Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mexhiti: VLEN ka dalë fitues edhe pa pasur një lider

5 December 2025 at 21:19


Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti në emisionin “1+1” në TVM2 ka thënë se nuk ka ndonjë garë brenda VLEN-it se kush mund ta marrë drejtimin e saj dhe sipas tij deri tani u dëshmua se subjekti nuk është i lidhur për pozicione.

“VLEN është dëshmuar edhe me këtë formacion, sepse te shqitarët janë mësuar kryesisht deri tash me bajraktakrizma dhe VLEN po e thyen këtë paragjykim, se nuk është me rëndësi individi, por ideja, platforma dhe VLEN ka dalë fitues edhe pa pasur një njeri të parë”, tha ai.

Sipas Mexhitit, gara kryesore tani është Gostivari dhe Vrapçishti.

"Prioritet tani janë zgjedhjet në Gostivar dhe Vrapçisht ku duam të rikthehemi fuqishëm dhe Gostivari dhe Vrapçishti të bashkohen me fitimtarët dhe fitoren dhe njerëzit që duan të punojnë për qytetarin dhe jo të shndërrohen në terren eksperimental politik për opozitën shqiptare”, ka thënë ai.

Lidhur me atë se cilët deputetë nga opozita negociojnë me pushtetin, Mexhiti madje me përgjigje se ka lëvizje të shumta.

Mexhiti: Nuk do të ketë rekonstruim të qeverisë, por do ketë plotësim të vendeve

28 November 2025 at 15:31


Izet Mexhiti nga VLEN konfirmoi se Muhamed Hoxha do të jetë ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë.

Mexhiti tha se ajo që dihet gjithashtu është se Bekim Sali do të jetë zv. kryeministër i parë, ndërsa ka mbetur të definohet se me cilën ministri do të udhëheq Sali.

“Nuk do të ketë rekonstruim, por do ketë plotësim të vendeve kryesisht, po. Po finalizohen. Ajo që dihet është se Bekim Sali do jetë zv. kryeministri i parë. Dhe do të duhet këto ditë ta definohet cilin resor tjetër do e mbulon. Dhe ministri i Ekologjisë do të jetë Muhamed Hoxha”, tha mes tjerash Mexhiti.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllime për vdekjen e Shpat Kasapit

26 November 2025 at 10:41


Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.

Artisti i njohur shqiptar vdiq në moshën 40-vjeçare pas një arresti kardiak.

Mexhiti ngushëlloi familjen e artistit dhe gjithë komunitetit artistik, derisa shtoi se Kasapi la pas një trashëgimi të çmuar artistike.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

"Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.

Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësonin artin e tij.

Shpati la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut.

Muzika e tij është një vlerë që nuk shuhet.Në këtë ditë të rëndë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, të afërmve dhe gjithë komunitetit artistik.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, dhe u prehtë në paqe". /Telegrafi/

Mexhiti: Kryetari i ardhshëm i VLEN-it do të zgjidhet midis meje dhe Kasamit

25 November 2025 at 20:04


Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, deklaroi se kryetari i partisë së ardhshme i koalicionit aktual qeverisës VLEN do të zgjidhet midis tij dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

"Është diku këtu. Ai është më shumë një faktor në Tetovë, unë jam në Shkup. Këto janë dy qytete të mëdha ku janë të përqendruar shqiptarët dhe për këtë arsye po punojmë për zgjidhje krijuese. Ka më shumë zgjidhje nëpër parti në Evropë, po shqyrtojmë modele nga Gjermania", tha Mexhiti në emisionin "Direkto" në "Telma".

Mexhiti poashtu njoftoi se kanë filluar negociatat me palën bullgare për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian të vendit.

"Nga ana jonë, shoh se ka vullnet dhe energji pozitive për t'u ulur, për të negociuar dhe për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Pres dhe shpresoj që edhe pala bullgare do të jetë e njëjtë", tha Mexhiti.

