❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vetëvendosje publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë me të cilët do të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Sipas njoftimit zyrtar të partisë, bartës i listës është kryetari i saj, Albin Kurti, ndërsa numri dy në listë, si në proceset e mëparshme zgjedhore, është nënkryetari i partisë Glauk Konjufca. [
]

Thriller bĂ«rthamor nĂ« Mesdhe: ÇfarĂ« fshihet pas fundosjes misterioze tĂ« njĂ« anijeje ruse nĂ« vitin 2024?

Një anije mallrash ruse, e cila sipas të dhënave në dispozicion po transportonte dy reaktorë bërthamorë të destinuar për nëndetëse, u fundos në rrethana të pashpjegueshme në ujërat jo shumë larg bregdetit të Spanjës. Një hetim nga CNN, bazuar në inteligjencën, imazhet satelitore dhe burimet nga hetimi spanjoll, tregon se kjo ngjarje mund të jetë [
]

Tortilje krokante me mbushje që të hapin oreksin



Kaçkavalli i shkrirë, mishi i butë dhe perimet e freskëta të mbështjella në tortilje krijojnë një vakt të shpejtë, të ngrohtë dhe plot shije

Përbërësit:

â–Ș 8 tortilje,
â–Ș 300 g mish viçi i zier ose çfarĂ«do mishi i pjekur,
â–Ș 2 domate,
â–Ș 1 kokĂ« qepĂ«,
â–Ș 1 grusht rukola,
â–Ș 200 g kaçkavall,
â–Ș 200 g ajkĂ« e thartĂ«.

Përgatitja:

Domatet pritini në rrathë, qepën në feta të holla, ndërsa mishin në copëza më të vogla.

Vendosni një petë tortiljeje në tigan të nxehur, lyejeni me ajkë të thartë dhe spërkateni me kaçkavall të grirë.

Kur kaçkavalli të fillojë të shkrihet, sipër vendosni rrathët e domates, qepën, mishin dhe rukolën.

Edhe petën e dytë lyejeni me ajkë të thartë dhe spërkateni me kaçkavall, pastaj vendoseni sipër tortiljes së mbushur, me anën e lyer nga brenda.

Shtypeni lehtë dhe, kur të ndieni se djathi i shkrirë i ka bashkuar petët, hiqeni nga tigani.

Priteni në trekëndësha dhe shërbejeni të ngrohtë.

Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.

Fytyra e fshehur e depresionit: Kur faji fillon të marrë kontrollin mbi jetën



Në depresion, faji shpesh nuk lidhet me realitetin, por me mënyrën se si truri i përpunon emocionet. Ekspertët paralajmërojnë se ai mund ta shtyjë personin drejt izolimit, vetëkritikës së tepruar dhe humbjes së ndjenjës së vlerës

Faji është pjesë natyrale e përvojës njerëzore, por në kontekstin e depresionit shpesh merr një formë tjetër. Në vend që të shërbejë si busull e brendshme drejt përgjegjësisë, mund të kthehet në barrë që ndryshon mënyrën si e shohim veten dhe botën përreth.

Në rastet më të rënda, ai mund të çojë edhe në perceptim të shtrembëruar, duke krijuar bindjen se personi është përgjegjës për ngjarje mbi të cilat nuk ka pasur asnjë kontroll, madje as lidhje direkte.

Situata bëhet edhe më e ndërlikuar sepse ky simptomë shpesh neglizhohet, ndonëse studimet tregojnë se intensiteti i tij lidhet drejtpërdrejt me thellësinë e depresionit.

Faji në depresion: Më shumë se një emocion i zakonshëm

Në aspektin klinik, faji te depresioni rrallë shfaqet i vetëm. Shpesh shoqërohet me turp dhe tërheqje nga shoqëria, duke e futur personin në një rreth vicioz izolimi.

Sa më shumë që tërhiqet, aq më shumë mbetet vetëm me mendimet e veta, të cilat mund të bëhen gjithnjë e më negative.

Studimet në fushën e psikiatrisë tregojnë se ndjenja e tepërt e fajit mund të rrisë vetëkritikën dhe introspeksionin e tepruar. Në forma më të lehta të depresionit kjo ndonjëherë mund të ndihmojë në kuptimin e emocioneve personale, por në rastet më të rënda faji humb këtë funksion dhe bëhet shkatërrues, transmeton Telegrafi.

ÇfarĂ« thotĂ« shkenca: Ku takohen hormonet, truri dhe emocionet

Hulumtimet moderne tregojnë se depresioni nuk është vetëm gjendje psikologjike, por edhe proces biologjik.

Çrregullimi i hormoneve tĂ« stresit, sidomos kortizolit, mund tĂ« ndikojĂ« nĂ« funksionimin e trurit dhe nĂ« pĂ«rpunimin e emocioneve.

Interesant është fakti se mëlçia luan rol të rëndësishëm në shpërbërjen e hormoneve, përfshirë edhe kortizolin. Kur funksioni i saj nuk është optimal, çekuilibri hormonal mund të jetë më i theksuar, duke ndikuar edhe më shumë në stabilitetin emocional.

Me fjalĂ« tĂ« tjera, ekziston njĂ« lidhje e ndĂ«rlikuar mes trupit dhe psikikĂ«s. Çrregullimi nĂ« njĂ« sistem mund tĂ« reflektohet te tjetri, duke thelluar simptoma si faji dhe ndjenja e pavlerĂ«sisĂ«.

Kur ndjenja e fajit mund të bëhet e rrezikshme

Në format më të rënda të depresionit, faji mund të shndërrohet në bindje se personi nuk ka vlerë ose se është barrë për të tjerët.

Këto mendime nuk bazohen në realitet, por personi i përjeton si të vërteta absolute. Pikërisht kjo mënyrë të menduari mund të jetë veçanërisht e rrezikshme, sepse lidhet me shfaqjen e mendimeve vetëvrasëse.

ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kuptohet se nĂ« ato momente nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r vlerĂ«sim racional, por pĂ«r perceptim tĂ« shtrembĂ«ruar tĂ« formuar nga depresioni.

KarakteristikĂ« e fajit depresiv Ă«shtĂ« edhe fakti se ai nuk njeh kufij kohorĂ«. Personi mund t’u rikthehet vazhdimisht ngjarjeve tĂ« largĂ«ta tĂ« sĂ« kaluarĂ«s dhe t’i interpretojĂ« ato si gabime personale, edhe kur nuk ekziston bazĂ« reale pĂ«r kĂ«tĂ«.

Pse ndodh shtrembërimi i perceptimit

Depresioni ndryshon mënyrën se si truri përpunon informacionin. Vëmendja përqendrohet te përvojat negative, ndërsa ato pozitive shtyhen në plan të dytë.

Në një gjendje të tillë, ndjenja e fajit mund të përhapet pothuajse në çdo fushë të jetës.

