Siç pritej, java e lansimeve të produkteve të Apple ka filluar, me iPhone 17e që vjen i pari.
iPhone i fundit me çmim të përballueshëm i ngjan shumë atij të vitit të kaluar, 16e, por prezanton disa përmirësime duke ruajtur të njëjtin çmim, transmeton Telegrafi.
Për fillestarët, iPhone 17e tani fuqizohet nga çipi A19 i Apple, megjithëse me një GPU me 4 bërthama. Pajisja, megjithatë, përmban modemin më të fundit C1X, i cili pretendohet se ofron lidhje të përmirësuar.
Në pjesën e përparme, telefoni vazhdon të ketë një ekran OLED 6.1 inç me rezolucion 2532x1170, shpejtësi rifreskimi 60Hz dhe një prerje për sistemin Face ID dhe kamerën selfie. Megjithatë, ekrani tani mbrohet nga një xham më i ri Ceramic Shield 2.
Në pjesën e pasme, iPhone 17e merr një kamerë të vetme 48MP me OIS dhe mbështetje për regjistrimin e videos 4K 60fps Dolby Vision. Apple pretendon se performanca e portretit tani është më e mirë falë një kanali të ri përpunimi të imazhit.
Për selfie dhe video-thirrje, ka një kamerë 12MP në pjesën e përparme. iPhone 17e tani merr edhe MagSafe, i cili mundëson pajtueshmërinë me një gamë aksesorësh. Ai mbështet gjithashtu karikim pa tel 15W dhe karikim më të shpejtë me tel.
Specifikime të tjera përfshijnë Wi-Fi 6, Bluetooth 5.3, një vlerësim IP68, GPS, NFC, lidhje satelitore dhe mbështetje eSIM. Ai funksionon me iOS 26 dhe vjen me Apple Intelligence.
iPhone 17e i ri i Apple fillon nga 599 dollarë për modelin 256GB, ndërsa varianti 512GB ka një çmim prej 799 dollarësh. Është i disponueshëm në të zezë, të bardhë dhe një ngjyrë të re Rozë të Butë. Paraporositë fillojnë më 4 mars, me dërgesat që do të fillojnë më 11 mars. /Telegrafi/
Google publikoi versionin e parë beta të Android 17 për pajisjet e saj Pixel në fillim të këtij muaji, dhe tani Motorola po lanson programin e vet beta të Android 17.
Kjo është mjaft interesante pasi kohët e fundit Motorola nuk ka qenë aspak e shpejtë në lëshimin e përditësimeve të mëdha Android për pajisjet e saj.
Nuk jemi të sigurt nëse kjo do të ndryshojë për versionin stabil të Android 17, por mund të shpresojmë, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, nëse jeni në SHBA dhe keni një Motorola Edge (2025), mund të bashkoheni me programin beta këtu.
Nëse keni një Moto G57 në Evropë, Lindjen e Mesme ose Afrikë, mund të bashkoheni këtu.
Nëse keni një G57 Power në Evropë, Lindjen e Mesme ose Afrikë, ky është linku për ju. Së fundmi, nëse keni një G57 Power në Indi, ja ku duhet të shkoni.
Sigurisht, ne do t'ju këshillonim të mos përdorni softuer beta si ky në një pajisje nga e cila vareni për gjëra kritike - pasi është një beta e hershme në këtë fazë, mund të ketë ende shumë gabime, gjëra që nuk funksionojnë siç duhet ose prishen. /Telegrafi/
TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Kombëtarja U-17 e vajzave mbylli sot përgatitjet në prag të ndeshjes së parë ndaj Andorrës, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.
Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj është grumbulluar që prej ditës së hënë në Durrës, ku ka zhvilluar një cikël intensiv stërvitor, të fokusuar si në aspektin taktik, ashtu edhe në përgatitjen fizike.
Pasditen e sotme u zhvillua seanca e fundit stërvitore, me grupin e plotë në dispozicion dhe në gjendje shumë të mirë fizike e shëndetësore.