Ai thekson se prioriteti kryesor i Vlenit është integrimi evropian i Maqedonisë.

"Le të jemi të mirë në gjithçka tjetër, nëse nuk bëjmë përparim në këtë, nuk mund ta vlerësojmë si qeverisje të suksesshme ose një proces të suksesshëm", shtoi Mexhiti./Telegrafi/

Gashi-Mexhiti: Diskutuam për projektet zhvillimore për Çairin

21 November 2025 at 20:42


Kryeparlamentari Afrim Gashi ka vizituar sot komunën e Çairit me ç’rast ka takuar kreun e kësaj komune, Izet Mexhitin.

Siç ka njoftuar Gashi, ka diskutar me Mexhiti planet zhvillimore, projektet prioritare dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët e Çairit.

”Me kënaqësi të veçantë, takova Kryetarin e Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti. E urova për marrjen e detyrës së re dhe e faleminderova për kontributin e tij të vlefshëm si zv. kryeministër dhe ministër. Vlesërova garën dinjitoze që e çoi në krye të Komunës, ndërsa diskutuam për planet zhvillimore të komunës, projektet prioritare dhe sfidat që përballen qytetarët e Çairit. Theksova gatishmërinë time për bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje institucionale, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në facebook.

Mexhiti: VLEN do të unifikohet si një parti në mënyrë spontane

5 November 2025 at 22:04


Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, në një intervistë për televizionin Shenja, tha se këto muajt e fundit 90% gjithë eksponentëve të VLEN-it, kanë folur për VLEN-in dhe një 10% ka përmendur partitë përbërëse të koalicionit.

Ai tha se VLEN do të unifikohet në mënyrë të shëndetshme politike në një parti të vetme.

"Ne kemi vendosur ta bëjmë VLEN-in në mënyrë spontane, prej poshtë lartë, pra duke kontribu në këtë mënyrë që në vazhdimësi të flitet për VLEN-in, dhe jo për subjektet individuale. E dyta VLEN-i ka komisionin kadrovik të përbashkët, qendrën mediale të përbashkët, kryesin qendrore të përbashkët, pra dalëngadalë vijmë deri te unifikimi i shëndetshëm i VLEN-it, duke përfundu edhe me një lider”, deklaroi Mexhiti.Mexhiti

Ai tha se për të kapitulli i BDI-së është i mbyllur, teksa shtoi se ajo parti nuk i dëshiron reformat.

“Në BDI ka improvizime për t’i ikur përgjegjësisë. Pra, këtu duhet të ketë përgjegjësi, për ato çështjet strategjike që janë ndërmarrë, si janë ndërmarr, koalicionet, është debat që ju takon atyne, a u desht t’ju jepet aq komuna aleancave, a u desht kjo strategji nëse janë zgjedhje lokale t’i ngrejnë në nivel të referendumit, legjitimitetit”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se edhe nëse nuk do jetë lider në VLEN, ai do të jetë pjesë e VLEN-it dhe kontribues i VLEN-it.

Mexhiti pranon detyrën si kryetar i Çairit: Rikthehem aty ku filloi gjithçka

4 November 2025 at 13:53


Kryetari i ri Çairit Izet Mexhiti, sot e ka pranuar detyrën si kryetar i komunës. Në një postim në Facebook, ai shkruan se po kthehet në vendin e tij, mes njerëzve të tij, më përulje dhe me mirënjohje të thellë.

“Po rikthehem aty ku filloi gjithçka. Aty ku mësova çfarë do të thotë të punosh për njerëzit, të dëgjosh hallet e tyre dhe të ndash me ta çdo arritje. Çairi më ka mbështetur gjithmonë, në çdo hap të karrierës sime politike. Në momentet më të rëndësishme, Çairi ka qenë aty me besim, me përkrahje dhe me forcë. Edhe kësaj here, Çairi ishte bindshëm krah meje. Më dha një fitore të pakontestueshme, që edhe një herë e dëshmoi fuqinë dhe peshën tonë politike".

