❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bizneset “maskohen” si klientĂ« familjarĂ«/ FSHU kontrolle pĂ«r verifikimin e kontrolleve tĂ« energjisĂ«

Shumë biznese në Shqipëri po faturohen për energjinë elektrike si familjarë duke përfituar në mënyrë të padrejtë një çmim më të lirë. Furnizuesi i Shërbimit Universal pjesë e OSHEE, ka ngritur grupe kontrolli në terren të cilët gjatë verifikimeve kanë identifikuar raste ku subjekte me aktivitet ekonomik janë ende të regjistruara si klientë familjarë dhe tarifoheshin me 8.5-9.5 lek/kwh si klientë familjarë, dhe jo 14 lek/kwh, që është tarifa e miratuar për klientët biznes.

FSHU u ka bërë thirrje bizneseve dhe organizatave jofitimprurëse të verifikojnë dhe përditësojnë kontratën e tyre të energjisë, nëse rezultojnë ende të regjistruar si klientë familjarë.

sipas FSHU, ky fenomen vjen si pasojë e regjistrimeve të vjetra apo mungesës së përditësimeve të kontratave, ndërkohë që objektet përdoren realisht për qëllime ekonomike.

Përmes këtij procesi, FSHU u bën thirrje subjekteve të ndërgjegjësohen dhe të bashkëpunojnë me grupet e kontrollit në terren, me qëllim ndryshimin e tarifimit nga familjar në jo-familjar, duke shmangur penalitetet. Ndërsa procesi aktualisht kryhet pa penalitete dhe mund të realizohet pranë sporteleve të OSHEE-së ose online.

Elektrosever nuk rrit çmimet, qytetarët në veri mbeten me tarifa më të ulëta se pjesa tjetër e vendit



Derisa qytetarët në 34 komuna mund të përballen me një rritje të serishme të çmimit të rrymës nga pranvera e këtij viti, ata në katër komunat me shumicë serbe në veri nuk do ta kenë këtë brengë as këtë vit.

Në përgjigjen e parë që nga licencimi, më 2022, kompania Elektrosever njoftoi se tarifat e saja do të mbesin të pandryshuara.

“Kompania Elektrosever nuk planifikon tĂ« rrisĂ« çmimet e energjisĂ« elektrike pĂ«r momentin. Ne monitorojmĂ« me kujdes dhe vazhdimisht situatĂ«n nĂ« treg dhe marrim nĂ« konsideratĂ« tĂ« gjithĂ« faktorĂ«t pĂ«rkatĂ«s qĂ« ndikojnĂ« nĂ« formimin e çmimeve”, thuhet nga ana e Elektroserverit.

Furnizuesi i licencuar për Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok aktualisht ka tarifa 12 deri në 22 për qind më të ulëta se sa ato në kuadër të Furnizuesit të Shërbimit Universal apo KESCO-s.

Ndërkaq, një aprovim eventual nga Zyra e Rregullatorit për Energji i propozimit të KESCO-s për rritje prej 21.3% do të thellonte dallimit.

NĂ« njĂ« situatĂ« hipotetike – nĂ«se tarifat e KESCO-s do tĂ« rriteshin aq sa propozimi – pĂ«r konsumin mujor nĂ«n 800 kilovatĂ« orĂ« Elektrosever do tĂ« kishte tarifa 48% mĂ« tĂ« ulĂ«ta.

NdĂ«rsa, pĂ«r bllokun mbi 800 kilovatĂ« orĂ« pĂ«r tarifĂ«n lartĂ« apo tĂ« ditĂ«s – dallimi do tĂ« ishte 36% e pĂ«r atĂ« tĂ« ulĂ«t apo tĂ« natĂ«s 47%.

Ndonëse Elektrosever funksionon jashtë tregut të rregulluar, në ZRRE nuk u përgjigjën në pyetjet e televizionit për këto dallime brenda vendit./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Ndalet njësia B1 për arsye sigurie, energjia mbulohet përmes prodhimit dhe importeve



Korporata Energjetike e KosovĂ«s ka njoftuar sot se njĂ«sia B1 e Termocentralit “Kosova B” Ă«shtĂ« shkyçur nga operimi, pas evidentimit tĂ« rrjedhjeve tĂ« konsiderueshme tĂ« avullit nĂ« sistemin e gypave brenda kaldajĂ«s. Defekti Ă«shtĂ« vĂ«rejtur rreth orĂ«s 10:00, ndĂ«rsa pas vlerĂ«simeve teknike Ă«shtĂ« marrĂ« vendimi qĂ« njĂ«sia tĂ« ndalet para orĂ«s 18:00, pĂ«r tĂ« shmangur dĂ«mtime potencialisht mĂ« tĂ« mĂ«dha.

Sipas KEK-ut, rrjedhjet kanë shkaktuar harxhime të larta të ujit dhe pamundësi për të vazhduar operimin në mënyrë të sigurt. Ndalja e njësisë është konsideruar si masë parandaluese për ruajtjen e integritetit të pajisjeve.

Furnizimi me energji mbulohet në 87.6% nga prodhimi vendor

Pavarësisht shkyçjes së B1, KEK siguron se furnizimi me energji elektrike në vend mbetet stabil. Katër njësitë e tjera gjeneruese janë në funksion të plotë, duke realizuar prodhim ditor prej rreth 13,560 MWh. Ky nivel mbulon 87.6% të kërkesës së parashikuar nga KESCO për ditën e nesërme, e cila arrin në 15,471 MWh.

Pjesa e mbetur e energjisë sigurohet përmes blerjeve në bursën ALPEX, si dhe përmes shkëmbimit të energjisë me Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH Sh.A.), bazuar në marrëveshjet ekzistuese të bashkëpunimit.

Rikthimi i njësisë B1 pritet pas vlerësimit teknik

KEK njofton se rikthimi në operim i njësisë B1 do të bëhet i ditur pas përfundimit të kontrollimeve të detajuara teknike.

Korporata thekson se mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt dhe menaxhimit të përgjegjshëm të kapaciteteve prodhuese, duke garantuar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike për vendin.


KEK thotë se ka prodhuar mbi 110 mijë MWh më shumë energji elektrike në dy muaj



Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka shënuar rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë elektrike gjatë muajve dhjetor 2025 dhe janar 2026, si rezultat i operimit stabil dhe menaxhimit të koordinuar të kapaciteteve prodhuese.

