Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Main stream

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

By: 27
10 February 2026 at 22:55

Etrit Berisha po mendon seriozisht të ardhmen e tij te Hacken, me mundësinë e një largimi që tashmë nuk përjashtohet.

Edhe pse 36-vjeçari mbetet protagonist absolut te skuadra suedeze, ai ka zbuluar së fundmi probleme fizike që, sipas tij, nuk i kishte bërë publike më parë.

Portieri i Kombëtares shqiptare ka rrëfyer se gjatë sezonit të kaluar ka qenë i detyruar të konsumojë ilaçe çdo ditë, për shkak të gjendjes fizike dhe ngarkesës së madhe.

gijotina.com/

The post “Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të… appeared first on 27.

Goditje me urdhër politik –

By: 27
10 February 2026 at 22:43

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, vizitoi në spitalin e Traumës deputetin Bledion Nallbati, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së sotme para Kuvendit.

Berisha e quajti “goditje me urdhër politik”, ndërsa tha se deputeti ka hematomë dhe do të qëndrojë i shtruar në spital.

Deputeti Bledion Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe sipas protokollit të spitalit do të qëndrojë në observim për një kohë të caktuar për të parë nëse do ketë pasoja të tjera nga goditja, pasoja të vonshme quhen nga goditja apo jo. Por, njëkohësisht mësohet se urdhërdhënësi është krimineli i damkosur Sokol Bizhga, njëri nga figurat më të urryera dhe kriminelët më të damkosur me uniformë në Republikën e Shqipërisë. E garantoj Sokol Bizhgën, i cili e goditi deputetin me urdhër të, me urdhër të Edi Ramës, se do ketë përgjegjësi gjer ditën e fundit të tij. Ky akt i shëmtuar. Sokol Bizhga është një nga, është njeriu, njeriu që i ka djegur kolegun makinë, që ta dini ju, dhe e ka mbathur kur banditat në Sarandë kanë djegur Genc Memetin.

gijotina.com/

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

By: 27
10 February 2026 at 22:31

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të marte në Kukës.Tërmeti ra në zonën e Peskovës në Maqedoninë e Veriut, me magnitudë 4.8 ballë, por lëkundjet ndjerë edhe në Kosovë dhe Kukës.

The post Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra appeared first on 27.

Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë –

By: 27
10 February 2026 at 21:32

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i është përgjigjur interesimit të News24 lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama që u shpreh se Parlamenti nuk ka asnjë ngut për të kaluar në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për akuza që lidhen me tendera miliona euro.

Kujtojmë se kjo kërkesë është depozituar në Kuvend që në 16 dhjetor të vitit 2025.

Në përgjigjen për News24, Ambasada e amerikane shprehet se pavërësia e institucioneve të drejtësisë është thelbësore në bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar”,deklaron Ambasada e SHBA.

Por përfaqësia diplomatike e SHBA ka shmangur komentet lidhur me çështjen Balluku, duke e konsideruar atë një çëshjte nën hetim.

“Nuk kemi koment për çështjet ligjore që janë në proces”.

Një ditë më parë një reagim erdhi nga Brukseli për deklaratat e Ramës, lidhur me çështjen Balluku.\“Është përgjegjësi e Parlamentit të Shqipërisë që të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, gjë që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj”, reagoi KE.

gijotina.com/

Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat –

By: 27
10 February 2026 at 21:04

Në kulmin e tensionit mes protestueve dhe policisë, nuk kanë munguar dhe shoqërimet e policisë.

Protestuesit janë tërhequr zvarrë për tu shoqëruar në furgonin e policisë.

Nga ana e protestuesve u hodhën molotov dhe lëndë piroteknike, ndërsa policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

gijotina.com/

Zgjerohet hetimi për drogë në Qendrën Korrektuese të Dubravës – identifikohen edhe dy të dyshuar të tjerë

10 February 2026 at 22:59

Zgjerohet hetimi për rastin e blerjes, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve në Qendrën Korrektuese të Dubravës në Istog.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Njësiti i DHTN-së ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë rast, përveç të dyshuarit fillestar Sebastijan Delijaj.

Bëhet fjalë për Tomor Termkollin dhe Bahri Termkollin.

