SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti strategjik
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azerbajxhani kanë nënshkruar në Baku një marrëveshje partneriteti strategjik, duke hapur në këtë mënyrë një kapitull të ri në bashkëpunimin ekonomik dhe të sigurisë midis dy vendeve.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, nënshkroi marrëveshjen me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance i cili po viziton Bakunë, ndërsa më herët vizitoi Armeninë fqinje.
Aliyev tha gjithashtu se Baku dhe Uashingtoni tashmë po hyjnë në një fazë krejtësisht të re bashkëpunimi në fushën e shitjes së armëve dhe inteligjencës artificiale, teksa vazhdon puna e përbashkët për sigurinë energjetike dhe luftën kundër terrorizmit. /abcnews.al/


Moroccan town amid severe weather; More than 150,000 people have been evacuated in this part of the country.
official (@ShanghaiEye)