"Ky votim masiv ishte një deklaratë e qartë nga qytetarët e Çairit, se duan vazhdimësi, duan zhvillim, duan punë. Ishte një mesazh besimi, vlerësimi dhe mbështetjeje që e ndjej si përgjegjësi të madhe ndaj secilit prej jush. Unë e di çfarë pret Çairi. Pret punë të ndershme, rezultate konkrete dhe një qeverisje që nuk njeh asgjë më të shenjtë se interesi publik. Dhe këtë do ta ketë".

"Prandaj, sot kthehem për t’ia kthyer Çairit këtë besim me përkushtim, me vizion dhe me punë. Rikthehem sepse Çairi është pjesë e identitetit tim. Është historia ime personale dhe misioni im publik. Në çdo fazë të jetës sime, Çairi ka qenë forca që më ka mbajtur drejt, që më ka kujtuar pse ia vlen të punosh për njerëzit e tu", ka shkruar Mexhiti.

Ai më tej shkruan se Çairin e pret një kapitull i ri.

"Një periudhë që do të përcaktojë jo vetëm si do të zhvillohet Çairi, por edhe çfarë modeli qeverisjeje do të ndërtojmë për gjithë vendin. Ne do të punojmë bashkë me ju, me plan të qartë, me transparencë dhe me guxim për të bërë ndryshime të mëdha. E di që përpara kemi shumë punë. Por kam besim. Kam besim te njerëzit e Çairit, te energjia, te talenti dhe te dashuria e tyre, për këtë vend. Dhe çdo arritje që do të vijë, do të mbajë vulën tuaj, juve, që nuk u dorëzuat kurrë".

"Të dashur qytetarë, Faleminderit për besimin. Faleminderit për mbështetjen. Faleminderit për fitoren e bindshme. Dhe unë ju premtoj se do ta udhëheq këtë komunë të çmuar me nder, me përgjegjësi dhe me dashuri të sinqertë për njerëzit e mi. Nga sot fillon puna për Çairin që duam. Nga sot fillon KOHA jonë!”, ka shkruar Mexhiti.

Mexhiti: BDI po shkon rrugës së PPD-së, AKI pësoi humbje të thellë

29 October 2025 at 20:50


Kryetari i komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, tha se Bashkimi Demokratik për Integrim po shkon drejt PPD-së, pasi siç tha ai, e njejta parti nuk i pranon reformat.

“BDI po shkon rrugës së PPD, kam punuar 7 vjet për t’a reformuar, por nuk patën ‘vesh’ për të dëgjuar. Mendoj që është vonë, mendoj që pas kësaj humbje të thellë, AKI nuk do të ketë jetëgjatësi. Pas 2 nëntorit, ky subjekt do të prishet. Ndërsa BDI po shkon drejt fenomenit të PPD-së në rënie të lirë”, tha Mexhiti në Tv21.

Mexhiti ka sqaruar se ky qëndrim nuk është reagim emocional, por rezultat i një procesi të gjatë përpjekjesh për reformë të brendshme, të cilat nuk gjetën mirëkuptim brenda BDI-së.

“Unë jam munduar shtatë vite me betejë të brendshme, me luftë parimore dhe me principe. Si ‘Grupi i Zjarrit’ kemi filluar pikërisht sepse nuk është normale që brenda një subjekti të mendojnë të gjithë njësoj, pa debat, pa kriticizëm. Kam provuar gjithçka për të mos pasur ndarje, por kur u shterën të gjitha mundësitë, u largova,” tha Mexhiti.

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

23 October 2025 at 20:41


Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një intervistë për televizionin Alsat M, ka folur hapur për mundësinë që të marrë drejtimin e lëvizjes politike VLEN.

