Reading view

Alarmi nga minat detare! Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Turqia, Rumania dhe Bullgaria kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një grupi të përbashkët që do të pastrojë minat detare në Detin e Zi, të vendosura si pasojë e luftës në Ukrainë.

Marrëveshja u nënshkrua në Stamboll nga ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, ministri rumun i Mbrojtjes, Angel Tilvar, dhe zëvendësministri bullgar i Mbrojtjes, Atanas Zapryanov.

Guler tha se pas nisjes së luftës në Ukrainë, minat lundruese janë kthyer në një rrezik serioz për lundrimin në Detin e Zi. Për këtë arsye, tre vendet ranë dakord të krijojnë një grup të përbashkët për zbulimin dhe çaktivizimin e tyre.

Në këtë mision do të angazhohen nga tre anije për pastrimin e minave nga secili vend, si dhe një anije komanduese. Operacioni do të drejtohet nga një komitet i përbashkët i komandantëve detarë të Turqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Turqia theksoi se nisma do të jetë e hapur vetëm për anijet e këtyre tre vendeve të NATO-s që kanë dalje në Detin e Zi. Ankaraja shtoi gjithashtu se ka zbatuar me përpikëri Konventën e Montros, e cila rregullon kalimin e anijeve ushtarake në ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve gjatë kohës së luftës.

NATO e përshëndeti marrëveshjen, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për rritjen e sigurisë së lundrimit dhe mbrojtjen e korridoreve të transportit të ushqimeve në rajon.

Turqia ndërkohë vazhdon përpjekjet, së bashku me OKB-në, Ukrainën dhe Rusinë, për të rikthyer marrëveshjen për eksportin e drithërave përmes Detit të Zi.

  •  

Dhërmi, i dha 12-vjeçarit “Jet Ski”, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti lundrues

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar me gjobë një pronar mjeti lundrues në Dhërmi, pasi kishte lejuar një 12-vjeçar të drejtonte një Jet Ski. Gjatë kontrolleve për garantimin e rendit dhe sigurisë në hapësirat detare, shërbimet e Policisë konstatuan përballë plazhit të Dhërmiut një mjet lundrues tip Jet Ski, që drejtohej nga një i mitur 12-vjeçar. Pas ndalimit të mjetit…

Source

  •  

Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka folur sërish për mundësinë e hapjes së një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës dhe të një konsullate serbe në Shkodër, duke theksuar se çdo vendim do të merret duke mbrojtur interesat e Shqipërisë.

Në një intervistë për Top Channel, Hoxha deklaroi se angazhimi diplomatik me Serbinë nuk e ndryshon në asnjë mënyrë qëndrimin e Shqipërisë ndaj Kosovës.

“Qëndrimi i Shqipërisë për pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial, mëvetësinë dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës ka qenë dhe mbetet i qartë, i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm”, tha ai.

Sipas Hoxhës, hapja e një konsullate në Luginën e Preshevës do ta afronte shtetin shqiptar me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve. Ai kritikoi debatin e zhvilluar pas publikimit të kësaj nisme, duke thënë se është përqendruar më shumë te interesat e supozuara të Serbisë sesa te përfitimet konkrete për shqiptarët e Luginës.

Ministri theksoi se marrëdhëniet diplomatike ndërmjet shteteve funksionojnë mbi parimin e reciprocitetit dhe se kërkesa që Shqipëria të hapë konsullatë në Serbi, pa i ofruar Beogradit të njëjtën mundësi, nuk përbën zgjidhje reale.

“Një qasje e tillë mund të tingëllojë patriotike në rrjetet sociale, por nuk prodhon asnjë rezultat konkret për shqiptarët e Luginës”, deklaroi Hoxha.

Ai shtoi se hapja e konsullatave nuk përcaktohet vetëm nga numri i komunitetit që jeton në një zonë, por edhe nga interesat ekonomike, kulturore, turistike dhe strategjike.

Hoxha konfirmoi se Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka kërkuar hapjen e një përfaqësie të tillë në Shkodër. Megjithatë, sipas tij, ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.

Debati për këtë çështje nisi pasi ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, deklaroi se mes dy vendeve ishte arritur një marrëveshje në parim, duke nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës appeared first on Sinjali.