Vajzat kuqezi janë gati për të nisur me ambicie këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit, me objektivin për të marrë maksimumin në çdo sfidë.
Takimi Shqipëri-Andorrë do të luhet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, duke nisur nga ora 14:00. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV, ndërsa hyrja për tifozët do të jetë falas.
Jona Cenameri Pas përfundimit zyrtar (në fund të vitit 2025), taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore në Bashkinë Tiranë mbyllet me një bilanc të paplotë.
Nga 17 shkolla të reja të premtuara për t’u ndërtuar me të ardhurat e kësaj takse, janë realizuar vetëm 9, ndërsa 8 të tjera mbeten të parealizuara.
Të dhënat zyrtare nga Bashkia Tiranë tregojnë se, ndonëse për një dekadë janë mbledhur miliarda lekë nga familjet dhe bizneset, objektivi fillestar për t’i dhënë fund mësimit me dy turne përmes ndërtimit të shkollave të reja nuk është përmbushur plotësisht.
Ajo u prezantua si taksë e përkohshme, me një afat kohëzgjatjeje 7-vjeçar. Megjithatë sipas ligjit nr. 68/2017 për Financat e Vetëqeverisjes Vendore, një taksë, që është e përkohshme, nuk mund të aplikohet më shumë se 3 vite.
Taksa mbështetej në një studim fizibiliteti të hartuar nga vetë Bashkia, sipas të cilit të ardhurat e mbledhura nga taksa do të mjaftonin për ndërtimin e 17 shkollave të reja: 10 shkolla 9-vjeçare dhe 7 shkolla të mesme.
Ky plan u prezantua si zgjidhje strukturore për mbipopullimin e shkollave dhe mësimin me dy turne në kryeqytet.
Megjithatë, pas përfundimit të afatit fillestar, Bashkia vendosi zgjatjen e taksës, deri në fund të vitit 2025, duke e kthyer një taksë “të përkohshme” në një barrë financiare prej një dekade për qytetarët.
Çfarë u ndërtua?
Ndërtimi i shkollave u realizua përmes skemës së Partneritetit Publik-Privat (PPP), të ndarë në 4 lote.
Kontratat u lidhën në formën e koncesionit PPP të tipit PBOT (Design-Build-Finance-Maintain), ku kompania private angazhohej jo vetëm për projektimin, financimin dhe ndërtimin e shkollave, por edhe për mobilimin, mirëmbajtjen, mbikëqyrjen dhe kolaudimin e tyre.
Sipas kontratës, periudha totale zgjaste 7 vite e 18 muaj: 18 muaj për ndërtimin e objekteve, 7 vite për mirëmbajtje, gjatë të cilave Bashkia do të shlyente investimin përmes pagesave periodike.
Koncesionari përfitonte një marzh fitimi prej 6.28% në vit.
Kontrata për Lotin 1 u lidh në vitin 2018, kurse për Lotin 4 në vitin 2020.
Në Lotin “Tirana 1” u ndërtuan 5 shkolla sipas planit konkretisht:
Shkolla 9-vjeçare “Vaçe Zela dhe Shkolla e mesme “Kristo Frashëri” (shkolla të bashkuara), në njësinë administrative nr.9,
Shkolla 9-vjeçare “Andrea Stefani”, në njësinë administrative nr.11
Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza” dhe Shkolla e mesme “John F. Kennedy” (shkolla të bashkuara), në njësinë administrative nr.11
Në Lotin “Tirana 4” u ndërtuan 4 shkolla sipas planit
Shkolla 9-vjeçare “Bashkim Fino”, në njësinë administrative nr.2
Shkolla 9-vjeçare “Kiço Blushi” dhe Shkolla e mesme “Sevasti Qiriazi” (shkolla të bashkuara), në njësinë administrative nr.8,
Shkolla 9-vjeçare “Luan Hajdaraga”, në njësinë administrative Dajt
Në Lotin “Tirana 2” asnjë nga 4 shkollat e planifikuara s’ka nisur të ndërtohet
Në Lotin “Tirana 2” ishte parashikuar ndërtimi i 3 shkollave në njësinë Kashar (Yzberisht) dhe i 1 shkolle në njësinë administrative nr.7.
