❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nisin sot Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026, kush e përfaqëson Shqipërinë

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt.

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Në fokus të garave do të jetë Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë dhe ka pretendime të mëdha për të fituar medalje olimpike.

Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të sjellë një medalje për Shqipërinë.

Në kuadër të përurimit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tre ceremoni: një në Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno.

The post Nisin sot Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026, kush e përfaqëson Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Goditet grupi kriminal nĂ« TiranĂ«, zbulohet ‘punishtja’ e lĂ«ndĂ«ve narkotike, arrestohen dy persona (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Policia e TiranĂ«s, ka arrestuar nĂ« flagrancĂ« dy persona, banues nĂ« TiranĂ«. Ata kishin pĂ«rshtatur njĂ« ambient nĂ« banesĂ«n e tyre, nĂ« rrugĂ«n “Ali Demi”, pĂ«r pĂ«rgatitjen e tabletave tĂ« lĂ«ndĂ«s narkotike ekstazi (MDMA), me qĂ«llim shitjen, kryesisht nĂ« lokalet e natĂ«s.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u sekuestruan 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe 2 aparate celularë, në cilësinë e provës materiale.

Sipas PolicisĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit, “Blue Punisher”, u arrestuan nĂ« flagrancĂ« dy shtetas tĂ« afĂ«rm mes tyre, Elvis Lezo, 42-vjeç dhe Bujar Lezo, 59-vjeç, banues nĂ« TiranĂ«.

GjatĂ« ndĂ«rhyrjes nĂ« banesĂ«n e tyre, nĂ« rrugĂ«n “Ali Demi”, shĂ«rbimet e PolicisĂ« konstatuan se dy tĂ« arrestuarit kishin pĂ«rshtatur njĂ« ambient pĂ«r pĂ«rgatitjen e tabletave tĂ« lĂ«ndĂ«s narkotike ekstazi (MDMA), me qĂ«llim shpĂ«rndarjen dhe shitjen nĂ« lokalet e natĂ«s.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë ambient u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe dy aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

 

The post VIDEO/ Goditet grupi kriminal nĂ« TiranĂ«, zbulohet ‘punishtja’ e lĂ«ndĂ«ve narkotike, arrestohen dy persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ekonomia dominon shqetësimet në Shqipëri: 58% e të rriturve e rendisin si problemin kryesor

✇Albeu
By: V K

Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve ku mbi gjysma e popullsisë e sheh ekonominë si problemin kryesor kombëtar, me 58% të të rriturve që përmendin çmimet e larta, pagat e ulëta dhe standardin e jetesës si shqetësimin dominant.

Këto të dhëna vijnë nga një studim i ri global i Gallup, i prezantuar në World Governments Summit, i cili bazohet në përgjigjet e të rriturve në 107 vende, të cilëve u është kërkuar të shprehin me fjalët e tyre se cili është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi i tyre.

Në nivel global, mesatarisht 23% e të rriturve e përmendin ekonominë si çështjen më të rëndësishme kombëtare.

Banorët e vendeve me të ardhura më të ulëta kanë më shumë gjasa sesa ata të vendeve me të ardhura të larta ta identifikojnë ekonominë si problemin kryesor.

Tri vendet e para në këtë listë i përkasin rajoneve dhe konteksteve të ndryshme ekonomike, nga pasiguria e lartë ushqimore në Malawi, te kolapsi ekonomik i Venezuelës në kushtet e krizës politike dhe vështirësitë e Bolivisë me inflacionin, por të gjitha kanë të përbashkët një popullsi që i vendos shqetësimet ekonomike mbi çdo problem tjetër.

Sipas nivelit të të ardhurave, në vendet me të ardhura të larta, mesatarisht 21% e qytetarëve përmendin ekonominë ose pamundësinë për të përballuar nevojat bazë, si ushqimi dhe strehimi.

Kjo pĂ«rqindje rritet nĂ« 31% nĂ« vendet me tĂ« ardhura mesatare tĂ« larta, nĂ« 36% nĂ« vendet me tĂ« ardhura mesatare tĂ« ulĂ«ta dhe nĂ« 38% nĂ« vendet me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta, ku 14% pĂ«rmendin konkretisht nevojat bazĂ« pĂ«r ushqim dhe strehim — shumĂ« mĂ« tepĂ«r se nĂ« çdo grup tjetĂ«r sipas nivelit tĂ« tĂ« ardhurave.

 

Raporti: 12 kategoritë kryesore të problemeve

Në tërësi, qytetarët në mbarë botën i grupojnë shqetësimet e tyre në 12 kategori kryesore. Vetëm 1% deklarojnë se vendi i tyre nuk ka probleme, ndërsa 4% refuzojnë të përgjigjen ose thonë se nuk e dinë.

KatĂ«r tema dominojnĂ« nĂ« nivel global. Çështjet ekonomike renditen nĂ« krye, me njĂ« mesatare globale prej 23%, tĂ« ndjekura nga puna dhe punĂ«simi (10%), politika dhe qeverisja (8%) si dhe siguria dhe rendi (7%). SĂ« bashku, kĂ«to pĂ«rbĂ«jnĂ« rreth gjysmĂ«n e tĂ« gjitha pĂ«rgjigjeve.

Në nivelin pasues renditen ushqimi dhe strehimi (3%), çështjet sociale (3%), mjedisi dhe ndryshimet klimatike (3%) si dhe shëndetësia (3%).

Një tjetër 2% përmendin arsimin, 1% secili përmendin emigracionin dhe infrastrukturën, ndërsa më pak se 1% e identifikojnë median si problemin kryesor.

Sipas rajoneve, ekonomia renditet në vendin e parë kudo, përveç Amerikës së Veriut (SHBA dhe Kanada), ku politika është shqetësimi kryesor.