Sipas njoftimit të KEK-ut, kjo rritje është arritur falë operimit të qëndrueshëm mbi standardin normal, në veçanti përmes funksionimit të njëkohshëm të tri njësive të Termocentralit Kosova A.

“Korporata Energjetike e KosovĂ«s – KEK Sh.A. ka realizuar rritje tĂ« ndjeshme tĂ« prodhimit tĂ« energjisĂ« elektrike gjatĂ« muajve dhjetor 2025 dhe janar 2026, si rezultat i operimit stabil dhe menaxhimit tĂ« koordinuar tĂ« kapaciteteve prodhuese”, thuhet nĂ« njoftimin e KEK.

Gjatë muajit dhjetor 2025, prodhimi i energjisë elektrike ka arritur në 127 për qind të nivelit të regjistruar në të njëjtin muaj të vitit paraprak, që përfaqëson një rritje prej 27 për qind, apo 46,539 MWh më shumë energji elektrike.

Ndërkaq, në muajin janar 2026, KEK bën të ditur se prodhimi ka shënuar 132.9 për qind të nivelit të janarit të vitit paraprak, që përkthehet në një rritje prej 32.9 për qind, respektivisht 63,003 MWh më shumë energji elektrike.

“NĂ« total, gjatĂ« kĂ«tyre dy muajve, KEK Sh.A. ka realizuar njĂ« rritje tĂ« konsiderueshme tĂ« prodhimit prej rreth 110 mijĂ« MWh mĂ« shumĂ« energji elektrike krahasuar me periudhĂ«n pĂ«rkatĂ«se tĂ« viteve paraprake”, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.

KEK vlerëson se këto rezultate kanë kontribuar drejtpërdrejt në përmbushjen e kërkesës për energji elektrike në vend, veçanërisht gjatë sezonit dimëror.

“KĂ«to rezultate janĂ« dĂ«shmi e punĂ«s profesionale, pĂ«rkushtimit dhe angazhimit tĂ« punonjĂ«sve, stafit teknik dhe operativ tĂ« KEK”, thekson korporata.

Në fund, KEK Sh.A. rithekson se mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, efikas dhe transparent, në funksion të interesit publik dhe forcimit të sigurisë energjetike të Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e pastër



Shqipëria renditet mbi mesataren europiane për përdorimin e energjisë së rinovueshme. Sipas të dhënave të Eurostat, 43.1% e energjisë totale të konsumuar në vend vjen nga burime të pastra, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 25.2%.

Në krye të renditjes në Bashkimin Europian qëndrojnë vendet nordike. Suedia kryeson me 66%, e ndjekur nga Finlanda me 47%, Letonia me 45%, Danimarka me 44% dhe Estonia me 43% energji nga burime të rinovueshme në total.

Në fund të listës janë disa shtete të Europës Perëndimore. Irlanda renditet e fundit me 13%, e ndjekur nga Malta me 14%, Belgjika me 14.5%, Luksemburgu me 15% dhe Holanda me 16%.

Kur flasim vetëm për energjinë elektrike, panorama ndryshon. Në Bashkimin Europian, 47.5% e energjisë elektrike prodhohet nga burime të rinovueshme, ndërsa vende si Austria dhe Suedia afrohen ose kalojnë 90%, duke u mbështetur te uji dhe era.

Objektivi i Bashkimit Europian është ambicioz. Deri në vitin 2030, BE synon që 42.5% e energjisë totale të vijë nga burime të rinovueshme, një sfidë që kërkon investime të mëdha, sidomos në transport dhe ngrohje.

Të dhënat tregojnë se ndërsa Europa po ecën drejt energjisë së pastër, ritmet mbeten të ndryshme. Shqipëria përfiton nga burimet natyrore, por sfida e radhës është diversifikimi dhe ulja e varësisë nga karburantet fosile./Tv Klan

“NjĂ« popull nuk i nĂ«nshtrohet KEDS-it”, protesta kundĂ«r shtrenjtimit tĂ« rrymĂ«s - arrestohet njĂ« person



E plotësuar: Qytetarët sot po protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ndërkaq gjatë protestës është arrestuar një nga protestuesit.











“NjĂ« popull nuk i nĂ«nshtrohet KEDS-it”, protesta kundĂ«r shtrenjtimit tĂ« rrymĂ«s

“Nuk sakrifikojmĂ« na pĂ«r KEDS”, “Rryma nuk Ă«shtĂ« luks”, “NjĂ« popull nuk i nĂ«nshtrohet KEDS-it”, janĂ« mbishkrimet nĂ« pankarta qĂ« qytetarĂ«t mbajnĂ« nĂ« duar gjatĂ« protestĂ«s pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar mundĂ«sinĂ« e rritjes sĂ« çmimit tĂ« energjisĂ« para objektit tĂ« KEDS-it.

Protestuesit në shenjë revolte kanë gjuajtur tymosës në drejtim të objektit të KEDS-it.


Ndërkaq kjo protestë është organizuar nga një grup aktivistësh nga Kolektivi Feminist dhe Përpjekja kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike.



Më poshtë Telegrafi ju sjellë fotografi të protestës të shkrepura nga fotoreporteri, Ridvan Slivova. /Telegrafi/

U kërkua 21% rritje, Rizvanolli: Rritja e çmimit të energjisë nuk është vendosur ende



Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar lidhur me kërkesën e KESCO-s, e cila ka bërë kërkesë tek Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e tarifave për 21 për qind.

Rizvanolli është deklaruar se ende nuk ka vendim për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, duke theksuar se lajmet e publikuara lidhen vetëm me kërkesën e furnizuesit dhe operatorëve, e jo me një vendim të marrë, raporton KosovaPress.

Ajo tha se vendimi eventual do të merret vetëm pasi ZRRE të publikojë raportin konsultativ, ndërsa do të analizojë atë dhe do të japë komentet e saj, ashtu si çdo vit.