Tomor Termkolli është intervistuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ku aktualisht ndodhet në vuajtje të dënimit, në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa Bahri Termkolli është ftuar në zyrat e DHTN-së në Pejë dhe është intervistuar po ashtu në prani të avokatit.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të rastit, Bahri Termkolli është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa nga i njëjti është sekuestruar përkohësisht telefoni mobil në cilësi prove materiale.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjerohet hetimi për drogë në Qendrën Korrektuese të Dubravës – identifikohen edhe dy të dyshuar të tjerë appeared first on Sinjali.

Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet

10 February 2026 at 22:51

Pas tërmetit të regjistruar sonte në Kosovë, një qytetar nga Prizreni ka raportuar për dëme materiale në një market, ku si pasojë e lëkundjeve janë rrëzuar produkte dhe rafte brenda objektit.

Qytetari, përmes një postimi, ka theksuar se tërmeti është një kujtesë për njerëzit që të tregojnë durim dhe solidaritet në këto momente.

“Tërmeti është një shenjë e fuqisë së Allahut dhe një kujtesë për njeriun që të kthehet te Zoti. Në këto çaste, kërkohet durim, lutje dhe solidaritet, sepse çdo sprovë ka urtësi dhe çdo vështirësi kalon me besim”, ka shkruar ai.

Deri më tani, nuk ka raportime zyrtare për të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po mbledhin informacion mbi dëmet eventuale materiale të shkaktuara nga lëkundjet.

Epiqendra ishte në Shtërpcë, me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter, derisa lëkundjet janë ndjerë në tërë Kosovën.

The post Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet appeared first on Sinjali.

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve

10 February 2026 at 22:31

Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 10/02/2026 në ora 22:09 sipas kohës lokale, territori i Kosovës (zona Juglindore e Kosovës) është goditur me një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit.

Instituti thotë se thellësia hipoqendrore ishte 5 km.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 23 km Lindje të Prizrenit.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Ky sizmicitet kishte potencialin të rrezikon qytetaret dhe shkakton ndonjë dëm material për shkak të forcës se lart,  njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka thënë Shërbimi Gjeologjik i Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje e organizuar në Mitrovicë – hajnat vjedhin kabllo e vegla pune mbi 30 mijë euro në Trepçë

10 February 2026 at 22:04

Një vjedhje e rëndë me elemente të qarta të organizimit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare në Zonën Industriale Trepça.

Rreth orës 08:00, është raportuar vjedhja në kompaninë “Balkan Marble Trade ShPK”, ku sipas ankuesit janë marrë kabllo të energjisë elektrike dhe vegla pune në vlerë mbi 30 mijë euro.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se objekti ishte i pajisur me kamera sigurie dhe nga pamjet është vërejtur se rreth pesë persona kanë depërtuar në ambientet e firmës rreth orës 03:30, duke kryer vjedhjen brenda pak minutash.

Pak më vonë, rreth orës 08:30, është raportuar edhe një rast tjetër në rrugën Shala e Bajgorës, pranë ndërmarrjes SHA Trepça, ku është dëmtuar një trafo e rrymës dhe janë vjedhur disa kabllo elektrike. Sipas elektricistit të ndërmarrjes, dëmi i shkaktuar sillet nga 30 deri në 40 mijë euro.

Në të dy lokacionet kanë dalë njësitë relevante policore, është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes dhe janë mbledhur provat e para materiale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rastet janë iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar intensivisht për identifikimin e autorëve.

Dyshohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup, i cili ka shfrytëzuar errësirën e natës për të goditur objektet industriale me interes për bakrin dhe pajisjet elektrike.

Policia po analizon pamjet e kamerave dhe po punon në disa pista hetimore, ndërsa priten zhvillime të reja në orët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje e organizuar në Mitrovicë – hajnat vjedhin kabllo e vegla pune mbi 30 mijë euro në Trepçë appeared first on Sinjali.

U përmend në dosjet për Epstein, avokati i ish-futbollistit francez i quan shpifje

10 February 2026 at 22:01

Legjenda e Bayern Munichut, Franck Ribery, ka marrë vëmendje së fundi pas raportimeve që e lidhën emrin e tij me rastin e Jeffrey Epstein.

Ribery u përmend në një dokument të vitit 2019, ku emri i tij është gjetur në dosjet e publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Dokumenti ishte paraqitur si letër e një gruaje nga Morlaix që përmbante akuza të pambështetura ndaj legjendës franceze.

Pas këtyre raportimeve, Ribery i ka mohuar përfshirjet, duke paralajmëruar se do të ngrejë padi ndaj atyre që publikuan këtë, pasi e cilësoi si shpifje.