Në Azi-Paqësor dhe Europë, pakënaqësia politike renditet e dyta, ndërsa në Afrikën Sub-Sahariane, vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, më të theksuara janë problemet që lidhen me punësimin.

Në Amerikën Latine dhe Karaibe, siguria dhe rendi renditen në vendin e dytë, por bien në vendin e tretë në shumicën e rajoneve të tjera.

NĂ« thelb, raporti tregon se njerĂ«zit i gjykojnĂ« problemet kombĂ«tare pĂ«rmes pĂ«rvojĂ«s personale: nĂ«se arrijnĂ« tĂ« pĂ«rballojnĂ« jetesĂ«n, tĂ« gjejnĂ« punĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, t’u besojnĂ« institucioneve dhe tĂ« ndihen tĂ« sigurt, mĂ« shumĂ« sesa pĂ«rmes treguesve makroekonomikĂ«./ Monitor

 

 

The post Ekonomia dominon shqetësimet në Shqipëri: 58% e të rriturve e rendisin si problemin kryesor appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Influencuesja 24-vjeçare gjendet e pa jetë në banesën e saj

✇Albeu
By: V K

Një influencuese 24-vjeçare nga Uganda, Diana Namulinde, u gjet e mbytur në apartamentin e saj në qytetin e Kampalës të mërkurën.

Trupi i 24-vjeçares, e cila njihej në internet si Diana Skys, u gjet nga miqtë kur shkuan për të kontrolluar shtëpinë e saj dhe zbuluan se dera e apartamentit të saj ishte e hapur.

Sipas mediave lokale, Namulinde u gjet me shenja që përputhen me mbytje.

Deri më tani, autoritetet kanë identifikuar tre të dyshuar, ndërsa dy persona janë aktualisht në paraburgim.

Një nga të arrestuarit thuhet se është një roje sigurie, të cilit iu gjetën sende që besohet se janë vjedhur nga shtëpia e 24-vjeçares.

Namulinde kishte më shumë se 200,000 ndjekës në Instagram dhe TikTok, ku ndante përmbajtje rreth bukurisë, modës, stilit të jetës dhe udhëtimeve.

NĂ« postimin e saj tĂ« fundit nĂ« Instagram, mĂ« 3 shkurt, njĂ« ditĂ« para se tĂ« gjendej trupi i saj, 24-vjeçarja tregoi njĂ« pamje moderne tĂ« shoqĂ«ruar me mbishkrimin: “Dianah do tĂ« thotĂ« dritĂ« e pĂ«rsosur. PerĂ«ndesha e zjarrit”.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Diana Skys (@ka_richwife)

The post E rëndë/ Influencuesja 24-vjeçare gjendet e pa jetë në banesën e saj appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Rama publikon pamjet nga vizita nĂ« Vatikan: Çaste tĂ« bukura nga takimi me Papa Leone XIV

✇Albeu
By: V K

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama,ka ndarë momente nga takimi me Atin e Shenjtë, ku e shoqëronin gjithashtu bashkëshortja Linda dhe djali Zaho.

Rama zhvilloi një vizitë në Vatikan, ku ndër të tjera, u takua edhe me Papa Leone i XIV-të ditën e djeshme.

“MirĂ«mĂ«ngjes dhe me disa çaste tĂ« bukura nga takimi me Papa Leonin XIV, ju uroj njĂ« ditĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shkruan kreu i qeverisĂ« nĂ« Facebook.

Takimi u zhvillua në Pallatin Apostolik në Vatikan, ndërsa bisedimet u zhvilluan në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit me fokus tek situata në Ballkan dhe rruga drejt integrimit evropian të Shqipërisë.

 

 

Gjatë bisedimeve me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, siç shkruan Vatikan News, u vu në dukje gjithashtu marrëdhënia e mirë mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, ndërsa u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile.

MĂ« herĂ«t, Rama vizitoi Pallatin Apostolik tĂ« Vatikanit, ku u prit nĂ« oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i ShtĂ«pisĂ« Papnore.

NdĂ«rkohĂ«, tĂ« mĂ«rkurĂ«n kryeministri pĂ«rcolli lutje pĂ«r popullin shqiptar nĂ« bazilikĂ«n ‘Regina di Albania’, ku gjendet shĂ«mbĂ«lltyra e ZojĂ«s sĂ« KĂ«shillit tĂ« MirĂ«.

“O Mari, NĂ«nĂ« e Ă«mbĂ«l e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«, kaq e dashur pĂ«r bijtĂ« e ShqipĂ«risĂ« nĂ« atdhe dhe jashtĂ« atdheut! Sot po vijmĂ« tek ti, edhe njĂ« herĂ«, tĂ« ta besojmĂ« popullin tonĂ«, familjet tona, rininĂ« tonĂ«. Ti qĂ« je ZojĂ« e ShkodrĂ«s dhe e mbarĂ« ShqipĂ«risĂ«, na udhĂ«hiq nĂ« rrugĂ«n e sĂ« mirĂ«s, na jep dritĂ« nĂ« dyshime dhe ngushĂ«llim nĂ« provat e jetĂ«s. NĂ«n mbrojtjen tĂ«nde kĂ«rkojmĂ« strehĂ«, o VirgjĂ«r e bekuar. Mbroje ShqipĂ«rinĂ«, ndriço mendjet tona dhe na bĂ«j tĂ« jemi gjithmonĂ« besnikĂ« ndaj Birit tĂ«nd, Jezusit. O Zoja e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«, lutu pĂ«r ne”, thuhej nĂ« lutjen e RamĂ«s.

