Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 February 2026Main stream

Kapet në flagrancë grupi prej pesë personash, tentuan të vjedhin artarinë në Kaçanik

1 February 2026 at 17:36


Më 1 shkurt 2026, rreth orës 01:40, Policia e Kosovës në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren e një artarie në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur dhe arrestuar dy persona të dyshuar, shtetas të Serbisë: M.M. (36 vjeç) dhe D.T. (35 vjeç), të cilët janë kapur në flagrancë duke kryer veprën penale “Tentim i vjedhjes së rëndë”.

Po ashtu, rreth të njëjtës kohë, një patrullë tjetër policore ka ndaluar një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin tre persona të dyshuar, shtetas të Kosovës: L.M. (48 vjeç), B.H. (42 vjeç) dhe R.F. (28 vjeç). Edhe këta persona janë shoqëruar në stacion policor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia e Hetimeve, e cila ka kryer ekzaminimin dhe ka konfiskuar mjete të dyshuara të përdorura për kryerjen e veprës penale, përfshirë: një shufër metalike (hebell), dana, çelësa të ndryshëm, kaçavida, një mjet të mprehtë (skalpër), si dhe doreza.

Gjatë kontrollit ndaj të dyshuarve janë gjetur edhe çelësat e një veture të tipit VW Caddy me targa vendore, e cila ishte e parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe përkthyesit, ndërsa dy nga ta kanë pranuar përfshirjen në rast.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë./Telegrafi/


Before yesterdayMain stream

Identifikohen pesë të dyshuar për vjedhje në Suharekë

30 January 2026 at 14:09


Gjatë kësaj jave Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës, me përkushtim dhe profesionalizëm ka arritur të identifikojë pesë persona të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook ky sukses është rezultat i hetimeve të hollësishme dhe bashkëpunimit të ngushtë me stacionet policore të Obiliqit dhe Fushë-Kosovës.

"Hetuesit e Suharekës kanë intervistuar të dyshuarin E.B. nga Fushë-Kosova, i cili, në prani të avokatit mbrojtës, e ka pranuar tërësisht rastin. Por hetuesit nuk ndalet këtu! Në një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, janë identifikuar edhe dy të dyshuar, O.S. dhe A.D., të cilët, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, kanë pranuar kryerjen e veprës penale", thuhet në njoftim.

Ndërkohë, për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, janë identifikuar edhe dy persona të tjerë si të dyshuar, për të cilët dyshohet se kanë kryer këtë vepër penale.

"Policia e Kosovës, po dëshmon se është e vendosur dhe e palëkundur në luftën kundër krimit. Me profesionalizëm dhe përkushtim, hetuesit policor po punojnë pa u lodhur për të identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar kryesit e veprave penale – sidomos ata që kryejnë vjedhje dhe vjedhje të rëndë, një sfidë e madhe për rendin dhe sigurinë publike. Policia e Kosovës mbetet e vendosur: krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë", thuhet në njoftim. /Telegrafi/



Hajnat hyjnë në një shtëpi në Prishtinë, vjedhin para e stoli ari

13 January 2026 at 09:08


Policia ka njoftuar se nga ora 13:54 deri në 22:00 në Prishtinë, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur duke përdorur forcë, kanë depërtuar në shtëpinë e tij.

Sipas ankuesit, nga brenda janë vjedhur një shumë e konsiderueshme parash të gatshme si dhe stoli ari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore përkatëse, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe është në procedurë hetimore. /Telegrafi/

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje të rëndë

By: Telegrafi
5 January 2026 at 15:39


Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor të Fushë Kosovës, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të ndihmuar në identifikimin e vendodhjes së një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit të Policisë, personi i dyshuar është: Kushtrim Beqiraj, i cili kërkohet për përfshirje në veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Policia bën thirrje: “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin dhe gjetjen e tij, ju lutemi kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin 192 ose në adresën info@kosovopolice.com”.

Autoritetet vlerësojnë çdo informacion të dhënë dhe sigurojnë konfidencialitet për personat që ofrojnë ndihmë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit qytetar në parandalimin e krimeve dhe sigurimin e rendit publik. /Telegrafi/


Vjedhje e rëndë në Drenas, vidhet kasaforta me armë, para dhe ar

2 January 2026 at 09:30


Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Drenas, ku nga një shtëpi janë vjedhur armë zjarri, para dhe stoli me vlerë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në periudhën kohore nga data 21 dhjetor 2025 deri më 1 janar 2026, ndërmjet orës 21:00 dhe 01:00.

Ankuesi, shtetas i Kosovës, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë marrë një kasafortë.