“SĂ« pari duhet theksuar se lajmi qĂ« Ă«shtĂ« publikuar ka tĂ« bĂ«jĂ« me kĂ«rkesĂ«n e furnizuesit dhe operatoreve tĂ« tjerĂ«, por nuk ka njĂ« vendim ende. NdĂ«rsa duhet pasur parasysh disa zhvillime qĂ« janĂ« objektive nĂ« sektor tĂ« energjisĂ« qĂ« do tĂ« mund tĂ« kenĂ« pasoja nĂ« kĂ«tĂ« aspekt. NĂ« KorporatĂ«n Energjetike tĂ« KosovĂ«s vitin e kaluar kanĂ« filluar investime nĂ« modernizim dhe rehabilitim qĂ« nuk janĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r 40 vite. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« pĂ«r kĂ«to vite, vjet, sivjet dhe vitin e ardhshĂ«m ne do tĂ« kalojmĂ« njĂ« periudhĂ« sfiduese, sepse blloqet duhet tĂ« ndalen, Ă«shtĂ« e domosdoshme tĂ« ndalen pĂ«r njĂ« kohĂ« pĂ«r disa muaj, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« investimet tĂ« realizohen”, tha Rizvanolli.

Ajo shtoi se kjo është një sakrificë që duhet të bëjmë ne, për ne dhe gjeneratat e ardhshme.

“ËshtĂ« investimi i parĂ« serioz qĂ« po bĂ«het nĂ« KEK pas 40 viteve...Kjo Ă«shtĂ« njĂ« arsyeje pse vjet Ă«shtĂ« dashur tĂ« importojmĂ« mĂ« shumĂ«, pra, ka arsyeje objektive pse importi Ă«shtĂ« rritur, pse importi pritet tĂ« jetĂ« i lartĂ« edhe gjatĂ« kĂ«tij viti, mirĂ«po edhe gjatĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m”, ka theksuar Rizvanolli.

Rizvanolli foli edhe për rritjen e importit të energjisë, duke e cilësuar atë si pasojë të zhvillimeve objektive në sektorin energjetik, veçanërisht investimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Sipas saj, në KEK kanë filluar investime serioze në modernizim dhe rehabilitim, të parat pas 40 vitesh, çka ka bërë që blloqet të ndalen për disa muaj.

“Sa i pĂ«rket kĂ«rkesĂ«s dhe vendimit eventual, ose sa i pĂ«rket çmimit tĂ« tarifave tĂ« energjisĂ« elektrike, do tĂ« shohim raportin konsultativ kur ZRRE do tĂ« publikojĂ« atĂ«, nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nuk mund tĂ« themi asgjĂ«,. ZRRE i vlerĂ«son kĂ«to shpenzime qĂ« ata konsiderojnĂ« qĂ« janĂ« tĂ« arsyeshme”, ka thĂ«nĂ« Rizvanolli.

KĂ«to komente Rizvanolli i bĂ«ri gjatĂ« ceremonisĂ« sĂ« pĂ«rurimit tĂ« investimeve nĂ« efiçiencĂ« tĂ« energjisĂ« nĂ« ShkollĂ«n e Mesme Ekonomike ‘Isa Boletini’ nĂ« PodujevĂ«.

Ndërsa, një grup aktivistësh/esh, Kolektivi Feminist dhe Përpjekja, kanë bërë thirrje për protestë kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike, raporton KosovaPress.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet këtë të premte, duke nisur nga ora 13:00 pranë ndërtesës së KEDS-it, për të vazhduar më pas drejt Qeverisë së Kosovës.

KESCO ka bërë kërkesë tek Zyra e Rregullatorit për Energji për rritjen e tarifave për 21 për qind. ZRRE, është në proces të shqyrtimit të këtij aplikacioni. /Telegrafi/

Keqkuptimi i fundit rreth tarifave të energjisë - çfarë vendosi realisht ZRRE në mbledhjen e së hënës?



Qindra mijëra konsumatorë dhe biznese në Kosovë, po përgatiten për mundësinë e një rritjeje të ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike për vitin 2026, pasi operatorët kryesorë të sektorit kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesat e tyre te Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

E kur ndodhemi tek kjo temë që prek drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve, dje në media u keqinterpretua mbledhja e parë për këtë vit e Bordit të ZRRE-së, duke u raportuar se kanë deklaruar se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë.

Mirëpo kjo nuk ishte e saktë, në mbledhje u diskutua për tarifat e NEMO-s (Operatorit të Emëruar të Tregut të Energjisë), që nuk është furnizues i energjisë për qytetarët dhe që nuk është institucioni që u dërgon faturat qytetarëve.

Telegrafi raportoi drejt, duke bërë të ditur se ishte propozuar që tarifa e NEMO-s të mbetet e pandryshuar krahasuar me periudhën paraprake.

“ZRRE gjithashtu konfirmoi se tarifat e ALPEX - NEMO aplikohen vetĂ«m pĂ«r shĂ«rbimet ndaj anĂ«tarĂ«ve tĂ« bursĂ«s” dhe me 5 vota pĂ«r u aprovuan tĂ« hyrat dhe mbetĂ«n tĂ« njĂ«jta tarifa pĂ«r periudhĂ«n e propozuar nga departamenti i tarifave”, raportoi Telegrafi.

Ndaj keqinterpretimit të këtij vendimi reagoi edhe vetë ZRRE-ja duke thënë se raportimet për mosshtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë të bëjnë me shtrenjtimin ose jo të tarifave të përgjithshme të gjithë konsumatorëve, por lidhën vetëm me tarifat e bursës ndërkombëtare të rrymës, ku Kosova dhe bizneset bëjnë shitblerjen e saj.

Kur u raportua shtrenjtimi i energjisë?

MĂ« 29 janar Ă«shtĂ« raportuar se tre operatorĂ« energjetikĂ« nĂ« KosovĂ« – KESCO, KOSTT dhe KEDS, kanĂ« kĂ«rkuar rritje tĂ« tarifave tĂ« energjisĂ« elektrike pĂ«r vitin 2026.

Sipas dokumenteve zyrtare, kompania kryesore qĂ« furnizon energji elektrike me shĂ«rbim universal ka kĂ«rkuar njĂ« rritje prej afro 20–21 % tĂ« çmimeve tĂ« energjisĂ« pĂ«r vitin e ardhshĂ«m, duke argumentuar se kostot operative janĂ« rritur ndjeshĂ«m dhe se sigurimi i furnizimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m kĂ«rkon mjete financiare mĂ« tĂ« larta.