I pyetur nëse do të pranonte të bëhej lider i VLEN-it, Mexhiti u shpreh se nuk i shmanget përgjegjësive, por një vendim i tillë duhet të jetë rezultat i unitetit të plotë brenda koalicionit.

“Unë nuk i iki përgjegjësisë. Nëse njëzëri pajtohen të gjithë brenda VLEN-it, atëherë unë pranoj ta udhëheq si parti,” deklaroi Mexhiti.

Deklarata e tij vjen në një moment kur pas suksesit në zgjedhjet lokale, VLEN shihet si forca kryesore politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa brenda koalicionit tashmë po zhvillohen diskutime për strukturimin e ardhshëm të partisë dhe udhëheqjen politike.

Mexhiti: Fitorja e arritur është rezultat i punës dhe përkushtimit

22 October 2025 at 22:00


Izet Mexhiti nga VLEN ka realizuar takim me kandidatët të tjerë të komunave të Shkupit, pas fitores në garën e tij më 19 tetor.

Ai ka festuar fitoren e tij dhe të kandidatëve të tjerë, me çka ka deklaruar se fitorja e arritur nuk është rastësi, por rezultat i punës.

“Fitorja që arritëm nuk është rastësi, por rezultat i punës, përkushtimit dhe besimit që kemi ndërtuar bashkë. Është fitore e strukturës dhe aktivistëve tanë, e njerëzve që qëndruan në çdo cep të Çairit, që e kthyen energjinë dhe vizionin tonë në një fitore të vërtetë qytetare”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi “se çdo orë pune, çdo hap dhe çdo përpjekje e ekipit ka pasur kuptim, sepse kjo fitore është ndërtuar mbi vlera të pastra, me besim dhe dashuri për Çairin”.

Mexhiti ka shprehur falemnderime ndaj bashkëpunëtorëve të tij të cilët e mundësuan fitoren e koalicionit VLEN.

VLEN do ta mbështesë Maksim Dimitrievskin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kumanovë

22 October 2025 at 15:39


Kandidati i ZNAM për kryetar të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është takuar me Izet Mexhitin nga VLEN. Dimitrievski thotë se ka marrë mbështetjen e VLEN për raundin e dytë, ku do të përballet me kundërkandidatin Goran Stojkovski.

“Dorë e shtrirë! Sot realizova një takim me kryetarin e ri të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sekretarin organizativ të Alternativës, Bashkim Murtazin dhe deputetin Daniel Stojçevski. Në një bisedë të ngrohtë dhe të sinqertë me përfaqësuesit e partnerit të koalicionit VLEN, mora mbështetje të sinqertë dhe të fuqishme për raundin e dytë në Kumanovë — mbështetje që pasqyron realitetin multietnik dhe multikulturor të qytetit tonë, e cila jep energji dhe motiv shtesë për të vazhduar përpara në realizimin e projekteve në interes të të gjithë qytetarëve të Kumanovës".

"Faleminderit të gjithëve që e njohin dhe e mbështesin vizionin për të ardhmen e Kumanovës dhe të Maqedonisë. Së bashku do të vazhdojmë ta ndërtojmë qytetin tonë dhe të punojmë në interes të bashkëqytetarëve tanë kumanovarë”, ka shkruar Dimitrievski.

Mexhiti: Për kaosin me mbeturinat në Shkup, do të mbajnë përgjegjësi BDI, Danella dhe "E Majta"

21 October 2025 at 21:28


Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit nga radhët e koalicionit qeveritar VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes me mbeturinat që ka përfshirë kryeqytetin, duke e cilësuar Shkupin si “pasqyrë të papërgjegjësisë institucionale”.

Sipas Mexhitit, qyteti është katandisur në një gjendje alarmante, me rrugë, lagje dhe hapësira publike të mbushura me mbeturina, për shkak të mosmenaxhimit të duhur nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale – Shkup”, e cila, siç theksoi ai, aktualisht drejtohet nga koalicioni BDI – Danella – Levica.