  •  

Punëdhënësit i shtynë punonjësit të përdornin më shumë IA. Kjo u është kthyer kundër

Stimujt për përdorimin e mjeteve të reja po ndryshojnë, ndërsa kostot kanë nisur të bëhen të dukshme, shkruan Financial Times Disa zhvillues të Amazon mund të jenë hutuar nga ndryshimi i shpejtë i qasjes së kompanisë ndaj Inteligjencës Artificiale. Fillimisht, grupi teknologjik u vendosi shumicës së zhvilluesve objektiva për përdorimin e mjeteve të AI-së. Gjatë […]

The post Punëdhënësit i shtynë punonjësit të përdornin më shumë IA. Kjo u është kthyer kundër appeared first on BoldNews.al.

  •  

Sulm me armë në një restorant në SHBA, tre të vdekur dhe shtatë të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një restorant të rrjetit “In-N-Out Burger” në qytetin Twin Falls të shtetit Idaho, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa prej të plagosurve raportohet se ndodhen në gjendje kritike.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në një qendër tregtare të frekuentuar, ku në momentin e të shtënave ndodheshin qindra persona.

Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes gjeti trupin e personit të dyshuar për kryerjen e sulmit në një zonë pranë restorantit. Autoritetet nuk kanë sqaruar ende nëse i dyshuari përfshihet në bilancin prej tre viktimash.

Dëshmitarët kanë përshkruar skena paniku, ndërsa klientët dhe punonjësit janë detyruar të shtriheshin në dysheme dhe më pas të largoheshin me shpejtësi nga ambientet e restorantit.

Një dëshmitar ka deklaruar se pa një person të armatosur me një pushkë të tipit AR, ndërsa një person tjetër dyshohet se iu kundërpërgjigj me armë. Punonjësit e restorantit janë parë duke u ofruar ndihmë kolegëve dhe klientëve të plagosur.

Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende publike, ndërsa policia po vazhdon hetimet për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të sulmit. Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ekziston më rrezik i vazhdueshëm për publikun.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulm me armë në një restorant në SHBA, tre të vdekur dhe shtatë të plagosur appeared first on Sinjali.

  •  

17:52 The Times: Infantino mund të përfitonte 30 milionë euro nga projekti për shitjen e të drejtave të Kupës së Botës

Last Updated on 02/08/2026 by EL

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mund të kishte përfituar deri në 30 milionë euro nëse do të realizohej projekti për shitjen e një pjese të të drejtave të Kupës së Botës, sipas një hetimi të publikuar nga e përditshmja britanike The Times.

Sipas raportimit, plani parashikonte shitjen e rreth 20% të të drejtave të Kupës së Botës përmes degës tregtare të FIFA-s, Forward Enterprise, në një marrëveshje me një vlerë të përllogaritur prej rreth 3.65 miliardë eurosh.

Megjithatë, projekti u braktis pas kundërshtimeve të forta nga UEFA, CONCACAF dhe sponsorë të FIFA-s, të cilët shprehën rezerva për mënyrën e realizimit të tij.

Hetimi i The Times pretendon se, ndonëse Infantino kishte deklaruar se nuk synonte të përfitonte personalisht nga iniciativa, ai mund të kishte marrë një paketë kompensimi me vlerë rreth 30 milionë euro, përfshirë pagën dhe bonuset. Kjo shumë do të ishte dhjetë herë më e lartë se paga e tij aktuale, e cila raportohet të jetë rreth 3 milionë euro në vit.

Sipas raportimit, projekti ishte planifikuar t’i nënshtrohej votimit të 211 federatave anëtare të FIFA-s, të cilave u ishin premtuar edhe përfitime të konsiderueshme financiare. Megjithatë, përballë kundërshtimeve të forta nga aktorë të rëndësishëm të futbollit ndërkombëtar, iniciativa nuk u çua më tej.

Pavarësisht debatit të krijuar rreth këtij projekti, Gianni Infantino vijon të ushtrojë detyrën si President i FIFA-s./et

  •  

Greqia përpihet nga zjarret, reagon Kryeministri Kyriakos Mitsotakis: Po vinë ditë të vështira

Greqia është përfshirë nga një valë zjarresh të fuqishme, ndërsa temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta kanë krijuar kushte të rrezikshme në disa zona të vendit.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka paralajmëruar se situata mbetet kritike dhe se ditët e ardhshme pritet të jenë veçanërisht të vështira për shkak të përhapjes së vatrave të zjarrit.