ZRRE ka bërë të ditur se çdo rritje do të aprovohet vetëm nëse konsiderohet e arsyeshme dhe në përputhje me ligjin.

Kur caktohen tarifat për konsumatorët?

Vendimi final mbi tarifat e reja për konsumatorët shpallet më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit të ardhshëm. ZRRE shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët çdo vit.

Vitin e kaluar, ZRRE-ja kishte miratuar rritje të tarifave për 16.1 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Sipas tarifave aktuale, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë në muaj paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa ata që shpenzojnë mbi këtë prag paguajnë 15.43 centë për kilovat.

Kurse tarifat e lira që shfrytëzohen gjatë natës nga ora 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit, konsumatorët për një kilovat paguajnë 3.88 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë. Ndërkaq, ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë paguajnë 7.28 centë për kilovat. /Telegrafi/

Gjermania ofron një milion euro shpërblim për informacion mbi sulmin në rrjetin elektrik të Berlinit



Gjermania po ofron një shpërblim prej një milion eurosh për informacion që çon në arrestimin e militantëve të dyshuar të ekstremit të majtë, sulmi zjarrvënës i të cilëve shkaktoi një ndërprerje masive të energjisë në Berlin në fillim të këtij muaji, tha të martën ministri i Brendshëm.

Rreth 45,000 shtëpi dhe 2,200 biznese mbetën pa energji elektrike për gati një javë në mes të dimrit në jugperëndim të kryeqytetit gjerman. Ishte ndërprerja më e gjatë në qytet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

Policia gjermane po kërkon anëtarë të "Vulkangruppe" (Grupi i Vullkaneve) të ekstremit të majtë, i cili mori përgjegjësinë për ndërprerjen në disa deklarata online. Grupi tha se qëllimi ishte të godiste industrinë e karburanteve fosile, jo të shkaktonte ndërprerje të energjisë.

Duke njoftuar shpërblimin, Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt u zotua të "kundërpërgjigjej".

"Agjencitë tona të sigurisë do të përforcohen ndjeshëm në luftën kundër ekstremizmit të krahut të majtë. Mendoj se është e përshtatshme të nënvizohet serioziteti i situatës me një shpërblim të kësaj madhësie", tha ai.

Dobrindt tha se policia do të nisë një fushatë publicitare për të mbledhur informacione dhe për të reklamuar shpërblimin, duke përfshirë fletëpalosje dhe postera në sistemin e metrosë së Berlinit.

Grupi i vetëshpallur i Vullkanit ka qenë aktiv që nga viti 2011 dhe ka kryer sulme zjarrvënëse në dhe përreth Berlinit, sipas agjencisë së inteligjencës së brendshme të Gjermanisë.

Grupi mori përgjegjësinë për një sulm zjarrvënës në vitin 2024 që ndaloi prodhimin në fabrikën e makinave të Teslës në Berlin.

Ndërprerja e shkaktuar nga një zjarr që synonte një sërë kabllosh me tension të lartë, zbuloi qartë boshllëqe në sigurinë e infrastrukturës kritike në kryeqytetin gjerman në një kohë kur Berlini është i shqetësuar për sulmet sabotuese që vijnë nga Rusia.

Zyrtarët e Berlinit u kritikuan gjithashtu për shpejtësinë dhe shkallën e reagimit të tyre ndaj ndërprerjes së energjisë.

Për shumë vite, Gjermania është përballur me atë që zyrtarët e përshkruajnë si një fushatë ruse sabotimi, spiunazhi dhe dezinformimi që synon destabilizimin e vendit, një furnizues kryesor i mbështetjes ushtarake për Ukrainën dhe një qendër kyçe logjistike e NATO-s. Moska i ka mohuar akuzat.

Të martën, Dobrindt u zotua se dhoma e ulët e parlamentit, Bundestagu, këtë javë do të miratojë një ligj të ri për të mbrojtur më mirë infrastrukturën kritike.

Por drafti fillestar i legjislacionit është përballur tashmë me kritika nga disa në sektorin e energjisë dhe komunitetin e biznesit, si shumë burokratik për të qenë efektiv.

Disa kanë paralajmëruar gjithashtu se legjislacioni rrezikon të detyrojë transparencë të tepërt në lidhje me objektet jetësore të infrastrukturës, të cilat mund të shfrytëzohen nga aktorë keqdashës.

Dobrindt pranoi se "ne tashmë zbulojmë shumë informacion publik në lidhje me infrastrukturën tonë kritike". /Telegrafi/

ZRRE s’flet pĂ«r kthim tĂ« bizneseve nĂ« shĂ«rbimin universal, “faza e re nga 1 prilli”



MĂ« 1 Prill do tĂ« nis “faza e radhĂ«s e daljes sĂ« konsumatorĂ«ve nĂ« tregun e hapur tĂ« energjisĂ« elektrike”, tha Zyra e Rregullatorit pĂ«r Energji, ndĂ«rsa nuk u pĂ«rgjigj pĂ«r kthimin eventual nĂ« ShĂ«rbimin Universal tĂ« bizneseve qĂ« u ka rĂ«nĂ« numri i punĂ«torĂ«ve nĂ«n 50 ose qarkullimi vjetor nĂ«n 10 milionĂ« euro.

Në Shoqatën e Prodhuesve, në anën tjetër, ankohen se ka rreth 1000 biznese që mbesin në tregun e hapur jashtëligjshëm, pa i përmbushur kriteretDuke u bazuar në dy kritere, nga 1 Qershori i vitit të kaluar rreth 1300 biznese të mëdha u nxorën në tregun e hapur të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Rregullatorit pĂ«r Energji, konsumatorĂ«t komercialĂ« me “mĂ« shumĂ« se 50 punĂ«torĂ« ose mĂ« shumĂ« se 10 milionĂ« euro qarkullim vjetor” u larguan nga ShĂ«rbimi Universal.

Përkundër që ka biznese që kanë pësuar ndryshime në raport me këto dy kritere, ato nuk janë kthyer në furnizimin me tarifa të rregulluara.

Në anën tjetër, ato që nuk i kanë përmbushur kriteret vitin e kaluar, por ndërkohë kanë tejkaluar numrin prej 50 punëtorësh ose 10 milionë eurosh qarkullim vjetor, vazhdojnë furnizimin me tarifa të rregulluara sikurse konsumatorët shtëpiakë.

NĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r TV Dukagjini, Zyra e Rregullatorit pĂ«r Energji foli vetĂ«m pĂ«r “fazĂ«n e radhĂ«s tĂ« daljes” nĂ« tregun e hapur.

“Procesi i pĂ«rditĂ«simit tĂ« listĂ«s sĂ« konsumatorĂ«ve sipas kritereve ligjore ende nuk ka filluar. Faza e radhĂ«s e daljes sĂ« konsumatorĂ«ve nĂ« tregun e hapur Ă«shtĂ« planifikuar tĂ« nisĂ« mĂ« 1 prill tĂ« kĂ«tij viti, dhe do tĂ« bazohet nĂ« tĂ« dhĂ«nat zyrtare qĂ« do tĂ« merren nga ATK-ja pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim”, thuhet nga ZRRE.

Por, ZRRE-ja nuk u përgjigj për kthim në tarifa të rregulluara të bizneseve që kanë rënë në më pak se 50 punëtorë dhe më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor.

Teksa tha se ZRRE-ja ende nuk ka nxjerrë udhëzues të ri, pas shfuqizimit nga Gjykata Supreme, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Kushtrim Ajvazi kërkoi qartësi para se të vazhdohet me procesin.

“Nuk Ă«shtĂ« zbatuar vendimi i GjykatĂ«s Supreme, ne kemi vazhduar me padi individuale pĂ«r zbatimin e vendimit tĂ« Supremes dhe aktualisht po jep informata qĂ« kanĂ« me dalĂ« nĂ« tregun e lirĂ« nga data 1 Prill! Cilat biznese kanĂ« me dalĂ« me 1 Prill? Ende nuk kemi udhĂ«zues, thjeshtĂ« Ă«shtĂ« duke vazhduar ky sistem i pakuptimtĂ«, qĂ« duhet tĂ« zgjidhet”, ka theksuar Kushtrim Ajvazi, kryetar i ShoqatĂ«s sĂ« Prodhueseve.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, ai tha se “nĂ« bazĂ« tĂ« kalkulimeve nĂ« aspektin ligjor janĂ« mbi 1000 biznese qĂ« nuk e plotĂ«sojnĂ« kriterin ligjor dhe janĂ« nxjerrĂ« nĂ« tregun e lirĂ«â€.

“T’i nxjerrim udhĂ«zuesit. Ta dimĂ« duhet me dalĂ«? Kur kalkulohet numri i punĂ«torĂ«ve? Si kalkulohet numri i punĂ«torĂ«ve pĂ«r kompani?! Sepse kemi pasĂ« situata kur kompania ka angazhuar njĂ« apo dhjetĂ« trajnerĂ« gjatĂ« vitit e janĂ« deklaruar si punĂ«torĂ«, e ka kaluar numrin 50 dhe ka hy automatikisht nĂ« tregun e lirĂ«. ËshtĂ« e pakuptimtĂ«. Nuk ka ende udhĂ«zues, çka ndodhĂ« tash me ata qĂ« nuk e kanĂ« plotĂ«suar kriterin e janĂ« ende nĂ« tregun e lirĂ«, a kanĂ« me u kthye nĂ« tregun e rregulluar? As kĂ«tu nuk ka informata”, ka theksuar ai.

Rënia e eksportit, dobësimi në raport me konkurrencën dhe rritja e çmimeve, si pasojë direkte e kostos së rritur të energjisë elektrike nga dalja në tregun e hapur, sipas Shoqatës së Prodhuesve, janë disa prej pasojave të evidentuara deri tash.

Energjia elektrike e gjelbër - cilat vende të BE-së po e përdorin më shumë?



Përdorimi total nga burimet e rinovueshme në të gjithë BE-në ka arritur pothuajse 50%, i nxitur nga energjia hidrike dhe, gjithnjë e më shumë, nga energjia diellore.

Austria kryeson BE-në për përdorimin e energjisë elektrike të rinovueshme, me pjesën më të lartë të energjisë që vjen nga burimet e gjelbra.

Sipas Eurostat, vendi u rendit i pari me një normë përdorimi të energjisë elektrike të gjelbër prej gati 90%, e rritur nga 16 hidrocentralet e saj.

Suedia vjen e dyta me 88%, e mundësuar kryesisht nga era dhe uji, ndërsa një vend tjetër nordik, Danimarka, vjen e treta me 80%, falë rrjetit të saj të gjerë të parqeve me erë në tokë dhe në det të hapur, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Norma dukshëm mbi 50% u regjistruan gjithashtu në Portugali (66%), Spanjë (60%) dhe Kroaci (58%), ndërsa Italia dhe Franca u renditën në gjysmën e poshtme, përkatësisht të 18-të dhe të 21-të në BE.

PĂ«rqindjet mĂ« tĂ« ulĂ«ta tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« energjisĂ« elektrike tĂ« gjelbĂ«r u gjetĂ«n nĂ« MaltĂ« (11%), RepublikĂ«n Çeke (18%), Luksemburg (20.5%), Hungari dhe Qipro (24%).

Këto shifra mbulojnë të gjithë energjinë elektrike që vjen nga burime të rinovueshme, përfshirë atë të importuar nga jashtë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se përdorimi i energjisë elektrike të gjelbër në të gjithë Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit.

Në vitin 2004, ajo përbënte vetëm 16% të konsumit total të energjisë elektrike. Rreth 10 vjet më vonë, kjo shifër u rrit në gati 29%, dhe sot qëndron në 47.5%.

A do ta kalojë energjia diellore, energjinë hidro - si burimi kryesor i energjisë elektrike të gjelbër?

Energjia e erës aktualisht përbën pjesën më të madhe të burimeve të rinovueshme të përdorura për të prodhuar energji elektrike, me 38% të totalit, e ndjekur nga energjia hidro me 26%.

Megjithatë, rritja më e shpejtë është energjia diellore, e cila shkoi nga vetëm 1% në vitin 2008 në mbi 23% në vitin 2024, me 304 TWh.

Eksperti i energjisĂ« nĂ« Bruegel, Ben McWilliams, i tha ‘Europe in Motion’ se "Ă«shtĂ« pothuajse e sigurt qĂ« energjia diellore do tĂ« kalojĂ« energjinĂ« hidro nĂ« vitet e ardhshme".

