GJEOLOGJI â Afrika po ndahet nĂ« dy pjesĂ« pas njĂ« procesi tĂ« fuqishĂ«m tektonik
UASHINGTON, 31 janar /ATSH/ â ShkencĂ«tarĂ«t kanĂ« konfirmuar se Afrika po ndahet gradualisht nĂ« dy pjesĂ«, si pasojĂ« e njĂ« procesi tĂ« fuqishĂ«m tektonik qĂ« po pĂ«rparon mĂ« shpejt nga sa mendohej mĂ« parĂ«, sipas Euronews.
Sistemi i Riftit tĂ« AfrikĂ«s Lindore, qĂ« shtrihet nga Deti i Kuq deri nĂ« Mozambik, po çan kontinentin pĂ«rgjatĂ« vijave tĂ« thella gjeologjike dhe, brenda 5â10 milionĂ« vjetĂ«sh, mund tĂ« krijojĂ« njĂ« oqean tĂ« ri mes AfrikĂ«s Lindore dhe PerĂ«ndimore.
Të dhënat e fundit nga NASA, Universiteti i Rochester dhe Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tregojnë se korja e Tokës në këtë rajon po hollohet dhe po çahet në disa pika njëkohësisht.
Në disa zona janë zbuluar shenja të hershme të formimit të korës oqeanike, çka tregon se procesi ka kaluar nga faza kontinentale drejt asaj detare.
Matjet satelitore kanë regjistruar zgjerim të dukshëm të luginave dhe çarjeve me kalimin e viteve.
Ky proces, megjithëse shumë i ngadaltë për jetën e përditshme të njeriut, po matet në kohë reale falë teknologjisë GPS, e cila ndjek lëvizjet e tokës me saktësi milimetrike.
Gjeofizikanët e përshkruajnë Afrikën Lindore si një laborator natyror ku mund të vëzhgohet drejtpërdrejt ndarja e një kontinenti.
Një nga ngjarjet më të spikatura ndodhi në vitin 2005, kur në shkretëtirën e Etiopisë u hap brenda pak ditësh një çarje rreth 56 kilometra e gjatë.
Zona më aktive ndodhet në rajonin Afar të Etiopisë, ku takohen tre pllaka tektonike; Nubiane, Somaliane dhe Arabe.
Ky bashkim trefish krijon tensione të forta, shoqëruar me tërmete dhe aktivitet vullkanik.
Shkencëtarët kanë zbuluar se pulsimet e magmës nga manteli i Tokës luajnë rol kyç në përshpejtimin e procesit të çarjes.
Përveç rrezikut sizmik dhe vullkanik për zonat e banuara dhe infrastrukturën, ky proces sjell edhe mundësi ekonomike.
Aktiviteti tektonik është burim i rëndësishëm i energjisë gjeotermale, të cilën vende si Kenia po e shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë.
Në planin afatgjatë, uji i Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit pritet të përmbytë luginën e riftit, duke formuar një oqean të ri dhe duke ndryshuar përgjithmonë hartën gjeografike të Afrikës./  Ad.Ab./ a.jor.
The post GJEOLOGJI â Afrika po ndahet nĂ« dy pjesĂ« pas njĂ« procesi tĂ« fuqishĂ«m tektonik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.