Sipas tij, vendi po përballet me “kushte ekstreme të motit”, ndërsa erërat që kanë arritur deri në 100 kilometra në orë po vështirësojnë ndjeshëm përpjekjet e autoriteteve për kontrollin e flakëve.

“Ka momente kur fuqia e natyrës dhe intensiteti i fenomeneve tejkalojnë çdo planifikim njerëzor dhe çdo kapacitet operacional”, deklaroi Mitsotakis në një reagim të publikuar në rrjetet sociale.

Zjarret nuk kanë prekur vetëm Greqinë. Prej mesit të korrikut, vatra të mëdha zjarri janë regjistruar edhe në Francë, Spanjë dhe Portugali, duke detyruar qindra mijëra persona të largohen nga zonat e rrezikuara.

Në Spanjë, autoritetet kanë paralajmëruar se sezoni i këtij viti është ndër më të rëndët e regjistruar ndonjëherë. Të dhënat europiane tregojnë se mbi 200 mijë hektarë tokë janë përfshirë nga zjarret gjatë vitit 2026, një shifër disa herë më e lartë se mesatarja e viteve të fundit për të njëjtën periudhë.

Ndërkohë, në Francë, një zjarr masiv në rajonin e Gironde u cilësua nga presidenti Emmanuel Macron si një ngjarje “e paprecedentë”, për shkak të përmasave dhe vështirësisë së përballimit të tij.

Edhe Mbretëria e Bashkuar është përballur me një numër të lartë vatrash zjarri, në një situatë që ekspertët e lidhin me ndikimin e temperaturave ekstreme dhe periudhave të gjata pa reshje.

Europa vijon të përballet me një verë të vështirë, ku zjarret pyjore po shfaqen gjithnjë e më shpesh dhe me intensitet më të madh.

The post Greqia përpihet nga zjarret, reagon Kryeministri Kyriakos Mitsotakis: Po vinë ditë të vështira appeared first on Euronews Albania.

  •  

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash, një i lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik-Rrëshen, duke përfshirë dy automjete, raporton gazetari Martin Marku.

Sipas informacioneve paraprake nga burime ne vendngjarje, si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

  •  

Chelsea gjen zëvendësuesin e Cucurellës, Alonso paguan te klubi spanjoll 25 milionë euro



Pep Chavarria është pranë hapit më të madh të karrierës së tij. Mbrojtësi i majtë spanjoll ka vendosur të largohet nga Rayo Vallecano për t'iu bashkuar Chelseat në një marrëveshje me vlerë 25 milionë euro, plus bonuse, e cila pritet të bëhet shitja më e madhe në historinë e klubit madrilen.

Sipas gazetës Sport, zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet në orët në vijim, pasi të dy klubet të finalizojnë detajet e fundit të marrëveshjes.

Rayo Vallecano fillimisht shpresonte të përfitonte një shumë më pranë klauzolës së lirimit prej 50 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e lojtarit, por në fund palët arritën marrëveshje për rreth gjysmën e kësaj vlere.

Chavarría transferohet në Ligën Premier pas sezonit më të mirë të karrierës së tij. Ai zhvilloi 44 ndeshje në të gjitha garat, shënoi një gol spektakolar ndaj Atlético Madridit dhe kontribuoi me tri asistime, duke u konfirmuar si një nga mbrojtësit e majtë më të spikatur në La Liga.

Paraqitjet e tij zgjuan interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Bayer Leverkusenin, por futbollisti zgjodhi projektin e Chelseat.

Në Londër, ai do të punojë nën drejtimin e trajnerit spanjoll Xabi Alonso, sistemi i të cilit me tre mbrojtës dhe mbrojtës krahu me prirje sulmuese konsiderohet ideal për karakteristikat e Chavarrías.

Mbrojtësi spanjoll ka mbërritur tashmë në kryeqytetin anglez, ku pritet të zëvendësojë Marc Cucurellën, i cili u transferua te Real Madridi. Konkurrenti i tij kryesor për një vend në formacion do të jetë Jorrel Hato.