Kjo do të thotë se personi mund të ndihet përgjegjës për veprimet e të tjerëve, për rrethana apo pasoja mbi të cilat nuk ka pasur ndikim.

Pikërisht ky humbje e kufirit real e dallon fajin e shëndetshëm nga ai që lidhet me depresionin.

Si të zbutet ndjenja e fajit

Edhe pse mund të duket shumë e rëndë dhe përfshirëse, kjo simptomë mund të lehtësohet me qasje të duhur.

Një nga hapat e parë është zhvillimi i vetëdhembshurisë, pra aftësisë që ndaj vetes të jemi po aq të butë sa ndaj të tjerëve.

Psikoterapia, sidomos qasja njohëse-sjellore, ndihmon në identifikimin e modeleve të mendimit që qëndrojnë pas ndjenjës së fajit.

Përmes punës me specialistin, është e mundur të ndryshohet gradualisht mënyra se si personi interpreton ngjarjet dhe rolin e vet në to.

Në kombinim me terapinë që përshkruan mjeku, kjo qasje mund të ndihmojë në uljen e simptomave dhe rikthimin e ndjenjës së kontrollit. /Telegrafi/

Vetëvendosje publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit



Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë me të cilët do të garojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Sipas njoftimit zyrtar të partisë, bartës i listës është kryetari i saj, Albin Kurti, ndërsa numri dy në listë, si në proceset e mëparshme zgjedhore, është nënkryetari i partisë Glauk Konjufca.

DhjetĂ«shen e parĂ« tĂ« kandidatĂ«ve e pĂ«rbĂ«jnĂ« edhe figura tĂ« tjera tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kĂ«saj partie, pĂ«rfshirĂ« Donika GĂ«rvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Shqipe Mehmeti-Selimi.

Vetëvendosje pritet të hyjë në garën zgjedhore si një nga subjektet kryesore politike në vend, ndërsa lista e saj përfshin një kombinim të figurave udhëheqëse të qeverisë dhe deputetëve aktualë.

Lista e plotë

  1. Albin Kurti
  2. Glauk Konjufca
  3. Donika Gërvalla - Schwarz
  4. Avni Dehari
  5. Albulena Haxhiu
  6. Mervan Feta
  7. Xhelal Sveçla
  8. Mimoza Kusari Lila
  9. Hajrulla Çeku
  10. Shqipe Mehmeti Selimi
  11. Andin Hoti
  12. Arben Vitia
  13. Saranda Bogujevci
  14. Aferdita Qonaj
  15. Arton Konushevci
  16. Ejup Maqedonci
  17. Blerim Gashi
  18. Fatmire Kollçaku
  19. Arben Rizvanolli Berisha
  20. Armend Muja
  21. Rozeta Hajdari
  22. Dimal Basha
  23. Fitore Pacolli Dalipi
  24. Zef Morina
  25. Artan Abrashi
  26. Arbëreshe Kryeziu Hyseni
  27. Nezir Kraki
  28. Ardian Gola
  29. Edona Llalloshi
  30. Taulant Kelmendi
  31. Arsim Ademi
  32. Ajeta Fejza
  33. Adnan Rrustemi
  34. Arber Rexhaj
  35. Arijeta Rexhepi
  36. Thiera Kasmiu Berisha
  37. Enver Haliti
  38. Jeton Raka
  39. Nora Arapi Krasniqi
  40. Adelina Grainca
  41. Sylejmen Meholli
  42. Rufki Suma
  43. Adriana Matoshi
  44. Yllbrym Sokoli
  45. Rekuman Gashi
  46. Ragim Mustafi
  47. Pranvera Jusufi Imeri
  48. Mefail Bajqinovci
  49. Gani Krasniqi
  50. Mytaher Haskuka
  51. Liza Gashi
  52. Lir Qerqi
  53. Elvira Ibrahimi Hoti
  54. Eup Ahmeti
  55. Labinot Demi Murtezi
  56. Valon Ramadani
  57. Egzon Azemi
  58. Irenare Çerkini
  59. Armend Baloku
  60. Naim Bardiqi
  61. Agon Batusha
  62. Vigan Qorrolli
  63. Shqipe Isufi
  64. Arsim Berisha
  65. Fahrush Rexhepi
  66. Mimoza Shala
  67. Ermira Bytyqi
  68. Ilir Kërçeli
  69. Fitim Haziri
  70. Ali Dula
  71. Drita Pajaziti
  72. Valon Peci
  73. Abdylah Dllaku
  74. Adelina Tërshani
  75. Shefqet Goci
  76. Feim Tahirsylaj
  77. Vlora Vojtberina Çmega
  78. Viktor Buzhala
  79. Bajram Hemi
  80. Kadrije Lika Troni
  81. Agim Bahtiri
  82. Filiz Mustafa
  83. Skender Thaçi
  84. Marigona Bekteshi Ferati
  85. Jeton Mehmeti
  86. Gazmend Krasniqi
  87. Lulja Aliu
  88. Osman Musliu
  89. Nita Gashi
  90. Shpend Nuhiu
  91. Mete Shatri
  92. Adia Doli
  93. Arieta Jeti
  94. Enver Dugolli
  95. Fatos Geci
  96. Bajram Avdyli
  97. Fjolla Ujkani
  98. Hysni Hemi
  99. Valon Hoti
  100. Filloreta Bujupi
  101. Alban Bajrami
  102. Tiona Reçica
  103. Nevad Asllani
  104. Haki Huruglica
  105. Naim Rexhaj
  106. Shqipe Jashari
  107. Nazmi Gashi
  108. Vaxhid Rexhepaj
  109. Salih Zyba

Keni probleme me kujtesën dhe përqendrimin? Studiuesit këshillojnë të matni perimetrin e belit



Dhjami i grumbulluar në bark, sidomos ai visceral që rrethon organet e brendshme, lidhet me inflamacion, probleme metabolike dhe rrezik më të lartë për rënie njohëse me kalimin e viteve

Problemet me kujtesën dhe përqendrimin nuk lidhen gjithmonë vetëm me lodhjen, stresin apo mungesën e gjumit. Studimet e viteve të fundit tregojnë se edhe dhjami i grumbulluar në zonën e barkut, sidomos në moshën e mesme, mund të ndikojë në shëndetin e trurit.

Dhjami abdominal është emërtim i përgjithshëm për indin dhjamor në zonën e barkut. Ai ndahet në dhjam nënlëkuror, që ndodhet menjëherë nën lëkurë, dhe dhjam visceral, i cili grumbullohet më thellë, rreth organeve të brendshme si mëlçia, pankreasi dhe zorrët.

Pikërisht dhjami visceral konsiderohet më problematik. Ai nuk është vetëm rezervë energjie, por vepron si ind aktiv metabolik, që mund të lirojë substanca inflamatore dhe të ndikojë në enët e gjakut, metabolizëm dhe funksionin e organeve.