“Menaxhimi i mbeturinave komunale në Shkup është bërë simbol i kaosit dhe papastërtisë. Këta mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për situatën që ka pushtuar qytetin", ka shkruar Mexhiti në profilin e tij në Facebook.

Në reagimin e tij, Mexhiti gjithashtu ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka urdhëruar një mbikëqyrje të jashtëzakonshme ndaj mënyrës së mbledhjes dhe transportit të mbeturinave në territorin e Qytetit të Shkupit, për shkak të rrezikut që kjo gjendje paraqet për shëndetin publik.

Ai shtoi se do të kryhet edhe kontroll i detajuar mbi punën e “Higjienës Komunale – Shkup”, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt do të ndërmerren masa konkrete për pastrimin e qytetit.

“Nuk do të rrimë duarkryq. Shumë shpejt do të ndërmarrim aksion të plotë për pastrimin e qytetit, sepse qytetarët e Shkupit meritojnë pastërti, dinjitet dhe një administratë që punon për ta", ka përfunduar Mexhiti.

Mexhiti: Këto zgjedhje ishin referendum politik, të cilin e fitoi VLEN-i

21 October 2025 at 11:28


Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka deklaruar se zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut kanë tejkaluar kuptimin e një gare komunale, duke u shndërruar në një referendum për ndryshim dhe legjitimitet politik në kampin shqiptar.

“Normal që bashkë me qytetarët kemi festuar deri në orët e mëngjesit. Është fitore e madhe, sidomos në këto zgjedhje të cilat nuk ishin vetëm zgjedhje lokale, por shumë më tepër, ishin një betejë për legjitimitetin, një lloj referendumi,” deklaroi Mexhiti në "Ora News".

Ai theksoi se Çairi dhe Tetova ishin epiqendrat e këtij referendumi politik.

“Pikërisht në Çair dhe Tetovë u përqendrua vëmendja. Në Çair e kemi përfunduar në raundin e parë, ndërsa në Tetovë jemi në epërsi bindëse me mbi 4 mijë vota, diferencë e paarritshme për BDI-në dhe opozitën shqiptare,” shtoi ai.

Sipas Mexhitit, kjo fitore konfirmon vullnetin e qartë të qytetarëve për ndryshim, duke e shndërruar koalicionin VLEN në forcën e re përfaqësuese të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Ali Ahmeti në pension politik”/ Mexhiti: Në opozitë flet për UÇK, në pushtet flet për Open Balkan

20 October 2025 at 19:10

Izet Mexhiti do të jetë kryetari i komunës së Çairit në Maqedoninë e Veriut. Drejtuesi i VLEN fitoi me diferencë votash, përballë Bujar Osmanit, por mesazhet kryesore pas zgjedhjeve të së dielës ia dërgoi kreut të Aleancës Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti. “Jo unë,  por votuesi shqiptar”, tha Mexhiti në A2 CNN, duke shtuar se […]

The post “Ali Ahmeti në pension politik”/ Mexhiti: Në opozitë flet për UÇK, në pushtet flet për Open Balkan appeared first on BoldNews.al.

Izet Mexhiti i VLEN shpalli fitoren në Çair

By: admin
19 October 2025 at 21:24

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti shpalli fitoren në këtë komunë duke u shprehur se me këtë fitoi një klasë e re politike, derisa kundërshtarët shkuan në pension.

Mexhiti porositt Ali Ahmetin që të tërhiqet nga politika, sepse siç u shpreh votat e qytetarëve e çuan në pension.