Në Lotin “Tirana 3” asnjë nga 4 shkollat e planifikuara s’ka nisur të ndërtohet
Në Lotin “Tirana 3” ishte parashikuar ndërtimi i 2 shkollave në njësinë administrative nr.2, i 1 shkolle në njësinë administrative nr.5 dhe i 1 shkolle në njësinë administrative Farkë.
Sa para u mblodhën dhe si u përdorën ato?
Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë Tiranë, deri në përfundimin e taksës në fund të vitit 2025 janë arkëtuar gjithsej rreth 7 miliardë lekë (6,975,741,429 lekë) nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore.
Kjo shumë është mbledhur përgjatë dhjetë viteve (2016-2025), nga familjet dhe bizneset që veprojnë në territorin e bashkisë në faturën e ujit.
Vitet
2016
2017
2018
2019
2020
2021
2022
2023
2024
2025
Shuma (në lekë)
495,950,390
681,927,166
730,095,161
699,773,149
649,392,794
756,967,278
759,519,645
689,610,468
769,868,332
742,637,046
Në Programin Buxhetor Afatmesëm 2026-2028, Bashkia Tiranë konfirmon se për projektin e 17 shkollave të reja: “janë realizuar 2 lote të projektit PPP dhe janë përfunduar 9 objekte arsimore, që i përkasin Loteve “Tirana 1” dhe “Tirana 4”, ndërsa dy lotet e tjera nuk janë zbatuar.
Në total, Bashkia pranon se janë marrë në dorëzim vetëm 9 nga 17 objektet arsimore të planifikuara fillimisht.
Shkollat e munguara
Në dy lotet e mbetura të projektit, “Tirana 2” dhe “Tirana 3”, ndërtimi i shkollave nuk ka nisur fare. Lotet përfshinin zona si Kashari (Yzberishti), njësia administrative nr.7, njësitë nr.2 dhe nr.5, si edhe Farka, zona që prej vitesh përballen me mungesë institucionesh arsimore dhe mbipopullim të shkollave ekzistuese.
Për këto zona, Faktoje.al ka raportuar ndër vite për mungesën e shkollave.
Burime zyrtare pranë Këshillit Bashkiak i thanë Faktoje.al se brenda muajve mars-prill 2026 pritet të paraqitet një raport përfundimtar mbi ecurinë dhe zbatimin e taksës së përkohshme për arsimin, pas mbylljes zyrtare të saj në fund të vitit 2025.
Përfundimi
Pas përfundimit të taksës së përkohëshme për infrastrukturën arsimore në vitin 2025, Faktoje.al konstaton se premtimi për ndërtimin e 17 shkollave të reja përmes kësaj takse është pjesërisht i mbajtur.
Samsung më në fund po sjell Galaxy A17 5G në SHBA. Ky telefon u lansua diku tjetër në gusht.
Këtij i bashkohet edhe Galaxy Tab A11+, i cili fillimisht u lançua në fillim të nëntorit në tregje të tjera, transmeton Telegrafi.
Galaxy A17 5G do të jetë i disponueshëm më 7 janar për 199.99 dollarë në dyqanet AT&T, T-Mobile, Metro by T-Mobile, Verizon dhe Samsung Experience.
Do të ofrohet në ngjyrat e zeza, blu dhe gri. Samsung po e shet modelin me 4GB RAM dhe 128GB hapësirë ruajtjeje të zgjerueshme në SHBA.
Telefoni ka një ekran me prekje Super AMOLED 6.7 inç 1080x2340 me shpejtësi rifreskimi 90Hz, një kamerë kryesore 50MP me OIS, një kamerë ultra të gjerë 5MP, një kamerë makro 2MP, një kamerë selfie 13MP dhe një bateri 5,000 mAh me mbështetje për karikim me tel 25W.
