Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Main stream

Përfituan 30 mln euro me kompani fiktive/ Prokuroria Tiranë sekuestron bizneset dhe pasuritë e spanjollit

By: xhir jeta
16 January 2026 at 10:45

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë: shoqëri tregtare, mbi 33 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare të shtetasit spanjoll A.C. në Shqipëri, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.6905 të vitit 2025, rezultoi se shtetasit Alvaro Romillo Castillo, i ati shtetasi Domingo Romillo Iriarte dhe partnerja e tij, shtetasja Mihaela Munteanu Manole, rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.

Në territorin e shtetit shqiptar, shtetasit e mësipërmn, vepruan nëpërmjet shoqërisë “Wingwort” sh.p.k dhe 2 (dy) shoqërive të tjera të regjistruara në Regjistrin Tregtar, me të njëjtin objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, nëpërmjet shoqërive të krijuara të përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendndodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore). Këto shoqëri ka nënshkruar kontratë shitblerje pasuri e paluajtshme dhe ka blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë këta shtetas. Subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi D.I., është subjekt i një hetimi nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, lidhur me veprimtarinë e tij financiare ndërkombëtare. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri të tjera të tij financiare. Në qëndër të skemës qëndron A.C., i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”. Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare. Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave. Dy prej këtyre kompanive, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Qëndrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë në qershor 2024, me adresë në rrugën “Teodor Keko”. Të dyja kompanitë kishin si objekt aktivitetin turistik dhe menaxhimin e hoteleve, por sipas dokumenteve, ato nuk zhvilluan ndonjë veprimtari të vërtetë. Pronari i “Wortned” ishte vetë A C., ndërsa “Wortonova” figuron në pronësi të shtetases rumune M.M. me administrator të përbashkët D. I. babai i tij.

Bazuar në veprimet hetimore të kryera dhe provat e mbledhura, rezulton se është kryer vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, dëmin e shkaktuar dhe mundësinë e fshehjes ose shfrytëzimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, sugjerojmë dërgimin e çështjes në gjykatë për gjykim për veprën penale të sipërpërmëndur si dhe vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuirtë e identifikuara gjatë hetimit, si më poshtë:

1. Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 13.66 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Kolia, “Tokë Kullotë”;
2. Pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 9.5 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Megali-Langadhea, “Tokë Kullotë”;
3. Shoqëria ‘Wortend’;
4. Shoqëria ‘Wingwort’;
5. Shoqëria ‘Wortnova’;
6. Automjeti, Toyota, Land Cruiser;
7. Automjeti Mercedez Benz, AMG G 63; dhe
8. Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive bankare.

Witkoff tregon çfarë zgjidhje kërkon SHBA-ja për Iranin

By: Rovena
16 January 2026 at 10:43

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqet të zgjidhë tensionet me Iranin përmes dialogut diplomatik, jo me forcë ushtarake, ka deklaruar të martën i dërguari special amerikan, Steve Witkoff.

Ai theksoi se administrata amerikane synon të arrijë marrëveshje për çështje kyçe si programi bërthamor i Iranit, raketat dhe materialet bërthamore, duke shmangur përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit, raportojnë mediat.

“Dialogu mbetet opsioni ynë kryesor”, tha ai, duke nënvizuar rrezikun e pasojave serioze nëse situata do të përshkallëzohej ushtarakisht.

Deklarata vjen në një kohë kur SHBA dhe Irani kanë intensifikuar kontaktet indirekte përmes negociatave dhe ndërmjetësimit të vendeve të treta, me qëllim uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Zyrtarët amerikanë përsërisin se rruga diplomatike është prioriteti për të shmangur një përplasje të hapur.

Ndryshe, qytetarët po protestojnë në shtetin iranian për shkaqe ekonomike dhe sociale.

Kërkuan pasuritë e sekuestruara/ Apeli i GJKKO rrëzon Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën

By: xhir jeta
16 January 2026 at 10:30

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros së pasurive. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13, datë 07.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.M. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 662 akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen e sekuestros preventive”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 662 Akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.” thuhet në vendimin e Apelit të Posaçëm.

LISTA e plotë e pasurive të sekuestruara
1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.
8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.
9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71
10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,
11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.
12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe
13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.

14) Pasuria Nr.370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit
15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.

16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2

17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

21)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.

22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.