Sipas studiuesve, perimetri më i madh i belit në moshën e mesme lidhet me rrezik më të lartë për vështirësi njohëse në vitet e mëvonshme. Kjo lidhje mund të shfaqet edhe te personat me peshë normale, por me dhjam të grumbulluar në zonën e barkut.

Teprica e dhjamit abdominal mund të ndikojë në uljen e vëllimit të masës së hirtë të trurit, e cila është e rëndësishme për përpunimin e informacionit, kujtesën dhe kontrollin e lëvizjeve. Po ashtu, lidhet me probleme vaskulare, tension të lartë dhe qarkullim më të dobët të gjakut drejt trurit.

Mosha e mesme është periudhë veçanërisht e rëndësishme, sepse metabolizmi ngadalësohet, ndryshimet hormonale bëhen më të dukshme dhe shumë njerëz fillojnë të shtojnë peshë pikërisht në zonën e belit, transmeton Telegrafi.

Lajmi i mirë është se truri mbetet i aftë të përfitojë nga ndryshimet në stilin e jetesës. Ulja e dhjamit visceral përmes ushqimit të shëndetshëm, aktivitetit fizik, gjumit cilësor dhe kontrollit të stresit mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe në mbrojtjen e neuroneve nga plakja e parakohshme.

Për të ulur dhjamin abdominal, nuk mjafton vetëm ushtrimi i barkut. Nevojitet qasje e përgjithshme: më shumë fibra të tretshme, më pak sheqer i shtuar, sidomos nga pijet e ëmbëlsuara, si dhe ushqime të pasura me omega-3, si peshku, farat dhe arrat.

Aktiviteti fizik është po ashtu thelbësor. Ecja e shpejtë, noti, biçikleta dhe ushtrimet e forcës ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit, ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe qarkullimit të gjakut.

Edhe gjumi dhe stresi kanë rëndësi. Nivelet e larta të kortizolit, hormonit të stresit, lidhen me shtim të dhjamit në zonën e barkut. Prandaj, gjumi cilësor dhe teknikat e qetësimit mund të ndihmojnë si trupin, ashtu edhe trurin.

Nëse problemet me kujtesën dhe përqendrimin janë të shpeshta ose përkeqësohen, matja e belit mund të jetë sinjal shtesë, por jo zëvendësim për kontrollin mjekësor. /Telegrafi/

Bridge returned error 400! (20586)

400 Bad Request

This is usually caused by an incorrectly constructed http request.

https://developer.mozilla.org/en-US/docs/Web/HTTP/Status/400

Details

Type: HttpException
Code: 400
Message: https://www.tiktok.com/embed/@news24.al resulted in 400 Bad Request
File: lib/http.php
Line: 36

Trace

#0 index.php(73): RssBridge->main()
#1 lib/RssBridge.php(39): RssBridge->{closure}()
#2 lib/RssBridge.php(37): CacheMiddleware->__invoke()
#3 middlewares/CacheMiddleware.php(44): RssBridge->{closure}()
#4 lib/RssBridge.php(37): ExceptionMiddleware->__invoke()
#5 middlewares/ExceptionMiddleware.php(17): RssBridge->{closure}()
#6 lib/RssBridge.php(37): SecurityMiddleware->__invoke()
#7 middlewares/SecurityMiddleware.php(19): RssBridge->{closure}()
#8 lib/RssBridge.php(37): MaintenanceMiddleware->__invoke()
#9 middlewares/MaintenanceMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#10 lib/RssBridge.php(37): BasicAuthMiddleware->__invoke()
#11 middlewares/BasicAuthMiddleware.php(13): RssBridge->{closure}()
#12 lib/RssBridge.php(37): TokenAuthenticationMiddleware->__invoke()
#13 middlewares/TokenAuthenticationMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#14 lib/RssBridge.php(34): DisplayAction->__invoke()
#15 actions/DisplayAction.php(54): DisplayAction->createResponse()
#16 actions/DisplayAction.php(89): TikTokBridge->collectData()
#17 bridges/TikTokBridge.php(30): getSimpleHTMLDOMCached()
#18 lib/contents.php(215): getContents()
#19 lib/contents.php(106): HttpException::fromResponse()
#20 lib/http.php(36)

Context

Query: action=display&bridge=TikTokBridge&context=By user&username=news24.al&format=Atom
Version: 2025-06-03
OS: Linux
PHP: 8.2.31

Go back

VerifiedJoseph

VV e publikon listĂ«n me 110 kandidatĂ«, s’ka ndonjĂ« befasi

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deptuetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kësaj liste i prin Albin Kurti, pasuar nga Glauk Konjufca.

Më pas është Donika Gërvalla, Avni Dehari e Albulena Haxhiu.

Lista me 110 kandidatë:

The post VV e publikon listĂ«n me 110 kandidatĂ«, s’ka ndonjĂ« befasi appeared first on Albeu.com.

LDK e publikon listĂ«n e plotĂ«, Osmani bartĂ«se, dy kandidate tĂ« saj brenda 10’shes

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Numrin 1 në listë e mban Vjosa Osmani, pasuar nga Lumir Abdixhiku me numrin 2.

Brenda 10-shës ndodhen dy kandidatet e Osmanit, Albena Reshitaj dhe Jeta Statovci.

Lista e plotë:

The post LDK e publikon listĂ«n e plotĂ«, Osmani bartĂ«se, dy kandidate tĂ« saj brenda 10’shes appeared first on Albeu.com.

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistĂ«t e parĂ« nĂ« VjenĂ«, tĂ« gjithĂ« sytĂ« kthehen nga Alis dhe kĂ«nga “Nan” nĂ« gjysmĂ«finalen e dytĂ«

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën e parë gjysmëfinale. Nga 15 shtete pjesëmarrëse në këtë fazë, votat e publikut përzgjodhën 10 finalistët e parë që do të vazhdojnë garën për kurorën evropiane në Finalen e Madhe.

10 Shtetet e Kualifikuara

Pas një maratone performancash dhe një procesi votimi emocionues, shtetet që siguruan biletën për në finale janë:

Belgjika: Essyla – Dancing on the Ice

Kroacia: Lelek – Andromeda

Finlanda: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin

Greqia: Akylas – Ferto

Izraeli: Noam Bettan – Michelle

Lituania: Lion Ceccah – Sólo quiero más

Moldavia: Satoshi – Viva, Moldova!

Polonia: Alicja – Pray

Serbia: Lavina – Kraj Mene

Suedia: Felicia – My System

Pesë shtetet që nuk arritën të kualifikohen nga kjo natë i japin lamtumirën garës së këtij viti.

Spektakli, njĂ« det ngjyrash nĂ« “Wiener Stadthalle”

Arena madhështore Wiener Stadthalle u shndërrua në një epiqendër feste. Mijëra tifozë entuziastë mbushën shkallët e arenës të pajisur me flamuj të pikturuar në fytyra, rroba me ngjyrat kombëtare, xixa dhe stoli, duke festuar fuqinë ngjitëse dhe shpirtin që e bën kaq unik muzikën pop evropiane.