Vizita vijoi në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, ndërsa në përfundim Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij vizituan vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

The post VIDEO/ Rama publikon pamjet nga vizita nĂ« Vatikan: Çaste tĂ« bukura nga takimi me Papa Leone XIV appeared first on Albeu.com.

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali/ Zbulohet telefonata në qendrën e emergjencës, i riu dha adresën gabim, ambulanca shkoi dy orë me vonesë

✇Albeu
By: V K

Një gabim në adresë dhe një rrjedhje e padukshme monoksidi karboni (gaz helmues), çuan në tragjedinë e rëndë që tronditi komunitetin e Porcarit, pranë Luccës në Itali.

Katër anëtarë të familjes shqiptare Kola u gjetën pa jetë në banesën e tyre, pasi u helmuan nga gazi që doli nga kaldaja e shtëpisë.

Ishte pothuajse ora 20:00 e mbrëmjes të së mërkurës, kur në qendrën e emergjencës 112 të Toskanës mbërriti një telefonatë e dëshpëruar.

“Motra ime Ă«shtĂ« pa ndjenja, nuk dimĂ« çfarĂ« ka”, tha 22-vjeçari Hajdar Kola, raportojnĂ« mediat italiane.

Numri i gabuar i shtëpisë

Po sipas raportimeve të mediave lokale vendase banesa e familjes Kola ndodhej në Rughi, një zonë e komunës së Porcarit.

Në dhomën e saj ishte motra 15-vjeçare, Xhesika, e ulur në shtrat dhe pa ndjenja. Me të ndodheshin edhe prindërit, Arti dhe Jonida, 48 dhe 43-vjeç.

Gjatë telefonatës, situata u përkeqësua në mënyrë dramatike. Operatorja dëgjoi fillimisht prindërit që humbën ndjenjat dhe më pas edhe vetë Hajdari u rrëzua në tokë. Para se të fikej telefoni, ai arriti të jepte adresën: Rruga Galgani, numri 168. Por ishte një numër i gabuar.

Sipas hetimeve, i riu, nën efektet e monoksidit të karbonit kishte ngatërrur dy shifrat e fundit. Numri i saktë ishte 186.

Ambulanca dy orë me vonesë

Ambulanca mbërriti shumë shpejt, por për një kohë të gjatë nuk arriti të gjente banesën. Ekipi kontrolloi shtëpitë përreth, kërkoi sqarime të tjera nga 112 dhe tentoi edhe lokalizonte edhe telefonatën, pa rezultat. U përfshinë edhe karabinierët, të cilët përmes numrit të celularit arritën të identifikojnë familjen.

Vetëm rreth orës 21:45, gati dy orë pas thirrjes së parë, forcat e rendit hynë në apartament së bashku me xhaxhain e familjes dhe dy fqinjë.

Polica dhe emergjenca i gjetën të vdekur

Pamja ishte dramatike. Në katin e parë, tavolina ishte shtruar për darkë. Në katin e dytë, në dhomën e Xhesikës, u gjetën trupat e pajetë të anëtarëve të familjes.

Menjëherë pas zbulimit, disa nga shpëtimtarët dhe personat që hynë në banesë filluan të ndihen keq, me marramendje dhe vështirësi në frymëmarrje, duke u dërguar në spital. Më rëndë u paraqit xhaxhai, Durim Kola, i cili kaloi natën në spital.

“U pĂ«rpoqa, por nuk munda t’i shpĂ«toja”, tha ai mes lotĂ«sh pasi u kthye nĂ« shtĂ«pi, ku dhjetĂ«ra miq ishin mbledhur pĂ«r zi. Edhe gjyshja e fĂ«mijĂ«ve pĂ«soi njĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« shĂ«ndetĂ«sore sapo mori lajmin.

Familja prej 5 vitesh në Itali

Familja Kola kishte rreth pesë vjet që jetonte në Itali. Pas një periudhe pune në Greqi, kryefamiljari kishte gjetur punë në Toskanë dhe ishte ribashkuar me familjen në zonën e industrisë së letrës në Lucchesia, ku jeton një komunitet i madh shqiptar. Arti punonte si bojaxhi, ndërsa Hajdari ishte elektroteknik. Xhesika ishte nxënëse e klasës së tretë të shkollës së mesme të ulët. Prej vetëm pesë muajsh familja ishte zhvendosur në shtëpinë e re në rrugën Galgani, të cilën e kishin blerë së fundmi. Punimet e rikonstruksionit ende nuk kishin përfunduar.

Hetimet

Prokuroria e Luccës ka sekuestruar apartamentin dhe ka nisur hetimet. Ekspertët e zjarrfikësve po hetojnë nëse defekti lidhet me montimin e boljerit, mirëmbajtjen apo sistemin e shkarkimit dhe nëse instalimi është kryer nga vetë familja apo nga teknikë të jashtëm.

Zi në komunitet

E gjithĂ« komuna e Porcarit Ă«shtĂ« tronditur nga ngjarja. Kryetari i bashkisĂ«, Leonardo Fornaciari, e cilĂ«soi atĂ« “njĂ« plagĂ« tĂ« thellĂ« pĂ«r gjithĂ« komunitetin”, duke kujtuar edhe njĂ« tragjedi tĂ« ngjashme tĂ« ndodhur nĂ« vitin 1992. Dhimbje e madhe edhe nĂ« shkollĂ«n ku studionte Xhesika. Drejtoresha e institutit Camogliano e pĂ«rshkroi atĂ« si “njĂ« vajzĂ« plot jetĂ« dhe energji intelektuale”. ShokĂ«t e klasĂ«s kanĂ« nisur tĂ« mbledhin shkrimet e saj; mes tyre janĂ« gjetur poezi pĂ«r lirinĂ« dhe paqen.

