: “Nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër, jam thjesht unë.” Përveç kësaj, ndjekësit vunë re se Lela ishte e para që e hoqi Leon nga rrjetet sociale, një veprim që u interpretuar si shenjë e hapi të parë drejt ndarjes. Vetëm disa ditë më parë, ajo kishte ndarë një mesazh të koduar: “Të gjithë bëjnë premtime, por jo të gjithë i mbajnë ato.”

Tashmë, me heshtjen e thyer nga të dyja palët, historia e tyre mbetet e hapur dhe vazhdon të ngjallë interes të madh tek publiku, ndërsa fansat presin zhvillime të mëtejshme mbi marrëdhënien e tyre.

The post Leo reagon për herë të parë pas deklaratës emocionale të Lelës appeared first on Albeu.com.

Leo reagon për herë të parë pas deklaratës emocionale të Lelës

By: gaze tare
26 October 2025 at 11:29

Pas deklaratës së gjatë dhe të ndjerë të Lelës mbi ndarjen e saj nga Leo, ka ardhur edhe reagimi i parë i ish-banorit të Big Brother VIP Kosova. Leo ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrë të shkurtër dhe të thjeshtë përmes një InstaStory, ku shkruante vetëm një fjalë: “OK”. Ky reagim minimal ka ngjallur menjëherë interpretime të ndryshme nga ndjekësit dhe fansat në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Lela kishte ndarë më herët përjetimet e saj pas ndarjes, duke treguar se është komentuar dhe gjykuar në çdo detaj të historisë së saj. Ajo ka theksuar se ka mësuar të mos ketë më nevojë për justifikime: “Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua, por unë kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde.”

Mesazhi i saj theksonte edhe një qasje të fortë dhe të pavarur: “Nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër, jam thjesht unë.” Përveç kësaj, ndjekësit vunë re se Lela ishte e para që e hoqi Leon nga rrjetet sociale, një veprim që u interpretuar si shenjë e hapi të parë drejt ndarjes. Vetëm disa ditë më parë, ajo kishte ndarë një mesazh të koduar: “Të gjithë bëjnë premtime, por jo të gjithë i mbajnë ato.”

Tashmë, me heshtjen e thyer nga të dyja palët, historia e tyre mbetet e hapur dhe vazhdon të ngjallë interes të madh tek publiku, ndërsa fansat presin zhvillime të mëtejshme mbi marrëdhënien e tyre.

The post Leo reagon për herë të parë pas deklaratës emocionale të Lelës appeared first on iconstyle.al.

Lela Seferi thyen heshtjen, flet lidhur me ndarjen e përfolur nga Leo

25 October 2025 at 17:15


Pas ditësh të tëra spekulimesh dhe komentesh në rrjete sociale, Lela Seferi ka zgjedhur të thyejë heshtjen dhe të reagojë për herë të parë lidhur me ndarjen e përfolur nga Leo.

Ish-banorja e BBVK ka ndarë një mesazh të gjatë në InstaStory, ku flet me sinqeritet për gjykimet, keqkuptimet dhe forcën që ka gjetur për të vazhduar përpara.

Në shkrimin e saj, Lela tregon se ndonëse është komentuar dhe gjykuar shumë, ajo ka mësuar të mos ketë më nevojë të shpjegojë apo të justifikohet për asgjë.

Lela Seferi/Instagram

“Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua. U komentua çdo gjest, çdo fjalë, çdo heshtje e imja sikur të isha një personazh dhe jo një njeri.

Por, unë kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde”, shkruan ajo.

Screenshot

Më tej, ajo thekson se nuk dëshiron të shihet si viktimë dhe se është gati të përqendrohet te vetja, qetësia dhe projektet e saj të reja.

“Unë sot nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër, jam thjesht unë. Dua të ec përpara, me qetësi, me dinjitet, dhe me gjithë projektet që më presin. Sepse çdo fund që vjen, është fillim i një jete më të vërtetë”.

Me këtë reagim, Lela i dha fund zërave për ndarje dhe njëkohësisht shënoi fillimin e një kapitulli të ri në jetën e saj. /Telegrafi/


Lela/Instagram

Lela i jep fund lidhjes me Leon, poston një mesazh goditës

By: redi
25 October 2025 at 15:22

Pas disa ditësh spekulimesh në rrjetet sociale mbi një krizë në marrëdhënien mes Leos dhe Leles, situata duket tashmë më e qartë. Vetë ish-banorja ka bërë një reagim publik, të fortë dhe që i vë pikat mbi i fundit të lidhjes së saj me Leon. Ishin ndjekësit ata që kanë vunë re disa lëvizje që kanë ngritur pikëpyetje. Fillimisht, Leo dhe Lela hoqën të gjitha fotot e përbashkëta nga llogaritë e…

Source

Rrahje dhe shkrepje arme në Podujevë, lëndohet një person

21 October 2025 at 15:55


Sot rreth orës 14:30 në Podujevë është raportuar një rast i rrahjes dhe shkrepjes së armës.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku është konstatuar se si pasojë e rrahjes me një shkop është lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

"Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast", tha ajo.