Ai fuqizohet nga procesori Exynos 1330 SoC i Samsung. Galaxy Tab A11+ do të jetë i disponueshëm më 8 janar në ngjyrë gri dhe argjendi për 249.99 dollarë me 8GB RAM dhe 256GB hapësirë ruajtjeje të zgjerueshme. Ky është versioni vetëm me Wi-Fi, por operatorët do të kenë gjithashtu një version të pajtueshëm me 5G.
Tableti vjen me një ekran me prekje LCD 11 inç 1920x1200 me shpejtësi rifreskimi 90Hz, një konstruksion metalik unibody, MediaTek Dimensity 7300 SoC, një kamerë të pasme 8MP, një kamerë të përparme 5MP dhe një bateri 7,040 mAh me mbështetje për karikim me tel 25W. /Telegrafi/
TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të të “Abissnet Superiore”, sipas skemës 1-4-2-3-1.
Në portë është gardiani i Tiranës, Angjelo Tafas.
Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Lorenc Trashi (Flamurtari), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Ledio Beqja (Dinamo City) dhe Camara Aboubacar (Bylis).
Para repartit të prapavijës janë pozicionuar Albano Aleksi (Egnatia) dhe Ermal Meta (Tirana).
Muço Boçi i Teutës, Dejvi Bregu i Dinamo City dhe Lirim Kastrati i Vllaznisë mbështesin në sulm futbollistin e Bylisit, Ibrahim Mustapha.
Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Egnatias, Edlir Tetova.
TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Është mbyllur me dy ndeshjet e sotme Java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore”.
Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, u mbyll në barazim 1-1. Të dy golat u shënuan me penallti. Rafa për Tiranën në minutën e 5-të dhe Balaj barazoi në minutën e 26-të për shkodranët. Balaj pati një mundësi të artë për të marrë fitoren, por gaboi në penalltinë e dytë të akorduar në minutën e 44-rt, pasi portieri vendas Tafas ia priti.
Kështu Tirana e vendit të fundit, pavarësisht mungesave të shumta, ia doli të marrë 1 pikë me Ardijan Nuhijun në krye, barazim i cili e lë në fundin e renditjes me 9 pikë.
Ndërsa Vllaznia e vendit të katërt numëron 27 pikë. Kuqeblutë e Edi Martinit tashmë janë me 7 pikë më pak se Egnatia kryesuese.
Në Ballsh, në stadiumin “Adush Muça” Bylisi mposhti AF Elbasanin me rezultatin 3-2.
Kështu Bylisi rikthehet te fitorja, ku për herë të fundit fitonte në javën e 10-të ndaj Tiranës dhe i largohet zonës së rrezikut. Ndërsa për Elbasanin nuk ka vazhdimësi, kur pas dy fitoresh në dy ndeshje, tani mposhtet në transfertën e Ballshit. Golat për Bylisin u shënuan respektivisht në minutat 44′ (P), 48′, 55′ nga Mustafa, ndërsa për AF Elbasanin shënuan Loukili me një supergol në 52′dhe Tsague në 69′.
Ditën e shtunë Egnatia triumfoi ndaj Partizanit në “Arena Egnatia” me rezultatin 2-1. Falë këtij suksesi të rëndësishëm, rrogozhinasit morën kryesimin e kampionatit me 34 pikë.
Dinamo City mundi Vorën në “Air Albania” me përmbysje 2-1, ndërsa ndeshja Flamurtari – Teuta u mbyll në barazim 2-2.
TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Këtë fundjavë luhen ndeshjet e javës së 17-të të Superiores.
Kjo javë e parafundit e kampionatit për vitin 2025 premton sfida mjaft interesante.
Sot luhen tre nga sfidat e kësaj jave. Egnatia pret Partizanin në shtëpi, me ndeshjen që është programuar të nisë në ora 16:30.
Në po të njëjtën orë do të zhvillohet edhe sfida mes Dinamo City – FK Vora.
Sakaq, në 19:30, Teuta luan përballë Flamurtarit në transfertën e Vlorës.