Karriera e Chavarrías ka kaluar përmes Figueres, Olot, Real Zaragoza dhe Rayo Vallecano, ndërsa tani 27-vjeçari është gati të nisë aventurën më të madhe të karrierës së tij me një nga klubet më të mëdha të futbollit anglez dhe evropian. /Telegrafi/

  •  

17:48 Tragjedia në Greqi, humbin jetën piloti dhe koordinatori i një prej helikopterëve, publikohet momenti i përplasjes (VIDEO)

Last Updated on 02/08/2026 by EL

Një tragjedi ka ndodhur këtë të diel në Greqi, dy helikopterë zjarrfikës që vepronin në zjarrin e Psathas në Atikën Perëndimore u përplasën me njëri-tjetrin.

Në bordin e të dy helikopterëve ndodheshin pilotë me origjinë rumune, ndërsa koordinatorët ishin grekë. Mjetet ajrore ishin marrë me qira nga Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë dhe secili prej tyre kishte një ekuipazh prej dy personash.

Mediat greke bëjmë me dije se piloti rumun dhe koordinatori grek i njërit helikopter thuhet se kanë vdekur, ndërsa piloti britanik dhe koordinatori grek i helikopterit të dytë janë gjallë pas përplasjes.

Kompania që mori me qira dy helikopterët raportuan se sipas indikacioneve fillestare, pas përplasjes ka një gabim njerëzor dhe nuk ka raportime për defekte teknike.

Menjëherë pas përplasjes, në vendngjarje u dërguan katër ambulanca të EKAB-it dhe një njësi e lëvizshme mjekësore për t’u ardhur në ndihmë të prekurve./et

  •  

Kolona dhe pritje në kufi, deri në 90 minuta në Jarinjë

Pritje të gjata janë regjistruar pasditen e së dielës në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa gjendja më e rënduar paraqitet në Jarinjë dhe në Han të Elezit.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 17:26, qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes Jarinjës po presin nga 60 deri në 90 minuta, ndërsa në dalje pritjet zgjasin nga tri deri në pesë minuta.

Në Han të Elezit, pritjet për hyrje arrijnë deri në 30 minuta dhe është krijuar kolonë prej rreth 300 metrash. Në dalje pritet rreth 10 minuta, ndërsa kolona është 50 metra.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet janë rreth 20 minuta në të dyja drejtimet, me kolona prej 50 metrash. Në Muçibabë, pritjet në hyrje arrijnë në 15 minuta dhe kolona është rreth 150 metra.

Në Vërmicë, pritjet për hyrje janë nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa në dalje nga pesë deri në 10 minuta. Kolonat arrijnë në 100 metra në hyrje dhe 50 metra në dalje.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Merdarën, Bërnjakun, Kullën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit dhe Stançiqin, pritjet janë dukshëm më të shkurtra dhe kryesisht nuk raportohen kolona.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kolona dhe pritje në kufi, deri në 90 minuta në Jarinjë appeared first on Sinjali.

  •  

17:45 Trupi i gruas u gjet në valixhe në një ndërtesë të braktisur në Athinë, arrestohet 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen

Last Updated on 02/08/2026 by EL

Një 26-vjeçar është arrestuar nga autoritetet greke në lidhje me vdekjen e një gruaje skoceze, trupi i së cilës u gjet brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në Athinë.

Sipas policisë greke, i arrestuari është një shtetas i huaj dhe dyshohet se ka lidhje me vrasjen e 38-vjeçares Elisabeth-Jane Ross.

Trupi i viktimës u zbulua më 18 korrik nga një burrë i pastrehë, në një ndërtesë të braktisur në Athinë. Hetimet paraprake tregojnë se gruaja kishte ndërruar jetë pesë deri në shtatë ditë përpara se të gjendej. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, dikush dyshohet se përdorte telefonin e saj celular për të dërguar mesazhe, duke u shtirur si ajo.

Autoritetet arritën ta identifikonin viktimën përmes gjurmëve të gishtërinjve. Elisabeth-Jane Ross, e cila besohet se ishte nga Edinburgu, kishte hyrë në Greqi më 26 qershor dhe fillimisht kishte qëndruar me miq në Pire.

Më vonë, ajo kishte planifikuar të takohej me disa miq amerikanë në një zonë tjetër të Athinës, por nuk është e qartë nëse takimi u zhvillua.

Policia bëri të ditur se identifikoi të dyshuarin pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë. Sipas autoriteteve, ai ka pranuar autorësinë e krimit gjatë marrjes në pyetje të enjten.