"Zhvilluesit vazhdojnë të ndërtojnë centrale diellore me një ritëm rekord, ndërsa vendosja e energjisë hidrike nuk rritet", tha ai, duke shtuar se sa më shumë panele diellore të instalojë Evropa, aq më mirë për sigurinë energjetike.

"Çdo panel i ri diellor zvogĂ«lon varĂ«sinĂ« nga nafta, gazi dhe qymyri, dhe kĂ«to varĂ«si janĂ« kĂ«rcĂ«nimet e vĂ«rteta pĂ«r sigurinĂ« energjetike evropiane", theksoi McWilliams.

Mbështetja e BE-së nga energjia diellore në Kinë nuk është një problem afatgjatë

Edhe pse shumica dërrmuese e paneleve diellore të instaluara në BE prodhohen në Kinë, McWilliams përjashtoi idenë se kjo e bën Evropën më të brishtë mes tensioneve gjeopolitike.

"Panelet diellore janë një stok jo një rrjedhë; pasi BE të ketë instaluar një panel nga Kina, ai është aty përgjithmonë", tha ai. "Nëse - për çfarëdo arsye - importet e paneleve diellore nga Kina ndalen, kjo thjesht do të ngadalësonte ndërtimin e paneleve të reja diellore dhe furnizimi do të rritej diku tjetër (përfshirë brenda vendit) gjatë një periudhe dy-tre vjeçare".

Sipas Solar Power Europe, aktualisht ka 166 kompani në BE aktive në zinxhirin fotovoltaik, ose të energjisë së dritës.

Shumica dërrmuese e tyre janë në Gjermani, megjithëse kapaciteti më i madh i energjisë diellore për frymë prodhohet në Holandë, me rreth 1,044 W në vit. /Telegrafi/

Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe erërat e forta pas zbutjes së tensioneve në SHBA



Kryeqyteti i Grenlandës, Nuuk, është përballur me një ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike pasi erërat e forta shkaktuan një problem në transmetim, tha ndërmarrja shtetërore e shërbimeve, ndërsa ishulli Arktik përballet me pasojat e krizës së nxitur nga planet territoriale të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Rreth orës 22:30 të së shtunës, përdoruesit e mediave sociale filluan të raportonin një ndërprerje të papritur që ndodhi në të njëjtën kohë, raportoi gazeta e Grenlandës, Sermitsiaq.

Kompania e shërbimeve postoi në Facebook se erërat e forta në hidrocentralin kryesor të Buksefjordit kishin shkaktuar "një gabim në linjën e transmetimit", dhe se ata po punonin për të rivendosur energjinë me një impiant emergjence.

Furnizimet me ujë u prekën gjithashtu në disa zona, raportoi Sermitsiaq, si dhe lidhja me internetin, transmeton Telegrafi.

Energjia elektrike iu rikthye 75 përqind të popullsisë së qytetit prej rreth 20,000 banorësh deri në orën 3:30 të mëngjesit të së dielës, tha kompania e shërbimeve në një përditësim, duke u bërë thirrje njerëzve të jenë konservatorë në përdorimin e pajisjeve elektrike, ndërsa kompania vazhdonte të rifillonte punën.

Ndërprerja erdhi menjëherë pasi qeveria publikoi një broshurë me detaje rreth përgatitjes për fatkeqësi që i inkurajonte banorët e Grenlandës të ruanin ujë të pijshëm, ushqim, ilaçe, veshje të ngrohta dhe pajisje alternative komunikimi të mjaftueshme për të paktën pesë ditë.

Qeveria theksoi se udhëzimet nuk ishin një shprehje se një krizë ishte e afërt. Por Grenlanda, një territor gjysmë-autonom danez, është vënë në qendër të vëmendjes gjeopolitike për javë të tëra mes kërcënimeve në rritje të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për të pushtuar ishullin.

Trump duket se u tërhoq pjesërisht në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, duke pretenduar se kishte përjashtuar marrjen e Grenlandës me forcë.

Ai dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte kishin rënë dakord për një kornizë "afatgjatë" për një marrëveshje të ardhshme që përfshin Grenlandën dhe rajonin e Arktikut, tha presidenti.

Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha se pjesa më e madhe e marrëveshjes së supozuar ishte e paqartë, përfshirë edhe nëse Trump do të kërkonte kontrollin e territorit pranë bazave ushtarake amerikane, siç sugjeruan disa raportime.

“Nuk e di se çfarĂ« ka nĂ« marrĂ«veshje, apo nĂ« vetĂ« marrĂ«veshjen, pĂ«r vendin tim”, tha Nielsen. /Telegrafi/

Ndërpritet energjia elektrike në kryeqytetin e Grenlandës

Kryeqyteti i Grenlandës është në errësirë totale pas një ndërprerjeje të papritur të energjisë elektrike, duke lënë qindra familje dhe biznese pa furnizim me rrymë. Sipas kompanisë shtetërore të energjisë, Nukissiorfiit, ekipet teknike janë angazhuar menjëherë për të rivendosur furnizimin përmes sistemeve rezervë, ndërkohë që po punohet për të identifikuar shkakun e defektit. Autoritetet nuk [
]

The post Ndërpritet energjia elektrike në kryeqytetin e Grenlandës appeared first on BoldNews.al.

Reduktimet e rrymës, LDK mban konferencë për media



Vendi ditët e fundit është përballur me reduktime të energjisë elektrike, ndërsa lidhur me këtë sot Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë një konferencë për media.

Ditë më parë lidhur me reduktimet e rrymës në Përballje Podcast ka falur Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ymeri theksoi se reduktimet e fundit, të cilat kanë prekur edhe Prishtinën, tregojnë se situata është shumë më e rëndë sesa po paraqitet zyrtarisht.

“Kur reduktimet e energjisĂ« e prekin edhe PrishtinĂ«n, qĂ« zakonisht Ă«shtĂ« zonĂ« e privilegjuar pĂ«r shkak tĂ« institucioneve dhe QKUK-sĂ«, atĂ«herĂ« duhet me u pyet çka po ndodh me pjesĂ«t tjera tĂ« vendit”, tha ajo.

Ajo po ashtu ka ngritur dyshime të drejtpërdrejta për përfitime tregtare nga importi i energjisë elektrike, duke përmendur kompani konkrete dhe shifra financiare.