Të shtunën do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera të kësaj jave të 18-të. Klasikja Tirana – Vllaznia do të luhet në ora 13:30, ndërsa në po të njëjtën orë luhet edhe Bylis – AF Elbasani.
Apple lansoi iPhone 16e në shkurt si pajisjen e saj të re më të lirë, por çmimi më i ulët solli me vete një mori kompromise, përfshirë mungesën e MagSafe. Ngarkimi pa tel është i integruar, por pa magnet, në stilin e Android.
Nëse jeni habitur nga vendimi për të hequr dorë nga kjo veçori, ka disa lajme të mira për të ardhmen. Sipas një raporti të ri, iPhone 17e, që pritet në fillim të vitit 2026, do të sjellë mbështetjen e MagSafe.
Thuhet gjithashtu se iPhone 17e ka modemin celular C1X të gjeneratës së dytë të Apple, i cili debutoi në iPhone Air këtë shtator (iPhone 16e ka C1 më të vjetër), transmeton Telegrafi.
Thashethemet e kaluara kanë thënë se ekrani i iPhone 17e do të jetë identik me atë të paraardhësit të tij, por do të ketë korniza më të holla.
Thuhet se iPhone 17e do të marrë kamerën selfie 18MP që është e pranishme në të gjithë anëtarët e tjerë të familjes iPhone 17.
Duhet të fuqizohet nga çipi A19 i paraqitur edhe në iPhone 17, dhe ka shumë të ngjarë të ruajë kamerën e vetme të pasme prej 48MP të iPhone 16e. /Telegrafi/
TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Kombëtarja U-19 dhe Kombëtarja U-17 mësuan sot kundërshtarët e tyre për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian.
Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s, Kombëtarja shqiptare U-19 u vendos në grupin B4 së bashku me Norvegjinë, Luksemburgun dhe Maltën. Edhe këtë vit, UEFA dhe federatat pjesëmarrëse i kanë besuar FSHF-së organizimin e këtij mini-turneu, i cili do të zhvillohet në Shqipëri në datat 25, 28 dhe 31 mars 2026.
Ndërsa, Kombëtarja shqiptare U-17 u shortua në grupin 4 me Suedinë, Skocinë dhe Finlandën. Mini-turneu kualifikues do të luhet në vendin tonë në datat 11, 14 dhe 17 nëntor 2026, nën organizimin e FSHF.
Portugalia pas golit e ruajti për mrekulli rezultatin, me Austrinë që krijoi disa kundëraksione mirëpo nuk i finalizoi.
Kësisoj, Portugalia e merr epitetin e Kupës së Botës për U17, kurse Austria mbetet nënkampion. Italia në anën tjetër u rendit në pozitën e tretë pasi mposhti Brazilin./Telegrafi/
TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-17 e nisi me barazim raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026. Kuqezinjtë barazuan 1-1 me Holandën në “Sportski park NK Graničar” në Kotoriba.
Golin për Shqipërinë e realizoi Dion Vata.
Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Xhoel Mezani (GK), Kostantinos Varesi (C), Ettore Pierro Dennis, Petro Marku, Dion Vata, Mattias Allasufi, Armend Muslika, Frensi Mali, Klejton Uruci, Sokol Uldedaj, Ermal Ymeri.
Holanda kaloi në avantazh në minutën e 11-të me golin e Schaken, ndërsa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë reaguan dhe barazuan rezultatin në minutën e 52-të me Dion Vatën.
Skuadra kuqezi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke tentuar sërish portën kundërshtare dhe u mbrojt mirë për të shmangur çdo rrezik deri në fund. Takimi u mbyll me rezultatin 1-1.
Ndeshja e dytë e Kombëtares U-17 në grup do të luhet ndaj Kroacisë më 14 nëntor në ora 11:30, ndërsa përballja e fundit do të jetë ndaj Kazakistanit më 17 nëntor, në orën 11:30.