Hetuesit dyshojnë se 26-vjeçari e futi trupin e viktimës në një valixhe dhe e transportoi në ndërtesën e braktisur ku u gjet më vonë. Gjithashtu, ai dyshohet se përdori kartën bankare të 38-vjeçares për të tërhequr para në ditët pas vdekjes së saj.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia gjeti një pistoletë dhe një thikë. Ndaj tij janë ngritur akuza për vrasje, grabitje dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se po ofron mbështetje konsullore për familjen e viktimës dhe është në kontakt me autoritetet greke.

Ndërkohë, Policia e Skocisë konfirmoi se është në dijeni të ngjarjes dhe po bashkëpunon me autoritetet në Greqi, ndërsa oficerët po i ofrojnë mbështetje familjes së Elisabeth-Jane Ross./et

  •  

Pas raportimit të Sinjalit, përmirësohen kushtet në Klinikën Infektive: Shtohet stafi, vendosen klimat dhe pajisen dhomat

Gazeta Sinjali kishte raportuar ditë më parë për shqetësimet e ngritura nga një prind lidhur me kushtet në Klinikën Infektive, ku fëmija i tij po vazhdonte trajtimin për fruth.

Prindi, i cili kishte kërkuar të mbetej anonim, kishte dërguar pamje nga reparti dhe kishte pretenduar se kushtet higjienike ishin të dobëta, ndërsa lloje të ndryshme të mbeturinave hidheshin në të njëjtin vend.

“Ky është shtrati ku është i shtrirë fëmija im. Nuk e di a ka ardhur të shërohet apo të marrë ndonjë infeksion tjetër. Pastërtia, ja si është. Në të njëjtin vend hidhen të gjitha llojet e mbeturinave”, kishte deklaruar për Sinjalin.

Në reagimin e tij të parë, prindi kishte ngritur shqetësime edhe për mungesën e personelit shëndetësor, duke pretenduar se gjatë dy ndërrimeve vetëm një infermiere kujdesej për të gjithë repartin.

“Në dy ndërrimet është vetëm një infermiere në të gjithë repartin. Vlen të ceket se shërbimi nga ana e infermiereve është shumë i mirë, pavarësisht kushteve. Tek ato nuk kemi ankesa”, kishte thënë prindi.

Tutje, kishte pretenduar gjithashtu se në repart mungonin materiale dhe medikamente bazë. Prindi kishte thënë se në repart nuk kishte pasur medikamente për uljen e temperaturës, ndaj familjarët ishin detyruar të shkonin me urgjencë në barnatore për t’i siguruar ato.

“Sot gjatë ditës fëmija i ka pasur dy kriza. Te kriza e parë temperatura i ka shkuar 40 gradë dhe në repart nuk ka pasur medikamente për uljen e temperaturës, prandaj është dashur me urgjencë të shkojmë t’i sigurojmë në barnatore”, kishte deklaruar ai.

Shqetësime ishin ngritur edhe për kushtet në dhoma. Prindi anonim kishte thënë se mungonin perdet, roletat, ndërsa familjarët detyroheshin të improvizonin me çarçafë për t’i mbrojtur fëmijët nga rrezet e diellit dhe temperaturat e larta.

Prindi kishte deklaruar gjithashtu se dera që lidhte dhomën me tarracën nuk mbyllej gjatë natës, duke bërë që dhoma të ftohej, në një kohë kur aty trajtoheshin fëmijë me temperaturë, ethe dhe djersitje.

Ndërkohë, pas publikimit të raportimit nga Sinjali, i njëjti prind ka kontaktuar përsëri redaksinë dhe ka njoftuar se në repart kanë nisur përmirësime të dukshme.

“Prej momentit që e keni publikuar lajmin, kushtet janë përmirësuar. Nga një infermiere sa kanë qenë, tani janë bërë tri ose katër”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, janë rregulluar edhe dyert që më parë nuk mbylleshin, ndërsa ka nisur montimi i pajisjeve klimatizuese nëpër dhoma.

“Dyert i kanë rregulluar. Sot kanë filluar t’i montojnë klimat nëpër dhoma. Edhe perdet i kanë vendosur nëpër dhoma”, ka thënë prindi për Sinjalin.

Ttuje ka bërë të ditur se vendosja e perdeve ka nisur edhe në korridoret e repartit, ndërsa dhomat po pajisen me frigoriferë të siguruar përmes një donacioni.

“Përveçse në dhoma kanë vendosur perde, kanë filluar edhe në korridor. Po ashtu, dhomat po pajisen me frigoriferë donacion”, ka shtuar prindi për Sinjalin..