Ymeri tha se importuesi më i madh i energjisë elektrike në Kosovë është kompania NOA.

“Kush po pĂ«rfiton? NOA sepse Ă«shtĂ« importuesi mĂ« i madh i energjisĂ« elektrike.... ", deklaroi Ymeri, shkruan Telegrafi.

Duke folur për reduktimet e rrymës, Ymeri kritikoi ashpër mungesën e reagimit institucional.

“As kryeministri dhe as ministria nĂ« detyrĂ« nuk kanĂ« pasur asnjĂ« reagim deri tash”, deklaroi ajo.

Sipas saj, heshtja institucionale është veçanërisht shqetësuese në një kohë kur, siç tha, rreth 50 për qind e konsumit po mbulohet përmes importit të energjisë elektrike. /Telegrafi/

Turqia i afrohet edhe më shumë energjisë bërthamore, pasi reaktori i parë është 99% i përfunduar



Turqia po i afrohet vazhdimisht qëllimit të saj për të prodhuar energjinë e parë elektrike nga energjia bërthamore, pasi reaktori i parë i centralit të saj të parë bërthamor është përfunduar në 99%, tha një zyrtar i lartë të hënën, ndërsa kryente inspektimet.

"Ne kryem inspektime në vendin e centralit bërthamor Akkuyu, ku ëndrra 70-vjeçare bërthamore e Turqisë po shndërrohet në realitet", ka thënë ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar në një postim në X, përcjell Telegrafi.

"Së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Rosatom, Alexey Likhachev, shqyrtuam në vend punën që po zhvillohet në dhomën e kontrollit - truri i reaktorit të parë, ndërtimi i të cilit është përfunduar në 99%. Më pas mbajtëm një takim gjithëpërfshirës për të diskutuar progresin e projektit", shtoi ai.

Projekti Akkuyu prej 20 miliardë dollarësh, i vendosur në provincën Mersin në jug të vendit, shquhet si gurthemeli i strategjisë së Turqisë për të diversifikuar furnizimet me energji dhe për të zvogëluar varësinë nga importi.

Pasi të jetë plotësisht funksional, termocentrali prej 4.8 gigavatësh (GW), me katër reaktorët e tij, pritet të gjenerojë rreth 10% të energjisë elektrike të Turqisë.

Bayraktar, si dhe drejtuesit e Rosatom, njoftuan më parë planet për vënien në punë të reaktorit të parë këtë vit.

"Si Turqi, qĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« ta bĂ«jmĂ« energjinĂ« bĂ«rthamore me zero emetime, tĂ« pandĂ«rprerĂ« dhe miqĂ«sore me mjedisin, njĂ« nga burimet mĂ« tĂ« forta nĂ« ‘pĂ«rzierjen energjetike’ tĂ« vendit tonĂ«", vuri nĂ« dukje mĂ« tej Bayraktar.

Siç ka thënë ministri, "energjia bërthamore nuk është vetëm një mjet për gjenerimin e energjisë elektrike për ne; është gjithashtu çelësi i përparimeve teknologjike, zhvillimit ekonomik dhe shekullit të energjisë".

"Me këtë vizion të fortë, përveç moskufizimit të vetes në Akkuyu, ne do të përfshijmë termocentrale të reja të planifikuara për Sinop dhe Thrace, si dhe reaktorë të vegjël modularë (SMR), në portofolin tonë të prodhimit. Deri në vitin 2050, ne do ta rrisim kapacitetin tonë bërthamor në 20,000 megavat", ka thënë më tej ministri. /Telegrafi/

KEK: Njësia B2 rikthehet në operim, garanton stabilitetin me energji elektrike



Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia B2 ka përfunduar me sukses procesin e sanimeve dhe ekzaminimeve të pajisjeve kryesore, në përputhje me planin dhe dinamikën e parashikuar.

Sipas njoftimit të KEK-ut, njësia është startuar me sukses dhe është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 20:26, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit.

“Ky rezultat dĂ«shmon pĂ«rkushtimin e KEK sh.a. pĂ«r operim tĂ« sigurt, efikas dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« kapaciteteve prodhuese, si dhe aftĂ«sinĂ« e ekipeve teknike dhe menaxhuese pĂ«r tĂ« kryer ndĂ«rhyrje preventive dhe riparime tĂ« domosdoshme nĂ« kohĂ« optimale”, thuhet nĂ« komunikatĂ«n e KEK-ut.

KEK ka falënderuar stafin teknik dhe punonjësit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar se falë punës së tyre, rifillimi i operimit të Njësisë B2 u realizua pa vonesa dhe në përputhje me standardet më të larta operacionale.

Ndërkohë, të martën në mëngjes, një pjesë e vendit u përball me reduktime të energjisë elektrike.

Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike (KESCO) njoftoi se reduktimet u rikthyen për shkak të kushteve të vështira dimërore, temperaturave të ulëta dhe rritjes së konsiderueshme të konsumit të energjisë për ngrohje.

KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabilitetin e sistemit




KOSTT po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit në kohë reale, si pasojë e devijimeve të mëdha ndërmjet energjisë së nominuar dhe kërkesës reale.

Kështu thuhet në një komunikatë nga ky institucion.

“Sot, mĂ« 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% mĂ« pak energji sesa kĂ«rkesa reale, duke e çuar ZonĂ«n e Kontrollit KOSTT nĂ« jo balanca mesatare prej rreth 211 MW orĂ«, ndĂ«rsa nĂ« disa orĂ« kĂ«to jo balanca tejkalojnĂ« 260 MW orĂ«. Kjo situatĂ« Ă«shtĂ« e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik”, shkruan KOSTT transmeton Telegrafi.

KOSTT bën thirrje që nominimet të reflektojnë saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen menjëherë, për të shmangur devijimet dhe për të ruajtur sigurinë e sistemit. Në këtë situatë, KOSTT është detyruar që të kërkojë aplikimin e kufizimit të ngarkesës, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt, deri në përmirësimin e gjendjes./Telegrafi/.

QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion

TIRANË, 19 janar /ATSh/ Qendra Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” informoi se sot nĂ« mbrĂ«mje, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« defekti nĂ« linjĂ«n e furnizimit me energji elektrike tĂ« tensionit tĂ« lartĂ« qĂ« furnizon GodinĂ«n A2 tĂ« QSUT, ka pasur njĂ« ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rkohshme tĂ« energjisĂ« elektrike.