Në kasafortë ndodheshin pesë pistoleta me leje, një shumë e konsiderueshme parash dhe ari, si dhe dy orë dore. Po ashtu, sipas ankuesit, është marrë edhe DVR-ja e sistemit të kamerave të sigurisë së shtëpisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse dhe hetimet janë në zhvillim. /Telegrafi/

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

30 December 2025 at 14:35


Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, gjatë ditës së sotme, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se operacioni policor ndërlidhet me një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur më 28.12.2025 në Prishtinë.

Personi i dyshuar, G.P., mashkull, 42 vjeç, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Vjedhje e rëndë në Ferizaj, grabiten armë, stoli ari dhe para të gatshme

28 December 2025 at 10:41


Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të shtunën rreth orës 18:05 në Ferizaj, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi banimi dhe kanë vjedhur armë, stoli ari dhe para të gatshme.

Sipas informatave të para, nga shtëpia janë marrë një armë e gjatë, një armë gjuetie, një sasi stoli ari si dhe para kesh, ndërsa pronarit i është shkaktuar dëm material.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, të cilat kanë nisur procedurat hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë lidhur me rrethanat e ngjarjes apo vlerën e dëmit të shkaktuar.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, t’i raportojnë ato në stacionet policore përkatëse. /Telegrafi/

Vodhi para nga arka e bamirësisë në një xhami në Ferizaj, arrestohet nga policia

24 December 2025 at 18:46


Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, i dyshuari F.A., 29 vjeç, dyshohet se më 9 dhjetor 2025, rreth orës 18:30, ka depërtuar me forcë në objektin fetar “Xhamia e Vogël”, ku ka vjedhur një shumë parash nga arka e bamirësisë.

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar dy palë atlete që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Policia Rajonale e Ferizajt thekson përkushtimin e saj për parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe garantimin e sigurisë për qytetarët dhe institucionet fetare.

Kapen autorët e vjedhjes prej 65 mijë eurove në Gostivar, paratë dhe ari i kthehen pronarit

21 December 2025 at 13:01


Më datë 20.12.2025 në ora 18:20, punonjësit policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat A.Z. (24) dhe M.Z. (27), të dyja nga Gostivari, nën dyshimin e bazuar se më datë 14.12.2025 kanë kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e pronarit F.M. (58) nga Gostivari.

Gjatë kësaj vjedhjeje ishin marrë para dhe bizhuteri ari në vlerë prej rreth 65.000 euro.

Më vonë, është privuar nga liria edhe N.I. (24) nga Tetova.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njotuan se po atë ditë, pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është kryer kontroll në shtëpinë e A.Z., me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar me vërtetim pjesa më e madhe e parave të vjedhura dhe bizhuterive të arit, të cilat do t'i kthehen pronarit.

Personat e ndaluar po mbahen në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqitet kallëzimi përkatës.

Rast i shfrytëzimit të pasurisë së huaj në Leposaviq – një femër dyshohet për vjedhje

18 December 2025 at 11:20


Një rast i shfrytëzimit të pasurisë së huaj është raportuar sot në Leposaviq, ku një femër dyshohet se ka marrë portofolin e një viktime femër kosovare, që përmbante dokumente personale dhe para të gatshme.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, personi i dyshuar është larguar në drejtim të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën APJ.

Rasti është njoftuar edhe prokurori, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarës, si dhe rikthimin e pasurisë së vjedhur. /Telegrafi/

Vjedhje e rëndë në Lubizhdë të Prizrenit, vidhen para dhe stoli ari nga një veturë

18 December 2025 at 10:17


Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar pasditen e së martës në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari nga një veturë.

Sipas raportit nga Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 rreth orës 17:30, ndërsa viktimë e vjedhjes është një mashkull kosovar.

Të dyshuarit ende të paidentifikuar kanë marrë sendet me vlerë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë” dhe po hetohet nga organet kompetente, ndërsa autorët e dyshuar mbeten ende në kërkim. /Telegrafi/

Arrestohet një i mitur në Vushtrri për vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi

17 December 2025 at 16:19


Policia e Kosovës në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, rast i cili ishte raportuar rreth një javë më parë.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit policorë të Stacionit Policor në Vushtrri kanë realizuar arrestimin bazuar në dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara gjatë hetimeve.

I dyshuari dyshohet se, në bashkëveprim me një person tjetër që ndodhet ende në kërkim policor, ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi.

Gjatë këtij rasti, si cak i vjedhjes dyshohet se kanë qenë 45 njësorë uji.

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit, i cili është i moshës së mitur, me aktvendim të Prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh, ndërsa hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit tjetër të dyshuar janë duke vazhduar.

Vodhi 18 palë këpucë, 15 shishe alkooli e gjësende tjera – arrestohet shtetasi i huaj në Prishtinë

14 December 2025 at 08:49


Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”, të cilën dyshohet ta ketë kryer gjatë intervalit kohor 20:00–07:14.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ka vjedhur në një lokal një telefon mobil, një laptop, 18 palë këpucë, 5 çanta si dhe 15 shishe me pije alkoolike.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

Hajnat vjedhin kasafortën me para në një lokal në Fushë Kosovë

24 November 2025 at 08:45


Të dielën rreth orës 02:50, është raportuar një vjedhje e rëndë në një lokal në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e një mashkulli kosovar dhe kanë vjedhur kasafortën ku ndodheshin para.