23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi./abcnews.al

Dinamika e aksidentit tragjik në Durrës/ Makina “fluturoi” nga mbikalimi, me shpejtësi “skëterrë”, ra te biznesi i luleve

By: Rovena
16 January 2026 at 10:09

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj ka ndarë detaje të tjera për aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës. Makina me shpejtësi 120-130 kilometra në orë, “fluturoi” nga ura e Dajlanit dhe ra nga mbikalimi.

Nga ky aksident humbi tragjikisht jetën 18-vjeçarja Vikena Greku, ndërkohë që ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën 26-vjeçari Arberi Xhaxhaj, dhe dy pasagjerë të tjerë.

Kushtetuesja shprehet për Berishën/ Vendimi: Masa ‘arrest në shtëpi’ ishte e tejzgjatur

By: xhir jeta
16 January 2026 at 10:05

Gjykata Kushtetuese e ka gjetur antio-kushtetuese zgjatjen e “arrestit shtepiak” për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, korrikun e 2024. Kjo masë e vendosur në atë kohë ishte vijim i qëndrimit të Berishës në arrest shtëpie. Por Kushtetuesja ka një aryetim tjetër lidhur me nevojën për një masë të tillë.

“Vetëm një rrethanë e tillë nuk mund të justifikojë vijimin e zbatimit ndaj kërkuesit të masës “Arresti në shtëpi”, pra nuk mund të përbëjë arsye të mjaftueshme për zgjatjen në kohë të gjatë të kufizimit të lirisë, pa arsyetuar për ndonjë arsye të re që justifikon vijimin e masës konkrete (“Arresti në shtëpi”). Për këtë arsye, Gjykata vlerësoi se vendimet objekt i këtij gjykimi kushtetues, që kanë disponuar për vijimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, vijnë në kundërshtim me Kushtetutën”-thuhet në vendim.

Trupa e gjyqtarëve kushtetues thotë se Gjykata e Posacme nuk kishte asnjë rrethanë apo arsye të re, për ta mbajtur Berishen të izoluar në shtëpi, vec atyre fillestare, pra shkaqe që “vinin në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës” dhe, po rreziku i ikjes jashtë vendit.

“Nisur nga kjo, Gjykata konstatoi se arsyetimi i vendimeve gjyqësore nuk është i mjaftueshëm në aspektin kushtetues në vlerësimin e kësaj nevoje sigurimi, duke mbajtur parasysh edhe faktin se justifikimi për caktimin fillimisht të masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” konsistonte në mosrespektimin, moszbatimin nga kërkuesi të masës  “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetues”-citohet nga vendimi.

Duke qëndruar tek i njëjti argument, Kushtetuesja thotë se masa e arrestit në shtëpi u vendos ndsaj Berishës pasi ai nuk zbatoi masën e parë ndaj tij që ishte detyrimi për tu paraqitur në SPAK dhe i bllokoi pasaportën. Berisha atëherë nuk e zbatoi atë masë pasi e cilësoi antikushtetuese dhe sipas tij SPAK para vendimit duhet të kërkonte autorizim nga Kuvendi. Per ankimimim e Berishes kushtetuejsa u mblodh ne 17 dhjetor, por atehere nuk mori nje vendim, per te vendosur te enjen, kur shqyrtoi dhe masen e arresttit shtepiak, per dhendrin e tij, Jamarber Malltezi, qe njeheresh ka ankimuar arrestin e shtepise./abcnews.al

Trump pozon me Çmimin Nobel për Paqen që ia dhuroi Machado: Ky është një vlerësim për punën që kam bërë

By: Rovena
16 January 2026 at 10:02

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se është takuar me lideren opozitare venezueliane María Corina Machado, duke e cilësuar takimin si një “nder të madh”.

Në një deklaratë publike, Trump tha se Machado i kishte dhuruar atij Çmimin e saj Nobel për Paqen, si shenjë vlerësimi për punën që ai ka bërë.

“Ishte një nder i madh për mua të takoja sot María Corina Machado-n nga Venezuela. Ajo është një grua e jashtëzakonshme që ka kaluar shumë sfida. María më dhuroi Çmimin e saj Nobel për Paqen si vlerësim për punën që kam bërë. Një gjest i bukur dhe domethënës respekti të ndërsjellë”, u shpreh Trump, duke e falënderuar publikisht Machadon.

Në një reagim të shkurtër, e pyetur pse ia kishte dhënë Çmimin Nobel Trumpit, Machado u përgjigj “sepse e meriton”.

Deklarata ka ngjallur reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa nuk ka pasur ende sqarime zyrtare lidhur me natyrën simbolike apo reale të këtij gjesti.

Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme politike në Venezuelë, ku SHBA-ja ka kapur presidentin Nicolas Maduro.

NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për t’i zbutur tensionet SHBA–Danimarkë për Grenlandën

By: Rovena
16 January 2026 at 09:52

Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Grenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”.

Kjo ide lindi kur ambasadorët e aleancës ushtarake u mblodhën në Bruksel më 8 janar për të biseduar për çështjen e Grenlandës, ishullit danez, pasi Shtëpia e Bardhë shprehu interesim që Shtetet e Bashkuara ta përvetësojnë atë, madje duke mos e përjashtuar as ndërhyrjen ushtarake për ta arritur këtë qëllim.

NATO-ja veçse themeloi dy misione të ngjashme më 2025: fillimisht “Roja e Baltikut”, si përgjigje ndaj sabotimeve të shumta nënujore në Evropën Veriore, dhe më pas “Roja e Lindjes”, e cila u krijua pak pasi një inkursion i madh me dronë rusë ndodhi në Poloni.

Këto dy “roje” janë ende në vazhdim. Ato cilësohen gjithashtu si suksese të mëdha, sipas zyrtarëve të NATO-s me të cilët ka folur Radio Evropa e Lirë (REL), në kushte anonimiteti.

Por, a mund të përsëritet diçka e ngjashme përreth dhe ndoshta brenda Grenlandës?

Ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken, e ka mbështetur publikisht idenë, ndërsa Londra dhe Berlini po tregohen gjithnjë e më të hapur ndaj saj. Në takimin në Bruksel, pati njëzëshmëri se NATO-ja duhet ta rrisë angazhimin në rajonin e Arktikut.

“Kanadaja ka vite që bërtet për nevojën e rritjes së përpjekjeve në Veriun e Lartë, prandaj nuk mund të themi se Uashingtoni është i pari që e sjell këtë në tryezë”, u shpreh një diplomat evropian.

Shtatë nga tetë të ashtuquajturat vende arktike janë anëtare të NATO-s, duke përjashtuar Rusinë. Dhe, megjithëse ujërat përreth Grenlandës tani për tani nuk janë të mbushura me anije ruse dhe kineze, kjo mund të ndryshojë pasi akulli i Arktikut po shkrihet me shpejtësi dhe po hapen rrugë të reja detare.

Komandanti suprem i aleatëve të NATO-s (SACEUR) dhe gjenerali i lartë amerikan në Evropë, Alexus Grynkewich, theksoi së fundmi në një konferencë ushtarake në Suedi se anijet ruse dhe kineze “nuk janë duke studiuar fokat dhe arinjtë polarë”.

Ai shtoi se anijet “janë duke kryer studime batimetrike dhe duke u përpjekur të kuptojnë si mund t’i luftojnë kapacitetet e NATO-s mbi dhe nën det. Kjo është diçka që mund të rritet shumë shpejt, dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të gatshëm”.

Në të njëjtën kohë, Grynkewich shtoi se çdo mision i NATO-s në këtë kohë është “i parakohshëm”.

Duke folur në Berlin në fillim të kësaj jave për një mision të mundshëm si “Roja e Arktikut”, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, theksoi gjithashtu se një nismë e tillë merr me muaj kohë.

Megjithatë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është i angazhuar në bisedime me Uashingtonin për atë se si aleanca mund ta rrisë angazhimin, në një mënyrë ose tjetër.

Diplomatë evropianë i kanë thënë REL-it se nisma “Roja e Arktikut” mbase do ta hidhte poshtë argumentin se Grenlanda duhet të jetë e Shteteve të Bashkuara dhe se do të dëshmonte se Evropa mund t’i përballojë dy fronte njëkohësisht: Rusinë në lindje dhe Rusinë dhe Kinën në Arktik.

“Në shumë aspekte, këtu bëhet fjalë edhe për ndarjen e barrës”, tha njëri prej tyre, duke shtuar se një skenar i mundshëm mund të përfshijë mbikëqyrjen ajrore dhe detare nga evropianët, dhe rritjen e pranisë së trupave amerikane në Grenlandë.

Shtetet e Bashkuara i kanë një personel prej 200 vetash në një bazë në Grenlandë, të angazhuar në paralajmërimin e hershëm për raketat balistike dhe mbikëqyrjen hapësinore. Gjatë Luftës së Ftohtë, megjithatë, në ishull kishte deri në 10.000 trupa amerikane të shpërndara në 17 baza.