Sipas QSUT-së falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe duke mos u cenuar në asnjë moment jeta e pacientëve.

“MenjĂ«herĂ«, ekipet mjekĂ«sore, teknike dhe drejtuese janĂ« vĂ«nĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ«, duke vepruar sipas protokolleve tĂ« sigurisĂ« dhe duke ofruar çdo suport tĂ« nevojshĂ«m, pĂ«r garantimin e shĂ«rbimit shĂ«ndetĂ«sor si dhe duke marrĂ« masat e nevojshme”, njoftoi QSUT.

QSUT siguroi qytetarët se situata është menaxhuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe se institucioni mbetet në gatishmëri të plotë, për të përballuar çdo situatë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së pacientëve.

QSUT njoftoi se ka ngritur menjëherë grupin e punës për verifikimin e situatës.

Mbrëmjen e sotme, për shkak të një problemi në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), mbetën pa energji elektrike disa zona në Tiranë.

/m.q/j.p/

The post QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reduktimet e rrymës, Ymeri: Heshtja e kryeministrit dhe ministres tregon problem serioz



Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se reduktimet e energjisë elektrike, të cilat së fundmi kanë prekur edhe Prishtinën, janë dëshmi e qartë e një krize serioze dhe e një kolapsi energjetik në vend, të shoqëruar me mungesë reagimi nga institucionet përgjegjëse.

NĂ« “PĂ«rballje Podcast” nĂ« Telegrafi.com, Ymeri tha se Prishtina zakonisht konsiderohet zonĂ« e privilegjuar pĂ«r shkak tĂ« pranisĂ« sĂ« institucioneve shtetĂ«rore, QKUK-sĂ« dhe funksioneve kyçe publike.

“Kur ka pasur reduktime edhe nĂ« PrishtinĂ«, qĂ« Ă«shtĂ« zonĂ« e privilegjuar sepse i ka institucionet publike, QKUK-nĂ« dhe funksionet kyçe tĂ« vendit, atĂ«herĂ« duhet me u pyet çka po ndodh me qytetet tjera”, deklaroi Ymeri, shkruan Telegrafi.



Ajo shtoi se nga reagimet që ka marrë nga qytetarët, situata në komunat tjera është edhe më e rëndë.

“Po flas edhe nga komentet qĂ« i marr prej njerĂ«zve, prej Ferizajt e deri te zonat mĂ« rurale, ku gjendja Ă«shtĂ« edhe mĂ« keq”, u shpreh ajo.

Sipas Ymerit, fakti që reduktimet kanë prekur edhe kryeqytetin tregon se problemi është thelbësor dhe jo i rastësishëm.

Deputetja e zgjedhur e LDK-së theksoi se kjo gjendje është paralajmëruar prej kohësh dhe tani po manifestohet hapur.

“Kjo e tregon atĂ« qĂ« po e themi prej njĂ« kohe tĂ« gjatĂ« – Ă«shtĂ« kolaps energjetik, vetĂ«m se tash vetĂ«dija Ă«shtĂ« manifestu edhe nĂ« kushte dimri”, deklaroi Ymeri.

Ajo theksoi se pĂ«rgjegjĂ«sia nuk duhet t’u bartet punĂ«torĂ«ve teknikĂ«, tĂ« cilĂ«t sipas saj janĂ« nĂ«n presion tĂ« madh.

“Nuk duhet me ua lĂ«nĂ« fajin zyrtarĂ«ve teknikĂ«. Me tĂ« ra dy blloqe prej pesĂ« Ă«shtĂ« shumĂ«, por kjo vjen si pasojĂ« e vendimeve dhe mosveprimeve tĂ« instancave qeveritare”, tha ajo.

Në këtë kontekst, Ymeri kritikoi ashpër mungesën e reagimit institucional.

“As kryeministri dhe as ministria nĂ« detyrĂ« nuk kanĂ« pasur asnjĂ« reagim deri tash”, deklaroi ajo.

Sipas saj, heshtja institucionale është veçanërisht shqetësuese në një kohë kur, siç tha, rreth 50 për qind e konsumit po mbulohet përmes importit të energjisë elektrike.

“Kur importohet gjysma e konsumit dhe kjo pranohet si normale, atĂ«herĂ« problemi Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i thellĂ«â€, pĂ«rfundoi Ymeri. /Telegrafi/


Subvencion për sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike, Ministria e Ekonomisë thotë se aplikimi është i hapur



Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se "Thirrja Publike për Skemën e Granteve për Energji të Pastër" është e hapur deri më 31 janar.

Sipas një njoftimi për media lejohet aplikimi për subvencion për sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike, edhe në rastet kur aplikuesi ka një sistem solar fotovoltaik ekzistues, të instaluar prapa njehsorit (behind the meter) ose sipas rregullës për vet-konsumatorët (prosumatorët).

"Subvencionimi bĂ«het nĂ« bazĂ« tĂ« kapacitetit tĂ« instaluar tĂ« sistemit tĂ« baterive, sipas konfigurimit teknik tĂ« paraqitur nĂ« aplikim. Thirrja nuk pĂ«rcakton kufizim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r kapacitetin (kWh) tĂ« baterive dhe kufizimi zbatohet vetĂ«m nĂ« vlerĂ«n maksimale tĂ« mbĂ«shtetjes financiare, sipas kushteve tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« thirrje”, thuhet nĂ« njoftim.

Aplikuesit ftohen tĂ« konsultojnĂ« dokumentin i cili mund t’ju ndihmojĂ« gjatĂ« pĂ«rgatitjes sĂ« aplikimit.

Dokumenti me “PĂ«rgjigje pĂ«r pyetjet mĂ« tĂ« shpeshta nĂ« lidhje me grant skemĂ«n pĂ«r energji tĂ« pastĂ«r”: https://me.rks-gov.net/.../PERGJIGJE-PER-PYETJET-ME-TE...

Afati i fundit për aplikim: 31.01.2026

Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe detajet e thirrjes, ju lutem shikoni linkun: https://kiesa.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,5,1021, ndërsa aplikimi bëhet përmes platformës eKosova: https://ekosova.rks-gov.net/

❌