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas raportimit të Sinjalit, përmirësohen kushtet në Klinikën Infektive: Shtohet stafi, vendosen klimat dhe pajisen dhomat appeared first on Sinjali.

  •  

Nxirret trupi i pajetë i minatorit të bllokuar në minierën e Bulqizës



Është nxjerrë nga thellësia e minierës në Tërnovë të Bulqizës trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar, Ilir Koloveri, i cili mbeti i bllokuar pas një aksidenti në vendin e punës.

Pas kërkimeve intensive nga ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e Policisë dhe personeli teknik i subjektit minerar, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të minatorit nga galeria.

Sipas autoriteteve, 40-vjeçari kishte rënë në një furnelë gjatë procesit të punës në minierë dhe ishte mbuluar nga materiali i kromit pas një shembjeje brenda galerisë.

Trupi i pajetë është nisur drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

“Pas kërkimeve intensive të kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e Policisë dhe personeli teknik i subjektit minerar ku ndodhi aksidenti, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit I. K., 40 vjeç, banues në Klos”, njoftoi Policia.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e jetës së minatorit./Telegrafi.

  •  

Festa e Birrës në Korçë kremton 20-vjetorin, edicioni jubilar çel siparin më 12 gusht në Polin e Eventeve në Drenovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbajtjen e një prej ngjarjeve më të pritura të sezonit veror. “Korça Beer Fest 2026” vjen këtë vit me edicionin e tij jubilar të 20-vjetorit, duke e kthyer qytetin e serenatave në kryeqendrën më festive të vendit. Eventi do të shtrihet në 5 net radhazi, nga data 12 deri më 16 gusht, në hapësirën e re të Polit të Eventeve…

Source

  •  

Infantino mund të përfitonte mbi 30 milionë euro në vit, nëse do të arrinte ta “shiste” Kupën e Botës

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mund të siguronte një pagë vjetore prej mbi 30 milionësh, krahas bonuseve të tjera, nëse do të miratohej projekti për ristrukturimin e të drejtave komerciale të Kupës së Botës, raportoi gazeta britanike “The Times”.

Projekti i quajtur “FIFA Forward Enterprise” parashikonte krijimin e një kompanie të re që do të menaxhonte Kupën e Botës dhe garat e tjera të FIFA-s. Rreth 20 për qind e aksioneve të saj do t’u shiteshin investitorëve privatë, me synimin për të siguruar deri në 4.2 miliardë dollarë.

Sipas dokumenteve të publikuara nga “The Times”, të ardhurat e Infantinos do të lidheshin drejtpërdrejt me drejtimin e entitetit të ri tregtar. Shuma e përfolur ishte shumëfish më e lartë se paga që ai merr aktualisht si president i FIFA-s.

Infantino kishte deklaruar se projekti nuk synonte përfitimin e tij personal, por rritjen e fondeve për zhvillimin e futbollit në mbarë botën.

Në letrën dërguar 211 federatave anëtare, FIFA kishte premtuar se secila prej tyre mund të përfitonte deri në 40 milionë dollarë nëse propozimi miratohej.

Megjithatë, projekti shkaktoi reagime të ashpra dhe u kundërshtua nga UEFA, CONCACAF-i dhe Konfederata Aziatike e Futbollit. Pas presionit të madh, Infantino konfirmoi se FIFA nuk do të vazhdonte me planin, duke pranuar se ai kishte krijuar ndarje të thella brenda futbollit botëror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Infantino mund të përfitonte mbi 30 milionë euro në vit, nëse do të arrinte ta “shiste” Kupën e Botës appeared first on Sinjali.

  •  

12-vjeçari drejtonte Jet Ski në det, Policia bllokon mjetin dhe gjobit pronarin

Një mjet lundrues tip Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Dhërmi, pasi u konstatua se drejtohej nga një i mitur 12-vjeçar.

Ngjarja u evidentua gjatë kontrolleve të policisë për garantimin e sigurisë në hapësirat detare, përballë plazhit të Dhërmiut. Shërbimet policore ndaluan mjetin lundrues dhe, gjatë verifikimeve, rezultoi se drejtuesi ishte i mitur, ndërsa në bord mungonte dokumentacioni i detyrueshëm.