“Në Çair fituan të gjithë shqiptarët. Sot dua të them me zë të qartë se fituan të gjithë shqiptarët. Urime pensionimin kundërshtarëve politikë. Fitorja jonë nuk është fitore personale, por është fitore e një klase politike që sjell ndryshim. Faleminderit shqiptarë. Kjo është fitore e dinjitetit qytetar, e shpresës që qytetarët e kanë fituar me votë të lirë. Falënderojmë institucionet që garantuan një proces të qetë dhe demokratikë”, deklaroi Izet Mexhiti, VLEN. /Alsat.mk

The post Izet Mexhiti i VLEN shpalli fitoren në Çair appeared first on Albeu.com.

Mexhiti në PodGo: Unë tashmë e kam nisur punën si kryetar i Çairit

16 October 2025 at 16:46


Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e VLEN-it, Izet Mexhiti, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për zgjedhjet lokale, vizionin e tij për Çairin, si dhe VLEN-in.

Mexhiti tha se do ta respektojë vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet lokale dhe do të pranojë çdo rezultat.

Mexhiti: Unë veçse e kam nisur punën si kryetar komune në Çair Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

"Nuk i iki përgjegjësisë politike, por të ishte ashtu do të kisha nominuar kandidat tjetër për Çairin. Qytetarët do ta thonë fjalën e tyre dhe atë do ta respektojmë", tha Mexhiti.

Sa i përket listës për këshilltarë të VLEN-it në Çair, ai tha se ajo përbëhet nga njerëz profesionistë dhe të dëshmuar.

"Lista jonë është me profesionistë dhe njerëz të dëshmuar, në krye të listës kemi Muhamed Murtezin, i cili për herë të parë është në politik. Kësaj radhe ai nuk ka veshur veshje partiake, por do të jetë në shërbim të qytetarëve. Administrata do të jetë me njerëz profesionistë", tha Mexhiti.

Kurse në lidhje me administratën, Mexhiti tha se nuk do të veprojë politikisht me të punësuarit në komunë.

"Duhet ta pranojmë që është demokratizuar skena politike, po hyjmë në fund të fushatës zgjedhore të raundit të parë. Tani shqiptarët nuk kanë ka 7-8 kandidatë, është faktorizuar vota shqiptare dhe deri tani nuk ka asnjë incident, pra ne nuk i keqpërdorim institucionet. I vetmi vend ku bëhen presione janë ndërmarrjet në Qytetin e Shkupit, të cilëve u bëhen presione të shkojnë nëpër tubime. Asnjë punëtor nuk do të preket, vetëm të mos bien pre e presioneve, por le të votojnë atë që mendojnë se është më i miri", tha Mexhiti.

Sa i përket 100 ditëve të para të mandatit, ai tha se tashmë ka filluar të punojë për Çairin.

"100 ditët e para të mija i kam bërë para se të zgjidhem. Çairi është kantier ndërtimi. Në këto ditë është punuar për Çairin sa nuk është punuar për 50 vite", tha Mexhiti.

"Kemi projekte konkrete, me afate të realizimit. Duke filluar nga çështje infrastruktura nëntokësore. Do të jemi komuna e parë që brenda tre viteve të para do ta mbyllim tërësisht çështjen e infrastrukturës nëntokësore dhe kjo do të jetë histori. Do të ketë dy çerdhe të reja. Sa i përket shkollave fillore, do të ketë tre shkolla të reja, ndërsa gjithsej do të bëhen 11 shkolla, prej të cilave njëra do të jetë për fëmijët me nevoja të veçanta".

"Do ta realizojmë mësimin me qëndrim gjithëditor. Ndërsa në arsimin universitar, Çairi është bërë qytet studentësh. Para tre ditëve filloi kampusit të universitetit "Nënë Tereza" me vlerë 40 milionë euro. Sa i përket higjienës komunale, të gjithë kontejnerët do të jenë nëntokësor. Ndërsa premtojmë 3 mijë deri 5 mijë vendparkingje të reja", tha Mexhiti.

Ai gjithashtu premtoi se do ta zgjidhë çështjen e kaosit në komunikacion, ndërsa foli edhe për Çarshinë e Vjetër.