Një “pushkë e mbushur”

Kjo u bazua në një marrëveshje të vitit 1951 midis Kopenhagës dhe Uashingtonit, e cila ua lejon Shteteve të Bashkuara të kenë mjete ushtarake, përfshirë baza, për aq kohë sa ekziston NATO-ja. Ky traktat mbetet në fuqi dhe nuk vendos kufizime mbi praninë ushtarake amerikane, megjithëse kërkohet pëlqimi i Danimarkës prapëseprapë, e cila me gjasë do ta jepte.

Kjo do të hapte gjithashtu rrugën që SHBA-ja ta përdorë Grenlandën në programin e saj të mbrojtjes raketore “Kupola e Artë”, të cilin presidenti amerikan Donald Trump e ka përmendur kur ka folur për ishullin gjigant.

Ajo që do të bënin vendet evropiane do të ishte përqendrimi në mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe rrugëve detare të asaj që njihet si “hendeku GIUK”, që nënkupton zonën e gjerë midis Grenlandës nga njëra anë dhe Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar nga ana tjetër.

Ky hendek është përshkruar si një “pushkë e mbushur” përballë Shteteve të Bashkuara, sepse është një pikë hyrëse për aktorë si Moska dhe Pekini për të kryer veprime të ndryshme, nga sabotimet nënujore deri te pushtimi i tokave, sipas një burimi.

Vendet që ka gjasa të kontribuojnë janë kryesisht Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, por edhe vende si Danimarka, Italia, Norvegjia, Holanda dhe Spanja, pasi të gjitha kanë mjete detare.

Kjo, natyrisht, do të kërkonte disa lloje anijesh, veçanërisht kryqëzorë dhe fregata, por edhe nëndetëse dhe sidomos akullthyese. Së bashku, aleanca ka vetëm rreth 40 të tilla, më pak se Rusia, edhe pse ka përpjekje për të prodhuar më shumë.

Pritet që shefat e Mbrojtjes së aleancës ta diskutojnë këtë më në hollësi kur të mblidhen në Bruksel më 21–22 janar, dhe më pas sërish kur ministrat e Mbrojtjes së NATO-s të mblidhen në kryeqytetin belg më 12 shkurt.

Pengesa praktike

Megjithatë, ka edhe hezitim brenda aleancës nëse misioni “Roja e Arktikut” është i realizueshëm. Ka shumë pengesa praktike. Për shembull, do të duheshin qindra anije për ta mbuluar një zonë kaq të madhe, përfshirë mjete që furnizojnë anijet ushtarake.

Përveç vendeve nordike dhe Kanadasë, ka pak trupa që kanë përvojë në veprimin në kushte të ashpra arktike. Prandaj, në operacionin e tanishëm të udhëhequr nga Danimarka, “Operacioni Qëndrueshmëria e Arktikut”, në dhe rreth Grenlandës, marrin pjesë trupa nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Holanda dhe Norvegjia.

Dhe, ndonëse jo të gjithë duhet të kontribuojnë, të gjithë duhet ta japin pëlqimin për të nisur një mision të tillë.

Po amerikanët, do të pajtohen me këtë?

Në takimin e ambasadorëve të NATO-s më 8 janar, Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara u pajtuan se kjo është çështje dypalëshe, tani për tani.

Kjo e nxiti një takim në Uashington më 14 janar mes ministrave të Jashtëm të Danimarkës, Grenlandës dhe Shteteve të Bashkuara, i organizuar nga nënpresidenti amerikan JD Vance.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, theksoi pas takimit se Shtetet e Bashkuara nuk e kishin ndryshuar qëndrimin e tyre për Grenlandën, por gjithashtu shtoi se do të ngrihet një grup punues i nivelit të lartë me zyrtarë amerikanë dhe danezë për t’i shtjelluar çështjet në javët në vijim.

Në Bruksel, kjo shihet si një shenjë se mund të ketë “marrëveshje” që i përshtatet të gjithëve, me një rol të zgjeruar të NATO-s.

Derisa ekziston frika për një ndërhyrje ushtarake, shumica e atyre me të cilët ka folur REL-i ende e shohin këtë si “të pamundur” dhe besojnë se presidenti amerikan po përdor të njëjtën taktikë të fortë negociuese që përdori kur siguroi angazhimin për shpenzime në mbrojtje prej 5 për qind nga të gjithë aleatët në samitin e Hagës vitin e kaluar.