Rasti është njoftuar tek prokurori, ndërsa autoritetet po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. /Telegrafi/

Vjedhje e rëndë në Deçan, merret kasaforta me shumë të madhe parash e stoli ari

20 November 2025 at 10:23


Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Carrabreg të Deçanit, të mërkurën rreth orës 15:00 deri në ora 18:00.

Rasti bëhet i ditur në raportin policor të Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar përmes një dritares në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur një kasafortë në cilën kishte pasur një shumë të madhe parash dhe stoli ari”, thuhet në raport.

Rasti në hetime. /Telegrafi/

Vjedhje e rëndë në Prizren, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit

11 November 2025 at 11:55


Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vjedhjes së rëndë në Prizren, gjersa ka publikuar fotografinë e të dyshuarit.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

“Më datë 22.02.2025, rreth orës 19:50, Stacioni Policor në Prizren ka pranuar një informatë se në rrugën “Kamber Bruti” në Prizren, rreth orës 19:00, një person i panjohur është hasur duke dalë nga shtëpia e të dëmtuarit. Sipas deklaratës së të dëmtuarit, personi në fjalë – i dyshuari – ka marrë para të gatshme si dhe stoli ari nga shtëpia, me vlerë rreth 3,000 euro”, thuhet në njoftim.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë është siguruar fotografia e të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk është arritur identifikimi i tij.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar autorizim, në pajtim me nenin 76, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK), për publikimin e fotografisë së të dyshuarit në mediume televizive dhe rrjete sociale. Kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e tij.

Ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informatë apo njohuri për vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografi, të kontaktojnë Policinë në Prizren përmes numrit 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të Policisë së Kosovës, apo në cilindo stacion policor në vend”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Arrestohet një 52-vjeçar në Prishtinë, i dyshuar për tetë raste të vjedhjeve të rënda

2 November 2025 at 16:32


Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për së paku tetë raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në kryeqytet.

Sipas njoftimit, arrestimi u bë pas një pune hetimore dhe operacionale të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve i Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit.

I dyshuari është identifikuar si B.C., mashkull, 52 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetuesit po vazhdojnë me veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për ndriçimin e plotë të rastit.

Arrestohet në Shtime një person për vjedhje të rëndë – djali dyshohet se vodhi babanë e tij

22 October 2025 at 08:13


Policia e Kosovës në Shtime ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë, rast i ndodhur në rrugën “14 Dhjetori”, gjatë periudhës nga 22 gusht deri më 18 tetor 2025.

Sipas raportit policor, ankuesi – një mashkull kosovar që jeton dhe punon jashtë vendit – ka raportuar se në banesën e tij kishte lënë shumën prej 24,800 euro, të cilat ka vërejtur se mungonin më 19 tetor 2025, përcjell Telegrafi.

Pas pranimit të informatës, Njësiti i Hetimeve Rajonale në bashkëpunim me krim-teknikët ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit. Gjatë ekzaminimit të vendngjarjes, nuk janë gjetur shenja thyerjeje apo hyrjeje me forcë në banesë.

Si rezultat i hetimeve intensive, më 21 tetor 2025, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.N. (34 vjeçar) – djalin e ankuesit, i cili gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë. /Telegrafi/

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

16 October 2025 at 13:31


Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit, me autorizim të prokurorisë kompetente, policia po kërkon çdo informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e personit të paraqitur në video, i cili dyshohet për përfshirje në rastin në fjalë.



Qytetarët që kanë informata të dobishme mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:

E-mail: info@kosovopolice.com

Aplikacionit mobil: Lajmëro Policinë

Telefonit: 192

Policia siguron se çdo informacion i ofruar do të trajtohet me konfidencialitet të plotë, duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë në identifikimin e të dyshuarit. /Telegrafi/

Publikohet video nga momenti i grabitjes së artarisë në Gostivar

10 October 2025 at 21:15


Është publikuar video nga momenti i grabitjes së artarisë në qytetin e Gostivarit.



Grabitja ka ndodhur rreth orës 19:00, në një lokal për shitjen e arit në qendër të qytetit të Gostivarit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia, ndërsa siç shihet edhe në video,grabitësit kanë qenë me maska dhe të armatosur, informon Telegrafi Maqedoni.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit si dhe identifikimin e autorëve.

Sipas informacioneve të fundit që po qarkullojnë në media, thuhet jozyrtarisht se automjeti të cilin e kanë shfrytëzuar hajnat gjatë grabitjes, i është vënë zjarri, rrugës për në Mavrovë. /Telegrafi/

❌
❌