Për shkeljet e konstatuara, pronari i mjetit, shtetasi me inicialet M. Xh., u ndëshkua me masë administrative prej 10 mijë lekësh të rinj. Gjithashtu, mjeti lundrues u bllokua nga autoritetet.

Policia Kufitare u ka bërë apel qytetarëve dhe subjekteve që japin me qira mjete lundruese që të mos ua besojnë ato të miturve apo personave që nuk plotësojnë kushtet ligjore për drejtim.

Sipas policisë, përdorimi i mjeteve lundruese nga të miturit përbën rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre, por edhe për sigurinë e pushuesve dhe përdoruesve të tjerë të hapësirave detare.

Kontrollet në vijën bregdetare do të vijojnë, me qëllim respektimin e rregullave të lundrimit dhe parandalimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë në det.

The post 12-vjeçari drejtonte Jet Ski në det, Policia bllokon mjetin dhe gjobit pronarin appeared first on Euronews Albania.

  •  

E vrau dhe e fshehu trupin në një valixhe/ Në pranga autori në Greqi, 26-vjeçari pranon krimin ndaj 38-vjeçares skoceze

Një 26-vjeçar është arrestuar nga autoritetet greke në lidhje me vdekjen e një gruaje skoceze, trupi i së cilës u gjet brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në Athinë.

Sipas policisë greke, i arrestuari është një shtetas i huaj dhe dyshohet se ka lidhje me vrasjen e 38-vjeçares Elisabeth-Jane Ross.

Trupi i viktimës u zbulua më 18 korrik nga një burrë i pastrehë, në një ndërtesë të braktisur në Athinë. Hetimet paraprake tregojnë se gruaja kishte ndërruar jetë pesë deri në shtatë ditë përpara se të gjendej. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, dikush dyshohet se përdorte telefonin e saj celular për të dërguar mesazhe, duke u shtirur si ajo.

Autoritetet arritën ta identifikonin viktimën përmes gjurmëve të gishtërinjve. Elisabeth-Jane Ross, e cila besohet se ishte nga Edinburgu, kishte hyrë në Greqi më 26 qershor dhe fillimisht kishte qëndruar me miq në Pire.

Më vonë, ajo kishte planifikuar të takohej me disa miq amerikanë në një zonë tjetër të Athinës, por nuk është e qartë nëse takimi u zhvillua.

Policia bëri të ditur se identifikoi të dyshuarin pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë. Sipas autoriteteve, ai ka pranuar autorësinë e krimit gjatë marrjes në pyetje të enjten.

Hetuesit dyshojnë se 26-vjeçari e futi trupin e viktimës në një valixhe dhe e transportoi në ndërtesën e braktisur ku u gjet më vonë. Gjithashtu, ai dyshohet se përdori kartën bankare të 38-vjeçares për të tërhequr para në ditët pas vdekjes së saj.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia gjeti një pistoletë dhe një thikë. Ndaj tij janë ngritur akuza për vrasje, grabitje dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se po ofron mbështetje konsullore për familjen e viktimës dhe është në kontakt me autoritetet greke.

Ndërkohë, Policia e Skocisë konfirmoi se është në dijeni të ngjarjes dhe po bashkëpunon me autoritetet në Greqi, ndërsa oficerët po i ofrojnë mbështetje familjes së Elisabeth-Jane Ross.

  •  

Përdorimi i telefonit në timon “fundos” shoferët, mbi 12 mijë gjoba në Tiranë gjatë javës

Mbi 12 mijë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë evidentuar në Tiranë gjatë javës së fundit, ndërsa 1 562 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosjen e rripit të sigurimit ose lëvizjen me motomjet pa kaskë mbrojtëse. Sipas bilancit të Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë kontrolleve të zhvilluara […]

The post Përdorimi i telefonit në timon “fundos” shoferët, mbi 12 mijë gjoba në Tiranë gjatë javës appeared first on BoldNews.al.

  •  

​Rama –LVV-së: Para pesë vjetëve s’latë mjet pa përdorur për bllokim të Sunny Hill, sot krenoheni

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për ndryshim të qëndrimit ndaj festivalit Sunny Hill, duke thënë se partia që sot e promovon festivalin, dikur ishte përpjekur ta pengonte organizimin e tij. Përmes një reagimi publik, Rama tha se pesë vjet më parë Vetëvendosje kishte përdorur të gjitha mjetet politike për të bllokuar […]
  •  
❌