Edhe avokati i Riberyt i ka quajtur të rreme këto deklarata.

“Liria e shprehjes nuk mund të justifikojë përhapjen e shpifjeve që dëmtojnë një ish-futbollist që kërkon të jetojë i qetë me familjen”, tha avokati i Riberyt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U përmend në dosjet për Epstein, avokati i ish-futbollistit francez i quan shpifje appeared first on Sinjali.

Deputeti demokrat çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje dhe djegie në fytyrë

10 February 2026 at 21:47

Deputeti demokrat Bledion Nallbati ka mbetur i lënduar nga përplasjet e ndodhura sot mes protestuesve dhe efektivëve të policisë para godinës së Kuvendit.

Deputeti është dërguar drejt Spitalit të Traumës, ku është shoqëruar nga kolegët e tij, ndërsa sipas Partisë Demokratike, ai ka marrë lëndime në kokë. Sipas kolegëve të tij, Nallbati ka djegie në fytyrë.

Ndërkohë, nga kjo protestë kanë mbetur të lënduar edhe tetë efektivë policie, njofton tch.

Protesta u shoqërua me hedhje molotovësh, fishekzjarresh, sende të forta dhe përdorim të gazit lotsjellës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Deputeti demokrat çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje dhe djegie në fytyrë appeared first on Sinjali.

Sulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, plagosen 14 të tjerë

10 February 2026 at 21:38

Një sulm ajror rus vrau këtë të martë, më 10 shkurt, një vajzë 11-vjeçare dhe nënën e saj, si dhe plagosi 14 persona të tjerë në pjesën e kontrolluar nga Ukraina të rajonit lindor të Donetsk-ut. Të paktën kështu tha sot guvernatori i këtij rajoni, Vadym Filashkin në një postim në aplikacionin Telegram.

Sipas tij, një vajzë 7-vjeçare ishte gjithashtu mes të plagosurve në sulmin ndaj qytetit Sloviansk.

Policia ukrainase tha se trupat e gruas dhe fëmijës u nxorën nga rrënojat e një ndërtese. Ata publikuan foto të një ndërtese të shkatërruar dhe të një personi që merrte ndihmë në ambulancë.

Sloviansk dhe Kramatorsk, qyteti fqinj, janë dy nga të ashtuquajturat “qytete fortesë” që ndodhen pranë vijës së frontit dhe kanë qenë shpesh objektiv i sulmeve ruse, shkruan Reuters.

Rusia kërkon që Kievi të heqë dorë nga 20% e mbetur e rajonit të Donetsk-ut, që forcat e Moskës nuk kanë arritur ta pushtojnë, për të bërë përparim drejt një marrëveshjeje paqeje, diçka që Ukraina refuzon ta bëjë.

Si Moska ashtu edhe Kievi mohojnë se po synojnë civilët në këtë luftë, e cila nisi me pushtimin e plotë rus në vitin 2022.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, plagosen 14 të tjerë appeared first on Sinjali.

Berisha flet pas tensioneve nga selia e PD-së, shpall protestën e re më 20 shkurt

10 February 2026 at 21:32

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë këtë të martë në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, pas shpërndarjes së protestuesve nga forcat e policisë.

Berisha ka denoncuar ashpër veprimet e policisë gjatë protestës, duke i cilësuar uniformat blu si “banditë dhe kriminelë me uniformë” që, sipas tij, kanë sulmuar qytetarët.

Ai theksoi se vetëpërmbajtja dhe guximi i protestuesve paqësorë janë shumë më të fuqishme se çdo akt dhune i ushtruar ndaj tyre.

Sipas Berishës, durimi dhe qëndrimi i qytetarëve nuk duhet të interpretohet si dobësi, por si shprehje e vendosmërisë për të arritur qëllimet e tyre. “Provokatorët mund të marrin një mësim që meritojnë,” u shpreh ai, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe qëndrimin paqësor gjatë protestës.

Në të njëjtën deklaratë, kreu i PD-së njoftoi se protesta e radhës do të mbahet më 20 shkurt, duke paralajmëruar vijimin e aksionit opozitar kundër qeverisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Berisha flet pas tensioneve nga selia e PD-së, shpall protestën e re më 20 shkurt appeared first on Sinjali.