Nga Albert Vataj Me 9 nëntor 1917, në Selanik, pas një gjyqi fars që sfidonte çdo parim drejtësie, u ekzekutua veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Themistokli Gërmenji. Vrasja e tij, e zhytur në mjegullën e intrigave politike dhe urrejtjeve të fshehta, është ende sot një nga njollat më të errëta të historisë sonë moderne. Një dënim i fabrikuar, një figurë e pavdekshme Arrestimi…
Aksionet e Apple u rritën në një nivel rekord të hënën, me prodhuesin e iPhone që është afër të bëhet kompania e tretë që arrin një vlerësim tregu prej 4 trilionë dollarësh, ndërsa të dhënat treguan një vrull të fortë për iPhone-in e fundit.
Të dhënat nga firma kërkimore Counterpoint treguan se seria iPhone 17 ia kaloi paraardhëses së saj në shitjet e hershme në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, me modelet më të reja që ia kaluan shitjet serisë iPhone 16 me 14% gjatë 10 ditëve të para të disponueshmërisë në të dy vendet, transmeton Telegrafi.
Aksionet e Apple u rritën me 4.2% në 262.9 dollarë, duke i dhënë asaj një kapitalizim tregu prej rreth 3.9 trilionë dollarësh dhe duke e bërë atë kompaninë e dytë më të vlefshme në botë pas gjigantit të çipave të inteligjencës artificiale Nvidia.
Gjatë fundjavës, Evercore ISI shtoi aksionin në Listën e saj të Përmirësimit Taktik, ndërsa ndërmjetësimi pret që Apple të tejkalojë pritjet e tregut për periudhën aktuale tremujore dhe të lëshojë parashikime optimiste për tremujorin e dhjetorit.
"Nisja e fundit e porosive online në Kinë mund të jetë një epokë pozitive për tremujorin e dhjetorit, pasi të dhënat fillestare të kohës së dorëzimit pasqyrojnë kërkesë fillestare më të fortë në krahasim me rajonet e tjera në lançim", shkruan analistët e Evercore ISI në një analizë.
Apple zbuloi në shtator një linjë të përmirësuar të iPhone-ve të rinj, duke përfshirë një iPhone Air më të hollë, dhe mbajti çmimet të qëndrueshme mes shqetësimeve për tarifat e SHBA-së.
"Ata lansuan versionin më të fundit të iPhone-it të tyre dhe po ecën shumë më mirë se sa pritej, trendet e kërkesës për iPhone-ët e kompanisë tani janë në ballë të rrugës," tha Art Hogan, strateg kryesor i tregut në B Riley Wealth.
Aksionet e Apple kishin pasur vështirësi në fillim të këtij viti për shkak të shqetësimeve mbi konkurrencën e ashpër në Kinë dhe pasigurive rreth mënyrës se si kompania do të përballonte tarifat e larta të SHBA-së ndaj ekonomive aziatike si Kina dhe India, qendrat e saj kryesore të prodhimit.
Megjithatë, aksionet janë rritur në mënyrë modeste që nga fillimi i gushtit pasi kompania premtoi 100 miliardë dollarë investime shtesë në SHBA, një veprim që mund ta ndihmojë atë të shmangë tarifat e mundshme.
Aksioni është gati për rritjen më të madhe njëditore në katër javë nëse fitimet vazhdojnë dhe do të rritet me më shumë se 5% për vitin. /Telegrafi/
Dërgesat e Apple në Kinë u rritën me 0.6% nga një vit më parë në 10.8 milionë njësi në tremujorin e tretë për shkak të kërkesës së ngadaltë në tregun e telefonave inteligjentë në Kinë, sipas të dhënave të lëshuara nga firma kërkimore IDC të mërkurën.
Apple, e cila kishte numrin e dytë më të lartë të dërgesave gjatë kësaj periudhe, mbajti një pjesë të tregut prej 15.8% në tremujorin e tretë, transmeton Telegrafi.
Dërgesat totale të telefonave inteligjentë në Kinë në tremujorin e tretë ranë me 0.6% nga një vit më parë në 68.4 milionë njësi. Në tremujorin e dytë, rënia ishte më e theksuar në 4%.
