FOKUS â Gjermania kĂ«rkon marrĂ«veshje energjetike me ArabinĂ« Saudite
BERLIN, 31 janar /ATSH-DPA/ â Ministrja gjermane e EkonomisĂ«, Katherina Reiche udhĂ«toi sot drejt ArabisĂ« Saudite, ku shpreson tĂ« pĂ«rfundojĂ« njĂ« partneritet energjetik qĂ« synon tĂ« forcojĂ« marrĂ«dhĂ«niet dypalĂ«she.
Para nisjes, Reiche tha se partneriteti i planifikuar energjetik do të përfshijë blerjen e produkteve të naftës dhe gazit nga Arabia Saudite, si dhe investime të synuara në energji të rinovueshme.
Ministrja përmendi teknologjitë e magazinimit dhe hidrogjenin e qëndrueshëm.
Reiche udhëton e shoqëruar nga përfaqësues të 35 kompanive dhe 11 startup-eve nga sektorët e energjisë konvencionale dhe të rinovueshme.
Arabia Saudite, e pasur me naftë, po përqendrohet gjithashtu fort në dekarbonizim.
Vizita, që pritet të zgjasë deri të martën, reflekton gjithashtu përpjekjet e Gjermanisë për të zgjeruar partneritetet ndërkombëtare në një kontekst të rritur pasigurie gjeopolitike.
âKur partneritetet, mbi tĂ« cilat kemi mbĂ«shtetur pĂ«r dekada, fillojnĂ« tĂ« bĂ«hen pak tĂ« brishta, duhet tĂ« kĂ«rkojmĂ« partnerĂ« tĂ« rinjâ, tha Reiche, duke iu referuar tensioneve nĂ« marrĂ«dhĂ«niet trans-atlantike qĂ« nga kthimi i presidentit amerikan Donald Trump nĂ« detyrĂ«.
âSi njĂ« vend me orientim eksporti, Gjermania duhet tĂ« zgjerojĂ« bazĂ«n e sajâ, shtoi ajo. /Ad.Ab./ a.jor.
The post FOKUS â Gjermania kĂ«rkon marrĂ«veshje energjetike me ArabinĂ« Saudite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.