Nën drejtimin e dyshes së njohur, prezantueses televizive Victoria Swarovski dhe aktorit Michael Ostrowski, nata e parë ofroi një shfaqje vizuale dhe akustike të nivelit të lartë.

NjĂ« vĂ«mendje tĂ« veçantĂ« mori “Dhoma e GjelbĂ«r” (Green Room)—zona relaksuese ku ulen artistĂ«t dhe delegacionet pas performancave. KĂ«tĂ« vit, dizajni i saj theu kornizat e zakonshme, duke marrĂ« njĂ« karakter thellĂ«sisht austriak dhe duke u kthyer nĂ« njĂ« element qendror tĂ« vetĂ« skenografisĂ«.

Emocionet për gjysmëfinalen e dytë, Shqipëria në pritje

Me mbylljen e kapitullit të parë, emocionet janë rritur ndjeshëm për gjysmëfinalen e dytë, e cila do të zhvillohet të enjten. E gjithë vëmendja e shqiptarëve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, është përqendruar te ky moment kritik.

NĂ« skenĂ«n e VjenĂ«s do tĂ« ngjitet pĂ«rfaqĂ«suesi i ShqipĂ«risĂ«, Alis, me kĂ«ngĂ«n “Nan”. Kjo performancĂ«, e cila i dedikohet figurĂ«s sĂ« nĂ«nĂ«s, pritet me interes tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, ndĂ«rsa artistit i duhet mbĂ«shtetja masive pĂ«rmes votave nga diaspora dhe shtetet e tjera evropiane pĂ«r t’u kualifikuar mes mĂ« tĂ« mirĂ«ve nĂ« finalen e madhe tĂ« sĂ« shtunĂ«s. /rtsh.al/

The post Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistĂ«t e parĂ« nĂ« VjenĂ«, tĂ« gjithĂ« sytĂ« kthehen nga Alis dhe kĂ«nga “Nan” nĂ« gjysmĂ«finalen e dytĂ« appeared first on Albeu.com.

Perez: Nuk e jap dorëheqjen, kemi fituar 37 tituj në futboll dhe 29 në basketboll gjatë presidencës sime

Një kampionat spanjoll i fituar nga Barcelona në El Clasico, një krizë sportive që i pa madrilenët të eliminoheshin herët nga Liga e Kampionëve, një situatë mjedisore që e sheh trajnerin Alvaro Arbeloa tani në prag të largimit dhe marrëdhëniet midis lojtarëve gjithnjë e më kritike dhe komplekse, siç demonstrohet nga rastet e grindjeve dhe përleshjeve të afërta midis Valverde dhe Tchouameni.

Në këtë kontekst, Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit, thirri një konferencë për shtyp.

Perez menjĂ«herĂ« filloi duke shuar thashethemet pĂ«r dorĂ«heqjen e tij tĂ« mundshme: “Ju falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ«ve shumĂ« qĂ« jeni kĂ«tu. MĂ« vjen keq t’ju them se nuk do tĂ« jap dorĂ«heqjen. I kam kĂ«rkuar komisionit zgjedhor tĂ« fillojĂ« procesin e mbajtjes sĂ« zgjedhjeve tĂ« bordit, nĂ« tĂ« cilat ne do tĂ« prezantohemi si Bordi aktual i DrejtorĂ«ve.”

Presidenti i Los Blancos foli pĂ«r njĂ« situatĂ« absurde tĂ« krijuar kundĂ«r Real Madridit: “NjĂ« situatĂ« absurde Ă«shtĂ« krijuar kundĂ«r Real Madridit dhe kundĂ«r meje. Ne nuk fitojmĂ« gjithmonĂ«, por nuk do ta pranojmĂ«. Ata po pĂ«rfitojnĂ« nga kjo situatĂ« pĂ«r tĂ« mĂ« sulmuar. Ku Ă«shtĂ« Florentino? Nuk po flas. Disa thonĂ« se jam i sĂ«murĂ«, se kam kancer. Do tĂ« doja tĂ« shfrytĂ«zoja kĂ«tĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« falĂ«nderuar njerĂ«zit qĂ« kujdesen pĂ«r mua.

UnĂ« vazhdoj tĂ« kryesoj klubin dhe kompaninĂ« time, e cila ka njĂ« xhiro prej 50 miliardĂ« eurosh nĂ« vit. ShĂ«ndeti im Ă«shtĂ« perfekt. NĂ«se do tĂ« mĂ« thoshin se kam kancer, do tĂ« duhej tĂ« shkoja nĂ« njĂ« qendĂ«r onkologjike. Do tĂ« kishte qenĂ« nĂ« çdo gazetĂ« nĂ« botĂ«. Nuk Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« dhe ky thashethem Ă«shtĂ« ekzagjeruar.”

Perez njofton se do tĂ« kandidojĂ« pĂ«rsĂ«ri dhe se kushdo Ă«shtĂ« i mirĂ«pritur ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ«, duke i kĂ«rkuar gjithashtu shtypit tĂ« mos pĂ«rhapĂ« thashetheme tĂ« caktuara rreth lodhjes sĂ« tij tĂ« supozuar: “UnĂ« jam i pari qĂ« dua tĂ« fitoj gjithçka. Me mua si president, kemi fituar 37 tituj nĂ« futboll dhe 29 nĂ« basketboll. Dua t’u drejtohem tĂ« gjithĂ« atyre qĂ« po bĂ«jnĂ« fushatĂ« prapa skenave. I ftoj kĂ«do qĂ« dĂ«shiron tĂ« kandidojĂ«.

Do tĂ« kandidoj pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat e aksionarĂ«ve tĂ« Real Madridit. Nuk do tĂ« frikĂ«sohem. Ata mĂ« japin shumĂ« energji. Ka sektorĂ« qĂ« duan tĂ« sundojnĂ« Real Madridin, por nuk kanĂ« pasur sukses. GazetarĂ«t ose kolegĂ«t e tyre nuk e sundojnĂ« Madridin. NjerĂ«zit nuk i besojnĂ« ata, ata mĂ« besojnĂ« mua.”

The post Perez: Nuk e jap dorëheqjen, kemi fituar 37 tituj në futboll dhe 29 në basketboll gjatë presidencës sime appeared first on Albeu.com.

Top 10 kandidatĂ«t nĂ« listĂ«n e PDK-sĂ«: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, PĂ«rparim Gruda


Sonte është afati i fundit ku partitë politike do të dorëzojnë lisat e kandidatëve për deputetë.

Burime të Gazetës Express kanë treguar 10 emrat që i prijnë listës në PDK.

Fillon me Bedri HamzĂ«n, vazhdn me Uran Ismailin e Vlora Çitakun

Lista:

Bedri Hamza

Urani Ismaili

Vlora Çitaku

Përparimi Gruda

Arian Tahiri

Besa Kabashi

Rrahman Rama

Arben Mustafa

Sala Jashari

Enver Hoxhaj,

The post Top 10 kandidatĂ«t nĂ« listĂ«n e PDK-sĂ«: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, PĂ«rparim Gruda
 appeared first on Albeu.com.

Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?

Ekspertët e shëndetit publik theksojnë se shpërthimi i hantavirusit është thelbësisht i ndryshëm nga COVID-19, sidomos për mënyrën e transmetimit dhe rrezikun e përhapjes globale.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), hantavirusi nuk përhapet lehtë nga njeriu te njeriu, ndryshe nga koronavirusi që shkaktoi COVID-19 dhe që u përhap me shpejtësi në mbarë botën përmes rrugëve të frymëmarrjes.

Si përhapet hantavirusi
Hantavirusi transmetohet kryesisht nga brejtësit te njerëzit, përmes urinës, pështymës ose jashtëqitjeve të tyre. Njerëzit infektohen zakonisht duke thithur grimca të kontaminuara në ajër. Përhapja mes njerëzve është shumë e rrallë dhe ndodh vetëm në rrethana të veçanta, si kontakt shumë i afërt dhe i zgjatur.

Pse COVID-19 u përhap më shpejt
COVID-19 përhapet lehtësisht përmes pikave dhe aerosoleve që lëshohen kur një person kollitet, teshtin apo flet. Virusi lidhet me receptorët ACE2 në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, duke e bërë transmetimin shumë efikas dhe të shpejtë.

Në të kundërt, hantavirusi zakonisht prek mushkëritë e poshtme dhe enët e gjakut, duke e bërë më të vështirë përhapjen nga një person te tjetri.

Rreziku i pandemisë
Ekspertët theksojnë se, ndryshe nga COVID-19, hantavirusi nuk ka karakteristikat biologjike që e bëjnë një virus pandemik. Transmetimi i tij i kufizuar dhe i rrallë midis njerëzve e bën një shpërthim global shumë pak të mundshëm.

Drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i OBSH-sĂ«, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se “ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r COVID”, duke nĂ«nvizuar se rreziku aktual pĂ«r shĂ«ndetin publik mbetet i ulĂ«t.

22:59 Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Vjeshtën dhe dimrin e kaluar, diplomatët e lartë izraelitë kontaktuan urgjentisht zyrtarë dhe transmetues televizivë në të gjithë Europën për të trajtuar një temë delikate, edhe pse të papritur: festivalin e këngës Eurovision Song Contest.

Transmetuesit donin të ndalonin Izraelin nga Eurovision dhe kërcënuan me bojkot për shkak të luftës në Gaza. Disa madje akuzuan qeverinë izraelite për ndikim të padrejtë në rezultatet përmes një fushate masive votimi.

Izraeli, në mënyrë të diskutueshme, kishte shqetësime më të mëdha diplomatike se një konkurs muzike pop, edhe pse ai arrin rreth 166 milionë shikues në mbarë botën. Një komision i Organizatës së Kombeve të Bashkuara kishte akuzuar së fundmi Izraelin për kryerje gjenocidi, gjë që ai e mohoi. Dhe liderë botërorë po njihnin shtetësinë palestineze, të cilën Izraeli e kishte kundërshtuar prej kohësh.

“Jam pak i habitur pse kjo Ă«shtĂ« njĂ« çështje qĂ« ambasada po e trajton,” shkroi Stefan Eiriksson, kreu i transmetuesit kombĂ«tar tĂ« IslandĂ«s, ndaj njĂ« diplomati izraelit qĂ« donte tĂ« diskutonte Eurovisionin nĂ« dhjetor tĂ« kaluar.

Kjo përpjekje diplomatike, e pazbuluar më parë, për të mbajtur Izraelin në Eurovision ishte vetëm një pjesë e një drame që u zhvillua gjatë vitit rreth ngjarjes më të ndjekur kulturore në botë. Për qeverinë izraelite, Eurovisioni u bë më shumë se një festë kostumesh me shkëlqim, me motive LGBTQ+ dhe efekte piroteknike. Kjo u bë një mundësi, përmes performancave të forta të këngëtarëve, për të përmirësuar reputacionin e vendit dhe për të mobilizuar mbështetje ndërkombëtare.

Gara e këtij viti nis të martën, pas krizës më të madhe në historinë 70-vjeçare të Eurovisionit. Islanda dhe katër vende të tjera po bojkotojnë për të protestuar pjesëmarrjen e Izraelit. Bashkimi Evropian i Transmetuesve Publikë, që organizon konkursin, po përballet me sfida financiare.

NjĂ« investigim i “The New York Times” gjeti njĂ« fushatĂ« tĂ« mirĂ«organizuar nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu, qĂ« e pĂ«rdori Eurovisionin si mjet “soft power”, si dhe njĂ« organizatĂ« tĂ« mbyllur qĂ« nuk ishte e pĂ«rgatitur pĂ«r reagim.

Ndërsa konkursi, zakonisht argëtues, u shndërrua në një betejë politike mbi Lindjen e Mesme dhe të drejtat e njeriut, Eurovisioni u përpoq të mbronte një parim thelbësor: politika nuk ka rol në këtë ngjarje.

PĂ«rpjekjet e Izraelit pĂ«r tĂ« ndikuar nĂ« votimin e Eurovision-it kishin filluar vite mĂ« herĂ«t se sa dihej. Sipas tĂ« dhĂ«nave financiare, Izraeli kishte shpenzuar tĂ« paktĂ«n 1 milion dollarĂ« pĂ«r marketingun e Eurovision-it. Disa prej kĂ«tyre fondeve vinin nga zyra e “hasbara”-s sĂ« Netanyahu-t, njĂ« term i pĂ«rdorur pĂ«r propagandĂ«n jashtĂ« vendit, pĂ«r tĂ« promovuar kĂ«ngĂ«tarin izraelit.

Qeveritë nuk lejohen të ndërhyjnë në votim. Eurovisioni është konkurs për transmetues publikë dhe këngëtarë, jo për qeveri.

Ministria e Jashtme izraelite nuk iu pĂ«rgjigj kĂ«rkesave pĂ«r koment. NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i zyrĂ«s sĂ« Netanyahut tha se do t’i shqyrtonte pyetjet, por nuk u pĂ«rgjigj.

Drejtori i Eurovisionit, Martin Green, tha se veprimet e Izraelit vitin e kaluar ishin të tepruara, por nuk ndikuan në vendin e dytë të papritur të Izraelit.

NjĂ« investigim i “Times”, bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«na votimi dhe intervista me mbi 50 persona, zbuloi se fushata mund tĂ« kishte ndryshuar rezultatin.

Këngëtarja izraelite fitoi votën popullore në vende ku Izraeli është i papëlqyer sipas sondazheve. Në disa vende, mjaftonin vetëm disa qindra vota për të ndryshuar rezultatin përfundimtar.

Nuk ka prova që Izraeli ka përdorur robotë apo metoda të fshehta për manipulim.