Ahmeti shtoi tutje se aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/

Lela flet pas ndarjes me Leon: Të gjithë mund të premtojnë, por jo të gjithë mund…

By: D Marku
21 October 2025 at 11:16

Pas disa ditësh të mbushura me aludime, komente dhe thashetheme në rrjetet sociale, Lela Seferi ka vendosur më në fund të thyejë heshtjen. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë një postim në Instastory që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një reflektim të qartë mbi ndarjen e saj nga partneri, Leo.

Në sfond të errët dhe me tone të ndjera, ajo shkruan:

Ky mesazh i shkurtër, por i ngarkuar emocionalisht, duket se përmbledh ndjenjat e zhgënjimit dhe reflektimit që Lela po kalon pas ndarjes. Postimi i saj vjen pak ditë pas deklaratës së Leo-s për “Prive by Liberta Spahiu”, ku ai foli hapur për krizën mes tyre:

“Senet jon qashtu qysh pi shini, s’kam çka me shtu ma shumë.”

Dyshja, e cila gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” u konsiderua si një nga çiftet më simpatike dhe të dashura për publikun, duket se i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre. Të dy kanë fshirë fotot e përbashkëta nga rrjetet sociale, por ende ndjekin njëri-tjetrin, duke lënë hapur mundësinë e një komunikimi në prapaskenë.

Fansat kanë mbushur rrjetet me komente, ku disa shprehin keqardhje për ndarjen, ndërsa të tjerë e përgëzojnë Lelen për forcën dhe qetësinë me të cilën po e përballon situatën.

The post Lela flet pas ndarjes me Leon: Të gjithë mund të premtojnë, por jo të gjithë mund… appeared first on Albeu.com.

Lela Seferi reagon pas ndarjes me Leon: Të gjithë mund të premtojnë, por jo të gjithë mbajnë premtimin

21 October 2025 at 08:45


Pas disa ditësh spekulimesh në rrjete sociale, Lela Seferi ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga partneri i saj, Leo.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova publikoi një mesazh në Instastory që duket si një reflektim i qartë për fundin e marrëdhënies së tyre.

“Të gjithë mund të premtojnë, por jo të gjithë mund ta mbajnë atë premtim”, ka shkruar ajo në një sfond të errët, duke lënë të kuptohet për zhgënjimin që ka përjetuar, por edhe për qetësinë që ka zgjedhur të ruajë.

Lela Seferi/InstaStory

Ky reagim vjen pak ditë pasi Leo foli për Prive by Liberta Spahiu, ku pranoi publikisht se marrëdhënia e tyre është në krizë: “Sendet janë ashtu si i shihni, s’kam çka të shtoj më shumë”.

Dyshja, që dikur konsiderohej ndër çiftet më të dashura të reality show-t, kanë fshirë fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale, megjithatë ende ndjekin njëri-tjetrin.

Ndjekësit e kanë interpretuar postimin e Lelës si një mesazh me domethënie të fortë, që flet më shumë se çdo deklaratë publike. /Telegrafi/

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

By: gaze tare
17 October 2025 at 20:31

Dy ditë më parë, u bë i ditur lajmi për krizën mes Leos dhe Leles, çiftit të njohur nga Big Brother VIP Kosova 3, që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave për muaj me radhë. Fillimisht, shumë dyshuan se gjithçka mund të ishte një manovër për të tërhequr më shumë vëmendje, por burime pranë çiftit kanë konfirmuar se kriza është e vërtetë dhe se marrëdhënia mes tyre ka kaluar një periudhë ftohjeje të dukshme.

Në rrjetet sociale, të dy vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin, por fshirja e fotove të përbashkëta ka ngritur dyshime te ndjekësit, që e kanë parë këtë si një shenjë të qartë të distancës që ka filluar të krijohet mes tyre. Leo ka reaguar shkurt për situatën, duke thënë: “Senet jon qashtu qysh pi shini, s’kam çka me shtu ma shumë.” Ky reagim i shkurtër, por i drejtpërdrejtë, vetëm sa ka përforcuar dyshimet për krizën mes tyre.

Nga ana tjetër, Lela ka zgjedhur të ruajë heshtjen dhe të mos komentojë publikisht për këtë periudhë të vështirë. Kjo situatë ka ngritur më shumë pyetje për të ardhmen e marrëdhënies së tyre, ndërsa fansat janë të shqetësuar për mundësinë e një ndarjeje. Fansat janë në pritje për një deklaratë prej tyre.

The post Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen appeared first on iconstyle.al.

❌
❌