"Modeli bazë i Apple, iPhone 17, me raport vlerë-para, kapi me sukses (klientët që kërkojnë vlerë), duke e ndihmuar atë të arrijë një rritje të lehtë dhe një renditje më të lartë se tremujori i mëparshëm", tha Will Wong, një analist i lartë i telefonave inteligjentë në IDC.
Apple ishte marka e vetme midis tre shitësve kryesorë të Kinës që arriti një rritje të dërgesave gjatë kësaj periudhe, treguan të dhënat e IDC.
Dërgesat e Huawei u pakësuan me 1% në 10.4 milionë njësi, duke e vendosur atë në vendin e tretë, ndërsa dërgesat e Xiaomi ranë me 1.7% në 10 milionë njësi, duke e vendosur atë në vendin e katërt.
Dërgesat e Vivo, që kryeson tabelën, ranë me 7.8% nga një vit më parë në 11.8 milionë njësi.
IDC tha se tregu i telefonave inteligjentë në Kinë pritet të përmirësohet në fillim të tremujorit të katërt falë disa lançimeve të produkteve kryesore që filluan muajin e kaluar. /Telegrafi/
Ditën e djeshme 12 tetor 2025, qytetarët në 38 komunat e Kosovës votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja komunale.
Votimet u zhvilluan pa ndonjë incident të rëndë.
Në bazë të numërimit të deritanishëm të votave, në 21 komuna qytetarët kanë zgjedhur qysh në rundin e parë krerët e komunave, ndërkaq në 17 të tjerat do të zhvillohet rundi i balotazhit.
Prishtina, kryeqendra e Kosovës, është në mesin e komunave që do të shkojë në balotazh, kur do të përballen LDK-ja dhe LVV-ja.
Në rundin e parë, LVV-ja dhe PDK-ja fituan në tre komuna, LDK-ja në dy, AAK-ja dhe Nisma e kanë fituar nga një komunë, sikurse edhe Ramiz Lladrovci me listën e tij në Drenas.
KQZ-ja tha se pret që brenda javës të përmbyllë numërimin e të gjitha votave, përkatësisht të asamblistëve, votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe me postë./ REL
Nga Albert Vataj Robert Elsie ishte një udhëtar i shpirtit shqiptar, një njeri që i fali kombit tonë një pasuri të pamatshme, duke e nxjerrë në dritë atë që shpesh ne vetë e kishim harruar ose lënë në mëshirë të fatit. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm për të promovuar dhe mbrojtur kulturën, traditat dhe pasurinë shpirtërore të shqiptarëve, është një thesar i cili kap kufijtë e përpjekjeve të…
Apple prezantoi një mori pajisjesh të reja, duke sjellë serinë më të fundit të pajisjeve iPhone, Apple Watch dhe AirPods.
Megjithatë, një vizitë në faqen e internetit Apple.com zbulon se disa produkte të vjetra nuk janë më në katalogun e ofertës, transmeton Telegrafi.
Ja produktet që kompania e Cupertino tërhoqi nga oferta pas ngjarjes "Awe dropping":
iPhone 16 Pro, iPhone 16 Pro Max
iPhone 15, iPhone 15 Plus
Apple Watch Ultra 2, Apple Watch Series 10, Apple Watch SE 2
AirPods Pro 2
Për Apple, ky është një ritual vjetor - ndërprerja e pajisjeve të vjetra pas prezantimit të versioneve të reja me specifikime të përmirësuara.
Në këtë mënyrë, kompania thjeshton ofertën e saj, por gjithashtu inkurajon përdoruesit të blejnë modelet më të fundit.
Këto produkte të Apple që nuk prodhohen më mund të gjenden ende te shitësit online dhe shpërndarësit e autorizuar, për sa kohë që ka furnizime.
Ato gjithashtu mund të shfaqen në tregun e telefonave të përdorur ose si pajisje të rinovuara. Në planin afatgjatë, Apple e shpall një pajisje si model "vintage" pesë vjet pasi ndalon shitjen e saj.