Organizatorët e Eurovisionit e kanë mbajtur të fshehtë të dhënat e plota të votimit. Përballë presionit, ata minimizuan fushatën izraelite dhe nuk hapën hetim të plotë.

Eurovisioni porositi një rishikim të qëndrimeve të transmetuesve për Izraelin, por raporti u mbajt sekret. Një votim i planifikuar u anulua papritur dhe transmetuesit u dekurajuan të flisnin me gazetarët.

“Qeveria izraelite e ka pĂ«rvetĂ«suar Eurovisionin,” tha Stefan JĂłn Hafstein, kryetar i transmetuesit publik tĂ« IslandĂ«s.

Blerja e reklamave dhe fushatat në rrjete sociale nuk janë të paligjshme. Por asnjë vend nuk ka bërë një fushatë kaq të gjerë dhe të debatueshme si Izraeli.

“ZĂ«ri i Izraelit duhet tĂ« dĂ«gjohet kudo,” tha presidenti izraelit Isaac Herzog, duke ngritur çështjen e bojkotit nĂ« takime ndĂ«rkombĂ«tare. “Duhet tĂ« marrim pjesĂ« dhe tĂ« ngremĂ« flamurin tonĂ« lart.”

Eurovisioni, qĂ« dikur ka nxjerrĂ« yje si ABBA dhe Celine Dion, pĂ«rballet me njĂ« tĂ« ardhme tĂ« pasigurt. Bojkotet mund t’i kushtojnĂ« qindra mijĂ«ra euro organizatĂ«s.

Martin Green tha se financat janë ende të qëndrueshme, por pranoi vështirësi në gjetjen e sponsorëve.

“ËshtĂ« njĂ« nga sfidat mĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« kemi pasur,” tha ai. “Por Eurovisioni ekziston pĂ«r tĂ« treguar harmoninĂ« globale.”

Eurovisioni si “soft power”

Në maj 2024, fansat u mblodhën në qytetin suedez Malmö për konkursin e parë gjatë luftës në Gaza.

Edhe pse quhet Eurovision, pjesëmarrës vijnë nga shumë vende. Izraeli debutoi në vitin 1973. Artistët garojnë nën flamuj kombëtarë, por financohen nga transmetuesit publikë.

Izraeli kishte filluar të promovonte pjesëmarrjen që nga viti 2018, sipas kompozitorit Doron Medalie. Në atë vit u shpenzuan mbi 100 mijë dollarë për promovim dhe Izraeli fitoi.

Qeveria rriti shpenzimet para konkursit në Malmö. Opinioni publik europian ishte kundër luftës dhe disa grupe kërkonin përjashtimin e Izraelit.

NĂ« Malmö, u shpenzuan mbi 800 mijĂ« dollarĂ« pĂ«r reklama. NjĂ« pjesĂ« vinte nga ministria e jashtme dhe zyra e Netanyahut pĂ«r “promovim votash”.

Transmetuesi izraelit Kan tha se nuk ishte në dijeni të këtyre fushatave.

Në 2024, këngëtarja Eden Golan doli e dyta në votën popullore.

Por Eurovisioni u përball me protesta të mëdha, përfshirë aktivisten Greta Thunberg dhe mijëra demonstrues.

“Voto 20 herĂ«!”

Në Eurovisionin e vitit 2025 në Basel, Izraeli përsëri doli i dyti dhe fitoi votën popullore. Gazetarë finlandezë zbuluan reklama që u kërkonin njerëzve të votonin deri në 20 herë për këngëtaren Yuval Raphael.

Netanyahu publikoi vetë mesazhe në rrjete sociale duke kërkuar vota. Grupet pro-Izrael në Europë bënë të njëjtën gjë.

Fushata mund të ketë ndikuar rezultatin, pasi në disa vende votojnë shumë pak njerëz. Pas konkursit, disa transmetues kërkuan hetim dhe kërcënuan me tërheqje.

Drejtori Martin Green premtoi rishikim, por pa hetim të plotë të jashtëm.

Kriza brenda Eurovisionit

Në një takim në Londër, disa vende kërkuan debat për pjesëmarrjen e Izraelit dhe ndryshime në sistemin e votimit.

Eurovisioni punësoi një këshilltar për të intervistuar transmetuesit, por raporti nuk u publikua.

Deri në fund të shtatorit, pesë vende diskutonin bojkotin: Islanda, Irlanda, Holanda, Spanja dhe Sllovenia.

Në një takim në Kroaci, organizatorët dhanë dy mesazhe kontradiktore: se Izraeli nuk kishte ndikuar në votim, por edhe këshilla për fushata online.

Në fund, u vendos që Izraeli të mos votohej drejtpërdrejt, por të mbetej në konkurs përmes ndryshimeve rregullore.

Pesë vende u tërhoqën nga pjesëmarrja.

Në vitin 2026, Eurovisioni vazhdon mes tensioneve. Disa vende po testojnë rregullat e reja dhe po mobilizojnë diasporat për votim. Organizatorët paralajmëruan përsëri kundër fushatave të koordinuara për votim masiv. Drejtori Martin Green tha se këto fushata nuk ndikojnë në rezultatin përfundimtar, por debati mbetet i hapur./mxh

22:47 “Po i trajtojnĂ« fĂ«mijĂ«t si mall”, Von der Leyen i shpall “luftĂ«â€ rrjeteve sociale. BE po bĂ«n gati ligjin e ri

Bashkimi Europian po punon për një ligj që synon të frenojë modelet e biznesit të rrjeteve sociale, me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve. Të paktën, kështu deklaroi këtë të martë, më 12 maj, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

DĂ«met e shumta qĂ« u shkaktohen fĂ«mijĂ«ve dhe adoleshentĂ«ve nga ekspozimi ndaj rrjeteve sociale nuk janĂ« rastĂ«si, “por rezultat i modeleve tĂ« biznesit qĂ« e trajtojnĂ« vĂ«mendjen e fĂ«mijĂ«ve tanĂ« si mall”, tha ajo gjatĂ« njĂ« fjalimi nĂ« Kopenhagen.

Von der Leyen shtoi se Bashkimi Europian po fokusohet veçanërisht te TikTok, X dhe platformat e Meta-s: Instagram dhe Facebook.

“Po ndĂ«rmarrim masa kundĂ«r TikTok-ut dhe dizajnit tĂ« tij qĂ« krijon varĂ«si, si ‘scroll’-i i pafund, riprodhimi automatik dhe njoftimet push. E njĂ«jta gjĂ« vlen edhe pĂ«r Meta-n, sepse besojmĂ« se Instagram dhe Facebook nuk po zbatojnĂ« siç duhet kufirin minimal tĂ« moshĂ«s 13 vjeç”, deklaroi ajo, citon La Repubblica.

Komisioni Europian ka nisur gjithashtu procedura kundër platformës X për përdorimin e mjetit të inteligjencës artificiale Grok në krijimin e imazheve seksuale të grave dhe fëmijëve.