Skenari i seancës së nesërme që e dakorduan partitë – drejtohet nga Dehari, ndihmohet nga deputetja turke

10 February 2026 at 21:25

Seanca për konstituimin e Kuvendit, e planifikuar të mbahet nesër në orën 17:00, do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari i LVV-së, ndërsa deputetja më e re, Fatma Taçi e KDTP-së, do të shërbejë si ndihmëse e tij.

Në prag të kësaj seance, kryetari i mëparshëm i Kuvendit, Dimal Basha, ka thirrur sot një mbledhje përgatitore me përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare.

Ai ka njoftuar se, sipas praktikave dhe Rregullores së Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti me numrin më të madh të deputetëve, do të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare. Partia Demokratike e Kosovës do të ulet në anën e djathtë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës në anën e majtë. Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe ata nga komunitetet serbe dhe joserbe, do të ulen në ulëset e tjera.

Gjatë mbledhjes, Basha ka prezantuar edhe agjendën e seancës konstituive. Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, e më pas do të bëhet betimi i tyre.

Pas kësaj do të procedohet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas të nënkryetarëve. Në përfundim të mbledhjes është vendosur që votimi i pesë nënkryetarëve të bëhet në një pako, sipas propozimit të përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë.

Kryetari Basha ka kërkuar gjithashtu nga partitë politike që sa më shpejt të paraqesin grupet parlamentare, në mënyrë që të fillojë procedura për themelimin e trupave punues të Kuvendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Skenari i seancës së nesërme që e dakorduan partitë – drejtohet nga Dehari, ndihmohet nga deputetja turke appeared first on Sinjali.

UKRAINË – Zelensky premton ristrukturimin e mbrojtjes ajrore

10 February 2026 at 22:50

KIEV, 10 shkurt /ATSH-DPA/– Mbrojtja ajrore e Ukrainës do t’i nënshtrohet një ristrukturimi për t’iu përgjigjur më mirë sulmeve të vazhdueshme ruse, deklaroi sot presidenti Volodymyr Zelensky.

“Në disa rajone, mënyra se si funksionojnë ekipet do të ristrukturohet plotësisht”, tha Zelensky në video mesazhin e tij të mbrëmjes, duke shtuar se ndryshimet do të prekin sistemet e përgjimit, grupet e lëvizshme të zjarrit si dhe të gjithë përbërjen e mbrojtjes ajrore lokale.

Sipas tij, urdhrat përkatës janë dhënë gjatë një konsultimi me drejtuesit ushtarakë.

Ukraina ka pësuar dëme të mëdha nga sulmet ruse me dronë dhe raketa gjatë një dimri të ashpër.

Me temperaturat që kanë zbritur shumë nën minus 10 gradë Celsius, energjia elektrike dhe ngrohja janë ndërprerë në shumë qytete të vendit si pasojë e goditjeve ruse.

Miliona ukrainas detyrohen të përballen çdo ditë me mungesë të ngrohjes ose energjisë elektrike për orë të tëra.

Në fjalimin e tij, Zelensky u ndal edhe te problemet e vazhdueshme energjetike.

Ai  falënderoi shërbimet e mbrojtjes civile, partnerët ndërkombëtarë të Ukrainës për dërgesat e ndihmës, si dhe elektricistët e shumtë të kompanive energjetike që po përpiqen të riparojnë të paktën një pjesë të dëmeve të mëdha të shkaktuara.

Megjithatë, presidenti kritikoi administratat rajonale për dështimin në raportimin në kohë të problemeve, çka sipas tij ka kontribuar në përkeqësimin e situatës./ /Ad.Ab./  a.jor.

The post UKRAINË – Zelensky premton ristrukturimin e mbrojtjes ajrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu viziton në spital policët e dëmtuar: Kjo nuk është protestë, por tentativë vrasjeje

10 February 2026 at 22:25

TIRANË, 10 shkurt /ATSh/ Ministrja  e Brendshme, Albana Koçiu vizitoi në spitalin e Traumës punonjësit e policisë të lënduar gjatë protestës së opozitës, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.

Përmes një komunikimi për mediet, Koçiu theksoi se ka kërkuar që të vendosen para përgjegjësisë të gjitha ata që sot u bënë pjesë e një dhune barbare.

Sipas saj, qëllimi i vetëm i protestës së sotme ishte goditja e punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Erdhëm të shohim efektivët e lënduar. Protesta e sotme, e cila sipas nesh duhet të jetë e drejtë dhe paqësore, kaloi në një nivel të paprecedentë dhune ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Është protesta e dytë që drejtohet ndaj punonjësve të policisë, dhe drejtuesi i saj, Sali Berisha, është i vetmi që mund të udhëheqë protesta të tilla dhune ndaj efektivëve, të cilët janë prindër, vëllezër dhe që çdo ditë punojnë për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve”, tha Koçiu.