Pas shtatë vitesh ndërprerjeje të prodhimit, produkti po vendoset në listën e "të vjetëruarve" (të vjetëruar).
Gama aktuale e telefonave inteligjentë Apple tani përfshin: iPhone 17, iPhone 17 Pro/Pro Max, iPhone 17 Air, iPhone 16e dhe modelin bazë të vitit të kaluar, iPhone 16.
Në kategorinë e orëve inteligjente, tani janë Apple Watch Ultra 3, Apple Watch Series 11, Apple Watch SE 3 dhe Apple Watch Hermès bazuar në Serinë 11.
Kur bëhet fjalë për kufjet AirPods, AirPods Pro 3, AirPods 4 dhe AirPods Max janë në dispozicion.
Të gjitha produktet e reja të prezantuara në eventin e lansimit Awe do të jenë në dispozicion për blerje nga 19 shtatori. /Telegrafi/
Samsung nuk priti gjatë për të reaguar ndaj zbulimit të iPhone 17 të ri, të cilin Apple e zbuloi dje në konferencën e saj të madhe në Kaliforni së bashku me modele të tjera të reja të iPhone.
Edhe pse pajisja e re, iPhone Air, është telefoni inteligjent më i hollë i Apple deri më tani, me vetëm 5.6 mm trashësi, është gjithashtu një nga më të shtrenjtët e saj.
Çmimet për modelet standarde Air, Pro dhe Pro Max kanë shkaktuar tashmë reagime të përziera midis përdoruesve për shkak të asaj që shumë e konsiderojnë si sasi të tepërta, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht veçorive të reja si Apple Intelligence dhe iOS 26, ka një veçori kyçe që iPhone i ri nuk e ka, dhe Samsung nxitoi ta përdorte atë si një provokim në rrjetin social X.
Ata postuan një mesazh që shkruante: "Nuk mund ta besoj që kjo është ende relevante".
Postimi citoi cicërimën e tyre nga viti 2022, e cila thoshte: "Na tregoni kur të paloset".
Me këtë, gjiganti i Koresë së Jugut theksoi edhe një herë se rivalët e tyre amerikanë ende nuk kanë prezantuar një telefon inteligjent të palosshëm.
"Modelet më të fundit të iPhone sjellin shumë dashuri. Mjete të dobishme nga Apple Intelligence që e bëjnë jetën tuaj të përditshme më të lehtë. Performancë dhe besueshmëri më e mirë me Wi-Fi 7, Bluetooth 6 dhe Thread - të gjitha të mundësuara nga N1, çipi ynë i ri pa tel. Lidhje të shpejta dhe të sigurta me 5G dhe eSIM. Dhe veçori sigurie të dizajnuara për t'ju dhënë qetësi mendore", u tha nga Apple.
"Qëllimi ynë ishte të krijonim një iPhone që ndihet si një pjesë e së ardhmes, i fuqishëm por aq i hollë dhe i lehtë sa duket sikur zhduket në duart tuaja", shtuan nga kompania amerikane. /Telegrafi/
Dua Lipa ka ndezur rrjetin me një fotografi të re ku shfaqet duke mbajtur në dorë modelin më të ri të Apple – iPhone 17 Pro në ngjyrën unike “cosmic orange”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ishte ndër të parat që u pa me Iphone, duke lënë fansat të habitur: “Si e mori kaq shpejt?”.
Në një kohë kur prezantimi i serisë së re iPhone 17 sapo është bërë dhe para-porositë nisin vetëm këtë të premte, më 12 shtator, videoja e artistes shqiptare me edicionin e ri ka pushtuar rrjetet sociale.
Komentet nuk kanë munguar, ku shumë ndjekës shprehën habinë se si këngëtarja arriti të siguronte një nga modelet më të kërkuara para publikimit zyrtar.
Ajo në videon në Instagram xhiroi gjithçka me Iphone të ri, që nga koha kur zgjohet, angazhimet e tjera e deri te koncertet.
Apple prezantoi katër modele të reja – iPhone 17, 17 Pro, Pro Max dhe versionin ultra të hollë 17 Air.