Von der Leyen shtoi se deri nĂ« fund tĂ« vitit, Komisioni synon tĂ« godasĂ« “praktikat e dizajnit qĂ« krijon varĂ«si dhe Ă«shtĂ« i dĂ«mshĂ«m”, si “kapja e vĂ«mendjes”, kontratat komplekse dhe “kurthet e abonimeve”.

Presidentja e Komisionit Europian mbështeti gjithashtu vendosjen e rregullave të rrepta për të ndaluar aksesin në rrjetet sociale për adoleshentët nën një moshë të caktuar./mxh

22:37 Pronari i anijes “Dali” akuzohet pĂ«r shembjen vdekjeprurĂ«se tĂ« urĂ«s nĂ« Baltimore

Prokurorët federalë kanë ngritur padi penale kundër pronarit të anijes mallrash Dali, dy vjet pasi anija goditi Urën Key të Baltimores, duke shkaktuar shembjen e saj dhe duke vrarë gjashtë persona.

Synergy Marine, kompania që operonte anijen, së bashku me një nga punonjësit e saj, janë akuzuar për komplot, pengim dhe sjellje të keqe që rezultoi në vdekje, ndër të tjera.

Prokurorët pretendojnë se kompania i ka mashtruar hetuesit në lidhje me kushtet në anije dhe nuk ia ka zbuluar rreziqet dhe shqetësimet e tjera të sigurisë Rojës Bregdetare të SHBA-së.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Synergy tha se kompania “do tĂ« mbrohet kundĂ«r kĂ«tyre akuzave me forcĂ«â€.

“DOJ po kriminalizon njĂ« aksident tragjik”, tha kompania nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r BBC-nĂ«. “Akuzat nĂ« aktakuzĂ« janĂ« tĂ« pabaza dhe nuk kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« fare me aleancĂ«n e DALI-t me UrĂ«n Francis Scott Key.”

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« martĂ«n, Prokurori i PĂ«rgjithshĂ«m nĂ« detyrĂ« Todd Blanche tha se shembja e urĂ«s ishte “njĂ« tragjedi e parandalueshme me pasoja tĂ« mĂ«dha”.

“Kjo aktakuzĂ« Ă«shtĂ« njĂ« hap kritik drejt vĂ«nies pĂ«rpara pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sĂ« atyre qĂ«, pĂ«r shkak tĂ« shpĂ«rfilljes sĂ« pamatur tĂ« rregulloreve tĂ« sigurisĂ« detare, shkaktuan kĂ«tĂ« katastrofĂ«â€, tha ai.

Aktakuza, e cila u zbulua të martën, përfshin operacionet e kompanisë me seli në Singapor dhe Indi. Mbikëqyrësi teknik i Dali-t, Radhakrishnan Karthik Nair, përballet gjithashtu me akuza penale.

Në orët e para të 26 marsit, anija kontejnerësh M/V Dali u përplas në urën historike Francis Scott Key, duke bërë që disa automjete mbi urë të zhyteshin në lumë dhe duke vrarë gjashtë punëtorë ndërtimi.

Shembja e urës shkaktoi gjithashtu ndërprerje të konsiderueshme ekonomike, pasi transporti detar u ndal.

Qyteti është ende duke punuar për rindërtimin e urës, gjë që pritet të zgjasë me vite dhe të kushtojë miliarda dollarë.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka identifikuar faktorë të shumtë, duke përfshirë humbjen e energjisë elektrike nga një kabllo me defekt, problemet me një pompë karburanti në anije dhe mungesën e masave kundërsulmuese për të zvogëluar cenueshmërinë e urës.

Në dosjen gjyqësore, prokurorët thonë se anija Dali goditi urën sepse anija humbi energjinë dy herë në një hark kohor prej katër minutash.

Ndërprerja e parë e energjisë elektrike, thonë prokurorët, u shkaktua nga një tel i lirshëm në një central elektrik. Ata pretendojnë se ndërprerja e dytë ndodhi sepse ekuipazhi po mbështetej në një pompë shkarkimi për të furnizuar me karburant dy nga gjeneratorët e anijes.

ProkurorĂ«t thanĂ« se anija nuk ishte miratuar pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur njĂ« pompĂ« shpĂ«larjeje pĂ«r gjeneratorĂ«t e saj, pasi pompa nuk ishte projektuar pĂ«r t’u rinisur automatikisht pas njĂ« ndĂ«rprerjeje tĂ« energjisĂ«.

NĂ«se ekuipazhi do tĂ« kishte pĂ«rdorur furnizimin “e duhur” me karburant, anija do tĂ« kishte rifituar energjinĂ« pĂ«rpara se tĂ« godiste urĂ«n, shtuan ata.

NĂ« deklaratĂ«n e saj pĂ«r BBC-nĂ«, Synergy tha se pĂ«rdorimi i pompĂ«s sĂ« shkarkimit nga anija ishte “krejtĂ«sisht i parĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r shkakun” e rrĂ«zimit.

Aktakuza pohon gjithashtu se punonjĂ«sit e Synergy ishin nĂ« dijeni tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m tĂ« pompĂ«s sĂ« shkarkimit dhe “morĂ«n hapa pĂ«r tĂ« fshehur pĂ«rdorimin” nĂ« Dali dhe anije tĂ« tjera.

Prokurorët gjithashtu pretendojnë se kompania ka falsifikuar të dhënat e sigurisë.

Ndërkohë, në një çështje të veçantë civile, Prokurori i Përgjithshëm i Merilendit, Anthony Brown, njoftoi të martën se shteti kishte arritur një zgjidhje prej 2.25 miliardë dollarësh (1.66 miliardë paund) me Synergy Marine për shembjen e urës.

Kjo zgjidhje zgjidh një padi që shteti ngriti kundër kompanisë në vitin 2024 për dëmet që lidhen me shkatërrimin e urës, dëmtimin mjedisor, humbjen e të ardhurave nga taksat dhe humbje të tjera ekonomike për Merilendin dhe banorët e saj.

Pronari i anijes i ka paguar tashmë departamentit të drejtësisë mbi 100 milionë dollarë për të zgjidhur një padi civile mbi dëmet e shkaktuara nga ura, si dhe 350 milionë dollarë kompanisë së sigurimeve të shtetit të Merilendit./mxh

22:26 Vijojnë sulmet mes Izraelit dhe Hezbollahut pavarësisht armëpushimit

Dy punonjës të shërbimit të emergjencës humbën jetën gjatë një sulmi izraelit në jug të Libanit, pasditen e sotme, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë në Bejrut, pavarësisht armëpushimit mes Izraelit dhe qeverisë libaneze.

Ushtria izraelite tha, në përgjigje të interesimit të mediave, se po heton pretendimet.