Ministrja shtoi se “sot kam informacione që edhe gazetarë kanë pësuar lëndime në emër të dhunës. Protestat janë detyrime kushtetuese për t’u zbatuar në mënyrë paqësore”.

Ministrja nënvizoi se është barbare ajo që u pa dhe dëshmua sot ku gjatë protestës 16 punonjës policie kanë “pësuar djegie të konsiderueshme”.

Gjithashtu, ministrja Koçiu ishte edhe në shërbimin e Djegie-Plastikës në QSUNT ku vizitoi punonjësit e Policisë së Shtetit që mbetën të plagosur “nga molotovët e hedhur në mënyrë barbare drejt tyre”.

“Ledio 26 vjeç, Kreshniku 38. Kundër tyre e kolegëve të tyre u përdorën, molotovë, bomba artizanale të mbushura me lëndë djegëse, gurë, çdo gjë, me të vetmin qëllim për goditur e dhunuar ata që janë në krye të detyrës. Dua ta them qartë: ata që goditën punonjësit e Policisë nuk janë protestues. Ata janë kriminelë të organizuar. Kur godet me të tilla mjete e bën duke e ditur se pasojat mund të jenë shumë, shumë të rënda”, deklaroi Koçiu.

Ajo shtoi se “kjo nuk është protestë, këto nuk janë përplasje. Kjo quhet tentativë vrasjeje”.

“Pres nga institucionet ligjzbatuese të reagojnë fort ndaj kësaj sjellje të përsëritur të dhunës nga disa elementë kriminalë të nxitur nga persona me imunitet që inkurajojnë dhunën”, u shpreh ministrja Koçiu.

/m.q/r.e/ /a.g/

The post Koçiu viziton në spital policët e dëmtuar: Kjo nuk është protestë, por tentativë vrasjeje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD: Në spitalin e Traumës nuk ka asnjë punonjës policie të plagosur

10 February 2026 at 22:24

TIRANË, 10 shkurt /ATSh/ Partia Demokratike deklaroi mbrëmjen e sotme se në spitalin e Traumës nuk ka asnjë punonjës policie të plagosur, duke i cilësuar njoftimet e policisë së Shtetit si “mashtrim me qëllim manipulimin e opinionit publik”.

“Zyrat e propagandës së narkopolicisë së gazit dhe të dhunës, thonë se 14 policë janë plagosur, si pasojë e dhunës në protestë. E vërteta është krejt ndryshe. Në urgjencën e Spitalit të Traumës, ku gjendet i plagosur dhe nën kujdes mjekësor deputeti demokrat Bledjon Nallbati, nuk ka asnjë oficer policie”, njoftoi PD.

Sipas PD-së nga raportimet në rrugë operative “në këtë Urgjencë janë paraqitur pesë oficerë policie të cilët janë përcjellë nga personeli, duke qenë se nuk kanë pasur as plagë dhe as shqetësime që kërkojnë trajtim mjekësor”.

PD njoftoi më tej se “burime nga Spitali i Traumës, bëjnë me dije se paraqitja e tyre është bërë me urdhër të narkokomisarëve të Policisë me qëllim manipulimin e opinionit publik dhe për të mbuluar dhunuesit dhe të dhunuarit e vërtetë të protestës së sotme”.

Gjithashtu, Partia Demokratike “dënon të gjitha aktet e dhunës ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe përfaqësuesve politikë, dhe u bën thirrje policëve të thjeshtë të mos zbatojnë urdhrat e narkokomisarëve”.

/m.q/r.e/ /a.g/

The post PD: Në spitalin e Traumës nuk ka asnjë punonjës policie të plagosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Deputeti Nallbati u godit nga Bizhga, do mbajë përgjegjësi

10 February 2026 at 22:23

TIRANË, 10 shkurt /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot pas protestës së tretë kombëtare të mbajtur nga opozita përpara Kryeministrisë dhe godinës së Kuvendit.

Duke u ndalur te ngjarja ku u përfshi deputeti demokrat Bledion Nallbati, Berisha pas vizitës në Spitalin e Traumës, u shpreh se Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe sipas protokollit të spitalit do të qëndrojë në observim për një kohë të caktuar për të parë nëse do të ketë pasoja të tjera nga goditja.