The post Tragjedia e familjes shqiptare në Itali/ Zbulohet telefonata në qendrën e emergjencës, i riu dha adresën gabim, ambulanca shkoi dy orë me vonesë appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, 6 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.4 lekë.

Euro, blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.9 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.7 lekë, ndërsa në shitje me 105.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.3 lekë, ndërsa në shitje me 60.5 lekë

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 6 Shkurt 2026

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës Perëndimore, me intensitet të ulët.

Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët, deri mesatar. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Veriperëndimit, qendërs nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmje, do kemi reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave.

The post Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 6 Shkurt 2026 appeared first on Albeu.com.

Ofruan para në këmbim të votave për PS-në, GJKKO shpall fajtor dhe jep dënimin për tre të pandehurit për korrupsion (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka shpallur fajtorë tre të pandehurit për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, në Qarkun Lezhë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kishte paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes në ngarkim të shtetasve Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja, ndërsa gjykimi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Sipas vendimit tĂ« gjykatĂ«s, Gersi Kaçorri, u shpall fajtor pĂ«r veprĂ«n penale “Korrupsion aktiv nĂ« zgjedhje” dhe u dĂ«nua fillimisht me 1 vit burgim, dĂ«nim i cili, pĂ«r shkak tĂ« gjykimit tĂ« shkurtuar, u reduktua nĂ« 8 muaj. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit tĂ« dĂ«nimit dhe vĂ«nien e tij nĂ« provĂ« pĂ«r njĂ« periudhĂ« 1 vit e 6 muaj.

Besnik Uka u shpall fajtor pĂ«r veprĂ«n penale “Korrupsion pasiv nĂ« zgjedhje”, kryer nĂ« bashkĂ«punim. Ai u dĂ«nua me 1 vit burgim, i reduktuar nĂ« 8 muaj pĂ«r shkak tĂ« gjykimit tĂ« shkurtuar, ndĂ«rsa edhe pĂ«r tĂ« u vendos pezullimi i dĂ«nimit dhe vĂ«nia nĂ« provĂ« pĂ«r 1 vit e 6 muaj.

Po ashtu, fajtor u shpall edhe Artur Jahja, i cili u dĂ«nua pĂ«r “Korrupsion pasiv nĂ« zgjedhje”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, me 1 vit burgim, dĂ«nim i reduktuar nĂ« 8 muaj, me pezullim tĂ« ekzekutimit dhe vĂ«nie nĂ« provĂ« pĂ«r 1 vit e 6 muaj.

Gjykata urdhëroi që gjatë periudhës së provës, të pandehurit të mbajnë kontakte me shërbimin e provës, të mos kryejnë vepra të tjera penale dhe të mos shoqërohen me persona të dënuar për vepra penale.

Në vendim u urdhërua gjithashtu konfiskimi i tre aparateve telefonike dhe kartave SIM, të sekuestruara gjatë hetimit, si prova materiale në këtë çështje.

Sipas SPAK, gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë premtuar, ofruar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në mbështetje të Partisë Socialiste.

Hetimet kanë evidentuar se ata kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit me qëllim ndikimin në vullnetin e tyre të votës.

Njoftimi i SPAK:

SPAK dërgon për gjykim tre të pandehur për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje në Qarkun Lezhë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 7.11.2025, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, procedimin penal nr. 55 të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë.

Të pandehurit e dërguar për gjykim janë:

Gersi Kaçorri, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Korrupsion aktiv nĂ« zgjedhje”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 tĂ« Kodit Penal;

Besnik Uka, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Korrupsion pasiv nĂ« zgjedhje”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 tĂ« Kodit Penal;

Artur Jahja, i akuzuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale, “Korrupsion pasiv nĂ« zgjedhje”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 tĂ« Kodit Penal.

Rrethanat e çështjes

Procedimi penal Ă«shtĂ« regjistruar mbi bazĂ«n e materialit tĂ« referuar nga hetuesit e ByrosĂ« KombĂ«tare tĂ« Hetimit (BKH), nĂ« ngarkim tĂ« shtetasve tĂ« mĂ«sipĂ«rm, tĂ« dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale, “Korrupsion aktiv nĂ« zgjedhje” dhe “Korrupsion pasiv nĂ« zgjedhje”, tĂ« kryera nĂ« bashkĂ«punim, gjatĂ« fushatĂ«s elektorale pĂ«r zgjedhjet parlamentare tĂ« datĂ«s 11 maj 2025.

Aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore treguan se të pandehurit; Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në Qarkun e Lezhës, gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste.

Hetimi evidentoi se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

NJOFTIM PËR MEDIAT GJKKO

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar ka paraqitur pranĂ« GjykatĂ«s kĂ«rkesĂ«n me objekt: “Gjykimin e çështjes penale qĂ« i pĂ«rket procedimit penal nr. 55 tĂ« vitit 2025, nĂ« ngarkim tĂ« tĂ« pandehurve Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja”.

2. Gjykimi i kĂ«saj Ò«Ă«shtje u zhvillua me rregullat e gjykimit tĂ« shkurtuar. NĂ« pĂ«rfundim tĂ« gjykimit, Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjyqtarĂ«t Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 8, datĂ« 05.02.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Gersi Kaçorri, pĂ«r veprĂ«n penale “Korrupsioni aktiv nĂ« zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 tĂ« Kodit Penal, dhe dĂ«nimin e tij me 1 (njĂ«) vit burgim.

-Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gersi Kaçorri, i ulet 1/3 e dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.

-Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Gersi Kaçorri, për një afat prove prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

-Bazuar në nenin 60 paragrafi i parë pika 9 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale. -Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

2. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Besnik Uka, pĂ«r veprĂ«n penale “Korrupsioni pasiv nĂ« zgjedhje”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 tĂ« Kodit Penal dhe dĂ«nimin e tij me 1(njĂ«) vit burgim.

-Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Besnik Uka, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.

-Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Besnik Uka, për një afat prove prej 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

-Bazuar në nenin 60 paragrafi i parë pika 9 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale. -Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

3. Deklarimin fajtor tĂ« tĂ« pandehurit Artur Jahja, pĂ«r veprĂ«n penale “Korrupsioni pasiv nĂ« zgjedhje”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 tĂ« Kodit Penal, dhe dĂ«nimin e tij me 1(njĂ«) vit burgim.

-Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Artur Jahja, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.

-Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Artur Jahja, për një afat prove prej 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

-Bazuar në nenin 60 paragrafi i parë pika 9 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale. -Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

4. NĂ« lidhje me provat materiale tĂ« bashkuara me fashikullin e gjykimit sipas procesverbalit datĂ« 06.11.2025, gjykata disponon si mĂ« poshtĂ«: Aparat telefonik i markĂ«s “Samsung Galaxy A12”, me numĂ«r imei 1: **** dhe imei 2: **** dhe karta sim e kompanisĂ« ONE me numĂ«r serial ****, tĂ« sekuestruar tĂ« pandehurit Besnik Uka; aparat telefonik i markĂ«s “iPhone XR”, me numĂ«r imei 1: **** dhe imei 2: **** dhe karta sim e kompanisĂ« ONE me numĂ«r serial ****, sekuestruar tĂ« pandehurit Gersi Kaçorri, dhe aparat telefonik i markĂ«s “Samsung Galaxy A04S”, me numĂ«r imei 1: **** dhe imei 2: **** dhe karta sim e kompanisĂ« ONE me numĂ«r serial ****, sekuestruar tĂ« pandehurit Artur Jahja, tĂ« konfiskohen.

5. Shpenzimet proceduriale, të kryera gjatë hetimit paraprak si dhe ato të gjykimit, sipas procesverbalit të shpenzimeve bashkëngjitur këtij vendimi, u ngarkohen të pandehurve, në mënyrë solidare.

6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim, brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tiranë, më datë 05.02.2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

The post Ofruan para në këmbim të votave për PS-në, GJKKO shpall fajtor dhe jep dënimin për tre të pandehurit për korrupsion (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Dosja e AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masat për Karçanajn dhe 7 të akuzuarit e tjerë

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme e Apelit, ka dhënë masat e sigurisë për të akuzuarit e dosjes së AKSHI-t, mes tyre për drejtoreshën Mirlinda Karçanaj dhe në mungesë për dy biznesmenët e kërkuar, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Pas një seance të gjatë, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi të gjitha masat e sigurisë për të arrestuarit, të akuzuarit dhe të kërkuarit.

Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi u lanĂ« po nĂ« “arrest shtĂ«pie”, sipas vendimit tĂ« shkallĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« GJKKO-sĂ«, me kĂ«rkesĂ« tĂ« SPAK-ut.

Edhe pĂ«r tĂ« tjerĂ«t tĂ« njĂ«jtat masa. NdĂ«rsa masa “arrest me burg” nĂ« mungesĂ« mbeti nĂ« fuqi edhe pĂ«r biznesmenĂ«t e kĂ«rkuar Ermal beqiri dhe Ergys Agasi, tĂ« akuzuar si drejtues tĂ« skemave korruptive me tenderĂ«t nĂ« AKSHI.

 

The post Dosja e AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masat për Karçanajn dhe 7 të akuzuarit e tjerë appeared first on Albeu.com.

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

✇Albeu
By: V K

SPAK ka pĂ«rfunduar parashtrimet nĂ« gjyqin paraprak ndaj Ilir MetĂ«s, Monika Kryemadhit, Pirro XhixhĂ«s, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit.

Siç bëjnë me dije burimet, prokurori i çështjës në procesin me dyer të mbyllura që po zgjat prej disa orësh, prokurori Sotir Kllapi, i kërkoi gjykatës paraprake të kalojë në gjykim themeli dosjen me 5 të akuzuar, ndaj të cilëve janë rëndojnë akuzat e korrupsionit të pastrimit të parave.

Aktualisht, në gjyq po flet ish-presidenti Ilir Meta.

The post SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon ta arrestojë/ Balluku vijon takimet me fermerët në Fier

✇Albeu
By: V K

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë, pasi është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, ka vijuar të sfidojë hapur drejtësinë.

Këtë të enjte, ajo është shfaqur në Fier aty ku ka zhvilluar një takim me fermerët, të cilëve u ka premtuar se 5.2 miliardë lekë do të vendosen në dispozicion të skemës kombëtare të bujqësisë, duke shpërfillur sërish faktin se është një zyrtare e pandehur.

“KĂ«tĂ« vit qeveria shqiptare ka dizenjuar buxhetin mĂ« tĂ« madh qĂ« ka pasur ndonjĂ«herĂ« pĂ«r bujqĂ«sinĂ«, blektorinĂ« dhe peshkimin. Flitet pĂ«r 16.3 miliardĂ« lekĂ«, nga tĂ« cilat 5.2 miliardĂ« do tĂ« vendosen pĂ«r nĂ« dispozicion tĂ« skemĂ«s kombĂ«tare nĂ« bujqsi. PĂ«r shkak tĂ« njĂ« zone qĂ« Ă«shtĂ« hambari i ShqipĂ«risĂ«, qarku i Fierit, kam arritur tĂ« kuptoj qĂ« skemat duhet tĂ« jenĂ« mĂ« efikase mĂ« tĂ« goditura”,-Ă«shtĂ« shprehur Balluku nĂ« takim.