"Bëjmë maksimumin pas 25 milionë euro kemi ndarë për Çarshinë e Vjetër për të zgjidhur problemin kryesor, që është me parkingjet. Para pesë viteve Çarshia u shndërrua në muze, pasi pas orës 17 nuk kishte asnjë njeri. Ndërsa tani Çarshia është gjallëruar dhe ka më shumë turistë. Sot ajo i ngjan Taksimit dhe shesheve të qyteteve të mëdha evropiane", tha Mexhiti.

Ai tha se Qeveria e tanishme si asnjëra më parë ka mbështetur komunat për realizimin e projekteve. /Telegrafi/

Mexhiti: U largova nga BDI pasi partia u tjetërsua, u kap nga Grubi dhe Osmani

15 October 2025 at 21:09


Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti njëherit edhe kandidat i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, tha për TopChannel se qeveria aktuale nuk i ngjas asaj të Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, pasi ai tha se kjo qeveri po përkrah decentralizimin fiskal dhe po zgjidh problemet nëpër komunat.

“Në të kaluarën kemi lëvizur me shumë pak përkrahje nga qeveria, kurse kjo qeveri më shumë përkrah decentralizimin fiskal. Nuk është si qeveria e Gruevskit dhe Ahmetit që ndanë 1 miliard euro për Shkupin në 2014, por që zgjidh probleme dekadash që nuk janë zgjidhur në komunat shqiptare”, tha Mexhiti.

Mexhiti tha e ish-partia e tij, BDI, është tjetërsuar dhe ka qenë gjatë në pushtet.

“Për hir të opinionit, unë kam qenë nga themelimi në BDI, por ajo është tjetërsuar dhe ka qenë gjatë në pushtet. Unë ika jo për pozita, por BDI-në e kapën ato që nuk ishin BDI, si Grubi, Osmani e të tjerë, dhe as unë sot nuk e njoh BDI. Këto ishin ndër arsyet që u largova. Kam punuar për bashkim të opozitës shqiptare dhe pretendojmë të bëjmë ndryshimin në nivel lokal. Kemi demokratizuar skenën politike dhe do t’ia lëmë kohës të tregojë zultatet”, tha Mexhiti.

Mexhiti tha se pret që këto zgjedhje të jenë demokratike, pasi nuk ka presione apo shantazhe.


Ditët e fundit të fushatës, VLEN dhe AKI në kërkim të votave

14 October 2025 at 22:54


Kandidatët e koalicionit VLEN dhe AKI edhe gjatë ditë së sotme kanë vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, në rrjetet sociale ka njoftuar se sot ka takuar banorët e Reçicës së Madhe.

"Reçica e Madhe e vendosur për Tetovën që vazhdon përpara. Kënaqësi t’i takoj banorët e Reçicës së Madhe, ku prezantova punët që janë bërë dhe planet për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Prezenca e madhe në këtë tubim na jep sigurinë se Tetova e ka kuptuar se ka vetëm një opsion që ia do të mirën këtij qyteti", ka shkruar Kasami.

Ndërsa kundërkandidati i tij Bajram Rexhepi, ka njoftuar se ka vizituar banorët e lagjes 146, ndërsa thotë se ka ofruar zgjidhje konkrete.

"Në këtë pjesë të rrugës 146, sot vizituam banorët e lagjes për të ofruar zgjidhje konkrete për disa nga problemet më të theksuara: Minimizimin e dëmeve gjatë vërshimeve të mundshme; Ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës së shkatërruar, e cila paraqet vështirësi të madhe për banorët, veçanërisht gjatë dimrit; Kyçjen e shtëpive në rrjetin e ujësjellësit. Me plan dhe me përgjegjësi, këto probleme do të marrin fund", ka shkruar Rexhepi.

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, sot ka takuar banorët e lagjes Gazi Babë.