“Por, njëkohësisht mësohet se urdhërdhënësi është krimineli Sokol Bizhga, njëri nga kriminelët me uniformë në Republikën e Shqipërisë. E garantoj Sokol Bizhgën, i cili e goditi deputetin, se do ketë përgjegjësi gjeri ditën e fundit të tij për këtë akt të shëmtuar”, tha Berisha.

Kreu i PD-së u ndal edhe tek incidenti gjatë protestës me operatorin e News24.

“Unë i shpreh edhe mbështetjen dhe keqardhjen time më të madhe për operatorin e News24, por dëshmitarët okularë rrotull thonë që flaka ka ardhur nga ana e policisë dhe jo nga ana e protestuesve. Kjo sigurisht, nëpërmjet filmimeve, prandaj ju lutem shumë edhe ju, të kontrolloni të gjitha filmimet, sepse të dhënat janë që mjetin ose e ka kap policia, ose e ka hedhur drejt operatorit, por sjelljet e policisë, sjelljet e banditëve, sjellja e Sokol Bizhgës është një sjellje kriminale e paparë”, tha Berisha.

“Ju do shihni midis të tjerëve, një qytetar i cili është në një aftësi fizike krejt ndryshe, por është njeri që vjen, demokrat, që vjen në protesta. E kanë kapur në mënyrën më kafshërore, e hodhën mbi tela, e hodhën sikur të ishte jo njeri, po sikur të ishte një objekt”, tha Berisha.

Kreu i PD tha se policët po përdoren si “mish për top”. “Për sa i përket policëve, janë të keqpërdorur. Janë të keqpërdorur nga Sokol Bizhga, u shpreh keqardhjen e madhe, sepse nuk kishin asnjë arsye, siç e patë ju, të konfrontoheshin, të vërsuleshin me tërbim ndaj protestuesve, ndaj protestuesve paqësorë, por ato kanë zbatuar verbërisht urdhrat”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, protestuesit janë ndaluar pa asnjë motiv.

“Në të katër anët po merremi për të gjetur ku janë protestuesit e lënduar. Kanë arrestuar deri tani 14 protestues pa asnjë motiv, pa asnjë lidhje me asnjë akt. Vetëm tërbim. Po merremi me të gjitha këto, por bilanci do të jetë i 20 shkurtit.

Siç e patë ju, ishte një heroizëm masiv. Edhe një herë e përsëris, mos të gabojnë ta marrin vetëpërmbajtjen tonë si dobësi, se në mënyrë absolute do të mjerohen ata që e kujtojnë të tillë”, u shpreh Berisha.

/e.i/a.f/r.e/

The post Berisha: Deputeti Nallbati u godit nga Bizhga, do mbajë përgjegjësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump mbështet sekretarin e Tregtisë, pavarësisht çështjes Epstein

10 February 2026 at 22:20

UASHINGTON 10 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur mbështetje të plotë për sekretarin  e Tregtisë, Howard Lutnick, emri i të cilit përmendet në dokumentet e lidhura me hetimin për Jeffrey Epstein.

Deklarata u bë sot nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për shtyp.

Sipas Leavitt, pavarësisht përfshirjes së emrit të Lutnick në dosjet e hetimit, presidenti Trump vazhdon ta konsiderojë atë një figurë kyçe të administratës së tij.

“Howard Lutnick mbetet një anëtar shumë i rëndësishëm i ekipit të presidentit Trump dhe presidenti e mbështet plotësisht sekretarin e Tregtisë”, u shpreh ajo para gazetarëve.

Deklarata vjen në një moment kur publikimi i dokumenteve të reja që lidhen me çështjen Epstein ka ringjallur debatet politike dhe mediatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke përfshirë emra të figurave të njohura nga bota e politikës dhe biznesit.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur akuza formale ndaj Lutnick, ndërsa Shtëpia e Bardhë thekson se përmendja e një emri në dokumente nuk përbën domosdoshmërisht provë për shkelje ligjore.

Administrata e presidentit Trump ka përsëritur se do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet përkatëse dhe se çdo rast do të trajtohet në përputhje me ligjin, ndërkohë që mbështetja politike për sekretarin e Tregtisë mbetet e pandryshuar./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post SHBA – Trump mbështet sekretarin e Tregtisë, pavarësisht çështjes Epstein appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