The post SPAK kërkon ta arrestojë/ Balluku vijon takimet me fermerët në Fier appeared first on Albeu.com.

Vizita në Vatikan, Kryeministri Rama pritet nga Papa Leone XIV

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama u prit mëngjesin e së enjtes, 5 shkurt, nga Papa Leone XIV në kuadër të vizitës që po zhvillon në Vatikan. Kreu i qeverisë shoqërohej nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tyre, Zaho.

Më pas, kryeministri u takua në Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

“GjatĂ« diskutimeve tĂ« pĂ«rzemĂ«rta”, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« nga Selia e ShenjtĂ«, “u theksuan marrĂ«dhĂ«niet e mira qĂ« ekzistojnĂ« midis SelisĂ« sĂ« ShenjtĂ« dhe RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe u trajtuan çështje me interes tĂ« ndĂ«rsjellĂ« qĂ« lidhen me marrĂ«dhĂ«niet midis bashkĂ«sive kishtare dhe civile.”

Ndër temat në qendër të diskutimit ishin çështjet kryesore rajonale, përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në BE.

The post Vizita në Vatikan, Kryeministri Rama pritet nga Papa Leone XIV appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Sarandë/ i riu bën për spital pas sherrit 48-vjeçarin, i plagosuri dërgohet me urgjencë drejt spitali të Traumës, rrezikon të humbasë syrin (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Pasditen e djeshme, një grindje për motive të dobëta ka ndodhur në Sarandë. 45-vjeçari Gëzim Preçi, lindur në Tiranë por me banim në Lezhë, pas një grindjeje të momentit, dyshohet se pa asnjë motiv, ka goditur me grushte dhe sende të forta 48-vjeçarin Gentjan Mustafa, banor i Shelegarit.

Nga persona të ndodhur prezent në ngjarje, është bërë transportimi i 48-vjeçarit në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Sipas bluzave të bardha, mësohet se goditja me sende të forta e 48-vjeçarit Gentjan Mustafa ishte e rëndë. Goditja ishte poshtë syrit dhe për rrjedhojë i ishte thyer kocka, njëherazi nga goditja pati edhe hemorragji të syrit.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, 48-vjeçari Gentjan Mustafa, është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Pas ngjarjes kanĂ« shkuar nĂ« vend shĂ«rbimet policore dhe bĂ«nĂ« arrestimin e 45-vjeçarit GĂ«zim Preçi, pĂ«r veprĂ«n penale “plagosja e rĂ«ndĂ« me dashje”.

Burime bëjnë me dije se autori kishte rreth një javë që ndodhej në Sarandë dhe raste grindjeje kishte pasur edhe me të tjerë qytetarë, por pa përdorimin e sendeve të forta, si në rastin e 48-vjeçarit Mustafa.

Mësohet se 45-vjeçari Gëzim Preçi, ka shfaqur shqetësime të shëndetit mendor dhe për rrjedhojë edhe pse i arrestuar, do të dërgohet në Spitalin Psikiatrik në Lezhë me shtrim të detyruar, deri në pritje të ekspertimit nga mjekët.

The post E rëndë në Sarandë/ i riu bën për spital pas sherrit 48-vjeçarin, i plagosuri dërgohet me urgjencë drejt spitali të Traumës, rrezikon të humbasë syrin (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Kryebashkiaku socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi paraqitet në SPAK

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ai është parë të futet në ambientet e Prokurorisë, por deri më tani nuk ka detaje se për çfarë çështjeje në hetim është thirrur.

Priten detaje në vijim për arsyet e paraqitjes së tij.

The post Kryebashkiaku socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Familja Kola u shua nga helmimi me gaz në banesë, fqinji shqiptar tregon momentet dramatike: I gjetëm të shtrirë përtokë në katin e dytë, kishin ende rrahje zemre

✇Albeu
By: V K

Ernest Çela, fqinji i familjes Kola, 4 anĂ«tarĂ«t e sĂ« cilĂ«s ndĂ«rruan jetĂ« mbrĂ«mjen e 4 shkurtit nĂ« Porcari nĂ« provincĂ«n e Lucca-s nĂ« Itali, ka rrĂ«fyer pĂ«r mediat italiane momentet dramatike nga ngjarja e rĂ«ndĂ«.

Për La Repubblica, i riu shqiptar tregon se kur hyri në banesën tre katëshe të familjes Kola bashkë me të afërmin e tyre, vëllain e kryefamiljarit Arti Kola, si dhe dy efektivë policie, i gjetën të shtrirë përtokë pa ndjenja në katin e dytë.

Gjithashtu, ai thekson se në atë moment ata kishin ende puls dhe rrahje zemre.

I riu tregoi se nĂ« njĂ« moment edhe xhaxhai i djalit humbi ndjenjat, si dhe atij filluan t’i merreshin mendtĂ« dhe doli jashtĂ«. I riu tha se kur hapĂ«n dritaret, kishte dalĂ« tym i bardhĂ«.

“MbrĂ«mĂ« rreth orĂ«s 21:30 erdhi patrulla e policisĂ« bashkĂ« me xhaxhain e djalit qĂ« ka ndĂ«rruar jetĂ«. MenjĂ«herĂ« hymĂ« nĂ« banesĂ« dhe u ngjitĂ«m nĂ« katin e dytĂ«, ku pashĂ« 4 trupat tĂ« shtrirĂ« pa ndjenja nĂ« tokĂ«. NĂ« atĂ« moment shkova menjĂ«herĂ« tĂ« kontrolloja nĂ«se kishin akoma puls dhe deri nĂ« atĂ« moment kishin ende rrahje zemre. MĂ« pas, njĂ« moment, xhaxhai i djalit, ai qĂ« tani Ă«shtĂ« i shtruar nĂ« spitalin e Cisanellos nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ«, humbi ndjenjat. MĂ« pas edhe mua filluan tĂ« merreshin mendtĂ«. MĂ« pas bashkĂ« me babanĂ« tim dhe dy karabinierĂ«t kuptuam se nĂ« ajĂ«r kishte diçka, njĂ« gaz ose diçka e ngjashme”, ka thĂ«nĂ« ai.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 shkurtit në banesën e familjes. Nga hetimet e para, dyshohet se anëtarët e saj u helmuan nga rrjedhja e monoksidit të karbonit nga pajisja e ngrohjes.

