FFK i kundërpërgjigjet MKRS-së, thotë se ka miratuar ndryshimet statutore

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) të hënën ka publikuar një video, duke i dërguar mesazh MKRS-së lidhur me ndryshimet statutore.
MKRS-ja e informoi FFK-në para disa ditëve se duhen kompletuar disa statute para se ta zhvillojnë Kuvendin Zgjedhor, i cili është paraparë të mbahet në muajin shkurt.
Sidoqoftë, FFK-ja përmes një video pesëminutëshe thotë se ka miratuar të gjitha ndryshimet statutore të harmonizuara plotësisht me Ligjin e ri të Sportit, si dhe me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s.
âFFK ka miratuar ndryshimet statutore tĂ« harmonizuara plotĂ«sisht me Ligjin e ri tĂ« Sportit, si dhe me kĂ«rkesat e UEFA-s dhe FIFA-s nĂ« punimet e Kuvendit tĂ« kaluar.
Faktet flasin vetĂ«, prandaj e risjellim momentin e kĂ«tyre ndryshimeveâ, shkroi ndĂ«r tĂ« tjera FFK-ja.
Së fundmi reagoi edhe presidenti i FFK-së Agim Ademi, i cili publikoi një foto me Gianni Infantinon e FIFA-s dhe Aleksander Ceferin të UEFA-s.
âTĂ harmonizuar. UEFA, FIFA, FFK. NĂ« 125-vjetorin e themelimit tĂ« FederatĂ«s sĂ« Futbollit tĂ« HungarisĂ«â, shkroi ai.
Përndryshe, Kuvendi Zgjedhor i FFK-së është paraparë të zhvillohet më 5 shkurt 2026./Telegrafi





































