Shtëpia e Giorgio Armanit në New York në shitje për 10 milionë dollarë
Shtëpia e Giorgio Armanit në Nju Jork del në shitje. Është një apartament 2 000 metra katrorë në ”Madison Avenue”, në të cilin dizajneri italian nuk ka jetuar kurrë.
Kjo është vetëm një nga 10 rezidencat që dikur ishin në pronësi të Armanit. Sipas raporteve të medias amerikane, apartamenti është projektuar nga vetë ai.
I vendosur në katin e gjashtë, ai ka dy dhoma gjumi dhe dy banja.
Dyshemetë me parket janë prej lisi të bardhë amerikan dhe tavanet janë mbi tre metra të larta. Dritaret janë të mëdha dhe të larta duke ofruar pamje spektakolare të horizontit të qytetit.
Kuzhina me hapësirë ngrënieje është po aq mbresëlënëse, me banakë guri të lëmuar dhe pajisje luksoze. Një ashensor gjysmë-privat hapet në një holl që të çon në një dhomë ndenjeje prej mbi 500 metrash katrorë.
Tarifat mujore të mirëmbajtjes janë 6 695 dollarë dhe mbulojnë aksesin për palestrën, spa-në dhe sallonin e pritjes.