Viktimat janë identifikuar si Arti Kola 48 vjeç, Jonida Kola 42 vjeçe dhe dy fëmijët, Hajdar dhe Xhesika Kola, 22 dhe 15 vjeç.

Alarmin e ka dhënë vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve dhe u detyruan të thyejnë derën.

Kryetari i komunës së Porcarit në Itali, Leonardo Fornaciari shprehu tronditjen dhe hidhërimin e tij të thellë për tragjedinë.

“MbrĂ«mĂ«, njĂ« tragjedi e madhe ndodhi nĂ« qytetin tonĂ«. NjĂ« familje e tĂ«rĂ« humbi jetĂ«n nĂ« shtĂ«pi. Hetimi do tĂ« hedhĂ« dritĂ« mbi kĂ«tĂ« çështje, por shkaku duket tĂ« jetĂ« monoksidi i karbonit. Familja Kola, pĂ«rfshirĂ« babain Arti, nĂ«nĂ«n JonidĂ«n dhe fĂ«mijĂ«t e tyre Hajdar dhe XhesikĂ«, ishin shumĂ« tĂ« respektuar dhe tĂ« dashur nga komuniteti ynĂ«. Jemi tĂ« gjithĂ« tĂ« tronditur dhe tĂ« trishtuar nga kjo ngjarje, e cila mĂ« kujtoi menjĂ«herĂ« tragjedinĂ« e familjes Malanca, e cila ndodhi nĂ« shkurt tĂ« vitit 1992. Komuniteti ynĂ« u shpreh ngushĂ«llimet e tij tĂ« sinqerta tĂ« afĂ«rmve dhe miqve tĂ« familjes Kola pĂ«r kĂ«tĂ« humbje tĂ« rĂ«ndĂ« qĂ« ka prekur tĂ« gjithĂ« Porcarin.”, shkroi ai.

The post Familja Kola u shua nga helmimi me gaz në banesë, fqinji shqiptar tregon momentet dramatike: I gjetëm të shtrirë përtokë në katin e dytë, kishin ende rrahje zemre appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentet e tenderit për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen

✇Albeu
By: V K

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente në Bashkinë Durrës. Organi i akuzës po avancon me hetimet, në lidhje me penal nr. 56 i vitit 2026, për disa vepra penale: shkatërrim prone nga pakujdesia, shkatërrim i pronës me përmbytje dhe shpërdorim detyre.

Dokumentacioni i procedurĂ«s sĂ« prokurimit, zbatimit dhe marrjes nĂ« dorĂ«zim pĂ«r objektin “Rehabilitim i argjinaturĂ«s, ngritjes sĂ« bankinĂ«s dhe sistemimi i argjinaturĂ«s sĂ« lumit Erzen”.

Dokumentacioni tekniko-ligjor i tĂ« gjithĂ« procedurĂ«s sĂ« lejes sĂ« ndĂ«rtimit pĂ«r objektin “Rehabilitim i argjinaturĂ«s, ngritjes sĂ« bankinĂ«s dhe sistemim i argjinaturĂ«s sĂ« lumit Erzen”.

Krahas hetimeve nga Prokuroria e Durrësit, zyrtarët e Bashkisë së qytetit bregdetar, ndër to edhe kryebashkiakja Emirjana Sako, janë kallëzuar edhe në SPAK nga anëtarja e Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Ilirjana Kuçana.

Dyshohet se ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen pa leje ndërtimi dhe pa studim solli përmbytjen e fshatrave të Sukthit dhe evakuimin e banorëve.

 

The post Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentet e tenderit për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen appeared first on Albeu.com.

Ngjarja tragjike në Itali/ Familja shqiptare kishte 5 muaj që ishte transferuar në banesën ku humbën jetën nga helmimi me gaz

✇Albeu
By: V K

TĂ« tjera detaje mĂ«sohen lidhur me tragjedinĂ« nĂ« familjen shqiptare qĂ« jetonte nĂ« Porcari, pranĂ« LuccĂ«s nĂ« Itali. Çifti Arti dhe Jonida Kola, 48 dhe 42-vjeç, si dhe dy fĂ«mijĂ«t e tyre, Hadjari, 23-vjeç, dhe Xhesika, 15-vjeçe, u gjetĂ«n tĂ« pajetĂ« nĂ« banesĂ« dhe dyshohet se janĂ« helmuar nga monoksidi i karbonit qĂ« ka rrjedhur nga pajisja e ngrohjes.

Familja e kishte blerë shtëpinë vetëm një vit e gjysmë më parë dhe ishte zhvendosur vetëm pesë muaj më parë.

Kryefamiljari punonte në një dyqan bojërash, ndërsa i biri punonte si elektricist.

Alarmi u dha duke telefonuar numrin e urgjencës 112, pasi dikush brenda shtëpisë raportoi se nuk ndihej mirë.

Pak pas orës 22:00, ekipet e emergjencës mbërritën dhe, me të hyrë në apartament, gjetën një skenë dramatike: trupat e katër anëtarëve të familjes ishin tashmë të pajetë.

Sipas hetimeve fillestare, rrjedhja e gazit duket të jetë aksidentale.