Tani bëhet fjalë që evropianët të shpenzojnë më shumë dhe më shpejt, dhe të mos përqendrohen vetëm në krahun e tyre lindor./REL

 

Përfitoi rreth 30 milionë euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit spanjoll

By: lindita
16 January 2026 at 10:58

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi spanjoll, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë shoqëri tregtare, mbi 23 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare. Njoftimi i Prokurorisë: Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…

Source

IFAB përgatit revolucion në futboll, priten ndryshime në pozicionet jashtë loje dhe goditjet e këndit

By: rozalb
16 January 2026 at 10:51

Takimi vjetor i IFAB-it (International Football Association Board), organi që përcakton rregullat e futbollit, i planifikuar për të martën e ardhshme në Londër, mund të shënojë një kthesë epokale për lojën më të ndjekur në botë. Në rend dite është një propozim revolucionar: përdorimi i VAR-it për të korrigjuar vendimet mbi goditjet nga këndi, të paktën në kompeticionet e mëdha ndërkombëtare si…

Source

Pasuritë mbetet nën sekuestro, GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

By: lindita
16 January 2026 at 10:48

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros së pasurive. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive. Lista e plotë e pasurive të sekuestruara 1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë… në monedhën euro me nenë emër të shtetasit Jamarbër Malltezi; 2)Shuma prej…

Source

11 fitore radhazi, Barcelona e Flick tashmë synon të arrijë rekordin e Rijkaard

By: rozalb
16 January 2026 at 10:30

Barcelona siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, duke mposhtur Racingun me rezultatin 2-0. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 66-të nga Ferran Torres, ndërsa në sekondat e fundit të kohës shtesë ishte talenti Lamine Yamal ai që vulosi fitoren, duke konfirmuar edhe një herë formën e jashtëzakonshme të katalanasve. Suksesi i fundit i lejon skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick të…

Source

Zidane: Te Reali isha gjithmonë në shërbim të futbollistëve, u jepnim besim dhe siguri!

By: rozalb
16 January 2026 at 10:08

Zinedine Zidane, trajneri që ka shkruar histori me dy cikle të jashtëzakonshme në stolin e Real Madridit, ka rikujtuar së fundmi përvojën e tij te “Los Blancos” dhe sekretin e sukseseve të mëdha. Në një intervistë për kanalin në YouTube të Hamidou Msaidie, bashkëpunëtor i tij i afërt në Madrid, tekniku francez theksoi rëndësinë e marrëdhënies me lojtarët. “Te Real Madridi ne ishim gjithmonë në…

Source

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet

By: lindita
16 January 2026 at 09:58

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio. “Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta. Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes. Jemi të shqetësuar se liria e fjalës në Europë po gërryhet“, thotë Rubio në deklaratën e tij.

Source

“Mjeshtër i gafave”, Harry Maguire u vetofrohet 5 skuadrave në Seria A

By: rozalb
16 January 2026 at 09:50

Harry Maguire mund të transferohet në Serie A që në merkaton e janarit. Mbrojtësi anglez po gjen shumë pak hapësira te Manchester United, me vetëm dhjetë paraqitje sezonale mes kampionatit dhe kupave, ndërsa prej nëntorit nuk ka luajtur për shkak edhe të dëmtimeve. Me kontratën që i skadon në fund të sezonit, largimi nga “Djajtë e Kuq” duket gjithnjë e më i pashmangshëm. Në Itali…

Source

“Groenlanda një pushkë e mbushur”, REL: NATO shqyrton krijimin e “Rojës së Arktikut” për tensionet SHBA-Danimarkë

By: lindita
16 January 2026 at 09:36

Një nga mënyrat e mundshme për t’i ulur tensionet e tanishme politike mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me të ardhmen e Groenlandës mund të jetë themelimi i një misioni të udhëhequr nga NATO-ja, i quajtur “Roja e Arktikut”. Kjo ide lindi kur ambasadorët e aleancës ushtarake u mblodhën në Bruksel më 8 janar për të biseduar për çështjen e Groenlandës, ishullit danez…

Source

Manaj transferohet në Kinë, do të përfitojë 4 milionë euro në sezon

By: rozalb
16 January 2026 at 09:29

Rey Manaj ka vendosur të nisë një etapë të re në karrierën e tij, duke u transferuar në kampionatin kinez. Sulmuesi shqiptar ka pranuar ofertën e klubit Zhejiang, me të cilin ka arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare. 28-vjeçari do të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon, pa llogaritur bonuset, çka e bën një nga afrimet më të bujshme të Zhejiang në këtë merkato.

Source

❌
❌