Identifikohen pesë të dyshuar për vjedhje në Suharekë

Gjatë kësaj jave Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës, me përkushtim dhe profesionalizëm ka arritur të identifikojë pesë persona të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook ky sukses është rezultat i hetimeve të hollësishme dhe bashkëpunimit të ngushtë me stacionet policore të Obiliqit dhe Fushë-Kosovës.
"Hetuesit e Suharekës kanë intervistuar të dyshuarin E.B. nga Fushë-Kosova, i cili, në prani të avokatit mbrojtës, e ka pranuar tërësisht rastin. Por hetuesit nuk ndalet këtu! Në një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, janë identifikuar edhe dy të dyshuar, O.S. dhe A.D., të cilët, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, kanë pranuar kryerjen e veprës penale", thuhet në njoftim.
Ndërkohë, për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, janë identifikuar edhe dy persona të tjerë si të dyshuar, për të cilët dyshohet se kanë kryer këtë vepër penale.
"Policia e KosovĂ«s, po dĂ«shmon se Ă«shtĂ« e vendosur dhe e palĂ«kundur nĂ« luftĂ«n kundĂ«r krimit. Me profesionalizĂ«m dhe pĂ«rkushtim, hetuesit policor po punojnĂ« pa u lodhur pĂ«r tĂ« identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar kryesit e veprave penale â sidomos ata qĂ« kryejnĂ« vjedhje dhe vjedhje tĂ« rĂ«ndĂ«, njĂ« sfidĂ« e madhe pĂ«r rendin dhe sigurinĂ« publike. Policia e KosovĂ«s mbetet e vendosur: krimi nuk ka vend nĂ« shoqĂ«rinĂ« tonĂ«", thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/






