REAGIMI I KRYETARIT TË BASHKISË SË PORCARIT:

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme (4 shkurt) në banesën e familjes. Nga hetimet e para dyshohet se anëtarët e saj u helmuan nga rrjedhja e monoksidit të karbonit nga një pajisje ngrohjeje.

Kryetari i komunës së Porcarit në Itali, Leonardo Fornaciari shprehu tronditjen dhe hidhërimin e tij të thellë për tragjedinë.

“MbrĂ«mĂ«, njĂ« tragjedi e madhe ndodhi nĂ« qytetin tonĂ«. NjĂ« familje e tĂ«rĂ« humbi jetĂ«n nĂ« shtĂ«pi. Hetimi do tĂ« hedhĂ« dritĂ« mbi kĂ«tĂ« çështje, por shkaku duket tĂ« jetĂ« monoksidi i karbonit. Familja Kola, pĂ«rfshirĂ« babain Arti, nĂ«nĂ«n JonidĂ«n dhe fĂ«mijĂ«t e tyre Hajdar dhe XhesikĂ«, ishin shumĂ« tĂ« respektuar dhe tĂ« dashur nga komuniteti ynĂ«. Jemi tĂ« gjithĂ« tĂ« tronditur dhe tĂ« trishtuar nga kjo ngjarje, e cila mĂ« kujtoi menjĂ«herĂ« tragjedinĂ« e familjes Malanca, e cila ndodhi nĂ« shkurt tĂ« vitit 1992. Komuniteti ynĂ« u shpreh ngushĂ«llimet e tij tĂ« sinqerta tĂ« afĂ«rmve dhe miqve tĂ« familjes Kola pĂ«r kĂ«tĂ« humbje tĂ« rĂ«ndĂ« qĂ« ka prekur tĂ« gjithĂ« Porcarin”, shkroi ai.

The post Ngjarja tragjike në Itali/ Familja shqiptare kishte 5 muaj që ishte transferuar në banesën ku humbën jetën nga helmimi me gaz appeared first on Albeu.com.

Tragjedi e përsëritur! Në banesën ku humbi jetën familja shqiptare, kishin vdekur edhe 4 persona të tjerë

✇Albeu
By: V K

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike, ku 4 anëtarë të një familje shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit brenda në banesë.

Sipas raportimeve, kjo ishte një ngjarje e përsëritur, pasi kohë më parë një tjetër banesë ishte përfshirë nga rrjedhja e gazit dhe për pasojë kishin ndërruar jetë po 4 anëtarë të një familje.

Ndëkohë, viktimat janë identifikuar si, Arti Kola, 48-vjeç, (kryefamiljar) bashkëshortja e tij Jonida Kola, 42-vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola, 23-vjeç, dhe Xhesika Kola, 15-vjeçe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ku familja sapo kishte shtruar darkën. Në rrethana ende të paqarta në sasi gazi dyshohet se ka rrjedhur nga kaldaja e ngrohjes dhe për pasojë familjarët janë asfiksuar.

Ka qënë vëllai i kryefamiljarit ai që ka dhënë alarmin dhe njoftoi karabinierët. Sapo arritën në shtëpinë trekatëshe, xhaxhai dhe karabinierët trokitën disa herë, por nuk morën përgjigje.

Në këtë moment ata kanë hapur derën me forcë dhe, sapo hynë brenda, u përballën me skenën dramatike, katër trupat e familjarëve ishin të pajetë përtokë.

Gjithashtu, si pasojë e gazit dhe tronditjes, edhe xhaxhai i dy fëmijëve të mitur, humbi ndjenjat para karabinierëve dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Cisanello-s./B.news

The post Tragjedi e përsëritur! Në banesën ku humbi jetën familja shqiptare, kishin vdekur edhe 4 persona të tjerë appeared first on Albeu.com.

Rënie gurësh në aksin Kukës-Bushtricë, vështirësohet lëvizja e automjeteve

✇Albeu
By: V K

Gjatë orëve të natës, i gjithë qarku i Kukësit është përfshirë  nga reshje shiu me intensitet mesatar,  të shoqëruara herë pas here edhe me erë, duke krijuar vështirësi në disa segmente rrugore.

Reshjet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, kur janë ndërprerë gradualisht.

Si pasojë e motit të paqëndrueshëm, në disa akse rrugore të qarkut janë shënuar rënie gurësh dhe inertesh nga shpatet malore, veçanërisht në zonat me terren të thyer.

Problematika mĂ« e theksuar Ă«shtĂ« evidentuar nĂ« segmentin rrugor KukĂ«s–BushtricĂ«, ku nĂ« orĂ«t e para tĂ« ditĂ«s sĂ« sotme janĂ« regjistruar rĂ«nie gurĂ«sh dhe masash dherash, duke vĂ«shtirĂ«suar pĂ«rkohĂ«sisht lĂ«vizjen e automjeteve.

Aktualisht, ky aks kombëtar që lidh Kukësin me Peshkopinë është i qarkullueshëm normalisht, megjithatë drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë orëve në vijim.

Sipas raportimeve nga strukturat vendore, në bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has, nuk janë konstatuar dëme në banesa apo infrastrukturë tjetër publike dhe nuk ka pasur situata emergjente që të kërkojnë ndërhyrje shtesë.

Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht në të gjithë territorin e qarkut, pa ndërprerje. Autoritetet vendore dhe shërbimet emergjente mbeten në gatishmëri për të monitoruar situatën, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të ndjekin informacionet zyrtare dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, sidomos në akset malore.

The post Rënie gurësh në aksin Kukës-Bushtricë, vështirësohet lëvizja e automjeteve appeared first on Albeu.com.

❌