"Sot në Lagjen e Gazi Babës duke takuar qytetarë, duke dëgjuar kërkesat, hallet e dertet e tyre bashkë me Shtabin tim zgjedhor. Ne jemi një zë me qytetarët, jemi një zë me Gazi Babën! Jemi një zë që ia VLEN", ka shkruar Mexhiti.

Ndërsa kundërkandidati i tij nga radhët e AKI-së Bujar Osmani, njoftoi se ka vizituar një fabrikë në Çair.

"Vizitova një fabrikë këtu në Çair, ku punojnë mbi 120 puntorë, kryesisht gra nga komuniteti ynë, që me përkushtim prodhojnë uniforma profesionale për zjarrfikësit, policët, postierët-në, në Gjermani e vende të tjera të Evropës. Uniforma që janë rezistente ndaj ujit dhe zjarrit, që mbajnë vulën “Made in Çair”. Pronari, Darko, është shembull i një sipërmarrësi që beson në fuqinë e punës këtu, në vendin tonë. E falënderova për kontributin e tij, për guximin dhe për besimin që i jep grave dhe të rinjve të Çairit përmes punës dhe dinjitetit", ka shkruar Osmani./Telegrafi/

Taravari: Nga VLEN-i u largova për të mos i defaktorizuar shqiptarët

13 October 2025 at 13:01


Nëpër tubimet e fushatës zgjedhore, ende flitet për kalimin e Taravarit nga VLEN te AKI. Vet Taravari thotë se nuk ka mundur të shoh defaktorizimin e shqiptarëve në Qeveri, andaj siç shton, ka dalë në anën tjetër që të mos defaktorizohen edhe komunat.

“Në qoftë se e vlerësoja personalisht, do të duhej të rri aty si Izeti dhe Bilalli, të rri, të heshti, ta marr një rrogë ministri, t’i bëj disa punësime, po ani se në Gostivar, Tetovë e Çair, kryetarët e këtyre komunave urbane do të jenë kukulla, sikur ministrat që janë tash në këtë qeveri “, tha Arben Taravari – AKI.

Nga ana tjetër Izet Mexhiti nga Saraji tha se Taravari e ka humbur rrugën dhe se BDI po fshihet pas një emri tjetër si AKI.

“Xhaxhi Ali i thotë anëtarësisë së vet, votoni dhe vraponi për kandidatin që e servon Taravari, mirëpo nuk e di si ku përfundon Taravari, siç nuk ka ditë me ato zik-zaket e tij, herë te VLENI herë andej, herë këndej, e ka humbur busullën”, pohoi Izet Mexhiti – VLEN.

Siç dihet fillimisht Arben Taravari si kryetar i ASH-së, u nda nga Ziadin Sela për tu bashkuar me VLEN-in, me çka pas zgjedhjeve parlamentare u bë pjesë e Qeverisë. Më vonë Taravari u nda nga VLEN-i për t’iu bashkuar AKI-së, ose Frontit Europian, pjesë e së cilës është edhe Ziadin Sela.

Mexhiti: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

11 October 2025 at 13:35


Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti tha se nuk pret të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi sipas tij fokusi aktual ngelet tek zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

“Dikush don ta gënjen, ta motivon elektoratin e vet se këto janë zgjedhje lokale dhe pas zgjedhjeve lokale do shkojmë në zgjedhje parlamentare. Unë mendoj se këto të AKI-së kur do t’i shohin rezultatet e zgjedhjeve lokale, do t’I harrojnë edhe zgjedhjet parlamentare. Pra ne jemi tash të fokusuar në zgjedhjet lokale, Qeveria ka legjitimitet, ka numra, ka detyra përpara, ka programin përpara dhe nuk ka nevojë pra të bëjmë harxhime shtesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet do të jenë të rregullta kur janë të parapara” tha Mexhiti.

Kujtojmë se dje kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski nuk e përjashtoi mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamente, e idenë e njejtë e përkrahën edhe nga blloku opozitar shqiptar, AKI.

❌
❌