Në të kaluarën, ushtria izraelite ka akuzuar Hezbollahun, të mbështetur nga Irani, se po përdor ambulancat dhe ekipet mjekësore, si mbulim për transportin e armëve dhe luftëtarëve.

Këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur për momentin.

Hezbollahu nuk e ka nënshkruar armëpushimin mes dy vendeve fqinje.

Ndërkohë, ushtria izraelite raportoi në mbrëmje sulme me dronë nga Hezbollahu.

Sipas saj, disa dronë u interceptuan përpara se të hynin në territorin izraelit. Sirenat e alarmit u aktivizuan në veri të Izraelit.

“Milicia shiite libaneze lĂ«shoi gjithashtu disa predha, pĂ«rfshirĂ« dronĂ« me lĂ«ndĂ« shpĂ«rthyese, ndaj ushtarĂ«ve izraelitĂ« nĂ« jug tĂ« Libanit”, tha ushtria izraelite. Nuk janĂ« raportuar tĂ« plagosur.

Marrëveshja aktuale e armëpushimit i lejon Izraelit të ndërmarrë masa mbrojtëse kundër sulmeve të planifikuara, të afërta ose në zhvillim, por ndalon operacionet sulmuese në territorin libanez.

Izraeli dhe Hezbollahu akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit, ndërsa qeveria e Libanit nuk konsiderohet palë ndërluftuese në konflikt./mxh

22:16 “Nuk korruptohen si politikanĂ«t shqiptarĂ«â€/ Krasniqi: VetĂ«m 4 raste nĂ« botĂ« kur Ă«shtĂ« hequr “non grata”

Politologu Afrim Krasniqi tha sot se shpallja ‘non grata’ e individĂ«ve tĂ« caktuar, zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« ose emra tĂ« politikĂ«s, Ă«shtĂ« e drejtĂ« qĂ« i takon vetĂ«m Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

I ftuar në A2 CNN, Krasniqi u shpreh se heqja e kësaj mase nuk ndodh përmes parave apo përmes korruptimit, siç ndodh me politikanët shqiptarë.

Politologu tha se nĂ«se bĂ«het njĂ« listĂ« globale tĂ« individĂ«ve qĂ« i Ă«shtĂ« hequr “non grata”, janĂ« katĂ«r raste dhe tĂ« gjitha janĂ« raste gjeopolitike.

Më tej, Krasniqi shtoi se në vendet përkatëse ka ndodhur diçka e madhe që është hequr kjo masë, ka ndryshuar një raport politik dhe prandaj është rishikuar nga Presidenti pasues, gjë që sipas tij, nuk mund të ndodhet me rastet në Shqipëri.

“Vendimi pĂ«r non gratĂ«n Ă«shtĂ« vendim politik dhe Ă«shtĂ« e drejta e SHBA-sĂ«, nĂ« bazĂ« tĂ« dekretit tĂ« Presidentit tĂ« asaj periudhe, pĂ«r ta aplikuar dhe e ka aplikuar vazhdimisht. Pastaj, kĂ«to historitĂ« e TiranĂ«s qĂ« dikush ka gjetur para dhe gjen dikĂ« pĂ«r tĂ« paguar para. NgaqĂ« politikanĂ«t tanĂ« janĂ« tĂ« korruptuar, mendojmĂ« qĂ« edhe amerikanĂ«t janĂ« tĂ« korruptuar. NĂ«se bĂ«jmĂ« njĂ« listĂ« globale tĂ« individĂ«ve qĂ« i Ă«shtĂ« hequr “non grata”, janĂ« 4 raste dhe tĂ« gjitha janĂ« raste gjeopolitike. Do tĂ« thotĂ« qĂ« nĂ« vendet pĂ«rkatĂ«se ka ndodhur diçka e madhe, ka ndryshuar njĂ« raport politik dhe prandaj Ă«shtĂ« rishikuar nga Presidenti pasues. ShqipĂ«ria nuk Ă«shtĂ« gjeopolitikĂ« dhe nuk Ă«shtĂ« aktor nĂ« njĂ« skenĂ« tĂ« madhe botĂ«rore”,-tha Krasniqi./Mxh

22:10 ‘ShtĂ«pi’ paketimi dhe magazinimi hashashi/ Arrestohet shqiptari nĂ« Milano

Policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar 52-vjeçar në Milano, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

Shqiptari u kap brenda një objekti të përdorur si laborator paketimi dhe magazinimi droge, i vendosur në Via San Dionigi.

Operacioni u krye nga oficerë të Ekipit Hetimor të Stacionit të Policisë Mecenate, të cilët e kishin monitoruar të dyshuarin për ditë të tëra. Shqiptari me precedent penal, ishte vërejtur duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë me biçikletë pranë zonës.

Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan dy kilogramë e gjysmë heroinë, e fshehur në qese në disa tavolina pune, si dhe pesë kilogramë e gjysmë lëndë gërryese, e përdorur për të rritur vëllimin e drogës së destinuar për shitje./mxh

“Berisha mori 20 milionĂ« dollarĂ« nga Serbia”/ Beqiri: PĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar UÇK dhe burgosur komandantĂ«t e saj

Avokati Idajet Beqiri thotĂ« se kreu i PD, Sali Berisha Ă«shtĂ« paguar 20 milionĂ« dollarĂ« nga Serbia, pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar UÇK dhe burgosur komandantĂ«t e saj.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Ora e Fundit” nĂ« ABC News, Beqiri u shpreh se PD Ă«shtĂ« parti e kapur nga njĂ« organizatĂ« kriminale, e kryesuar nga Sali Berisha.

Beqiri shtoi se Berisha e shkatërroi vendin kur ishte në pushtet.

“Nuk Ă«shtĂ« PD qĂ« nuk do qĂ« vendi tĂ« integrohet nĂ« BE. ËshtĂ« parti e kapur nga njĂ« organizatĂ« kriminale, e kryesuar nga Sali Berisha. OrganizatĂ« kriminale me rrĂ«njĂ« serbe. Serbia ka 200 agjentĂ« tĂ« saj nĂ« vendin tonĂ«. Saliu, nĂ«se hedh baltĂ« dhe nuk lĂ« gjĂ« pa bĂ«rĂ« kundĂ«r integrimit tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« BE, do jetĂ« BE, Serbia qĂ« do detyrohet tĂ« hapĂ« arkivat e saj dhe tĂ« nxjerrĂ« agjentĂ«t e saj serbĂ«. Berisha ka marrĂ« 20 milionĂ« dollarĂ« nga Serbia pĂ«r tĂ« penguar dhe shkatĂ«rruar UÇK dhe pĂ«r tĂ« futur nĂ« burg komandantĂ«t e saj.

Familja Berisha e ka shkatĂ«rruar me rrĂ«njĂ« kĂ«tĂ« vend. ShqiptarĂ«t e kanĂ« kuptuar fare mirĂ« dhe e dinĂ« se kush Ă«shtĂ« Berisha”, theksoi ai./abcnews.al

❌